Nënshkruhet protokolli i bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës. Ministrja e Kulturës Mirela kumbaro zhvilloi sot një takim me homologun kosovar Memli Krasniqi. Takimi u organizua në Galerinë Kombëtae të Arteve , me pjesëmarrjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve artistike e kulturore të dy vendeve. Në përfundim të takimit u nënshkrua protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës , Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, qëllimi i të cilit është themelimi i kalendarit të përbashkët kulturor vjetor, si dhe bashkërendimi i aktiviteteve kulturore mes dy vendeve. 

Të dyja Ministritë propozojnë aktivitetet kulturore (duke marrë propozime nga institucionet përkatëse), koordinojnë dhe marrin përsipër detyrimet financiare që lidhen me zbatimin e aktiviteteve. Protokolli i bashkëpunimit lidhet për një periudhë katër-vjeçare dhe propozon aktivitetet kulturore çdo fillim viti. 

Kalendari i përbashkët kulturor fillon menjëherë që në datën 14 shkurt, me ekspozitën e Fototekës Marubi në bashkëpunim me Galerinë e Arteve të Prishtinës: “Objekti i lëvizshëm i një arkivi”- 14 shkurt, 2014 në Prishtinë, me prezencën e Ministres Kumbaro Furxhi dhe Krasniqi në hapejen e saj në Prishtinë.. 

Kalendari i përbashkët, aktivitetet konkrete

Ky kalendar vihet në jetë me një protokoll bashkëpunimi mes dy Ministrive të Kulturtës. Protokolli i Bashkëpunimi është në vijim të zotimit të dy qeverive për “Kalendarin e përbashkët kulturor” për katër vjet. Protokolli parashikon detyrim konkret për krijimin e kalendarëve të përbashkët kulturor çdo vit, si ankes të tij. 

Kalendari i përbashkët kulturor fillon menjëherë që në datën 14 shkurt. 

- Ekspozita e Fototekës Marubi në bashkëpunim me Galerinë e Arteve të Prishtinës: “Objekti i lëvizshëm i një arkivi”- 14 shkurt, 2014 në Prishtinë. 

- Shfaqja për fëmijë “Princesha Teuta” dhe Këngë e valle popullore dhe poezi të Qendrës Kombëtare Fëmijëve, Tiranë do të jetë në Prizren, më 17 shkurt 2014 

- Në kuadër të përvjetoreve të Pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë, respektivisht në shkurt dhe nëntor, do të organizohen shfaqje filmash në Prishtinë dhe Tiranë, të arkivit të filit. 

- Botohet vepra e plotë e Jeronim De Radës-shoqëruar me aktivitetin promovues në Kozencë, Tiranë dhe Prishtinë 

- Do të botohet antologji e poezisë shqipe të shekullit XX, mbështetur nga të dy Ministritë 

- Shpallim sot angazhimin e përbashkët për mbështetjen e Festivalit të Gjirokastrës në vitin 2015. 

- Në vijim të angazhimit të dy qeverive, edhe Doku Festi është pjesë e këtij kalendari. 

- Në muajin mars për herë të parë vjen në Tiranë trupa e baletit dhe solistet e Teatrit të baletit të Prishtinës me shfaqjen “Dashuria që vret”. 

- Gjithashtu nga Prishtina vejn shfaqja “Ballo e Diplomës” 

- Angazhim konkret për përfshirjen e artistëve nga Kosova në projekte të TKOB në Tiranë 

- Kalendari kulturor përfshin hapësirë të përbashkët për filmin në festivalet prestigjioze si Berlinale dhe Kanë, viti 2015 

- Në muajin shtator Qendra Kombëtare e Fëmijëve do të organizojë shfqjen në Prishtinë dhe në Tiranë “Dy trëndafila një kurorë”. 

- Në artin pamor në Tiranë do të organizohet ekspozitë e Simon Shirokës. 

- Në Prishtinë një ekspozitë e Realizmit Socialist. 

- Konferencë vjetore një herë në Prishtinë dhe një herë në Tiranë për trashëgiminë kulturore materiale dhe jo materjae me tematika specifike. 

- Trajnime te perbashketa nga specialistet e Unescos dhe organizata të tjera. 

- Trajnime nga stafi i Bibliotekës kombëtare në Tiranë për specialistët në Prishtinë. 

- Pjesëmarrje e përfaqësuesve nga Kosova në aktivitetet e Agjencisë të Shërbimit Arkeologjik 

- Premierë e përbashkët dhe produksion koreografik të ansamblit të këngëve dhe valleve popullore dhe ansamblit Shota ”Pazari i Korçës dhe    Prizrenit”. 

- Më së paku shfaqja e një premiere në Tiranë dhe Prishtinë e Teatrove Kombëtarë. 

- Konferenca për dramaturgjinë në Tiranë 

3 Komente

Shqipëri-Kosovë, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës

.................si dhe bashkërendimi i aktiviteteve kulturore mes dy vendeve.

 

''mes dy vendeve''  si flasin  keta,  a thua sikur po behet ndonje mareveshje  Shqiperi-Kine..smiley

 

 

Po shyqyrë se na plasët!

nje gjuhe, nje kulture, nje popull qe shkemben veprimtarite vjetore artistike me protokoll..ndoshta, kete dite ka parashikuar edhe I.K: Nje komb, dy shtete shqiptare. Ne jemi fatlum!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).