Ministria e Pushtetit Vendor ka thirrur ne tryeze prefektet ne qarqe, drejtuesit e shoqatave te bashkive, ku serish nuk marre pjese ajo e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha. Ekspertët ndërkombëtare, vendet e te cileve edhe po financojne reformen, sollën shembullin se si kjo eshte realizuar ne vendet e tyre, ku ashtu si ne Shqiperi kanë hasur pengesa politike.

“Kur ne e nisem kete reforme nuk kishim 100 për qind konsensus polik, kishim nje mazhorance te brishte ne favor te reformes, por edhe pjesa me e madhe e drejtuesve lokale nuk ishin dakort, pasi njeri nga efektet e reformes ishte se ata humbisnin vendin e punes. Por ata kuptuan se eshte me mire te jete pjese e nje njesie te forte lokale qe iu sherben atyre, sesa pjese e njesive pa fuqi reale", thotë Lars Ericsson, ish-sekretar i shtetit suedez.

Kreu i Bashkise së Pogradecit, Artan Shkembi qe edhe drejton nje prej shoqatave te pushtetit vendor, solli një panoramë të zymtë të njësive vendore sot, ku shumica nuk ofron asnjë lloj shërbimi për qytetarët dhe nuk ka decentralizim real të tyre sa kohë ato financohen nga Qeveria.

"Reforma administrative duhet te jete bashkim pjesesh qe krijon nje mekanizem te gjalle, një mekanizëm qe leviz. Kjo do të mund të realizohej duke bashkuar komunat me bashkite, që do të mund të ofronin standarde normale për njësinë e re dhe që do mund të shërbenin si lokomotiva zhvillimi edhe për pjesët e tjera që iu shtohen këtyre njësive", thotë Shkëmbi.

"Ne duam te bejme nje reforme t'i sherbeje zhvillimit te Shqipërisë dhe jo interesave të ngushta politike. Gjithësecili nga ne të kontribuojmë që Shqipëria të ketë modelin më të mirë administrativ territorial që i përgjigjet dhe do t'i përgjigjet zhvillimit të Shqipërisë të paktën për 50 vitet e ardhshme", tha Bledi Çuçi, ministër i Pushtetit Vendor.

Megjithese e njohur si ndarja e re e territorit, reforma parashikon bashkimin e njesive vendore dhe nga 385 njesi, paraprakisht parashikohet te reduktohen ne rreth 80 te tilla. Megjithate, perveç hamendesimeve qe kane lindur per zona te caktuara, ende nuk eshte bere publik ndonje projekt qe te tregoje qofte edhe ne vija te pergjithshme se si mund te jete ndarja e re administrative e Shqiperise. 

Reforma, Idrizi takon Ramën dhe Metën

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, ku temë e diskutimit mendohet se është reforma territoriale. 

Dy ditë më parë, Idrizi zhvilloi një takim me Ambasadorin Amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu. Në fund të takimit, kryediplomati amerikan kërkoi nga opozita që të përmbushë rolin e saj, ndërsa zoti Idrizi la të kuptohet se forca do të jetë pjesë e reformës administrative-territoriale.

Në fakt do të mjaftonte vetëm një anëtar nga PDIU që të plotësohej kuorumi dhe ky komision të niste nga puna, ndërkohë që në bazë të marrëveshjes opozitës i lihet e drejta e vetos. 

Maxhoranca ka shtuar përpjekjet për realizimin e kësaj reforme dhe këmbëngul që ndarja e re territoriale dhe administrative të jetë gati për zgjedhjet vendore të 2015-ës. Por opozita kundërshton duke pretenduar se maxhoranca shtyhet në këtë reformë për shkaqe elektorale dhe jo për një reformë të mirëfilltë administrative. 

44 Komente

Nqs mazhoranca e majte eshte me te vertete e bindur dhe e vendosur, duhet ta coje deri ne fund reformen territoriale, qofte edhe e vetme. Plot 85 deputete, pa pasur nevoje per opoziten e vertete as opoziten e emeruar te PDIU. Numrat ne parlament i kane.

Rri i qete hunter, reforma administrative do behet cilado qofte kostoja, perfshire edhe bojkotin e zgjedhjeve lokale nga pd-ja. Kane plot 90 vota

Jo, opozita meriton te thote fjalen e vet dhe eshte e gatshme te bashkepunoje.  PD e ka te drejten e vetos, s'e kuptoj c'duan me shume. Po meqe s'do, le te rrije me rol partie te trete. Rendesi ka qe opozita po e thote fjalen e vet me PDIU. Vota e tyre njesoj ka vlere per ta cuar 90, po shqiptaret i kane votuar.

 ça eshte ky  ''çibani''  ketu siper,  eshte rritur Shqiperia..?smiley

Iliri ka ecur shpejt e ka ndertuar nje gadishull si ky te lidhur me vilen e tij ne Gjirin e Lalzit.

Ti e shume te tjere (veten perfshire) do te donim ta kishim Vloren kryeqytet, qe nder te tjerash edhe te vecohej ne harten administrative smiley por heperhe, do bejme si do bejme e do jetojme me faktin qe vecohet Tirana. 

Interesante... Gjeja me e mire per Vloren (them une) eshte te qendroje e paprekur nga urbanizmi i tepert. Ka klimen me te bukur ne Shqiperi dhe duhet mbajtur si nje "gem," dhe jo te katandiset siç eshte katandisur Tirana...

 

Qe te evitohet ndonje terkuze, interesantja ishte romuz.  

E bere qe e bere, shpjego edhe ca eshte romuzi, pa terkuzen lere. smiley

Cfare t'i bej patriotit qe ka pyetur jo njehere, po dy here per cibanin, pa s'do e kisha bere.  

ueee, Monda e paskershe mbajtur mend qe pyeta edhe heren tjeter..smiley

e qarte, cibani eshte Tirana,  dmth harta topografike e saj,  por pak e spostuar  ne det, faleminderit!

Ajo aty eshte Bija Shqiperi, smiley.

 

Pyetja eshte a duhet marre ne konsiderate levizja e qytetareve gjate gjithe ketyre viteve.

pikerisht, se pas kesaj reforme vjen reforma e ndarjes se re se zonave elektorale, ky eshte cirku.. megjithese reforma ishte e nevojshme, ka kryetar bashkie apo komune me 10 banore, e te gjithe banoret jane punonjes se bashkise

Por ata kuptuan se eshte me mire te jete pjese e nje njesie te forte lokale qe iu sherben atyre, sesa pjese e njesive pa fuqi reale", thotë Lars Ericsson, ish-sekretar i shtetit suedez.

Hmmm... nuk e kuptova mire cfare tha sepse kisha nje cop squfuri ne vesh... duhet te jete duke bere shaka shpresoj... sepse vetem kur behet fjala per te leshu karrigen nuk kan kuptuar,, kuptojne,, dhe do te kuptojne ndonjhere keto qe kan marr filloren me mik.

 

Nisme shume e mire. Nuk e kuptoj pse nje vend me siperfaqe te vogel si Shqiperia te kete 385 njesi...

Interesant do te ishte bashkepunimi i PDIU-se me qeverine aktuale. Eshte me te vertete partia me e mire qe ka nxjerrur Shqiperia deri me sot. Perfaqeson nje nacionalizem te bute dhe te permbajtur, jo si ulerimat hipokrite berishiste dhe pdiste ne pergjithesi.  

paralel me kte, pse nuk reduktohet numri i deputeteve? 140 horra jane shume per t'u mbajt ne kohe krize

ne nje vend ku eshte zbuluar ferma me e vjeter ne europe, sipas studjuesve nga Cincinati, 6500 vjet para Krishtit, kohe kur Kremlini nuk ekzistonte, dhe as baza 51, ceshtja e reformes nuk mund te jete nje aspirate e perspektive, por dicka e shtruar per zgjidhje.

Nuk e di fare ca pretendimesh te tjera ka PD-ja, po kufinjte administrativ te Tiranes duhet te zgjerohen. Nuk asnje llogjike qe Farka, Sauku, Dajti, Kashari, Kamza, Paskuqani te vazhdojne te ekzistojne ne planetin e tyre te pavarur. Urbanistika e kryeqytetit duhet te kete nje lloj planifikimi te bashkuar. 

Nese eshte hall i gares elektorale, te formojne nje njesi politike tjeter (Greater Tirana or whatever) dhe te behet njehere e mire qe ca fillon ne Priske e mbaron ne Fushe Kruje, e ca fillon ne Vore e mbaron ne Dajt duhet te jete brenda nje plani te madh zhvillues. 

O Firaun nuk ka kuptim kjo qe kerkon. Parisin me rrethinat e tij e ndan vetem nje unaze dhe sinqerisht ti nuk ke asnje menyre per te kuptu se nuk je me ne Paris kur kalon "kufirin", sepse te gjitha jane te ngjashme. E megjithate ato jane bashki krejt me vete, biles edhe departamente me vete. Per te mos thene qe edhe vete Parisi eshte i ndare ne 20 mini-bashki prej verteti. Pra qe manaxhojne territorin e tyre me kopetenca shume te gjera. Te bashkosh Tiranen me zonat nga Vora deri ne Dajt dhe nga Fushe-Kruja ne Priske, i bie ta shkaterrosh komplet Tiranen, sepse kaq sa eshte dhe askush nuk po di (apo do) ta manaxhoje.

Plani zhvillues nuk ka lidhje me te qenurit nen nje bashki. Ai po qe duhet ne krejt qarkun dhe biles ne bashkepunim te ngushte edhe me Durresin qe ne aspektin e zhvillimit dhe rritjes po i afrohet shume Tiranes. Pra nuk eshte se ke nje zone te madhe tampon midis te dyjave qe t'i konsiderosh te ndara. Po jane dy gjera krejt te ndryshme master-planet me manaxhimin ditor te gjerave.

Po ta lexosh dhe njehere do shofesh qe mendimet tona nuk jane aq te ndryshme Guce. 

Greater London Authority qe permenda ben fiks kete qe thua ti, nderlidh per projekte te rendesishme njesi administrative politikisht te pavarura. Ne mos gaboj dhe ne Paris Sarkozy ka dashur te kopjoj nje model te ngjashem. 

Dhe une kete thashe, nese duan edhe per arsye elektorale ti mbajne te vecuara njesite, ok. Por planet e tyre duhet te jene te perbashketa, se nuk ka kuptim qe te gjithe keto komuna rreth Tiranes kane a s'kane nje rruge te hajrit qe i lidh me qytetin megjithese jane bere tanime lagje te tij. 

Fier o qitet i nderuar, sa kohe ke pa e (k/r)ruar? 

Edi Rama deklaron se opozita do të votojë tre ligjet e mbetura pezull në Kuvend, vetëm pasi të zhbllokohet cështja e qarkut të Fierit 

gjerat shifen me tjeter prespektive ne varesi te kendveshtrimit pozite/ opozite, xhib. Sa here duhet me ta perserit apo me te sjell shembuj ante et post 23 qeshoriusit?

 Ministri Çuçi garanton:Reforma territoriale sipas praktikave më të mira 

 Është zhvilluar në Tiranë tryeza e Rrumbullakët “Reforma Administrativo-Territoriale – Sfidat e Procesit”, si pikënisje e punës dhe si pjesë e platformës së transparencës dhe diskutimit, bashkëpunimit e gjithëpërfshirjes me aktorët politikë kombëtarë dhe përfaqësuesit e qeverisjes vendore. Gjatë fjalës së tij
ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi ka kërkuar bashkëpunimin e palëve për realizimin e reformës administrative- territoriale e cila sipas tij është tërësisht në shërbim të vendit.
Ai theksoi domosdoshmërinë që ka vendi për ndarjen e re administrative-territoriale ndërsa shtoi se qeveria është mëse e bindur për ta çuar përpara këtë reformë.
Sipas tij janë të gjitha kushtet që jo vetëm të realizohet kjo reformë, por gjithashtu procesi të jetë po aq demokratik, sipas kërkesave ligjore që nevojiten.
“Të bëjmë një proces sipas kërkesave kushtetuese e ligjore dhe praktikave më të mira evropiane. Donatorët kryesorë që asistojnë në vendin tonë për reformën e decentralizimit na kane dhënë mbështetjen e plotë. Le të jetë ky një takim ku të ndajmë gjithë vëmendjen tonë ndaj kësaj reforme, dhe pikënisje për të ndarë në territore që përfaqësojmë për të përcjellë këtë pjesë të procesit në kuadër të transparences” tha Çuçi.
Ministri Çuçi gjithashtu ka theksuar se kjo reformë nuk është realizuar deri më tani për arsye krejtësisht politike dhe aspak për interesat e vendit. 

MONITOR

Nuk ka reforme territoriale pa opoziten. Cdo tentative nga qeveria e Rames dhe Metes pa opoziten eshte nul. Reforma territoriale duhet te behet dhe kjo pune mesa di ka pase filluar qe ne qeverine "Berisha", ka pasur nje studim dhe propozim nga nje organizate hollandeze a dicka e tille per numrin e njesive etj., por ndarja me vizore e njsive territoriale ne menyre te njeanshme, nuk mund te behet. Reforma territoriale eshte edhe reforme elektorale, prandaj opozita kerkon garanci duke u vendosur konsensusi dhe vetoja sic e kishte PS kur ishte ne opozite kur u be reforma elektorale. Ndryshe reforme nuk ka.

Nuk ka reforme territoriale pa opoziten. Cdo tentative nga qeveria e Rames dhe Metes pa opoziten eshte nul.

prandaj dhe jemi te lumtur qe nje parti opozitare si PDIU pranoi te behet pjese e reformes teritoriale.

Falemiderit PDIU

P.s. Faleminderit Ambasador Arvizu

Se pari bej perpjekje qe te merresh seriozisht ne debat, ndryshe nuk te kthen kush pergjigje, se dyti, Shpetim Idrizi, jo qe nuk perfaqeson opoziten, por as elektoratin e partise se tij - qe jane kryesisht cam - jo.

Vetem po luajti pak bishtin Idrizi, kane per te ikur gjithe deputetet qe ka PDIU dhe athere si i vetem mund te rikthehet ne PS.

Opozita te blera ose fasade qe nuk perfaqesojne as 1% nuk funksionojne ne demokraci. Mund te funksionojne ne diktatura.

Edhe Dash Shehu ka dhene pelqimin e tij per reformen e pushtetit lokal. Keshtu qe sic edhe shihet opozita po merr pjese dukshem ne kete reforme. Ah sa per saline me kelyshet e tij mire bejne qe nuk marrin pjese se vetem per te ngateruar jane. 

Edhe Dash Shehu ka dhene pelqimin e tij per reformen e pushtetit lokal.

Respekte Dashit! Burre zotni ka qene dhe do te mbetet!

Po ke perfaqeson ai sipas teje. Emri i Shpetim Idrizit ishte ne 10 te paret ne listen e  PD se Tiranes, apo nuk quhet ajo. Mos harro qe ka 5 deputete te rreshtuar ne opozite ai. 

Fol me nje njeri te afert, tregoju i hapur dhe prit feedback. Nese kjo nuk mjafton drejtohu te psikologu, po gjithsesi ilacet mos i nderprit per asnje moment.

Fajin e ka saliu

Po boll jane 90 deputete nga 140 per te bere te mundur realizimin e kesaj reforme shume te domosdoshme. Nuk jemi ne kohen e Enverit me 101% konsensus. 

Ore ketu reforma me antidemokratike dhe e poshter qe eshte miratuar nga parlamenti ka qene ndryshimi i kushtetutes brenda nates ne 2008. Dhe u votua nga gati 120 deputet ne mos gaboj. Keshtu qe me kete lloj llogjike nuk shkon askund. 

Per keto reforma mire eshte ose te kesh nje lloj miratimi te gjere, ose te shkosh me referendum para popullit. 

nuk ka referendum Endrit. Kjo eshte demokrature jo demokraci. Nuk i intereson kerrkujt referendumi. 

nese duan  ligjshmeri e pakundershtueshmeri le ta bejne me referendum sic u be kushtetuta. 

Megjithese ne kete moment askujt nuk i behet vone, problemi eshte pikerisht ky. Qe nje reforme e tille qe duhet te jete afatgjate, rrezikon te zhbehet ne momentin qe ndryshon pushteti nese pushtetareve te ardhshem nuk u pelqen. Jo me kot gjera si kushtetuta kalohen me referendume, sepse supozojne nje lloj dakordesi afatgjate te te gjithe shoqerise per ca rregulla baze. Pastaj taksat e investimet, ato ok le te bejne ca te duan cdo kater vjet. 

Per cer opozite po flitet ketu, a mkthjello njeri mu? Pse Salukun me Bishtukun u qujkan opozite sot? Kurr se futen ne zgjedhje plehrat...

OPOZITA JENA NE QE I DUM TE DHJESIN NE TENEQE GJITHE ISH PUSHTETARET E PeDhes.

Mbulojini me gelboqe Talibanet ne 20 Shkurt se ate lluks e porde me paret tuaja i kon vu....

Daku qenke bo keq nga humbja e 23 qershorit eeee. Ska problem se do mesohesh avash-avash, kalojne shpejte 8 vite. Ti nderkohe relax-relax-ralax.

Dikur Ishte Vlora qender admin per shume ndermarrje ne Fier.une qe kur na varen nevejt nga fierthi nuk e desha me veten. Propozoj rikthim legjitim te lavdise sone si dhe jam e lumtur qe ministri eshte me rrenje vlore.

Kam pershtypjen qe reforma territoriale duhet te preke dhe numrin e deputetetve dhe mire do bente. 140 petrita qe mendjen e kane ose tek leku ose tek ... nuk kane c'i duhen Skiperise. Dhe qytetet kryesore duhet patjeter te zgjerohen jashte vijes se verdhe ekzistuese se po futen ne unaze hekuri nga te pangopurit e komunave perrreth.

 Shpëtim Idrizi ha drekë me “ngjala” në vilën 31 me Edi Ramën dhe Ilir Metën per bashkeqeverisjen e Cemerve me Greket.

...ky pushti eshte bo deputet nga lista e PD ne Fier ....eh  mer Sal mer Sal sa gabime ke bo me keta langaraqet 
 

Po sala dhe ato tete vjet ne pushtet, prej ketyre ndenji, se me forcat e veta merrte nje M qe te hante qe ne 2005. 

smiley

osht i omel hyqymeti, o kapo.

kur po vjen edhe ti? mjaft luftove per te tjere...

Po nuk bie dakort opozita e Sali  Viqidolit bi opozita antikomuniste e  TKD-se se Bamir Topit. smiley Mjafton nje opozite se me shume se nje jane bela e madhe.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).