Te gjithe i urrejme pop-up ads por kete here besoj se me ndihmuan te gjej nje zgjidhje shume te vecante per festimin e Shen Valentinit:

Opera "A masked ball" e Verdit. "This Valentine’s Day, treat your love to a modern night at the opera, along with two complimentary glasses of sparkling wine and a chocolate treat from Lindt."

 

130 Komente

Shume romantik kapo! smiley

Do shkojme ne hotel. Aty do ta festojme.lol ( room service)

smiley

po c'valentinera thua, aman, bore e madhe, o kapo. smiley 

have fun with your beloved one(s)!

you too smiley
 

Personalisht blija dhurata,por nga sa kuptoja asnjehere nuk qelloja ne shenje,keshtu qe i dhashe fund dhuratave.

Nje GC me nje shume paresh brenda nga ndonje dyqan me emer dhe nje kartoline!

Eshte zgjidhje e thjeshte dhe shume efikase!

ACDC1, të kam parë që shkruan rregullisht në tema për gratë, dmth të kam parë që shkruan rregullisht për gratë, dhe se si më duket që pranon kaq sinqerisht publikisht se partneren tënde nuk e njeh.

Po edhe ti o kapo, "çfarë surprize do t'i bënit" (sikur të ishit gjallë)? smiley

smiley

Një njeri prej bore.
 

Ec aty amerika qe e festo Valenitinin me 6 ore vonese.

Ne nuk besojme ne konsumerizmin e sistemit imperialisto-kapitalist!! 

Une ngordh per dhurata.smiley...

Poshte konsumerizmi, rrofte revolucioni proletar ta kam llafin!

nje arush pellush me nje unaze tek hunda.nuk ka simbolike me domethenese.

Dmth cdo vit unaza ti? smiley

Mbase s'jane nga ato qe vihen ke gishti smiley

Atehere ndoshta nuk duhet ta vendose tek arushi smiley

Po mbase ka hunde (me) te madhe arushi lol

Une jam njeri i thjeshte tropizma.

Nuk jam i sofistikuar si puna juaj dhe nuk flas politikisht korrekt dhe nuk bej snobin,por thjesht sic me vijne fjalet nga mendja.

Mund ta shkruaja edhe une,sic shkruan Llastica,nje nate ne hotel apo ndonje opera etj etj.

Une shkruajta sic jane gjerat,nuk ma thote per dhurata jo vetem per gruan por edhe per te tjeret.Edhe kur shkoj ne Shqiperi nuk blej dhurata por u jap cash.

Tani nese kjo eshte mosnjohje atehere le te jete.
Sic e thashe ne nje teme tjeter i tille jam une dhe me pelqen OK nese jo prape OK.

Po dhe une e thjeshte jam smiley . Beje kete qe te thashe une e shife ca do thote gruaja the next morning kur te zgjoheni ne hotel, ( jashte rutines te perditshme) . Mos jep cash se te bie vlera, degjo mua. 

acdc1 ke te drejte. eshte veshtire te besh dhurata tamam. po te jesh shume i pasur s'eshte problem se blen gjera per se mbari. mund te besh dhurate te mire po ta cosh dike vete ne dyqan dhe te zgjedhi cfare do. te japesh para ne kesh ose gc eshte gjeja me e mire. 

Po behet si rutine dhe ajo gje mi alba. Cash or gift card. Boring. 

nje here ashtu, nje here keshtu. se edhe ta blesh dhe te japesh faturen qe tjetri ta ktheje po te doje, njesoj eshte.

Shen valentini eshte si san remo, dmth event katunaresh. Jo rastesisht kapo voton pd-ne smiley

LSI-ne. por mceftas.

E vune re qe kapo nuk pyti se c'dhurate prisni per SV? Kam nigju se ato filxhanet e kafes me stampen e Berishes maximumin e shitjeve e kapin javet e para te shkurtit. smiley

Mos pyet ne, pyet femrat se cfare do deshin si dhurate, dmth pervec gjese se gjalle.

Plus qe kjo eshte feste komplet komerciale; bleji nje dildo ne vend te luleve ose cokollates, as a gesture of fukcing komercializimin e festave romantike, si ai qe bleu ne farmaci prezervativ + aspirina sepse deshte ti qt gripit.

Kapo,

Ide shume e mire ajo e Operes megjithate me duket se nuk jeni aventurier sa duhet ne perzgjedhjen e çokollates. Lindt? Me te vertete? Do t'ju sygjeroja diçka me te rafinuar dhe artizanale per te dashuren/gruan tuaj... Gjithashtu, a keni menduar edhe per Baletin? Dhe per çfare vjen mbas tij ose Operes ne te cilen do ta çoni ate qe doni?

 Ju uroj nje dite te mrekullueshme... smiley

 

Dhe per çfare vjen mbas tij ose Operes ne te cilen do ta çoni ate qe doni?

Kapo, shiko sugjerimin e Mimozes per pas operas smiley

....a keni menduar edhe per Baletin?

..edhe baleti nuk do ishte keq,por ate dite eshte vendos te luhet Opera smiley  

 

po po ta themi ne ketu, nuk eshte me surprize o kapo..smiley

ACDC1, unë nuk po vija në dyshim thjeshtësinë tënde. Nuk ka nevojë të jesh i sofistikuar, politikisht korrekt apo snob për të jetuar brenda kundërthënieve.

Një puthje në faqe për "partneren" dhe një debat/muhabet në "familje". Në "strofullën" tonë nuk jemi materialistë.
Pastaj, po qe se duhet me patjetër surprizë... do të kthehem disi më shpejtë se ditët e tjera*. smiley

* dhe nuk do të lajmëroj paraprakisht.

beji kete ne 14/2 e shife ne 14/11 //

Avash, avash... smiley

Ose beji dhurate nje abonim ke Peshku, jepi username + password ne nje kuticke te lezecme ne forme akuariumi.

Ka shume njerez midis tyre edhe une qe jane gjer ne gryke me dhuratat..si I behet ne keto raste? smiley Aman mos sygjerini drurin ose me shqip dajakun se ne ketej nga Amerika te fusim ne burg per nje llaf.. Kemi ligjin shume te forte qe na mbron ashtu sic mbrojne edhe qente, macet.. smiley

si I behet ne keto raste?

coji si dhurata ato qe si do.

IDE e mire..me mire nje gje kot se pa gje hic..ne te dyja rastet gruaja do e ngreje zerin e pakenaqesise! 

Gjembi tells me there are things that numb your gryka but that sounds cruel, so maybe look for ndonje other solutons.

Surprizat me te bukura ndodhin JO ne ditene shen.Valentinit,a e qun te vlefshme ti Kapo?smiley

@tropizma,

juve ndoshta i doni burrat si Fraiser apo Niles tek comedia "Frasier".Te pasur,te sofistikuar,snobe,qe bejne dhurata nga dyqanet me te shtrenjta dhe mendohen 1 jave per 1 dhurate,qe hane ne restorante franceze apo super te shtrenjta etj.

Une ndonese mund te kem bere shkolle sa ke ti vite jete,nuk jam si ata por si i ati i tyre,njeri me kembe ne toke me te mira dhe te meta si gjithe njerezit e tjere dhe ndoshta me ke pare qe nuk shkruaj me fjale te medha,as bej si snob se gjoja vdes per ushqim kinez apo sushi etj thjesht per tu dukur.

Tani une e njoh veten dhe berja e dhuratave eshte sikleti me i madh qe kam dhe qe asnjehere skam kenaqur askend( ose keshtu me eshte dukur).

Keshtu qe ne keto raste,i fut nje GC,nje kartoline dhe nje tufe lule dhe e mbyll meselene.

Nuk e njoh gruan se nuk di te bej dhurata?

Ndoshta,cte te them,por ky jam une dhe nuk di te shtirem.

Pastaj recata per te kenaqur grate nuk ka,ose keshtu me duket mua.

Cfare dhurate apo surprize ?

Ne pergjithesi bej dhurata, surprizat kushtojne  smiley 

 

Bravo kapo! E kam thene une qe te djathtet e kane zemren romantike.

smiley   smiley

Te majtet kane akoma me shume privilege sepse zemra ndodhet ne krah te majte..kane folene e dashurise smiley

belul hahahaaaa

me ke kujtu i film te modh me ket, njerzit nja 10000 vjet para Krishtit. I gjith filmi pa fjale, sigurisht, vetem vepra.

cili film?

bah, s'ia mbaj mend titullin.

E gjete titullin padashje smiley

"10,000 BC" e ka titullin

smiley sa e bukur,e fuske n'guzhine me gatu,qeke vegjetarian herosmiley

Pershendes gjitha ngjalat e ppu ;

Moj pranverë, e ti mbret i bujarisë!

O ti lajmëtar i hirit, begatisë!

Eja prap’, o hir i madh, në këto vende,

Ferrin prap’Eden ta bësh me dorën tënde!

Një livadh ta bësh ti botën anembanë!

Që të mbushet trëndafij e jargavanë;

Që kasollja e brengës t’bëhet kopsht me erë

Që të mos humbasë nderi n’asnjë derë...

Qe të varfërit mbi barin t’i shoh shtrirë, 

Nën të qiellit kupore krejt të lirë.

Keto festat 'me to zori' te bezdisin

festa me zetor me mirë.

me shaminë e hollë moj lidhur moj gushës ëë...si me porosi o zembra smiley
 

e shef sa bukur,ku ka si dashuria e fshatit zemrekosmiley

o zemrek, o zemreku i bardhë

off e off aman, je ma i bukri në mëhallë

off, e off, aman...

Me alltobus kinostudio-kombinat

.

dmth pa Cetin smiley

Gjithe ditet e vitit me te njejtin surrat, mire do ishte ta ndryshonim nje here ne vite smiley

Kot me pyet cfare simbolizon Dita e Shen Valentinit dashurine presente apo ate te parealizuar?

Shen Valentini me dy fjale, eshte thjesht nje biznes, sot,  kam idene qe origjinal eshte nje dashuri platonike, e pa shprehur, pra e parealizuar! smiley 

Pikerisht edhe une keshtu mendoj. Mirpo njerzia e festojne si te ishte gezim dhe harre dhe jo si nje dhimbje zemre. Tamom kurvllik i thone kesaj.

Tashti ne sjina katunare me dale nga liqeni.

e keni bo liqenin qe s'ka ku e kap as qeni. smiley

 

Ju pershendes te gjitheve me kengen e meposhtme. Shpresoj qe Dashuria te preke çdo qelize te qenies suaj. smiley 

Janis Joplin - To Love Somebody

There's a light, certain kinda light,
Never ever, never shone on me, no, no.
Honey, I want, I want my whole life
To be lived with you, babe,
That's what I want oh, was to be
Living and loving you. 

There's a way, oh everybody say
You can do anything, every thing yeah.
But what good, what good,
Honey, what good could it ever bring
'Cause I ain't got you with my love
And I can't find you babe, no I can't. 

You don't know, you don't know what it's like,
No you don't, honey no you don't know,
You don't know what it's like
To love anybody.
Oh honey, I wanna talk about love
And trying to hold somebody
The way I love you babe,
And I've been loving you babe. 

In my brain, oh I can see your face again,
I know my frame of mind, yeah.
But nobody, nobody has to ever be so blind,
Honey, like I did, I know I was blind,
Honey, I tell you that I was, I was very, very blind.
Oh but I'm just a girl,
Can't you just take a look at me and tell,
Tell that I live, honey I live and I breathe for you,
Don't you know I do! 

But what good, what good,
Honey, what good could ever do
'Cause I ain't got you, that's all I've ever wanted,
And I ain't got you, babe, oh but I've been looking 'round.
But you don't know, you don't know what it's like,
No you don't, no, no, no, you don't know,
Honey, you don't know what it's like
Oh to love anybody.
Oh honey I wanna talk about 
Trying to hold somebody when you're lonely
The way I loved you, baby,
And I just want you to know I tried. 

Oh I know that there's a way
'Cause everybody came to me one time and said,
"Honey, you can do anything,
Every little thing, and I think I can.
Oh, but what good, what good,
Honey, what awfully good can it ever, ever bring,
'Cause I can't find you with my love,
And I can't find you babe, oh anywhere. 

Oh, but you don't know,
You don't know what it's like,
No you don't and you never ever, ever did.
You don't know, honey,
You don't know what it's like
Oh to love anybody.
Oh honey I wanna talk about trying to hold you. 

Oh baby, baby, baby, yeah,
But you don't know,
You don't know what it's like,
And you never ever, ever did,
I said I tried to throw my love around you
And I tried to help you darling.
But you never ever, no you never ever,
No you never ever, no you never ever....
 

Dhuroni zemren... smiley

Varet .

Nuk e di. Me dy mendje jam. Varet ca do me bej ajo . Po sboni gjo tmire s'ja jap fare dhuraten.

smiley

po sigurisht qe e kam bere gati dhuraten .....smiley

Tocin ne nje kuti

Tocin ne nje kuti

Kjo eshte dhenia. Po marja ne kutine tjeter c`duhet te ishte? smiley  se do japesh, por edhe do marresh! 

dhuroni puthje..te zgjasin jeten puthjet, kam degjuar

..edhe nuk kushtojne

varet. Nqse e ke llafin per t'puth xhibin, mund te kesh te drejte. Po kjo psh e ma cik lart pazarin mendoj une

Ju pershendes me kengen e justin timberlake "dick in a box"

kush te paska denuar me qendrim ne Meksike?

...gezuar festen e sh.Valentint,te gjithe atyre qe e festojne smiley

 

Grua ma ke nxirë jetën dhe jetën t'a kam nxirë,
Jemi sharë në dritë dhe jemi puthur në errësirë,
Kemi vendosur të ndahemi dhe kemi thënë; e po mirë!
Dhe prapë jemi puthur ashtu si për lamtumirë.

Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s'të dua,
Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,
Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.
Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.

Pastaj jemi përqafuar ; “e po unë isha në gjumë “
Jam futur në mishin tënd siç futet në shkretëtirë një lumë,
Jemi sëmurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
Na është holluar shpirti nga frika si fija e perit.

Dhe prapë jemi zënë sa janë tundur tepsitë,
Kemi ndarë dyshekun me vijë, (ah, vijë e florinjtë,)
Po në errësirë kufirin e kemi shkelur si barbarë
Me dredhi ballkanike që as O.K.B-ëja s'ka parë.

Grua, ma ke nxirë jetën dhe jetën t'a kam nxirë,
Ma ke pirë gjithë vrerin dhe helmin t'a kam pirë,
Po ja që s'bëjmë dot pa këtë helm të mallkuar
Mos pushofsh kurrë, moj luftë dhe qofsh e bekuar!

Petrit Ruka

nga kjo kuzhine do kete dale edhe shprehja "ta hangsha zemren"

Dhurata më e bukur që mund t'i bësh dikujt, është t'i japësh një arsye për t'u zgjuar në mëngjes..smiley

 

Oh, zot, ketlin, nga njera ane me duket shume egoiste, nga ana tjeter me duket sh i mjere personi i varur prej kesaj ndjenje. Me kujton nje personazh te simon de bovuarit, qe kish jetuar gjithe jeten ne funksion te te shoqit e befas ai ze nje te dashur me te re e gruaja e shkrete depresionin e ka pak. Me trembin keto lloj marredheniesh, po sa i kam zet marredheniet me interes.

po sa i kam zet marredheniet me interes.

Olimbi jeta është interes.

Po o xhan, po, jemi gatuar keq.

lërë, lërë, aman...

Arsye per te jetuar..nuk eshte vetem ne fushen e ndjenjes..jeta eshte e larmishme..ka plot gjera te tjera qe mund te shijosh..lindjen perendimin e Diellit..etj etj..ate nuk mund ta fale I dashuri, burri..ate mund ta falin edhe prinderit..femijet etj..

ka edhe me keq e dashur kur e falenderon qe te ka dashur apo te do..smiley

http://m.youtube.com/watch?v=_9wKi1keg8g

S'e di, Ket, kur mendoj vetem "arsye per te jetuar" me duket se njeriu eshte aq pa deshire per te jetuar, por zvarritet per hir te dikujt, qofte edhe te nenes. Sikur te mos ekzistonte kjo arsye, jeta e tij s'do te kishte kuptim. Mbase e mrndoj une gabim, por them se kushdo qe eshte apo behet pjese e jetes sone duhet t'i jape qetesine njeriut. Fundja, edhe lumturia eshte si nje semundje qe te molis shpirtin me caste fluturake, po aq sa deshperimi.

 Me e mire eshte e verteta qe dhemb sesa ajo genjeshtra qe te kenaq. Por vete jeta eshte nje genjeshter, kurse vdekja eshte nje realitet I hidhur por I vertet!

Ndodh qe cdokush nga ne ne momente te caktuara I iken deshira per te jetuar, por  ke edhe nga ato momente qe nuk duam qe te na ikin aq shpejt.. Jeta e njeriut eshte mrekullia qe ka krijuar Zoti..ai na e ka falur, jemi ne qe duhet ta jetojme..dhe duhet jetuar per veten tone ne radhe te pare, pastaj per te tjeret..

Epo, fjalia jote e fundit bie ne kundershtim me ate c'ka ke thene ne fillim. Whatever smiley

po mire, se ketlina e pa, pelqeu diku tjeter, dhe e solli ketu. Mos u tremb dhe ti. pastaj kemi dhe 'interes' pozitiv. duhet pare ana pozitive medemek. 

Sondazhi anglez, për Shën Valentin mjafton një puthje

 

LONDER- Për ti bërë gratë të lumtura në ditën e Shën Valentinit mjafton vetëm një puthje. Të paktën kështu konstaton një studim anglez. 

Në këtë studim thuhet se grave ju mjafton të ndjehen të dashuruara dhe të përkëdhelura. Ato kënaqen më shumë me një puthje sesa kur marrin dhurata të shtrenjta apo mesazhe të ftohta dashurie dhe shumë të përgjithshëm. 

Studimi ka përfshirë 5 mijë gra, ku vetëm 34% e tyre pëlqen dhuratat, ndërsa pjesa tjetër gjërat spontane. Madje një puthje e dhënë që në mëngjes, kishte shumë rëndësi për to, thyente monotoninë dhe i bënte të nisnin një ditë ndryshe. 

Sipas sondazhit, 1 në 5 gra pëlqen lule, ndërsa rëndësi ka edhe 1 sms i thjeshtë i personalizuar. 

Kështu të gjithë burrat që këtë vit kanë shpenzuar dhe gratë nuk janë kënaqur, i ftojmë të bëjnë këtë zgjedhje. Harrojini bizhuteritë, të brendshmet e shtrenjta, sipas këtij sondazhi, fiton thjeshtësia.
(m.a/BalkanWeb)

Eh grate angleze jane si shpirt mo. Ktu i prishen grate ato Kardashianet.

PF, nuk eshte gjithmon e vertete ajo qe thu ti per angleskat smiley

English women don't wash their genitalia', claims Napoli president

Telegrafi

 

Ilir jo vetem lexon por edhe jeton atje. smiley

Ti do të më dashurosh patjetër! 

Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër,
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,-
Ti do të më dashurosh patjetër!

Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditën e ndezën.
Mirë sot,po si durohet pa ty nesër?-
Ti do t'më dashurosh patjetër.

Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërceva jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,-
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:

Ti do t'më dashurosh patjetër!

Fatos Arapi

Kush ësht ai trim që mund ta mohojë dashurinë o Yll?

Ia kalova shumë bukur me partneren sot; përshëndeta edhe farefisin duke uruar gjerësisht për më shumë dashuri... duke i ndërmendur të jenë sa më kompetitiv edhe në këtë fushë.
Me "partneren" ndërmorrëm (patëm) edhe një moment të vogël apokatastazik.

Shumë qejf i kam kurv(troll)at që futen (regjistrohen) këtu enkas për t'iu ngjit të tjerëve si m*ti pas këpucës. Çudi se u duket vetja sikur japin mesazhe të kodifikuara.
smiley

Rinstinkt, 
ore s'po te marr vesh ty......ose sqarohu tamam qe edhe une te kuptoj arsyen e vertete te  sjelljes tende, ose mbylle h@lene
..per nje video te Seinfeld? wtf

Shendet!
Renis

 email: papajor34@outlook.com

crregullimet hormonale jane shkaku kryesor i cregullimeve  te personalitetit ne moshen e adoleshences. Ne raste te rralla, simtomat e cregullimeve te personalitetit qendrojne te fjetura ( dormante) ne adoleshence, per tu shfaqur ne rinine e vonet. Perdorimi i gjuhes se rendomte, e cila shoqerohet me nevoja per kenaqesi te castit eshte simptoma me dalluese e crregullimt te personalitetit tek keta te rinj...prandaj, riosh/e  ju keshilloj te kerkoni ndihme tek specialisti perkates..

 

...Sondazhi anglez, për Shën Valentin mjafton një puthje...

Hajde gjejau ilacin grave.Pffffffffffffff

Duhet te mendosh si grua dhe te veprosh si burre..vetem keshtu mund ti kuptosh burrat..smiley

smiley dmth Ketlina, duhet të mendosh si burrat e të veprosh si gratë...vetëm kështu mund ti kuptosh gratë... apo nuk shkon. smiley

acdc, kur dikush te ben dhurate te lumturon me shume mendimi, s'ka gje me te bukur se te marresh dhe te japesh dhurata. Nese kane shfaqur pakenaqesi, nuk eshte faji yt (gjithmone duke e marre te mireqene faktin qe dhuratat s'kane qene te frikshme), por faji i marresit (njecik egoist) qe s'ka ditur ta vleresoje gjestin tend te bukur.

kapo..nqs di anglisht, pace yourself. mos e boj kaq te modhe qe heren e pare, se cdo vit masnej duhet te bosh naigjo me te modhe

ksaj radhe coje ne kinema

bleji popcorn dhe cola

masnej coje per darke ke Boston Kitchen

ene veja dhuraten mren ke corn bread

---

hajt me sukses

 

Dashnor i mire eshte ai qe i ben dashnores dhurate nji dilldo.....kur i ha kurrizi ta perdori si shkop gome ,kur i ha thumbi.....well pak vaj dhe shket kollaj........

P.S po kur na u ben pordhaxhinj ne dhurata shqipot.....deri dje te vetmen feste qe festonin ne shkurt ishte festa debatikut .

Si dolet me dhuratat? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).