Eshtë ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 'Artistja e Popullit', Vaçe Zela. 

Pas nje semundjeje te gjate ajo mbylli syte prane famijes se saj ne Basel te Zvicres, rreth ores dy te mengjesit. Largohet keshtu ne moshen 75-vjeçare 'Nderi i Kombit', titulli i pare i dhene nje gruaje shqiptare teksa ishte gjalle, dhe e dyta pas Nene Terezes, se ciles iu dha titulli pas vdekjes. 

"Zëri i Artë i Shqipërisë", "Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare", "Mbretëresha e Këngës Shqiptare", jane vetem disa nga cilesimet qe ka dhene kritika per Vaze Zelen, ndersa nje sere brezash e adhuruan  ate pergjate 40 viteve te karrieres se saj artistike, per zerin brilant, por edhe prezencen skenike, hera-heres ndryshe me kitaren e saj.

"Nismetare e një kulture moderne ne fushen e kenges", e ka cilesuar shkrimtari Dritero Agolli. 

"Kur ndonjë këngë s'i përshtatej sadopak natyrës së zërit të saj, ajo e braktiste. Zërin, këngën si karakter, Vaçja i shihte të lidhura ngushtë mes tyre", ka thene kompozitori Tish Daija. 

Vaçe Zela u sugjeronte ne menyre te vazhdueshme kompozitoreve, por edhe poeteve te kengeve, idete e saj mbi notat e fjalet. ”Kërkesat e Vaçes në rrafshin muzikor ishin estetikisht të pakontestueshme", thoshte per kete kompozitori Limoz Dizdari. 

Per Avni Mulen, ajo kishte  nje inteligjence natyrale. Talenti, inteligjenca muzikore dhe intuita e Vaçes, sipas Ferdinand Dedes ishin dritheruese.

Per poetin Gjoke Beci: "Nëse ka përkthim togfjalëshi 'krenari kombëtare shqiptare', ai pa dyshim do të ishte Vaçe Zela".

E lindur ne Lushnje me 7 prill te 1939-es, Vaçe Zela u zbulua ne moshe te re dhe ne menyre te rastesishme, per te fituar vit pas viti zemrat e shqiptareve. Pjesemarrese ne nje sere festivalesh fillimisht ne Radio dhe me pas ne TVSH, ajo mban rekordin e 12 çmimeve te para. Nje varg cmimesh qe do te nisnin qe nga Festivali i pare, ku fitoi vendin e pare, me kengen "Femija i pare".  U largua perfundimisht nga skena ne vitin 1992, duke lene nje repertor te pasur me kenget e saj nga ato popullore, tek te te lehtat, kantatat e baladat, te cilat kane mbetur ne memorien kolektive si dhe me nje kontribut te rendesishem edhe ne kenget e filmave shqiptare.  Mes shume e shume te tjerash: 'Lemza', 'Valsi i lumturise',  'Naten vone', 'Ne shtepine tone'. Nje sere kengesh per Atdheun si 'Lule Shqiperi', 'Per Arberine', 'E dua vendin tim'.

Dhe ne fakt, e donte vendin e saj e madhja Vaçe Zela, e cila ka lene amanet prehjen e trupit ne Shqiperi.

Disa prej kengeve pershendetese te fundvitit, qe Top Media zgjedh per te uruar dhe pershendetur gjithe shqiptaret kudo qe jetojne, jane kenge te performuara ne menyre te jashtezakonshme vite me pare nga Vaçe Zela.

Video
 

134 Komente

Ngushëllime familjes, Vaçe Zela ishte dhe do të mbetet ikona e këngës...

KUR DËGJONË ZËRIN TËND

Vaçe Zelës

Bilbilat pyesin njeri-tjetrin,
kur dëgjojnë zërin tënd,
si do t'ja bëjmë Vaçe Zelës,
askund s'po na len vend.

Lulet çelnin më shumë petale
nga zëri yt-fllad i ëmbël
lart në male shkrinte dëbora,
kur Vaçe Zela ja niste këngës....

Kur do ti leni keto krahinizmat  e krenarise ju ? Vace Zela pervec qe ka lind ne Lushnje, nuk ka lidhje fare me Lushnjen! smiley

U prehtë në paqe!

Zë i mrekullushëm që s'harrohet kurrë.

Nje jehone te madhe la nga koha kur Shqiptaret kenduan , punuan dhe vallzuan .Nje Yll me te vertete tek te pashuarit .

Flm per ate cfare dhe per Shqiperine e Shqiptaret !

Do mbetet ne " Kenge e Ligjerime "

smiley parole sante

U prehte ne paqe ylli i kenges se lehte Shqiptare

Njeriu vdes por arti nuk vdes,permes kengeve ajo e la shpirtin si trashigimi gjithe kombit, zeri i saj do rroje perjetesisht brez pas brezi. Nderi i Kombit Vace Zela ka fituar perjetesine ... Lavdi !

I perjetshem do te jete kujtimi per kengetaren tone me te madhe te muzikes se lehte Vace Zelen.

Me nderime,

Redi

E pavdekshme dhe madheshtore, zeri i saj brilant e i pazevendesueshem eshte standard ne muziken e lehte shqiptare. U prehte ne paqe krenaria dhe nderi i kombit tone.
Po ikin nje nga nje monumentet e dinjitetit dhe progresit. smiley

Disa prej kengeve pershendetese te fundvitit, qe Top Media zgjedh per te uruar dhe pershendetur gjithe shqiptaret kudo qe jetojne, jane kenge te performuara ne menyre te jashtezakonshme vite me pare nga Vaçe Zela.

Po keta te Topit aman, nuk rrinin dot nje dite pa marre poza para pasqyres, aty e ka mendjen populli sot, tek kenget pershendetese te ketyre....
 

http://www.youtube.com/watch?v=eFUqslOUW...

iku Laveri, iku Vacja, po shyqyr kemi..........., Mandin e nishtulles..

shume nderim dhe respekt per kete zonje dhe artiste te madhe te Kombit tone!!! Ngushellime familjes! Ngushellime te gjithe shqiptareve!

Belul a e di se si e ka emrin e gjate Mandi?

Mandela.

Pellumb Elmazi.

Sa per keto vemjet qe provokojne me cdo rast, them qe eshte mire mos me iu dhone pergjigje.

nuk e dija Rono, por tani e mesova.. epo ta ruajme si syte e ballit Mandelen tone, se qenka figure historike..smiley

R.I.P 

Nga mosha 13-14 vjec kam shkuar bashke me nje shok per t'i marre nje autograf te shtepia qe kishte te pallati i dyqanit te valutes. Na futi brenda, e priti gjithe perzemersi, po s'na e dha qe s'na e dha nje autograf. Ishte shume e trishtuar e shkreta. smiley  

Akoma nuk arrij ta kuptoj pse, po tani qe i kujtoj ato qe na tha, dukej qe kishte nje brenge te madhe lidhur me karieren e vet ...."ne kenduam atehere"...."nuk jemi mesuar me te ketilla gjera"....."s'mundem te bejme me shume".

Duhet t'i vleresojme me shume njerez te tille sa jane gjalle 

histori e shkelqyer kjo qe tregove ! Kete PO, une do e beja film !! smiley

Ne fakt, per mendimin tim (qe gjithsesi nuk kam qene prezent aty), mosdhenia e autografit nuk ka patur fort lidhje me trishtimin (i cili, ka qene i justifikueshem - duhet te kene qene vitet 90 kur keni shkuar ta takoni, dhe ne ato vite, te gjithe artistet e plejades "se vjeter" shiheshin si ish-megafone te ideologjise komuniste), sesa me nje far' 'injorance' (e di qe nuk eshte fjala adekuate), nje far' 'mosbesimi' nga ana e tyre per "te tilla gjera" (siç qenka shprehur dhe ajo vete). Por per mendimin tim, afron me se tepermi me injorancen (e cila, nuk eshte detyrimisht e shemtuar,e denueshme), me naiven, me padijen. Eshte akt i mrekullueshem, qe flet per 1001 gjera ! Pra, qe meriton nje film me vete ! Titulli do te ishte thjesht : Autografi.

rrofsh !

Po i rikthehem prap kesaj historise tende kaq 'te vogel' ne dukje por nuk di si ti ndahem perveçse duke rishkruar e rikomentuar ketu : kur thosha se ajo ngjarje meriton nje film, e kisha pikerisht ne sensin e pyetjes se ç'fare eshte (duhet te jete) kinemaja, filmi. C'fare eshte (duhet te jete) nje film ? Pikerisht duhet te jete nje menyre per te shpjeguar, per kuptuar boten, pra per te kuptuar permes tij pikerisht pse Vaçe Zela nuk mundi te bente nje akt aq te thjeshte (ne dukje) , pra thjesht te zgjaste doren e te hidhte nje firme "ne nje cope leter". Mua me duket se vetem permes nje procesi artistik (nje filmi, por dhe jo vetem, mund te jete fare mire nje novele), mund te 'zbardhet' nje gje e tille. Gjynah qe kane ndodhur keqkuptime kaq te medha ne shek e XX, siç jane biopikët (filmat biografike) qe marrin persiper te rindertojne nje jete te tere te nje njeriu, nderkohe qe anashkalojne (injorojne?)  enigma te tilla qe vlejne sa 1001 biografi !
rrofsh per se dyti !

my god !

me kujton diskutimin per 'humilite'

S'ka gje! Faleminderit ty. Ka kalu gjithe kjo kohe e s'e kam pa me kete sy. 

Nga ai episod kam fiksur vetem menyren shume te fisme per te thene jo

 

."ne kenduam atehere"...."nuk jemi mesuar me te ketilla gjera"....."s'mundem te bejme me shume".

 Ka pas te drejte,

Vitet 90` menyra e transformimit te shoqerise shqiptare  ka qene shume brutale, e pa shembullt per Shqiperine ne qoftese do ta krahasojme me vendet e tjra te Lindjes! "Revolucioni demokratik" erdhi me shkatrime drastike, fizike dhe morale, te gjithe shoqerise sone!

Te gjitha vlerat pozitive qe kishte patur shoqeria shqiptare ne periudhen socialiste, komuniste  art, muzike, arsim, shkence, u hodhen posh dhe nuk permendeshin per nje kohe te gjate ,  u rafshuan ne zero, u nxi,  cdo gje e bukur qe ishte arrit  me mundime u rrezuan, u injoruan, u zhduken per nje periudhe gati 10 vjecare 90-2000!

Ne keto vite nuk ka patur shkatrim me te madh te shoqerise shqiptare se sa kjo e ketyre 10 vjeteve! 

 

iku Vacja po kush ngeli...

Te gjithe humbasim nga pak me ikjen e saj

Sot rruges, ne nder te Vaces, bucisnin autopolantet me kenget e saj. M'u duke gje e bukur dhe e vecante. Artistet kur ikin nga kjo jete, nuk duhen resektuar me heshtje, por me vepren e tyre.

U prefte ne paqe! Shpirtin e ka la neper kenge te pavdekshme.

Respekte per kete Kengetare te madhe.Sa kenaqesi na ka dhene,me zerin dhe kenget e e saj.Nuk e zevendeson dot njer!

Ajo e dyta me dukej aq e mistershme per nga melodia kur isha e vogel (edhe une). 

e ka pranuar dhe vete Krajka: me shume gjasa, eshte kenga me e bukur qe mund te kete bere ai ndonjehere! (nderkohe qe te gjithe kujtojne kenge te tjera shume here me mainstream se ajo)

Po çfare ti ke ne ato xhepe, o partizan. Buke te mykur dhe flete qepe, o katundar. Ato te duhen ty per vete, o partizan, Se matane lumit ka gjermane, o partizan. Edhe una ata po kerkoj, o katundar. Eja te dy bashke te shkojme, o partizan.

Shperdorimi i nje talenti te tille ne kenge partizane ishte ti hedhesh margaritare derrave.talent i madh qe jetoi ne kohen e gabuar ne vendin e gabuar.

po dhe kamunizmi kshu ka qene moj alba, margaritar i hedhur derrave! ndaj dhe nuk do perseritet më ! U vendos qe tash e tutje do kemi Ciljeten (qe eshte derrkuce e hedhur mes margaritaresh)

me ciljeten me shoqe identifikohen vetem nje pjese e vogel e popullsise me vacen cdo njeri shikonte ne te dicka nga vetvetja.

ne ato vargje eshte historia e fundit e vertete e shqipfolesve, moj Lira smiley

me pas kemi frymore qe marrin fryme. po c'te thuash, e di qe do me kundershtosh.

Ah sikur te kishe qofte edhe 2 miligram NJOHJE! (tm NJERI).

emigranto hapi syte mire, se ma shpifet duke ardhur nga pas kot fare.

smiley

boj atokritik. smiley

tani e pashe ahahahahaha

te kom qejf, ca te keqe ka. pse me bo me u ndje ne faj per preferencat e mija.

ky eshte thelbi i diktatures. ta dish!

ka plot kenge te huaja qe teksin se kane gje fare fare po jane kenge te medha. kjo kenge e vaces per nga muzika dhe interpretimi eshte e mrekullueshme. dhe teksi, po ta marresh ne konteksin e kohes, ka kuptim.

Te kenofte shpirti gjithmone o Vace kudo qe te jesh ne gjithesi!

Per here te pare Vacen e kujtoj me kengen "sot jam 20 vjec edhe zemra me bucet...." Respekte per vajzat/femnat nga zona e Myzeqese. Jane te mrekullueshme!

qeke laluc zotrote  smiley  

E pavdekshme

ne shtepine tone..  pas intros se shkurter me piano,  papritur buçet,  derdhet nje zë  i pafund.........  fantastike!
 

 U prehte ne paqe!

U prefte ne paqje kjo legjende e muzikes shqiptare smiley .... Vacja i perkiste nje brezi te arte te muzikes shqiptare qe me ben te ndihem krenar sa here i degjoj dhe njekohesisht me sjell neveri per gjendjen mjerane te sotme te muzikes shqiptare (qe i perngjan me teper nje corbe muzikore te Bangalores dhe Bernas bastarduar me tekste gjysem shqip)

U prehte ne paqe, artiste me nje ze te paperseritshem! smiley

Nje grua shume e talentuar, e bukur, zeri i te ciles do te mbetet gjithmone ne memorien e te gjithe shqiptareve dhe muzikedashesve. E kam adhuruar gjithmone pavaresisht se isha e vetmja ne familjen time qe e degjoja.
Per ata qe jane te shqetesuar se vinte nga sistemi i vjeter, well, mos harroni qe ka te gjalle per te cilet duhet te shqetesohemi me te vertete si S*****, J******, etj. etj.

R.I.P. . Shume gjynof qe vdiq ne Zvicer me zemer te thyme dhe jo ne Atdheun e vet. Ngushellime Irmes dhe gjithe familjes. 

Maj men ne Festivalin e 11-te ne RTV, naten e dyte ia kane nderpre kengen per gjysem dhe e lane ne skene si dru. Nuk e boni veten e shkreta, vetem nejti aty duke buzeqesh deri sa e rifilluan. Te ishte ndonji nga ato kukumjackat e reja do kishte lone skenen me tangerllik e nerva ...se nuk te thoshin edhe gjo athere, ishte koha ( deri sa maroji Festivali te pakten). 

U prefte ne paqe....

respekt!

i perjetshem qofte kujtimi i saj.

Nje humbje e madhe per boten e kenges smiley

RIP. Trishtim per Vacen dhe per gropen e madhe te artit shqiptar qe sa vjen e thellohet me humbjen e gjigandeve dhe mbirjen papushim te ciljetave dhe noizve.

U prehte ne paqe!

Ne majat e botes time...

Nji curri lot m'u derdh në faqe...RIP!!!

Faleminderit o ylli i muzikes shqiptare. Edhe kjo ikje ka bukurine e saj ku le pas vetes kaq shume gjurme te perjetshme. 

Faleminderit Vace!

Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur per ta.Do mbetet ne mendjen e disa brezave si ikone e kenges shqiptare.

mbaj mend nje nje nga keta trushplaret, gjoja anti-komunist beri nje artikull ku kerkonte qe t'ia hiqnin titullin ''artiste e popullit'' se kishte kenduar per partine dhe socializmin. mire qe s'fitoi asgje nga shteti po i hidhnin dhe gure.

po guret e tyre jane lule per te.smiley 

 

Nje ze dhe shpirt i paharrueshem! smileysmiley

I qofte dheu i lehte!smiley

Te jemi te sinqerte, nga gjithe artiste e kesaj toke, Vacja ka patur nje fat te rralle qe vlersimin e ka marr dhe kur ka qene gjalle. Ndonese semundja e kapi shume heret, perseri vlersimet per te kane qene te herepashereshme. Jo si disa artiste qe s'ju tha nje fjale e mire e s'ju be nje interviste, por u kujtuam kur vdiqen!

Ikin ngadale ngadale ikonat e nje kohe!

Times they are a changin'.

E cuditshme sot ne mengjes kur morra vesh lajmin e ikjes se Vaces, fillova te kendoj me vete, pastaj e vura per gjithe shpine, Valsine e Lumturise.

Changing for worse. Para pak minutash beja muhabet me nje koleg i lindur dhe rritur ne Xhamajka. Te dy qame hallet se si na duhet te shoqerojme femijet ne shkolle megjithese shkolla eshte vetem 200m larg. Nderkohe ne kohen e Vaces ai ne Xhamajka dhe une ne TR bridhnim nga mjesi ne darke ku te na conin kembet pa pas frike se mund te na perpinte ndonje vrime e zeze. Eh.

Aah nostalgjia, c'te bene nostalgjia! smiley

U prehte ne paqe!

U shua Ylli Polar i kultures shqipe si dhe njera nga  ato personalitete qe u ka hije elegjia dhe eulogjia.Per mua Vace Zela ishte prove e gjalle qe,jo te gjithe shqiptaret e kane prejardhjen nga balta.

Pusho e qete!

 

Ngushëllime ! Humbje mjaft e madhe për mbarë Shqipërinë...

Per mua pa frike shqiptarja me e madhe e historise moderne. (perfshi cdo fushe te jetes). Figure e dashur e padiskutueshme nga i gjith populli shqiptar. Shteti shqiptar i ka nje borxh te madh kesaj legjende. U prehte ne paqe ne vendin qe e donte aq shume dhe i dhuroi aq shume. 

Kam frike djema se kete vit do iki dhe noi tjeter i artit dhe kultures, se keshtu jane keto pune thone, kur ikin dy, iken dhe i treti. 

Vaçja, kish nje ze te mrekullueshem, dhe ishte lindur per kengen. 

Mire e ke o Pjer, viti sa filloi, dmth ka kohe plot qete hiki dhe dikush tjeter.

o Pjer, te artit dhe te kultures edhe mund te iki, po korifej mos te ikin! 

Shpartallohemi shume po te na ikin pilaret menjehere.

respekt per kete kengetare te madhe shqiptare. vacja,ashtu si laveri,ishte pike referimi,ishte identetet shqiptar.

e ka te garantuar emrin ne historine e shqiptareve.

Paska shpetuar. Duhet te kete ndjere dhembje pa fund kur shikonte qe shoket e shoqet e saj e kishin akoma zerin ne forme (Sh. Merdani, Q.Kertusha, T.Tershana M. Lazeetj) kurse ajo mezi fliste.

Qe momentin e pare kur me thane e deri tani me jehon ne vesh "Sot jam 20 vjec".

Do te doja ta kishte epitaf. Sepse 20 vjec ka per te mbetur zeri i saj.

E pavdekshme, do ta kujtojme gjithmone. So sadsmiley

ej po kryetaret e  partise ça kan vleresu sot per Vaçen? pijetare tha njoni dje ...

Ja te shohim c,far do te thote ai qe degjonte Edith Piaf ne VICIDOL.

te mos ja hashojm Piafin e ka pas nigjue,per me teper shkone rregullisht ne Paris jo vetem per te degjuar Editin...

po k i kuvendit,presidenti,k i bashkis tiron etj ça thane ndonje llafe per vaqen?

S'vjen me nje ze i tille. Unike ne ze dhe ne personalitet. Rest in peace!

Humbje e trishtueshme per kulturen tone. smiley

ngushellime familjes

Respekt!! Ka dicka tek figura e Vace Zeles ..tek Kadri Roshi,Sulejman Pitarka,Sander Prosi..por te Vace Zela ishte akoma me e theksuar, sa do respekt te tregojne shqiptaret per te,sa do ta duan,nuk kane kurre per ta dashur aq sa i donte Vace Zela shqiptaret e shqiperine!!

shpreh keqardhjen time  per Vace Zelen artisten e madhe te Shqiperise qe sot u nda nga jeta smiley U prehte ne paqe

Disa njerez lindin per te mos vdekur kurre. E tille eshte Vaçe Zela.

Faleminderit qe linde.

Moj e Bukur Shqiperi 

smiley

Prehu ne paqe Vace . Ka 2 ore jam duke degjuar kenge e tua duke lotuar . Aq mbreslense ke qene Vace sa dhe na ate burg komunist na benje te ndiheshim te lumtur duke degjuar kenget e tua . Kollos i kultures ,identitetit dhe krenarise kombetare shqiptare . A do krijohet no nje fondacion "Vace Zela" ?!!! . Do shkoj ne Shqiperi nga fundi javes tjeter do te desha ti blija cd me te gjithe kenget e saj TE REGULLT keshtu qe ndihmoj dhe familjen e saj . Uroj te gjithe lexusve te bejne kete . Gjeni I muzikes ,sa natyrshem kendonte. Rezatonte melodi . Dhe te mos besosh ne ZOT duke e pare ate duke kenduar ndryshon mendje se ka dicka hyjnore . Faleminderit zot qe na i dhe , faleminderit Vace.

.....Kishte rreth nja 15 -20 vjet që ka qenë sëmurë, por jo në këtë gjendje të tillë,kishte 8 muaj që rrinte në spital.

Cfarë e mundonte dhe cfarë e lumturonte vitin e fundit motrën tuaj ?
Meraku i fundit ishte të vinte një ditë në Shqipëri. Kur shkoja e takoja, ajo gëzonte, sidomos kur i thoja filan artiste të bën tëfala. E vuante faktin që nuk ishte në Shqipëri. smiley

 

E vuante faktin që nuk ishte në Shqipëri. [smiley]

Vuante faktin qe mund te ishte ne nje Shqiperi tjeter, dhe jo ne ate qe eshte sot, Ajo prandaj u largua, se aty Lulet i hane gomaret! smiley 

Po na ikin copa copa pjese te shpirtit dhe te kujteses sone. Prinderit tane u martuan dhe festuan me kenget e saj. Brezi im u lind dhe u rrit duke degjuar kete Muze te pavdekshme shqiptare.
Yll i pashuar i kombit shqiptar. Nena gruaja motra dhe vajza e gjithe shqiptareve. Kjo ishte dhe eshte Vaçe Zela.

.......e vertet smiley

Legjende do te mbetet!

Nuk e di pse e ndjemë kaq shumë të gjithë këtë ikje (nuk mund që nuk mund ti them vdekje). Ndoshta se me zërin e saj jemi rritur, ndoshta se duke ndenjur pak larg zallamahisë sonë e kishte marrë prej vitesh një tis prej engjëjsh. Apo ndoshta ne, kemi nevojë për figura të tilla, si të cilat të aspirojmë të jemi.

Kudo qofsh tani zonjë e nderuar, po lumturon të tjerë me zërin tënd.

Nuk eshte vetem zeri-Voce Zela- thote me te drejte  i paudhi Edison Ypi, por edhe ky imazh kaq i vecante, kjo performance me kitare, qe e ben te krahasueshme me divat e muzikes perendimore. Me kitare ne bunker.

http://www.youtube.com/watch?v=MXa02anCKvM

Nga te paktet njerez mos te them e vetmja qe bashkon shqiptaret pa dallime politike, krahinore e fetare ne vitin 2014. Nuk arrij ta kuptoj se si te vetme femer ne historine e Shqiptareve i japim titullin "Nderi i Kombit" por per ta varrosur do e varrosim tek varrezat e Shares?! A jane ne terezi keta?

 

Titulli i Tch e ka thene fiks, kenga dhe zeri i saj s'ka per te vdek. U shklyn edhe politikanet dje per t'i shpreh ngushllimet e per te shkrujt ne fb merzine e tyre nderkohe qe sa ishte gjalle, nuk u kujtun me bo dicka per te ose ne emrin e saj ose qofte me i nis nji tufe lule.

Pa dash ti hy ne hak politikaneve e shume te tjereve qe kan dhene, pak, aspak, ose demtuar vendin dhe per ta ka pas dite zie kombetare, eshte skandaloze qe Vace Zela, kjo figure e dashur nga cdo shqiptar te pakten mbi moshen 30 vjec, nuk respektohet te pakten me nje dite zie kombetare..... them se populli anembane e ka ndjere humbjen e Vaces si rrall humbje tjeter. Nuk duam qe politikanet te respektojne njeri-tjetrin por popullin shqiptar.. Plliz!

RIP

Neper intervista, sa here qe fliste per kengen, i mbushenin syte me lote qe nuk mund te kendonte me.

po kryetari i bashkise se Lushnjes  kishte shkuar per homazhe?  se Fieri ishte perfaqesuar me dy kryetar bashkie..smiley

Vaçe Zela është një nga personalitetet më të spikatura që ka nxjerrë Lushnja gjatë 50 viteve të fundit, 

Vace Zela nuk eshte nje nga ..., po eshte personaliteti me i larte dhe i spikatur qe ka nxjerre Lushnja.

...qe Ka nxjerre Lushnja ? Nuk thua gjithe kombi !Kurse e gjithe kjo klase politike eshte pjese e " Pushtuesave barbare " te kesaj toke.Rendohet kjo toke qe mori ne gji Vace Zelen, kur i vene kembet persiper keta bandite.Se me kryesoren gje, token e shkaterruan!

ashtu eshte, po meqe po flisnin per Ushnjen.

Ngushellime familjes. Vace Zela mbetet me ne, ne kujtesen tone, ajo na kthen mbrapa dhe na ben te pyesim veten ca viti kemi lindur. Na kujton buken me gjalpe e me marmalate fiku. U prehte ne paqe.

Si per cdo rast vdekjeje thuhet " ngushullime" por une kam mendimin se per Vacen, nuk shkon! Ajo jetoi nje jete, qe mrekullia ishte brenda Aries se saj.Zeri mbeti peria e aries se saj.Keto dy gjera nuk kane vdekur.Perse ngushullime ? Ajo mbetje brenda arkivolit, nuk pati asnje gje per ta qare e ngushulluar.

gjithe keto dite kam kenduar me vete kenget e saj. c'ze i plote, c'shpirt. ndoshta duhen 100 vjet te tjera qe shqiperia te nxjerri nje talent te tille. 

pse s'thua 200! 300!!!

mor po ky Kadare, a beri ndonje ngushellim per Vacen? 

Na fale shpirtin e njomë, këngën na fale
Nga skena jehonte ai zë, në fushë e male
O Vaçe Zela, kësaj toke të plaguar
Jetë i dhurove e mbajte të zgjuar!

Lamtumirë Vaçe Zela!

(Ismail Kadare   8-2-2014)

ku eshte kjo, ne c'gazete?

sorry, terhiqem.

sa kerkesa ke dhe ti a derebardhe, gjithmone e me lart e ngre steken....     Kadare deshe,  Kadare  te dhame..smiley  

e pashe o e pashe. mos u sekelldis.

me facebook ky, sikur u shuan gazetat.

po tashi ti vet kerkove te  **nakatosemi  ketu, se shtrove nje pyetje ne pergjithsi, apo jo..?

 

** ja di mire  kuptimin fjales nakatos?

sekelldis.

po nje ngushellim familjes s'ia conte dot ky. apo e mbyti snobizmi.

nakatos= ngaterro, trazo, perzjej....

une mendoj qe i ka derguar edhe  familjes  ngushellime,  por nuk eshte nevoja ta bej publike..

nakatos dmth perzjej.

tani ti kujton qe kadareja vertete ka shkruar nga ato mysybetet? smiley

ah, Lira, Lira...

nuk e di, nuk e vlersoj dot nese e ka shkruar  vet Kadareja, por faqa ne fb eshte vertet e tij.

po jo mo, c'e tij, ja te hap edhe une ndonje faqe e ta quaj Homeri... smiley

 

mbase, por ai ka foto personale, familjare etj  atje.. foto te vjetra.. pastaj nese do te ishte keshtu, ai do ankohej ta mbyllin ate faqe. kollaj kjo pune..

une medoj qe faqa eshte e Kadarese, por e administron dikush tjeter,  me lejen e tij kuptohet... kete praktike ndjekin  njerezit e famshem..smiley

mos! pse s'eshte e tij?belul c'a m'bane,i bana "like". smiley

te njejten gje ben edhe driteroi. s'ia vura veshin, por kur pashe qe nxirrnin brockulla (se driteroi 80% te krijimtarise brockulla e ka), bera nje koment e u thashe qe shiko se po prishni pune me keto vjershat naive a-b-a-b. ma fshine menjehere smiley

po keshtu kemi faqe te paul celanit, samuel beckettit, james joyces etj etj

ça i the ti Pjeter,  ke te fala miku jot Beluli..smiley    po futi  prape nje  ''dislike''  a derebardhe..smiley

 

emo,  ketej e tujtje  do ta mbajme  nen kontroll  faqen e IK  mbase e kapim ne gabim..smiley
 

smiley

smiley

 

c'ma ke then kte, si ai ballisti shoferit..pi a derbardhe se te gjithe per rruge jemi. smiley

si Gjok Beci e paska shkrujt smiley

eshte snob, mustakuqo, snob i pasherueshem. duhej t'i  kishte bere nje ngushellim publik familjes.

mendoj se eshte shume imadh per snoblliqe te tilla. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).