Vendimi per ndalimin e menjehereshem te levizjes nderurbane me furgone, ne vetevete reflekton sa e mprehte eshte ceshtja. Nderhyrja hap dy probleme te menjehereshme. Ndeshkon padrejtesisht ata shofere qe kane qendruar gjithe kesaj kohe korrekte me licencat dhe me sigurine e mjeteti dhe pasagjereve, dhe pengon levizjen e perditeshme te mijera njerezve qe mbeshteteshin tek furgonet.

Nga ana tjeter eshte fakti se furgonet jane nje rrezik i jashtezakonshem ne trafik. Shpesh teper te vjeter, jashte kushteve teknike te mjetit. Ndalojne vend e pavend, ne superstrada duke bllokuar korsine e djathe deri ne dy te tretat e saj, apo duke iu ribashkuar nga vendi, pra teper nagdale, trafikut qe rrjedh me 90 - 100 km/h. Shkurt, jane nje menyre tejet primitive transporti. Furgonat jane te tejmbushur me njerez. Me ka qelluar te udhetoj bashkepasagjer me 10 vete dhe 1 biciklete. Une nuk do ta hipja kurre femijen tim ne nje furgon. Kaosi qe furgonat shkaktojne ne lagjet e Tiranes, i ka bere shume banore te mallkojne cdo dite. Pyesni banoret e 21 Dhjeorit, sesi ndihen qe prej 15 vjetesh jetojne ne mes te parkut te furonave per ne Vlore. Mendojeni pak, dhjetra furgone te parkuar poshte ballkoneve, duke ikur e duke ardhur, cdo dite, cdo nate... per kaq e aq vjet.

Lista kunder mund te jete e gjate. Por prap, dicka ne keto vendimet "me shpate" me kujton Moratoriumin e Detit. Ka dicka ne keto lloj masash qe tingellon si nje dorheqje triumfatore. Nje oxymoron. Ju c'mendoni per kete?

36 Komente

Qendrimi mbi furgonat eshte jo i keshillushem, bile i rrezikshem. Gjithmone, qendroni brenda, ulur dhe mos harroni rrypin e sigurimit...The life you may save could be yours.

Hear me now and thank me later !!!

Qeveria e di me mire qe i dha zgjidhje ketij problemi. Siguria e qytetareve eshte detyra numer nje e Qeverise, dhe ajo e ka marre shume seriozisht kete detyre. Ata qe ankohen pengojne civilizimin e shoqerise shqiptare dhe cenojne sigurine e qytetarit shqiptar. Mjaft me paligjshmerine e malokeve.

Po i përgjigjem temës dhe njëkohësisht sofistëve të ndryshëm:

Nga ana tjeter eshte fakti se furgonet jane nje rrezik i jashtezakonshem ne trafik. Shpesh teper te vjeter, jashte kushteve teknike te mjetit. Ndalojne vend e pavend, ne superstrada duke bllokuar korsine e djathe deri ne dy te tretat e saj, apo duke iu ribashkuar nga vendi, pra teper nagdale, trafikut qe rrjedh me 90 - 100 km/h. Shkurt, jane nje menyre tejet primitive transporti. Furgonat jane te tejmbushur me njerez. Me ka qelluar te udhetoj bashkepasagjer me 10 vete dhe 1 biciklete. Une nuk do ta hipja kurre femijen tim ne nje furgon. Kaosi qe furgonat shkaktojne ne lagjet e Tiranes, i ka bere shume banore te mallkojne cdo dite. Pyesni banoret e 21 Dhjeorit, sesi ndihen qe prej 15 vjetesh jetojne ne mes te parkut te furonave per ne Vlore. Mendojeni pak, dhjetra furgone te parkuar poshte ballkoneve, duke ikur e duke ardhur, cdo dite, cdo nate... per kaq e aq vjet

E gjithë kjo ilustron pikërisht dështimin e konceptit të shtetit.
Tani dikush propozon një nismë prej shteti të fortë, pra monopolizimin apo gjithsesi ndërhyrjen e shtetit, kur gjithë fenomenet e ilustruara më sipër dhe që sofistët po i përdorin si argument kundër këtij aktiviteti të furgonave, janë faj i shtetit, i mungesë së këtij. I mungesës së një shteti minimal, që do të duhej të kryente detyrën e vet të rregullatorit. të kontrollorit të rrugëve, të cilësisë dhe respektimit të kufijëve të shpjetësisë.
Të licensimit sipas vjetërsisë, eksperiencës në drejtimin e të tjera kritere të arsyeshme. Të kontrolleve dhe sanksioneve mbi jo të licensuarit, mbi të dehurit e të tjera gjëra që sot përdoren nga propaganduesit si argumente, kur janë pseudoargumente, të rrejshme. Shteti, apo cfarëdo që qëndron pas konceptit shtet në Shqipëri e gjetkë, këtë nuk e ka bërë, nuk po e bën dhe nuk e bën dot.
Madjje nuk është i aftë as të japi një copë vend për parkim, ku këta furgona të parkohen, e ti presin pasagjerët me qetësi, sado që leje ndërtimi z Rama në Tiranë (thonë se) dhënë me bollëk, edhe aty ku nuk e merrte mendja.
Përdor sofizma dylekëshe, që duket se "inteligjenca e peshkut" i paska gëlltitur më së miri, për të realizuar ndërhyrje të forta në treg...

Une mendoj qe jeta e njerezve eshte primare! Derisa shteti shqiptar nuk eshte i zoti te garantoje sherbim nderurban te mire-rregulluar dhe mire-disiplinuar, atehere e pakta qe mund te beje eshte t'i heqe keto mjete vdekjeprurese nga rruget publike. 

Dorheqje spektakolare nga pergjegjesia?

Patjeter!

zgjedhje simpliste? 

Nuk do men' ! 

Po ca me bo! 

I mbani mend ato qe u mbyten ne Farke? 

Akoma nuk kam degju te merret ndonje mase per keto gondolat qe vozizin neper gjolet tona!

diku duhet me fillu loja! 

Te hiqen. Mrroklla e aprovon kete mase! 

Ps

as i gjo nuk ka per tu bo. Per nje jave neper rruge i ke prap furgonat me cuna qe varen ke dera duke gerthit: hajde durrsi, durrsi. smiley

C'ia fut kot dhe ti. Te ndalohen varkat se u mbyt njera ne farke. Jo po hajt te bllokojme makinat ne gjithe boten, se asnje mjet tjeter nuk ka aq shume viktima ne planet. Furgonat jane statistikisht me te sigurt se te udhetosh me makinen tende dhe autobusat kur bien bien sa per 10 furgona njeheresh. Dhe as qe krahasohet udhetimi me furgon ne krahasim me autobusin per prakticitet. Autobusi dhe me luks te jete, s'ia merr furgonit asnjehere. Sidomos ketyre gjashte vendeshve. 

Furgonat jan mjeti me I mire I mundshem I transportit rrugor. Te rregullohet por jo te ndalohet. 

Si eshte kjo puna e furgonave se na bete corbe. Sot kishte furgona e sikur s'po flitet per t'i hequr.

Cudia me e madhe 3 dite zgjat! Do pushojne dhe keta. Sa njerez do mbesin pa pune njehere? 100 , 200? Duhet te shkojne te plani B. Me siguri qe skane.lol. Besoj dhe vete ato e dine qe gjithe jetes nuk do benin ate lloj pune. Jane te vetdijshem, hengren sa hengren.

 Me ka qelluar te udhetoj bashkepasagjer me 10 vete dhe 1 biciklete.

Mos hip, shko tek tjetri.

Jam dakord qe duhen marre masa sigurie, po c'qenka kjo te hiqen se keto qe kemi sot jane te vjeter?

Vere me detyrim te jene te rinj dhe mos i lejo te dalin rrugeve, beje punen si shtet.

Edhe shteti vete perdor furgona te tipave te fundit per te levizur diplomatet e huaj nga nje ministri ne tjetren.

...Sipas një vendimi në mbledhjen e djeshme, qeveria ka miratuar uljen e pagës minimale në Shqipëri, duke e çuar atë nga 22 mijë lekë në 19 mijë lekë...

Dhe te mendosh qe keto i ben nje qeveri e majte???!!!

Ku mo se na habiti peshku me lajme qe dalin vetem te peshku. lol

Shoferet qe ngasin Furgona per efekt te transportit publik duhet te kene eksperience relativisht te gjate pune,   patente me te larte se shoferat e zakonshem dhe sigurime jetese  te posacme. Eshte detyra e policise te zbuloje mjetet e palicensuara dhe ti gjobise, por smund te  sekuestroje mjetet. Nga krahu tjeter Shteti eshte pergjegjes direkt per jeten e qytetareve dhe zakonisht kalon legjislacion te posacem qe reflekton situaten ne vend.

 

qendrim pozitiv.

po nuk ia kam idene, flas qesim, si nga larg hesapi, i gezohem shqipes (gjuhes) me shume.

ngordh per fjalen/konceptin "defurgonizim i shqiperise". apo "defurgonim"? psh nga lajmet e qeveris: njoftohemi se rrethi i Kurbinit eshte defurgonuar ne masen 79 perqind. me mbrapa jane rrethet e vlores dhe mallakasteres, ku defurgonimi eshte vetem ne kuotat 56 dhe 48 perqind, perkatesisht.

sot ka pas dy aksidente me veture ne dy qytete te ndryshme, te dyja fatale. simas llogjikes presim te hiqen edhe veturat nga qarkullimi.  nderkohe qe gomari mbetet a limited resource, te nxirren qylymat fluturus nga sepeti .

keto idiotlliqe i nigjo vetem ne shqiperi. nji shtet qe perpiqet tia nxije jeten qytetarit.

 

Ligji detyron qe nr i furgonave 8+1 duhet te jete sa 10 % e nr te taksive te licensuara.

Pra nga afro 4000 taksi duhet te jene , pra rreth 400 furgona ne te gjithe Shqiperine. Ligjin e ka firmosur Sali Shiqere Berisha me 2007.

Gjusepina, ajo hajnia e Shkodres,  thote qe jane 20 000 furgona ne gjithe Shqiperine. Imagjinoni si shkruhet ligji e si zbatohet.

Tani do vine ata te grupit Tahiri Ka Dashnore, pra te grupit TKD te Bamir Topit, e do thone qe Tahiri e ka gabim. Pra s`ka lidhje me rendesine qe sjell fakti por me TKD-ne. Eshte shume thjeshte. Jane ne sinkron se mendojne njelloj.

Furgonat ?Te zbatohet ligji pike per pike. Zgjidhja te mos behet ne favor te legalizimit te paligjshmerise. Te tolerohet licensimi ne favor te mjeteve te mira.

Tek sheshi me 20 Shkurt me Salen ! smiley

 

hmm, faleminderit per sqarimin

po tani qeveria cfare ka vendosur, t'i heqe dhe ato me licence?

Jo. Nuk i heq dot edhe sikur te doje. Kishte nje paqartesi dje sepse asgje nuk thuhej qarte perse behej fjale.

Ashtu si u be deklarata e pare ishte trapllik i dores se pare. Shteti eshte i detyruar te negocioje me ata qe i paguajne taksa, jo domosdoshmerisht te plotesoje kushtet e tyre por te gjeje zgjidhje ne favor te me se mires.

Ama furgonat qe jane jashte kushteve duhen cuar ne KURUM, 30leke/kg.

Se pari, Gjergji thote mos hiqni dore nga seksi:

Krijimi i monopoleve të reja private nuk është një gjë shumë e këndshme. Sa i përket shqetësimit të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, për faktin që furgonët janë shpesh burime aksidentesh, fakti është se Sida ndalohet duke marrë masa mbrojtëse, jo duke hequr dorë nga seksi.

Se dyti, Mentori thote se shteti ka nevoje per kolaudim po perton te shkoje se radha eshte e gjate:

Vetë shteti është si një makinë e vjetër, së cilës i kërcasin të gjithë hekurat dhe që duhet zbërthyer e montuar nga e para.

Mbase kete kishte ndermend Spartak Braho kur tha qe do tja hape petet lakrorit; rimontimin e peteve ne forme byreku me qepe, domate dhe ereza aromeshteti.

me verte cu be me ate muhabetin e takut? apo rrumpalle hesapi, i dore katunaresh gjithanej, qe kane ngul thonjte ne shtet

Ja e shef, erdh gjibi i TKD-se,  qe i kupton gjerat  me 7 dite vonese.   smiley                                                                                               

 Furgonat mund te jene stres per tiransit, por shpetim per rrethet. Te merr te dere e shtepise dhe te con aty ku do ti me nje cmim gati sa autobusat, te cilet te lene ne mes te rruges dhe te vonojne dyfishin. Lere me pastaj, ato aromat mbytese te autobusave.

Qeske, te lutem!

Per furgonat kam nje problem,pse nga '90-a e tutje shumica i qujne fugona,si duket fugojne me shpejtesi te madhesmiley,per sa i perket pyetjes,ne qe flasim kendej s'i kuptojme aspak problemet e verteta te qytetareve hallexhinj atje,me duket pak e shpejtuar,drastike kur ska nje alternative tjeter me te mire,jam per nje popull te edukuar me rregulla qe i sherben te mires se pergjithshme.

Qeveria po kerkon vetem qe te zbatohet ligji dhe te gjitha regulloret e nxjerra deri me tani. Nuk behet fjale per bllokimin apo mos lejimin e transportit te furgonave 8+1 te licensuara, por sipas regulloreve te miratuara me pare, nuk do te lejohen te transportojne pasagjere ne kthim. Ndersa te gjithe ata/ato qe perdorin furgona [per transport udhetaresh ilegalisht do te ndalohen dhe furgonat do jua cojne per skrap ne Elbasan. Nderkohe, qeveria sebashku me shoqatat e shoferave te furgonave te licensuar do te negociojne per ta bere akoma me te mire e me te sigurte kete sherbim ndaj qytetareve. Lufta ndaj konkurences se pandershme eshte motoja e punes se kesaj qeverie. 

A ishte i qeverise ai qe tha "kur them tani domethene menjehere", apo kto me dashnore nuk i qu te vetet qeveria qe te mos i prishet mesatarja.

Po varret ne cfare konteksi eshte thene o bb. Me shume gjasa e ka patur fjalen per furgonat e paligjshem apo te pa lecensuar per sherbimin e transportit te njerezve.

Furgonat qe jane te marum nuk duhet te lejohen nga policia te qarkullojne.

Kurse une kam mendimin se nje nga arsyet e aksidenteve neper rruget e Shqiperise, jane dhe furgonat e udhetareve. Ata bejne stacione vend e pavend bile dhe ne autostrade, e si rrjedhoje behen pengese serioze e udhetimit. Pastajj drejtuesit ne me te shumten e rasteve behet nga te rinj qe jane dhe te papergjegjshem duke e ngare furgonin me shpejtese jashte normave te lejuara te shpejtesise. Por po te isha une vendimmarres do te veproja keshtu:

1. Nuk do te lejoja shofer nen moshen 35 vjeç dhe mbi 55 vjeç.

2. Nuk do lejoja qe te drejtonin shoferet qe nuk kishin patenten e klasit C e poshte. dhe qe nuk kishin nje eksperience te pakten 10 vjeçare si shofer dhe qe te mos kishin asnje shkelje te rregulllave, apo aksident ne kete periudhe

3. Nuk do lejoja furgona qe te kishim moshe mbi 10 vjeçare, dhe qe nuk jane qe ne projektim furgona veç per transport udhetaresh. si dhe furgona pa kontrollin teknik jo vetem ashtu siç behet sot, por edhe te kontrollit teknik te motorrit

4. Dhe se funi do te kufizoja shpejtesine e mjeteve te transportit publik jo me shume se 60-80 km/h, dhe shkelesit automatikisht jo vetem heqje patente, por dergim edhe ne gjyq per vrasje ne tentative...

Le ta mbajme ndezun flakene e pishtarit deri ne diten e protestes madhe te 20 shkrurtit  smiley

 

Ky mund te ishte Saliu yt.......

saliu eshte i imi, i yti, i te gjithe neve, zoti Alidems!

Sipas mediave, vetem 2150 furgona qenkan te licensuar.  

Shoferet e furgonave thone se do bejne greve urie, dhe kane filluar protesta ne mbare vendin, ne Kukes kane bllokuar nje korsi te rruges se Kombit.  

Nga ana tjeter vetem ne Lezhe gjate nje kontrolli te dites se djeshme jane ndaluar dhjetra furgone pa licensen perkatese.  

Cfare tmerri permban aplikimi per nje license qe rruga me e thjeshte qenka greva e urise? 

Qendrimi im eshte, "mos paçim hall tjeter veç furgoneve". 

duhen forcuar rregullat e operimit te ketyre mjeteve jo te ndalohen fare.cdo lloj transporti eshte i rrezikshem.nese ecen ne kembe mund te pesosh atak zemre, nese perdor hajvane mund te hedhin vickla e te vithisin ...

me "pelqen" qe per ju kjo 

Nga ana tjeter eshte fakti se furgonet jane nje rrezik i jashtezakonshem ne trafik

eshte ana tjeter dhe jo ceshtja e vetme dhe kryjesore

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).