Relacionet e ipeshkvit Frang Bardhi janë integruar në përmbledhjen e hartuar nga Injac Zamputi, "Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore dhe të mesme në shek. XVII" (1634-1650), Tiranë, 1965, ose janë botuar pjesërisht nga Tonin Çobani, Frang Bardhi dhe relacionet e tij, Zagreb 2006. Këtu kemi perzgjedhur disa pjesë nga përshkrimet e ipeshkvit.

1. Autonomia

Relacionet e Bardhit pohojnë vetëqeverisjen e disa zonave shqiptare nga popullsia lokale, ndonëse nën sundimin e konsoliduar osman. E tillë ishtë Zadrima, e cila sipas ipeshkvit qeverisej “si një republikë” (Zamputi, f. 205; Çobani, f. 129, relacioni ‘Zadrima dhe zadrimorët’), ngaqë kishte këshillin e pleqve. Kuvende më të gjera mbaheshin disa herë në vit dhe “drejtoheshin nga ipeshkvit”. Banorët e Zadrimës i kishin rimarrë pronat e kishave, pas një dekreti perandorak ose duke i blerë me gjysmë çmimi (Zamputi, f. 115). Ndërsa banorët e zonave të Pukës, për shembull, “nga kujdesi i pakët i tyne, i kanë lanë kishët e veta me u rrëzue” (Çobani, f. 93, relacioni ‘Puka dhe pukjanët’).

2. Marrëdhëniet njerëzore

Në relacionet e ipeshkvit bie në sy normaliteti i dhunës, nga të gjitha planet: osman dhe vendas, madje deri edhe kishtar. Ai i kishte shpëtuar për mrekulli një “atentati” të organizuar nga disa klerikë të dioqezes së Sapës, mbase nën urdhrin e xhaxhait të tij, Gjergj Bardhit (Zamputi, f. 173).

“Mehmet Çaushi, aga i Lezhës, epirotas nga Zadrima, mblodhi në një ditë 500 pushkatarë, gati të gjithë të krishtenë shqiptarë [...], dhe shkoi gjatë natës në Trebunë [...], dogji shtëpitë, mori 5 skllavë dhe vrau 6 burra” (Çobani, f. 94, relacioni ‘Puka dhe pukjanët’).

“Ves fligshtie, sodomie dhe kamate të padrejtë nuk ka në Pukë, por nuk janë pa vrasje e pa grabitje. E quejnë të zotin atë që ia del me vjedh” (Ibidem, f. 91).

“Ata të Gashit e të gjithë popujt banues të maleve të Dukagjinit, pa nevojë vjedhin njen tjetrin [...], e pastaj me qenë se nuk ka drejtësi [...] ata vetë e marrin hakun, dhe nuk marrin aq sa u ka qenë marrë [...]. Vrasin njeni tjetrin, qoftë kur shkon ndoshta për të vjedhë ose kur, tue udhetue së bashku, s’ka si me ia marrë armën apor petkun për pa e vra [...]. Pothuej të gjithë çka kanë në shtëpi janë gjana të marruna turqve dhe të krishtenëve” (Çobani, f. 108-109, relacioni ‘Pulti dhe malësorët’).

3. “Moda”, përditshmëria

“Burra e gra, ma të shumtën, janë me shtat të mesëm, janë të nximë prej diellit, sepse nuk barin kësula, e lanë mjekrën sipas natyrës, por e rruejnë kryet ashtu si e rruejnë mjekrën italianët. Dukagjinasit lanë në majë të kokës pak flokë që të rriten një pëllamë gjatë a ma tepër” (Çobani, f. 90, relacioni ‘Puka dhe pukjanët’).

“Shqiptarët rrijnë për një kohë të gjatë në tryezë, nga mesdita deri në mbramje, ose që prej mbramjes deri në mesnatë; jo se hanë vazhdimisht, por tue pie e tue kuvendue. Kanë arsyetimet e gjykimet e tyne të natyrshme sa i japin përgjegje çfarëdo filozofi [...].

Edhe 10 vllazën po të jenë, të gjithë martohen dhe pastaj [...] ia nisin grindjet mes tyre [...].

Shqiptarët padisin njeni tjetrin pranë turqve” (Çobani, f. 149-150, relacioni ‘Zadrima dhe zadrimorët’).

3. Feja 

“Popujt e Pukës janë shumë pak të përshpirtshëm në kultin e zotit: shumë pak gjenden që ta dijnë Besojmën, Atynën dhe Falemimërinë. Kur të kenë shkue tri herë në vjet me pa meshë, nuk kujdesen ma me shkue, as nuk u pëlqen që meshtari të shkojë tek ata. Disa i mbajnë do festa, të tjerë jo [...]. Kanë frikë shumë të madhe nga çkishërimi aq fort sa nuk besoj të ketë në botë një popull që ta ketë frike ketë censurë sa shqiptari. U asht mbushë mendja në mënyrë të sigurtë se po ta çkishërojë ndokënd ose ndonjë popull lumënia e tij [papa], fëmija dhe bagëtia do të qelbeshin dhe çdogja do të zinte krymba [...]. Nuk duen kurrë t’i japin femijët e vet për me nxanë që me u bamë priftën” (Çobani, f. 77-78, relacioni ‘Puka dhe pukjanët’).

“Besojne se turqit dhe sekta muhamedane shelbohen, dhe na jemi nën turqit e nuk mundemi me e thanë haptas dhe me ua heqë këtë nga mendja” (Ibidem, f. 89).

“I kanë disa bestytni këta popuj, dmth, që mos me pre n’e prende asgja, as thojt e dorës, mos me huajtë gja askujt n’atë ditë, mos me la petka n’ulishtë [...], me e mbajtë festë” (Ibidem, f. 93).

“Turqit në Pukë e në Zadrimë i kanë marrë gratë e veta të krishtena, disa i kanë grabitë, disa ua kanë dhanë fëmijë prindja e tyne e disa kanë pëlqye vetë tue thanë se nuk e dinin se ishte kundër ligjes së krishtenë. Une [...] ua kam mohue sakramentet [ketyre grave], kurse ato i kerkojne me lutje [...]. Dhe burrat e tyne turq thonë se, po nuk deshëm me ua dhanë sakramentet, do t’i bajmë me e mohue besimin katolik” (Ibidem, f. 91-92).

“Për sendet shpirtnore janë shumë të paaftë dhe shumë trashamanë (Çobani, f. 99, relacioni ‘Pulti dhe malësorët’). “Kur pastaj kreva meshën dhe krezmimin [...] erdhi kreu Mengu [kryeplaku i fshatit Gash në zonën e Pultit] me disa të tjerë tue murmurue e tue turfllue e më thanë se atë që kishëm thanë në fjalim ishte e pamundun që ata ta zbatonin me qenë se n’asnjë mënyrë nuk mund të rrinin pa vjedhë, pa vra atë që u vret farefisin, pa e shpërblye të keqen me të keqe” (Ibidem, f. 102).

 

E-Zani

52 Komente

“Shqiptarët rrijnë për një kohë të gjatë në tryezë, nga mesdita deri në mbramje, ose që prej mbramjes deri në mesnatë; jo se hanë vazhdimisht, por tue pie e tue kuvendue. Kanë arsyetimet e gjykimet e tyne të natyrshme sa i japin përgjegje çfarëdo filozofi [...].

smiley me solli nder mend vitet e para,toidhjo,shto dhe qeset me patatine dhe kikirika ,nje miku yne italian thoshte te njejten gjesmiley..po tashti u civilizuam,flasim sa me pak me njeri tjetrin,mundesisht fare,te gjithe hatermbetur nga ligesia qe kemi per njeri tjetrin,po ndihmove njeri,nje e keqe e madhe te vjen dhe ja ku jemi...rrofte teknollogjia!

interesante prurja,flm Monda!

Shqiptarët rrijnë për një kohë të gjatë në tryezë, nga mesdita deri në mbramje, ose që prej mbramjes deri në mesnatë; jo se hanë vazhdimisht, por tue pie e tue kuvendue. Kanë arsyetimet e gjykimet e tyne të natyrshme sa i japin përgjegje çfarëdo filozofi [...].

Edhe 10 vllazën po të jenë, të gjithë martohen dhe pastaj [...] ia nisin grindjet mes tyre [...].

Shqiptarët padisin njeni tjetrin pranë turqve” (Çobani, f. 149-150, relacioni ‘Zadrima dhe zadrimorët’).

 

...............e  te mendosh ku jemi sot , per t'u ardhur keq

Histotia e tregon, vjedhje e vrasje mes njeri tjetrit...

Marre mori Mond!!!!

“Shqiptarët rrijnë për një kohë të gjatë në tryezë, nga mesdita deri në mbramje, ose që prej mbramjes deri në mesnatë; jo se hanë vazhdimisht, por tue pie e tue kuvendue. Kanë arsyetimet e gjykimet e tyne të natyrshme sa i japin përgjegje çfarëdo filozofi [...].

E sa e vjeter kjo puna e sehirllikut ne tavoline, muhabet "ke kafja"!!!!

Bishti qenit, bisht qenin mbetet!!!

“...Shqiptarët rrijnë për një kohë të gjatë në tryezë... Kanë arsyetimet e gjykimet e tyne të natyrshme sa i japin përgjegje çfarëdo filozofi..."

Mire, por nuk eshte se filozofet ndryshojne shume nga dembelet ose shqiptaret ne kete rast. Edhe ata qendrojne per kohe te gjata ne tryeze... smiley

 

Artikulli, ishte teper interesant. Ketu mesojme, se fajin nuk na e paska as Turqia, as Italia, as sistemet, por e kemi vet. Duhet shum-shum pune te rregullojme veten tone, kombin tone. 

per çfare FAJI e ke llafen zotrote ?

Qe jemi kaq mbrapa dhe kaq te eger. 

mbrapa ne çfare ? ti psh ne çfare te duket vetja mbrapa ne krahasim me nje vendas te qytetit ku jeton sot ?

...Pjeri ha akoma qofte....nderkohe qe vendasi ka kaluar me kohe e me vak ke kebabi...per shembull smiley

shijet dhe ngjyrat nuk diskutohen per francezin.

ajo mbrapa do te thote ne fakt INFERIOR. keshtu besoj behet me e qarte se per çfare e kam fjalen.

ajo mbrapa do te thote ne fakt INFERIOR

smiley

Profilo, ja psh, ti kerkon qiqra ne hell, nderkoh qe perendimori nuk e ben kete gabim. Nuk e kupton qe jemi mbrapa shum kombeve dhe shteteve. Nuk flitet per individe, se edhe une shoh plot budallenj ketu ne perendim, mirpo ja qe jane perpara, pse. E ke shtruar ndonjehere pyetjen, se; Pse keto vendet perendimore, plot me budallenj, jane me perpara se neve. 

E ke shtruar ndonjehere pyetjen, se; Pse keto vendet perendimore, plot me budallenj, jane me perpara se neve. 

Ja fotoja e babait kongolez qe sheh kemben dhe doren e prere te vajzes se tij pese vjecare, ndeshkim nga kolonizatoret Belge, ngaqe nuk plotesoi normen ditore te mbledhjes se kaucukut. Nuk eshte 2000 vjet me pare, por vetem 100 vjet me pare, fiks kur ato vende vune e po vinin ate pasurine e perparimin qe thua.

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/co...

Do ta dish pse jane perpara? Sepse vune pasuri te bollshme duke vjedhur, vrare e shfarosur popujt e tjere ne menyren me mizore te mundshme, gje qe vazhdojne ta bejne edhe sot me metoda bashkekohore, si psh financimi i korrupsionit ne vendet qe ata kane varferuar me luftera, dhe mbajtja nen zgjedhe me kredite e tyre qe jepen nga para te manipuluara, sepse tashme jane fiat.

Euro e dollari nuk bazohen me ne flori, jane thjesht leter e nje e shtypur butoni ne banke, dhe manipulohen ne menyre te tille qe ne vendet e tjera te mbetet krahu i punes i lire.

Afrika Qendrore eshte nje nga vendet me te pasura me flori, minerale, toke te punueshme e rezerva ujore ne Afrike, por eshte nje nga vendet me te varfra ne bote. Renditet nga te fundit ne boten e trete. Cuditerisht, Franca sapo hyri me ushtri atje, per te disaten here.

duket sikur jane zgjedhur vetem te metat per te patur nje shesh-qitjeje per te djele.   habitem si nuk ka komentuar alba me numra dhe sekti lubonjist ketusmiley.

po si ore s'paskan besuar as atehere keta paganet?

E quejnë të zotin atë që ia del me vjedh” (Ibidem, f. 91).

geget kshu??? Tobestakferullah!!! 

labet jane hajdutet me te medhenj ne bote. jane si somalezet. fakti qe jetojne ne gji, i ka bere te tille, se mund te kene qene burra te mire (sipas kendveshtrimit te sotem moral) perpara se te vinin ne ate shpat.

Mund te jene ashtu po juve ju bene talim ama , ate ta mbani smiley

kush NEVE ? 

POsmiley

te pyeta se cilin ti quan me ate JU ? ne çfare grupi/mi me fut dmth. qe na e paskan futur labet, dmth JUve te pellgut vlores ?

ps: pervete nga shqiptaret (hajdute) qe kam njohur ne emigrim, ketej, ishte vetem nje lab i shkurter bjond, qe vidhte shtepia. te themi gjithe e gjithe nga 20-30 shqiptare qe kam njohur pak a shume une.  

vellai njonit ketej eshte perkthyes ne prefekture, dhe po me thoshte qe çdo jave kapte policia nga nje shqiptar qe vidhte shtepia. per kuriozitet do ta pyes se nga cilat zona te shqiperise jane me te shumtet. per me bo kot nje bilanc.

Shqiptarët padisin njeni tjetrin pranë turqve” (Çobani, f. 149-150, relacioni ‘Zadrima dhe zadrimorët’).

cimo si pat thone kapo qe spiunllikun e sollen komunistet. Para 45-ses tha shqiptari as kuptimin nuk ja dinte  fjales spiunllik. smiley

 

 

smiley

do e bindim kapon, avash avash, per drejtsin e rruges sone.

po Em, po,te qenurit komunist nuk sjell aspak privilegje ,por detyra te medha e te veshtirasmiley

Kur të kenë shkue tri herë në vjet me pa meshë, nuk kujdesen ma me shkue, as nuk u pëlqen që meshtari të shkojë tek ata [...] Kanë frikë shumë të madhe nga çkishërimi aq fort sa nuk besoj të ketë në botë një popull që ta ketë frike ketë censurë sa shqiptari [...]

Me fjale te tjera nuk besoj ne zot por ia kam friken, ne na e kane marre kete filozofi te huajt...hajdutat smiley.

I kanë disa bestytni këta popuj, dmth, që mos me pre n’e prende asgja, as thojt e dorës, mos me huajtë gja askujt n’atë ditë, mos me la petka n’ulishtë [...]

C'fare domethene "n'e prende", e ka fjalen brenda ne shtepi? Edhe sot e kemi kete. Per cilen dite e ka fjalen?

 Dukagjinasit lanë në majë të kokës pak flokë që të rriten një pëllamë gjatë a ma tepër

Shume interesante, kush e di pse?

Prende = e Premte

flm, nuk isha e sigurt, dmth nuk eshte per shkak te islamit qe te premten e paskerkemi kete zakon, se thone e xhuma, qenka zakon i vjeter dmth.

Ky eshte zakon i lashte ne shume popuj, ku lihej nje tufe me floke ne maje te kokes, qe ne rast beteje, ne qofte se vriteshe, kur armiku ta priste koken dhe e lidhte tek kali si trofe, ta kapte nga xhufka e flokeve. Ne kete menyre koka e te vrarit nuk demtohej ose "turperohej" nga fitimtari...

Eshte nje cike barbare si origjine, po ka qene e perhapur ne shume popuj, keltet e vjeter, kozaket e ukraines etj, etj.

Shnet

El Nevro

Zoti Nevriku, si ide apo teori, kjo e mësipërmja, është strukturaliste apo poststrukturaliste? smiley

Au....as kete nuk e dija, flm, vetem se keshtu i bie te mendosh pas vdekjes per komoditet te armikut, shume altruiste me duket mua...

nuk mendohet per armikun por per koken tende, ne kete rast.

megjithese shpjegimi qe jep ai, duket pa lidhje. do ket pare filma me indiane ne amerike, dhe mundohet qe me to te shpjegoj gjithe fenomenet tashti.

Shikoni shenimin e meposhtem nga emigranti.. e ka gjet fix fare! Problemi ishte se pa xhufken, je i detyruar ta kapesh koken nga nofulla apo syte, etj. Pak makabre...po keshtu ishin koherat...

Dhe meqe ra fjala, keto i kam lexuar nga libri i Edit Durhamit, po nejse...

po qe Editi ka thone qe labet nuk jane toske, e beson ?

Ne pinjollët pasardhës kemi ndryshuar e do ndryshojmë shumë gjëra, por nuk do heqim dorë nga të ankuarit për njeri tjetrin tek ambasadat (turqit kanë ikur). Këtë ankimin (spiunimin) te ambasadat do vazhdojmë ta mbajmë traditë.

po mos ekzistonte spiunimi nuk do kish nevoje (apo lindur) BESA. 

Shkrim i vyshem. 

Flm per kete dritare te re dhe per infot per ato librat e botuar. 

 

Mos lexoni nga keto gjera pa qene studjues, vetem ata dine deri ne nje fare mase te kontestualizojne informacionin.

Pa qene studjues me mire mos me i lexu fare, perndryshe i lexon si gomarlleqe.

Eshte njesoj si me pa fotot e para dagerotip. Duken te gjithe njerzit si kriminele, psikopate dhe humbameno.

 

Shqiptarët padisin njeni tjetrin pranë turqve” (Çobani, f. 149-150, relacioni ‘Zadrima dhe zadrimorët’

Ne ditet e sotme padisin njeri tjetrin tek Arvziu smiley

Nuk e vertetoj dot saktesine por kjo lutje e Gjergj kastriotit mu duk teper interesante

Studjuesi Gjon Keta i cili i ka perkushtuar karrieren jetes se heroit kombetar Gjergj Kastrioti publikoi lutjen e pare te Skenderbeut pas rikthimit te tij ne Kruje ne 1443 (gjetur kjo ne dokumenta mesjetare ne arkiven e Vatikanit)

"Zot ti je i lavdëruar,i nderuar dhe i bekuar, që sërish ke dëbuar ushtrinë turke nga vendi ynë, dhe e ke sjellë vendin tonë në themelet e tij të vjetra, Atdheu im, unë jam i yti gjithmonë, Na e dhuro, o Zot, një fund të bekuar..."

Pushtuesi ashtu te mban nen fre me lehte. Duke mos qene aty dhe duke i lene rruge abuzimit...te gjithe popujt po te pushtoheshin ashtu do silleshin , vjedhje vrasje, etjetj

s'ka gje lidhje pushtuesi, qe per me teper eshte vjellajdut per vete, bile eshte hajduti me i madh, se nuk te pushton fare po te ishte ndryshe. nuk ka pse lodhet.

duhet kuptuar diçka thelbesore, qe vjedhjet nuk beheshin ne komunitetin ku jetonin dhe vete. por vidhnin TE TJERET. njeriu i lire dhe bile i madh eshte vjellajdut. ndryshe leket do i fitosh si shkerdhate duke punuar dite e nate. pra duke humbur (ose sakrifikuar) lirine. 

vete Picasso i madh ka the : quand il y a quelque chose à voler, je le vole

Ashtu eshte, kushedi sa here e kan kap Pikason duke i vjedh kuletat pasagjerve te tramvait ne Paris.

E kishte kete ves sepse ishte emigrant spanjoll, pranej.

nuk vidhte kuleta po diçka tjeter, me shume më vlere se ato. ai qe vjedh kuleta nuk ka talent tjeter. 

 

Tashi jane fut dhe frang bardhit  me nxjerr dhe ate si te tjeret !

Nje pyetje kisha. Ku gjindet fshati Gash? 

Kam degju per fis dhe per krahine/malesi (e Gashit) por jo per fshat, qe paska egzistu te pakten ne 1600-at. 

 

do jete shqiperu gabimisht nga ai qe eshte marre me punen e frang bardhit.

Kane filluar edhe arabet e E-zanit, te na mesojne historine e shqiptareve tani, duke prere pasazhe tendencioze nga e gjithe vepra e Bardhit.

Monda ju qe e botoni kete, jeni gje e sigurte se fjalet nuk jane shpikur apo transformuar  nga shkruesit ne E-Zani? I keni konsultur gje keto pasazhe ne origjinal? Une kam lexuar disi mbi Frang Bardhin, i cili ka qene vertete nje patriot i madh dhe si gjithe klerkiket e kohes edhe mjaft racist kundrejt myslimaneve, ndaj fakti qe botohet ne ate faqe me duket i dyshimte. E ke verifikuar gje librin perpara se ta transmetosh ketu? Sigurisht probabiliteti qe gjithçka eshte e vertete eshte shume i larte, (te gjithe jemi shqiptare dhe te gjithe i njohim zakonet e shqiptareve) por edhe fakti qe ne kulturat orientale mashtrimi dhe dallkauklleku nuk perbejne ndonje  faj te jashtezakonshem eshte gjithashtu i njohur.

si hajdute shqiptaret njihen po ashtu nga shume vezhgues europiane te kohes. po ashtu si mercenare me fame dhe si qehallare te shkelqyer (bile nga ky zanat na e kane friken fqinjet qe nuk na duan. se u kemi qi nonen ne kohe te turkut, dmth per 500 vjet).

keto veti tonat na mbajten nen turkun per aq shume kohe, por pa u turqizuar.

E vertete, por nuk kuptoj çfare i duhet ketyre bakllavave se si jetonin shqiptaret ne shekullin XVII. Pastaj ka shume gjera te tjera Bardhi per turqit, perse nuk merren me to?

P. S. Mjekrat shume te gjata dhe ruajtja e kokes jane zakone tradicionale te arberve (mjekrat edhe te sllaveve te jugut) qe deshmohen sidomos ne periudhen e Skenderbeut dhe me pas ne perendim gjithashtu shpesh per luftetaret stradiote.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).