Merr përmasa ndërkombëtare skandali me shoqatat fantazmë dhe pa adresë në Shqipëri, të cilat thithin donacionet e Bashkimit Evropian në gjirizet e korrupsionit, falë lidhjeve me përfaqësuesit e Brukselit në Shqipëri. Pas Maqedonisë, e cila disa javë më parë u përfshi në debate publike për afera mbi zhdukjen e fondeve të BE së, skandali me donacionet e huaja ka plasur edhe në Shqipëri. Gazeta “SOT”, pas një investigimi disa javor të fondeve që akordohen nga BE-ja në vendin tonë, zbardh të gjitha shoqatat e dyshimta që kanë përfituar nga grandet e Bashkimit Evropian, ndërsa rezulton se shtrirja gjeografike e tyre, i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Këto shoqata nuk kanë adresë, nuk kanë faqe në internet, nuk figurojnë askund, nuk kanë personel, as projekte dhe as bilance, por ndërkohë janë përfituesit më të mëdhenj dhe sistematikë të donacioneve të Bashkimit Evropian, me projekte mashtrimi dhe inekzistente. Gazeta “SOT” në bashkëpunim me institucionet shtetërore kompetente ka identifikuar 12 shoqata fantazmë, të cilat kanë përfituar deri në 160 mijë euro, por që janë të panjohura dhe nuk kanë asnjë adresë zyrtare. Disa nga shoqatat anonime janë Academy of Political Studies, Albania-EU Energy Eficiency Center, Albanian Agrobussines Council, Albanian Local Capacity Development Foundation, Albanian National Training and Technical Assistance Resource Center, Forumi i Gruas Elbasan, Help the Life Association, Partnerë për Fëmijët, Qendra Sociale Murialdo etj. Ndërkaq, 12 shoqata të tjera, për të shmangur auditimin, kanë operuar me një manovër tjetër për t’i shpëtuar auditimit. Këto shoqata kanë thithur fonde për projekte me vlerë nën 60 mijë euro. Disa nga këto shoqata janë, Chamber of Commerce and Industry, National Centre for Community Services, Unë Gruaja, Pogradec, Aurora OJF, Librazhd/Elbasan, Tabita Foundation, Nehemia Foundation, Local Economical development agency, National Association of social, Educational Center Elbasan, National Centre for Community Services, Jugperëndim etj. 
 
Diplomatët e BE

 
Siç duket, diplomatët e BE-së që monitorojnë shpërndarjen e këtyre granteve në Shqipëri dhe Maqedoni luajnë me të njëjtat skema abuzimi dhe përfitojnë të njëjtat privilegje, për të mos thënë të njëjtat shuma të mëdha parash, ashtu siç flitet rëndom këto kohë nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe politikës në të dy vendet e mësipërme. Ndërkohë nuk është e rastit që pasi Gazeta “SOT” hapi siparin e kronikave ndaj abuzimeve të ambasadorit Sequi në vendin tonë, ky i fundit si asnjëherë tjetër lançoi një program të gjerë transparence madje në bashkëpunim të ngushtë edhe me median për të justifikuar punën e tij. Megjithatë, paniku i tij është mjaft evident dhe ka reflektuar deri tek miqtë e tij politikanë të lartë në Shqipëri, të cilët kanë mbetur në dilemë me mënyrën se si mund ta ndihmojnë në këtë hall të madh z. Sequi. Meqenëse ky ambasador nuk ka bërë ende transparencë për ato fonde dhe projekte, për të cilat Gazeta “SOT” ka fakte se e implikojnë në mënyrë shumë flagrante, kjo e fundit rezervon të drejtën t’i ngrejë së shpejti këto pyetje edhe gjatë vizitës së z. Fyle në Tiranë. 
 
Marta Onorato dhe Artan Hoxha “analisti”

 
Nën këtë skenë abuzimi me përmasa të frikshme del sërish Marta Onorato, bashkëshortja e Avokatit të Popullit, Igli Totozanit, e cila sot edhe pse e larguar me urgjencë në Kosovë për ti shpëtuar skandaleve, kontrollon ende në distancë monopolin e granteve të Bashkimit Evropian në Shqipëri falë lidhjeve klienteliste dhe nepotike me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi. Çfarë ka ndodhur? Marta Onorato drejtonte deri para disa ditësh Institutin Evropian të Tiranës, i cili ka të njëjtin mision si Avokati i Popullit në lidhje me kontrollin e burgjeve, komisariateve të policisë, spitaleve psikiatrike etj. Ambasadori Etore Sequi kanalizoi fondet e BE së për institutin e Marta Onoratos në mënyrë të përqendruar dhe në shuma të mëdha aq sa ajo u transformua në krye të dy vjetëve në monopolisten e shoqërisë civile për fushën që mbulon.
 
Totozani nën urdhrat e Martës 
 
Në përmbushjen e misionit të saj përbindësh për të fituar gjithçka dhe me çdo mënyrë, ajo vuri nën urdhëra edhe burrin e saj Igli Totozanin, duke e detyruar atë që ti vërë në dispozicion bashkëshortes gjithë stafin e Avokatit të Popullit për realizimin e projekteve të saj. Për ta përligjur këtë aferë të turpshme në sytë e publikut, por duke përforcuar edhe më shumë skandalin e konfliktit të interesit, të dy bashkëshortët në dijeninë e plotë të Sequit nënshkruajnë në mënyrë të kundraligjshme një marrëveshje zyrtare ku detyrohen të ndihmojnë njëri tjetrin. Frika e saj se ky skandal po merrte përmasa të mëdha e detyroi Marta Onoraton të transferohet nën përkujdesjen e Sequit në një organizatë ndërkombëtare në Kosovë. Ndërkohë që për të humbur gjurmët e lidhjeve të saj me shoqata të tjera simotra të krijuara prej saj për të thithur fonde, ajo i urdhëron burrit të saj punësimin urgjent të disa miqve që punojnë në këto shoqata, nëpërmjet emërimeve të fundit pranë Avokatit të Popullit. Këto emërime konsiderohen sot pa dyshim detyrime të familjes Totozani ndaj heshtjes për abuzimet e mëdha me fondet e BE-së që po ofrojnë miqtë dhe mikeshat e Onoratos në shoqatat e tjera, disa prej të cilave fantazma.

22 Komente

nuk e di tashme,a do ndryshoje aksioma lubonjiste per strehen e fundit te maskarenjve?

a mund te jene shoqatet me emra angleze dhe fjalen europe mbrenda streha e fundit e ''kozmopoliteve''?

mos duhen kontrolluar te gjitha organizmat me evrope -spitali ev,universiteti ev,bar ev,sevisi ev,??

pret mileti pastaj nga shoqeria kacivile !

jam i sigurt qe ky zeshkani pepino sekui, do kete kunguar gjysmen e grave  ''civile'' ne shkembim te fondeve,ndersa meshkujve u ka gjetur gra evropianesmiley

 Gazeta “SOT”, pas një investigimi disa javor të fondeve që akordohen nga BE-ja në vendin tonë, zbardh të gjitha shoqatat e dyshimta që kanë përfituar nga grandet e Bashkimit Evropian, ndërsa rezulton se shtrirja gjeografike e tyre, i tejkalon kufijtë e Shqipërisë.

Disa javore ?!!  Fonde qe akordohen apo akordoheshin ? Duhet te jete nje histori e gjate 8 vjecare kjo pune se nuk mbin si kerpudhat e shiut keto pas Qershorit te trembedhjete he xhan ! Gazeta e PDse kjo patjeter!

 

He xhan qe vec PD e Saluk shikoni. Aty thuhet qarte e zeza mbi te bardhe qe investigimi ka qene disa javor, jo praktika e dhenjes se fondeve. Pra gazetes i ka marre disa jave qe te beje hetimet e veta.

smiley mu me vjen per te qeshur, se si edhe me therrimet qe EU jep per Shqiperine, krijohet korrupsion smiley 

asnje fakt sesi shkruajne keta gazetaruce idiote, sidomos gazeta sot eshte tipike per kesi historirash, kobure me qerra

 cila eshte marreveshja (data, kopje, permbatja)? cfare eshte ky instituti evropian (kush eshte drejtor, interviste drejtorit, me cfare merret)? 

c'lidhje ka Artan hoxha, permendet ne nentitull por asgjekundi tjeter ne artikull? 

sa fonde jane derdhur ne emer te organizates, sa projekte kane fituar? a kane lidhje keto projekte me funksionin e institutit? 

mos na merrni per leshko ju lutem, dikujt i ka ngelur hatri qe nuk ka marre para, por nuk sulmohet avokati i popullit keshtu, dhe per me keq, "ambasadori" i BE-se ne shqiperi, gjeni prova dhe pastaj godisni, apo kot bjerri legenit e zgjohet mehalla

"Ndërkaq, 12 shoqata të tjera, për të shmangur auditimin, kanë operuar me një manovër tjetër për t’i shpëtuar auditimit. Këto shoqata kanë thithur fonde për projekte me vlerë nën 60 mijë euro. Disa nga këto shoqata janë, Chamber of Commerce and Industry, National Centre for Community Services, Unë Gruaja, Pogradec, Aurora OJF, Librazhd/Elbasan, Tabita Foundation, Nehemia Foundation, Local Economical development agency, National Association of social, Educational Center Elbasan, National Centre for Community Services, Jugperëndim etj." 

ky te ben per te qeshur.. per te shmangur auditimin? po ckeput brockulla, se nuk i dha njeri atyre me shume e nuk i morren.. por te them se ja fut kot: Nehemia Foundation, eshte nje fondacion serioz ne Pogradec, ka nje shkolle te larte, shkolle te mesme dhe 9 vjecare e ndihmon romet ne ato zona, shkollat i ka cilesore dhe eshte organizate fetare kristiane qe merr fonde nga gjermania dhe usa. pastaj qe kane marre fonde nen 60 000 nuk nenkupton se kane vjedhur

shoqata fantazem? a jane te gjitha te regjistruara e regjistrin kombetar te OJQ-ve?, eshte e detyrueshme, a jane te regjistruara tek tatimet dhe sigurimet shoqerore? eshte e detyrueshme.. nuk ka shoqata fantazem qe marrin fonde, .. shume shume mund te kete projekte fantazem, qe nuk realizohen kurre, por jo shoqata - ky njeri nuk merr ere nga kjo pune. beni detyren mire dhe nxirrni te gjithe drejtuesit bordeve te ketyre shoqatave, nese figurojne te njejtat emra atehere kemi te bejme me korrupsion, perndryshe se disa kane mare projekte, dhe te tjere jo, nuk do te thote gje..

Jam dakort me ty.

Artan Hoxha psh me duket qe bashkpunon me Transparency International dhe BB (Doing Business) per te matur indekset. Edhe e shoqja e Edi Rames, merret me projekte OJF. Qe abuzohet nuk diskutohet, biles po te duash te prmend une ca blerje mijra euro per sherbime qe fare lehte i kryen nepermjet internet, por nejse. Sdq ti akuzosh te gjithe nuk eshte korrekte.

te dyja organizatat qe permend zotrote nuk jane te listuara ne akuzen e pabazte me siper.. artan hoxha angazhohet si ekspert ne projektet e qeverise, te UNDP-se etj.. dhe ky eshte nje problem i kastes se "eksperteve" qe qarkullojne neper te gjitha grupet e puneve neper ministri, projekte nderkombetare etj.. se fundmi doli per Dhori Kulen qe ishte anetar ne mbi 10 borde mbikeqyrese me te ardhura mbi 7000 dollare ne muaj (pa kurrfare inputi).. jane pra te njejtet emra gjithkund (p.sh. Artan Hoxhes i doli emri si anetar i komisionit per reformen ne arsimin e larte nga qeveria Rama) .. por kjo eshte tjeter ceshtje dhe nuk ka te beje me keqmanagjimin e fondeve te asistences nderkombetare... ndoshta me mangesite qe kemi ne ekspertize dhe lidhjet e garancite politike qe ofrojne keta individe kur pajtohen nga njera apo tjetra qeveri .. edhe une po te isha p.sh. do e angazhoja Ardian Civicin ne komisionin e fundit te reformes ne arsimit te larte, sic ka bere edhe Rama tani, edhe pse ka qene anetar te njejten grup pune per reformen gjate qeverise Berisha.. keta njerez sigurojne nje lloj vazhdimesie ne perpjekjet e perbashketa dhe largojne paragjykimet 

po ti nga amerika ça ke mor rob qe luan avokatin ? apo ke babin te perzier dhe me paret e tij te mban atje ?

keshtu mendon ti more koktul se jam ne amerike.. dhe kur artikulli eshte kobure me nje emer falso, se ky person "dosti" nuk ekziston, por eshte nje emer per sulm kur artikuj i shkruajne te tjere, inatcore.. por ky lloj spiunlliku pa fakte e ka degjeneruar mendjen e shqiptarit dhe gazetarine .. e ujku terr do, se ne mes te gjithe atyre akuzave te pabazta gelojne ata qe vjedhin e mbushin trajset.. ne ferkojme syte, ore me tere mend?

.. nuk do te ishte e thjeshte te hulumtoheshin regjistrat e OJQ-ve prane gjykates se tiranes, aty jane per cdo kend, edhe per gazetarin e bythes, se ndoshta nuk te le njeri te shohesh borderot e bilancet (balance sheet qe donte gjembi) .. dhe hetimi per projektet eshte shume i thjeshte, ne zyrat e perfaqesuesit te BE-se apo UNDP-se atje jane..

hapet sipari i soap operas per week-end ketu tek PPU. 

Ky qenka palle trapi. Academy of Political Studies eshte shume funksionale dhe per punen qe ven buxheti eshte shume I vogel bile, ndersa Albania - EU Enegry Efficiency Center megjithese ka probleme me cilesine e produkteve, eshte goxha e mire ne krahasim me ngo fantazma qe marrin fonde per te njejten pune. Nuk e prisja nga gjembi te lexonte edhe pacavure si kjo smiley

Gjembi nuk jeton ne Shqiperi qe t'i dije keto detaje sic i di ti. Madje kam pershtypjen qe shumica e njerezve qe jetojne ne Shqiperi s'i dine keto detaje.

o palle shqiptari, puna luhet me paret borxh qe do t'i kerkohen nje dite t'i shlyejne TE GJITHE (siç po ja kerkojne greqise). se te jete se vidhni perendimin, zoti ja u shtofte talentin.

por po vidhni popullin ju halet . shpresoje t'ju vare pa gjyq e gazeta po t'i bini ne dore. 

(çfare pune ka ne shqiperi "Academy of Political Studies te leshit" kur politikanet shqiptare ka njezet vjet qe po nga nena shahen ne parlament, perveç vjedhjes e abuzimit)

Kur je pallosh, nuk te ben derman sqarimi, po qe mos te ngelen te tjeret pa u sqaruar po te sqaroj dhe ty me kete rast qe nuk behet fjale per kredi, keto jane grante qe nuk do t'ja kerkoje njeri mbrapsh Shqiperise. Ata qe japin grantet kane mekanizma kontrolli me te forte se gazeta sot per te kontrolluar a plotesohen indikatoret. Ky autori me siguri perdoret si dordomuz nga ndonje hajvan qe ka aplikuar dhe s'ka marre projekt, nese nuk eshte ky vete hajvani. Te dy institucionet qe permend une jane larg te qenit fantazma, kane zyra, staf, faqe interneti, levrojne produktet e kerkuara ne kohen dhe cilesine e pranueshme etj. Tani c'kusur kane njerzit qe ti etiketoje ky palla si fantazma? 

Ata qe japin grantet kane mekanizma kontrolli me te forte se gazeta sot per te kontrolluar a plotesohen indikatoret.

Varet. Plus qe nqs nuk plotesohen projektet per te cilat jane dhene, nuk do marrin parate mbrapsht por ne te ardhmen s'do japin me per ate organizate. Cfare eshte dhene, eshte dhene. Ne te njejten kohe, ne shumicen e rasteve ne keto lloj organizatash, nga eksperienca ime, kontrolli eshte raporti, ndonje foto nga "aktiviteti". Nqs OJF-ja thote qe psh kemi harxhuar 1000 litra benzine, dhuruesit nuk kane si ta vertetojne.

1000 litra benzine duhet ti justifikosh me aktivitete, se dihet sa harxhon mesatarisht nje automjet per 100 km, sa jane distancat nga nje vend ne nje tjeter, dhe duhet te raportosh edhe sa here ke shkuar dhe per cfare ke shkuar. Pervec te gjithave, une nuk them qe nuk ka abuzime, por them qe disa nga shembujt e marre jane komplet kot sepse ne fakt ato te dyja qe permend une jane nga te paktat organizata qe kane aktivitet te respektueshem, dhe e keqja ne te tilla raste eshte qe ky tipi duke perfshire se paku dy organizata eficiente persa i perket perdorimit te fondeve, i humb besueshmerine asaj qe ka shkruar vete. Ndoshta ato te tjerat mund te jene vertete makina qe zhdukin leke, po une nuk jam hic i prirur ta besoj artikullshkruesin pikerisht per motivin me siper

Mire swed.

Per mendimin tim, si cdo hetim tjeter gazetaresk ne Shqiperi qe kam lexuar, edhe kjo ka me shume fjale dhe jo fakte. Nje gazetar qe di vertet si behen hetimet do shikonte sa para ka marre nje fondacion, do shikonte aktivitetin e fondacionit, do kerkonte te shihte balance sheets (s'di si u thone ne Shqip) te llogariste sa jane shpenzuar per cdo aktivitet dhe a jane te sakta shpenzimet e raportuara, etj. - vec nqs zhduken papritur (MJAFT?). Po kush do e beje thuaj? Ne Shqiperi kemi arkeologe apo kamarjere (me gjithe respektin per cdo lloj profesioni) qe behen gazetare, dhe gazetare qe behen drejtore shkollash per politike, kryetare komisionesh ekonimie, etj.

Arsyeja qe e solla eshte per te hapur debatin dhe per nevojen qe aktivitetet e shume OJQ-ve duhet te hetohen. Do thuash ti "c'pune kemi ne nqs parate vijne nga Evropa." Me te njejten logjike i bie qe as OJF-te islamike qe mund te bejne pune terroriste, apo financohen nga terroriste, mos te hetohen.

Kam pershtypje qe ti do kesh dashnore se shpejti. smiley

Keto duken se jane grante, pare gjaku e djerse te taksave te europianeve te cilat burokratet e EU kane qejf ti cojne per lesh per te financuar  studime te tipit:  po te mbillen me shume peme, ne tirane ulet ndotja e mjedisit.smiley

.

Dikur kam shkruar dicka ketu per arrixhiun roma safi totozani  por adminat e shuajten direkt !!!  Ky artikull nuk me cudit fare !!! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).