Vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, bënte një jetë luksi. Paratë e fituara nga aktiviteti kriminal i shpenzonte për automjete luksoze dhe pushime të gjata, ndoshta për t’u “zhdukur” disa kohë pas punëve të pista. Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton për vrasësin me “kontratë”, ndërsa në fokusin e hetuesve janë edhe transfertat dhe transaksionet bankare, pasi ka dyshime se porositësit kalonin në llogaritë bankare të Sinanajt qindra mijëra euro.

Ditët e fundit, të gjitha bankave të nivelit të dytë, u është dërguar kërkesë për të evidentuar të gjitha lëvizjet e llogarive të Sinanajt, ndërsa mësohet se me verifikimin e tyre, do të arrihet të provohet se “killeri” paguhej nga porositësit.

Jeta luksoze

Fitimet nga aktiviteti i paligjshëm, Julian Sinanaj, i ndante edhe me familjen. Nga rrëfimet e gjata të tij, të filmuara nga hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është mësuar se një pjesë e mirë i fitimeve shkonin për familjen. Ato ishin para të thata. “Sinanaj i ka dhënë kesh nënës dhe dy motrave shuma të konsiderueshme parash, me qëllim që të bënin një jetë sa më të mirë”, pohojnë burimet nga akuza qendrore, të cilat i referohen dëshmisë së të penduarit. Akuza ka mësuar se edhe vetë Sinanaj kryente jetë luksoze, madje paratë e fituara nga një “punë e pistë” i investonte edhe për atentatin e radhës. Ai blinte herë pas here mjete që i duheshin për “punë”, si automjete luksoze dhe motorë, ndërsa blinte edhe armatime të ndryshme, apo edhe pajisje teknologjike të kohës së fundit, si aparate. Të gjitha këto ia siguronte Gjokona, i cili ishte edhe ndihmësi i tij.

Pushimet e gjata

Krahas jetës në Shqipëri, kryesisht në qytetin e Tiranës dhe Vlorës, Sinanaj bënte edhe pushime të gjata. Në momentin e arrestimit, ai shoqërohej nga një vajzë vlonjate, studente në Tiranë, me të cilën frekuentohej kohët e fundit, ndërsa më parë ka lëvizur në disa vende të tjera për të pushuar. Dhe, gjithmonë ikte nga Shqipëria pas ndonjë atentati dhe fakti që nuk kishte precedentë e ndihmonte që të lëvizte lirshëm. Burimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohojnë se një pjesë e mirë e të ardhurave nga shpërblimet për vrasjet dhe atentatet me eksploziv janë harxhuar jashtë vendit, në resorte turistike apo edhe në kazino. “Ai bënte një jetë të shfrenuar”, pohojnë burimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Shpërblimet

Por, hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, do të fokusohen pikërisht te mënyra e marrjes së shpërblimeve. Deri më tani, Sinanaj ka pohuar se ka marrë 20 mijë euro për bombën e vendosur në automjetin e prefektit Besnik Dervishi dhe 7500 të tjera në atentatin ndaj Ardian Kollozit. Ka shpjeguar se për vrasjen e Agron Çelës ka marrë 35 mijë euro, ndërsa për vrasjen e Sokol Veizit, ka marrë një apartament dhe 1500 metra katrorë tokë. Së fundi ka shpjeguar se për të eliminuar biznesmenët paguhej mbi 100 mijë euro. Për vrasjen e një biznesmeni të hidrokarbureve në Durrës, Sinanaj është paguar me 150 mijë euro, ndërsa për ekzekutimin e një tjetri në Tiranë, do të merrte 120 mijë euro. Por, ai dyshohet se ka bërë edhe 27 vrasje në Greqi, ku sërish ka marrë shpërblime të majme, ndërsa prokuroria synon që të gjithë këto shpërblime t’i dokumentojë. Për këtë arsye, ditët e fundit, hetuesit u kanë kërkuar bankave informacione të plota rreth pagesave ndaj Sinanajt, i cili kishte disa të tilla. Ka dyshime se qindra mijëra euro janë depozituar në emrin e tij, apo të të afërmve nga porositësit.

Hetuesit grekë

Ndërkohë që në Shqipëri hetimet janë fokusuar në pesë ngjarje, disa hetues grekë ndodhen prej ditësh në Shqipëri, që pas arrestimit të Ilir Kupës, i arratisur nga burgu i Trikallas. Ditën e djeshme, hetuesit kanë takuar krerët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të mësuar më shumë mbi dëshminë e Sinanajt, apo edhe bashkëpunimin mes grupeve hetimore, që janë duke u marrë me dokumentimin e ekzekutimeve të 31-vjeçarit.

Dëshmia, tentativa e dështuar për të vrarë biznesmenin për 120 mijë euro

Me ndërmjetësimin e kushërinjve Mëhilli, Sinanaj ka rrëfyer se kishte planifikuar vrasjen e një biznesmeni të gazit në Tiranë. Por ndërsa e ndiqte dhe e vëzhgonte ai u arrestua. Vrasja do të kryhej në datë 25 janar në Tiranë. Pagesa e premtuar kishte qenë 120 mijë euro. Gjatë periudhës mes dhjetorit dhe janarit, Sinanaj e kishte ndjekur disa herë shënjestrën e tij, duke i bërë edhe fotografi në një kafe te Kodrat e Liqenit. Porosia për biznesmenin e gazit ishte porositur nga një biznesmen tjetër për shkak të konkurrencës. Sipas burimeve nga prokuroria, vrasësi me pagesë nuk ka shfaqur shenja pendese, përveç një rasti, kur ka eliminuar biznesmenin vlonjat, Agron Çela. Ngjarja e dhimbshme i ka mbetur në kujtesë, pasi e kishte qëlluar viktimën në sy të fëmijëve. Kjo ngjarje ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar.

129 Komente

Po me buke e djathe e kafe te lagja s'do rrinte. Dihet kjo. Ca prisnin keta gazetaret? Robi per ate jete i hyn pislleqeve. 

ha ha ha ha po dhe nje 2 mij leksh lloto do e vinte ai tek lloto e lagjes

E pra ky artikull vjen nga Top Channel dhe e dyta duke u nisur nga fakti se media gazetareske shqiptare eshte koke e kembe e krimbur nga imorali dhe disinformimi lekor dhe nga paaftesia per te nxjerrur konklusione asnjeanse nuk e besoj fare se cthuhet ne kete artikull pik

Lajmin sade e besoj, dmth qe eshte "kapur" nje vrases me pagese, ushtar i shume boss-ave mafioz qe jane ulur ne parlament, ne qeveri, ne opozite, ne banka, institucione, gjykata, prokurori, polici. Media nuk merret me keto pune (!?!), dmth me analiza ose denoncime, gjera koti! Ajo merret me politike te madhe, dmth me analiza, me trafiqe dhe biznese, sepse edhe ajo do te jetoj, madje vet Media eshte pjese e ketij teatri horror ne Shqiperi!

Harruar kush ishin dhe jane pronaret e kesaj fare Medie?! Harruat se cmimin "Gazetari invetigativ i Vitit" (!!??!!) e ka marre Filip Cakuli, drejtori i Fiksit, dhe ne dore e ka marre nga Ilir Meta? Harruat apo nuk e dini se Cakuli eshte thjesht nje zhvates ku u ka marre me presion dhe shantazhe viktimave te kamerave te tij miliona?? Deomos, sepse ndryshe ku do i gjente parat per te luajtur ne kazino! 

Mos u lodhni shume, pasi te gjithe e dime se kush jane urdheruesit, boss-at dhe viktimat ne vendin tone. Jemi sa nje lagje dhe kemi shume kafene. Aty merren vesh te gjitha. 

Artikulli thote qe ky gjasme killeri me pagese ka bere nje jete mondane  me makina te shtrenjta e jete luksi jashteshteti me pushime te stergjatura dhe une pikerisht kete nuk e besoj ! 

Shume mire, mos e denoni me burgim te perjetshem....( si kte edhe qindra te tjere si ky )         ..kur te dale nga burgu ka per te vra prap

vetem ne Shqiperi kam ngju qe vret robi dhe denohet pak vjet ose dite

Shembuj qe vrasesit s'jane denuar? Apo futja prdhs prape?

p.s

Po te kishe degjuar ndonje gje me larg se hunda jote, do te dije qe Brieviku eshte denuar 21 vjet pasi vrau 40 e kusur vete.

Booooo,me zuri koka jo vetem nga krimet ,por nga shuma e madhe qe njerezit kane atje per te paguar nje vrases!!!!!! pa le pastaj te kesh nje te dashur si sinanaj smiley

vaj vatani e mjer' mileti!

he me , si shpirt qenka djali .Pa le qe hajrin dhe nena me motra ia paskan pare .

te na rrojne dhe i pifshim per darsem ,( bile ju siguroj  do jete evinement per qytetin dasma e tij  )

se mos menduat ju qe kapot e politikes p ndihmen e Sinanajt do mirrnin pushtet ?

po pra, edhe cun per shpi, edhe tom kruiz, mission impossible me makina te shtrenjta. irrezistibile...

po pra dafne,jo per gjo,po çuni lahet me i gjym ujesmileykan pas thene tironcit e vjetersmiley

smiley

shum omel.

me të cilën frekuentohej kohët e fundit

 

e vjeter sa bota Em,"al suon' dell or',trèmano le campane, perdono la fedeltà i giudici,e l'onestà le donne"

smiley

me pelqeu edhe tjetra: "ai bente jete te shfrenuar". 

mas ksaj, kenga "kam pas dash nje grua 30 vjece, e doja dhe me donte si e marre" eshte vec nje hap larg.

xheno, ky po te donte blinte edhe 3 doktoratura, por s'ka dash me ra ne sy.

..ndersa  frekuentuesja delikate pyeti kamerjerin:  ''çfare do te na servirni sot?''

 

p.s  Tiku, patjeter duhet ta dije   se per cilen zonje delikate behet fjale..smiley

Arrestohet porositësi i vrasjes së biznesmenit të karburanteve, e cila u parandalua me arrestimin e Julian Sinanajt.

Burime nga policia informojnë se i arrestuari s’i porositës është Ilir Karcini, sipërmarrës i kompanisë importuese “Prima Gaz”.
Ai është arrestuar në Tiranë dhe ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Ai do të paguante shumë prej 120 mijë euro për Julian Sinanaj nëse ky i fundit do të kryente vrasjen. Porositësi vrasjes është edhe ai biznesmen hidrokarburesh.smiley

 

I dashur kapo! Problemi qe Ju keni cituar eshte shume me i komlikuar.Dhe sa e njoh une problemin Ilir Karcinit ky i Tiranes( qe Ju....jam shume i sigurte se e njifni mire ...P.B sepse eshte Fierak) i ka pat nxi jeten Ilirit.Nuk e linte te punonte fare.Faji thelbesor eshte i Autiritetit te Konkurences, ca dallkauke te cilet kane qene te paguar prej P.B....Importuesi tjeter i gazit te lengshem K.B eshte miku im, qe edhe ketij po ai i ka nxire jeten...A do ishte kjo zgjodhja? Jo! Por ketej pari, kur nuk funksionon ligji, ....kanunit i bie radha...

O grave mos thuj fierak po thuj çam si puna e peshkatarit, qelbesires se Orikumit, peshkatarit. Ai u kish zene token dynjase.
Po nuk pati drejtesi ku te zgjidhin robt hallet do kete gjithmone treg per koleget e Julianit.

tani pytja qe kam une eshte kjo: a konsiderohet sinanaj si nje hero nga populli armedashes shqiptar, e sidmos nga te rinjte, cunat e gjimnazeve, politeknikumeve e me gjere?

se qe konsiderohet hero nga femnat, kjo me duket si e vertetume tani. ajo vajza vlonjate, studente ne tirane me frekuentime eshte me eferveshente se ana karenina.

Qe c'ke me te!! Qe eshte hero per cunat e vajzat e gjimnazit e me gjere,qe nuk i kane shume per qejf librat e shkolles(80% praktikisht) nuk eshte ndonje cudi,me ndryshim %,si gjithe bota demek..por me shume hero eshte per mamate e babate,gjyshet e gjyshrit..fisi mbare per koken e tyre betohet!!Ti ta kishe nje kshu, qe per c'do hall te gjendej(e te zgjidhte ca halle ky qe..)ca do beje? S'do i flisje me goje? Mbaj mend nje citim qe solle per zezaket e jo vetem ne SHBA..mentalitetin e getove aty..ja pra..modeli albanez!!

of course qe konsiderohet si 007..leke makian pushime te sterzgjatura,kazino femra...ca do me shuem brezi i ri mosha internetit

 

Sipermarres inovativ i kriminalitetit... ne nje treg jo te lire.

Une nuk kuptoj pse ky killeri serial e me pagese, i ftohet deri ne makabritet, duhet te qendroje ne burg e te ushqehet, te shikoje televizor, te luaje mes shokesh burgu.

E te gjitha keto me parate qe merren nga taksat e mia.

E kush ka guximin qe te me thote qe ketij duhet ti ruhet jeta ne burg sepse burgu eshte qender riedukimi, kerkon te shpelaje trurin tim i cili ka mjaft pislleqe, e nje nder to eshte edhe ai i eliminimit fizik me delikatese ose jo, por i domosdoshem.

guximin e ka shoqeria e civilizuar qe ka per objektiv reabilitimin e personave,formimin e nje njeriu te ri,te pastruar nga mekatet, edukuar me moral te shendetshem,jo vrases,familiar shembullor ne te ardhmen etj etj qe kur te dali andej te behet shkrimtar dhe vip smiley

Cmban kjo toke...

Cmban kjo toke...

...everything eshte seprapthi ne shqiperi

..rreth 117 te semureve mendorë mbahen sot në burgje, në një kohë që ndaj tyre vendimet e gjykatave udhërojnë mjekim të detyrueshëm për t'i trajtuar ata si pacientë dhe jo si të denuar. Kreret e institucioneve përkatese kane pergjegjesi te plote dhe po konsumojne vepren penale të heqjes së paligjshme të lirisë se individit.smiley

 

rreth 117 te semureve mendorë mbahen sot në burgje,.....

Grande ...nuk qeke mire sot . Ose ke gjujt me spond si antar i GAT smiley Ne kemi Nje dhe Vetem nje te LIRE pa dysheme ( pa pllaka , tm Xhibolja ) sa per te cmend nje Shqiperi , ti po qake hallin se u "eshte hequr Liria " psikopateve .Te Tredhurit Menderisht  jane  pjelle nga Psikopati Historik Berisha .

Pse keshtu Njente ...

Peshku & Topi kyelajm: Ai qe merr para shume prish shume para.

Faleminderit zoti Ndoka per frymezimin!

Faleminderit dhe cunave te Rilindjes per shtetin!

Kamarier, beji te gjitheve nga nje kacurrel, ose kacurrele.

Po pse eshte kursyer djalka per ndonje politikan? Apo nuk kishte marre ndonje oferte te mire? 

valle jaka mbajtur menderja

 

Per ata qe ka vrare ja ka mbajtur! 

Me pelqen shume kur i cmitizojne keta kriminelat urbane dhe i nxjerrin si cuna mami dhe aktiviste te dalluar ne lagje. Nje interviste me zyshen e klases se pare qe tregon edhe se sa te bukur e ka pas shkrimin ne fletore do ta bente portretizimin ku e ku me te detajuar e realist.

Ska asnje gje te keqe ketu. Tregon qe s'duhet te kesh brire per qene serial killer. Pune si gjithe te tjerat.smiley Psh ky dhe nga fytyra s'ta jep pershtypjen.

Jete te shfernuar thote policia, por s'permend ndonje droge, asnje ndonje shkarje nga trute. Dmth normal si gjithe te tjeret. 

Ka shkuar rregullisht ne kishe/xhami.

Ne fakt ky eshte per tu bere film. Asnjehere i denuar per asnje gje. I ka dorezuar vullnetarisht shtetit shenjat e gishterinjve meqe ka bere karten e identitetit. Dhe kapet vetem se i tradhetoj njeri qe ju prish marreveshja. Domethene ti vij anash Leoni tek filmi Profesionisti ( akdu).

Meqe ra fjala pse ja kane bere publike karten e identiteti? Normalisht ky pa vajtur ne gjyq eshte i pafajshem.

Jo vetem kaq Dora. Ajo qe me shokon eshte se si ka mundesi qe nje serial killer te arrestohet nga policia te Henen dhe te Marten ne darke ka nxjerre zorret e barkut para policise. Dhe cdo gje del ne gazeta me emra viktimash, emra porositesish dhe plot detaje te tjera. Vetem prej ketyre fakteve avokati i killerit mund te pretendoje qe nuk ka klime te pershtatshme per gjykimin e tij ne shqiperi sepse ka shume helm ne ajer prandja te gjykohet ne Suedi si vend neutral. Ju e keni ne dore smiley

Sipas lajmeve, ai foli ne kembim te mbrojtjes se familjes, qe ai thoshte se e kishte ne rrezik nga klientet.

E kuptoj mer burre, s'ka pas faj i shkreti. Gjithe kete kohe ka vrare njerez dhe ka jetu me tmerrin qe dikush mund t'i vrase motren ose nenen, tani u qetesua se i ka siguru te dyja.

Them se na leverdis te flase e te nxjerre dhjetera njerez qe kane urdheruar vrasje, ne kembim te asaj mbrojtjeje. 

Kushedi cfare torture do kete qene per te.

Po ose ne Zvicer, meqe me afer. smiley 

Ej shume turp , se po shoh tani ne media, i nxjerrin emrat e te gjitheve. Keto mediat tona s'kane pike morali.  Do sabotojne hetime, se shumica a ketyre porositesve do marrin valixhet e do ikin-

"Fitimet nga aktiviteti i paligjshëm"....... Ky bukuroshi pervecse ka marre mbi 20 jete njerezish, nuk e paska patur as biznesin te ligjshem dhe nuk ka paguar taksa. Nuk mjafton akuza per vrasje, me serioz eshte evazioni fiskal.

al capone vrau me qindra de u denua vetem per evazion fiskal

 

Paska qene trim. Kurvat jane ata qe e kane pagu per te vrare koleget e tyre Biznesmen apo politikanet. Ky qenka per tu marre ne pune nga shteti per te psstru vendin nga kriminelet me pushtet e pa pushtet ca te jene.

trim?

trimerine nga budallalleku e ndan fare pak gje

Te duket budalla ty?

te duket i zgjuar ty? E keqja s'do zgjuarsi, behet shume lehte. Me te zgjuar se ky jane mehillat, qe kushedi sa paguheshin e s'ngaterroheshin fare. dhe prape tani dhe ata do ta kalojne jeten ose ne burg, ose ne arrati

Duket trim gjakftohte. Dhe tani qe ka bere marreveshje me policine i bie te jete dhe i zgjuar. Kjo nuk e ben burre te mire. Eshte vrases. Shtetit tone i duhen ca si ky per te pastruar shoqerine. Fatkeqesisht ky shtet nuk te mbron dot keshtu si kane ardhur punet. Duhen ca si ky me heq qafe dritan dajtrat shullazrat altin lamet , lul berishat, hasant e plazhit , arben frrokrat etj plehra plot

Sa me pak ti bejme reklame ketij trimi dhe faturave te tij te kripura ne media aq me e veshtire do jete te rekrutojne vrasesin e rradhes nga gjimnazet bosat e mafies.

Nje bie qindra vrases ngrihen kur Sinanaj perfiton vemendje te tejskajshme mediatike. Ket lepurush e ka prish edhe leku i modh, pse duhet te paguhet me shume se 5000 euro per ti marre jeten nje njeriu qe ecen me kombet e veta drejt nje vrasesi?

Edhe Ristoni, ylli ne ngritje i PeDes e kupton se Sinanaj nuk eshte i vetmi ....ka te tjere..te tjere. Ka plot per te kap policia e te mos festohet nga Tahiri a idhnohet nga palloqja.

I keni rruget plot me vrases te ardhur nga Italia, Greqia e produkt lokal safi, drejt nga bankat e shkolles.

Po Xhuka cfare ka bere qe nuk i kontrollonte pasurine ? Ose nuk ka faj se nuk ka qene i perfshire ne "rangje " te larta te regjimit smiley dhe vetem porosi ka marre nga pecot . Po shish i Vishos qe ndjek Parate ? Nuk ka faj se e kane bangat ...Po Policia kur sheh kete "jete luksoze " te hicerve ? Nuk ka faj se ka qene e zene me dreka darka ne Dajt ..

Me nje Klajd e Bonie , amerikanet bene Histori edhe ne kinematografi por edhe ne simbol . Ne e kemi cunin dhe me partnere dhe asnji regjisor nuk lu venin per Familjen Kriminale te Don bajrak Berishes me armaten e tij te " dorzave " , tritolsat e haklajjve e Tritolsat e shtyllave te Tensionit ...e eeeeeeeee Shqiperi alternative ..tha

Ne fakt une cuditem sa pak po e mbulon qofte media qofte politika. Ky kushedi ca di te tjera.

Eshte keqkuptu jashte mase "scarface" i depalmes, gjate viteve 90'te ne shqiperismiley. Ene vlora ngja fiks si miami

Te mos harrojme se qene Mediat qe shfaqen disa mail te Bossve ose Porositesve te krimit ..

" Na cau Saliun ....i thoshte njoni pistolerosit Zheji ...shkattroje "

Bravo cuna .. i thoshte tjetri armates se pistolerasve ..shkatrojini kriminelet e Shkallnuerit "

ky individ eshte antiuomo par eccellenza.,i mungon aftesia minimale e te ndjerit ,mungese totale empatie.Ketu nuk hyjne fare cilesite e intelekteit,jemi duke folur per ato emotive....Nje qe vret pa provuar minimalisht asnje dhimbje perevç te te kryerit te detyres....Dikur atentatoeret ilegale te qarkorit vrisnin per Partine...edhe sot ,po per te gjitha partite e sidomos per pare...eshte e frikshme e nuk jam ne gjendje te imagjinoj nga ç'ambient kaq steril e inafektiv vjen....mostre...

Kam frike se kjo eshte vetem maja e aisbergut. Nuk perjashtohet mundesia qe disa nga viktimat e ketij "Specialisti" mundet te kene qene vete porosites dikur.

"Prit se skeni pare asgje akoma ju" u tha. Dhe sado qe do shikojme, prap majen e aisbergut kemi per te pare.

.Po Policia kur sheh kete "jete luksoze " te hicerve ? Nuk ka faj se ka qene e zene me dreka darka ne Dajt ..

“Në një akt të papërgjegjshëm Edi Rama pas urdhërit për shkrirjen e policisë kriminale, ka urdhëruar dhe shkrirjen rrjetit agjenturor që bashkëpunonte me oficerët e saj në mbarë vendin. Kështu Shqipëria bëhet vendi i parë në botë pa rrjetin e vetë të agjentëve të policisë kriminale dhe i lënë kështu dorë të lirë krimit."... shkrun komandanti ne f.b.

...po e din si i thone nga anet tona kesaj meseleje o ziko trimi ; "Deshe Korcen ta dhame, dhite sic dhjeve Berane...smiley
 

4 muj ka ky qe vret e ben jete lluksi? Lidheni kumandantin kapo...

Nuk je mire Grande ...me sinqeritet nuk je mire . As babasqapin nuk kupton ?smiley

ose eshte trembur se i kane zbulu rrjetin e Informacionit dhe e thote kete "nuk di gja une " Sikur u mburr ne Kuvend qe "ju e dini qe une me Kapot dime gjithshka "...

ose me kete mase i kane pre ujet e Burimit dhe e kane lene te cfaqe veten si peshk Mocali .Kur ti thahet dhe ai pak Uje do vije ketu si Peshk pa Uje te beje llogje ...smiley

Po ketu Njente ...do gjeje , vetem Grande ...ka metur !

Lexo ate Pal..qen se a tuj leh per nje Caushas . Harrun qe kthyn kreun e krimit rp gaziun gjeneral Imamin e vu Misnister dhe nje Gjeneral e vu si "person me integritet " .Tremen se mos u 'zbulon " linjat e Droges smiley Keta nuk dine me rrejte as kalamajt .Ma mire nxirrni  Griden ose Vorben , se cfaredo te thone si nigjo njeri .I shofin nga cicat !

Vinin nga ana e anes moj Zane me parashuta , hidheshin maleve e kodrave , gerxheve e perrejve , me Vrae rob e me Pre Lesht e cucave . Sot i bane Trima , i bane heroj , i bane Vlera . Jozefpercka e shpalli " martir " njat Corben qe sulmoi shtetin me Arme e vrau njerez dhe  te vraret nga Bajraktaret nga hyrja e Shkodres i shpuri tek Plehrat !

E pse ky mos me vra e me qeru Saliun me shoke , ose ata qe i kthyn keto VRASJE si Vlera te demokracise ? Pse me u pasuru vetem djali Saliut me hedhjen e Gerdecit ne ere me vrasje masive dhe ky mos te marre para per tek e tek ?

Pak ma amel kur flet se emocioni nuk te con larg , maximumi me prek ndonji mandfsh ranxe kofshes se vepres se Mikelanxhelos ku dora rreshket bute ...

kam vendos me lexu vetem komentet ku nuk permend Salen se ndryshe eshte e pamujtun,,,,pra ka rrezik asnje koment....t'kane rrejt Idriz ,nuk asht ashtu historia ,ashtu siç te rrejeten per Ameriken qe po ja sheh hejrin smiley

 

Dikur atentatoeret ilegale te qarkorit vrisnin per Partine... asht i vetmi fjalor qe din me perdor mire smiley dhe mcef Spiunet Tradhetaret dhe Bashkepunetoret e Fashizmit !

Dmth ta nderojme . Hajt pra ..Kompromis ...Mos me permen ma Partine dhe Jozefpercken.

Po merrna vetem me Enverin . Sic po thue nuk e paska pas keq per " Moj e bukura Amerike " smiley

31 Janar, 2012 Aktualitet | nga AMA-News
Pogradec/ Ekzekutohet i dyshuari si killer, Mufteri Verdha
Ekzekutohet ne mes te qytetit te Pogradecit Myfteri Verdha, 47 vjeçari qe njihej dhe akuzohej si vrases me pagese dhe njohes i mire i armeve dhe eksploziveve. Persona ende te paidentifikuar, por qe mendohet se kane vepruar per hakmarrje, kane qelluar dje per vdekje Verdhen, i cili ishte liruar pasi nuk kishte prova te mjaftueshme per vrasjen e Azem Gores me 2001, edhe pse policia e dyshonte per disa krime me pagese te nisura nga viti 1991 dhe pas. Madje ne 2010, gjate nje rrethimi, ai ka bere dy ore lufte me policine, derisa eshte dorëzuar dhe kapur nje arsenal armesh. Duket se pas këtij denimi per armëmbajtje, Verdha eshte lene i lire, por eshte qelluar sot pasdite per vdekje.
 

perralla me mbret qe tregojne, ky Sinanaj ka shkuar vete ne polici se eshte kercenuar per tu vrare, si keta qyqaret qe i kane vrare ne Vlore dhe Pogradec per vrasjen e atij gjykatesit ... te mos harrojme qe vrasjet me tritol nen makine kane filluar ne vlore qe ne 1998.. pra ka shkuar vete ne polici, dhe fill pas nderrimit te pushtetit, cfare tregon se pushteti i kaluar fsheh dicka ne kete mesele.. dhe pastaj tregojne brockulla se paska shkuar miku i tij ne polici dhe e ka denoncuar.. shkurt, ketij Sinanaj i kane premtuar jeten (ndoshta edhe nje pjese te parave ne banka jashte shqiperise) dhe do te filloje te recitoje .. 

po nga vlora rrefen Paloka per Ardian Licin, por jo per deputetin e PDIU-se ne Vlore:

Ky person me xhupin e zi të lëkurës, që Zani e urdhëron të kontrollojë makinat në urën e Mifolit, në postobllokun që banda e Vlorës ka ngritur, është Ardian Lici, dhe është vlerësuar nga ministri i Brendshëm dhe nga drejtuesit e policisë si specialist i përshtatshëm për të luftuar trafiqet e drogës. Por kjo nuk është hera e parë që ushtari i Zanit shpërblehet nga socialistët. Mësohet se ai është emëruar në Policinë e Vlorës pas vitit 97, por është shkarkuar në vitin 2003, sepse gëzhojat e pistoletës që mbante prej detyrës, u gjetën në një vendngjarje, në një plagosje të rëndë.

Tani, me Edi Ramën, erdhi koha që ushtari i Zanit të rilindë. Dhe rilindi, në radhët e antidrogës së Vlorës. Tashmë nuk ka asgjë për t’u habitur pse sasia e drogës së kapur në vendet fqinje me ne, që vjen nga Shqipëria, është rritur. Sepse luftën e drogës në vendin tonë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri ia kanë besuar ushtarit të Zani Çaushit. Kjo është rilindje e vërtetë.

nuk e kuptoj se perse nuk vendoset denimi me vdekje!  ne ne be nuk hyjme qe nuk hyjme!  cdo vend ka specifikat e tij dhe shqiperia per shume shkaqe  qe te vendose rendin duhet te kete dhune ligjore ndaj  krimineleve.  nuk mund te kete zhvillim ne nje vend te pasigurte.  derri do plumb .

 ka marrë 20 mijë euro për bombën e vendosur

boff, e paska ul pazarin smiley

Duam te dime porositesit c'jete benin, se ky te pakten qenka lodhur smiley.

smiley

Loool

“Ai bënte një jetë të shfrenuar”

smiley

 

Shih kur te marr ky strehim ne Belgjike, njesoj si ai gazetari Mahmutaj etj etj. Kam degjuar qe Belgjika e ka shume aksesibel dhenien e statusit te emigrantit politik. Me ka bere gjithmone pershtypje kjo gje.

mbledhin informacione ça ndodh ne botetn III dhe pastaj infot i shesin ne forma te ndryshme...

Edhe del Rama thote -hajde 1dollar, apo ishte  1 euro (?) ( sorry se ja ula pak vleren) vend/ toke/qera per investim. Po ku te vijne investuesit atje kur te qerrojne per konkurence bixinesi, e ta shenojne koken per 150mije euro?! Nashti makes sense. 

duhet te kene koka prej floriri safi ata ata se ketej aty tek $10 mije shkon pazari smiley

Lexova nje prononcim te tregtarit qe do te vritej. E prisja, - tha. Cfare jete pff.
Mosmarreveshja ishte nje padrejtesi qe i bente atij qe porosiste vrasjen.

Po emri i politikanit qe porosti shashken pa deme anesore ne njerez ne dera e kollozit ,doli ????

C'trishtim te jetosh midis te qenurit qytetar i ndershem, te perballurit  me  krimin e perditshem si gje noramle  dhe te enderruarit  per nje jete me standarte

+1000

Se c'u tha e se c'u be ketu une s'di gje, por sec kom i fiksim se ky garipi do haje buke e fiq i note per darke dhe ... Jo se du me ia niell, se qeka dhe cun i ri por ... 

...when you see things you're not supposed to see, you got to disappear

... when you got to disappear, you fake your own death 

... when you fake your own death, you attend your own funeral as a guy named Phil Shifley ... 

... and so it goes ...

e garantuar 

Qemolo,  me kaq shume vrasje, sic thone keta,   qe  paska  bere  ky Sinanaj  per llogari te te tjereve,  une  habitem si nuk e kane hequr me kohe qafe kete..   zakonisht, keta lloj vrasesish  pas 4 a 5 aksioneve,  i heqin qafe  per arsyen e thjeshte se  nese kapen  i nxjerrin te gjitha,   dhe jane ''deshmitar''.

Nuk e di Beluggio, nuk para jam shume i ingranu, por ma do menia se e ka nuhat qe po i vite dita dhe e ka saju vete gjithcka per t'u dorezu se helbete, ku tjeter je me i sigurte se ne duart e Policise Albanese ??? smiley Por thone ketej : Be careful what you wish for ...you just might get it. 

Pash nerin, me thuj po nuk te erdhi mire qe te therres Bellugio se nuk e perdor mo. Por me kujto nji oficer kur ishim ushtare qe e qunin Belul dhe ia vume Bellugi ( mbas Mauro Bellugi-t) se ishte Boterori i '82-shit.

jo mo jo, nuk kam problem..  ti spo me shan mua.

nejse,   une prape  insistoj,  me kaq shume vrasje..  sidomos vrasje qe i kane porositur  ''peco grosso'' , do thosh Pjeri,  duhet ta kishin  hequr qafe me kohe..  keta  po thone qe vetem ne Greqi paska bere mbi 20 vrasje..  bile vrasje politke.. nuk e di,  sme besohet .   sikur shume po e fryne kete tipin..

kujdes se beluli knows somebody who knows somebody..smiley

dhe njoh vertet une Alba2265..smiley       nuk e di nese ke degjuar, por Hollanda eshte kryeqendra  e aktiviteteve  dhe trafiqeve nga me te ndryshmet ne Evrope..  nga ketu mund te porosisesh gjithcka..smiley

that's good to know se kam ca kusho zevzeke qe po na zvarrisin gjyqeve ne  konflikt pronash smiley

E njef gjo nji Marko nga Tropozha ??? hahaha. Me kujto nji histori qe ma tregote vellai ne Itali qe atehere, shpejt. Ishte nji shqiptar guzhinjer dhe i shkonte per dite ne nji nga keto hotelet e plazheve ne jug per pune pronarit. Me vjen keq i thoshte ky, une e di qe i ke duart flori, se te kam provuar, por sapo mora kete marokenin dhe s'kam vend per dy.... Dhe nje dite marokeni nuk vjen ne pune,,,, si dhe te nesermen e te pasnesermen... and the day after that .

Po titulli nuk shkon me tekstin aspak. Sipas titullit i bie qe ai te kete bere jete luksi para nenes dhe motres duke mos u dhene atyre asgje! Nejse, varja...

Ky po trajton me mafien per te shpetuar koken pas hekurave. Nuk me duket shume naiv sic thote beluli.. Mund te kete bere me shume pune sec dihet dhe ka thene, per interes te mafies, politikes ( majtas e djathtas)..etj

ky ka per tu bere legjende si che guevara.prite kur gjimnazistet te veshin t-shirts me syfetin e tij.smiley

po po ajo eshte e garantuar.. takoj nje komshiun tim sot dhe me thote "sa ngrihem ne mengjes para se te hipi ne makine shikoj me pasqyre poshte makines mos ka ndonje gje"... dhe ai eshte nje njeri i thjeshte qe nuk i ka bere keq njeriu.

Ej, sinqerisht, si eshte e mundur qe ka kaq shume heshtje rreth kesaj ngjarje? Duhet te ishte lajmi kryesor per nje jave, Opinion e Top Story duhet te ishin te fokusuar vetem te ky "bandilli" dhe krimet e tij. E nderkohe ka heshtje varri kudo, gazetat e permendin si ndonje lajm ordiner e nga politika nuk ka nje deklarate te vertete. Kjo eshte pjesa qe me frikeson me shume. 

e pra , jo kot thash une, pres te ngre se shpejti dolli per dasmen e tij.

Belul, cqene ato venime tek ju more? Na i kini ngritur " ujet" Lazaratit po e legalizuat pe... tamami!
Nga pikpamja " makro", si flitet atehena mo?
Ketej po valon kenga
O sinan more Sinan ...!

Valle kush ia beri fora

julian sinani nga vlora

sinani trim me flete

vrau lart nga 50 vete .

Popullismiley

Sokol Olldashi : 7 shtator 2005 - 2007
Bujar Nishani : 20 mars 2007 - 17 shtator 2009
Lulzim Basha : shtator 2009 - 2011
Bujar Nishani : 25 prill 2011- 12 qershor 2012
Flamur Noka :  3 korrik 2012 - 15 shtator 2013
 

a e ka mire wiki, keta kane qene shefat e rendit keto vitet e fundit ?

smiley  smiley  smiley  smiley

ky paska qene cun per shpi. Jo me i prish paret per jete te shfrenume, droge e pije, jo! cuni model i shoqrise sone. 'A typical Albanian hitman' mund te ishte fare mire titulli i nji shkrimi ne nji gazete me emer qe kishte per te pas efekt te menjehershem te femrat e perendimit, sidomos atyne europiane ku mashkulli shqiptar mund t'jete sinonim i nji pimpi te rendomte e te dhunshem, nji gangsteri qe transporton droge. Kish per ta nxit turizmin elitar me shume se reklamat e shtrenjta te qeverise berisha te cnn-i.

Do me interesonte patjeter mendimi i Pjerit. A mund te sherbente dhe kjo si nje strategji e mirfillte per te nxit turizmin? te mos harrojme qe jo cdo lajm i keq, eshte gjithmone lajm i keq!

Me vjen mire Bredharako, qe idete e mia te kane "infektuar" edhe ty smiley qe je ndikuar nga vizionet e VQ. 

1. Kush eshte politikani urdherues i bombes ndaj Kollozit?

2. Pse nuk kerkohet me insistim prangosja e vellezerve Mehillaj dhe pse nuk vihet shume financiare shperblyese per informatoret mund te dine vendodhjen e tyre te mundshme? 

3. Pse Viktima, biznesmen i Porto Romanos nuk zbatonte vendimin e gjykates per demshperblim financiar, ndaj porositesitesit te vrasjes, kujt klani i perkiste?

4. Pse Qeverite Berisha e Rama nuk vendosin gjoba finaciare ndaj viktimes se Porto Romanos per trajtimin nga ana e tij te portit te Durresit  si monopol???

5. Pse Palloqja merret me banden e Zanit, 10 vjet mbasi eshte shperbere e zevendusuar nga banda te tjera efikase?

6. Kush jane gjykatesit e prokuroret qe kane pasur lidhje me biznesmenin ne shenjester si dhe  biznesmenin porosites?

7. Palloqja do merret me Nehatin kur ti plasi skandali tjeter?

8. Cpune ka nje emrim i Tahirit ne anti-drogen e Vlores me tritolet e 10 viteve te fundit?

9. Vaid Lame u ekzekutua me bombe celular vite me pare.

10. Ekzekutimet nuk fillojne e as mbarojne me Sinanajn. 

Ne mu me kujtove i tjeter Grande ....

Cfare ke qe qan ? Kush te rrahu ...Ju drejtu Xenit baba 

 Me rrafi Kapo i lagjes ...denesej Xeni ...me shau nga Nona dhe une e shava nga nona e vet .Ai me rrafi .

Po si te shau .... e pyti doktori !

Me tha te q.Partine Demokratike smiley

Po mos ja hiqni mre .Shume te bukur e kishte , ti kishte shtu dhe ate qe

pyti labi ate Vucidolsin .....ke pa pampor more ...? ...Kum pa ke shpia Kapidonit smiley dilte Grande pe tamami !

0-idris0, me kujtove nje. Andej nga fshati jone kishte dale nje brigadjer bashke me nje teknik bonifikimi per te pare disa kanalizime. Ky brigadjeri ishte afersisht mosha jote dhe ishte martuar me sekretaren e partise se kooperatives. Nja 500m larg shohin cobanin e fshatit qe i pelqente te bente romuze e ta ngacmonte brigadjerin. Bertet cobani "E mo Xhafer, q... gje mbreme?". Brigadjeri hap syte e i kthehet teknikut "ky eshte cmendur fare, c'fare thote ky mo? Po a q... Partia?"

Ti si mendon?
 

Te ishte ne Amerike, hollivudi do kishte bere film.

ah te vrafte ai i sipermi tyja ... smiley

smiley

 

E di..smiley mezi po pres qe te me vrase...me mire Ai se dora e Sinanit..smiley

Mire Gjembo ...e huazuar po gjene mire .Po gjej i zhaner tjeter se e thame ate te .F;Hases kripe kripe ...sheqer sheqer ...smiley Masnej saktesoje Kush Parti nuk q..se Kapo e kishte sha Xenin nga Partia , sikur me qene i Gru e perdale smiley

Ma do mendja ke stilet mund te japesh me shume hare  e humor !

 

E huazuar?! Ngjarje e vertete 0-idris-0

dhe e Jetuar besoj ....Paske qene Brigadiere ...smiley

weird

Ky eshte vetem nje produkt i shoqerise shqiptare te pas 90-tes.

Ashtu si "kohet titane nxjerrin titane" ... kohet "kriminele" nxjerrin kriminele te ketij rangu.

Sa te kete nevoje per sojin e ketij psikopatit .. keta vetem do te shtohen.

Dhori Sollaku mik ingushte i Karçinit(tipi qe porositi Vrasjen e biznesmenit te gazit). E ka dite Dhori qe Karçini kishte vene premio per koken e nje njeriu? 

Dhori Sollaku eshte nje nga ata qe di te porosise.

Co ne kujtese vrasjen e shoferit te familjes se tij, ne mes te Tiranes, para hotel Dajtit, ne sy te gruas dhe vajzes se Dhorit, kur ishte Kryeprokuror i Pergjithshem. Vrasesit u kapen ne Belgjike, por per gabime proceduriale nuk u ekstraduan ne Shqiperi. Ishte vrasje me porosi nga "Dhoret".

Personi qe merrej me keto pune ne prokurorine e pergjithshme, ekstradimet,  u be avokat i Fatmir Mediut per ceshtjet e Gerdecit dhe PS-ja, e Dhori Sollakut, e propozoi per ne nje gjykate supreme por fatmiresisht nuk u aprovua.

 

Ky paragrafi i fundit sikur s'i ngre shume pike PS-se Ramiste, apo e kam gabim une?

Placa une ne ke kuptuar gje nga sa kam shkruar une. Ti , si shoqja e gjibit, shef ramiste nga te gjifa anet. E fut veten ne zahmet kot na se koti.

He, ja te ta them edhe nje here , inshalla ja dal : Dhorin* e shof si ish keshilltar juridik te Sali Sheqere Berishes, qe mbron Fatmir Gerdecin. Kjo mua nuk pelqen hiq fare. Kuptove ndonje gje apo duhet ndonje Rama ka rraf  grun, dmth e ka hudh nga shkallet?

Dhe shef me sa delikatese e them , shoqja e gjibit**, se po te isha me vulgar do thoja tjeter gje. smiley

Une nuk do resht nga perpjekja qe te te shpetoj. E di qe eshte pak e mundimshme por do ja dal, do ja dal. Prandaj nuk ta them te fundit ne fillim une ty, si nja dy-tre kokrrave ketu, psh ADN, motra, zonje etj etj. smiley

*Dhori, eshte Ilir Meta qe hengri canakun e Berishes, eshte Bamir Topi qe ka qene ushtar i Sali Berishes. Eshte si nje tip xhuvelizem, por me sfond te paster kriminal, te paster. Do kete zhvillime te tjera ( shpresoj ), por prit se nuk t`i permenda kot keta dy emrat me siper.

**gjibi-gjibizem nuk eshte ne vetvete gomarrlluk, se jemi ne bote te lire, ama gjibet sa me pak te ishin aq me mire do ishte per shoqerine. smiley

E kemi thene o komentues, ti je aq i felle sa askush ketu s'te kupton. S'e kuptoj pse hum kohem duke u marre me ne peshqit. Ti e ke vendin per forume me te larta e te sofistikuara filozofiko-tahiriste.

Flm per punen e palodhshme dhe durimin qe ke me ne qe s'kuptojme!

Po pse nr shumes?  smiley

 

Kur thua Gjemb nenkupton Xhib dhe kur thua Xhibole nenkupton Gjemb ...ketu jam me Gjembin ...Ku jane dy vete ? Pune mentalitetesh mo , te shkrire e te lidhur si hekuri me Drurin !

po lere o effkey ce kujton Dhorin... ky eshte viktime per vetesmiley, dikur i ekzekutuan shoferin ne sy te gruas..

Ja dhe me per biznessmenin e Gazit Piro Bare!
Se pari shyqyr qe shpetoi nga Sinani ! se banditit nuk ja jep denimin banditi por ligji?....Se ky fare njeriu, i bllokoi te gjithe dhe kur ai biznesmeni i Mare Oil & Gaz i dergoin sms, Berishes Kryeminister, Pirro Bare i tregonte Kasemit sms qe ja kish nisur Berisha mikut te vet, Pirrop Bares! Ankohej per Pirron tek Salihu e Salihu ja prrcillte po Pirros sms e Kasemit.. Mirepo Kasemi eshte njeri me Konservator, muzikant dhe nuk e vriste Pirron per mbi dy milione euro dem qe i shkaktoi, i nduhmuar nga dhenesi i koncesioneve dhe eskluziviteteve Pirros, Sali Ram Berisha! Se ...Kur u pyet prej prokuroreve se tek kush ai dyshonte qe mund te donte eliminimin e tij...
regjistroi plot 18 emra biznessmenesh !!
-Po c'ke bere keshtu o derzi? - e pyeten Paske bere nje batalion armiqsh..!
Dhe te gjithe ata qe e njohin kete fare burri, besoj e dine dhe pse ja masakruan te jatin fieraket ...ne Greqi!

Sic u tha dhe ne opinion ky spaska bere fare jete luksi athere pse genjen top shanneli ?????????????????????

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).