Shqipëria shënoi hapa përpara sa i takon lirisë së shtypit. Në raportin për lirinë e shtypit në botë “Reporterët pa Kufij” e rradhisin Shqipërinë në vendin e 85-të, ndërsa në vitin 2013, vendi ynë renditej në të 102-tin.

Në raport, organizata me qendër në Paris e cilëson ndryshimin e qeverisë në Shqipëri, si një faqe të re në historinë e medias. 

“Zgjedhjet e qershorit 2013-të sollën një ndryshim të qeverisë. Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi zgjedhje të pastra, të cilat i dhanë fund dy dekadave të vështira të ushtrimit të zgjedhjeve. Programi i saj për median në Shqipëri është ambicioz; hartimi i legjislacionit të ri që përmirëson transparencën për pronësinë e medias, forcon pavarësinë e transmetuesit publik dhe garanton aksesin në informacion, i cili mbahej nga entitetet shtetërore. Në tetor të vitit 2013, 11 anëtarët e bordit drejtues të transmetuesit publik zgjaten me një vit mandatin e tyre. Kjo jep idenë e shkallës së sfidave me të cilat përballet qeveria e re, e cila aspiron që Shqipëria të pranohet si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian”.

Raporti e rendit Kosovën në vendin e 80-të, ndërsa më 2013 ajo ishte ne te 85-tin.Prapa Kosovës dhe Shqipërisë, në rajon ndodhen Maqedonia e cila ka shënuar rënie prej vendit të 116-të në vendin e 123-të dhe Mali i Zi i cili radhitet në vendin e 114-të, një vend më poshtë sesa vitin e kaluar.

Ndërkaq sa u përket vendeve tjera të Evropës Juglindore, qëndron Sllovenia në vendin e 34-të, pastaj Serbia në të 54-tin, Kroacia e 65-ta, ndërsa Bosnja e Hercegovina në vendin e 66-të.Listën prej 180 shtetesh e territoresh e kryesojne; Finlanda, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu dhe Andora, ndërsa në fund renditen Turkmenistani, Koreja Veriore dhe Eritrea. Rënie kanë shënuar edhe Shtetet e Bashkuara që radhiten në vendin e 46-të, në dallim nga viti i kaluar, qe zinin vendin e 32-të.

12 Komente

Lajm idiot , tani ky vendi i 85-te per cilin vit ben fjale. ??

2013-2014

Gjithsesi, mbetet lajm idiot. Keta qe bejne keshtu analiza te dhenash, qe nga keta Reporters Without Borders, Amnesty International e deri te programet e UN, te gjithe ia fusin kot sa per te harxhuar fonde. Perfitojne nga fakti qe vendet e varfra ua varin

Tani nqs 102 eshte per 2013ten , dhe 85 per 2014 ska kuptim , jemi akoma ne mes te shkurtit 2014

janar 2013, janar 2014

Ok smiley

Shume mire, shpresoj te vazhdoj. 

Te mos harrojme se dhe ne vitet e para te PD-se raporti na nxirrte mire, vetem me kalimin e kohes dhe me konsolidimin e pushtetit (dhe parase) u vu re renie poshte ne renditje. 

Jemi afer mesit smiley

...ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rënie duke u plasuar në vendin e 46-të,smiley

 
 

Vetem fakti qe raporti gjykon 2014 kur viti ska filluar akoma, e shumezon me ZERO raportimin dhe organizaten....paska fillu rilindja edhe matane detit!!!!!

raporti del ne 2014, ndaj quhet i 2014-s. ju sikur s'dini shqip ose PD ka vertet gjithe te trashet nga trute si tifoze. lol

Vallai kur mer pergjigje totalisht idiote nga te ripjellurit qe kane dal nga bytha e Rames dhe thone sa te embla i ka bere pordhat....hapu dhe!

eh te keqen e lirise --- 13mio klikssss

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).