E kam lënë rakinë, ndaj nuk e kthej dot një gotë me Fylen. Ndoshta i ngjaj Don Kishotit, por jam i bindur që në Bruksel nuk gjenden mullinj të erës, por njerëz që po i lënë shqiptarët pas dere. Kuptohet, nuk është se shqiptarët po bëjnë mundimin më të arrirë që mos ta meritojnë këtë sjellje, por nuk janë gjindje pak më e rëndomtë dhe qytetare se sa serbët, malazezët apo sllavët e Maqedonisë.

Gjithsesi nga njëra gotë në tjetër të shlivovicës, Stefan Fyles, Nikoliçi duhet t’i duket më seksi se Hashim Thaçi me flokët tip ballaboks apo Rama që i ri shqiptaria si benevrekë.
Ndoshta jam pesimist dhe uroj të gaboj, madje sa më rëndë, por në qershor, Shqipëria për një arsye holandeze apo një pretekst të brendshëm do mbetet sërish pa status. Nuk mendoj se ka të bëjë më me detyrat e shtëpisë, thjesht duhet të ndërgjegjësohemi që nuk na duan. Raportet gjeopolitike në Ballkan po rrahin kah sllavo-ortodoksët, ndaj sa më shpejt ta pranojmë këtë realitet aq më mirë për ne.
Tash ka ardh’ koha t’i qasemi Brukselit si komb. Nuk mund të fshihemi më pas gishtit dhe të bëjmë nxënësin e zellshëm. Klasa politike shqiptare duhet të gjejë forcën dhe të shpallë agjendën e bashkimit kombëtar, krijimin e shtetit të ri federal me dy kryeqytete, Tiranën dhe Prishtinën. Duhet rithemeluar Shqipëria në bazë të respektimit të rregullave të demokracisë, ekonomisë së tregut, laicizmit, respektimit të diversitetit fetar dhe minoriteteve. Një shtet i tillë modern, i cili propozon një treg më të madh, më të përqendruar, më të pasur, është e vetmja mundësi për ta parë Brukselin pa komplekse. Përndryshe, kështu si jemi si zogjtë e korbit, kurrë nuk do të na marrin seriozisht dhe do të na trajtojnë si lypësit e semaforit që kërkojmë si lëmoshë çka na takon.
Në Perëndim në përgjithësi shqiptarët i quajnë cuba, hajna, njerëz gjysmë të egër, të paditur, të pashkollë, vrasës, fondamentalistë. Mes kësaj turme banditësh, nëse gjejnë ndonjë rob të hairit, mendojnë se ky është përjashtim dhe nuk është si shqiptarët e tjerë.
Akademikët, shkrimtarët, studiuesit e historisë, arkeologjisë, albanologjisë, artistët, njerëzit e kulturës duhet të përfshihen brenda një lëvizjeje ndërgjegjësimi për të rrëfyer pa u ndalur në vite e vite të së nesërmes që ky popull është ndoshta më i lashti në kontinent dhe ka një rol të dorës së parë në themelimin e Europës. Nuk ka si futet në një thes me barbarët, nuk ka si të shpërfillet, sepse është këtu, nuk është tretur.
Qeveritë do të takohen sërish në Vlorë. Uroj që kësaj here të gjejnë punë për të bërë dhe ta lënë lojën “kush bën poza më të bukura”. Në mbledhjen e tyre të parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama na la pikëtakimi Brukselin, thua se Prizreni ku u mblodhën, Vlora ku do mblidhen janë në skajin tjetër të botës.
Tash, në Bruksel shqiptarët po njihen si islamikët që luftojnë për flamurin e Sirisë. Mungonte në hartën e ekstremistëve i rëni prej Pogradeci dhe kuadri u plotësua. Një arsye më shumë për të humbur trenat e radhës, të cilët nuk ikin se jemi me vonesë, por thjesht nuk na lënë të hyjmë në stacion.
Ndaj Prishtina dhe Tirana duhet të rikonceptojnë pozicionin e tyre në rajon, raportin federal mes dy kryeqyteteve dhe duhet t’i mëshojnë lashtësisë së këtij populli, pa të cilin ndoshta nuk do të kishte themele të Europës.
Ka ardh’ koha për një Rilindje të dytë kombëtare si e quanin etërit, por Naim Frashërin dhe Pashko Vasën nuk po i gjej të mishëruar askund, ndërsa serbi çel negociatat.

P.S. Ky është një shënim modest, por kurrsesi nacionalist.

91 Komente

I kemi thene pra keto mo qe ne kohen e qepes. Puna eshte jo vetem se nuk kemi nje klase  me formim te fuqishem intelektual dhe patriotizem, por edhe sikur te kishim, nuk te le njeri. BE-ja pavaresisht se nuk na do, dhe nuk i do brenda shqiptaret dhe per kete ka shume e shume arsye... qe nga perqasja e perbashket e fqinjeve tane kundrejte Shqiperise deri tek armiqesia historike e treguar nga euroverioret-- BE-ja, SHBA-te,Rusia etj nuk mund te qendrojne pasiv ndaj vendimeve te pavaruara te shqiptareve. Ata te thone rri tek qoshja me nje kembe.. se ashtu u do bytha! Ja keshtu eshte kjo pune, dhe kush mendon ndryshe gabohet rende.

Ndaj Prishtina dhe Tirana duhet të rikonceptojnë pozicionin e tyre në rajon, raportin federal mes dy kryeqyteteve dhe duhet t’i mëshojnë lashtësisë së këtij populli, pa të cilin ndoshta nuk do të kishte themele të Europës.

Ja pranej s'na fusin n"Evrope ne. smiley

PF, si thu ti, i beson vërtet autoroja ato që thotë apo jo?

 

"Ask me if I care!" thone ketej nga anet tona.

ne dhe Brukseli jemi bere si Mucua dhe topi.. ne tehu, e Brukseli tutje..smiley. po do tja bejme bene...

belul, ti e di qe brukselin e kemi pushtu,ne mos e ke pare vete do kesh degjuar smiley

fiti-fiti shancet qe ky artikull te boje i grosh...ja ta lexojme...

Ja na u be dhe Keli patriot. U perpoq si dj, eseisti e politologu po nuk qelloi gje.

Jemi te lashte thote. A thote se 'lashtesia' eshte element kyc qe shumepak e kane dhe ne qe e kemi duhet te futemi aforfe. Po kujt po i rruhet se ti je i lashte? I lashte dhe i dhjere. Ca pune i hyn evropes lashtesia jote kur shqiperia eshte sot vend ku cdo gje shkon mbrapsht dhe kete e thone vete shqiptaret. Ja pikerisht se mendojme keshtu ndaj sna qasin ne. 

Dhe kete pjsesezen se kuptova 'apo Rama që i ri shqiptaria si benevrekë'. I rri o Keli i rri. Shko qasju njehere gjuhes shqipe kl IV pastaj evropes.

sa per korrektesi, nuk e ka shkrujt keli kete pjesen ketu te peshku. keshu qe keli mund ta kete qasjen e gjuhes shqipe kl IV top.

ku t'i gjej themelet e tua, Evropë!

Evropa ua tregon vetë se ku i ka themelet, dhe po ju kritikon se po ia prishni madje. 

P.S. Ky është një shënim modest, por kurrsesi nacionalist.

Ou! Mu mu duk si shenin nacionalist modest!

Modestia e ketij shenimi qendron ne negimin e guackes, ose edhe berthames nacionaliste. Mbase nacionalizmi i kristalte, aq natyral per autorin, mund te kapercehet ne kete shenim modest.

Foli ky çami katolik, i pari dhe i vetmi ne planet besoj.

Në Perëndim në përgjithësi shqiptarët i quajnë cuba, hajna, njerëz gjysmë të egër, të paditur, të pashkollë, vrasës, fondamentalistë.

Po mer ashtu na quajne se ashtu jemi . Te kujtohet ajo baxhella qe i tha kolegut ne debat qe po dole prape ne proteste tek kryeministria do te te var te palma? 

 

Ashtu ndoshta je vet, une s'jam ashtu dhe nuk pranoj asnje gazetar anglez, hollandez apo cfaredo ez-i qe ta kete pjelle haleja qe e ka pjell te me etiketoje si kriminel, cub, hajn, gjysme i eger etj ne varesi te identitetit tim kombetar. Ky eshte RACIZEM! Faktet pastaj flasin qarte qe shqiptaret statistikisht nuk jane me te keqinj se te tjeret ne europe, megjithese me te varfer.

Ouuu tash e kuptova camin katolik. Ky eshte gruja, asaj deputetit? smiley

Autori nga zhgenjimi, shpreh teza qe fatkeqesisht shpien uje ne mullirin serb. Qe ka njerez te zhgenjyer nga EU, kjo eshte e vertete, por keta duhet ti bejne nje pyetje vetes, se; pse qeverite shqiptare, nuk luftojne varferine, korrupsionin, dhe tarafllikun, perse. Pse qeverite shqiptare nuk e zhvillojne dhe prosperojne Shqiperine, pse nuk e ngrejne lart dhe pse nuk e forcojne ekonomine shqiptare. Kur autori dhe te zgjenjyerit e tjera nga EU, ti pergjigjen ketyre pyetjeve, athere ata do kuptojne me mire se fajin nuk na e ka dhe aq shume EU. 

Per cfare nuk na e ka fajin BE-ja? 

1oora, pergjigjiu pyetjeve siper, te ti pergjigjem pyetjes tate. 

Une skam fare perse ti pergjigjem pyetjes tende persa kohe nuk ka te bej fare me temen ne fjale. Une te kam drejtuar nje pyetje ne lidhje me dicka qe ti ke shkruar, (dhe pothuajse c'do komentues tjeter ketu), dhe ne dac pergjigju ne dac mos, ne varesi te vazhdimesise te linjes llogjike qe ndjek ti i ngrihet ose ulet edhe vlera argumentave qe ke shkruar.

Edhe te mos pergjigjesh, nuk ka nevoje se (per nje njeri me men) pergjigjet gjindeshin tek pyetjet qe shtroja. Nga pyetjet qe shtroja del pergjigjia, pergjigje qe mund te mos u pelqeje shum vetave, apo dhe militanteve. 

Ajo qe ti akoma nuk ke kuptuar eshte qe ketu nuk behet fjale per ndonje FAJ, dhe nuk po behet askush me FAJ. Behet fjale thjeshte qe BE-ja nuk i do shqiptaret ne gjirin e saj (per shume arsye) dhe ne si shqiptare duhet te kuptojme se mund te jemi ne kete gjendje poshterimi me BE-ne edhe per 20-30 vite te ardhshme prandaj lind nevoja per nje strategji kombetare.... pertej thjesht strategjise pertace hajt se do futemi ne BE dhe hajt te bejme c'na thote BE-ja. Devijimi nga tema me s'na e ka fajin BE-ja, jo po shqiptaret jan keshtu e jan ashtu eshte vetem tregues i dobesise mendore dhe emocionale te debatuesve qe e bejne kete devijim.

1oora; " ....prandaj lind nevoja per nje strategji kombetare...." 

Po edhe strategjine kombetare ua kam çuar atyre gomerve, lexo VQ, shtro pyetjen a derzi; Pse gomeret drejtues nuk duan? 

Nje Shqiperi e forte ekonomikisht, ofrohet vete nga EU/BE, por kjo eshte ajo qe ju dhe ata qe drejtojne nuk duan. 

O Enkel po sa te jete gjalle e aktiv krimineli sali berisha si zorr te na pranojne ani pse ai eshte i gjithi shqipetar por ka ngelur akoma shpellar. 

Kuptohet, nuk është se shqiptarët po bëjnë mundimin më të arrirë që mos ta meritojnë këtë sjellje, por nuk janë gjindje pak më e rëndomtë dhe qytetare se sa serbët, malazezët apo sllavët e Maqedonisë.

E pra nje shoku im ne gjimnaz sa here kapej me kopje thoshte:  "Te gjithe kopjonin po mua me kapi se me ka inat".

Ky trimi, burri i deputetes, eshte zene ndo pak apo s'te le Meta te haje Baloja?

Une them t'iu vjedhim ate dobicin e vogel qe pshurr ne mes te Brukseles ( Ihsan Maci) ... that'll show them. Ne na ka dal qe na ka dal nomi .

edhe Kamber Rusten

Shko more Gjin Zhuri ...smiley

Qivirija jone i dau kallepet e bakllaves, na lidhi me turkun, se ashtu ishin ca pune me qar.

konja e saliut e paska kuptuar qe me lapanjozllek salist nuk futesh ne be.

pastaj thote ti qasemi be-se si komb.  si cfare kombi o integrims i saliut,qe nuk late gje pa bere me krahinarizmin tuaj te shpifur e antishqiptar? si komb me 7 gjuhe?si komb me 3 shtete?  perse duhet qe 5-6 milione shqiptare te kene 2 shtete apo edhe federate?perse kombet e tjere rreth e rrotull me te medhenj se ne nuk jane te organizuar federativisht?perse doni per shqiptaret nje model jugosllavie?

shqiperia do te filloje te behet vetem kur te mos kete frike nga nacionalizmi  te cilin sorrosistet lubonjiste ja kane arritur ta bejne molle te ndaluar.  te gjithe personat publike ne shqiperi ,sa here flasin per ceshtjet kombetare,fjalia e tyre e pare eshte se nuk jane nacionaliste.  ne se nuk je nacionaliste , sikurse eshte gjithe evropa,c'dreqin do ne evrope? ne se nuk je nacionalist ,prano fatin tend prej evgjiti, dhe mbylle gojen,sic ke bere gjithe keto vite.

ti qasesh brukselit si komb dhe te kesh veprimtari afrikanopoliti,nuk shkon.    nuk behet.    do shtylle kurrizore.

perse kombet e tjere rreth e rrotull me te medhenj se ne nuk jane te organizuar federativisht?

kush të tha? TË GJITHË shtetet rrotull kanë veten + një shtet tjetër më të vogël që e mbajnë të një kombi. 

Greqi-Qipro

Rumani-Moldavi

Serbi- Mali i Zi.

 

nuk shkon krahasimi,se i ngjashem do te ishte po te behej fjale shqiptaret ne mal te zi .ceshtja e dy shteteve shqiptare eshte si ajo e dy gjermanive.

julo, kom fillu te besoj qe ti nuk tall trapin ktu. nuk provoko, por e meno verte ashtu. me 15% kjo.

 

Te kam thene "prit". Aty ke 15% do vije edhe 85% tjeter. Ball tythen ti e kujton se vlen edhe per te tjeret. Vija e holle nga tallja tek cinizmi, por e trashe vija nga cinizmi tek vreri. 

Shqiperi-Kosove

Paskesh patur te drejte autori: shkrimi eshte modest.

Premtoj edhe une nje shishe vere, si Pjeri, per ate qe do shkokolepse keto dy fjali:

"Ndoshta i ngjaj Don Kishotit, por jam i bindur që në Bruksel nuk gjenden mullinj të erës, por njerëz që po i lënë shqiptarët pas dere. Kuptohet, nuk është se shqiptarët po bëjnë mundimin më të arrirë që mos ta meritojnë këtë sjellje, por nuk janë gjindje pak më e rëndomtë dhe qytetare se sa serbët, malazezët apo sllavët e Maqedonisë."

Edhe Don Kishoti ishte i bindur qe s'kish mullinj me ere ne Bruksel? Si eshte "mundimi me i arrire"? C'domethene qe shqiptaret "nuk jane gjindje pak me e rendomte dhe qytetare se sa serbet..."?

Ps: Jam dakort qe te fushojme me cadrat tona ne kembet e Brukselit.

po mundohem  une te shkoqis  nja dy pyetje..    me apo pa sukses,  shishja e veres nuk eshte e nevojshme..smiley

kur thote: nuk është se shqiptarët po bëjnë mundimin më të arrirë....    sipas meje autori do te thote qe ne shqiptaret nuk po  bejme  aq sa duhet, ose  nuk po  japim  me te miren tone (te pakten detyrat e shtepise)  qe ti bindim brukselaret...

ndersa me: shqiptaret "nuk jane gjindje pak me e rendomte dhe qytetare se sa serbet, malazezet  apo sllavet e Maqedonise.."?    prape sipas meje, autori do te thote  qe ne, shqiptaret, nuk jemi me poshte se keta  te  tjeret  te cilet  Brukseli i ka qasur tashme cik me tehu..

kur shqiptaret kolektivisht te arrijne te krijojne shoqeri po aq funksionuese sa greku dhe serbi, duhet ta shpallin feste kombetare. vari trapin evropes e brukseles.

te arrijme serbet e greket ne aftesite e te berit shoqeri! A mundemi? Deri tani zotni Ndoc Rrockun kemi mundur.

Me gjithe keto shishe vere qe po jepen badiava ketu ne peshk, duhen blere obligacionet e veres! 

 

un shishen time e kom meritu per vete. por thashe: i kalon Belulit per arsye gjoegrafike.

si  thote ajo shprehja:  u be deti kos.   ne kete rast,  u mbush  peshku me  vere..  paçka se peshku eshte ne det  dhe vera   virtuale,  te gjithe   qerasin me vere..smiley    rezulat i shkolles  se ''dhuratave'' qe  ka krijuar Pjeri ketu..smiley

Belulo, ti e di, qe qilari im eshte plot me verera. Ti kur do vish, te marresh shishen tende. 

Medemek ky karafili thote qe ti afrohemi Brukselit me gjithe Shqiptaret e rajonit...Mire mire, po si???? Se Shqiptaret e Maqedonise do futen me Maqedonine ne BE, ata te Ulqinit me Malin e Zi, ata te Presheves me Serbine, kurse Kosova eshte protektorat i huaj????

Tipiku i injorantit patriotik...e mos na e ze flamurin e perbashket ne goje se smund te jene nen nje Flamur kombetar me kombin Shqiptar:

Vrasesi i 21 Janarit, Saluku, 

Piromani i Gerdecit, Zeni,

Tokpushtuesja e Ultesires Perendimore, Gita,

Dhe Rosak Vrasesi, Jamarberi...

Cinizmi s'eshte dosmosdoshmerisht cool (apo kuller-llek, meqe jemi ne teme kombetare). 

Apo meqe ky e ka gruan politikane juve duhet patjeter te distancoheni dhe nga koncepti, i cili natyrisht s'eshte ndonje gje e pervecme apo personale e Enkelit apo Mrs Palmes?

Padyshim qe duhet te kete nje qasje kombetare, jo vetem ndaj ceshtjes se antaresimit ne Evrope po ne cdo ceshtje nderkombetare. Detajet pastaj jane gjera qe hane diskutim; p.sh. qasje kombetare s'do te thote patjeter bashkim formal Shqiperi-Kosove, qe mos perdoret kjo si justifikim/alibi per nevendnumerollekun meqe s'jemi nje shtet.

Por qasja kombetare kerkon se pari ndergjegjesim, jo vetem te politikaneve. Ne kete pike(pamje), cinizmi juaj kulleristik del mbi uje si pordhet e Austin Powers.

une them ti qasemi Brukselit nga mbrapa dhe pa bere zhurme, me stil kavajs pak a shume. dhe kur te kemi mbaruar pune me Brukselin une them qe ti qasemi edhe Kopenhagenit dhe pse jo edhe Helsinkit. S´kemi pse e lejme qasjen vetem tek Brukseli thom un.

PS. ky eshte nje konstatim modest dhe aspak pretencioz, madje edhe ironia i mungon.

ose e lejm brukselen te avancoje ne luginen e danubit te siperm, ndersa ne kodrat peranash jane mcef divizionet tona. bejme sikur terhiqemi me frike e kaos, derisa e fusim ne kllape, duke njof terrenin. aty kthehemi, and the rest is history

Une mendoj se perfundimisht libri "Ushtari i mire Shvejk" duhet fut me detyrim ne sistemin tone arsimor. Po detyrimisht me zor ama!

smiley

s'u bone mbare nje here me sjell ate paragrafin e ushtarit heroik qe iu prene te gjitha gjymtyret ne lufte e siper dhe e coi porosine a flamurin duke e mbajtur me dhembe

Na doli dem me brire ky.

Grusht bashkuar !! Ka lezet kur i lexoj anti-komunistet qe i drejtohen BE-se si dikur Enver Hoxha!!

ju e dini, shoke, durimin tim. ata vazhdonin bombardimet. prita edhe tete dite. Ata vazhdonin. njerzit e mi me vinin perdite ne zyre: Prijes, edhe sa do presim akoma? Bomardimi vazhdonte. Thashe me vete: ky njeri eshte i cmendur. Bombardoi prape, dhe atehere dhashe urdher: Te bombardohet Anglia naten!

pak humor gjerman? 

P.s. Sipas specialisteve te humorit gjerman, the joke is: 1.) palestine was a puppet state of GB so it was totally not independent 2.) Egypt didnt even exist at that time 3.) Syria was a protectorate of france 4.) There was no russia it was the soviet union. All these things make it look like Roosevelt has no idea what was going on in the world.

Ndoshta i ngjaj Don Kishotit, 

Tepke! Komplet! 

Mu me pelqen shume kjo lloj autostime qe kane disa per veten e tyre. Si thote Keli?: "Ca ti bej se e kam lene rakine, pa nuk do rrija dot pa e kthyer nje gote me Fylen". E luti Fylja Kelin, mor po ju pergjerua, hajde mer e pime bashk nji got raki. Jo se jo, Keli, "mos mu lut kot Fyle, se nuk e pij dot, e kom lon, nuk du me e fillu prap, jom i fort ksaj rradhe, se jo per gjo, po kush rri e bo ene llafe me grun masinej, po e mori vesh, qe e kom kthy nji got me ty". smiley

Sa per dijeni, kulture, ne Perendim nuk e pine Rakine.sepse eshte puro alkol, dhe Demi vetem sa ka kosumuar llafin kot se Fylja nuk eshte fyl si Demi,dmth te kete psikologjine dhe shijet e Ademit. e te pij raki me opinge, se opingat nuk vishen ne Brukselsmiley

* Per ata qe nuk dine cjane opingat! 

http://www.zazzle.co.uk/opinga_sandal_se...

Hahaha, sa qejf kom t'ja lejne nje here ne dore ktyne karderrave ta shikojme si do e bejne kete punen e kombit njeshtazi, ne kundershtim -besoj biem dakort ketu te gjithe- me deshirat e Amerikes, Evropes dhe gjithe atyre qe i merr lopata uje. 

E provoi serbi kete nje komb nje qendrim dhe mut hengri. Kosoven e humbi, serbet e Bosnjes i humbi dhe ata te Kroacise akoma nuk jane kthyer neper shtepia te veta.  

Ne dje mbushem barkun me buke, sot arritem te shikojme nje ndeshje pa na hik dritat (KE BLLOKU) keta dune federate me kosoven, po pa e lag bychen ke ujti tashi se helbete bychen e lagu Amerika per ne. 

P.S.

e kapi njeri "sllavo-ortodokset" ? smiley 

Prodhim seri jane. Edhe Kel skorpjonsi, njesoj eshte bo, si kto. smiley

.

smiley

He he, me kujtove nje batute serbe te kohes se luftes. Asokohe ne Beograd thoshin "Eshte bo Jugosllavia si telefon Nokia. Cdo vit del nga nje model i ri, me i vogel se i pari". smiley

P.S. Ije, ne do t'fitojm'

dhe gjithe atyre qe i merr lopata uje

smiley

e kupto pse vlen me u lexu peshku? ja, per kto. je i nerum. flm!

smiley

te leverdis po ta keshe pas gjyshen nga Vlona! 

Une i kam harru po vec e kur me kujtohet nonji nga keto te vjetrat e gjyshes sime te krrusme nga Vlona! 

e kapi njeri "sllavo-ortodokset" ? 

Po unë o unë... 

Ta kenë parasysh ata që përgjithësisht skapin gjë, megjithëse Keli nuk duket "nga ata". 

Nuk eshte e sakte analogjia. Serbia kombin e saj donte ta ndertonte me ushtar ne bahcen e fqinjit kurse shqiptaret kan nje te drejte historike per te qene shtet komb padrejtesisht e mohuar. Bashkimi kombetar shqiptar nuk propagandon lufte, dhune e racizem ndaj askujt. Argumenti qe hajde ham nje kocke si qent se aq fuqi kemi nuk qendron. Si te vazhdojm te kemi BE-n te vetmen strategji kombetare kur BE-ja jo vetem s'na do por shpesh tregohet raciste dhe armiqesore? 

hej po ky Demi vetem shqiptar qe nuk eshte dhe pale flet ene per kombin. Ky eshte nje perzjerje turko-kaukazo-mongole. smiley

Ah po Mersila eshte race e paster Arjane, por kjo ska lidhje me Demin.

fashist!!111!!!

qenka kthy poeti po kete rradhe nga franca smiley

Keta qe jane marre me shume me Enkel Demin sesa me ate qe ai ka shkruar, patjeter qe e njihkerkan mire dhe siç ndodh rendome eshte perçmuar me teper per origjinen e tij sesa per ate çka shkruan. Xhelozia qe kane disa shqipe anonime kundrejt nje shqipe te sukseshme si Demi (qe shkruan publikishte e firmos me emer e mbiemer) i çon keta anonime ta turko-kaukazo-mongoli-zojne dhe kjo i ben ata te ndihen Arjan.

Per ata qe nuk e dine çamet, (tani e mora vesh se Enkel Demi qenka çam) kur martoheshin i vishnin grate e tyre me rroba ari e i mbulonin ne flori dhe i mbanin ne shtepi (gatim dhe mbajtja e florinjve ne trup ishin te vetmet pune qe benin grate çame). Arrat, burrat e çamerise i punonin vete se ishin punetore dhe nuk çonin grate e tyre qe t'ua Q.... bota siç ka ndodhur ne gjithe krahinat e tjera te populluar me shqiptare keshtu qe i dashur kuazimondo ka shume gjasa qe asaj origjines turko-kaukazo-mongole ti perkasesh ti (smiley) dhe jo Enkel Demi. 

Per ata qe nuk e dine çamet, (tani e mora vesh se Enkel Demi qenka çam) kur martoheshin i vishnin grate e tyre me rroba ari e i mbulonin ne flori dhe i mbanin ne shtepi (gatim dhe mbajtja e florinjve ne trup ishin te vetmet pune qe benin grate çame).

dmth gruaja çame gjithe jetes ka-tund-ar.....

Eh Blete, cfare te besh, ato po qe ishin kohera te bekuara, te merrte çami per grua, te mbulonte ne flori, te fuste ne shtepi, e mbyllte deren me celes e ikte ne pune pastaj.......ndonjehere te fuste edhe nje rryp......edhe qejf o qejf o qerrata kjo pune........po cfare te besh, kane ikur ato kohera, gjynah qe nuk vijne me.

dmth Blete, grate çame i qinin vetem çamet, kurse grate shqiptare i qinte gjithe bota eeeee........kot qe nuk e ben nje teme per pi ejçdi ket hipotezen tende

O Arjan, lexo siper se po i pergjigjesha atij Arjanit tjeter qe na i nxori çamet tjeter rrace

....hajd shendet

Qeka krenari kombetare kur merr Grek ne pune? Ene ne ato kohe te arta zengjinet tane mendjen ne Greqi e Turqi e kishin  si per shkolle a per biznes, se Shqiperi a cope  cope ka qene, me apo pa Camet.

Tek ajo  punes se pallumes dhe mbajtjes grus ne shtepi ja fute kot. Kush ishin te fitume ato gra qe rrinin ne shtepi apo ato qe u palloshin nga burra qe ju hanin shpretken? Ju te sotmet pse smblidheni ne shtepi si eshte enderra e cdo gruje?

Sa per zilin qe kena me Enkelin, ke te drejte...gjithe Tirona thot pac fatin e Kelit...

 

Jo krenari kombetare eshte te jesh prej Tirone ne fakt, prej nga vjen ti, ti ke arsye te jesh krenar (se ke lindur ne Tirone) mbi te gjitha ketu ne peshk se une nuk fola per krenari kombetare mqs çamet kane punesuar greket, apo kete arrite te kuptoje.

Grate çamet nuk i paten leshuar arave dhe ky eshte nje fakt,(kete nuk ke si ta dish ti se vetem historine e lashte "te krahines se Tirones" me duket se njeh) as drute ne kurrize nuk ia paten vene pra s'kane pas shanse keto qe ti tradhetonin edhe tu dilnin femijet turko-kaukazo-mongol, ndersa ato te tjerat kane patur shanse keshtu qe probabiliteti eshte me i madh qe ndonje kuazimondo po edhe ndonje tironx tjeter krenar te kete dale i tille, e kupton ku e kam ore tironx kingu, smiley

Cope kane qene shqiptaret e shqiperise aso kohe dhe me vjen sinqerisht shume keq por çamet para genocidit nuk kane qene cope or mik, nuk e them per krenari, e them per histori, te mesoje populli pak histori se boll eshte yshqyer me propaganda komuniste raciste.

Tek ajo  punes se pallumes dhe mbajtjes grus ne shtepi ja fute kot. Kush ishin te fitume ato gra qe rrinin ne shtepi apo ato qe u palloshin nga burra qe ju hanin shpretken? Ju te sotmet pse smblidheni ne shtepi si eshte enderra e cdo gruje?

Ketu vallaj skam ça them, ashtu eshte them dhe une se ato kane qene me te fitume, por a e di se kush nuk kane qene te fitum se? Ata burrat e atyre grave, smiley

 

p.s Tani qe te evitoj indinjime te metejshme prej Arjaneve te vertete, ajo qe shkruajta me siper u pergjigjej individeve me nje gjuhe te caktuar, prandaj edhe ju pershtata asaj gjuhe, gjithsesi per keqkuptime te metejshme, do kthehem perseri ketu e do t'ju sqaroj.

Bleta ti je Shqiptare apo jo? Nese ngre Camet mbi ato grate qe bartnin dru per te ngrohur femijet tregon mungese ndjeshmerie dhe maskilizem ndaj atyre qe ti sipas rradakes tate sheh si te forte e te dobet. Mos trego historine se ti sdi shkrim e kendim jo te lexosh historine. Po edhe po e lexove Historine nuk nxe gje se jeton me gojedhana patriotike idiote.

Ne se je Came laje gojen mire per Tironcit dhe zonat e tjera te Myzeqese ku grate u perzishin me turko-mongol-kaukazet sipas rradakes tate, se ju hapen dyert dhe i vune cati mbi koke Cameve te perzene. More vesh beseprere?????

Na nxorre Camet superiore ndaj Mirditoreve, Shodraneve, Dibraneve a Korcareve ti? Ik merr edhe Kelin e thyni qafen atje ku sju ndynte me dore Turko-Mongoli.

Une nuk i ngrita, o karafil....nuk bera siç bere ti qe the se ato te tjerat kane dale me te fitume, o toç.

Mua me vjen keq per ate trajtim qe kane marre femrat shqiptare nga burrat e tyre, te kujtdo krahine qofshin, se nje jete te mjeruar kane patur dhe perseri nuk rrespektohen edhe ketu ne peshk, vazhdon diskriminimi.

Une nuk e kam zakon te pergjithesoj por me disa persona kjo lloj gjuhe duhet perdorur se kete botekuptim kane, keshtu qe ne nje fare menyre duhet pershtatur gjuhes se tyre qe te te kuptojne. Une nuk tu drejtova ty, ti u ftove vete ne valle, kerce tani si te doje qejfi, interpreto si te te doje qejfi.

se ju hapen dyert dhe i vune cati mbi koke Cameve te perzene. More vesh beseprere?????

Une beseprere??? smiley Gjysherit e mi ua kane blere shtepite pronareve perkates kur kane ardhur ne Shqiperi, mund te blihej akoma aso kohe. Dhe nqs Enveri i pranoi çamet, ashtu ishte nje pune...gjithashtu ashtu i vodhi edhe leket qe ofruan organizatat nderkombetare ne ndihmese te shqiptareve çam, gjithashtu ashtu edhe beri gjera te tjera qe ua beri edhe gjithe te tjereve..... jane ca gjera Tironx qe nuk i di, nuk ke se si ti dish sepse nuk do ti dish, jeton me mire robi injorant, i keput nje paragjym edhe shtyhet tutje.

Bleta ti je Shqiptare apo jo?

Une kete po mundohem te tregoj ketu apo jo? Se ai Arjani aty siper mua edhe mijera te tjereve na gjeti tjeter origjine.

Na nxorre Camet superiore ndaj Mirditoreve, Shodraneve, Dibraneve a Korcareve ti? Ik merr edhe Kelin e thyni qafen atje ku sju ndynte me dore Turko-Mongoli.

Qafen e kemi te thyer te dy, prandaj mos ha m...t shume, toç.

shiko blete ,se ketu te peshku,kur behet fjale per ceshtje kombetare,70% e ps-pd isteve bashkohen dhe rreshtohen ne linjen lubonjiste-shqiptare jane vetem ata qe banojne ne shqiperi.

shprehjen domethenese shqiptare me mire (evropian) se i vogel,e kane kthyer se prapthi  o sa mire me qene i vogel!

keshtu qe mos u habit kur v,dulen ta quajne shqiptar dhe shqiptaret e camerise,malesise,kosoves dhe ilirides, ti quajne turko-cerkeze!

ndersa sa per demin,kot qe e shajne ,se edhe ai i shkolles se lubonjes eshte  bikozzzz!  thjesht po e kupton qe integrimit po i mbaron vajguri sorrosist,keshtu qe perpiqet te pozicionohet 5grade me ndryshe,porrr sic e thote edhe vete nuk eshte nacionalist

edhe une i yni jam o shoku kryetar,ku e dija une qe mbrapa litarit ishte dhe lopa,,,

Une E. Demin e kam njojtur nga pjesemarja e tij tek "Tonight Ilva Tare" jo me pare dhe me eshte dukur nacionalist veçse me duhet te specifikoj me sa kam vene re se ai keto kohet e fundit e parafrazon shpesh kete "nuk jam nacionalist" dhe jo vetem ai, por ndihet ngado nje kujdes i tille per ta percaktuar kete nga mediat shqiptare.

Kam pershtypjen e ka zanafillen tek keshillat e Arvizu-se qe i pati dhene kryetarit te partise "Alenca Kombetare" nese nuk gaboj emrin, e pati keshilluar qe te zbuse tonin e nacionalizmit e pranoi dhe vete ky kryetari. Gjithe te tjeret nga mbrapa pastaj, lepe e peqe, tha ule, u ul.

Dulja pastaj....ç'te them, nuk arrij ta konceptoj se si e kane pranuar ne parlament, ose me sakte nuk konceptoj dot sa e majme ka qene shifra per ta pranuar.

p.s Ose merrnin greket, me pagese per te punuar arrat. (Sot kjo gje shume shqiptareve u duket fanta-shkence, por, eshte  keshtu qe ndodhte.)

Dhe amerikanët i merrnin afrikanët  për punë por nuk i përzun më po i dhanë të drejtën e përfaqsimit dhe pronës.(ky ësht shembull ekstrem se ka dhe më të lehtë)

Ndoshta i ngjaj Don Kishotit, por jam i bindur që në Bruksel nuk gjenden mullinj të erës, por njerëz që po i lënë shqiptarët pas dere

shqiptaret kane lene veten pas dere me keq qeverisjen qe i kane bere vendit te tyre.

 

Deri diku nuk e ka keq ky !!!

Ky Enkeli i kutijave është ? medet pë nacionalizmën.

Në Perëndim në përgjithësi shqiptarët i quajnë cuba, hajna, njerëz gjysmë të egër, të paditur, të pashkollë, vrasës, fondamentalistë. Mes kësaj turme banditësh, nëse gjejnë ndonjë rob të hairit, mendojnë se ky është përjashtim dhe nuk është si shqiptarët e tjerë.

Sa i mangët qenka ku e ka ndëgjuar a lexuar kte.Shqiptarët problem i madh... dhe halli madh...

 

madonna (luis cikone) sikur kishte thene qe shqipot e bejne me mire se te gjithe ate pune (o llah). legjend urbane, mbase e perhapme nga vete ne per pak awareness. megjithse s'besoj. s'jemi nga ato kokrra ne... per PR them, se per tjeter gjo, nuk e kom tagrin me fol. 

Klasa politike shqiptare duhet të gjejë forcën dhe të shpallë agjendën e bashkimit kombëtar, krijimin e shtetit të ri federal me dy kryeqytete, Tiranën dhe Prishtinën. Duhet rithemeluar Shqipëria në bazë të respektimit të rregullave të demokracisë, ekonomisë së tregut, laicizmit, respektimit të diversitetit fetar dhe minoriteteve. Një shtet i tillë modern, i cili propozon një treg më të madh, më të përqendruar, më të pasur, është e vetmja mundësi për ta parë Brukselin pa komplekse. Përndryshe, kështu si jemi si zogjtë e korbit, kurrë nuk do të na marrin seriozisht dhe do të na trajtojnë si lypësit e semaforit që kërkojmë si lëmoshë çka na takon.

..bravo Demi per kurajon intelektuale dhe patriotike.Ky shkrim  eshte si puna e idjomes te  "Elephant in the Room" ku disa(jo vetem populli i PPU) e injorojne duke e dit  qe eshte nje teme me "risqe e koseguenca" dhe nuk duan ta diskutojne kurse te tjeret e shmangin sepse ju intereson te mos diskutohet e te mare zgjidhje problemi.Per ne shqiptaret duam s'duam problemi i bashkimit te shqiptareve eshte si Elefanti ne dhome qe nuk mund ta mohojme apo  pretendojme sikur nuk ekziston.Gjithmon do jete njeri i pari...smiley
 

ky nuk kerkon bashkim.  ky kerkon jugosllavi shqiptare.

e pse dy shtete! cdo prefekture ta bejme shtet them une!   franca e italia nga 70 milione dhe jane shtete jo federative!  mbi c'baze do te jene dy  shtete?  se mbi bazen e popullsise te gjithe shqiptaret bashke jane sa bashkia e milanos!  atehere???

 nuk kemi nevoje ta bejme shqiperine si bosnja!     shqiperise ti shtohen 7-8 prefekturat e kosoves dhe u kry.

variantet e tjera vijne prej fqinjeve qe na duan te miren

he mo u qaset ne bruskel? po presim...

ndërsa serbi çel negociatat.

serbi pervec celjes se negociatave, denoi dhe "Çakallet" qe kryen masakra ne Qyshk dhe rrethinat e Pejes. Drejtesia serbe u dha denim maksimal atyre qe kishin vrare civil te pafajshem. Gjithashtu, duke i denuar maksimalisht gjykata "sllavo-ortodokse" serbe njohu dhe pergjegjesine shtetit serb per masakren e Qyshkut qe do te thote se familjet e 120 shqiptareve te vrare tashme kane ceshtje kunder shtetit serb dhe mund ta hedhin ne gjyq per demshperblime. Dmth, kto jane serbet, kafshe ne lufte dhe njerez ne paqe. 

Kurse drejtesia shqiptare Gerdecin e cileson si "aksident teknologjik" dhe vrasesve te 21 Janarit u jep nga 1 vit burg. Qe do te thote se vrasesit e 21 Janarit perfitojne te ardhura ekonomike nga shteti shqiptare pasi periudha e paraburgimit ishte me e madhe se denimi i dhene nga gjykata. 

Kshu pra Demo, mos u habit hic qe eurpoa po cel negociatat me serbin.

Mu më bëri përshtypje që ditën e çeljes së negociatave me Serbinë, doli kryeministri i këtyre dhe tha: Serbia ka qënë në rrugë të gabuar në të shkuarën - madje këtë e tha në numrin njëjës: Unë kam qënë në rrugë të gabuar. As fanfara, as festa, as miraklla fridomi asgjë. Robi me këtë rast shkoi dhe bëri autokritikë, si në kohë të xhaxhit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).