Edhe njëherë për tekstet shkollore apo zanafillën e analfabetizmit funksional… Para pak kohësh, shifrat e studimit në “favor” të analfabetizmit funksional në Shqipëri na alarmuan, por paradoksalisht alarmi nuk lidhej me treguesin e lartë të pranisë së fenomenit, por me çorodinë që solli deshifrimi i këtij koncepti të ri, me një emër mjaft armiqësor në dukje. Duket se disa, të paktën disa, sot e kanë të qartë analfabetizmin funksional. Po ku zë fill e ku fle analfabetizmi funksional? Shpjegimet teorike, megjithëse të rastit, nuk mund të mishërojnë kurrë një model të bartjes dhe përcjelljes së analfabetizmit funksional sa e mëshirojnë përmbajtjet e teksteve shkollore, të paktën deri në klasën e tretë, cikël i ulët.

Fragmentet e mëposhtme janë një pasqyrë modeste, por domethënëse e brumit që gatuhet çdo ditë në maxhën e dijes shqiptare. Këto tekste janë pjesë e detyrueshme e programit të përditshëm në institucionet arsimore publike e private. Krijoni një ide personale pa u ndikuar dhe pastaj vijon komenti dhe arsyeja e artikulimit të tij:

Tekst 1. “Shuplaka“ e pakuptimtë (diçitura e autorëve të shkrimit)

Titulli i origjinalit: SHUPLAKA

Ndoshta një ditë

Do të marr gjërat e mia e do të iki!

Ndoshta një ditë, ndoshta një mot,

por jo sot.

 

Ndoshta një natë,

do të takoj Hënën, do të flasim gjatë.

Ndoshta një natë

Mund të ndodhte,

Por jo sonte!

 

Ndoshta një natë…

Ndoshta një ditë…

Do të flas me hënën,

Ose do të shkoj,

Por, tani për tani, përtoj!

 

Sfida e vërtetë qëndron në rubrikën që vijon në tekstin shkollor Pyetje rreth tekstit.

Ajo çfarë ju kërkojmë është të viheni në rolin e fëmijëve tuaj (niveli: klasa e tretë, cikli i ulët) dhe përgjigjuni pyetjeve rreth tekstit

1.      Si titullohet vjersha? Pse?

2.      Çfarë mund t’i ketë ndodhur djalit të kësaj vjershe?

3.      Pse ai do që të ikë nga shtëpia? 

 

Në thelb të çështjes

Para tri vitesh, kur vajza jonë filloi klasën e parë, në një artikull në gazetën Mapo patëm stërholluar një analizë për tekstin bazë të kësaj klase. Përjashto komentet mes miqsh – shqetësimit, pikëpyetjeve, mundësive për ndryshim – çështja ngriu në kohë, por jo makina e prodhimit të teksteve të tilla. Pas tri vitesh – ndërkaq kemi humbur Ardian Klosin, i cili pat folur i vetëm dhe i pari për problematikën e teksteve shkollore – çdo natë kalvarit të detyrimeve shkollore i shtohet edhe një tekst pervers në formë e përmbajtje. Rezultati është një kryq tepër i madh për të mos e ndarë me të tjerët. Ky është kryqi i dy prindërve, që besojnë se përmbajtja  e teksteve shkollore, të paktën deri në klasën e tretë të ciklit të ulët është dy sojesh: o djallëzore, o mjerane, megjithëse dy karakteristikat nuk përjashtojnë njëra-tjetrën.

S…, vajza jonë nëntëvjeçare frekuenton klasën e tretë dhe ka krijuar bindjen se shkolla është e shenjtë. Për këtë arsye nuk po i bindej lajthitjes së dy prindërve të saj që po e kanë këshillonin të mos përmbushte detyrat e shtëpisë, në shenjë proteste kundër një teksti të tillë:

Tekst 2. Sikur të isha lopë ose statusi i munguar….(diçitura e autorëve të shkrimit)

Titulli i origjinalit: Lopa që shkoi në qytet

Një ditë lopa qetë-qetë

Vendosi të shkonte në qytet,

U ngjit ngadalë në trotuar,

por pa që nuk kishte hambar.

 

Në mbrëmje shkoi në hotel për të fjetur,

Por shtrati u thye me një të prekur.

E kuptoi që nuk shtyhej më në qytet

Dhe u kthye e gëzuar në stallën e vet.

Si u rehatua mirë, lëshoi një muuuuuuuuuuuu…

Edhe unë po të isha lopë, do të veproja kështu.

Kjo lajthitje (këshillimi për të mos iu bindur tekstit dhe detyrave përkatëse), e pazakontë për llojin e prindit është gjesti i dëshpëruar  për t’u bërë “zëri në shkretëtirë“ kundër “pragmatizmit të pamoderuar“ të hartuesve të teksteve shkollore. Hamendësimet për përmbajtjet e papërballueshme të teksteve shkollore – gjuhë shqipe klasa e dytë e tretë, në veçanti) shkojnë nga mungesa e aftësisë së hartuesve deri tek djallëzia e tyre në përzgjedhjen e teksteve për qëllime nënshtrimi. Nuk nevojiten hulumtime të veçanta, as sy të stërvitur për të vënë re çorodinë e pashoqe që sjellin këto përmbajtje tekstore tek fëmijët.

Nëse kemi nevojë për një reformim të arsimit, së pari ajo është e lidhur ngushtë me reformimin e mendimit, që Morin e vlerëson si “kapitalin më të çmuar për individin dhe shoqërinë”. Por këtyre anëve, mendimet pak kanë vlerë dhe priremi nga bindja që mjafton një Harvard a Oksford për të na kthyer në binarë. Atë, që po mbruhet në maxhën e dijes shqiptare nukka ekuivalentim diplomash e as përshtatje sistemesh arsimore a edukuese që ta përballojë.

E vetmja dëshirë dhe nevojë që kemi është që ky shqetësim të bëhet sërish i pranishëm dhe të bëhet shqetësimi i shumë prindërve, nxënësve, mësuesve, medias si agjenci shoqërizmi e edukimi, politikanëve, megjithëse e kuptojmë që politika është një piacë tepër e lartë, por vetëm në dukje e paprekur. Sado të mira të jenë shkollat e Perëndimit që do të mund t’i siguroni, t’u sigurojmë fëmijëve tanë në të ardhmen, nuk ka shkollë perëndimorë që të pranojë brumin që sot po gatuhet në maxhën e dijes shqiptare.

Nuk presim që grupet e interesit të dalin përpara: mësuesit, që megjithëse i ankohen çdo ditë prindërve për vështirësitë e punës me tekste surrogato e kanë kafshatën të lidhur fort me heshtjen e tyre publike, nxënësit (sidomos në një stad të caktuar) nuk kanë krijuar akoma një vetëdije kritike – dhe as që kanë gjasa të krijojnë një të tillë me mbruajtjen që i bëjnë tekstet – që të mund të dinë se cilat janë efektet afatgjata të përmbajtjeve që ua servirin si bar lopësh. Prindërit, të vetmit që mund të flasin LE TË BËJNË VËRTETË DIÇKA! Qoftë edhe këtë që po bëjmë ne, a të mblidhen rreth një Komiteti prindërish e t’i imponohen institucioneve përkatëse për mbikëqyrjen e përmbajtjeve me të cilat mbruhet çdo ditë vetë jeta e fëmijëve të tyre. Politika, po e dëshiroi mund të realizojë vërtetë diçka historike, të paktën këtë, që nuk është aspak PAK  dhe është për të gjithë.

Të nxënit është një e Mirë Publike dhe si e tillë nuk mund të bëhet pre e interesave të ngushta që mbushin xhepin e disave në dëm të të gjithëve. Reforma në edukim e arsim fillon nga reforma e mendimit, thotë Morin. Mendimi këtu është “pronë” dhe mbahet në frè nga të të paktët, se konsiderohet si element i rrezikshëm shoqërisht. Por, si prind edhe në mbetshim krejt vetëm, s’do të lejojmë të vjedhin mendimin e dy fëmijëve tonë, të paktën. Si do bëjmë? Ashtu sikur mund të bëni edhe ju. Filloni duke këshilluar fëmijët tuaj të paraqiten pa detyra, ta shpërfillin tekstin kur është hartuar pa respekt dhe pa kriter. Paraqitini një tekst alternativ duke shfuqizuar tekstin zyrtar.  Çlirojini fëmijët tuaj nga tirania e teksteve shkollore! Kjo është drejtësi sociale, ky është mendimi kritik, kjo është qytetaria aktive, të tjerat janë fjalë, a vepra që duhet akoma të ndodhin…

24 Komente

Ja pra efektet e altertekstit.....dhe pazarxhinjve te librave te dobet...si dhe perfitimet e klienteles se pushtetit sollen arsimin e diteve te sotme. Kane thene se niveli arsimor ne dikktature si dhe niveli i te nxenit ne ate kohe deri ne nivelin e shkollave te mesme,  ka qene shume i larte... e sa per shkollat e larta, eshte diskutim tjeter, pasi ate nivel zhhvillimi kishim dhe ate nivel do te kishte edhe shkolla e larte. Por nje gje dua te theksoj. Ai sistem, pamvaresisht politikes apo ideologjise se shumte ne tekstet e kohes, arsimin e kishte vertete prioritet dhe kjo vetem ne nje shembull... kur u krye reforma e fundit arsimore ne Shqiperi, ne vitet '70, kryetar i komisionit shteteror, u caktua vete Kryeministri, dhe vetem per studimin e reformes u deshen tre vjet dhe po kaq vjet u desh edhe per implementimin e saj, e cila u drejtua dhe u konceptua jo vetem nga ministria e linjes, por ne radhe te pare u be problem edhe i Akademise se Shkencave, si edhe i tere institucioneve pedagogjike e studimore qe kishte vendi, ku te tere u perfshine ne kete reforme madhore. Po sot...???Si alterteksti, e po ashtu edhe mature shteterore, u implementuan pa asnje studim fare, dhe nje dite te bukur, Pollua, u zgjua dhe tha ......sot do ta bejme maturen shteterore.... kur ajo palo Maqedoni, po e eksperimentonte me nje program pilot, prej mese dy vjetesh ne disa shkolla, dhe ende nuk e kishte vendosur se do ta vinte ne zbatim apo jo....Kurse ne, me hov revolucionar i dogjem etapat dhe ja ku jemi....me nje sistem arsimor totalisht te shkaterruar dhe jo funksional... me nje zinxhir shkollash private qe vetem shesin deftesa dhe diploma dhe nje brez nxenesish qe po ti pyesesh thjeshte se kush eshte Ismail Qemali nje ne 10 syresh edhe muund ta dije......

Ndoshta një natë…

Ndoshta një ditë…

Do të flas me hënën,

Ose do të shkoj,

Por, tani për tani, përtoj!

smiley Traktoristi u zgërdhi vajza ra në dashuri.

Dhe kjo për klasën e 3 fillore, s'ke ç'të thuash.

Tekset alternative janë zgjidhje e pranueshme por kërkesa ndaj cilsisë  ësht tjetër gjë dhe aty qëndron e keqja.

Dami do të ishte disa her më i madh(aq sa libra të tjerë ka) nqs ky teks do ishte i vetmi për gjithë klasat e treta.

Përveç tekseve alternative duhet dhe pamvarsia e mësuesit mbrenda programit. Në fakt tekset duhet të hiqen nga qarkullimi në arsim, mësuesit duhet të përgatisin atë me fotokopje në shkolla duke i përmbajtur programit të miratuar nga drejtoria përkatse e MASH.Kjo ul koston e tekseve të gatshme qoftë për shtetin ashtu dhe për familjen.

Çlirojini fëmijët tuaj nga tirania e teksteve shkollore! Kjo është drejtësi sociale, ky është mendimi kritik, kjo është qytetaria aktive, të tjerat janë fjalë, a vepra që duhet akoma të ndodhin… 

Yaman! smiley

Zhardino, me c'shof une, gabim qe ti nuk ua con ate vjesrshen e Deles leshatake ketyre, qe ta fusin ne tekstet shkollore. Pse ca kane keto autoret e tjere me shume se ty? smiley

Asgje me shume, asgje me pak... Ka thene njeri : "te gjithe jane njesoj para syve te Zotit." Kadare, Whitman, UJSLN...

Eh, te mendonin dhe Bankat si Zoti.

Mendojne si zoti Bankat, mos te kesh merak. smiley

Aaa po qe ashtu ne rregull jemi. Ket merak vetem kisha.

Po amon me se Niçen ske per ti msu kalamonit ne klase te trete smiley

Mu me pelqyen per vete te dyja egzempllat.

Esht me moshe kjo pune. Lejini fmijet te jene fmije. Mos i konfuzoni kot me mos i bo detyrat.

Edhe mua me pelqyen. smiley 

peshkut po i rrjedh uji

cfare jane keto shkrime? eseja me e mire e vitit ne shkollen "ylli i clirimit" ne kurbin? duhen te ndalohen ketu shkrimet e MAPO

e fillon me termin "analfabetizem funksional" dhe nuk e ka kuptuar se c'do te thote se fillon e flet per mendim kritik dhe pakenaqesi me tekstin...kur termi ka te beje me perdorimin e kompetencave dhe njohurive ne kontekste te ndryshme veprimi

se pari, vjershat i nenshtrohen analizes ne klase dhe cdo mesues e analizon ate se bashku me nxenesit sipas tematikes se caktuar ne programin mesimor.. pra ky material leximi ka nje kontekst analitik te percaktuar ne programin mesimor dhe kurrikul.. nuk mund te shkulet qe andej nga dy prinder injorant qe nuk ja kane haberin kurrikules se integruar, ku nxenesi marrin dije jo vetem nga letersia (te interpretojne mekanizmin e krijimit), semantika, leksikografia etj.. por edhe nga ceshtje sociale te vendosura ne kontekstin shoqeror te nxenesve.. 

tekste te tilla, si ai i pari qe sfidon autoritetin e prindit apo te mesuesit dhe nxit individualitetin tek femijet, apo i dyti, qe i ndergjegjeson nxenesit per prirjet e tyre dhe kufizimet, jane tekste te krijuara per tu pershtatur me programin lendor e mesimor, nuk jane shkrepje, sikur ky artikull, te hartuesve te librit. 

edhe Alidems, mos u nxito ne gjykim, Alterteksti eshte nje produkt i liberalizimit te mendimit dhe te ofertes ne arsim, mund te kete problemet e veta ne administrimin e procesit, por nuk lejon qe ne treg te ndodhen vetem librat e nje shkrimtari medioker apo historiani bodrumesh, por edhe te autoreve te rinj, une njoh shume autore te rinj qe jane futur ne kete treg librash jo per fitim monetar, por thjeshte nga pasioni.. ka shtepi botuese qe korruptojne njerin apo tjetrin, por p.sh. edhe pse librat e Bardhyl Musait, ish-keshilltarit te kryeministrit, kishin epersi ne treg per shkak te nderhyrjes se tij, ato jane gjithsesi libra shume te mire ne cilesi nga cfare eshte ofruar perpara.. ngelet me pas tek mesuesi  qe te zbatoje programin dhe te perfitoje nga libri.. aty calon puna.. 

Nese njeri nga dy autoret e shkrimit eshte ky, nuk besoj se mund te thuhet qe kemi te bejme me dy prinder injorante. 

injorant, do te thote te padijshem per c'ka po flasin - ky antropologu eshte i dijshem ne fushen e vete, por  nuk ja ka haberin teksteve shkollore dhe sistemit te organizimit,

gjithashtu dhe perspektiva nga po flasin eshte e prindit dhe jo e shkencetarit. 

Personalisht besoj se ky djali e ka takatin profesional te merret me kete pune, nga shkollimi flas. Ose te pakten ta vere ne dyshim. Nejse. Me beri pershtypje komenti yt, se m'u duk sikur po thoshe qe "te miren" e llojit te mesimdhenies qe ushtrohet ne Shqiperi nuk paska tager ta vere ne dyshim askush. Si me thene, Ministria e Arsimit, a mesuesi vete, qenkan nje instance superiore qe e dine zanatin e tyre me mire se dy prinder, qofte keta edhe antropologe qe kane studiuar jashte Shqiperie.

Sidoqofte, ti vete cfare problemi shoqeror diktove ne vjershen "Shuplaka"? Apo vjershes s'i mjafton vetja dhe duhet pritur direktiva e mesuesit per ta komentuar?

ktheju edhe njehere shkrimit tim se e gjen aty interpretimin.. dhe, shkollimi nuk te jep te drejten te flasesh per cdo ceshtje.. e nese ka kritika te flasin me kompetence e njohuri dhe jo keshtu kot, te bejne kerkim se cdo gje online e kane

Ej, jam shumë kurioz: ky zotëria me shumë gjasa antropolog kulturor ka bërë një shkrim mbi OGJM* dhe Bioetikën. Merr vesh ti? Antropolog kulturor... Pse jo akademik blogu?

*Duke menduar se flet për organizmat e modifikuar gjenetikisht, në terma të realitetit dhe jo të ndonjë pseudo-metafore apo figure tjetër letrare.

Profilizimi nuk nis ne klase te trete fillore.

Analiza e nje teksti kerkon prova brenda tekstit. Veresie s'ka! shkruante dikur tabela.

Vjersha per Lopen qe donte te behej qitetare shume e goditur. Statusin ta jep pozita gjeografike.Vjershe anticecene.
 

Dikur aspirata ishte "Sikur te isha djale". Tashti eshte "Sikur te isha lope".

Oh là là....! 

Kjo shtron nevojen urgjente te pjesmarrjes ne komisionet e monitorimit/miratimit te teksteve edhe te perfaqsueseve te feminizmit (jo radikal) .
 

bam baa bam ba bam ba ba bam bam it's ok di ri riri la la la na na na

So I sat in the attic,
A piano at my nose,
And the wind played a dreadful cantata (cantata...). 

Sore was I from the crack of an enemy's hose,
And the horrible sound of tomato (tomato...). 

Ketchup (ketchup)
Soup and puree (Soup and puree),
Don't get left behind (get left behind)... 

When a rattle of rats had awoken,
The sinews, the nerves and the veins.
My piano was boldly outspoken, in attempts to repeat its refrain. 

So I stood with a knot in my stomach,
And I gazed at that terrible sight
Of two youngsters concealed in a barrel,
Sucking monkberry moon delight. 

Monkberry moon delight,
Monkberry moon delight. 

Well, I know my banana is older than the rest,
And my hair is a tangled beretta.
When I leave my pajamas to Billy Budapest,
And I don't get the gist of your letter (your letter...). 

Catch up! (catch up),
Cats and kittens (cats and kittens),
Don't get left behind (get left behind)... 

Monkberry moon delight...

 

Lopa qe shkoi ne qytet- e bukur qenka. Kot ankohen. Jo po do mesojne - Ty Ty erdhi kamioni, solli drute te Jetoni. Ty Ty e pi pi a ka njerez ne shtepi?! Ngrihet gjyshja Cale Cale nga me iku sot ky djale. Del Artani borizani, jep kushtrimin luftarak, mblidhet ceta 20 veta vrap me hapin ushtarak... E lashe se po pertoj. Lol

Vazhdim...Sot nje cete zhvillon qitjen tej ne poligon

Pozicionet zene shpejte xha LLazi shenon.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).