"Shteti është në provën e vet më të madhe, institucionet duhet të reagojnë. Jo në facebook apo twitter por në rrugë institucionale".

Kur Policia e Shtetit lajmëroi se ka arrestuar disa individë të akuzuar për një sërë vrasjesh me pagesë të gjithë duartrokitëm policinë dhe morëm frymë të çliruar. Shteti veproi, jeta e prona janë të sigurt, askush nuk mund të dalë mbi ligjin dhe se nga sot lajmet negative në media nuk do të jenë më dominuese. Zhvillimet më pas, nxjerrja në media e detajeve të ngjarjeve kriminale dhe sidomos e faktit se burimi i hetimit nuk ishte policia, shërbimi sekret apo strukturat shtetërore, por pendesa dhe frika midis vetë anëtarëve të grupit kriminal, - ishin dyfish shokuese. Një individ që shkon në polici, denoncon veten dhe vrasjet, por refuzohet prej policisë. I njëjti individ shkon në media, denoncon veten dhe vrasjen dhe përsëri refuzohet nga kanalet zyrtare të verifikimit. Vetëm kur pasoja ndodh, një biznesmen tjetër vritet, shteti zgjohet, e kupton gabimin, organizohet dhe bën arrestimet.

Policia e Shtetit dhe titullari i saj e konsideroi këtë suksesin më të madh të 24 viteve të tranzicionit. Një vetë-lëvdatë pa sens, pa bazë dhe tregues se me gjithë rotacionin politik ka mbetur i njëjtë mentaliteti i pushtetit politik, i cili si dje edhe sot çdo veprim rutinë  e quan “sukses historik”.  Ky rast nuk pati vend për shampanjë, as për dekorata. Ka vend më tepër për vetëpërmbajtje, reflektim, kritikë dhe hetim mbi segmentet e ligjit që siç po provohet, nuk kanë funksionuar as në standardet më minimale, siç është regjistrimi dhe hetimi i një denoncimi për vrasje.

Nuk është kritikë vetëm për Ministrin politik që flet përpara policisë për diçka që është detyrë kushtetuese dhe atribut vetëm i policisë së shtetit, as për këtë të fundit që deri dje fajësonte për aktet terroristë kartat e paregjistruara të kompanive celulare, dhe as për strukturat e tjera të hetimit në polici e prokurori, të cilat më shumë sesa hetimit të krimit i kushtojnë kohë gjetjes së miqve me pushtet për të ruajtur vendin e punës. Është diçka jashtë tyre, më shumë sesa ata, një tipar i shtetit të brishtë shqiptar, i institucioneve të brishta shqiptare, i kulturës së shtetit dhe ligjit, - pra i sjelljes së shtetit ndaj përgjegjësive të veta dhe i varësisë tonë fatkeqe nga kanalet e nëndheshme të një rrjeti tipik mafioz që na kërcënon sa herë që preken interesat e saj, dhe vet-denoncohet, sa herë prishen pazaret brenda saj.

Një muaj më parë Prokurori deklaroi se në Shqipëria nuk ka akte mafioze dhe as mafia. Politika deklaroi në parlament se nuk ka më krim të organizuar dhe se strukturat policore janë shkëputur nga çdo lidhje kriminale. Politika rivale keqpërdori ngjarjet e rënda për të bërë akuza politike, për të krijuar alibi në tregun mediatiak të kundërta me të vërtetën, dhe kështu, duke ndihmuar me dashje apo pa dashje mekanizmin kriminal që vijonte të listonte në shënjestër biznesmenë e politikanë, zyrtarë e qytetarë të pafajshëm.

Brenda muajit u provua se të tri palët janë gabim, tri palët janë nxituar, tri palët nuk kanë sens mase dhe as përgjegjësie dhe tri palët indirekt mbajnë në këmbë një sistem që mbron, nxit apo fsheh veprimtarisë antiligjore të oligarkisë dhe grupeve kriminale. Imagjinoni sikur prokurori të kishte deklaruar: po, kemi grupe kriminale dhe mafioze dhe po i hetojmë; që ministri e policia të kishin pranuar se situata nuk është nën kontroll por me çdo çmim do të rivendoset drejtësia; që opozita të kishte kërkuar hetime dhe vetëm hetime profesionale pa alibi politike; që SHISH të kishte informuar për lëvizjet e grupeve kriminale nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas, apo që organet e tjera të hetimit dhe informacionit të kishin paralajmëruar pista të tjera hetimi nga praktika e deritanishme e “ikjes në drejtim të paditur”.

Pyetjet që nuk bëhen nga askush por që kanë vlerë thelbësore në këtë histori mbeten pa përgjigje. A mban dikush përgjegjësi që nuk e mori seriozisht dhe nuk e regjistroi denoncimin e të penduarit të grupit kriminal siç edhe e kërkonte ligji? A mban dikush përgjegjësi që policia ka info për çdo politikan e njeri kritik se me kë pi kafen apo nëse ka gjoba makine të papaguar dhe nuk ka asnjë info për një grup që vijon të ekzekutojë publikisht pa asnjë shqetësim këdo që përbën burim fitimi apo rivaliteti? A mban dikush përgjegjësi se nëse ligji e procedura do të ishin zbatuar të paktën vrasja e një biznesmeni tjetër të pafajshëm do të ishte shmangur? A mban dikush përgjegjësi kur rekruton në shtet, në organet e zbatimit të ligjit, persona me dosje kriminale që kanë kurajën të kërcënojnë me jetë edhe zyrtarët më të lartë të shtetit? Cila strukturë (policia, prokuroria, SHISH, etj) bëri një analizë për ngjarjet dhe pranoi përgjegjësi minimale duke premtuar korrigjimin e gabimeve? Asnjë.

Secila palë flet për suksese, secila mbush faqet e gazetave me info të nxjerra në mënyrë të paligjshme nga dosja hetimore, secila pra vijon ta ushqejë sistemin abuziv, korruptiv, informal dhe kërcënues të një shteti që është larg modelit të shtetit të së drejtës. Nuk është çështja të kërkohen fajtorë apo thjesht koka turku, por që situata të trajtohet me seriozitet, dhe të kërkohen gabimet, minimalisht që ato të mos përsëriten më.

Zgjedhjet politike janë zhvilluar me 23 qershor. Kanë kaluar shtatë muaj. Qeveria e re është në detyrë prej 5 muajsh. Janë shkarkuar të gjithë zyrtarët e palës tjetër dhe janë graduar të rinjtë, me të njëjtin sistem klientele e mentalitet si të parët. Siç edhe zyrtarët e lartë amerikanë paralajmëruan me të drejtë, nuk ka më vend për alibi dhe përfshirje të politikës në diçka që është thelbësore për një shtet: nevoja që jeta jonë të mos jetë në dorën e mafies, që jeta jonë të mos varet nga fakti nëse brenda grupeve kriminale dikush pendohet ose jo, por që jeta jonë, prona jonë, liria jonë, institucionet tona, dhe gjithçka kemi, - të kenë për garant vetëm shtetin dhe ligjin, me çdo çmim dhe në çdo rrethanë.

Ne paguajmë me taksat tona policë e prokurorë, gjyqtarë e pjesëtarë të policisë sekrete, zyra hetimi dhe institucione të provës apo analizës, - pra një sistem brenda sistemit që ka për detyrë të garantojë ligjin, jetën, sistemin demokratik dhe vlerat e tij. Ata nuk paguhen për të kaluar orët në studiot televizive, për të krijuar alibi për keqbërësit, për të krijuar pista të gabuara hetimi, për të arrestuar persona të gabuar dhe as për të numëruar viktimat në rrugë. Paguhen për të kundërtën, - për punë, punë dhe profesionalizëm, - cilësi ende arkaike në një vend ku teserat e partive vlejnë më shumë se diplomat universitare.

Ajo që ndodh në rrugë fatkeqësisht vjen si reflektim i asaj që ndodh edhe në institucione, p.sh, në parlament. Deputetë me dosje problematike në të kaluarën dhe që sot përfaqësojnë “sovranin”; deputetë që grinden, fyhen, kërcënojnë, dhe përmes retorikës së ashpër inkriminojnë en block votuesit kundër. Politikanë që për vete marrin pozat e mesia-s, dhe tek tjetri shohin djallin, një politikë e paaftë të pranojë gabimet e veta dhe dyfish e aftë të inkriminojë palën tjetër, një gjuhë përjashtuese bardh e zi që krijon dhe nxit dhunë, - është larg çdo standardi demokracie dhe na vjen, si zgjatim i mekanizmit informal të rrugës, asaj që vendos gjoba e tritol kundër rivalëve, konkurrentëve dhe klientëve oligarkë. Kur politika vuan nga sëmundje të tilla tranzicioni, fatet e vendit merren nga institucionet garantuese të ligjit, kushtetutës dhe vazhdimësisë së vetë shtetit demokratik.

Në këto rrethana shteti është në provën e vet më të madhe, institucionet duhet të reagojnë. Jo në facebook apo twitter por në rrugë institucionale. Kushtetuta ka krijuar institucionin e Presidentit, Parlamentit, Qeverisë, Këshillit të Sigurisë Kombëtare; sistemi qeverisës ka krijuar Policinë e Shtetit, Prokurorinë, Shërbimin Sekret, siç legjislacioni ynë ka krijuar njësi antikrim, drejtorinë e pastrimit të parave, si dhe njësi të tjera të shumta që kanë të gjithë akses-in ligjor për të verifikuar çdo akt abuziv që lidhet me tjetërsimin e pronës, prishjen e konkurrencës financiare në treg, pastrimin e parave përmes krimit të organizuar apo trafikun e lëndëve narkotike.

Dikush duhet t’i mbledhë, t’i testojë, të analizojë çdo rrethanë dhe të ketë një reflektim të thellë ligjor, administrativ, politik dhe personal. Në çdo praktikë të ngjashme në vendet e tjera shteti e politika reagojnë me paketa ligjore dhe reformim profesional, - diçka që tek ne ende mungon. Koha për reagim, sa më parë, sa më institucional, serioz dhe të përgjegjshëm,  në mënyrë që fati i qytetarit, biznesit dhe shtetit të mos jetë më në dorën e krimit, që të rikthehet normaliteti dhe besimi publik tek shteti e ligjit, si nevojë, si kërkesë popullore, por mbi të gjitha, si parakusht thelbësor për më shumë demokraci, stabilitet, mirëqenie dhe integrim. 

23 Komente

Paska ik nga FRD-ja ky tipi?

Ore po pse nuk marin shembull analister tone nga analistet perendimore?

"thumb rule" eshte qe 6 pargrafe dalin e teprojne per nje analize politike. 

Koha për reagim, sa më parë, sa më institucional, serioz dhe të përgjegjshëm, në mënyrë që fati i qytetarit, biznesit dhe shtetit të mos jetë më në dorën e krimit, që të rikthehet normaliteti dhe besimi publik tek shteti e ligjit...

....he pra , ket po thote edhe komandanti.Cfare duhet te ndodhe ma teper qe te ngrihet opozita kur fati i qytetarit dhe biznesit ka ngel ne duret  e ushtarit te zani caushit. smiley

Kapo, opozita duhet te ngrihet, po per tjeter pune; te zbythe Berishen dhe te filloje te beje politike ndryshe, ne te kundert nuk fiton dot legjitimitet as per te kapur dashnore, e jo me per tu pare si alternative qeverisese. Kushedi sa keq te qeverise RaMeta, per sa kohe Berisha do vazhdoje te beje hije, opozita e ka te sigurt opozitllekun.   

Derisa ti hyje n'tru ky mesim elementar opozites, do jete duke ngrene moot kot dhe duke pare enderra me revolucione ukrainase e me the te thashe, pak a shume si enderrat kutiste te Rames ne kohen e vet opozitare.

Gjithsesi, opozita s'ka goje fare te flase per punen e krimit; nen qeverisjen Berishe-naltmadhniste Shqiperia ka patur numrin me te madh te vrasjeve (si perqindje te popullsise) ne rajon, bile numri ka ardhur duke u ngritur gjate qeverisjes se saj. Plus qe keto aferat biznes-mafioze qe u zbuluan tani (aksidentalisht), kane lulezuar nen kujdesin e qeverisjes se PD-se.  

Kapo, opozita duhet te ngrihet, po per tjeter pune; te zbythe Berishen dhe te filloje te beje politike ndryshe, ne te kundert nuk fiton dot legjitimitet as per te kapur dashnore, e jo me per tu pare si alternative qeverisese. 

Xhibi making sense!

Afrimi sic duket ka qene me grip qe s'arrin dot te ndjeje eren e shtetit.

Teme nga gjibi. smiley Lexoni kete Krasniçin dhe kuptoni pse Bamir Topi behej karragjoz kur ishte ne presidence.

Keta jane grupi Tahiri ka dashnore.

Analizat e konsideratat per punen e policise ne nje moment tjeter. Tani eshte momenti ti shkohet deri ne fund, te zbardhen gjithe lidhjet e autoret e ketyre ngjarjeve.
 

Shume veshtire se do i shkojne deri ne fund . E ky ishte vetem njeri prej shume grupeve qe vrasin me pagese ne Shqipri . Noshta n.q.s  ndonjenit prej pjestareve te ketij grupi i japin statusin e deshmitarit te mbrujtur atehere do te kete efekte te pjestaret e pakenaqur te grupeve te tjera dhe ekspozojne njeri-tjetrin . Sic duket biznesi i vraseve me pagese po futet ne nje krize besimi .Gjithmone ne qofte se prokuroria e stimulon kete , te shohim.. .

Analize perfekte e situates nga Afrimi. Bravo i qofte!

Sigurisht, si gjithmone, nuk pritet te vlersohet nga vemiet.

Rono nuk mu duk si shkrim i tepume vallahi. Aq gjona sa duhet te thuhen jane thene.

Sinanaj: Më jepni garanci, të flas për politikanët 

 

...Një burim nga hetimi i çështjes pohoi dje se i riu nga Vlora ka hezituar të flasë për emrat e porositësve të atentateve dhe në këtë kohë ka theksuar se kërkon mbrojtje fizike dhe garanci nga organet e drejtësisë për veten dhe familjen e tij. [Panorama/BalkanWeb]

Akoma s'i kane dhene garanci ketij deshmimtarit qe ka hapur thesin e deshmive te tritolit?

Speaking of tritol, edhe perpjekjet e Rilindjes per te larguar vemendjen nga skandali i bandes se tritolit perfundojne ne ironi. Nuk e pyesnin dot Sinanaj keta per ndihme teknike? 

Hmm. Rishfaqje bythecesh. Afrimi mbetet i respektum.

Lubonja strikes again: Luj venit! 

...më thoni, si mund të jesh i qetë kur sheh që njeriu më i fuqishëm i vendit bën edhe ai rolin e një struci që ka futur kokën në rërë si struci? E kam fjalën për Kryeministrin. Në fakt, po e krahasoj ironikisht me strucin, sepse për mua ai ka një përgjegjësi të madhe për “afrimin” e krimit në politikë dhe shndërrimin e kësaj në luftë bandash. E them këtë duke parë së fundmi edhe mosreagimin e tij përballë këtyre ngjarjeve tragjike apo kërkesën që i ka bërë në Grupin Parlamentar deputetit Frroku lidhur me kërcënimet dhe fyerjet që ky i ka bërë Jozefina Topallit. 

 

Vini re: në një kohë kur në Shqipëri kanë shpërthyer bombat e vrasësve me pagesë, ka dalë në shtypin belg një akuzë e rëndë: se deputeti Frroku, që bën pjesë në maxhorancën e Kryeministrit, është një vrasës i kërkuar nga drejtësia belge. Ta do mendja që një Kryeministër i angazhuar në luftë kundër krimit të organizuar do të duhej të alarmohej për këtë dhe të vinte në lëvizje të gjitha institucionet, brenda dhe jashtë vendit, për ta sqaruar çështjen. Ta do mendja se përpara një akuze të tillë, minimalisht Grupi Parlamentar socialist t’i kërkonte atij dorëheqjen deri në momentin që të sqarohej e vërteta. Mirëpo çfarë ndodh: jo vetëm që s’bëhet asgjë e tillë, por, kur opozita kërkon sqarime për këtë çështje, deputeti i dërgon Jozefina Topallit një SMS me fyerje dhe kërcënime. Dhe ç’bën Kryeministri ynë? I kërkon deputetit në mbledhjen e Grupit Parlamentar thjesht t’i kërkojë ndjesë Topallit për gjuhën jo të hijshme që ka përdorur ndaj një gruaje. 

 

Ej, luani vendit! E kuptoni se ku jemi katandisur? Kjo është si t’i kërkosh ujkut që të tregohet i kujdesshëm për formën e hungërimave që nxjerr nga goja, ndërkohë që ky të ka ngulur dhëmbët e ka në plan të të shqyejë. [Panorama]

Artikllin duket se e ka shkruar ngaqe Mr Shpetim "nuk jam pjese e klaneve mafiozpolitike" Gjika e paska permendur Lubonjen tek deklarata e tij e vonuar, ne lidhje me shkrimin Gjike-Rame-ujkist te Lubonjes.

P.S. Une leviza pak nga vendi per vete, po ngjalistet le te mos kercejne pupthi kete here nga artikulli i tij, per inat te Lubonjes.

Lubonja eshte mishrimi nder me te shemtuarit e njeriut te ri te komunizmit ironikisht ne te njejten kohe edhe viktime e po atij sistemi . Mjer ne qe jemi te denum per te mos iu shmange njerezve si Lubonja .

19 maj 2013 Hetimi i Lamajt për Frrokun, zbulohet vendimi i vitit 2010

Zbardhet vendimi i gjykatës belge për vrasjen e një emigranti shqiptar në vitin 1999, për të cilën Dritan Lamaj, kryekomisari i vrarë më 24 shkurt të këtij viti, kishte kërkuar informacion nga Interpol-Tirana, pasi dyshonte se dy prej personave të përfshirë në këtë krim, ishin vëllezërit Mark dhe Arben Frroku...

25 korrik 2013Rama mbledh aleatët, Frroku: Rikonfirmuam marrëveshjen

“Ishte një takim shumë i frytshëm, ishte rikonfirmim i marrëveshjes dhe marrëdhënieve tona. Kryeministri i ardhshëm foli me ne për formën dhe mënyrën e qeverisjes, duke na porositur për njerëzit që do punojnë në administratë. Nuk diskutuam konkretisht për kabinete. U la që të kemi një koordinator brenda koalicionit”,- deklaroi Frroku.

10 janar 2014 Deputeti Mark Frroku është i dënuar për vrasje në Belgjikë

4 shkurt 2014 - Rama Frrokut: Kerkoi falje tetes per mesazhin, nuk pajtohet morali yne me mesazhe te tilla ndaj grave!

5 shkurt 2014 - Frroku: Jo, s'kerkoj ndjese. Burri qe eshte burre nje here vret...flet, flet desha te them.

Bama: Po shteti pse s'reagon?

Po sepse fajin e ka Saliu bre. Saliu iu iu iu...

Mire e ka roni, i ka rene shume gjate, te heq komplet deshiren per ta lexu deri ne fund. 5- 6 paragrafe maksimumi here tjeter byrazer.

Lexo Xhibin knaqesh, tak link 1, link 2, link 3, link 1 per linkun 2, konciz straight to the point.

Dmth qe analista home-grown te peshkut meritojne ku e ku me shume vemendje se i dylqin sorollopesh qe sillen ketu.

 

Artikulli ishte mire, kishte kapur tamam pikat qe jane mese aktuale sot. 

 

Sa per mesazhin e atij Frrokut qe i kishte bere Jozefines, mesazhi nuk permbante ndonje gje aq te madhe, po te kemi parasysh qe parlamentaret e tjere jane share e ofenduar me fjale edhe me te renda. Rama harron qe eshte kryeminister dhe jo komandant i ushtrise shqiptare apo kryetar parlamenti. Per etiken brenda institucioneve shteterore dhe qeveritare, kujdesen Presidenti (institucioni i Presidences) dhe kryetari i Parlamentit (kryesia e saj). Ndersa kur etika thyhet me fjale me te renda dhe akuza pa baza, athere vihet ne levizje edhe Prokuroria me Gjykaten. Palloshi e ka te domosdoshme te mesoje si fillim, artin e shtetit, qeverisjes dhe pastaj te behet kryeminister, se per tu bere kryeminister, eshte deshira e qindra-mijra njerzeve, por shum pak prej tyre mund ta bejne ate pune. Nuk eshte pune deshire dhe sadisfaksioni, siç eshte shprehur ai, por eshte pune dijesh dhe manaxhimi. 

Pjer, e ka bo thjesht me dhon nji mesazh, qe nuk eshte mo ai "i egri" me grate. Se sic e the ti, mesazhi ket radhe nuk ishte naj gjo kushedi ca qe nuk e ka thon Meta kur hypi maje tavolines, Berisha, Brace, Doshi etj.
Po prape ngelet per t'u pershendet, sidomos mas ultimatumit qe i ka dhon Frrokut. Kjo eshte shenje e mire, Pjer. Le ta pershendesim KM per kte veprim. E meriton!

+1000

Muhabet i gjate pertova ta lexoj deri ne fund.

Në këto rrethana shteti është në provën e vet më të madhe, institucionet duhet të reagojnë. Jo në facebook apo twitter por në rrugë....

“Të dashur miq, krerët e aleancës anti-integrim Rama-Meta kanë vendosur të asgjesojnë opozitën e vendit duke i mohuar, në një hark kohor të shkurtër, për të dytën herë radhazi, të drejtën kushtetuese themelore të opozitës, të drejtën për krijimin e komisioneve hetimore, pra të drejtën e kontrollit parlamentar. Me këtë akt dyshja anti-integrim Rama-Meta de facto asgjeson opozitën si institucion sovran në kuadrin kushtetues të një vendi, e shtyp atë dhe e shndërron në një organizatë pa asnjë vlerë, thjesht një gjethe fiku e shtetit policor të neobllokmenëve shqiptar. Ndaj i bëj thirrje popullit opozitar të ngrihet në protestat më të fuqishme dhe të mbrojë me çdo kusht opozitarizmin dhe opozitën e vërtetë të vendit, misionin e saj jetik dhe vendimtar për liritë dhe të drejtat tona, për sistemin demokratik në Shqipëri!”,...shkruan komandanti ne fb.
 

Mire e ka Afrimi, ka vend per vetpermbajtje, por realiteti imoral politik nuk ben dot pa ombrella sensacionale si "suksesi historik".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).