Çdo hap që shkel rrugën plot baltë dhe thik përpjetë, mallkon të gjithë, Komunën, pushtetin, anëtarët e familjes së tij, por edhe fatin e vet.

Kujtim Dërvishaj çdo ditë në orën 6 e gjysmë të mëngjesit me karrocë në dorë kalon kodrën deri te bunari që i është falur para pak kohësh. Ai nuk ka ujë në shtëpi dhe për këtë arsye, rrugën e mundimshme duhet ta bëjë pesë e nganjëherë edhe gjashtë herë në ditë.

Hera e fundit kur ka ngrënë mish ka qenë pak ditë para zgjedhjeve të parafundit kur vetura të shtrenjta që bartnin zyrtarë të lartë të komunës së Skenderajt, përfshirë edhe kryetarin Sami Lushtaku, ndaluan në kodrën poshtë së cilës gjendet edhe shtëpia e Kujtimit.

Aty premtohej ndërtimi i rrugës disakilometërshe, ndërsa qengji i prerë ishte blerë nga vetë fshatarët.

Rruga nuk u ndërtua kurrë. Një pjese të saj iu hodh rërë sipër.

Kujtimi është e kundërta e asaj që secili e imagjinon të jetë një hero. Ai më së miri e personifikon thënien “asht e lëkurë”, ndërsa mjekra dhe trupi i zvogëluar e bën të duket në moshë të shtyrë.

Ai është baba i katër fëmijëve, i lindur më 2 dhjetor 1981. Në moshën 17 vjeçare e braktis shkollën, shkon në Shqipëri, armatoset dhe kthehet si pjesëtar i Brigadës 112 – Arben Haliti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës ai plagoset në këmbë, ndërsa gati 15 vjet më pas, ai jeton me 65 euro social, pa pension të veteranit të luftës.

“Unë jam veteran i luftës dhe jam i plagosur. Unë nuk gëzoj pensionin invalidor. Unë s’kam luftuar për pare, por për popull, por më lan të gjithë anash, më lan pa punë, pa shtëpi”, thotë Kujtimi.

S’ka buxhet për Kujtimin, por ka për milionerin Sami Lushtaku

Vizitat e shpeshta që i ka bërë te zëvendëskryetari i komunës së Skenderajt, Kujtimit i kanë dhënë vetëm kujtime të hidhura. Çdo herë kërkesat e tij për ndihmë nga shteti kanë përfunduar me fjalët, “s’ka buxhet, s’kam çfarë të bëj”.

Mirëpo, buxheti është i mjaftueshëm për shefin e Komunës së Skenderajt dhe disa nga figurat kryesore të PDK-së që kanë nga disa burime të të ardhurave.

Siç ka raportuar Gazeta JNK para një viti, Sami Lushtaku merr beneficion prej 2,400 eurosh në vit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kryetari i Skenderajt merr pension invalidor nga 1 janari i vitit 2008.

Në bazë të të dhënave të deklaratës së pasurisë së Lushtakut, brenda një viti ai merr 48 600 euro në vit. Sami Lushtaku gjithashtu ka të deklaruar patundshmëri në vlerë prej 1 milion e 580 mijë eurove, veturë BMW në vlerë 40 mijë euro etj.

“Dje më tha qika, a m’i jep babë 4 euro se duhet t’i paguaj për kifle që e marrim në shkollë. Vallahi s’pata t’ia jap. Ku me i marrë unë me ja jap”, thotë Kujtimi, që rrezikon të mbesë edhe pa shtëpi për shkak të mosmarrëveshjeve që i ka me bashkëshorten e të atit.

“Nuk kisha luftu për këtë shtet”

Historia e ish- ushtarit të UÇK-së bëhet edhe më e zymtë kur Kujtimi dhe bashkëshortja, në prani të njëri- tjetrit e thonë haptas, ata janë pishman që janë martuar me njëri tjetrin.

“Edhe unë me e pas ditë s’e kisha marrë për burrë. Se më kanë thonë mos e merr se s’ka sen, por ke igball me e marrë. Thashë more po e marr, ‘nën një therrë - nën një therrë’. Tash po hekim kështu me fmijë e më tanë. Mirë s’është që po flas, por prej zorit po e them”, rrëfehet bashkëshortja e Kujtimit.

“Unë kam luftuar që fëmija e mi, familja ime me pas një perspektivë më të mirë”, thotë Kujtimi derisa tregon se të katër fëmijët shpesh nuk i shkojnë në shkollë pasi e kanë larg 5 deri 6 kilometra.

“25 centë kushton një plumb. Sikur ta dija që po vjen kjo ditë, më mirë ia kisha jap vetit një plumb. Por, tash i kam katër fëmijë e ku t’i lë ata. Ama me pas dit që vjen puna qështu, vallahi kurrë s’kisha luftu se jam kon djalë i hasretit edhe s’kisha hi me rreziku kryt tem”, thotë më tej Kujtim Dervishaj.

Rreth 60 kilometra larg fshatit Kastriot, në Prishtinë, rrethimi i objektit të qeverisë e ka të vendosur një letër me informacionin që thotë se 45 veteranë të luftës kanë bërë vetëvrasje. Arsyeja që ka çuar të gjithë ata në këtë akt është varfëria dhe pamundësia për t’i ofruar familjes kushte minimale për jetesë.

 

Marrë nga Gazeta Zëri

13 Komente

Per veteranet e luftes qe jane papune, qeveria duhej tu jepte statusin e socialit te veçante, ku gezojne te drejten e udhetimit falas, arsimim falas te femijve te tyre, nje page sociale diç me te madhe se 65 euroshi nese eshte familjar. Nuk mund te krahasohet nje beqar apo me 1 femije, me nje tjeter me 4 femije. Shperndarja e ndihmes sociale apo edhe e te ardhurave te shtetit te Kosoves, si duket çalon, nuk behet ne menyre te arsyeshme. 

Shperndarja e ndihmes sociale apo edhe e te ardhurave te shtetit te Kosoves, si duket çalon, nuk behet ne menyre te arsyeshme.

 

po ça çalon  o Pjero...?   skane leke!   ose aq leke kane, aq shperndajne..

Lexoje me ngadale artikullin Belulo, horizontalisht, jo vertikalisht. Aty u permend se disa pushtetare lokale, etj, mirrnin mijra euro dhe kishin makina te shtrenjta, ndersa ky i shkreti, vetem 65 euro ne muaj. Te pakten t'ia kishin bere 100 euro. 

po artikulli nuk eshte VQ-ja  o Pjero qe te meritoje  leximin horizontalisht..smiley   qe ka  pushtetare  te korruptuar qe abuzojne   ne Kosove, kete e dime.. por dime  gjithashtu  qe ka edhe shume  probleme sociale  ne Kosove ...   keshtuqe   nuk me duket dhe aq e lehte per shtetin    ti ndihmoj te gjithe, aq me teper    me  ndihma  dinjitoze  a thua   sikur te behej fjale per shtetin gjerman  apo  suedez... 

Po por po t'ua ulesh pak rrogen atyre pushtetarve dhe t'ua shperndash ketyre te varferve, kam pershtypjen se do ulej varferia e ketij kondigjenti, qe mund te perbejne 10% te popullates. 

Numëri i trimave ka qenë kurdoherë më i madh nër njerëz të pagdhendur e të pamësuar, se nër njerëz të ditur. Këta të fundit kanë mjaft shkaqe që ta duan jetën...........Ka thene me kohe Konica... Kujtimi i shkrete eshte nga rasti i pare... ose mbase edhte dhe i pazoti i shkreti... kur i thote dhe e shoqja qe do ta lere.... vl i thone kesaj pune....

ket mund ta kishe kursy alidemso... te qit shume shume shemtut. 

Si zorr te besh koment me te paturpshem!
Po ndoshta keni urdher nga partia qe mos lejoni te shahet Thaci tani qe jeni bere prape shoke me te.

Komenti im, ka shume humor te zi, po te zi sterre... dhe me vjen keq qe edhe nje mendje e ndritut, pa thonjeza, si e Lizandrit e ul veten ne komentet e poetit apo kapove me shoke. Perifrazimi i Konices, eshte burimi i ketij cinizmi nga ana ime. Historia e popujve, dhe aq me shume e popullit tone e ka treguar me se miri kete...Thenia e famshme.... kush pordhi dhe kush mori gjene...., eshte nje simbolike e mjaftueshme per komentin tim... Shembujt jane te tepert....

flm per kuptimin dhe mirekuptimin...

"Kjo nuk ishte bota per te cilen luftova"

mund te thuash qe je zhgenjyer nga qeveria qe ke, por nese thua qe je penduar qe ke luftuar, i bie qe ke luftuar per leke, mercenar

Pishman? 

Po mire, tani ke opsion te jeshe pishman ose te jeshe krenar. Po femine nuk ka per ta shtru me ne dajak shkija kur ti vije mosha per ushtar. As ty nuk ka per te te qesh me ai nepunsi shki ne Podujeve pse e flet shkinishten keq. 

A ishte pela e kuqe apo e bardhe- me duket se ka qene nje varg i nje poeti kosovar tek flet per shqiptaret qe hahen me njeri tjetrin cfare ngjyre ishte pela e atij kapterrit serb qe i shtroi keta si qeni ne duhon. smiley

Tipik parazit qe kerkon nga shteti...

Po mire o Kujto lufta per atdhe dhe liri e ka fajin qe ske para ti?!

Lufta per atdhe dhe liri ta ka fajin ty qe nuk di te hiqesh mbrapa po ja fut nga nje femije per vit?!

Lufta per atdhe dhe liri ta ka fajin ty qe edhe nusja eshte bere pishman qe eshte martuar me ty?!

Keta jane te mbaruar aman edhe pare po te kishin s'do dinin ti shumefiashonin...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).