Falë 20 shkurtit të 1991, më 20 shkurt të 2014 nuk kemi ç’të përmbysim. Historia në këtë rast duhet të shërbejë vetëm për të na kujtuar se, pavarësisht përpjekjeve tona, nuk mundemi dot ta riciklojmë. Historia ndodh, nuk ribëhet. Madje, edhe sikur të ish e kundërta, nuk ka asnjë arsye për të pretenduar përsëritjen e saj. Në të gjitha variablat e mundshme të analizës jemi 23 vjet më të rritur, 23 vjet më të pjekur dhe 23 vjet më të vetëdijshëm se, pavarësisht dështimeve, rënieve, plagëve të këtij rrugëtimi demokratik sfilitës, i kemi mbyllur hesapet me atë që përmbysëm 23 vjet më parë. Pra, në thelb, i kemi mbyllur hesapet me “përmbysjen”. Në këtë kuptim, qoftë provokacionet imorale të fotove të Edi Ramës me Enver Hoxhën në sfond, qoftë rehabilitimi i sintagmave populiste të Sali Berishës “të rrëzojmë neobllokmenët”, përfaqësojnë thjesht, një nivel të caktuar keqkuptimi me historinë. Posaçërisht me datën 20 shkurt 1991.

Mirëpo, më 20 shkurt 2014, Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur të protestojë. Sigurisht në shenjën e 20 shkurtit të 1991. Data ka ngarkesë ideologjike padyshim dhe Partia Demokratike i qëndron pranë, e në daç edhe mirë, asaj date. Mirëpo galateu demokratik i Shqipërisë së vitit 2014 e donte që, së paku, data 20 shkurt të mos ishte një datë proteste kundër qeverisë sepse, në vetvete, data në fjalë dhe mënyra sesi e koncepton opozita atë, synon të ndërtojë përkatësi identitare përjashtuese. E thënë shkoqur, data 20 shkurt vijon të shërbejë, sipas opozitës, si vija ndarëse mes tyre dhe socialistëve. E thënë edhe më shkoqur, demokratët besojnë se i ndan me socialistët figura e Enver Hoxhës. Nuk është e tepërt të thuhet madje se, të krijohet përshtypja sikur ata kanë një pasion të madh për të vendosur Enver Hoxhën mes tyre dhe kundërshtarëve, për t’i shtyrë kundërshtarët drejt tij. Sigurisht, ne nuk mund të lubrifikojmë historinë që gjërat të na shkasin më kollaj. Aq më tepër që Enver Hoxha ngec kudo. Por, sot në vitin 2014, do të ishte intelektualisht e pandershme përpjekja për të rindërtuar simbiozën, socialist-Enver Hoxha. Ajo është një bashkëjetesë e shprishur njëherë e mirë dhe socialistët e 2014 nuk janë kurrsesi socialistët e 1991. Kush thotë të kundërtën, mashtron. Pra, fakti historik dhe buonsensi politik duhet t’i bëjë demokratët që mos ta kërkojnë ndarjen e tyre me të majtën tek figura e Enver Hoxhës. Do të ishte mbi të gjitha, mjerim për kauzën e tyre po qe se vijojnë ta bëjnë këtë. Shpjegimi është i thjeshtë: nëse ende pas 23 vjetësh vijojnë të përballen me një parti hoxhiste, atëherë kanë dështuar në misionin e tyre historik për ta oksidentalizuar këtë vend. Por, do të ishte depersonalizuese edhe për gjysmën e shoqërisë shqiptare nëse do të votonte një parti që ende beson tek figura e një barbari. Ashtu siç do të ishte poshtëruese për vetë demokracinë tonë që spiralen e alternancës, ende pas 23 vitesh liri, do e ndërtonte mes një partie antikomuniste dhe një partie quasi komuniste. Lavdi Zotit, asnjëra prej këtyre nuk është e vërtetë. Dhe ky është një shkak madhor pse 20 shkurti i 2014 është një ditë e papërshtatshme për të protestuar kundër qeverisë.

Por Partia Demokratike, me të drejtën e panegociueshme e demokratike të protestës ka vendosur që, gjithsesi, në datën 20 shkurt 2014 të jetë në shesh. Kryetari i saj, Lulzim Basha ka përzgjedhur të jetë disi më shumë sindikalist e disi më pak politikan në arsyetimin e tij për të përligjur protestën. Nuk dihet nëse kjo përzgjedhje është e lirë, por edhe në qoftë një pamundësi për të qenë e ndryshme, ka shumë pak rëndësi. Këtu nuk shtrohet çështja  rreth arsyeve për të protestuar, por nëse opozita duhet të jetë bartësja e këtyre arsyeve. Mund të mos biem në një mendje mbi kontekstin sociopolitik kur vendoset të protestohet. Ka prej atyre që gjykojnë se, çdo qeverie i duhet dhënë koha e mjaftueshme “biologjike” për t’u provuar dhe se, pesë muaj janë shumë pak. Të tjerë mendojnë se, protesta është një fenomen politik pa kohë dhe se, mjaftojnë aktet e mazhorancës për ta përligjur atë. Por në një pikë nuk ka sesi të mos biem në një mendje: titullariteti i institutit të protestës duhet të jetë, mbi të gjitha, një titullaritet moral. Frymëzuesit e saj duhet që të jenë moralisht superiorë. Në të kundërt, protesta degradon vetëm në organizim individësh pa u shndërruar dot në kauzë. A përfaqëson Partia Demokratike në këtë moment të ekzistencës së saj superioritetin moral? Është pothuajse e pamundur të thuash po. Sigurisht, demokratët mund të rendisin dështimet e qeverisë, por ky nuk është superioritet, aq më pak moral. Superioriteti nuk mund të burojë asesi prej dështimit të kundërshtarit. Kjo do të ishte thjesht një betejë mes dy inferiorësh të ndryshëm dhe asgjë më shumë. Partia Demokratike mund ta ndërtojë superioritetin e saj, por jo përmes protestës, ose më saktë, jo përmes protestës së datës 20 shkurt 2014.

Mirëpo le të fshijmë çdo ekuivok: nuk është 23 qershori që i heq të drejtën morale Partisë Demokratike për të organizuar një protestë. Jo, aspak! Partitë moderne kanë lindur edhe për t’i humbur zgjedhjet. Është mungesa e procesit reflektues e transparent rreth arsyeve që e çuan aty. Është mungesa e rrëfimit të saj me shoqërinë. Është konkubinati i saj i heshtur (apo i pavetëdijshëm, apo i detyrueshëm, s’ka rëndësi) me një pjesë të atyre që i shkaktuan 23 qershorin. Është ndërgjegjja e saj morale pezull. Si mund të përfaqësojë superioritetin moral Partia Demokratike kur, me shumë gjasë, në vijën e parë të protestës së datës 20 shkurt 2014 mund të jenë edhe ata që e fundosën moralisht atë? Si mund t’ia amnistojmë gabimet PD-së nëse ajo nuk na e mundëson këtë? Ç’të bëjmë për ta besuar PD-në?

Këto nuk janë pyetje për PD-në e datës 20 shkurt 2014. Do të ishte mrekulli sikur të kishim një përgjigje prej saj para asaj date. Por kjo është e pamundur dhe kuptohet, jo për shkak të datës. Partia Demokratike ka gjithë të drejtën për të qenë në shesh, por i mungon ajo që thamë: titullariteti moral për të qenë bartësja e arsyeve të protestës. Vetëm duke e pasur atë titull do të legjitimohej. Por, pa i rënë shumë në qafë, le të protestojë në datën 20 shkurt 2014. E rëndësishme është që, pas asaj date të fillojë të mendojë për titullin e saj moral. Ka shumë, shumë nevojë.

118 Komente

Ka kohe qe laraskat dhe korbet nuk e fluturojne me Tiranen. Por neser ama do te mbushin sheshin Skenderbe. A thu i ka marre masat bashkia per te pastruar sheshin nga glasat e tyre mbasi te jene cjerre nga fyti dhe dhjere nga poshte?

Cilistet ne tmerr e frike se po ju rrezohet Rama. E kuptueshme. Cili pastaj duhet ti sherbeje edhe atij qe vjen, e keshtu eshte pak e tepert edhe per Cilin. Te pakten do pak kohe. Zagarlleku per pushtetin eshte profesion, por edhe pak si i rende edhe per njerez si Cili. Ketij biznesi i shitjes se diplomave i shkon varda, si me demokratet si me socialistet, pse te mbeshtese protestat qe mund te prishin status quo-ne?!

20 Shkurti eshte date simbol per PD dhe gjithe shoqerine, qe tregon organizimin qytetar kunder te keqes dhe socialistet ish-puniste kane ndryshuar shume gjate kesaj kohe pas '91, por ne thelb te njejtet mbeten. Rama dhe Meta dolen me fotografine e Enver Hoxhes ne ceremoni zyrtare, nga ana tjeter bejne thirrje per te rishikuar figuren e Enver Hoxhes dhe me e rendesishmja, kane po ate elektorat qe kane pasur edhe ne 91 edhe ne 81. Edhe vdekja nuk e ka zhdukur kete. Stafeta e enverizmit kalohet nga eterit te bijte e keshtu me rradhe. Bile ne njefare sensi sot eshte me keq. Gjera per te cilat ne vitet '90 te tallnin po ti thoje, sot i ke te thena qe nga mediat e deri ne kafene e rruge.

Por opozita nuk po proteston per kete, kjo eshte simboli, opozita po proteston per ato qe shqetesojne shqiptaret me urgjentisht sot, te majte e te djathte, e qe jane: MASHTRIMET ELEKTORALE, PALIGJSHMERIA, PAPUNESIA, KRIMI NE RRITJE, POLICIA PARTIAKE, POLICIA E KAPUR NGA KRIMI, PAPERGJEGJSHMERIA E QEVERISE ETJ.

Njerezit po stermundohen te mbyllin diten dhe kane nje zemerate legjitime per kete, kjo duhet derdhur shesheve.

Opozita eshte me superiore se qeveria. Kjo ndodh kudo. Nese ka arsye per protesta, opozita duhet dhe eshte ne krye. Ne boten demokratike keshtu ndodh. E menderos njera qeveri, hiqe, sill tjetren. E menderos edhe kjo, hiqe, jepi mundesine tjetres.

Por kjo eshte pashprese qe te kuptohet nga cilistet. Te shkoje dhe t'ua thote ukrainasve keto. E kapin ne dajak.

Cimo mos e humb ket koment te poetit. Ka hap zemren, plus qe e mbyll me Ukrainen. 

Peshqve nuk u intereson ajo që ndodh në Ukrainë?

Ah, jo, situatat dhe ngjarjet ku qytetaret qendrojne kunder qeverise se keqe, heperhe nuk ju duhet dhene shume publicitet se helbete na perseriten edhe me mashtruesin Rama pastaj.

AL88, uroj qe ne Shqiperi te mos behet skenari Ukraine, se do kemi vetem minuse. Uroj qe manifestimi te shkoje paqesisht, pa eksese. 

cilist me krem lubonje dhe pak  geillek e ploteson tabllone!

te hengert purtha sintagmat dhe konkubinat o vasjar!

mos jane polica te lene peshqesh nga Saliu o poet. 

jeni msu ju me honger autogola...qe nga koha e Mukjes

Këshilltari smiley që ka prurë leftKOPEJA nuk është në formë me udhezimet .Nuk mbush as në hapsirë as në kohë .Po të jesh i vëmendshëm LefKopeja po largon përgjegjësinë duke i hequr atributet njerzore dhe po e kuadraton kadal kadal tek Pllaka e Gramafonit si Poetin smiley dhe një tjetër pas tij që nuk më kujtohet .Vur re se ka marrë profilin e " na kemi feisin e Bukit or tie " Havall LefKope !

Flm Left me ....iiiiiii ne fund që më ndigjon e respekton  !

Amanet zyren me flutura e xixillonja vellazen protestues smiley
 

m'pelqen Vasjari edhe pse m'krijon pershtypjen se jo rralle u bie pak gjate gjerave. Po mbase e ben kte duke e njoft lexuesin. Po permbledhtas thote 1 gje te rendsishme. Qe pd-ja mund te kete shume te drejte te dale ne protesta po para se ta beje kte, duhet te shkunde njehere e mire kto deklaratat propagandistike per "komunistet e rinj" etj etj. Dmth para se te dale ne shesh ne nje dite-simbolike si kjo, te argumentoje protesten e vet jo mbi budallalliqe si kto me lart se e kthen ne komedi.

mbase kjo qe thu ti, dmth Vajsari, do kishte vlere perpara se te valevitej portreti Dulles mbrapa kraheve te qeverise.

o Gon, shiko mer burre se disa jane budallenje. Leri. Nuk flet kush per "komuniste te rinje", qe do nenkuptonte edhe ideologji, por neobllokmene, qe ne fakt nuk kane lidhje ideologjike me komunizmin sesa me kulturen e kastes qe duan te mbajne pushtetin.

Ideologjikisht keta nuk kane gje me pronen private dhe tregun, vetem se duan edhe qe Enveri te vleresohet si burre i mire me ndonje gabim, kshu edhe Ramizi, Gogo Nushi, Hysni Kapo etj.

Eshte platforma qe e pranuan edhe punistet ne 91: te pranohej kapitalizmi por lufta, Enveri, veteranet e ku di une te mos prekeshin.

Per te vertetuar se PS eshte ne fakt PPSH ne kushte te reja, shiko se cfare shkruhet edhe ne peshk per komunizmin, Enverin, krimet e diktatures, bujqesine e Enverit dhe Ramizit etj.

P.S. mos u merr shume me "profesoret" dhe "analistet" e Cilit. Keta funksionojne si grup interesi, s'ka lidhje ideologjia a partia. Keta tani i bejne hyzmetin Rames se kane biznes per te mbajtur.

po pse Gon, ti po thu qe valvitja e fotos se dulles i vu kapakun arsyes per proteste? kto dolen qy ne zgjedhje ne aleance me ppsh e re qe ka dullen si hero.

Thjesht po them faktet si jane, Dulla ishte ne kornize. Me amerikonin si i kane punet, se sikur s'po i njisin shume.

avokati, soon-to-be president, e kish bo per uje te ftoft km per marrdheniet me amerikent. Nqse nuk i merr dot kthesat, kish thone, t'i leje vendin naj tjetri!

bredho pse nuk te duket kauze per proteste kjo ty?

Akte gangsteresh me pushtet! Mbeshtetje totale shofereve te furgonave dhe sindikates se tyre!

Te dashur miq, prej shume ditesh vazhdon beteja midis qeveritareve qe duan te vendosin monopolet e tyre mbi transportin e pasagjereve dhe mbi 15 mije shofere te furgonave qe me automjetin e tyre sigurojne kafshaten per familjet e tyre.

Keto 20 vite transporti i pasagjereve ka qene sektori me mire i veterregulluar dhe mund t'ju siguroj se ne 8 vitet tona ne pushtet ankesat nga pasagjeret nuk kane ekzistuar dhe ankesat e shofereve kane qene shume te rralla. sb

kishte nji sondazh interesant bweb, Ron. Mgjse une s'i besoj shume ktyre sondazheve qe bejne kta.
Po thosh qe kishin votu nja 1,200 votues te zgjedhjeve te qershorit, prej te cileve nja 60% kishin votu per rilindjen, nja 30% per te djathten.
Pytja e sondazhit ishte se ca vote i vinin qeverise nga 1-10. Nota shkonte te 4 nqse nuk gabohem. Jo aq keq nqse m'pyt mu se mund t'ishte dhe 1 fare po duhet t t'boni kujdes, that's all

edhe Vetvendosja i kishte dhene note jo-kaluese qeverise se Shqiperise.

20 shkurt 2014 do te shenoje renien perfundimtare te komunizmit ne Shqiperi. Edi Rames dhe te tjereve bijve te eterve do u duhet shume fat neser te perballojne furine e shofereve te furgonave dhe hordhive te kamzalinjve. Ukraina do te duket si nje miniature para revolucionit qe shperthen neser. Arme pa zhurme, thika me helm, stilolapsa berthamore, qese me moot, te gjitha do vihen ne perdorim. Na ka marre malli per thyrje xhamash me ja lljefsha zotin. Te sheshi, te sheshi ...........

bllu bllad lale!!!! smiley

smiley,smileysmiley

....nga disa rrethe te Shqiperise bejne me dije dhe shprehin shqetesimin per ndalimin dhe presionin qe po i behet administrates publike te marre pjese ne protesten e 20 shkurtit. Ne menyre te habitshme jane anulluar te gjitha lejet e zakonshme deri pas dates 20 shkurt. smiley

 

regjimit satrap te Rames i ka hyre tmerri.

Nga te vine keto njoftime, mo aman smiley

aq esht dollapi, Rono.

po shyqyr qe jon, se me ca do engledisena ne pune.

ne fakt, shqipe e bukur eshte kjo: 20 shkurti i ka kallur tmerrin (ose daten) regjimit satrap te Rames.

po studiohen ne panik metodat e ikjes se ish-kryeministrit Nano ne Maqedoni. Po studiohen hotelet e Ohrit. 30 suita presidenciale po behen gati me ngut, te gjitha me pamje nga Liqeri. 

Edhe pas 22 vjetesh demokraci, te perdoresh komunizmin si kauze per fitore elektorale, eshte turp per ne si shtet dhe komb bashke.

PS: do na marri malli per ato mitingjet madheshtore te PD-se, qe vetem kur eshte ne pozite arrin t'i beje. Eh, pushteti c'te ben! smiley

Mire, o mire, populli gjithmone ka motive per te protestuar,ama, Basha & Berisha jo.

Basha dhe Berisha drejtojne popullin opozitar, te pelqeu ose jo ty.

Ne shesh, more, ne shesh. A ka me karte morale me te forte se te protestosh kunder aleances se ngjalave te Rames dhe Metes?

Ku eshte blloku i zi i Metes?

Ku eshte 21 janari?

Shqiptaret refuzojne te jene dele.

Cfare lidhje kane keto budalliqe qe ke renditur ti me protesten e neserme ?

populli e dha verdiktin ne lidhje me keto, me zgjedhjet e 23 qershorit, je ti ai qe duhet te pranosh rezultatin e shumices se popullit

Morali i protestes eshte '' ne ne nje vrime dime t'i biem cyles'' ose '' te shajme ty per ato qe beme ne, taksirat i te qenit ne pozite''

po populli do votoje prape, nuk jemi me ne komunizem qe vetem njehere beheshin zgjedhje disi pluraliste dhe pastaj ishin vetem formalitet.

Ju ka dale rakia atyre qe ja u blete voten me nje dopjo me 23 qershor.

Lidhja eshte se kjo qeveri eshte imorale dhe opozita ka te gjithe te drejten morale e arsyet politike te dale ne proteste.

Sigurisht qe do votoje dhe shyqyr qe do votoje. Neser nuk behen zgjedhje, meqe ra llafi. Ki durim dhe prit.

 

Prandaj duhet zgjidhje politike. Qeveria ka deshtuar, ja u ka bere njerezve jeten edhe me te veshtire. Te flase populli perseri.

hahaha te flase populli perseri ? populli s'e ka marre vehten nga 23 qershori akoma, aman smiley

ate se vendos ti, ate e vendos sheshi i atyre qe nuk durojne kete qeveri.

nga e gjen kete optimizem, pash Zotin ?! smiley

po do tundet vendi neser kunder mashtrimit.

No Pasaran! Nuk jemi dele! Dele jane ata qe qane me oi kur u rrezua busti i Enverit dhe qajne tani me io pse do zbythet Rama neser.

po do tundet vendi neser kunder mashtrimit.

No Pasaran! Nuk jemi dele! Dele jane ata qe qane me oi kur u rrezua busti i Enverit dhe qajne tani me io pse do zbythet Rama neser.

me shume gjasa ka te tundet vendi nga daullet e festes. Sa per delet, kemi nderruar bari, ne jemi po ata qe ishim para 23 qershorit smiley

.

Me thane se Ed Rama e kishte gjet menyren me talle by*hen sipas stilit te vet- do e ruante k/ministrine me200 police femra smiley

hallall! smiley

btw, tahiri (me i miri), kish lujt ngriva-shkriva me kto te nderhyrjes se shpejte, "shqiponja". E kish kthy prape po ket here i kish ndryshu dizenjon makines se policise. Nji makine me dizenjon e re i ish cu ministrit per ta pa dhe ky e kish vrojtu per nja 10 minuta.
Kaq te fiksum jan kto rob me ngjyrat mer?

Me shkriu para dy ditesh, ne Shpirag, per puset e naftes. E po i thonte njerit aty (duke gjestikuluar), - te hapim pusin, po te kemi edhe ne edhe ju perreth, rrotull, eee nje klime te mire, bashkepunuese ee sa me te mire. 

Nafta shqiptare eshte nafta me cilesore, - ja preu nje tjeter aty. smiley

nafte cilsore smiley

Ne Beograd ne Beograd
Therriste Shvejku duke tundur patericat ne ajer , ulur ne karriken me rrota. Dhe nje turme qytetaresh e ndiqnin nga pas.

Ne Jaromerzh ne po vemi

kush s'beson, borxh nuk ia kemi ...

Ngelem duke flakur te sheshi qelbesirat cdo vit.......te jete thjesht ritual perkujtimor i pervitshem apo s'u soskan rrenjet e tyre ?

 te keqen o sebep  smiley

Ore, me ka rene nje bust i Deas nga dora kur isha femije, a quhet ? 

u tmerru gjermoni. azilkerkuesit te gjithe i vinin me histori te rrezimit te shtatores, alias "bustit". ndihem i kercenum ne shqiperi se kam rrezuar bustin. pasi numri i rrezimtareve arriti nje prag kritik, (the tipping point, no pun intended) sasia u shndrrua ne cilesi. u tmerru pra, gjermoni. dhe tha: mire, ne ju pranojm krahehapur, por se mos filloni na rrezoni edhe kto monumentet tona, se ne i kemi te mira ato smiley

 

ehhhh ta dish ti si azile jan fitu ne gjykaten e shkalles se pare te New Yorkut me "hedhjen e bustit"

Dilshin njerzit nga gjykata tu ferku duret rrofsh o Enver Hoxha 

ia hodha lakun ne qafe zoti hetues. nuk e di se si arrita, ndoshta se kam pare shume filma me kauboj tek dyshi i sllavit. 

dyshi i sllavit? c'eshte ky?

stacion televiziv. kapej me kanoce.

kanoce?

po, zoti hetues. tranzistoret i sillte Liu, qe punonte me Albania.

Zoti im, s'po marr me vesh. Xhejms, a ke nje aspirine? Nje ekscedrin me mire. Dy, dmth.

Hahaha, Emigrant, kom nji histori te ngjashme ne Konsullaten USA ne Viene, kur shkum per interviste ... Konsulli as qe i ngriti syte fare nga ajo qe po lexonte. Perkthysja (goca Ali Bej Kelcyres) mbasi me pyt mu, fillon t'i shpjegoje arsyet pse une e meritoja domosdoshmerisht vajtjen ne Amerike ... Mbas nja dy min. ligjerate e nderpret ... yes,yes and he was one of the organizers of the 20th February and blah, blah, blah...

smiley

smiley

 

hej, cer kohesh te arta. s'vin mo. nuk kerkohet garanci, thoshin, vetem "afidavid of relationship" smiley

O Qemolo, po pse mer, pse? smiley

 

Affidavid of Support .

Nji funny story . Diten e intervistes derguan nji autobuz me na mledh gjithe zonen tone, si rrjedhim une isha i pari qe ne 4 te mjesit. Nga te fundit ishte nji grup afer Vienes, midis te cileve edhe nji aktore e njohur e kinematografise shqiptare. Le ta quajme Era Sadikaj. Ata ishin shume se " shyqyr qe u martu lala" kishin dale edhe disa qe nuk kishin pune fare ne konsullate, por deshen me bo i rruge Viene qyl. Shoferi nuk po i lenet me hyp se kishte lista plaku, dhe po haheshin ky ne timon ata poshte me deren hap. Kur ia fut " Njoni" nga funi autobuzit : ... Deri te Bankaaaaaa ... !  ( ilaritet ne salle) ...smiley

smiley

ps. mos e qunin Ela Avikaj mer...

... jo mer ku e njoh, nuk e kam pare ndonje here, keshtu ...

ik se me le pa pa neshjensmiley Go USA.

hej, e kom von ne nonstop Dylan & Tedeschi.

Life is great, kur mos kem njeri. afidavid of support... ehhh... solo te mahnitshme

Harrut me na afru nai bilete avioni falas... kishim ardh edhe ne, me ate rast. Nji rruge e dy pune.

Qemol, AI ta jepte bileten falas kur kishte Pushtetin, dhe Shoqerine Belle-Air.  Tani i ka hup te dyja smiley

Pse nga xhepi i tije thua te ta paguaj bileten ? smiley ,

Tani qe te vinte dita te benin analogjine e Ukraines me Shqiperine vete militantet e Lukashenkos Shqiptar kjo eshte ironia. Ne fakt protestat nuk kane asgje te keqe nq se nuk degradojne ne dhune. Une parashikoj nje opozite me efektive nga Nik Xheli,FRD dhe Avokati se sa nga ky puftja i Bashkise..seshte ky mer jahu per protesta, ketij jepi nje tufe me lule Ciljeten ne krah dhe ti mbaje cadren "gjyshit" ne proteste...U shpreha me pare qe plaku i marre e la opoziten pa koke kur iku dhe nuk ka gje me te keqe se nje vend pa opozite..Eshte me gjith mend fatkeqesi..eshte fatkeqesi dhe pra ata mbeshtetes qe i bejne pjese sinqerisht te djathtes te cilet nuk e kane kuptuar ende.

C'te bejme per te besuar PD?.......2 gjera: te besojme se historia e fitoreve perseritet; te pranojme se PS, si force politike, eshte ricikluesi me i mefshte i batakcinjve!

 

Po s'thua shyqyr, qe s'dalin per moral, por per gjera materiale. 

ke rrezuar ndonje bust ne jeten tende?

nji pytje edhe me pikante do ishte: a ke bo xhiro me fiat dege ndersa po xerrohej nji bust? 

qe edhe i here Bobi, si shpirt osht!

Kelyshat e kuq,nuk lene pa pergojuar edhe nje proteste paqesore ne 20 shkurt.

Mos doni qe tju duartokasim per keqqeverisjen qe po beni?

Bjerini legenit o shemtira se e di qe jeni me tension keto dite se 20 shkurti eshte vdekja juaj shpirterore.

Shkoni merrni ne fotografi kush shkon me proteste,qe te pushohet nga puna,sic sugjeronte Mero Baze.

Apo me juve vetem plumbi ne 1991 e ndante punen....

 

Apo me juve vetem plumbi ne 1991 e ndante punen...

ehhhh ngaqe nuk e shkrepet kur duhej keni perfundu si ato plakat e keqia qe shajne e mallkoine gjith diten

 

paqesore? Sigurisht, aq sa ishte paqesore edhe protesta e 21 janarit te PS.

vetem nje propozim kam, Reconciliation!

Neser te dalim ne mase dhe ti presim Templaret e Demokracise dhe Prisjesin e tyre legjendar Sali me tufa me smiley dhe me smiley se helbete milet i madh edhe kane nevoja.

Qeveria te vendose qendra zeri me tupane ta ktheje 20 Shkurtin ne nje dite feste per te tere.

Zbardhet darka suprize e qeverise per opoziten:

Te sheshi: Karkaleca deti me salce pikante, skallop te mbeshtjell me bacon, dhe midhje te gjalla me limon. Kjo shoqeruar me nje mimoze me don perinjon.

Te ura: Hibaci grill bufe. Ketu do mblidhen gotat e shampanjes dhe do shperndahet raki Skrapari per ngrohje shpirti e shkrirje inati.

Te KM: me te arrire, miqte do te priten me zjarre partizane, me qengja ne hell te shoqeruar me vere te perzgjedhur nga vinoteka e mjeshtrit.

Te gjitha keto nen kujdesin e ministrit Tahiri. 

Historia e tortes te sheshi nuk lejon per te tilla forma te sherbyeri...

Te KM: me te arrire, miqte do te priten me zjarre partizane, me qengja ne hell te shoqeruar me vere te perzgjedhur nga vinoteka e mjeshtrit.

Mos me thuaj qe Pjeri e ka leshu doren fare, e paska boshatise rezerven e vetsmiley

Keshtu thuhet, por mund te jete edhe keqkuptim, mbase perzgjedhja ka pasqyruar vinoteken e tij. Te presim...

Si nuk i vjen turp Pjerit qe deri dja ne derdelliste buallmavria keshtu e buallmavria ashtu kurse sot shkon dhe financon protestat e buallmavrise! 

Turp!

Rono shume difident je me Pjerin!

Une kam pershtypjen se Pjeri motivohet nga nje qellim fisnik.

Nuk e honeps dot hipokrizine!

Shqiptaret duhet te ngrihen pa humbur kohe kunder kesaj qeverie arogante dhe mediokre tha  Ngjela. Rama shpërdori besimin e SHBA, humbi atë të shqiptarëve dhe partisë. Gabon rëndë me reformën territoriale.

 “Ne nuk kemi mundësinë që, pa ndihmën e aleatit strategjik, i cili dihet që është i tillë, të mundemi të bëjmë hapa të tillë drejt Perëndimit. Rama nuk po e kupton që ftohja me ta është në dëm të Shqipërisë."

“Duan të bashkojnë Elbasanin me Korçën dhe të bëjnë Pogradecin qendrën administrative të këtij rajoni.Por nuk shkon, nuk mund të bashkohen kështu.Duan të bashkojnë veriun dhe qendër të kenë Lezhën. Si do të quhet rajoni?Rajoni i Shkodrës?!Po bëhen gabime”, shprehet Ngjela teksa thekson se kjo reformë nuk mund të bëhet e mbyllur madje propozon edhe referendumin."  smiley smiley

“Fakti që Rama nuk hyn në zgjedhje brenda partisë, tregon se nuk është i fortë, po i bien aksionet në popull, por dhe brenda partisë. Ai e di këtë dhe nxjerr broçkulla juridike. Duhet të kemi parasysh se duhet të respektohet ligji. Statutet e partive janë depozituar në gjykatë dhe jo pa qëllim. Secili mund t’i drejtohet gjykatës, gjykata merr vendimin, dhe ky ngërç merr fund”, shprehet Ngjela.

Falemnders  Av Ngjela.

 

e dija, ma thoshte edhe zemra: te avokati do perplasemi te gjithe... nje dite.

jo, thoshe ti, nuk i besohet avokatit, se ai do te vriten 13000 veta, qe te hipi piktori ne pushtet.

dale mer, mos u nxito, te thosha une, se esht e gjate davaja...

jo, thoshe ti, ne asnje menyre.

osht dynjo jallane, o kapo! 

ja te them prap i gjosen tjeter: ti do jesh qe do e shash prap avokatin... mrena vitit. e kemi me dokument te shkrujt ca po te them. 

Kjo eshte nje proteste e parakohshme, pa ndonje kauze te forte, e stisur me sforce vetem nga Berisha dhe Luli i shkan prapa si manar. Opozita e pd ka marre tatepjeten dhe me c'flitet analizen e humbjes se 23 qershorit do ta bejne bashke me ate te zgjedhjeve lokale ne 2015. Nje rruge e dy pune.

...si dalin minjte nga gjirizi sa u vjen era kërmë ...smiley Të jenë niprit e fashistëve thua ? Nuk besoj se u provuan jo vetëm njëherë . Do jenë nga këta ish Komunistët ose "gardistët revolucionarë BLU " të 91 që sipas porosisë u grumbulluan pas pergjegjësit të Sektorit Gjelbrim Pastrimit dhe mirmbajtjes së shurrës së Biroit ..z sali Berisha

Më ndihmoni ti ndryshoj se kam shumë konservatorë ! I dhanë një " ndihmë " në 91 . I nxori si minjtë nga gjirizi dhe ja la Saliut .

Mos u fut koqe plumi se do të duhen kur të hapen Gjirizet prapë .

Gjirizet do ti hape mirmbajtsi i shurrës së Biroit sh Sali  , po minjtë aha ...Mbetën Interneteve smiley U tretën dheut të Huaj për një ...ah kohë të lavdishme kur kishim Partinë që na mbronte .

Tmerrohuni klyshat e Kuq .Tërmeti po vjen ...me protesta paqësore .. smiley

Që nga Usa e Kanada  vijnë kabllogramet

 Derdhet Buna , del shtrati Semani e Drini  

Çi tronditi ne Shqipëri  fushat e malet

Përmbytje e madhe nga   Misisispi

dridhet mileti kuqalosh prej termetit

që po vjen prej Masachusetit !

 

Neser me nje llaf fillon kutizmi i PD-se, tip Hape kutine e komunizmes.

Flitet qe Berisha do ofroje ti beje Rames nje eksorcizem falas, tip dy sherbime ne nje; do ti kuroje lakuriqesine bashke me komunizmen, duke perdorur teseren e PPSH ne vend te kryqit.

Po perpiqen 'to ride the wave' e atyre ne Bosnje. Do digjet naj gjo apo jo? Ku mund te vem baste?

Delegatet do te zhvishen nga rrobat e udhes ne pika strategjike rreth e perqark Tiranes. 

Ça po ndodh ne Ukrain?

Zili e modhe..kan vra nja 30 vete, 10 polic mes tyre...osht bo helm Saluku ....si nuk del asjni hero me u bo Azem per Familjen e Zombit

Mezi shpres rezultatet e protestes se neserme... Do te jem e zene gjithe diten qe nga ora 7 deri ne mbremje dhe nuk do te kem mundesi te shikoj direkt hatane e parashikuar. Nuk e di per peshqit tjere, por une e konsideroj Lulin si nje lider ekzemplar, si figura me e pershtatshme e kesaj partie te reformuar. Madje, si nje “porno star,” ne role pasive ne te cilat si i krehur mire dhe i edukuar nuk ankohet kurre nga ajo femra bishe siper tij qe nuk e leshon dot timonin... Mos ma vini fajin per shprehjen e fantazive te pafajshme, por Basha eshte goxha eye candy...

Jam e sigurte qe kjo proteste do te shenohet si arritja me e madhe e PD-se, edhe me e arrire se ajo tentativa e sinqerte e nentorit te kaluar, por qe per fat te keq nuk i eci mire sepse Ed nudisti, si diktator qe eshte, i dha fund çdo shprese te anetareve te saj... kshu hap e mbyll syte... pa nevojen e akrobacirave te dy protagonisteve te filmit...

e ke pa kaptinen e Bashes, forma e kafkes pa occipital. Pallosh tipik, nga ata qe ne kohe te vet e kapshin me shpulla.

Nga policia bëhet me dije se duke filluar nga ora 11.00 e ditës së nesërme, do të bllokohen të gjitha hyrjet drejt sheshit “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe të gjitha rrugët që kanë lidhje me segmentin rrugor nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza” Tiranë.

....  shtepite e ndertuara pa leje nuk do prishen edhe sikur Enver hoxha te ngrihet nga vari smiley

 

medemek mbahen pas rrezimit te bustit se pikepamjet ideologjike mes tyre jane gati te padallueshme. tanime behet fjale vetem per dallime teknike ne qeverisje; ha ha, mo mire ne se atasmiley. (sigurisht qe qeverisja e pd ka qene mjaft e keqe)

duhet me gjet nanje menyre vendi me dale nga ky bipartitizem idiot, per zotin

Ne rrjeshtin e pare do jene Ristani me Tuarege dhe Bregu me Jaguar, ne duar do kene pankartat, Qeveri e Korruptume.smiley

Po jepen lajme se mijra persona po vijne nga Shkodra per te protestu. Meqe jane me makina te vogla do ndalojne ne Kamez e do parkojne aty. Pastaj do marrin autobuzat me ardh ne Tirane , se Tirana eshte keq per parkime.

E c` vete me shkodranet antikomuniste, c`vete ! smiley

pyetje që i bëhen nga një bashkëkohës, doktorit që u vu në krye të Lëvizjes Studentore
 

3. Sali Berisha a ke patur miqësi të vazhdueshme ti me Kadri Hazbiun dhe a haje hamburger me të në Paris?
 

 

 

Kom kujtu se do prisnin te vdiste (fizikisht) pa t'ja thonin publikisht  smiley

kush eshte ky bashkohesi qe e ben kete pyetje, Rexhep Qosja..? presim edhe 54 pyetje te tjera..smiley

"dhe a haje hamburger me të në Paris?"

p.s. (per emon dhe kavirin). skena ne Paris..... "a gatuani sup me midhje ne restorantin tuaj..?".smiley

smiley

ej, un nuk di ca osht me keq, te kesh shok kadri azbiun apo te hash hamburger.

te hash hamburger me kadri hazbiun: cfare mrekullie!!!

Prototipi i bebeve qe bejne te tilla pyetje eshte pyetja ne Konferencen e Tiranes kur rebelet i bllokoi Veri me pyetjen standard:

"Ç'deshe ti ne automobillin e llegates jugosllave?"

Me kujtohet ne nje interviste se i pari qe u hoq nga PD si fraksionist dhe kolaboracionist ishte Bashkim Kopliku qe u akuzua se ishte pare te hante shalqi bashke me nje ish-funksionar te larte.

100 vjet era shtet dhe akoma bebet e kane biberonin ne goje, megjithse pleq pa dhembe, dmth me dhembe dhe noflla plasmasi.

 

nuk e dije? po mire, po kur hyre brenda, mos t'u duk serbishtja si shqip?

bo bo bo... me te merthy ne kryq me gozhde trari.

ekzaktemó Belul, edhe Putini keshtu tha : "Une spiun?? Une kam punu ne KGB dhe kaq!"  smiley

Edhe protesta e grave te PS kish me shume entusiazem... smileyLSI me PS duhet te lajmerojne njerzit e tyre ti bashkohen protestes. .. Nuk mund ti lene te poshterohen ne jete fare feje, jo kete vit te pakten.

I papame NMN-ja sot, ka nji ore tu fol ne parlament, zonin pushke e llafen karajfil. E te menosh qi ka fjete 2:30 am.

Une piva kafen, konjakun, bona dush, ripash pjesen e pare te Bajernit te Modh sa i Modh qi je ti, (penalltia arsenali hofsajt btw), NMN-ja vazhdo rreshto akuzejshens me rend kohor.

Hallall. E u po munohem me gjet dy çorape isoj smiley

Penalltia e arsinalit apsaq, si dhe nji penallti qe nuk ja dha Bajernit te modh sa i modh qe je ti ne pjese te dyte per Mylerin.

23 vjet me vone, s'e rru mo njeri

"Stehen Frauen an der Spitze der Regierung, so ist der Staat in Gefahr, denn sie handeln nicht nach den Anforderungen der Allgemeinheit, sondern nach zufälliger Neigung und Meinung." 

Qendrojne gra ne maje te qeverise, keshtu eshte shteti ne rrezik sepse ato veprojne jo sipas kerkesave te shumices, por sipas deshirave dhe  pershtypjeve (mendimeve) rastesore.

 

Citat nga: 

Grundlinien der Philosophie des Rechts, oder Naturrecht und Staatswissenschaft im Grundrisse

Linjat baze te filozofise te se drejtes, ose e drejta natyrore dhe baza e shkences se shtetit  

Berlin, 1833, § 166 S. 231 books.google.de

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).