Aktori Astrit Çerma shkroi sot ne FB disa kujtime të vetat për këngëtaren legjendë Vaçe Zela:

“Më kujtohet në ato vite kur u vendosën televizorë nëpër ndërmarrje e institucione, ne në institutin e Arteve ndiqnim pothuajse çdo natë RAI-n. Një natë, i madhi i asaj kohe Mike Bongiorno, në një nga programet që drejtonte dhe, që në mos gabohem, quhej "Pyetje për të gjitha", bëri 3 pyetje që çuditërisht kishin lidhje me Shqipërinë.

- Cila është ajo krahinë në një vend europian, nga e cila une kam "vjedhur" mbiemrin...? U thanë shumë e shumë përgjigje por të tëra të gabuara. Ne fund Mike Bongiorno dha përgjigjen e saktë: - Eshte krahina "Mirdita" në Shqipëri.

- Kush është përkthyesi me i madh i Shekspirit për kombin e vet? U tha për një gjerman, për një anglez nga anglishtia e vjetër, për një...

Mike Bongiorno: - Jo, jo... Është shqiptari Fan Noli... Dhe përmendi si shembull monologun e famshëm të Hamletit si dhe vargjet: "Thuaj yjet s'janë zjarr/ Thuaj bota u shua/ Thuaj jeta eshte varr/ Por mos thuaj qe s'te dua". Ai shtoi: - Ky nuk është përkthim, është krijim i Fan Noli. Vete Shekspiri do ta kishte zili..

Pyetja e trete kishte të bënte me këngetaren e madhe të asaj kohe Caterina Caselli dhe me këngën-hit të saj "Giovane, Giovane".

- Cila nga këngetaret në botë do ta këndonte këngen "Giovane" me bukur se Caterina Caselli ...? Përgjigjet ishin rreth një niveli këngëtarësh që trondisnin skenat e botës, por Mike Bongiorno vazhdimisht i hodhi poshtë deri sa shpërtheu:

- Këngetarja që do ta këndonte më bukur këtë kënge është shqiptarja Vaçe Zela! Salla mbeti. Nje qetesi e çuditshme. Mike Bongiorno në atë qetësi shtypi butonin e magnetofonit dhe ne sallë shpertheu "Esperanca"... Ajo qetësi e çuditshme në të gjithë auditorin, për të gjithë te ftuarit dhe më tej e më tej deri tek ne që e ndiqnim nga ekrani u kthye ne qetësi... ëngjëllore. Këndonte Vaçe Zela...”

44 Komente

Ne qyqet ishim te zene duke ngrene njeri tjetrin me kontorno bari

nuk po kuptoj pse eshte te  ''24 karat''  kjo teme?

Interesante. Ate te "mirdites" e mbaj mend, por keto te tjerat nuk me kujtohen. Paska qene njohes i mire i Shqiperise.

edhe une  vetem kete te Mirdites mbaj mend..  bile me kujtohet mire sepse e kemi diskutuar te nesermen ne klase  me 4-5 shoke qe kishin pare emisionin gjithashtu..  kuptohet, na beri pershtypje fakti qe  u fol per Mirditen  dhe Shqiperine,  ne nje emision   televiziv italjan.. keto   kujtimet  e tjera  te ketij  ''çakmakut''.smiley, jo, nuk i mbaj mend.

fajin e ka ay, cakmaku... ababujaaa... ke na e mushen kinostudjen me tironca nga Korca, shkodron nga Simbirsku dhe leber nga mirdita.

Ja edhe nje shembull tjeter qe nuk ka me tradhetore se kujtesa. Pasoje, historia eshte e mbushur me rrena, kurse historia moderne eshte nje rrene e tere prej ideologjive revolucionare liberatore seksuale.

Te them edhe une nje rrene si rrenacaku dhe kurvari me i madh qe ka njohur Shqiperia ndonjehere.

Programi dhe pyetjet qe diskutoni i kane qene bere profesor Inardit, i famshem edhe si parapsikolog. Me kete program fitoi shume pare dhe shume fame. U fol edhe per spekullime dhe per aftesi te tij telepatike. Komunikonte nga nje kabine qelqore e mbyllur per te shmangur çdo dyshim:

http://it.wikipedia.org/wiki/Massimo_Inardi

Eshte bere pyetja vetem per Mirditen, dhe nje pyetje tjeter shume me interesante:

- Kush eshte qyteti i vetem ne bote ku nuk ka asnje shtepi, dyqan, nderrmarrje prone private (dmth nuk ka prone private)?

Gjejeni ju pergjigjen si shqiptare, sepse Profesor Inardi e gjeti si italian. Me siguri njifte shoferin e llegates jugosllave.

 

Kuksi (i Riu)smiley

Se harrova ma mir se çakmaku se mban mend ti mgjths thonë që i vogli man mend ma shumë.

Mike Bongiorno kshu?

pertej ironive, pordhacerive apo diskutimeve dylekshe, une e solla kete postim te Çermes, si nje kujtese, qe ne shqiptaret i vleresojme te medhenjte tane vetem kur vdesin apo kur na i levdojne te huajt.... 

me gjithe mend qenka shprehur anglisht ne  homazhin e vaces ky?

nuk e kuptoj, te gjithe ata qe merren me drejtimin e shqiperise nga ruanda i marrkan!!

kaq shume qenka rriturr niveli i pigmentit me ngjyre???

Ne fakt historia e Mirdites eshte pak me ndryshe. Programi ku kjo ndodhi u ka pas qujt "Rischia Tutto" dhe ka qene quic i famshem me pyetje-pergjigje. Asokohe Mike Bongiorno i drejton pyetjen Dr. Rinaldit qe ishte dhe fituesi me i famshem asokohe: me thuaj  nje krahine ne Ballkan qe e ka emrin si nje pershendetje. Dhe Dr.Rinaldi, pune sekondash i pergjigjet "Buongiorno in Albania". Tashti sa me kap pak atmosferen asokohe ne ishim televizori i dyte ne pallat (flas 1971). Italiani ishte i hap dhe nga ora 4 qe ktheheshin robt nga puna deri ne 11:30 qe ishte tg e funit ne shtepi do kishim patjeter nji a dy komshinj dhe nji a dy farefis qe shifshin televizor cdo dite. "Riscji tutto masanej ishte nga programet ku tifozlliku shkonte edhe deri ne 10 vete. Ate nate qe mu me eshte fiksu nga habia e teleshikusve ne guzhine, robt nuk u besonin vesheve kur nigjun pergjigjen. Me nji llaf si ka mundesi qe ne qe jemi shqiptare nuk na ra nermen, kurse ky italiani e gjeti. Dhe mrena pak minutash dhoma ndahet ne dy parti. Partia  e pare qe thoshte qe italiont i dine te gjitha mer jau, kurse ne jemi kokkra gamorit dhe pala tjeter qe thoshte qe kto jane te gjithe spiuna pranej vigjilenca duhet mpref tre here ne dite. Fitues doli grupi i dyte aq me teper se ne favor te spiunllikut, masi Dr. Rinaldi dha pergjigjen, ne ekran nxorren nje harte te Shqiperise ku shihej dhe krahina e Mirdites me emer.

Ato dy te tjerat masanej jane ngjarje te tjera qe mund te kene ndodh gjate jetes, po jo me ne ate program. smiley

 Fitues doli grupi i dyte

smiley

smiley

 

Eh cere kohesh mer Em. U mlidhte lagja garumull me pa kuicet ne italisht. E si rrishin te gjithe sy e vesh qe te kapshin pytjet dhe mundesisht ti jepte nonjoni noi pergjigje para italionit ne TV. Kur rastiste qe e jepte pergjigjen tamam Ramiz oficeri, psh qe e kishte shpine ne kat katert, nji jave nuk i flitej me goje nga trongulliku. Bile as kapelen e oficerit nuk e hiqte mo ke dera kur vinte javen mas fitores. Erdhi prap ky, thoshte non zo plaka, qe bo si byth e qut.

ramizit i binte nje hije kompetenti, dmth.

 

... Rischiatutto ... ?

Ho mer daj, se ti m'kupto mu. smiley Shife se ta kom sjelle edhe me link me siper.

Si sot me kujtohen qorri i shnosh Domenico Giacomino qe thyu record deri sa e rrafi Enzo Bottesini dhe ky vazhdoi per nja 3 muj per vete ... 

Ne si familje kemi qene me dr. Rinaldin qe arriti te fitoje ne total asokohe deri ne 47 milion lireta. E ma men masanej kur nuk iu pergjegj pytjes ne kohe dhe i tha Mikut qe une nuk jam cakmak Ronson qe te nez cdo here me te paren. Dhe Ronsoni qe i postoi 1 milion lireta per reklame ne TV. smiley

Lere, lere. Me kujtove nji me oficerin Petrit. Boterorin e '82 e shifnim te shpia nji shoku afer qendres se rrrinim deri ne momentin e fundit duke diskutu ke guri. Nje nate mbasi dolen ekipet ne tetshe, fillum t'u u honger sic ishte zakoni se kush do e fitoj te gjithe. Njoni Brazili, tjetri Gjermoni sipas tifozllikut. Kur Petriti, komshia shokut ia fut : Une them Kampionatin e merr Skocia ! ...Ne ndalum diskutimet dhe u pame ne sy duke kafshu buzen. Vetem njoni guxoi : Petrito, po Skocia sikur u eliminu qe ne grup ...?

 ------------ Pavaresisht ...... !!! - ishte pergjigja ............

hi hi hi

ne ishim televizori i dyte ne pallat (flas 1971)

...per merita te luftes apo te punes ishte dhurata e TV,..dhe meqe jena po ketu besoj e ma ment kush ishte i pari smiley
 

Kapo, po ti hyme historise se cfare i ka dhone familja ime Atdheut ne keto 100 vjet shtet, e cfare na ka dhone ne shteti, (shto ktu dhe televizorin Superambasador qe sidoqofte e bleme 42.000 kokrra leku nga tonat)  siguro qe balanca nuk ano nga shteti. Po sic e ka thone edhe Kenedi i modh, mos vej re se ca te ka marre e cfare i ke dhone ti atdheut, po kris bythen e shif per noi atdhe tjeter. Hence...smiley

..o po ket punen e balances e di une se  maj ment qe ene pas 17 vitesh nuk i kish dale ala inati babes tat sa ja kishin  fut komunistat,por une isha kurioz per ate te parin ne pallat pls  smiley
 

I paari ne fakt ka qene njoni siper nesh qe e kishte grune franceze. Ia kishte pru fisi i gruse. Po ke shpia e atij nuk kishte hy kurre asnje komshi. Bile ishte e vetmja familje qe tek dera kishte sy magjik qe ti te shifshe kush po te troket tek dera dhe pastaj ta hapje apo jo, gjo e panigjume asokohe ne Shqipni. 

s'po i jep mjaftushem material smiley

tjeter gjo po kerko. psh t'i thojshe qe ai i pari ishte shefi i deges, merr vesh smiley

nuk xerrohet komunizma me provokime, uo kapo vellai!

Hahaha, kjo eshte e vertete Emo. Bile ky tipi, inxhinier qe kishte maru shkollen ne France, ishte kaq i fandaks me privacy sa dhe nje biciklete Bianchi qe e kishte sjelle asikohe nga Franca e kishte ly te gjithen me boje te zeze, qe mos kuptohej se cfare biciklete ishte. Nga ana tjeter, megjithese ashtu te zeze nga boja antiruxho, bicikleten e trajtonte me te njejtin respekt qe beduini trajton kalin arab. Me nje llaf e zbriste me kujdes bicikleten ne shpatull nga kati i trete se ishte dhe i shkurter per ta majt ne dore, e meshteste pedalin e majte tek shkalla e pare e hyrjes, aty ku zakonisht caheshin drute; me mongen e shaketes i hiqte me dy-tre levizje te vogla pluhurin shales, nxirrte nje kapse druni nga ato te rrobave dhe kapte pantallonin e teritalit me te qe mos i bohej pis te grasoja e zinxhirit, varte canten e lekures me letrat e inxhinierllikut ne anene e djathte te timonit, vente bereten ne koke , nji te shtyme te funit me komen e majte nga shkalla dhe uiiiiiii...per ne pune. smiley

smiley Flm per detajet!

ka qen lagje eksuizite e jotja. Te NSHN Miniera ne alidem, bicikleten me te mire e kishte Titi, nje jevg qefli, qe e kishte zbukuru bicikleten plot me xhingla, stopa, rrjeta teli ne dy anet e rrotes se mbrapme, aplikacione te kasa e zinxhirit, tre-kater zile, nje fener ekzotik dhe nje dinamo me aplikacione, kambalec me dy ane qe e ngrente rroten e mbrapme, dhe rrotullohej kontra me nji zhurme qe meritonte patente si ajo e harley davidson.

ene keto mesazhet e shkembyme tani, atribute i ke ta dish...

Te vje e te bo ene bilancin e? nc nc nc

E ke vu re qe kto antikomunistet kan atributet me te poshtra te komunistve?

Ndonjegere peshku me duket si parlel universe

une e kam prej kohesh nje mendim timin (pse ndodh keshtu), por nuk e kom thone ndonjehere smiley 
Sipas meje, kjo eshte pjese e asaj qe mund te quhet 'keqkuptimi i madh', e qe i bie te jete vete komunizmi;  reagimi i antikamunistave nuk eshte veçse lapsus frojdjan (acte manqué- i thote frengu), pra eshte konflikt inkoshient i tyre, i brendshem; 'akt i parealizuar'.
Te tjerat pastaj jane retorike.

ose coitus interrruptussmiley

I paari ne fakt ka qene njoni siper nesh qe e kishte grune franceze. Ia kishte pru fisi i gruse

...mos , vetem ket nuk e prisja ,jena pa fat smiley

 

I paari ne fakt ka qene njoni siper nesh qe e kishte grune franceze

a ishte mjek?

Goditje e ulet kjo kapo.

smiley

e dijsha, kur mos kem njeri smiley

looool

Ene kjo jotja te fton Pf smiley ...Kur i meti njonit dora ne QYP se dote me vjedhe florijte , nuk e qiste dot se e mbante Grusht ...

Qe atehere mbeti shprehja e atij femijes qe e mesoi " ben bac , te dali jasht " smiley Dmth meno funin ...se e mush Grande Kaka qypin masnej !

 Dhe mu me kujtove nje histori , kur shkume per here te pare me TV ne 1964 tek nji familje e njonit ( sot i vdek por krushk me familjen e Berishes )  aty ke Pallatet e Aviacionit . Vinte dhe nji qe e kishin perzemer se ishte shakaxhi .. Dicka si Qinan e therrisnin . Vone pyta Nexhin ....

Oj Nexh . Po pse ai kishte TV qe ne ate Kohe ?

" Ka qene  i perndjekur nga Komunistet po kishte Miq Italiane .E planifikun qe kur te nderrohej sistemi te kishte njerez te qanin ....Me kane persekutu Gjyshin "

Tit Cerma Klas ..Kurre nuk re , zbukuron i jep ngjyrime artistike , bashkon e afron emisione si gjith artistet , por faktet i ka tamom !!!

Nga vleresimet me te thjeshta e me te bukura per te ndieren Vace !

Tit Cerma Klas

...thone qe  ky Tit vetem rolet me partizanet fshatare dinte te lunte, dhe i qante ne fakte smiley prandaj osht klas per ty..
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).