Pershendetje te gjitheve, kerkoj ndihmen tuaj me sa te keni mundesi.

Udhetoj ne USA pas 3 javesh, per te qendruar dhe jetuar atje, por nuk kam udhetuar asnjehere me avion dhe eshte udhetimi im i pare. Dhe jam shume konfuz per gjerat qe do marr ne valixhe. Per ata qe kane udhetuar cfare gjerash nuk lejohen, sa canta mund te marr, se me kane thene dy, nje valixhe dhe nje cante dore, dhe sa kg peshe duhen?

Faleminderit per cdo ndihme qe mund te me jepni.

85 Komente

Mos merr bomba.

po nuk lejohen ca gjera te vogla si: bomba, pistoleta apo arme zjarri ne pergjithsi..smiley

po si ne te gjitha udhetimet mor vlla, lejohen rroba, sendet e higjenes personale.. p.sh shampo, veglat e rrojes etj.. por keto sendet e lengshme lejohen ne valixhet e check-in, jo ne canten dores! ndersa sa kg mund te marresh, kete shikoje te rregullorja e kompanise me te cilen do te udhetosh sepse varion sipas kompanive.. une p.sh , kam udhetuar me Delta dhe lejohej maksimum 23 kg ne valixhe e madhe te check-in dhe 8 kg ne valixhen e vogel apo canten e dores...

Nje I njohuri im kishte arritur edhe presh te merrte!  Kudo qe te jetosh, kudo qe te udhetosh, ne asnjehere nuk kemi per tu ndare nga origjina!  Rruge te mbare dhe te prifte per mbare Amerika.

Tritani ?

tregojne qe ne x-ray kane pare kafken e nje vici dhe skeletin e nje deleje, made in albania 

S'keni presh aty Ketlin?

Ka por nuk eshte si I Shqiperise!  Tre presha "te ngordhur " bejne $4. smiley

nje cant dhe nje valixhe, asgje te lengshme, asnje ushqim pervec biskotave. mos mer gjera te dyshimta.

Merr aspirina vendi ....dhe tesren e partise !

Asigjo mos merr, Amerika i ka te gjitha. Vetem nji trajse te duhet me mbledh paret qe kane shtruar rruget.

Ketu ke nje liste te gjerave qe s'mund te marresh tek canta e dores ; mos fut gjera te lengshme mbi 100 ml,si dhe objekte te mprehta, ndonje objekt me gaz , tip cakmak etj Te gjitha kety mund ti futesh tek valixhja. 

Rruga e mbare!

mushe me pare po pate mundsi ate valixhen

I kam zet udhetimet e gjata per vete. Plus qe nga Tirana me duket se s'ka avion direkt per Amerike.

Vishu me shtresa, kepucet merri me lidhese, nderro corapet dhe merr nje bluze me vete per ta nderruar para se te zbresesh. Mos mbaj shume varese e ora, e monedha neper xhepa, se te duhet t'i heqesh kur kalon neper kontrolle. Mundohu te flesh dhe te pish shume uje gjate udhetimit. Mbaj aspirine me vete per dhimbje koke dhe bej here pas here xhiro neper avion per te shkrydhur kembet. Shko ne banje para se te zbresesh nga avioni se neper aeroportet nderkombetare amerikane s'ka banje para se te dalesh nga kontrolli i pasaportave.

Te tjerat t'i kane thene me siper me duket, dhe rruge te mbare!

Pu pu pu! Ca bohet keshtu, po ene fjalen prass e keni censuru? Po une i thashe Ketlines qe me vjen keq qe nuk te ndihmoje dot per te te dhene pras nga vendlindja dhe......... Shoh qe moderatorja e turnit e paska fshire. Po pse mi nuk te pelqen Prassi ty? 

ne shqip vetem Spasse ka qene me 2 s o berber. Prasi (qe t'u boft gjak e dhjam), shkruhet me 1

Nuk di cfare vitamine ka preshi dhe per cfare ben mire per organizmin tone, se nuk do ja falja vetes qe nuk e kam ngre kurre!  

Kuaz si gjithmone shpirt human..

Meqe ra fjala, si thuhet ne gjuhen letrare pras, presh apo purri?

Amerika është shumë vend i fëlliqët, vend neoimperlialist, me korporata të mëdhaja.

Nuk e di nëse vet do të mund ta përballoja një përbaltje dhe shtypje të tillë të idealeve të mia anti-kapitaliste.

Pastaj, pse ha dot shqiptari presh amerikan? Ne duam presh vendas...

 

Pastaj tani është bërë edhe më keq, korporata dhe big-a të mëdhenj. Po e shtypin popullin!!

Disa statistika të fundit fare thonin që demokratët kishin më shumë para se republikanët, apo kishin korporata më të mëdha (diçka e tillë). Dua të them, edhe ne që e mbanin mendjen nga Obama si më afër komunizmës, edhe ky na "e futi". Se edhe këtë, sado që i zi nga lëkura*, e ka pushtuar, dmth kolonizuar Amerika. Të kolonizon tjetri, vëlla, nuk është shaka, jo! smiley

 

*dmth që nuk është mashkull i bardhë simbol i patriarkalizmës neo-imperialiste kapitaliste amerikane.

Merr dhe nje batanie per ne avion, se ben ftohte dhe ajo qe te jep stjuardesa eshte shume e holle smiley

 

Mos harro mer raki, po futi tek canta qe nuk do mbash me vete.

Mund te maresh deri ne tre valixhe dhe dy canta dore. Valixhja pare falas, e dyta $100, e treta $200. Canta e pare falas, e dyta $50.

Keto tre jave mos shko ne kinema, qe te shofesh nanji film ne avion me shty rrugen. Mer dy pale corape dhe nje pale shapka qe te rrish rehat dhe mos kesh ftohte.

Mos mer ushqime.

Welcome to America!

varet nga linja Gon. Turkish Alines psh e kish bagazhin e lejum 2

Se kom provu turkish se me duket shume gjate bredho

po une vec 1 here i kam hyp po ishte mjaft i mire sherbimi. Masanej, nqse reklamen ja bo messi dhe kobe, aq kot nuk do jete

Ne c'areport vjen dhe nga e ke tranzitin? Pyes sepse ngaqe e ke per here te pare, te kesh kujdes ne tranzit se mos vonohesh. Mer nje liber me vete per ne tranzit.

dhe kujdes   kur te flasesh me stjuardesen..  dmth, fol por  ne menyre te kulturuar,  e jo te debatosh..  gjithashtu  mendoji mire fjalet qe do thuash ne aeroplan, se mund te perdoren kunder teje..

Me kujtove qe kam nje kujtim shume te mire nga kompania hollandeze me te cilen kam udhetuar heren e fundit. Ushqimi ishte vertet i perkujdesur dhe personeli shuuuume i sjellshem. Deri edhe revista ne avion m'u duk me cilesore se zakonisht.

udhetim nderkontinental, apo ne Evrope..?  une njeher kam udhetuar me KLM ne  Evrope dhe  ne pergjithsi sherbimi ishte i mire.  por  mendoj qe emrat e medhenj  te kompanive ajrore  ne Evrope, ne pergjithsi,  kane sherbim te mire.. prandaj edhe reputacioni qe kane ndertuar.  p.sh  une kam  kujtim shume te mire me Lufthansen..

ndersa , dikur per  ne SHBA  udhetova me Delta.. mund te them qe flututrimi  (vajtje-ardhje)   nga Brukseli deri ne New York ishte eksperience shume e mire..  avion i paster, stjuardesa te  perkujdesura ,ushqimi i mire..   por nuk mund te them per pjesen tjeter te udhetimit  brenda ne Amerike me Delta..  aeroplani u nis mbi 1 ore me vonese,  brenda ishte pis.. bile as therrimet e ushqimit  qe ishin te dukshme  te ndenjeset nuk i kishin pastruar...

Nderkontinental. Dhane nje si zemer dikur, nje pakete me nje cope buke integrale dhe djathe. Une s'i kam shume qejf keto ushqimet e amballazhuara neper avione, plus qe jam alergjike ndaj salmonit per shembull. Sa e mire me eshte dukur ajo cope buke me djathe, me njeqind sqarime si e qysh ishte prodhuar, cfare gruri kishin perdorur, si i rrisnin lopet e kshu me radhe.

Delta eshte ok, nderkaq s'di pse po Lufthansa me ka zhgenjyer me avionin dhe madhesine e sediljeve ne te. Vetem se kjo me Lufthansen ka qene udhetim nga Shqiperia me nje ndalese ne Mynih.

vertet,  aeroplani i Lufthansa,  Mynih-Tirane ( e kam bere edhe une njeher kete linje)  eshte shume kompakt, bile elegant   do thosha..smiley

Kam ik iher nga Roma ne Venezia me Rayan air, 10 euro. Me kapi stuardesa per favoritesh se kisha vone kufje rruges. I wondered why don't they keep tasers.

heren e fundit qe  udhetova me Ryanair ishte  para nja  2 vjetesh, Dusseldorf- Milan Bergamo..  kishin ndryshuar shume.  si fillim, saken se ke  400-500 gr me teper ne valixhe nga çlejohet,   quhet direkt mbipeshen e lejuar  dhe duan 40 euro me shume..smiley     

pastaj  sapo u ngrit aeroplani,  filluan  te dilnin stjuardesat cdo 5 minuta te shisnin  gjera nga me te ndryshme.. kafe, paketa me cigare, parfume,  etj etj..   dhe me ne fund filluan te shisnin  lloto  deri edhe bingo   ne aeroplan organizuan.smiley   sa kam qeshur ate dite,  mu sikur ishe ne pazar...

Belul, po banjot i kane bere me pagese?

Tani po e kuptoj pse ti dhe Pjeri e pelqeni kete linje ajrore smiley

..smiley        

gjembi  ne mos porno , jam i bindur qe  stjuardesat e Ryanair  se shpejti do fillojne  te bejne streaptease.. prandaj  kane filluar te mendojne qe te krijojne me shume  hapesire  ne aeroplan..smiley

Besoj se keshillat me te mira per stjuardesat duhet t'i jape dikush tjeter...

kush gjembi?

Kujtohu, Belul, kujtohu. Dikush qe shkon ne Shqiperi disa here ne vit, madje fut dhe pije alkolike kontrabande.

Ne avjon lejohet bakshishi ta kesh parasysh. Dmth ta kam llafin qe nje uiski i mire shkon te $6.

Nese je duhanxhi mos e co ne menje me e ndez ne banjo. smiley

e-cig! 

Hiq friken mos mendo asnjehere qe po udheton mbi Oqean! smiley  Tmerr I kam udhetimet me avion! 

Nuk ka uiski te mire per 6 dollar, po lere ca thote Goni. Rakine me vete. 

Udhetare cope sa? Hap nje karte krediti me Delten, (gold/plat) vitin e pare e ke te pagum nga ata (100-150 tarifa) dhe hy nga te paret brenda dhe 2 valixhet e para i ke te perfshime. 

1) Ca ja vle me e marr mere, po nese te duhet kur te kthehesh, mos e merr...

2) Ca nuk ja vle me e marr, por nuk te duhet kur te kthehesh, merre se nuk i dihet, mase te duhet...

3) Fundja, i gjys kontenitori, 1000 dollarsh, te lejo me sjell ter placken me vete, e gjysma tjeter te lejo me sjell dhe makinen. Shif 1 e 2 me lart. 

4) smiley Mos merr asnjonin nga te mesipermit seriozisht. 

Rrobat e trupit, kuleten, ndonje rrote djathi kackavall shqiptar, dokumentat dhe eccccc ne parajsen amerikane smiley I shkreti ca ka per te hequr ne fillim! smiley

kur te arrish ne token e bekuar do mblidhen peshqit qe te japin keshillat e tyre te vyera, cfare duhet te besh, me ke te shoqerohesh (larg bashkombsave do te thone disa prej tyre) etj etj..

 

Mes gjithe gjerave qe te hyne ne pune, zgjidh ato pa te cilat nuk ben dot. Kaq.

Ne canten e dores; Nuk lejohen arme zjarri dhe arme te ftohta, edhe bicaku konsiderohet arme dhe s'lejohet. Nuk lejohen lengje me vellim me te madh se 99 ml, nuk lejohen as ushqime. Te valixhja qe do futesh ne bagazh nuk lejohen vetem armet e zjarrit dhe eksplozivet, po mos merr as ushqime po tu lut njeri se do te cajne trapin kur te arrish, ose po e ke me detyrim me marr ndonje byrek me hithra, mos harrosh ta shkrush te fleta qe do te japin ne avion se po ta kapen te padeklaruar i hongre nja 300 dollare gjobe. Mos merr me shume se nje kile raki dhe dy steka cigare. Edhe te prifte e mbara.

Te canta e dores edhe piskatoren(ate qe heq vetullat) nuk lejohet..smiley

Ta befte mbare kudo qe te shkosh ne usa! 

per valixhe e gjona mos u streso shume,ne valixhen e dores mos merr lengje as PARFUME >100ml (mi kan mbajt kushedi sa here ngaqe harroja parfumet ne çant dores) per gjona tjera qe nuk lejohen  maximumi do ti hedhesh ne koshin e plerave ne aeroport,per me sh info pyet ndonje agjenci fluturimesh ne tr

Varet. Ketej nga Amerika veriut s'eshte problem kilja e rakise, vaji i ullirit, ullinjte apo djathi kackavall , apo kafja .........une i kam kalu .........bile edhe bollokume kam marr .  ( nga Cuba kam sjell puro dhe konjak)

Por varet ndonjeher nga lloji i policit , dhe nga statusi emigracionit qe ke ......dmth do te shikohet qe  e   ke per here te pare , dhe mund te kete kontroll me te imet per ju ..........ndaj ju sugjeroj merr gjera qe edhe po te t'i hedhin mos te te vije keq ...........

Me kembe te mbare , dhe te sygjeroj nje gje , nqs ke dicka qe s'e di ( dhe sigurisht do kesh shume gjera qe s'ke si ti dish si fillim)

mos rri te pyesesh poshte  e lart shqiptaret , se te marrin ne qafe...........mund t'i degjosh , por fjalen e pergjigjen e sakte , beje nje mundim dhe bjeri nr telefonit te zyres per te cilen ka pergjegjsi per problemet qe do kesh , se keshtu nuk do humbasesh as kohe as para . dhe uroj te dish anglisht so mund te zgjidhesh problemet vete me doren tate.

Dhe pastaj shqiptaret jane njerz te lige. Po ke te pyesi ky i gjori, amerikanin qe ska dale noj here nga qyteti apo meksikanin qe o tu u mcef se ska bo letrat akoma?!

 

vishu a te qifja se bora 1 meter

Ke shan nga bora ti? Kripa, kripa na hengri!!!!!

ne kena greve knej...juve ju myti bora

Ne na kane cel mimozat knej, sot ishte mu si nje dite ne prag pranvere, e ngrohte e me nje puhize te lehte sa s'te behej te shkoje ne pune.

"mos rri te pyesesh poshte  e lart shqiptaret , se te marrin ne qafe..."

Do shtoja edhe mos rri te degjosh Elben, se do te marre ne qafe...

Nuk kane  rendesi lojrat e fjaleve, rendesi ka efekti.

Kur mblidhen shqiptaret bashke , ose fillojne te mburren ose hapin thesin . Nuk e  di  cili mekanizem i detyron t'i shikojne  vlerat ne kte forme te cuditshme.

Jane te rralle ata qe meson prej tyre ose ke benefit prej tyre .

Megjithate kjo sdo te thote se Arturoui nuk do rri me ta por ama do beje se ca eshte e mire per te , jo ca eshte e mire per ta . ka diferencim ne trajtimin  e vetes.

Kujdes!!! Trusti i lulelakres nuk lejohet ne shba.

flm per pergjigjet, bileten do ta pres javen tjeter, ose me lufthansen (Tirane-Frankfurt-NY) ose me Tukish Arline (Tr - Stamboll - NY), me Luftahansen ishte pak me shtrenjte bileta, besoj se Lufthansen do ta pres, sdi pse me duket se sherbimi duhet te jete me i mire e korrekt, thjesht nga emri se skam asnje ekperience te tille, apo ta marr me turkun?

Dhe nje pytje specifikie, makine rroje marr dot? Apo hyn te razor? Jo nuk do marre arme apo tritol  smiley, as raki e lakra, pjesa me e madhe do jene rroba dhe gjerat te nevojshme si furce dhembesh etj. ju faleminderit per infot e dhena dhe per ato qe mund te jepni 

Meqe lakra s'do marresh, kujdes nga Xhivola dhe Dogsboruja! smiley

makiine rroje merr, po nuk e ke nga ato te kohes se pordhes me brisk astra qe hiqet e vihet smiley Me mire Lufhansen po qe se diferenca e cmimit eshte e pranueshme, se me turkish te duket sikur i bie botes verdalle, 10h30min e ben nga Stambolli ne NY, ndersa nga Frankfurti eshte me pak se 8 ore. Kur te presesh bileten sigurohu mire qe te mos jete operated by ... ndonje kompani amerikane se jane ku thrret qameti dhe duke qene se e ke per here te pare do te te marri emigracioni per ters smiley 

Me Lufthansen e kam bere gjithmone USA - Albania ( gjithmone them une, 2 here e mezi ne kaq vjet lol) nejse eshte linje e mire! Mos u ngarko shume se ke ketej plot. Sja vlen me sjell ato garbage stuff qe andej. Ne carry on luggage mos te kesh shampoo, paste dhembesh, lotion, etc si puna e ketyre ( futi ne valixhen qe do besh check in) . Ste bejne gje po ti hedhin ne plehra. Merr ndonje iPad, iPod apo liber per te lexu. Rruge e gjate. Kaq and enjoy the flight ! Hopefully ke window seat. Te shijosh pamjen sunrise, sunset. Eshte spektakolare! 

akoma ne boten e cudirave ti mi....xhiro me avion, me lindje perendim...te vjen darka si ta dush (chicken apo beef) mu ke sedilja ohohoho

smiley

Po pse cudirave ore? Jam pak romantike e pranoj. Akoma ngre koken lart per ti pare keto shfaqje spektakolare qe ti ofron Mother Nature. Ne avion ske nevoje te ngresh koken. Je me afer me lindjen e perendimin e diellit. Te duket sikur po luan catch me if you can. Kuptove gje noshke?! Ehu ti je tuj kthy ndonje gote whiskey. Me ke flas dhe une. Nderro seat, shko afer banjos me mire smiley

Merre bre rakine ce s'te thote gje njeri, dhe po te tha ti thuaji, po eshte ilac bre oficerke

Anahuqe, good one me trustin e lakres, po tani s'eshte me thjesht trust lakrash ordinere, eshte trust lakrash Brukseliste smiley

brukseliste, hahahahah

-- oui

Xhibo, keto brukselistet nuk kane ardhur akoma ketej nga ne. Kushedi, presin te marrim statusin, te sigurohen qe do te bien ne dhembe te mira, pastaj e kemi thene qe jemi mishngrenes apo jo. smiley

Mos harro ti heqesh baterite vibratorit. Ne 9 nga 10 raste kur cantat fillojne te levizin vete, dhe behet kontroll i rrepte, eshte kur ndizet vibratori gabmishit...

rruge te mbare

Ana, në lidhje me këto që po thua kam parë një tmerr aq të vyer sa po më dridhet dora nga 100 pishmane që po e lëshoj: http://www.youtube.com/watch?v=j51JY2HOg84.

Nga njëra anë Diana Çuli është simboli i trashëgimisë më bastarde të viteve '80, banalitetit në tribunë, nga ana tjetër filmi lakuriq idiot është simboli i fëmijës bastard të rritur nga prindër të tillë shushunja ndihmash. Me vetëkontroll të habitshëm nuk po e ndyj gojën më tej.

Me gjase, D.Ç. do te kete marre ndonje fond te majme gjekundi dhe ka bere kete surrogaton per t'i bere qejfin botes. 

Oh, surrogat është një fjalë shumë e butë për një akt kaq revolucionar në favor të idiotësisë.

tropizme, idiotesi me idiote s'kom pa najher. Bah cfare shpifesire. Dianes vetem Drerin e Trotuareve i respektoj.

shushunja

shume e paske ofenduar shushunjen kur e krason me dianen.

Arturo, mos hezito po preje me Lufthansen edhe per kualitetin edhe per sigurine e kokes se rruge e gjate helbete. Shmang linjat amerikane se jane bloze dhe do te duket sikur ke hipur ne autobuz. Mos nigjo Elben qe hedh helm per shqiptaret se po nuk fole me shqiptare kur je i sapoardhur i bie te vrasesh veten. Te shkofte mbare ketej dhe shtrengo dhembet fillimisht.

edhe nje ndihme ju lutem kur te pres bileten ti them me lufthasen dhe jo me operated by?? Se mos me delegojne ne ndonje linje tjeter ndaj.

Arturo, nese se ke me ngut, pse nuk provon njeher te shkosh deri ne Bruksel, gjen bileta te lira me Jetairfly, e pastaj te nesermen Bruksel-New York. prej Brukselit ka plot alternativa, jo vetem 2 kompani, dhe cmime te arsyeshme gjithashtu.

Turo shko ke Kayak.com dhe loz vet me datat...

arturo po futja tiran-bruksel ke bileta me jetairfly.com per 120€,pastaj bruksel -n york ke edhe me 450€ çdo dite

ps. kokaina lejohet per vip dmth biznes kllas smiley

Te isha si ty do i bija nga ana tjeter e planetit qe te mund te udhetoja me 'Singapore Airlines'  : nuk te dilet nga avjoni, aq i mire eshte ushqimi smiley

Epo, ai nuk eshte Filis Fog, de, por Arturo Ui. Nuk ka 80 dite kohe qe t'i bjere botes perqark. smiley

 

Cocaina lejohet me sasi te vogla por jo cannabisi smiley

mos harro rrakin e thanes.. 

po spate kesh meri te gjitha corape, geta, carcafe,pjata batanije dhe mos arro ca leke per tre qerate e para

si dhe nja 6000* te thata per makinen. se nuk ke ku lu komen pa makine.

* dollere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).