Çfarë mendimi keni per këta dy gazetarë dhe për emisionet që ata drejtojnë?

 

32 Komente

Anojne shume djathtas. smiley

qyqja Blete, ç'pate, pse na i kujton dhe ne orar te punes

perndryshe, e ke parasysh televizorin ?

Ja, merre televizorin dhe hudhe nga pixherja smiley

puc puc

smiley, s'te lene te shtepise te nderrosh kanal, smiley

Njoni antishqiptar e tjetri kundra shqiptarve !!!

kemi nje mendim ne formim e siper.

ilva tare eshte shume e zonja, e sinqerte, dhe "quick-witted." e kam pare programin e saj dy ose tre here per tema qe me interesonin. Fevziu me duket shume i mbajtur ne kuptimin e keq te fjales...
ilva tare rocks!!!!

E kujt i plasi blendi fevziu per ilva taren?

Si tha ai, albanian journalism? I think it would be a good idea! 

ilva tare eshte si mickonje, por ja fut njeqind here fantomasit per nga sinqetitetismiley

Cim Peka ja fut te dyve.

Blendi Fevziun dhe e kam pare kur shkoj ne Shqiperi, ndersa ate gazetaren tjeter nuk e kam pare. Di gjo njeri se ne ç'kanal dhe ç'program drejton ajo. 

Ilva Tare drejton "Tonight Ilva Tare" tek "Ora News".

Une kur kam kohe shkoj tek website-i i tyre pasi jane te gjitha emisionet dhe personalisht nga te gjithe emisionet qe kam arritur te shoh i saji me duket me i miri.

http://www.oranews.tv/emision/tonight-ilva-tare/

Vari trapin. Eshte me i mire naim Cili

prap?

Me je ngjitur pas kepuce....

mendoj se te dy jane gazetare te mire.fevziun e cmoj se ne disa raste i ftuari i tij (rasti Topi se fundmi)e ka sulmuar ashper personalisht, dhe sic eshte zakon nga shqiptaret gjithcka dengjeneron ne "kush jam une e kush je ti",mund te kete gelltit fyerje dhe s'e ka kthyer ne personale.

Ilva mban distance,sidoqe t'i kete mardhenjet me te ftuarin dhe ben punen e vet me profesionalizem,do thosha.
 

Edhe une mendoja se i sulmonte, por eshte e gjitha e skenuar, eshte menyra se si e ka ideuar per te patur sa me shume shikus, e kam vene re tek ON/OFF Record kur thoshte nje i ftuar se gruaja i kish derguar sms se ishte merakosur nga debati, ndersa ky qeshte duke thene se "ajo mendon se zihemi me te vertet". 

Po Bashen pse nuk e sulmon asnjehere? Kam ndjekur nje emision ku ishte i ftuar dhe gazetaret nuk mundeshin ti benin dot as pyetjet Bashes pasi ky i fundit vazhdonte misionin e vet, i fliste teleshikuesve, ishte e neveritshme.

Dhe gjithashtu me duhet te te kundershtoj se shpesh here e kam vene re se e ka kthyer ne personale, nje her kur flitej per ndertimet pa leje u kap me Lubonjen per pallatin se ku banonte vet (ndoshta e skenuar edhe kjo), nje here tjeter ndersa intervistonte Ramen iu pergjigj ne emision disa personave qe e kishin kritikuar ne facebook...etj..etj..

Une nuk e shoh me personalisht se ka nje arrogance te padurushme dhe fton gjithmone po te njejtet persona, preferoj te ndjek Ilva Tare se ka me shume variacion dhe trajton tema qe preokupojne shqiptaret, eshte shpesh ironike me te ftuarit dhe me pelqen por me duhet te them se ne intervisten me Bashen ishte shume e bute dhe kjo i uli ca pike.

Ne rastin e Topit qe permenda,s'besoj te kete qene inskenim.Topi ma do mendja po hakmerrej per disa opinione qe Fevziu ka pas dhene per te ne shtyp.Fevziu eshte shprehur me konsiderata te ulta per Topin,si njeri medioker me nje fjalor te kufizuar.

Nuk them se nuk ka kthyer pergjigje per t'u mbrojtur (dhe Topit i ktheu),por nuk mebtet peng i sulmeve dhe qe t'u pergjigjet me te njeten menyre duke i atakuar personalisht.

pjeter, une nigjova sikur Ed Selami i kishte fut duret Ilves poshte tavolines mqs qenkan icik si te dashurum po nuk di a ka ndodh live. smiley

Ilva eshte thjesht e shpifur, e padurueshme, antifemer. Fevziu ben ndonjehere vete si idiot, qe t'i duket emisioni me interesant. Po eshte ku e ku me i zoti si gazetar, nuk ka krahasim.

smiley

nga une 'sokol balla'
ju rujt zoti ishalla

 

per mu sokol balla asht 1shi tanve

 

Pavarsisht ngjyrave ( dhe s'di pse e kemi kete semundje) , problemi shtrohet - bien kembanat ne vesh te shurdher

tjetri

ne boten e te verberve, qorri me nje sy eshte mbret .. keshtu qe nga ana profesionale jane te dy te mire kur jane te pergatitur, por kryesisht nuk jane te pergatitur, sidomos Ilva, por kjo pse Ilva nuk ka nje ekip prej 30 vetash qe ti bejne hulumtimet sic ka Fevziu .. dhe eshte e lodhshme te kesh emisione perdite.. 

persa i perket origjinalitetit, mungesa te theksuara. Gazetaria kerkon sakrifica dhe kureshtje per te verteten, Ilva ndoshta dicka me prane te vertetes, por Fevziu nuk eshte i interesuar per te verteten sesa per parate dhe pushtetin. 

tjetra, Fevziu eshte kryesisht altoparlant, nje lloj tubi per percjelljen e mesazheve politike  dhe matjen e pulsit te zgjedhesve, eshte nje mekanizem i perdorur gjerazi, prandaj nuk ka nje identitet te tijin, por identifikohet kryesisht me pushtetin.. gazetar oborri, kronikan

ne publicistik jane te dy kot, nuk dine te shkruajne .. fevziu ka bere dy libra medioker qe nuk jane as gazetari e as histori dhe shkruan artikuj nga me mediokret..ndersa ilva eshte eseiste, asnje lloj hulumtimi.. pra nuk mund te quhen gazetare, por thjeshte percjelles, transmetues programesh, foles (speaker). 

shembull: disa rrjeshta nga Fevziu, nje gazetar oborri qe reflekton mbi Berishen dhe ngjashmerine me kolege perendimor, me nje stil meditues jo gazetaresk   "Sepse në politikën pluraliste të pas vitit 1990, ai është pa dyshim lideri më i madh dhe më i rëndësishëm politik. Ai ishte një talent i rrallë që i mundi një nga një konkurrentët që kishte përballë, nga Ramiz Alia te Fatos Nano, dhe nga ky i fundit te Edi Rama në 2009-n. Berisha shënjoi fort këtë çerek shekulli të historisë së Shqipërisë, por edhe fuqitë, edhe talenti, edhe frymëzimi kanë një kufi. Çdo lider, sado i madh qoftë, humb një ditë. Kështu humbi Theçeri, Koli, Andreoti. Nëse gjithçka më sipër Berisha do ta kishte bërë më mirë, ai mund të siguronte një humbje më të ngushtë ose edhe një fitore të zbehtë, por kjo ka pak rëndësi

shembull: dis rrjeshta nga ilva tare qe tregon sesa e cekur eshte ne argument: "Po ta vini re me kujdes elita e Prishtinës është më e spikatur, më e formuar dhe shpesh herë edhe më kurajoze se ajo e Tiranës, që në dy dekada demokraci i është dashur të bëjë kompromis më politikën për të mbijetuar duke infektuar mendimin dhe kritikën analitike të pavarur. Edhe rinia e Prishtinës është më frymezuese se ajo e Tiranës." 

keta te kujtojne thenien e  getes:i mencmi dhe budallai jane te dy te parrezikshem.ata qe te bejne gjemen jane gjysmaket te cileve iu duket se i dine te gjitha.

Blendi Fevziu ka dy emisione qe i duhen kujtuar :

Intervista me Ina Ramen .

Emisioni me Muslim Pashaj vs Gerveni per detin.

Kujtoni keto emisione dhe kuptoni perse vlen Fevziu. 

Tare? Po ajo pershesh po ha, mos i bini ne qafe. smiley

Nese nuk do kishq ndonje mundesi me te mire pervec ketyre te dyve (dmth ndonje film, apo dokumentar) do ndiqja Ilven, po vetem nese nuk do kisha asgje tjeter....

Ky Fevziu e ka kuptu ca duan shqiptaret te shohin; njerez qe zihen, ku gjithkush flet e askush nuk degjon...

Ca muhabetismiley

Ilir Karcini vs Pirro Barre, por pa tentiv per vrasje, kjo e Fejziut me Taren ! 

Per mua Ilva Tare me mire. Dhe emisioni i sj eshte shume here me i arritur se i Fevziut.

Shpresojme te shohim me shume femra ne emisionet politike.

Me e fresket patjeter smiley

kap njerin, shkapete per tjeterin!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).