Përshëndetje për të gjithë anëtarët e këtijë blogu!

Po lexoja sot një opinion tek gazeta Panorama nga z Edvin Prifti, i cili mu duk se donte të transmetonte diçka por pa arritur ta kuptoja mirë se çfarë.

Në fundë të shkrimit shkruhej se ishte Shef i Repartit të Kardiokirurgjisë në QSUT. U mundova të kërkojë diçka në internet, për të mësuar mbi formimin e një drejtuesi të një institucioni publik, pa patur natyrishtë asgjë personale. Nuk gjeta asnjëgjë...

Kjo më bëri të hapja faqen e institucionit dhe të kërkoja për CV e zotërisë, por ajo që vura re ishte se atje mungonin...fare CV, sado që vendi për ti shkruajturë ishte.  (http://www.qsut.gov.al/index.php/sherbim...)

Pyetja ime është, a më thotë dot ndokush mbi formimin e z Edvin Prifti, (meqë ishte shkrimi i tij që më nxitit të pyes), dhe pastja do të doja ndonjë info mbi shkollimin (nuk më intereson praktika, eksperienca) e drejtuesve të Reparteve kryesore si, Pneumologji, Kardiologji (klinike, nëse janë të dallueshme), Neurologji, Neurokirurgji, Psikiatri, Patologji, Gastroenterologji, Kirurgji e përgjithshme, Mjekësi Interne etj?

Do ta vlerësoja shumë...nëse informatat do të kishin një burim, në ndonjë faqe që unë nuk gjeta dotë.

Gurameto.

15 Komente

Pse nuk provon ti dergosh nje email, meqe adresen e emailit e ka te publikuar tek linku qe ke postuar...

Sdq, rezultati me i mire qe munda te gjej une ishte ky background i pergjithshem.

Gjithashtu CV e nje Kardiokirurgu tjeter me emrin Francesco Battaglia. Ku emri i zoterise mesiper permended 23 here (ctrl + f dhe shkruaj prifti per te seleksionuar emrin e tij tek pdf) ne CV e ketij te fundit. Me pak fjale te jep pak me shume info mbi backgroundin e zotit Prifti.

Jo mo shpirti xhaxhit jo! Ai mban një postë publikë dhe duhet të të jetë atje CV-ja, qoftë e mirë apo qoftë gjysmake... sido të jetë.

Nuk është se duhet të kërkojë unë apo nji qytetar i thjeshtë se si është vënë X në Y vënd...

 

Wrong blog, plako. Nuk e rru njeri knej pari per Edvin Priftin. A, po deshe nai Edvin tjeter, bujrum. Ia dijne edhe sa luge ka ke shpija...

nuk më intereson praktika, eksperienca

Ndersa une do te thosha se, Shkolla nuk eshte mjaftueshme per nje Shef Reparti te Kardiologjise, pa patur nje experience si mjek i thjeshte ne Kardiologj.

Padiskutim esenciale eshte experienca, praktika! Po ne Shqiperi eshte nje lux te zesh nje vend pune si Shef  mjafton te kesh nje mik nga Partia ose te jesh antar Grupi politik ne pushtet dhe pune embaruar, i ngjit shkallet nga 3-4 per njeherish! 

 

 

 

Edvin Prifti, eshte shef i kardiokirurgjise prane Spitalit nene Tereza, ne Tirane. (atje ku behen by passet e zemres, si dhe operacionet per sistemin vaskular (variçet, e me the te thashe) Eshte nje nga specialistet me te mire te fushes ketu tek ne, ka bere dhe specializim 2 (apo tre vjeçar) ne Itali... Kaq per zotnine ne fjale.... Kaq dita kaq thashe...merre Guarameto, se ta lashe.... 

Para ca vitesh ky Doktor ka patur nje konflikt me djalin e nje pacienti i cili nje dite mbas operacionit ne zemer nga ky Doktor, ndroi jete! 

".....,, Ra telefoni dhe përtej ishte kryeministri Fatos Nano, i cili drejtonte qeverinë e riorganizuar pas trazirave politike dhe kolapsit ekonomik të vitit 1997.  Pyetja e tij ishte e drejtpërdrejtë: “Ju propozoj si ministër Kulture, do qëndroni, apo do largoheni?” Më propozonte që të merrja një pozicion në kabinetin e tij. Pa ngurruar iu përgjigja: Do të rri. I habitur disi, ai tha: “Vërtet? Apo do dhe ca kohë të mendohesh?”

Po qe se mendohem, do të iki, – iu përgjigja. Ai mbylli telefonin.

Më vonë, nga zyra e tij më kërkuan CV dhe unë shkrova vetëm kaq: “Edi Rama, lindur më 4 korrik. Kaq mjafton.” Dhe ditën më pas u bëra Ministër Kulture. Këtu jeta ime ndryshoi përnjëherë. "

Edi Rama, lindur më 4 korrik.

Ajo s'ish CV,
ajo ish vetetime
ne qiell te revolucionit
me re e suferine

Edvin Prifti

" Do te ishte utipike te thoshim se ne kemi nje nivel te barabarte te kardiologjise  me vendet e tjera europiane" -tha ne kete intervist Doktori Edvin Prifti.

smiley

Eh mor Gurameto, mos prit te vleje CV/ja e meritokracia ne Shqiperi ka marre fund cdo gje!!! Cdo njeri eshte klasn i dikujt apo militant i dikujt tjeter! Publikova nje shkrim kohe me pare rreth Meritokracise ne Shqiperi dhe pse u morr sikur shkrimi kapte vetem sektorin e medias! Shkrimi i dyte dhe pse nuk sulmoj emra te pervecem, nuk u Botua pa mu dhene asnje arsye as ketu tek Peshku! E flasim pastaj per censura diktature!!!!!

cv-ja dhe wc-ja !  qe kur kjo fjale e gjate latine (bikozzzz) zevendesoi nje fjale te bukur shqipe, u wc- je muhabeti.

ku eshte wc-ja-thote

vc-ja ne keto raste duhet ber publike me te gjitha detajet ne faqen e istitucionit. keshtu behet ne perendim nga sa kane pare syte e degjuar veshet

Duhen VC-te publike smiley

cer kacatesh thojn robt ktu

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).