Pas aksidenteve tragjike të ditës së djeshme, ku 11 persona humben jetën e disa të tjerë u plagosën, një tjetër aksident ka ndodhur sot, prej të cilit tetë persona janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur sot pasdite në fshatin Katund i Ri në Peshkopi. 2 prej të plagosurve, mes të cilëve një foshnje 4-muajshe janë në gjendje të rëndë për jetën. 

Automjeti në të cilin udhëtonin dhjetë persona ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar rëndë. Dyshohet se shkak ka qenë moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë zonën si dhe terreni malor ku ndodhet rruga.(Balkanweb)

Dje, rreth orës 06:30 minuta të mëngjesit, një furgon me 11 pasagjerë që kryente linjën Shishtavec -Topojan- Kukës ra nga një lartësi prej 120 metrash. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 6 persona dhe mbetën të plagosur 5 të të tjerë. Servet Hoxha, një nga të mbijetuarit dëshmon se shkak i aksidentit ishte rruga e keqe:

Cili mendoni se ishte shkaku? 
Rruga e keqe. Rruga e keqe (përsërit disa herë ai dhe familjarët që ishin në dhomë). 
Po shoferi, se nga mosha dukej shumë i ri për të drejtuar furgonin e pasagjerëve, a kishte patentën për të drejtuar mjetin? 
Shoferi ishte i ri, por kishte përvojë sepse kishte afër 7 vjet që drejtonte fugonin. Për patentë nuk di nëse kishte apo jo. Por, di që këtë rrugë e bënte çdo ditë dhe prej kohësh. 

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota që e shkaktuan aksidentin ndërkohë që nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi i furgonit zotëronte vetëm patentë të nivelit B, pra “ka qënë jashtë kushteve të drejtimit të automjeteve të transportit urban”, bën të ditur Policia e Kukësit. (Shqiptarja.) 

Nga hetimet paraprake per aksidentin në Sarandë ku 5 persona humbën jetën dyshohet se shkak ishte lagështira në rrugë. 

61 Komente

Shoferi ishte i ri, por kishte përvojë sepse kishte afër 7 vjet që drejtonte fugonin. Për patentë nuk di nëse kishte apo jo.

 

ne shtyp lexova qe ky shoferi ishte  shume i ri.. 21 vjec.    tashi ky i mbijetuari thote qe  ''kishte   pervoje''   sepse kishte  rreth 7 vjet  shofer furgoni..  pra i bie qe ky paska qene shofer furgoni qe 14 vjec.   si ka mundesi  qe eshte lejuar ky te jet shofer furgoni  dhe si ka mundesi qe njerzit   pranojne te hipin  e te udhetojne  ne nje furgon  qe e drejton  nje 15, 18 , apo 20 vjecar..??

I thone Shqiperi hesapi Belulo, me rregullore i bie qe nje shofer per drejtim mjeti urban, duhet te kete minimumi 5 vjet dretimi te automjetit personal (veture) , pra te patentes B, dhe pas 5 vjetesh eksperience, i bie te japi provat per patenten e drejtimit urban, dhe nese komisioni e gjykon te afte, athere ai ka te drejte te drejtoje nje fugon urban. Se nuk flitet per fugon mallrash qe mund ta ngasesh edhe me patente B. 

Te pakten ky eshte rregulli ketu ne EU. 

Problemi i premtimeve konkrete ne kohen e internetit varet nga (pa)ndjeshmeria e dovletit.

25 janar 2013 - Rama: Do reformojmë Policinë, do të ulim me 50% aksidentet

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, premtoi dje uljen me 50% të aksidenteve brenda mandatit të parë në rast se më 23 qershor Partia Socialiste fiton zgjedhjet. 

5 mars 2013 - Rama: Rrugët skandaloze. Qeveria fajtore për aksidentet 

 

...Ajo që ne do bëjmë është ngritja e një Qendre Kombëtare të Kontrollit të Trafikut Rrugor, siç e ka gjithë bota.

Pas ardhjes ne pushtet pastaj, ndryshon puna; nuk shikohen me premtimet, thjesht behen krahasimet me vitin '37, po dhe keto vetem mujore dhe vetem per muajt per te cilat krahasimet dalen me leverdi, sepse jeta eshte aritmetike Olimbi.

smiley 

Fajin e ka Edvini!

Hemmmmmmm , si tha shoferi krrabes, moj goce njeher kam lind njeher do vdes!

c'a frike ke ??

smiley

 

Ne kerrabe nuk vdiste njeri. 

Ne gjithe boten behen aksidente per dite, por ralle vriten . Ne Shqiperi gati cdo aksident perfundon me vdekje se nuk vene ripat e sigurimit . Gati te gjithe fugonat e pasagjereve nuk Kane ripat e sigurimit . Cmenduri ca edhe I Kane prere vete  ,ca I mbulojne me mbulesat ne sedilje !!!??? Gjitheashtu edukata dhe formimi i filozofise te te ngarit te makines seegziston . Ketu ne angli dhe sikur te dish te ngasesh makine nqs se ti je tip nervoz dhe gjak nxehte dhe ti thjesht e shpreh ne fytyre dhe sikur kjo te vije nga gabim I nje shoferi tjeter gjate provimit direk te  ndalojne e as pranojne comentet mbi ngarjen e dikujt tjeter por te rezojne. Filozofia eshte parashiko , vepro ,menjano dhe gabimet e tjetrit .Gabimet tende as qe diskutohen qe po e po,

Makinat e 7-8 vjetve te fundit kane sistemin e stabilizimit dhe te frenimit e kane te lidhur me ripin dhe jasteket e ajrit . Psh nqs makina humbet pak kontroll automatikisht makina fillon frenon dhe tendos ripat keshtu qe shoferi "kryesori " sgodet koken qe mund te sjelle h umbje vemendje,,,, etje dhe kur ripat tendosen tej mase shperthejne jasteket pa aritur deri ne perplasja .

o vlla, po ti  xhenerik je..?smiley        keto sistemet  e frenimit  qe thua ti, (ABS/ EBS    etj)   jane bere te funskionojne kryesisht  kur makinat jane ne autostrade me shpejtesi te madhe,  e jo per rruge malore  me kthesa e dredha..  ne te tilla rruge  keto sisteme nuk vlejne.    aq me teper pastaj  kur makina  del nga rruga e bie ne gremine.. ska  rrip sigurimi tia ruaje koken shoferit dhe pasagjereve, vetem fati!.smiley

Efektet e rrumpalles kto. Korrupsioni ska brina kto ka, nuk ka kontroll fare per gjendjen e makinave ne Shqiperi sepse duke paguar leke nen dore nje furgoni pasagjeresh i mungojne mjetet minimale te sigurise. Edhe mer ne qfe nga 7-8 veta perihere, nji dite po nji dite po aksidentet ne Shqiperi. As ne Afrike nuk eshte ky nivel korrupsioni dhe mjerimi.

Tmerr Gono!!! smiley 

Gjer ne shtator do ket te tilla, duke u rrallu kuptohet; mo tej ...

Hajde rrumpalle hajde. Frike!

Nuk e maj mend mire se kush, po pa fillu kjo mesele njoni tha ecni ne kembe se ju ben mire, lerini makinat.. Çoç paska ditur.

Fiqo parvjet isha ne Elbasan. Donim tashi te kalonim nga njera rruge ne tjetren ne mes te pazarit, Dritat e semaforit nuk punojshin. Makinat nuk ndalojshin per qamet , bile edhe nuk i hapshin rruge njoni tjetrit. Tashi im vlla kaloi me gocat me mia ne anen tjeter, une ngela .............s'ma mbante . Rri e rri , s'ishte gja puna

Rri, rri , me tha vllai , deri neser aty do jesh , ha me luj smiley

E C ja fut p.... kot tani ti ? C pune kane makinat kur ropt që e ngasin jane rob qe dalin me bo noj lek e nuk jane shofera te cilet duhen te mbartin pasagjere, C pune ka korrupsioni dhe ed rama ketu? Pse ja kane leju me drejtu automjet qeveria e meparshme atehere. 

 

Cja ja fusni kot si kau peles 

Kush permeni Edi Rame. Dhe qeverine e meparshme? Une jo ihere.  I stated the obvious.

ska as nuk ka me pase shtet ne shqiperi

edhe edi kam frike se ka me ba si sala ,nuk ka me ju ba vone per asgja

 

Problemi per mendimin tim eshte shpejtesia e madhe dhe rruget pa sinjale e me gropa... Plus edhe fakti qe shqiptaret nuk dine tu japin makinave, ne kete kohe per shoferat rendesi ka te bejne sa me shume rruge qe te fitojne sa me shume. Ndoshta nje zgjidhje do te ishte qe trasportet nderurbane ti organizoje komuna ose bashkia.

Sot fola me dajon tim ne telefon.....ka qene shofer gjithe jeten e tij , dhe po qeshte kur e pyeta si kan qen. Ca te thuash te keqen daja , tha, sot desh me hodhi ne ajer nje makine ne mes te lagjes , nje vajze e re ke 20-tat ishte me shpejtesi marramendese, edhe pse u menjanuam , dicka i ndodhi me sa duket dhe per nje fije makina nderroi drejtim dhe u drejtua nga une tha , pastaj ja futi murit te nje shtepie .

Ma merr mendja se ka qene me shpejtesi per autostrade, dhe zonja ishte ne rrugica ku njerezia rrine apo femija luajne jasht.

Nga t'a nisesh e t'a bitisesh idene dramatike per  jeten si nje shaka apo ndryshimi ne ndergjegje i ketyre njerezve me dicka gabim me ta qe as vete ata s'e kuptojne.

Nuk kane faj njerezit, as shoferet. Faj ka mungesa e fuqise se ligjit dhe shtetit.

Edhe ketu kan qef njerezit me u cmend , po s'i le njeri.

 

Nuk kane faj njerezit, as shoferet. Faj ka mungesa e fuqise se ligjit dhe shtetit.

Nuk paska faj ajo vajza 20 vjecare por e ka fajin shteti? Ku eshte faji i shtetit, qe s'e ka bere rrugicen autostrade? Shteti ne keto raste nuk parandalon aksidentet por mund te denoje pasi eshte bere gjema.

E ke gabim. Te kishte shtet  ne Shqiperi asaj vajze as nuk do t'i  shkonte   ndermend me e cu makinen ne rrugice lagje me 80 ne ore , se do kishte edukate tjeter, do ishte njeri tjeter

Pastaj ka edhe nje te keqe ne kete keqkuptim. Faji i shtetit eshte se nuk egziston.

 

shteti ekziston si nuk ekziston, perderisa nuk te lejon te besh proteste te lire, perderisa te gjobit ne menyre abuzive, perderisa rrjedh informacionin sekret, dmth qe ekziston, por eshte shtet rrumpalle.

po, poet. sigurisht

Per ju qe nuk jetoni ne Shqiperi, dhe per ata qe jetojne ne Shqiperi...Fajin nuk e ka shteti, por fatkeqesia jone eshte natyrore si pasoje e pozicionimit te gabuar te trurit te shqiptarit mes dy vesheve!!!!!

Jo jo , e perdoret kete popull si tip pingpongu me rrena e mashtrime , me vjedhje e korrupsione sipas kokrres se qefit..................krijuat nje monster me duart tuaja...............tani hani pasojat

me duket se ke ngaterruar adrese...nuk jam pjese e qeverise apo politikes ne Shqiperi, nuk kam qene dhe nuk do te jeme pjese e saj...ndaj drejtohu ndaj klases politike me shqetesimet e tua nga kanadaja....por po e them perseri si nje person qe dal me deshire te madhe nga shtepia drejt zyres time, dhe tmerrohem pa hipur akoma ne makine nga ZOMBIT qe vozisin ne rruget e tiranes dhe gjithe shqiperise...politika mund te denohet per faktin se e ka ulur vleren e jetes ne Shqiperi, por nuk e ka fajin as Saliu as Edi pse edhe ne vete kemi vendosur qe ta vleresojme jeten shume pak!!!

Hah .....urbani thote smiley

(se c'qeka nje agush agush, naaaaa koka ,, mushke smiley

"...Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota që e shkaktuan aksidentin..."

Ja, këta më sipër, që shpjegojnë se po "punojnë" për zbardhjen...janë përgjegjësit. Të parët që nuk njohin kodin rrugor janë policia rrugore. Në atë kod shkruhet e përcaktohet qartë se drejtuesi i mjetit që transporton pasagjerë, qoftë dhe furgon,  duhet të ketë patentë për drejtim autobuzi. Dhe nuk mjafton ma kaq. Mund ta kesh patentën, por nuk të jepet leja e përdorimit pa u marrë në provë. Ja se si i "zbardh" kodi rrugor përgjegjësit. Ajo është policiaaaaa"

Ma merr medja se kemi police qe akoma nuk dine ku vihet nje firme jo me te zbatoje ligjin, plus policine s'ka kush e mbron edhe te doje te veproje . Mafia dhe krimi i organizuar veprojne me mire se ata

shiko ti Ardian Canin , mire qe i durojme karagjoslliqet ne televizor per 3 ore , por shkel ligjin dhe zihet me policet ...........pastaj na merr ministrira ne telefon per " te drejtat e tij" , vetem ne Shqiperi ben vaki kjo.

Te kishte ndodh gjetke Cani do ishte ne burg tani

pikesepari ketej ka pasiguri mendore , pastaj vijne te tjerat smiley

Po pikerisht nuk jemi menderisht te qarte se.. automjetet jane mjete rriku te larte.
psh . Levizim me veture edhe per distanca te shkurta. Vonojme ne parkime duke krijuar situacione rrisku. Udhetojme duke anashkaluar linjat e rregullta.
Kurse shoferet jane larg vetekontrollit paraprak per vete dhe mjetin.
Lerevpastaj njerzilliku.
Ne 93 nje pasagjer ne veturen me thoshte...jepi gaz *jepi.
Po do bej korrombol I them.
Ska problem me tha fajin e ka ai tjetri, se hyri gabim ne parakalim.

Keqardhje për viktimat dhe ngushëllime familjeve!

Përsa gjendjes ne përgjithësi, gjendja është katastrofike ne gjith kuptimin e fjales. Pergjat diteve lart e posht nga gjirokastra ne vlore, nga berati ne tiranë kam vene re se njerezit ketu nuk e duan jeten aspak, ose, mendojne se mbas vdekjes do të rilindin. Uroj qe ky realitet te ndryshoj perpara se te jene humbur jetet e shumëve.

Po mushkës si i kanë pas dhënë shqiptarët, kemi ndonjë dëshmi nga Durhami?

nuk thote gje per mushka driving atitude, vetem thekson faktin qe mushkat shqiptare kane qene me kamjo automatike dhe me sinjale te veshet smiley

Duhet te kene pasur shqiptaret menyre te vecante se si ia vinin drute mushkes. Se shprehja "keshtu i do mushka" nuk ka dale kot. 

druvarë hesapi

Fjale me vend.Druvareqeverisje kemi perjetuar

Nqs nuk ka sinjalistike ne rruge pse nuk e hedhin ne gjyq shtetin qe nuk ka kryer ne kete rast funksionin e tij? Ashtu si qytetari per pjesen e tij, shteti duhet te jete pergjegjes per te tijen gjithashtu. Ketu eshte problemi.

Ja po te kishte qene shofere femer nuk do te kishte ndodhur asnje aksident, sepse shoferet femra jane shume te kujdesshme ne timon.

Shume kritikoni policine, e ca me shume kritikoni qeverrine... por nuk na e ka fajin as policia e as qeverria... edhe sikur te mbushet me police çdo km rruge automobilistike, perseri ne jemi qe do vazhdojme e te bejme aksidente... Ja po ti shikojme edhe aksidentet e Kukesit dhe te Sarandes... Ne te Kukesit, rruga ishte (dhe vazhdon te jete) mizerrabel.... shoferi po ecte me ngadale, se kaq, e lejon rruga... kur papriitmas, bie ne fund te humneres, shoferi pa patente, por qe e bente kete pune prej dy vjetesh, (mbase si drejtues shume me i afte se ata qe kane patente) dhe ja aksidenti, ne nje rruge qe nuk e mbulon policia rrugore, me nje makine qe nuk ishte makine shpejjtesie... ja ku jemi... 6 vete humben jeten, kur makina ishte me marsh te dyte dhe frenat ju gjjeten te ngritura me maximum...pra shoferi e kishte mendjen dhe po ecte ngadale....(valle, pse)

Le te kalojme ne rastin e Sarandes... nje rruge per merak, me kater korssi, me vizime te kenaqeshme, diten per diell, na u perplasen dy makina dhe bene dash-dash... rezulltati 5 vete humben jeten... Mire ne Kukes na e paska pasur fajin shoferi pa patente dhe rruga e keqqe, po ketu qe te dy shoferet ishin ne moshe, me stazh ne patente, ne rruge shume te mire, qe edhe sot po te duash te perplasesh kastile, prape nuk arrin ne 1000 raste me 1qe te  perplasesh pasi rruga eshte aq e gjere saqe ke vend edhe per manovrime... atehere kush e ka fajin...??? 

Dilni te nderuar miq qe jeni jashte shtetit ne oret e para te agimit dhe shikoni qarkullimin e makinave andej... do te shikoni se edhe pa police, shoferet i respektojne rregullat e qarkulllimit si mos me mire... Provoni dhe dilni ne Tirane nga ora 6-7 Aty do te shikoni shoferet e "vertete" ne qarkulllim, saqe po te mos jesh ti i kujdesshem, te vjen velllai dhe ta perplas para syve makinen ose te hipen ne trotuar dhe i bie Lanes mes permes o ndonje shtylle o do te perplaset me nje makine tjeter.... Ja pra kush jemi ne... Ne jemi vete nismetaret e akssidenteve rrugore... ne jemi ata qe ........e kemi deken si me le... qe ulim koken si lopet dhe i biem rruges mespermes pa e vrere mendjen fare se atypari "gabimisht" edhe muuund te vije ndonje makine...ose je me te kuqe, e keshtu me radhe... Fajin e kemi komplet vete qe nuk ja dime fare vleren  jetes .. ja ky eshte mentaliteti yne... qe perpiqemi ...t'ja hedhim ustait, kur ai po nderton shtepine tone.

ne usa per cdo 100.000 banore udhetojne 99.000, ne shqiperi per cdo 100.000 banore udhetojne 100. aty aty jemi.

ne USA jane rruget shesh, me shume korsi, dhe me polici te rregullt. s'kane 90% te terrenit malor dhe perdorin makina te reja, te medha, e me airbag

profilo, krahasoje i her aksidente per nr. makinash .... 

psh si pas ktyne shqiperia ka 90 makina per 1000 banore dhe usa ka 423 per 1000 banore. 

Futi dhe nje aks tjeter, ato per km te udhetuara

ene del statistikisht i qeere

jane te vitit 2009, i thone 5 vjet

ngele i cik i dhjer, po s'ka gje smiley

Ta kam dhene pergjigjen tek twintip smiley

po te kishin amerikanet rruget tona, ligjin tone, i bie te kishin dyfish te aksidenteve dmth?

jo, i bi qe shqiperia ka 6-7 here nivelin e aksidenteve ne amerike. eshte me produktive te mendosh, pse niveli i aksidenteve ne shqiperi eshte njelloj me ate ne afganistan..

http://www.youtube.com/watch?v=q4O0zxEAVB8

Jo pra, i ke bere llogarite gabim. Atyre s'u mungon asgje dhe i kane aksidentet sa ne shqiperi. Tani imagjino keta lloj robsh pa pike respekti per ligjin apo per jeten njerezore, po te ishin me rruge apo makina si te shqiperise.

dhe e ke gabim per afganistanin. e di qe jeton mes afganeve atje e te eshte bere koka allahu akbar, por shqiperia ka te njejtin nivel si greqia e vendet e tjera ish komuniste. shikoje tek WHO, jo tek muxhahedinet e lagjes

>> shqiperia ka te njejtin nivel si greqia e vendet e tjera ish komuniste

haha..ke dal naiher nga shqiperia ti filiz?

Po, trangull. Ndaj te them. Shiko se sa vende te tjera e kane me lart numrin e aks e kane kushte m t mira. Mos ri shume me arabet andej se te duket dhe alb si afgh pastah

ne maj 2012, Marin Mema ne nji shkrim te sjelle ktu thoshte:
 

Shume njerez humbin jeten si pasoje e nje problemi ne rruge, por asnjehere ne nuk e padisim shtetin, i cili thjeshte eshte kthyer ne numerues viktimash. Ne Shqiperi duket se jeta ka me pak vlere se cdo gje. Ne fund te fundit, sic thote edhe me te vjeterit, keshtu ka qene e shkruar. Ne realitetin shqiptar edhe zyrtaret e shtetit jane besimtare se per cdo aksident keshtu ka qene e shkruar e asgje me shume.

 

nuk shof ta kete kundershtu njeri, pervec Gjonit ne Austri. Prove tjeter qe gjonat ndyshojne shpejt aty te ne. Jo gjithmone per mire po ndryshojne vecse, kjo eshte e rendsishme

O belul nuk jam xhenerik . I kam ne makinen time" discovery 3 " land rover dhe keto sisteme nuk jane vetem per autostrada ne fake funksionojne ne qafe thane ,qafe plloce neper kethesat kur hyn shpejt ose ecje ne bore kur Bytha e makines fillon sa andej ketej dhe ky quhet stabilizimi I drejtimit . Gjithashtu Kane dhe stabilizimi ne pjeresi te madhe ....

Pasiguria rrugore eshte ne radhe te pare nje problem social dhe pastaj teknik !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).