Brenda një periudhe prej pesë vitesh në mesin e viteve tridhjetë, u realizua një hap i madh përpara në fushën e letërsisë. Në poezinë, Lasgush Poradeci botoi përmbledhje lirike të mahnitshme: Vallja e yjve, Constancë 1933, dhe Ylli i zemrës, Bukuresht 1937; Migjeni, i sëmurë rëndë nga tuberkulozi, arriti ta dërgonte vëllimin e hollë Vargjet e lira, Tiranë 1936, në shtyp para se vepra e tij të ndalohet dhe se poeti vetë të vdesë; dhe Gjergj Fishta paraqiti versionin përfundimtar të epikës së pashoqe Lahuta e malcís, Shkodër 1937, me tridhjetë këngë. Në fushën e prozës shqiptare u botuan: romani nihilist Nga jeta në jetë - Pse!, Korçë 1935, nga Sterjo Spasse; përmbledhja e dytë e tregimeve të Ernest Koliqit, Tregtar flamujsh, Tiranë 1935; romani i mirëpritur i kritikës sociale, Sikur t'isha djalë, Tiranë 1936, nga Haki Stërmilli; dhe vëllimi i parë i tregimeve të Mitrush Kutelit, Nete shqipëtare, Bukuresht 1938. Edhe Migjeni botoi njëzet e katër skiza të mprehta nëpër gazetat e ndryshme brënda pesëvjeçarit 1933-1938 dhe e mbaroi dorëshkrimin e pabotuar, Novelat e qytetit të veriut, 1936. Në fushën e dramës, Etëhem Haxhiademi e mahniti publikun e kulturuar me tragjeditë klasike të cilat, edhe pse nuk ishin gjë e re nga përmbajtja, e treguan një finesë të padëgjuar dhe të paparë në skenën shqiptare.

Aq shpejt sa letërsia, u zhvillua edhe gazetaria, i cili që nga koha e Rilindjes, vazhdoi të luante në rol themelor në afirmimin e kulturës kombëtare. Nga moria e gazetave javore dhe mujore nacionaliste jetëshkurtra që dolën në qytete të ndryshme të Ballkanit, u zhvillua një zanat zhurnalistik me cilësi që i shërbeu përhapjes së informacionit, qoftë politik, kulturor ose letrar. Me gjithë strukturat primitive që zotëroheshin akoma në kohën e Ahmet Zogut (1895-1961), të bërë tashme Zogu i Parë, Mbreti i Shqiptarëve, shtypi u zhvillua në mënyrë liberale. Botuesit, po të kishin kujdes të mos kritikonin familjen mbretërore dhe politikën e jashtme të mbretit, mund të botonin si të donin. Censura ekzistoi, si në çdo diktaturë, dhe herë pas here gazeta u mbyllën, por situata kurrë nuk ishte aq tmerrshme se sa në periudhën pas "çlirimit."

Në krahasim me vendet e tjera në vitet tridhjetë dhe dyzet, relativisht pak libra u botuan në Shqipëri. Kjo ishte rezultat i mungesës së zhvillimit ekonomik si dhe i analfabetizmit të lartë. Leximi i librave mbeti argëtim për një pakicë shumë të vogël meshkujsh.

Një rritje e dukshme në prodhimin letrar, bile lulëzimi i kulturës së shkruar në Shqipëri varej atëherë shumë nga revistat dhe gazetat letrare të kohës të cilat i ofruan shumë shkrimtarëve të rinj një mundësi botimi dhe përhapën vepra dhe idera në tërë vendin. Revistat katolike të Shkodrës, si Hylli i Dritës (1930-1944) i Gjergj Fishtës, Zâni i Shna Ndout (-1944), dhe Leka (1929-1944), vazhduan të luanin një rol të rëndësishëm në përhapjen e ideve. Për komunitetin mysliman doli në Tiranë revista Zâni i naltë (1923-1938) e cila informoi lexuesin mbi kulturën islame në Shqipëri dhe në Lindjen e Mesme. Por kishte edhe shumë revista të mira jofetare që ndihmuan në afirmimin e kulturës së shkruar të kohës. Revista mujore liberale Minerva (1932-1936) u botua në Tiranë ndër të tjerët nga Tajar Zavalani (v. 1976), artisti Odhise Paskali (1903-1985), Nebil Çika (v. 1944) dhe Stefan Shundi (1906 - ca. 1944). Shumë prej këtyre gazetarëve bashkëpunuan në revistën kulturore Illyria (1934-1936) në të cilën Migjeni botoi prozën dhe poezinë e parë. Një hap i madh përpara u realizua me revistën Përpjekja Shqiptare (1936-1939) e Branko Merxhanit (v. 1976). Për përhapjen e iderave të të majtës progresiste kishte edhe revista dyjavore ABC (1936) të Petro Markos dhe Bota e Re (1936-1937) komuniste të Korçës. Më vonë dolën revista mujore Shkëndija (1940-1943) e themeluar nga Ernest Koliqi, Fryma (1944), Revista letrare (1944) dhe Kritika (1944).

Me kohë, kultura e kësaj periudhe filloi të tregonte gjurmët e polarizimit midis Lindjes dhe Perëndimit. Shqipëria ishte prekur fillimisht shumë pak nga iderat dhe idealet e Revolucionit të Tetorit në Rusi, me gjithë se një sasi e vogël figurash intelektuale e kishin vizituar Bashkimin Sovjetik në kohën e Stalinit: Fan Noli (1882-1965), i njohur më vonë si Peshkopi i Kuq, shkrimtari Haki Stërmilli (1895-1953), poeti rebel Sejfulla Malëshova (1901-1971) dhe Tajar Zavalani. Padrejtësitë sociale në Shqipëri, të theksuara akoma më shumë nga një diktaturë gati bizantine, si dhe ngritja e Italisë fashiste mbushën mendjen e shumë intelektualëve të viteve tridhjetë që të interesoheshin për komunizmin sovjetik, ose të paktën për ndonjë lloj socializmi, për të luftuar kundër varfërisë dhe shfrytëzimit të masave fshatare. Polarizimi i ideologjive u theksua akoma më shumë me fillimin e Luftës Civile të Spanjes në vitin 1936. Shkrimtarët Petro Marko (1913-1991) dhe Skënder Luarasi (1900-1982) dhe një kontingjent shqiptarësh u nisën për në Katalonjë për ta marrë pjesë në Brigadat Ndërkombëtare. Idera socialiste zhvilloheshin në Shqipëri, por në të njëjtën kohë zhvilloheshin edhe idera fashiste.

Një figurë mjaft interesante e kulturës shqiptare të viteve tridhjetë ishte Branko Merxhani, botuesi i revistës Përpjekja Shqiptare që nga tetori i vitit 1936. Merxhani e kishte të qartë se vendi i tij ishte i pazhvilluar në çdo drejtim, edhe intelektualisht, dhe bëri thirrje për një rilindje shpirtërore të cilën ai e quajti Neoshqiptarizmi. Kjo rrymë intelektuale hyri në shoqërinë shqiptare afër vitit 1928, me gjithë se rrënjët i kishte në Rilindjen Kombëtare të shekullit nëntëmbëdhjetë. Duhej tani në Shqipërinë e pavarur një identitet kombëtar, një vetëdijë shqiptare për ta nxjerrë miletin nga errësira dhe injoranca. Shqipërine e quajti një qënie e kufizuar së jashtëmi dhe e pakufishme së brëndshmi. Së bashku me shkrimtarin fashist Vangjel Koça (1900-1943), Merxhani e paraqiti Neoshqiptarizmin në vitin 1929 në gazetën gjirokastrite Demokratia dhe në vitin 1930 në revistën Neo-Shqiptarizmi. Neoshqiptarizmi e kishte për bazë nacionalizmi ideologjik. Në formën e mirëfilltë ishte një lëvizje kulturore dhe jo politike. Në fjalët e Merxhanit: "Politikë s'ka! Vetëm kulturë!" Me kohë, Neoshqiptarizmi u bë një kundërpeshë ideologjisë më të politizuar socialiste dhe internacionalizmit të majtë. Edhe pse ishte një krijim shqiptar, Neoshqiptarizmi duhet parë në suazën e ideologjive nacionaliste të tjera të Evropës së viteve njëzet dhe tridhjetë: hellênikótêta-greke, kryesisht nën diktaturën e gjeneralit Joanis Metaksás (1871-1941) të viteve 1936-1940, italianità-italiane në kohën e Duçes italian Benito Musolini (1883-1945), dhe hispanidad në Spanjen fashiste të gjeneralit Fransisko Franko (1892-1975). Ngadalë ato u bashkuan për të krijuar fashizmin evropian, i cili e solli një diktaturë brutale dhe cnjerëzore kudo në Evropë.

Shkrimtarë shqiptarë të viteve tridhjetë u tërhoqën, u mahnitën nga Perëndimi dhe u përpoqën ta zbulojnë rolin e Shqipërisë në Evropë. Kjo ishte një temë kryesore në shtypin letrar të kohës. Një sasi e madhe intelektualësh kishin qenë jashtë vendit dhe kishin parë shoqërinë perëndimore. Duke ardhur nga vendi të cilin, sipas shprehjes së njohur, "e don Zoti sepse u ndryshua aq pak që nga koha e krijimit të botës", ata ishin të tërhequr, por gjithashtu të çorientuar, të tmerruar me gjendjen e Shqipërisë. Fjala Perëndim në Shqipëri kishte një kuptim disi të paqartë duke qenë se vendi perëndimor më afër Shqipërisë ishte Italia fashiste e Musolinit. Me 7 prill 1939, diskutimi intelektual mbi rolin e Shqipërisë në Evropë u bë i tepërt pasi trupa italiane pushtuan Durrësin, Vlorën dhe Shëngjinin për ta kolonizuar gjithë Shqipërinë.

Është puna e historianëve për të vlerësuar në çfarë masë përqafimi kulturor italian i Shqipërisë dhe më vonë pushtimi drejtpërsëdrejti politik i vendit ishin një fitim ose një humbje kulturore në atë fazë të zhvillimit. Shumë shpejt erdhi një luftë botërore. Polarizimi i ideve evropiane të Lindjes së Re dhe të Perëndimit të Ri, d.m.th. të komunizmit dhe të fashizmit, solli me vete konfrontimin përfundimtar në Shqipëri, si dhe kudo tjetër në Evropë, gjatë të cilit vendi ju nënshtrua vullnetit të pamëshirshëm të ekstremistëve politikë dhe ushtarakë, dhe gjatë të cilit shkrimtarë dhe intelektualë të të gjitha krahëve politike u detyruan të përgjunjeshin.

Nuk e teprojmë kur themi se jeta intelektuale dhe kulturore shqiptare kishte arritur një kulm nga mesi i viteve tridhjetë deri në gjysmën e parë të viteve dyzet. Për herë të parë ekzistonte në Shqipëri një letërsi moderne bashkëkohore me cilësi. Kombi shqiptar qe arritur në moshë. Kjo periudhë, një lloj kohe e artë, solli një lulëzim, por një lulëzim tepër të shkurtër në hije të katastrofës e cila do të shfaroste gati gjithë prodhimtarinë letrare dhe kulturore për më shumë se njëzet vjet. Edhe një herë në historinë e kulturës shqiptare burbuqet e letërsisë u mblodhën. Edhe një herë rrënjët e bimës u prenë.

65 Komente

Ja sa te çohet i nerumi nga gjumi i drekës e të çpojë topin smiley

 shkrim reaksionar smiley

Është puna e historianëve për të vlerësuar në çfarë masë përqafimi kulturor italian i Shqipërisë dhe më vonë pushtimi drejtpërsëdrejti politik i vendit ishin një fitim ose një humbje kulturore në atë fazë të zhvillimit.

Ne si PPU e kemi bere vleresimin. Depertimi ose penetrimi kapitalit italian mundesoi zhvillimin infrastrukturor te Shqiperise. Me pas erdhi pushtimi si nevoje e administrimit oksidental perkundruall nje mbreti me mendesi orientale (sa trap Zogi) .

Ne "Opinion" mbreme ishte tema per Tiranen (400 vjetori). Per 20 vjet, nga shpallja kryeqytet, deri ne mbarimin e luftes, Tirana njohu nje bum zhvillimi dhe fytyra e saj orientale nisi te oksidentalizohet. Shume xhami ka patur, ndertesat domihoheshin nga  modeli primitiv (M.Velo)  dhe me pas  vila me arkitekture perendimore, kazino, kuplara, kinema, makaronat u bene  dhe buke dhe gjelle. etj.

Interesante me duket ideja e kqyrjes se neoshqiptarizmes si reflektim i ideologjive nacionaliste ne itali e gjetke.

me ngjan me zbulimin e CIA-s qe thoshte se kryeqyteti i shqiperise eshte tirana.

jon bo te bezdisshme kto shkrimet e robve qe i tregojne babes arat.

boll mo. 

Emigrant, ti qe mirresh me letersine, i di keto gjera, por ka njerez (edhe ketu tek Peshku) qe nuk i dine, dhe se informohen mbi letersine e para L2B, nuk bejne keq. Une po ta kisha ketu afer kete Robertin, do ti kisha bere nje vizite dhe do i dhuroja nje vere te shekullit te kaluar dhe nje konjak ose fernet shqiptar, nga me e mira. 

bujari shqiptare. Elsie do e vleresonte shume.

... qe i tregojne babes arat.

Po ato ara jane, e po ato patate, domate dhe kastraveca me speca zarzavate, vetem toka eshte varferuar, eshte bere me acide.

Se harrova me thone, fatkeqsisht per artistet nuk ka kuplara, dmth zyrtare, se kshu ne qiell te hapur eshte e tera ...

 

ja nji ide: xberthe pse per fenomenin Merxhani nuk kishte te ardhme ne ket pike gjeodezike te planetit? ke prapanice? beje.

mo na trego qe "shoku hysni kapo godiste andej nga vlora", se e dim, e morem veshT mo, vec t'ishim copa druni.

jasht teme: c'ne me acidifkimin e tokave ti? 

Permbledhje e dobishme informacioni; turp eshte qe na e ben nje i huaj.

p.s. Krahasimisht i bie qe ne leme te revistave, ato fetaret kane mbetur ato qe kane qene, me ato jofetaret keq i kemi punet.

Epo sic thote njeri ketu, "na gjejne te varfer ne dhe hajt t'u bejme analiza..."

Kam pershtypjen qe na i bejne ngaqe ne vete s'denjojme te merremi me vogelsira. Nga Dante e siper medemek.

analiz esht llaf i modh, PF. 

Mire mo, une nuk thashe analize komplet smiley Po te pakten ta merr gjakun nga gishti, jo si ca e ca qe ta marrin nga vetlla.

krahaso kte perrallzen ktu me "ardhja e migjenit ne letersine shqipe" psh. smiley

Mire, po eshte veshtrim sociologu.

vitet 30 kane qene mrekulli edhe per nje arsye tjeter: 95% e popllit analfabet! Nje parajse per shkrimtarin. Elitizem i garantum.

Sot ngrihet Elif Matraku (nga cameria martire ky, besoj, me at mbiemer), i cili ka ble smart phone and/or PC-laptop edhe duke ngrejt vetllen e djathte, prokllamon per shkrimin X, te cilin gjalle ne bot se e ka lexu: "s'na the gjo".

Gjysma plot, thua. Gjysma bosh ishte qe s'kishe jo vetem kontestues, por as lexues jo.

nje, po luan ama. smiley

Ti po don te na minosh ekonomike e tregut nga baza, a si?

une jam per librat e zografisur me dore, nga skribe te certifikuar, si kodekset e vjeter me shkronja floriri. Germat rhyrese te kapitujve, te zbukuruara per qejf, qe aman-aman.

Edhe une thelle-thelle jam per nxjerrjen jashte ligji te letersise smiley.

nje prohibicion s'do ishte keq.

Nuk e teprojmë kur themi se jeta intelektuale dhe kulturore shqiptare kishte arritur një kulm nga mesi i viteve tridhjetë deri në gjysmën e parë të viteve dyzet

smileysmileysmileysmileysmiley

shtoj se jo vetem kishim arritur kulmin ne intelekt dhe kultur por edhe ne dimesione te tjera si liria,pasuria etj

p.s me vone pastaj erdhen çorbaxhinjte dhe sakatosen atdheun!

vitet 30 kane qene mrekulli edhe per nje arsye tjeter: 95% e popllit analfabet! Nje parajse per shkrimtarin. Elitizem i garantum.

smiley

ehhh si ujt e paket mo!

adrian guma smiley

Nuk e di kush ka me shume nostalgji per vitet 30, antikomunistet tane apo kontrabandistet e uiskit  

Ne kemi qene me mire se ne kohen e komunizmit ne cdo periudhe, edhe gjate kohes se P. Osmane. Degjoja njehere historianin Ferit Duka qe thoshte se ne kohen e Turkise ne pazarin e Beratit kishte 7-8 lloje gjalpi, ne parajsen komuniste, mungonte edhe gjiza, lere gjalpi.

ehhh nje mrekullli e vertet ish koha e perandorise osmane. 

7-8 lloje gjalpi nuk kish as ne Paris. laj, thaj tre lloje kish frengu, gjalp lope, gjalp dele dhe gjalp dhie. 

ky duka coc ka ditur

e merr vesh o cimo, arritja me e madhe qe ka pasur ne 500 vjet administrim qe shumllojshmeria e nenprodukteve te yndyres.

Shkon ne Rome dhe po e pyete historianin se he, cju la Perandoria Romake, historiani te merr perdore e te con te Koloseumi, shkon ne Tirone dhe i ben te njten pyetje per Perandorine Osmane dhe Prof. Duka te merr per dore e te con te tregu gjizes. 

Se ckam nji parandjenje qe do nxhetet Lizander Saraci, nuk duro tja prekesh trashgimnine kulturore Osmane. Shaka po bojme o Lizandro!

eshte nje Tafaj, shef i shoqates  Tirona, ai t vret fare po ti shash trashegimnine muslimane te tirones osmane. per pazorin e vjeter , qerpicet dhe taven e dhut . desh e shkelyu maks velon kur i shau qerpicin.

Po te shash trashegimine tende, lere qe ofendon ata qe e kane te shtrenjte apo e vleresojne, por tregon qe je pa identitet. Historia e popujve, ka qene histori perandorish. Po pse te behemi me turp ne qe kemi qene pjese e nje prej perandorive me te medha te botes?

....janë publikuar të dhënat e reja nga Renditja e Universiteteve Botërore Webometric (Webometrics Ranking of World Universities) për gjysmën e dytë të vitit 2013, ku universitetit Epoka është rënditur më i miri në Shqipëri. Renditja e Universiteteve botërore Webometrics është një iniciativë e Cybermetrics Lab, një grup kërkimor i cili i përket Consejo Superior de Investigaciones Científicas (CSIC), një nga grupet më të mëdha kërkimore me qendër në Spanjë dhe vlerëson rreth 20.000 institucione të arsimit të lartë në të gjithë botën. 
 

Është e drejtë e tyre realisht të mbrojnë trashëgiminë e vet, që në fund të fundit është personale, e para dhe më pas komunitare. 

Aty ku hiqet vijë e kuqe, dhe ka një big NO, është aty kur 

1shtas, pretendojnë se kjo është nacionalizëm. Dhe, 

2shtas, në bazë të këtij pretendimi, u thonë kaurrëve "gjakprishur". 

Të tjerat janë brenda normalitetit. 

 

edhe pilafi dhe pekmezi duhet te kene qen grup fare ne ate kohe.

Tave me gabzherra si ajo e para 1912-tes thone nuk vje mo ne ket dynjo! 

 

Roni-Xhoni po sa pa bereqet je mer daj. Nuk te kam pare kurre te besh nje debat serioz ketu.

Llojet e gjalpit qe permednte historiani Duka or lum miku, tregonin per afluencen dhe prodhimin qe kishte athere, kupton ti dhe qe ne komunizmin tend vetem e enderronim.

Megjithese kete pune duhet ta beje mullah Bulkthi, po ta sqaroj sot e te duhet edhe per mot, qe PO ka lene boll gjera te prekshme ne Shqiperi sigurisht jo te rangut te Koloseut, por keto qytetet tona kryesore prej saj i kemi. Tirana, Elbasani, Korca etj. arkitektuara e keshtu me rradhe.

Debat serioz do ti? Menjiher mer!

per cfare ke deshire te debatojme ne lidhje me trashgimnine osmane? Do te debatojme per sistemin rrugore dhe ate portual? Per sistemin e arsimit? Per nivelin e zhvillimit shkencore? Per nivelin e metodave bujqsore? Per nivelin e urbanizimit? Per sistemin ligjore? Apo per ate politik? Zgjidhe nji dhe debatojme seriozisht. Ose i debatojme dhe te gjitha po deshe. Por te pakten zgjidh nji se kshu pordhe me tlyne dhe me bereqet hurmash e fiqsh nuk me ka lone menja te debatoj seriozisht me askend!

Nuk je per ode burrash ti. Une te kam hedhur dorashken qe 1 ore ti me thu cfare du te debatoj! Nuk behet debati as me bizantin blog e as me Daniel Pipes. Sma tregojne dot keto mu PO se sa here shkoj ne Berat e prek me dore. I gjithe Berati ka arkitekture osmane psh..

Mire mer, debatojme edhe per hurmat dhe fiqte!

 Kjo periudhë, një lloj kohe e artë, solli një lulëzim, por një lulëzim tepër të shkurtër në hije të katastrofës e cila do të shfaroste gati gjithë prodhimtarinë letrare dhe kulturore për më shumë se njëzet vjet. Edhe një herë në historinë e kulturës shqiptare burbuqet e letërsisë u mblodhën

smiley smiley

...kultura e kësaj periudhe filloi të tregonte gjurmët e polarizimit midis Lindjes dhe Perëndimit. Shqipëria ishte prekur fillimisht shumë pak nga iderat dhe idealet e Revolucionit të Tetorit në Rusi, me gjithë se një sasi e vogël figurash intelektuale e kishin vizituar Bashkimin Sovjetik në kohën e Stalinit: Fan Noli (1882-1965), i njohur më vonë si Peshkopi i Kuq

....nuk mund te shmangej fenomeni i morrit te  kuq i cili zakonisht mbin ne ato vende qe jane  extremisht te varfera dhe analfabete,prandaj ;

Është puna e historianëve për të vlerësuar në çfarë masë përqafimi kulturor italian i Shqipërisë dhe më vonë pushtimi drejtpërsëdrejti politik i vendit ishin një fitim ose një humbje kulturore në atë fazë të zhvillimit

 

 

 

smiley per smiley 

kur bere derr e arine

c't'u desh qe bere turqine!

maj mend qe esht diskutu i her afiniteti i spikat turqeni-PD.

nuk maj mend me c'konkluzjon dul Peshku.

 ...mos e hap ate deren e "afinitetit" or trim ,se oshte patate e nxehte dhe sema dot smiley
 

"Bujrum", kapedan Kapua. Sa te kem drita, jam gati per kuvendim.

Cfare argumenti ke?

 ..kur te clirohet shqypnia emo,nuk kena kohe per religion koferenca e simpozjume,jena te xane me pregatitjen e protestave smiley
 

u ngrit fati i shqiperise

si i vdekuri nga varri

mori udhen e azise

duke ikur si i marri

i gjithe aksioni Rilindas, qe na beri komb, u ngrit hapur, qarte, pa asnje ekuivok, kunder kalbesires osmane!

kush e besonte qe ne shek 21 do i kishim "peshqesh", jo vetem fjalet e lleqet ("si bishti i nje rreshqanori"), por edhe sulstarovet e krasniqet and Co., qe bejne kurve nene terezen, hajdut e tradhtar skenderbeun, hero sulltan pekmezet, edhe i mbushin me hosanara gjithe zgjeben qe na vjen si mallkim, pa rreshtur, nga Lindja smiley

ku me bere mua mullah a te q.. udhen.. po varja (copyright Petro) .. 

keto muhabete me kujtojne ato bisedat e gjata poshte pallatit, ne muzg, para se te largoheshim neper shtepia dhe nuk na ikej nga shoqnia, ...  fillonim tjerrjet mbi historine boterore dhe fuqite atomike.. rusia e mund gjermanine, jo gjermania e mund kinen - thoshte petro; po si ore bole shqiperia nuk e mund afriken e jugut - hidheshe roni e fliste me duar e me kembe; dori, qe u iku i pari ne kurbet, fliste me nje thua gishti neper dhembe - ej, italianet i bejne zbor gjermanise, 4 petlla kane per ti fut; gzimi qe kishte inat me dorin, se i kishte vrare gjurin ne futboll, e nderpriste - po rri o rot k.. se turqia e mbron shqiperine; kapo qe kishte qejf kusheriren e pare te dorit, i hidhej ne mbrotje e vazhdonte me muhabetin e futbollit; ndersa cimi qe nuk kishte lexuar asnjeher se c'kish shkruar babai i enos, sulstarova, ja shtinte ne ajer se te gjithe ishin kot dhe se babai i enos ishte i rrjedhur; aty mbyllej muhabeti se atypari kalon Eno dhe pas pershendetjes shperndahen te gjithe neper shtepira

lal, mos me permend emrin neper komente jermi.

t'siguroj te njejten gje nga ana ime.

vete e ke fajin qe i mban me ushqim* peshkor !

* çorben qe aq qejf e kane...

epo qe te degjeneronte kjo teme tek 7 llojet e gjalpit, vec ne shqiperi ndodh kjo. 

artikull mjaft i mire. fatkeqesi qe nuk vjen nga nje shqiptar. vec kjo mjafton per te votuar per zgjatjen e ketij shkelqimi, ndoshta duke pranuar si variantin me te mire, ndac zogun, ndac italine, po jo 7 llojet e gjalpit ama.

Shkrim i ndjerë. Bravo Elsiesë që vazhdon e merret me shqiptarë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).