Carl Sandburg

Mjegulla

Mjegulla avitet lehtë
me hapa maceje.

Ulet dhe vështrimin hedh
përmbi port e mbi qytet
dhe pastaj, si pa u ndjerë,
çapitet tutje.

 

Emanuel di Pasquale

Shiu

Si duart që mbajnë ritmin mbi tambur
shiu rreh syprinën e çative të llamarinës.

 

T. E. Hulme

Imazh

Këto vila të vjetra kanë qenë dikur
plot me ustallarë që merementonin e fërshëllenin.

 

William Carlos Williams

El Hombre*

I çuditshëm frymëzimi që më ngjall ti
o yll i lashtë sa bota:

i vetëm shkëlqen n’atë ag mëngjesi
që nevojë për dritën tënde s’ka!

* Spanjisht në origjinal. Fjala ka kuptimin ‘njeriu’.

 

Ezra Pound

Tungjatjeta

O brez që kaq snob je
dhe kaq keq i çakërdisur,
unë kam parë peshkatarë që shëllehen në diell,
i kam parë dhe familjet e tyre të zhulosura,
i kam parë dhe kur qeshin ata, me gojën plot dhëmbë
e kam dëgjuar dhe të qeshurën e tyre trashanike.
Dhe ja ku po ju them se unë jam më i lumtur se ç’jeni ju,
dhe se ata janë më të lumtur se ç’jam unë;
dhe se peshqit notojnë në liqen
dhe ata as rroba nuk kanë.

 

Wallace Stevens

Njeriu i dëborës

Duhet ta kesh mendjen dimër
që ngricën të këqyrësh, si dhe degët
e pishave të zbardhura me dëborë;

si dhe të kesh qenë një kohë të gjatë në të ftohtë
duke parë, nën ndriçimin e zbehtë të diellit të janarit,
kaçubet e mveshura me akull,

dhe gëmushat e dendura; si dhe të mos mendosh
për tingujt e mjerueshëm që bën era
kur trazon gjethet,

e që s’janë në fakt vecse tingujt e vetë tokës
së rrahur prej së njëjtës erë
që fryn e fryn në të njëjtën qoshe të zbrazur

ku gjendet ai dëgjues që borës veshin i vë,
i cili, duke qenë vetë prej hiçi, ia del të shohë
asgjënë që nuk është tok me asgjënë që është.

 

magusalb

24 Komente

Magus falemnderit për ngacmimin, urdhëro plakun e borës nga unë:

 

Mendje prej dimri duhet të kesh

Që t’i vëresh ngricën dhe krahët

E pishave me kore dëbore,

 

Dhe të kesh pasur gjatë ftohtë

T’i rrokësh dëllinjat me akullin shtëllungë,

Bredhat e ashpër në feksjen e largët

 

Të diellit të janarit – e të mos ndërmendësh

Asfarë mjerimi në zërin e erës,

Në zërin e do gjetheve,

 

Që është zëri i tokës

Përplot me po atë erë

Që fryn në të njëjtën zbrazëtirë

 

Për dëgjuesin, që dëgjon në dëborë,

Dhe që, ai vetë hiçgjë, nuk rrok

Hiçgjë që s’është aty por hiçin që është.

Pergezime dhe ti per perkthimin. Me pelqeu perzgjedhja e fjaleve shqipe ketu:

"e të mos ndërmendësh
Asfarë mjerimi në zërin e erës..."

Magus, edhe ca shënime pa përfundime: Toni, regjistri, janë shumë të rëndësishëm dhe po aq të vështirë për t'u dhënë në një tjetër gjuhë, nga një tjetër zë. Për shembull tek strofa e parë Stevensi ligjëron si në muhabet mbasditeje/pasbuke, familjar por njëkohësisht serioz dhe me saktësime të caktuara gjuhësore (regard):

One must have a mind of winter 
To regard the frost and the boughs 
Of the pine-trees crusted with snow;

Vargu i parë vjen me 4 troke, i dyti me 3.5 këmbë jambike, i treti është pa pretendime. Bough dhe crusted janë si sheqer mbi një biskotë të zakonshme, pra duhet ruajtur veçantia e tyre në përkthim). Përkthimi im "Mendje prej dimri duhet të kesh" përpiqet të ruajë ritmin, duke riprodhuar pa dashja dhe disi idiotësisht vargje të vjetra shqipe hasur andej-këndej, por nuk ruan diksionin, që do të ruhej po te ruaja rendin "Duket të kesh mendje dimri". Te vargu i tretë duhet bërë një farë përpjekjeje të sillet procesi foljor tek crusted. Gjithashtu as "këqyr" e as "vërej" nuk ma mbushin mendjen për "regard", "shquaj" është po ashtu një mundësi. Parasyshi, kjo fjalë e abuzuar e shqipes, çuditërisht gjen vend.

Duke rënë dakort me vargun tënd të parë që vjen edhe më natyrshëm në shqip, del, për shembull:

Duhet ta kesh mendjen dimër

Të mbash parasysh ngricën dhe krahët

e pishave ku bora ka vënë kore;

Në lidhje me fjalë të caktuara, glitter nuk është ndriçim i zbehtë; spruce dhe juniper nuk kanë përse të bëhen kaçube dhe gëmusha sepse këtu kemi posaçërisht tre halorë, pishën, bredhin dhe dëllinjën (siç kemi ngricën/brymën, borën dhe akullin); "në fakt" e bën më polemizuese se ç'duhet gjuhën; ka rëndësi që era fryn "for the listener", dhe çfarë është disi më e rëndësishme, "beholds / Nothing that is not there" ka tjetër kuptim nga " ia del të shohë / asgjënë që nuk është".

"regard" eshte fjale polisemantike, si shume e shume fjale te anglishtes, dhe mendoj se kuptimi ne kete poezi nuk eshte "consider" (marr ne konsiderate; mbaj parasysh). Mendoj se ketu aplikohet kuptimi "look" ose "gaze" per te cilin fjala shqipe "keqyr" me duket krejt e pershtatshme pasi ka sensin e vrojtimit/vezhgimit te vemendshem, qe me duket se eshte edhe sensi me te cilin e perdor Stevens-i.

Me pelqen leximi qe ti i ben "crusted", por druaj se ne strofat e para Stevens-i po gjurmon nje pakenaqesi te thelle njerezore me ftohjen, parehatine dhe trishtimin qe krijojne elementet e natyres ne stinen e dimrit (pakenaqesi nga e cila duhet hequr dore, pra te mos e kesh mendjen tek "vajtimi" i eres, te behesh njeri bore). "Kore" e gjykoj se jep idene e kundert, nje ndjesi ngrohtesie, familjariteti apo edhe feste (ndoshta, si larg e larg). Gjithsesi je ne besnikeri me origjinalin aty, por po them. Ne kete kontekst me ngjiti neutraliteti i "peshtjelle" qe e ka dhene Finis me poshte.

"Distant glitter" ka dale "ndricim i zbehte" ne variantin tim, ku ideja e zbehtesise buron nga "distant" e jo nga "glitter" ne origjinal.

Sa per vargun e fundit, eshte verejtje me vend nga ana jote. Menyra si e kam dhene une rrefen nje interpretim timin, gje te cilen s'e bej, si rregull, por m'u mbush mendja ta bej tek kjo poezi. Kuptimi im ishte ky qe poezia ne fjale ben nje klasifikim te shqisave dhe ndergjegjes. Ose do fokusohesh tek moskomforti i elementeve dimerore te natyres, dhe rrjedhimisht do mendosh si njeri qe s'di ta degjoje ate por qe i "shton" efekteve te saj origjinale efekte qe jane thjesht njerezore (ketu konsiston "asgjeja qe nuk eshte atje"). Ose do shnderrohesh ne "njeriun e debores" (qe, meqe ra fjala, eshte ndryshe nga "njeriu prej debore" por ky eshte diskutim tjeter), i cili eshte bere njesh, si te thuash, me natyren dhe eshte "degjuesi" i duhur i simfonise natyrore. Pershtypja ime fillestare ishte se keto dy "gjendje" jane perjashtuese: pra, duhet te heqesh dore nga e para (te mos shohesh "asgjene qe nuk eshte", por qe te eshte bere zakon i mendjes dhe shqisave) ne menyre qe te fitosh te dyten (konsideraten per "asgjene qe eshte"). 

 

 

(vazhdon)

Me pas zgjodha te beja nje "zbutje" ne shqip duke vendosur "tok me" gje e cila e nenkupton (por nuk e thote shkoqur!) qe "degjuesi" qe "ka veshe" do te dije se cilen "asgje" te mbaje dhe cilen te lere. Mendoj se teksti origjinal eshte me i percaktuar ne kete pike, duke e thene drejtpersedrejti perjashtimin e kategorive, gje te cilen perkthimi yt e jep me qarte.

Qe te kuptohemi: "beholds/Nothing that is not there" nuk jep "asgjene", pra eshte ndryshe nga "the nothing" -- fjale per fjale. Por une vendosa qe ta shqiperoj ashtu, per ta bere me kategorik dallimin/ndarjen e eksperiences qe parashtron Stevens-i dhe kesisoj per t'ia lehtesuar pak punen e leximit/interpretimit lexuesit shqiptar. Mundet qe kjo pershtatje e imja te coje ne keqkuptim te origjinalit, ndaj do me duhet ta rimendoj/rikonsideroj.

Ok, just for fun, not anything.

Ishte rastesi qe ne mengjes po lexoja Stevensin, i solla madje nje vjershe, prandaj qejfi per te vallezuar edhe me kete qe na ke ofruar ti. Sigurisht qe interpretimi i fabules dhe idese informon perkthimin e fjaleve te vecanta. Ne kete rast strofa e fundit me detyron mua te shoh se nuk behet fjale per kundrime, as pikasje, por per konstrukte te tera mendore, per te percjelle te cilat Stevensi qellimisht nuk thote observe, watch, see, notice, gaze, look, pra nuk citon aspektin fizik te te parit, por thote regard dhe behold, aspektin mendor te te parit, peshimin nga syri i mendjes. Dhe nderkohe qe na ngre kundershtine e rreme mes te parit e te degjuarit, poeti me shaka dhe mizori na ve ne dilemen "te jemi a te mos jemi njerez debore", nese njeriu i debores eshte ai qe thjesht eshte prani, hic mes hicit te sendeve, gjendje dimerore mes gjendjes dimerore qe eshte me te dhe eshte ai, apo ajo qenie se ciles i eshte shkruar te imagjinoje, ndertoje, gjera qe nuk jane aty, te perngjasoje kore dhe shtellunga dhe vajtime, te ndertoje njerez prej bore fizike por gjithashtu ne nje fare mise en abime te imagjinoje njerez me mendje prej dimri, te zhytur ne nje ide, pa mundur te depertohen nga zeri. Ze qe na thenka se Asgjeja qenka.

Magus, une mendoj qe ti duhet te guxosh te eksperimentosh me teper, ne kuptimin qe te luash me shume me fjalen per ta sjelle ne shqip. Duke i qendruar shume besnik percjelljes se fjales, harrojme te percjellim te teren. smiley

smiley Ok.

Përkundrazi Ana, mua Magusi më duket mjaft i guximshëm - vetë do të doja të kisha ca më shumë nga ajo kurajo, ndoshta për Magusin ca më pak (ose ca më shumë kujdes). Nejse, në rastin tim dhe në përgjithësi besnikëria e tepruar, sidomos për sa i përket thyerjes së vargut, besoj se vjen nga mungesa e eksperiencës dhe vetëbesimit.

Njeriu-dëborë

Mendje dimërore duhet të kesh

që ngricën dhe degët të vëresh,

të pishave me borë pështjellë;

 

Dhe ftohtë të kesh patur, gjatë,

që nën akull dëllinjat t'vegosh,

bredhat e vrazhdë n'feksjen, larg,

 

të diellit n'janar; e t'mos mendosh

që vajtim është jehon'e erës,

tingulli i pak gjetheve.

 

Dhe tingulli i dherit

ngjizur me erën, të njëjtën,

që fryn në botën fyl, po atë.

 

Për dëgjuesin, që përgjon në dëborë,

ai, asgjëri vetë që vegon,

asgjënë q'aty është dhe atë që s'ështe, agjënë.

 

p.s. Faleminderit per prurjen Magus.

Kenaqesia ime.

Nderkohe varianti qe ke dhene ti me tingellon "rilindas". Gje e cila, te pakten per mua, eshte gjithmone pozitive dhe e mirepritur, prej respektit ndaj tradites shqip.

ps.: "rilindas" ne sensin e atyre te pareve, jo ketyre te dyteve sot. smiley

mos ma merr per kapital smiley ne zhargonin e viteve te rrezimit (Das Kapital) 

Mjegull ... Ulet dhe vështrimin hedh/ përmbi port e mbi qytet/dhe pastaj, si pa u ndjerë,/çapitet tutje tej

- jep ndjesine e largimit se mjegulles, ndoshta teper e ashper "tutje tej" jo si putrat e maces, por largimi eshte i befte .. ose "atje tej" 

Ndersa Herman Hesse, Im Nebel - perkthimi im 10 minutsh

Ne mjegull 

Cudi, te endesh ne mjegull! / vetmuar eshte cdo shkurre e gur / pema nuk sheh pemen / e vetme eshte cdokush

te mbushur e kisha boten, me shokë plot / kur jeta ishte ende drite / por ja qe ra mjegulla / e gje nuk duket tani

vertet, nuk ka te mencur / qe erresiren te mos e njoh / te largohesh nuk mundesh / lehtazi, ajo ndan kedo

cudi, te endesh ne mjegull!/ te jetosh eshte te jesh i vetmuar / asnje kend s'njeh / i vetem eshte cdokush

Im Nebel

Seltsam, im Nebel zu wandern! 
Einsam ist jeder Busch und Stein, 
Kein Baum sieht den anderen, 
Jeder ist allein. 

Voll von Freunden war mir die Welt, 
Als noch mein Leben licht war, 
Nun, da der Nebel f�llt, 
Ist keiner mehr sichtbar. 

Wahrlich, keiner ist weise, 
Der nicht das Dunkel kennt, 
Das unentrinnbar und leise 
Von allen ihn trennt. 

Seltsam, im Nebel zu wandern! 
Leben ist einsam sein. 
Kein Mensch kennt den anderen, 
Jeder ist allein. 

 

 

 

E bukur duket ajo e Hesse-s, por je qe je ulu e beje tamam. C'eshte ky perkthim "10 minutsh" ! smileysmiley

nuk ma mban te perkthej .. kerkon kellqe ajo pune dhe nerv e frymezim... 

po degjoja njeher qe ketej nga USA e Kanadaja kane poet laureate http://en.wikipedia.org/wiki/Poet_laureate nje lloj poetesh shteti, qe paguhen te bejne poezi per raste.  

Po, po kane poete laureate keta ketu. Nuk do te thote gje posti xhanem, aq me teper ne ate kuptimin qe ne mund t'i japim si "afer me pushtetitin" (tip kryetari i lidhjes a ku di une). Por disa prej ketyre kane qene poete te mire e qe u ka mbetur emri, pavaresisht ketij titulli. Nja dy a tre i kam sjelle dhe une me nga nje poezi ne shqip ne keto postimet e fundit.

Magnus,perzgjedhje shume te goditura, plus perkthim i rrjedhshem. te kam bookmark faqen tende qe ta kem me te lehte per ta lexuar, kur stresi ben efektin e vet. me pelqen shume edhe pozitiviteti i fjaleve. te le nje shije te kendshme pasi i lexon. 

Oh, shume mire Gaia. Persa kohe qe poezia arrin te jape kenaqesi/frymezim/reflektim ajo ia ka arritur qellimit me lexuesin. Me behet qejfi.

James Schuyler

 

April

The morning sky is clouding up

and what is that tree,

dressed up in white? The fruit

tree, French pear. Sulphur-

yellow bees stud the forsythia

canes leaning down into the transfer

across the park. And trees in

skimpy flower bud suggest

the uses of paint thinner, so

fine the net they cast upon

the wind. Cross-pollination

is the order of the fragrant day.

That was yesterday: today is May,

not April and the magnolias

open their goblets up and

an unseen precipitation

fills them. A gray day in May.

 

A Poem

Tags of songs, like salvaged buttons

off vanished dresses, a date

Thursday a week at eight, some guilt

for a cab she not only could not afford but:

pretty immoment matter

greets Dorabella's mounting

or are they subtracting moments. "Surely

should be otherwise, should stop, be

thought about, have other quality

than surprise. When was I last surprised?"

Now more a lilac in rain than a crocus

between her office and some gin, Dorabella

herself encounters numerously,

a not so bad looker for a tied and dyed,

a moustached nun of dubious inner life,

a character actress of no talent and less means,

a swami-smitten dowager needling a dull chauffeur,

or a hurrying woman smoothing gloves.

 

"What would it be like

to change, sharply as a traffic light?"

 

Dorabella makes a face

at life, and hurries.

 

(I përkthejmë mbasdite po deshe)

Si e gjykon nje poezi nese ia vlen te perkthehet apo jo? Sa per mua, ka te beje me pelqesen sigurisht. Nuk me behet te ulem e te perkthej nje tekst nese nuk me tingellon artistik sa duhet. Pra, ka te beje shume me shijet personale. Dicka tjeter qe me shtyn ka te beje me ate se sa "klasik" eshte poeti/poetesha. Me "klasik" ne kete rast kuptoj ate se sa i/e konsoliduar eshte ne traditen e poezise dhe te gjuhes perkatese. 

Une perkthej fare rralle, kur vjersha apo proza me pelqen, kur eshte e perkthyeshme dhe kur eshte e veshtire per t'u perkthyer. Po ta beja si pune apo me seriozitet do te shtoja edhe ndonje kriter antologjik.

Këto vila të vjetra kanë qenë dikur
plot me ustallarë që merementonin e fërshëllenin.

 

Prill

 

Qielli i mëngjesit po zihet me re

e ç’është ajo pemë

me petka të bardha? Dru frutor:

dardha franceze. Squfur

të verdha, bletët sumbullojnë mbi

thuprat e boshtrës që përkulen në tejçim

parkut andej. Dhe ca pemë me

gonxhe të pakta të japin idenë

se bojën e kanë tretur krejt, aq

e imët rrjeta që i hedhin

erës. Pjalmimi i kryqëzuar

është rendi i ditës erëmirë.

Kjo qe dje: sot është maj,

jo prill dhe manjolat

çelin kupat e

reshje të padukshme

i mbushin. Një ditë e hirtë maji.

Përse duhet përkthyer kjo vjershë, pyet ti, pa thënë asnjë fjalë të mirë, domethënë duke nënkuptuar se nuk duhet përkthyer, sepse nuk tingëllon artistike dhe autorin nuk e ka klasik. Vjersha vetë është aq fine (në përkthimin tim "fine net" vjen "rrjetë e imët" për hatër të regjistrit, sepse "rrjetë fine" do ta izolonte shprehjen në kohë dhe klasë shoqërore, zonjushizonte atmosferën) sa nuk është çudi që nuk bie në sy. Në nivel të parë, muzikorin, kur ta lexon dikush dhe ti s'e ke mendjen tek fjalët por nanuritesh, vjersha vjen pak a shumë si ninullë apo si këngë fëmijësh, gray day in May... day... yesterday... today is May.... dhe sa mirë do të ishte po të ruhej kjo rimë&ritëm në shqip, por është vështirë. Apo "sulphur-yellow bees stud the Forsythia", kjo është vjershë që unë me kujtesë afër zeros isha në gjendje ta recitoja në tavolinën e bukës, pjesërisht se doja të thoja me zë të lartë "Forsythia" sikur ndonjë Romeo poshtë ndonjë ballkoni. Sa për arkitekturën e mendimit, vjersha është një xhevahir: vështrimi nis nga lart dhe dinamik (qielli po mbushet), zbret poshtë, kërkues (ç'është kjo), sheh ngjyra (e bardhë, e verdhë squfur përmbi një tjetër të verdhë) prej nga përmasa shërben si litmus: e verdha e bletës rri mbi të verdhën e boshtrës falë vëllimit, një e verdhë sumbullon mbi një të verdhë tjetër (stërpikin ishte varianti tjetër, por tepër imtësi përcjell dhe pastaj squfuri e kërkon sumbullën, disi). Sikur të mos mjaftonin ngjyrat dhe vëllimet, poeti ta thotë copë: "trees in skimpy flower bud suggest the uses of paint thinner". Ti thua, është vërtet përballë një pikture ky, apo po flet për pikturën e krijimit dhe është imagjinata njerëzore, ajo që njeh zejet dhe pikturën, që e përjeton dot realitetin vetëm nëpërmjet përfaqësimit të tij në art. Më tej gjërat komplikohen, në varësi të fantazisë, kuptohet: diskutohet shumimi. Nëse boshtra, o Forsythia smiley, shumohej (transfer, eksplantim?,

zhvendosje, që unë e kam dhënë tejçim meqë jep idenë e përhapjes, por me dëshirë pranoj sugjerime), me degët e veta, nëse të tjera pemë të papërcaktuara shumohen me pjalmim të kryqëzuar, unë i lejoj vetes të shoh anën seksuale edhe tek kupat e manjolës që i hapen shiut, që i mbush, shtoji kësaj lidhjen zanore mes "goblets" dhe "gobble up". Por asgjë s'ndodh në këtë drejtim, është një degëzim shterpë, vërtet, sepse na është thënë që më parë se "cross-pollination is the order of the fragrant day". Të mos harrojmë se ndërkohë që e kemi mendjen tek pemët dhe lulet, ia paska krisur shiu - "unseen", koment mbi vëmendjen dhe mbi syrin që përherë humbet diçka. Po me muajt e vitit, ç'të bëjmë? Si është kjo punë që titulli thotë prill dhe ky shoku nga fundi i vjershës na korrigjon, vetëkorrigjohet, se na qenka maj? Cili është keqkuptimi këtu? Mos asgjë nuk është e vërtetë, as piktura, mos as pema e parë nuk është fare dardhë franceze? Apo thjesht gjërat ndryshojnë, syri lëviz, retë mblidhen dhe shtrydhen, interpretimi zhvillohet, gjërat transferohen, prilli derdhet në maj? Koha kalon "unseen".

Në lidhje me vendin e poetit në rendin e gjërave, vërtet që Schuyler-i nuk është ndonjë i shquar. Unë e kam hasur vetëm këto ditë meqë po lexoj një roman të vogël eksperimental të tijin me John Ashbery-n (shumë i lezetshëm, me aq sa kam lexuar). Në kapak është një koment i Auden-it që thotë për librin "destined to become a minor classic" dhe termi "minor classic" mund t'i provohet Schuyler-it në i bën. Këtu është edhe gracka: në epokën që jetojmë "klasikët minorë", thesaret e fshehura, perlat e vockla, janë bërë në fakt rendi i ditës, gjë që shihet më qartë se kudo tjetër tek zhvillimet e shijes muzikore. Për mendimin tim kjo nuk duhet të pengojë njeri të shijojë atë që i del përpara. Të kesh frikë nga moda është përsëri të jesh rob i modës, thjesht një hap zhvendosur. Që më sjell tek dakordësia jonë kryesore: përkthe atë që të pëlqen. Për ndërtimin e shijes flasim herë tjetër smiley.

(shoh që mund të kisha thënë "pjalmimi kryq", jo gjë e madhe)

Ah, pjalmimi kryq, edhe mes formave të artit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).