Në emër të Forumit për Trashëgiminë Kulturore, Artan Shkreli dhe Artan Lame kanë bërë apel sot që të ndalen punimet në rrethimin e Presidencës, pasi sipas tyre, kangjellat që po hiqen janë pjesë e identitetit të godinës prej 6 dekadash. Në një deklaratë për mediat, Shkreli dhe Lame deklaruan se rrethimi i Presidencës është pjesë e arkitekturës monumentale të godinës dhe nuk duhet të preket.

“Është zgjedhur dita e shtunë që të kalonte në heshtje kjo punë. Në qoftë se duhej të hiqej rrethimi duhet ti drejtohet Këshillit Kombëtar të Kulturës që drejtohet nga zonja Kumbaro. Këtu është ulur injoranca këmbëkryq. Presidenti i Republikës të pengojë shkatërrimin e kangjellave. Rrethimi është pjesë e identitetit të godinës prej 6 dekadash”- u shpreh Shkreli.

Ndërsa Artan Lame theksoi se personat që po shkulin kangjellat nxjerrin justifikim se rrethimi ishte i kalbur, por sipas tij, ky rrethim është i shëndoshë dhe nuk duhet të hiqet. 

“Godina e Presidencës bashkë me parkun e saj bën pjesë në zonën monumentale, të shpallur monument kulture të qendrës së Tiranës. Në momentin aktual i gjithë rrethimi origjinal i presidencës po sharrohet dhe po hidhet në tokë. I fundit që kishte mbetur, edhe ky ja dolën ta shkatërrojnë.”- deklaroi Lame.

REAGON PRESIDENCA: NUK PARASHIKOHET PRISHJA E RRETHIMIT TE GODINES 

Presidenca i ka cilësuar si të pavenda spekulative dhe të paprincipta vërejtjet e anëtarëve të Forumit për Trashëgiminë Kulturore, ldhur me punimet në rrethimin e selisë së Presidencës. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Presidenca sqaron se punimet nuk parashikojnë heqjen e rrethimit te godinës së Presidencës. 

“Godina e Presidencës, Monument Kulture i kategorisë së dytë, shpallur ligjërisht e tillë në vitin 2007, deri më sot me pamje të jashtme të bunkerizuar dhe aestetike, rrethohet me kangjella metalike me probleme evidente të gërryerjes korrodive.Këto probleme njiheshin, por u shfaqën edhe më tepër dhe u konstatua se ishin të papranueshme pas heqjes së bimësisë që mbulonte pamjen e Institucionit më të rëndësishëm të vendit.Sistemimet mbi atë rrethim dhe ato kangjella po bëhen me synimin e vetëm përmirësimin e pamjes së jashtme të godinës së Presidencës, harmonizimin funksional dhe estetik të asaj godine me hapësirat urbane rreth saj, për të bërë të mundur në këtë mënyrë, mes tjerash, hapjen dinjitoze të Institucionit për vizitorët vendas dhe të huaj.”

“Zyra e Shtypit të Presidentit të Republikës shpreh keqardhje për vërejtjet, krejtësisht të pavenda, spekulative dhe të paprincipta, që dy zyrtarë të lartë të Qeverisë të cilët mbajnë respektivisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t dhe Këshilltarit të Kryeministrit, bënë sot në mesditë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës, i habitur dhe i lënduar skajshëm me nostalgjizmin sovjetik të kritizerëve, siguron se gjatë këtyre punimeve restauruese, në asnjë rast, në asnjë fragment dhe për asnjë çast, nuk është fjala për asnjë tjetërsim estetik dhe asnjë prekje trashëgimie, dhe shpreh keqardhjen e thellë njerëzore dhe institucionale për këtë sulm politik të radhës.”- thuhet në reagimin e Presidencës.

83 Komente

Hape kutine! Po jo ate kuti bre, mbylle ate kutine se ajo eshte monument kulture!

P.S. Po per perdet dhe tavolinen e Presidences ka thene gje Lamja?

Bohhh sa gjynaf jane keta 

Kush jane gjynaf?  

A ka nje ligj per monumentet e kultures?  A ka nje procedure?  A eshte godina e Presidences nen juridiksionin e Presidences, kompetencat e te cilit shkojne mbi Keshillin Kombetar te Kultures, e per rrjedhoje ndryshimet ne ate objekt mund te behen ne menyre te pavarur?  Se kaq e thjeshte eshte.  Menyra e komunikimit e njeres pale me tjetren eshte "thjeshtesi" me vete.  Dhe kjo po qe mund te vihet ne kategorine "24 karat."

Dhe meqe jemi tek ligji dhe Presidenca, keshilltaret e Presidentit, a lejohen te ushtrojne aktivitet partiak, te aktivizojne strukturat e nje partie per protesta etj?  Per cfare keshillon Ylli Asllani? 

 

Ja more haken Shkrelit dhe Lames sidomos me ate paragrafin e fundit, Monda
Kta te dy m'duket se i jane fut komedise tani me kto "manite" e paprekshmerise aty kur ua thote prapanica e tyre

Po s'me duket si ceshtje manie Br3dh.  Ta kishim ate mani, sikur vetem per monumentet e kultures, do ishim shume te nderuar si shoqeri. 

Ta leme menjane Shkrelin dhe Lamen dhe mungesen deri ne krim te manise ne Durres, a ne Berat, a ne Gjirokaster a ku te duash ti.  Ceshtja eshte si eshte ligji per objektet e shpallura monument kulture.

 

aty po u prishen monumentet qindra vjecare para syve kurse kta gjeten ku me bo zhurmen e radhes. Si thu ti, a ka ngel te gjatesia e kangjellave te gardhit te presidences mbrojtja e monumenteve te kultures? 

Une jam e mendimit qe duhet bere zhurme e shamata per te gjitha.  Sic thashe, mungesa e "manise" eshte kriminele.  Shkreli dhe Lamja te shkojne e te bejne greve urie e protesta te Vangjoja i Durresit psh.

Per ligjin per monumentet e kultures ndonje fjale?  

Come on, besoj se ti mund te shofesh icik pertej retorikes idiote.

As qe dua te merrem fare me keshilltaret e presidentit se nuk e kuptoj ca lidhje ka me kete muhabet. Hap teme tjeter dhe bjeru fort aty. E kena nje te Lebetit qe vetem nje kasete ka kur ben komente. Nderkohe eshte po aq e rende qe dy funksionare te shtetit, nje ne fakt ne post administrativ sic eshte Lamja, del e ben deklarata te tilla nderkohe qe nqs ka probleme mund te merren institucionet perkatese. Cdo kreu i Aluiznit ne kete muhabet?

Monda keta te dy nuk priten qe Rama te hynte ne godine qe te hiqnin gardhin. Shkreli atehere tha se nuk ka godine qeveritare ne bote qe mbrohet me gardh (genjeshter). Tani po na thote jo jo, problemi qenka se gardhi nuk qenka ne ndertesen origjinale dhe edhe per gardhin duhet marre leje. Ok, ta leme menjane icik faktin qe genjyen per nderhyrjen origjinale, po nderhyrjet e tjera te godina e kryeministrise jane pjese e projektit origjinal? Salla me boje te kuqe, ajo tjetra me flutura, jane pjese e projektit origjinal? Pllakat e reja, kornizat qe i jane bere hyrjeve kryesore, jane pjese e projektit origjinal?

Keta duken komplet bufone ne kete mes dhe prandaj po i tallnin dhe te gazetat qeveritare, nuk beheshka dot nje ndertim ne kete vend pa fol njehere Lamja dhe Shkreli, kuptohet kur ndertimin nuk e ben Rama. Se kur e ben Rama eshte ne rregull, si psh nderhyrja te rruga e Elbasanit. 

..salla me flutura.. smileysmiley

Prit se nuk ke pa asgje, te shofim ca perle do nxjerre per zyren e tij se ajo ishte tip paradhome. 

Lamja dhe Shkreli jane edhe anetare te Forumit te Trashegimnise Kulturore.  Nqs Lames nuk i lejohet te jete anetar i ketij forumi sepse eshte kreu i Aluiznit, atehere le te adresohet edhe ai problem.  

Kangjelat te Kryeministria i vendosi Nano ne 2004. 

Edhe njehere, c'thote ligji per Monumentet e Kultures?

1. A eshte Godina e Presidences, objekt i ndertuar para 50 vjeteve, Monument Kulture?

2. Nese eshte, cfare vlerash kulturore arkitektonike ka? Apo cfare trashegimie kulturore?

3. Sic tha Endrity me siper, dy Artanet filluan punimet tek Kryeministria perpara se te hynte brenda qeraxhiu i rradhes. I moren leje njeriu apo ndonje institucioni? E tani po ankohen se dikush tjeter beri pikerisht te njejten gje (madje me pak)? Nuk po mbroj majmunin me mustaqe (majmun per xhestin) qe kopjoi veprimin e Artaneve, por dy-kutesia po behet vertet shume acaruese. Bej si them une po mos bej si bej une. Mund te jem gabim por ndertesa e kryeministrise sikur eshte ndertuar me pare se Presidenca.

Pa lidhje me kangjellat qe u dashkan te jene ne nje lartesi te caktuar sipas Artaneve, si u be me piramiden? Artanet e mbrojten shume qe mos te prishet, por sikur s'po ve dore njeri ta rregulloje meqe eshte bere per faqe te zeze.

A eshte Godina e Presidences, objekt i ndertuar para 50 vjeteve, Monument Kulture?

Sipas vete deklarates se Presidences, ne artikullin qe ke sjelle ti vete, thuhet qe godina eshte monument kulture.  

Pse, qysh, tek, s'e vendosim as une, as ti, as Nishani, as Lamja.  

Ca eshte ky Forumi i Trashegimise Kulturore o Monda??? Ku ta kontaktoj une kete forumin? Minimumi fare, a ka ndonje faqe ne fb ky forumi? Nqs Forumi = Tani ne katror, me mire i themi me kete emer se sa ti veme kot ndonje emer tjeter. Se ndryshe dhe Altin Goxhaj eshte Zyra e Mbrojtjes se Konsumatoreve... smiley

Nuk e di fare c'thote ligji per kangjellat, nqs ka ndonje gje ligji te merren institucionet perkatese, jo keta te dy bufonet. Ashtu sic duhet te merren dhe me dhomen me flutra. U be qesharake kjo pune tani, edhe nje tulle te re po vuri ndonje jo mik i Rames diku dalin e flasin keta budallenjte, per gjera te tjera rrine sus ose akoma me keq i bejne vete. 

Ke folur para-Facebook-kohe:

Forumi është një grupim vullnetar intelektualësh dhe aktivistësh publikë, pa bindje politike, por me dëshirën për të mbrojtur trashëgiminë kulturore.

Deshe akoma prova forumkulturore? Urno

Do thuash ti qe posti qeveritar i Lames eshte mbi ate te hobit forumfacebook-ist te tij. Jo, e ke gabim, ose je djale pa hobi dhe je xheloz.

Ohhh shiiiiit. 403 likes. Serious, very serious smiley Ej po dhe Goxhaj ka me shume like-s ne faqen e tij po pra kur flet si Goxhaj nuk thote perhere ZMK. 

Aktivitetet e fundit qenkan bere diku nga 2012, para fushates me sa shoh. Pas asaj kohe paskan qene icik te zene anetaret e forumit. 

Une them qe ishin bufona thjesht me argumentat qe perdornin. Tani qe thone qe flasim ne emer te "Forumit te Trashegimise Kulturore" qenkan dhe shkerd.... se perdorin emrin e te tjereve per nje qendrim qe te tjeret jo detyrimisht jane dakord, gjithmone nese anetare jane (kane qene) te tere keta qe permend Monda

E fundit per be se s'jam duke u rene kangjelave me koke:  Forumi, facebook-u, dreqi me te bire menjane, nqs Godina e Presidences eshte Monument Kulture i dekretuar si i tille nga shteti shqiptar, ndryshimet ne kete objekt apo cilindo objekt jane nen kompetencen e kujt? 

Te kujtdo te jene, nuk jane ne kompetencat e Lames dhe Shkrelit. Nuk jane per ceshtje administrative fillimisht, dhe akoma me shume per ceshtje te nje koherence minimale nga dy njerez qe vetem 3-4 muaj me pare kane bere fiks te njejten gje dhe biles vazhdojne ende dhe sot dhe e bejne me godinen e kryeministrise. Si dy rob "te shqetesuar" qe jane, te kontaktojne me institucionet perkatese meqe sot jane dhe ne pushtet dhe te merren ata. 

A ishin kangjelat e Nanos monument kulture?  Nqs po atehere une dhe ti e 1000 forume kemi te drejte te themi ndryshimi ishte i paligjshem.  

Ne kete rast vete presidenca pohon qe godina eshte monument kulture, por u hoqen bimet e pastaj kangjelat se ishin sipas presidences aestetike, bunkerizuese, korrodive etj  "pas heqjes së bimësisë që mbulonte pamjen e Institucionit më të rëndësishëm të vendit."  Pa u hyre fare shijeve te gjithesecilit per bimesi, aestetike e gjera te kesaj natyre, ekziston nje ligj, nje procedure per ndryshimet ne monumentet e kultures.  Kaq e thjeshte.  

Sa per Lamen, pjesemarrja ne ate forum a bie ndesh me ligjin?  Dhe meqe po diskutojme ne princip vetem ne aspektin e ligjshmerise, Ylli Asllani per cfare keshillon dhe aktivitetet e tij jo-presidenciale a bien ndesh me ligjin?

Rama nuk ka nderhy vetem te kangjellat, ka nderhy ne nje sere aspektesh nga jashte. Pa fol pastaj per ca po ben brenda. Kane marre gje leje Tanerit per keto nderhyrje ne baze te ketyre rregulloreve?

Kur te them qe kjo qe ben Tani x Tani eshte komplet joetike sot, as qe diskutohet qe e konsideroj ate qe benka ky Ylli Asllani joetike, meqe te ngeli mendja atje. 

p.s seriously, nuk e imagjinoj dot qe po behet ky debat. Ketu po shembet Berati e Gjirokastra, keta e kane mendjen te gardhi i presidences. Ka dhe ca prioritete njeriu o Monda. Prandaj them qe duken si bufona te dy ne kete muhabet. 

Tani te rrime shtrember por te flasimdrejt?Edhe ne se ka nderhy, nuk mundet kurrsesi qe niveli i tij te mund te vihet " ne kandar" me te kamarierit te Piceri Flutres....!

Dmth nderhyrja vleresohet e ligjshme apo jo nga sa nivel ka porositesi?

Pse mund te kryeje " operacion " nallbani" , moj gjembi?

Po nuk jane te gjithe mikro-menaxher si Rama qe te merren vete me keto gjera mer grave.

Tjetri mundet edhe te kontaktoj me nje arkitekt a inxhenier qe ti jape nje mendje si behet. Pastaj shija eshte subjektive. Sic te thashe, ato nderhyrje qe ka bere te Presidenca qe kur ka vajtur mua me jane dukur shume elegante. I ka bere vete ai apo te tjeret pak rendesi ka. Ashtu si psh ajo salla me flutra e nja dy-tre cmendurira te tjera qe kam degju si thashetheme se ca po ben Rama brenda km do i linin shume njerez me goje hapur, dhe jo per mire. 

Te qendrojme tek e njejta shkalle vleresimi.Ne se vizionin e ka dhene Rama ( ne njerin gardh sipas Jush) ahere edhe tek tjetri vizioni duhet te jete i Jarit.Ndryshe kot flasim per njerin dhe i trajtojme te dy.

Nese eshte ashtu, atehere cuditerisht Jari paska shije shume fine ne nderhyrjet akitekturore sepse deri tani ato dy gjera qe ka ndryshuar nga jashte duken mjaft te bukura. 

Po une i trajtoj si institucione gjithsesi, ishe ti qe insistoje se shijet e Rames jane detyrimisht me te mira se te Jarit e prandaj duhet lejuar te nderhyje si e kur te doje. 

Jo! Ne kete fushe nuk guxoj te bej kopetentin.Bilez matem shume dhe kuturis te degjoj miq e shoke te fushes.Por nje gje e di mire fort.Qe jari nuk di me shume se nje i shkolles mesme ...

Une nuk po vendos shenje barazimi midis gardhit dhe Beratit e Gjirokastres.  Nuk po vendos shenje barazimi as midis kryeministrise dhe Beratit e Gjirokastres.  Dhe as me intereson fare si duken Shkreli apo Lamja. Por nqs te dy insitucionet kane shkelur ligjin atehere jane shume-fish fajtore, pavaresisht se kush i denoncon.  

Nga ana tjeter e pa mendje-ngelje, nuk pyeta per jo-etiken e Asllanit, pyeta per ligjshmerine e keshillatareve te Presidences.   Etika, ne te gjitha nivelet e institucioneve, heperhe eshte luks. 

Per aq sa e kam hasur neper artikuj nga peshku, Forumi per Trashegimnine Kulturore eshte permendur disa here, dhe emra te perfshire kane qene Klosi, Kikia, Lubonja, Shkreli etj.  

Te ndjeke ligjin, ta hedhe ne gjyq, ta denoncoje ne Prokurori...jane shprehje qe i degjonim fort PER (para epokes se Rilindjes) nga mbeshtetesit e qeverise, nderkohe qe mbeshtetesit e opozites pergjigjeshin duke vene ne dukje pafuqine e ligjit dhe korrupsionin e organeve te drejtesise

Pra ne thelb kishim kampin opozitar sipas te cilit qeveria dhe shteti kishin legjitimitet te cunguar dhe kesisoj ishte normale anashkalimi i ligjit dhe shtetit (filluar kjo me thirrjet kutise dhe kulminuar me 21 janarin) perballe kampit qeveritar qe per cdo gje i perplaste ne fytyre opozites burokracine e ligjit, gjykatave, Prokurorise, etj. 

Te kuptohemi, nuk kam promovuar dhe as do te promovoj anashkalimin e ligjit, perkundrazi, jam tallur me kutizmat e Rames; te njejten gje duket se do filloje dhe opozita BBiste (BerisheBashiste) ne 20 shkurt.

Por ama kjo perkulja e qendrimeve si ciklisti qe merr kthesen nje here majtas e nje here djathtas nuk te le ta injorosh dhe po te duash.

Do thuash ti ca lidhje kishte kjo me komentin tend; ne fakt ka me shume lidhje sa ka komenti yt per keshilltarin e Presidentit me temen e kangjellave te kutise presidenciale vs kryeministrore smiley

....qe te besh perpara në karriere ne PS, duhet te durosh fort  eren e pisllekut sepse te duhet   te puthesh shume prapanica, pavaresisht ne se jane te lame apo te palame 
 

Po qe puna per dy-tre metra mur, jepini prioritet autostrades smiley 

nuk duhen heq kangjeat nga godina, duhet heq presidenti nga presidenca!

Meqe behet fjale per monumente dhe #kulture, c'u be me rilindjen e kangjellave nano-berishiste si monument kulture ne Butrint?

Ka ndonje perditesim per kete vendim te katert te qeverise (vendimi i pare qe i zevendesimit te perdeve, i dyti per publikimin e fotove te spitalit ne Facebook, po i treti?)

Hekurat që u sharruan nga gardhi rrethues i kryeministrisë do të dërgohen në Parkun Kombëtar të Butrintit, sipas një vendimi të qeverisë. 

 

Arkitekti Artan Shkreli dhe ish-deputeti socialist Auron Tare u shprehën për gazetaren e News24, Anisa Ymeri se ky vendim i katërt i qeverisë ka vlerë jo vetëm simbolike. Kangjellat do të rrethojnë një pjesë të Parkut Kombëtar të Butrintit

P.S. Mbase Tani & Tani e kane patur nga xhelozia,  s'kane dashur qe dhe Presidenca te duket kaq bukur sa Kryeministria pa kangjella.

Leje Xhibo se nuk pati tullumbace ne kangjella ket shenvalentin 

Mua nuk me behet vone se kush, pse dhe si e ka kritikuar kete pune, dhe as qe me intereson fare se çfare perfaqesojne... sipas hierarkise politike apo administrative keta jane ku e ku ne nivel me te ulet se presidenti... Mua me vjen shume keq per pergjigjen ala komuniste qe ka dhene i nerumi jarppresident.... ne asnje rast te meparshem, nga asnje president nuk jane dhene te tilla pergjigje, flake per flake dhe me nje gjuhe shume te pahijshme per nje president... Pas rrugeve per aeroplana dhe mallengjimeve patetiko letrare te tij , kjo ishte thagma e fundit e tij dhe fatkeqesisht tregon se sa i paperputhshem qe eshhte qyrku i presidentitt me njeriun jar qe e e ka vesh ate... i rri shume, po shume i madh....

Po jo mer dystandarditst jo, se Tani x Tani nuk jane me qytetare te thjeshte, kane role ne administrate. Nqs flasin si debila ata, si debila e meritojne pergjigjen. Ne momentin qe flet si insititucion, ke te njejten standard mates. 

Ej, po shprehjet e Rames me Bernard Shaw-n ne mes te parlamentit te duken batuta te bukura ty?

Endrito.... me vjen keq se edhe dua por edhe s'dua te bej debat me ty, se ti as lexon si duhet ato qe shkruhen/shkruaj, dhe as je koherent me ato qe ke thene me pare dhe thua tani.

Se pari ne deklaraten e tyre 2T, kur kane folur e kane specifikuar se nuk flasin si punonjes te administrates, por si anetare te xforumi..., pra ata jane te kujdesshem ne ate qe kane thene.

se dyti, nuk duhet te jete i njejti sttandarti si i dy njerezve te thjeshte, qofte edhe qe kane nje fare pozzite intelektuale apo administrative me PRESIDENTIN e Republikes... dhe ti nga i gjithe komenti im, kete nuk e ke kap fare.... deri dje kena bo gallate me thenien e Topit.... presidenti flet edhe me heshtje... e pra... kur s'ke gjo per te thone, me mire mos fol fare... 

e sa per shprehje te Rames ne Parlament, ai foli ne PARLAMENT, dhe foli me parlamentare... dhe po foli edhe ai me gjuhen e JARIT per njerez te thjeshte... te njejten gje do te degjosh persderi nga goja ime... por deri me tanni, te pakten duhet te jesh i ndergjegjshem, qe Rama asnjehere nnuk e ka prishur fjalorin me kundershtarin... sikunder Berisha...

Jo mer daj, keshilltar i kryeministrit nuk je "part time", as drejtor i Aluiznit. Ashtu sic nuk mund te shkosh e te behesh tape ne fundjave e te dergjesh rrugeve te qytetit sepse perfaqeson shtetin edhe kur nuk je ne zyre, edhe deklarata te tilla nuk i ben dot me si qytetar. Ke nje rol prej shtetari qe e mban mbi supe derisa te ikesh nga zyra. Pastaj hap forume sa te duash. 

Qe ketu bie poshte cdo gje qe ke shkruar me pas. 

Sipas kesaj Ermal Beqiri i bie te quhet vetem keshilltar i Kryeministrit dhe jo me pedagog Kristali apo hapes petesh lakrori tek Tatimet?

Leri mer njerzit te multitaskojne smiley

P.S. Pa lidhje me temen: Niqu u ringjall, vertet u ringjall lol

Duhen heq kangjellat per te lehtesu sulmin policor ndaj presidences ne date 20. 

Meqenese spitalet nuk kane ilaçe..

Pse mua me pelqenin ato gjelberimet tek presidenca. I jepnin nje tis misteri.

Keto jane ceshtje proceduriale, I guess.

Edhe mua me pelqente gardhi te Kryeministria, i jep pamje shteterore. Po ja qe Rama me dy Tanerit mendonte se ishte me e bukur pa gardh. Hajtmo, e drejta e tij thame. Ndersa Bujoja nuk lejohet, megjithese sipas njerit Tan nuk ka godina qeveritare ne bote qe ruhen me gardh. 

me gardh (dhe me orar) ne france jane dhe lulishtet publike. myllen ne 7.30 te darkes bashke me zyrat. por kjo s'do te thote qe eshte mire keshtu, dhe po njesoj duhet ta bejme dhe ne. 

le ti heqi gardhet, shume mire e ka.

E pra keshtu e dija dhe une, po nje nga Tanet nuk e kishte degju keshtu. Ose te pakten kete na tha kur hoqi gardhin e km 

rama ka ndejt shume pak ne france. per me teper asnjehere si resident. banonte si bursist nja gjashte à nende muaj dhe pastaj tek apartamenti i sales ca muaj te tjere deri sa i dha nje post nano si minister kulture a arsimi, s'me kujtohet me. dmth jetoi si turist.

keshtuqe nuk e njef mire francen, as jetesen apo ligjet e ketushme.

Endrity, ke nevojen ta shjellosh; ca domethene " gardh" ! Sepse ne rastet e trajtuara prej disave ne se bejme llaf per gardh, pake mund te flitej, per " trashegimi kulture " ! Mirepo gjith problemi mu d te shtrohej: Care e ka shqetesuar Nishanin, te merrej me ate pune?

Mbase, ka dash me i dhene nje pamje me bukur nderteses? Nqs e ke vene re dhe ai ka bere ca ndryshime goxha te lezetshme qe kur ka vajtur atje, ka hequr shkurret nga gardhi ne pjesen qendrore, ka bere shatervanin perpara, ka lyer fasaden dhe ka vene drita. Te gjitha keto ne darke duken shume te bukura. Apo vetem Rama lejoheshka te nderhyje tani se nuk po ju marr vesh?

Po keta dy idiotat qe flasin ca dreqin duan mer grave? Shkreli akoma puno per rikonstruksionin nga brenda te kryeministrise e nuk po i kerko kush llogari. 

Kohe sharlatanesh....! Dhe ne ulemi e harxhojme kohen me keta koheshumet!Por harro fjalen gardh per keto raste!

Ne emer te trashegimise kulturore dhe ne menyre krejt apolitike, skenderbegasi Auron Tare i kerkon qverise qe te beje dicka per rruajtjen e burgut te Spacit:

Auron Tare ka renditur një listë të gjatë të objekteve të trashëgimisë kulturore, të cilat janë drejt shkatërrimit ose ku po ndërhyhet në mënyrë flagrante, siç janë ndërtimet në Krujë, Berat dhe Gjirokastër: “Burgu i Spaçit, simboli i terrorit komunist në Shqipëri, është lënë në mëshirë të fatit. Nuk ka as ruajtjen më minimale. Hekurat po shkrihen nga njerëzit për skrap.”

Me pak fjale i ka thene: Hape kutine e Spacit qe te shoh trashegemine time kulturore!

Artan Lame eshte akoma me shume i forumtrashegemikulturore-shqetesuar per rrenimin e kangjellave te burgut te Spacit, cka sjell natyrshem pyetjen: Pse nuk i heq muastaqet Presidenti ne vend te kangjellave? Ngaqe s'i dhimbset #kultura.

Shume gjera, qe nen driten e arresyes do te na dukeshin " te kota" , tani na detyrojne te marrin kuptim, nen driten e nje pervoje sharlatanesh!Me iso, po sharlatanesh !

e lagu, s'e lagu! ti shkulin me kujdes dhe ti ngulin tek teqeja e Melanit.....

Pasionet tona te shkaterruara , duket se po nxisin turrllosjen, per ta humbur perfundimisht ...busullen!

Sejmenet e Rames nuk kane turp qe i turren presidentit te republikes me nostagji sovjetike dhe nga ana tjeter jane punetoret qe shperblehen me poste qeveritare per punimet qe po bejne ne godinen e kryeministrise pa leje nga bashkia, pa tender, pa dijeni se kush punon dhe si e qysh e tek.

Keshtu nuk do vepronte as Shvejku. Po ky Lame ja ka kaluar edhe Shvejkut.

Poet, ti je?

Ore ne fund te fundit duhet nje preteks me e zbyth ket debilin. Meqe preu hekurat, hiqjani edhe presidencen dhe le te dale ne KEMP se me siguri qe ka per ta fitu statusin e invalidit. 

Po demokracia, ndarja e pushteteve, check-and-balance?

nderkohe, presidenti i ardhshem ka pas kte prononcim:

Është rrënjosur injoranca dhe ligësia diktatoriale në politikën shqiptare, prandaj mos u habisni që të shihni nga çdo Kryeministër të bërtasë: problemi nuk jam unë, por kundërshtari, i cili ndonëse nuk quhet më armik, përsëri si armik trajtohet. Edhe Kryeministri aktual me anturazhin e tij nuk di të dalë dot nga kjo psikologji. Nëse problemi ka qenë Saliu, ai tani ka vetëm një zgjidhje: akuzën penale. Të gjitha të tjerat, zotëri, janë problemi yt. Por, siç duket, ende nuk ka ardhur koha të dalim nga pellgu banal i hoxhizmit që propagandonte se problemi nuk jemi ne, por është armiku, ndonëse hoxhizmi dhe Hoxha vetë ishin në fakt shkaktarët e tragjedisë shqiptare”, u shpreh Ngjela.

Kjo e kangjellave te presidences qenka gjigande fare..Epo mos te dish as si te kopjosh..smiley!

Dmth gjer sot jane vjedh fondet e mirembajtjes, dhe per ket arsye Bujua do akordoje vjedhjen e fondeve te tjera?

Rustoleum!!

Gjithsesi Bujari akoma nuk e ka arritur nivelin e sharlatanit Bamir Topi.

Drejt, nuk perfshihet ne jeten private te vartesve. smiley 

Jari e pranon. Mire keq e thote ndonje fjale. Po ai tjetri fliste me heshtje.

A more vesh ca tha ne nje interviste kur e ngacmonin per ta punene votes te hedhur per Ramen : une votova bardhe, per te tregu qe jam mbi palet. smiley Si gjibi.

 

Imagjino trishtimin e forumit po të rruajë mustaqet Nishani.

Monument Kulture. Mbrohet nga shteti.

Pershtypjet e mia per Bujarin kapterr me arme ne dore tek Shkolla e Bashkuar gati per te mbrojtur monumentin e Enverit, nderrues mbiemri, kthim 180-grade per t'u bere me PD-ne, etj. etj. une i kam thene kur u zgjodh President. Por qe shkurtimi i kangjellave te jete pjese e monumentizimit te nje ndertese pa asnje vlere arkitektonike a kultutore... . Pse nuk u revoltuan Artanet dhe per ndryshimin e bimesise dekorative (peme, lule, bar) te Presidences nder vite ne krahasim me si kane qene kur u ndertua para 60 vjeteve? Mua personalisht me pelqen ambjenti dhe bimesia, prandaj protestoj!

Pse nuk u revoltuan Artanet dhe per ndryshimin e bimesise dekorative (peme, lule, bar) te Presidences nder vite ne krahasim me si kane qene kur u ndertua para 60 vjeteve? Mua personalisht me pelqen ambjenti dhe bimesia, prandaj protestoj!

Kjo,gjembi, per arsyen e thjeshte, sepse me bahcen e Presidences, Presidenca mund te beje c´te doje, mund te mbjelle e mund te shkule c´te doje, por ndertesa dhe muri rrethues jane pjese e nje ansambli, i cili eshte shpallur Monument Kulture, vini re, ne vitin 2007. Dhe kur vjen puna per te vene dore ne nje monument kulture ka nje procedure ligjore qe duhet ndjekur dhe as qytetari i thjeshte dhe as Presidenti i Republikes dhe as keshilltaret e Presidentit nuk kane as te drejten me te vogel te luajne as gishtin me te vogel pa pyetur dhe pa marre leje ne vendin e duhur. Pjesa tjeter dhe komentet e tjera jane pordhe me rigon. Kane thene te mocmit "kur mbreti ha nje koker rrush, ushtaret ia qijne rrenjet vreshtit". Prandaj eshte edhe nje cike delikate kjo pune kur punonjesit e Presidences nuk e dine apo nuk duan t´ja dine deri ku ti shtrijne kembet ne jorganin e kompetences se tyre.

Për leksion në procedurë administrative presidentin mund edhe ta kishin dërguar për ndonjë seminar në Yale.

trop, ta cojne ne Yale, qe te degjoje leksion apo qe te jape leksion? smiley

Jam shume i sigurte qe po ti vinte ndonje ftese nga Yale, ai ose do te fillonte te mblidhte rrobat e banjes per te bere ca dite plazh ne Jale, ose do te pyeste: "C´ne Jala me universitet? Une e di qe atje ka vetem disko dhe restorante peshku!" smiley

kemi hyre ne nje faze te re social-politiko-kulturore te mosrespektimit te ligjit fillimisht nga ana e qeveritareve, fatkeqesisht kjo.

Bujarit i kane humbur kangjellat e kaptines. Po shoh nje rritje tensjoni per konflikte institucjonale kohet e fundit nga Presidenca. Keshtu eshte kur kerma plake la peshqesh ne krye te vendit nje mumje, marjonete si puna e ketij gjysemkapterrit te Ramizit.

Njerezit dun buke, dun pune, dun shendetsi falas, dun rend, qetesi, siguri, sdune drogen neper kome, dun transport....keto e mbajne publikun me muhabet kangjellash dhe dhoma me flutura. Turp tiu vije.

hajt se me mire do behet .....

...keshtu thane dhe motrat Tuda

Nje lajm i bukur me presidenta.....presidentit tone i ishte bere nderimi me i madh kur nga gjithe te ftuarit, ishte zgjedhur pikerisht ai, qe te ulej me sekretarin amerikan te shtetit ne nje tavoline.

nder akoma me i madh ju be presidentit tone kur sekretari i shtetit ju drejtua personalisht presidentit tone me fjalet: could you pass me the salt please?

 

ne fakt pyetja ishte what do you serve with the fish?

te kete ditur gje valle sekretari i shtetit?

especially when he knows that there is someone out there paying 80 grands for the opportunity.

Hahahaha, 

po pse pritshit respekt per proceduren nga Jari ju? 

Po Jari eshte palle e gjys mer milet. 

 

Trashegimia shtetformuese e te djathtes shqiptare fillon me ahmet zogin, kalon ke ai i shurres se enverit dhe deri tani mbaron me jari dhe para tij ai basetsi. 

Nje palle e gjys. smiley

 

amon mer, u zgjidh ky problemi i gjatsise se kangjellave te presidences se po mban mberthyer gjithe boten shqiptare dhe kancelerite kryesore diplomatike ne bote

Jane shume te shqetesuar, po me kangjellat ca pate mer Saluk po thone ne USA?

po i ve kazmen trashegimise kulturore, saluk! - degjohet unesko ne krahun tjeter

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).