Qeveria përcakton kriteret e procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera, të pasurisë shtetërore. Sipas një vendimi të miratuar nga mbledhja e djeshme e Këshillit të Ministrave, pasuritë shtetërore që jepen me qira janë: ndërtesat, sipërfaqet funksionale (jo nën ndërtesë), trualli i lirë, makineritë e pajisjet e linjat e prodhimit të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital 100 për qind shtetëror (në vijim "shoqëri shtetërore").

Ndërsa pasuritë shtetërore, që jepen me enfiteozë janë vetëm pasuritë e paluajtshme të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe shoqërive shtetërore. Në pikën V të këtij vendimi është jetësuar edhe nisma e përmendur nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Itali, kontrata me tarifën simbolike 1 euro.

Kështu pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m2, u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, me vendim, rast pas rasti, të Këshillit të Ministrave, atëherë kur pas përfundimit të procedurave të konkurrimit, rezulton fitues një subjekt i cili propozon që në pasurinë shtetërore që jepet me qira do të zhvillohen aktivitetet, si:

a) veprimtari prodhuese industriale në nivele investimi mbi 10 milionë euro;
b) veprimtari prodhuese të regjimit "FASON";

Po kështu Ministria përgjegjëse për ekonominë mund të propozojë në Këshillin e Ministrave dhënien me qira të pasurisë shtetërore, pa konkurrim dhe me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, kur me ofertë "të pakërkuar", ka propozim për kryerjen e investimeve në vlera mbi 2 milionë euro për zhvillimin e zonave të veçanta, duke kryer këto aktivitete:

a) Veprimtari në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore;
b) Veprimtari që do të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve sociale në zona të veçanta.

(Albanian Screen)

V . KONTRATA ME TARIFËN SIMBOLIKE 1 EURO KONTRATA 
 
1. Pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 m2, u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, me vendim, rast pas rasti, të Këshillit të Ministrave.  
 
2. Kur, pas përfundimit të procedurave të konkurrimit, rezulton fitues një subjekt i cili propozon që në pasurinë shtetërore që jepet me qira do të zhvillohen  aktivitetet, si:
 
a) veprimtari prodhuese industriale në nivele investimi mbi 10 milionë euro;
b) veprimtari prodhuese të regjimit “FASON”;,
 
atëherë, në këtë rast, institucioni që zhvillon procedurën dhe që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit shtet për pasurinë i propozon Këshillit të Ministrave lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën simbolike 1 (një) euro/kontrata.
 
3. Ministria përgjegjëse për ekonominë mund të propozojë në Këshillin e Ministrave dhënien me qira të pasurisë shtetërore, pa konkurrim dhe me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, kur me ofertë “të pakërkuar”, ka propozim për kryerjen e investimeve në vlera mbi 2 milionë euro për zhvillimin e zonave të veçanta, duke kryer këto aktivitete:
 
a) Veprimtari në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore; 
b) Veprimtari që do të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve sociale në zona të veçanta. 
 
 
4. Para nënshkrimit të kontratës së qirasë, me tarifë 1 euro/kontrata, qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi është i detyruar të kryejë pagesën e garancisë së kontratës, në vlerën 10 për qind të vlerës së investimit të marrë përsipër në konkurrim. Garancia kthehet pas përfundimit të investimit.  
 
5. Në rast se subjekti, që ka lidhur një kontratë me tarifë 1 euro/kontrata, nuk realizon kushtet e saj, kontrata kthehet në kontratë qiraje ose enfiteoze dhe vlera e detyrimit mujor rillogaritet, sipas tarifave të përcaktuara në kreun III, të këtij vendimi, si dhe merr gjobë, në masën e garancisë së depozituar në çastin e lidhjes së kontratës.
 
6. Kontratat e qirasë të lidhura para daljes së këtij vendimi, ku realizohet veprimtari prodhuese me regjim “FASON”, kthehen në kontrata me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, pas daljes së këtij vendimi, duke ruajtur si garanci kontrate atë të kontratës së qirasë. Specifikimet për rastet dhe procedurat për ndryshimin e këtyre kontratave bëhen me udhëzim të ministrit përgjegjës për ekonominë.  
 
7. Pas daljes së vendimit të Këshillit të Ministrave, për dhënien me qira të pasurisë shtetërore me tarifë simbolike 1 (një) euro/kontrata, ministria përgjegjëse për ekonominë fillon procedurat, që janë të njëjta me ato të përcaktuara në kreun II, të këtij vendimi.  

 

Për më shumë KM: Vendime të Këshillit të Ministrave, miratuar në mbledhjen e datës 5 shkurt 2014

2 Komente

Le te shpresojme se industria fason do favorizohet me kete ligj, veç tarifa e investimit sikur mu duk pak e larte. Mundet te pranohen edhe investitore te vegjel si fillim, se keta terheqin te tjere me te medhenj me vone. 

mire

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).