Ndonjë e priste që të ndodhte, dikush me dëshirë e ndokush tjetër me frikë. Kishte edhe të tjerë që tundnin kokën me mosbesim: Ushtria të pastrojë vendin? Po ç’ne kjo punë kështu? Kur është parë kjo ndonjëherë? Aksioni i së shtunës i ushtrisë për pastrimin e mbi 80 kilometrave rrugë pati një anë të trishtë, fort të trishtë. Mbi të gjitha ishte portreti i trishtë i ministres Kodheli, iniciatores dhe drejtueses së këtij aksioni antiplehrë. Ndonëse e rrethuar nga plot njerëz ajo dje u shfaq e vetmuar, e zhgënjyer, e fyer. Asnjë nga njerëzit e atyre anëve nuk i doli në krah, as bashkitë e komunat, as shkollat, as njerëzit vetë. Në një paradite plot diell njerëzia kalonin indiferentë në krah të makinave ushtarake të stërmbushura me plehrat që ata i kishin hedhur vetë lart e poshtë në anët e rrugëve, ndër rrëpirat e përrenjve, ndër rrëzat e kodrave dhe maleve, nga pak kudo.

Trishtimi i zonjës Kodheli nuk duhet marrë assesi si një gjë e saj personale, apo më keq akoma e qeverisë, apo e partisë së saj. Duhet marrë në radhë të parë si dështim i qytetarisë shqiptare, i asaj pjese të mbarë që ende besonim se gjallonte brenda nesh. E shtuna, që porsa lamë pas, flet shumë për disa nga tiparet e popullit tonë “supereuropian” që po i bikan më kot më qafë atje larg në Bruksel. Kjo e shtunë na bëri edhe një herë me dije se terma të tilla si “së bashku”, “solidaritet”, “vullnetarizëm”, “respekt reciprok” e të tjera si këto janë një gjë që ne, nëse i njohim, në rastin më të mirë i lidhim me kohën e komunizmit kur këto përdoreshin të sforcuara, të imponuara dhe vend e pa vend deri në neveri. Mirëpo, harrojmë se ndërkohë Europa, ku përgjërohemi të shkojmë, është ndërtuar pikërisht mbi bazën e këtyre parimeve.

E shtuna e trishtë e zonjës Kodheli na kujtoi edhe një tjetër gjë. Na kujtoi se sa fort na ka ndarë deri më tani politika. Shumë njerëz ndër ato anë, kryesisht drejtues të bashkive e komunave që i përkasin opozitës, duhet ta kenë vrarë mendjen: Kodheli është me Edi Ramën. Ç’ne me lazëm të dalim ne në krah të aksionit që ajo drejton! Të njëjtët njerëz, që pranojnë të bashkëjetojnë me plehrat si në një jetë të zakonshme, do të brofnin sakaq në këmbë me një okë qejf për ndonjë miting apo ndonjë grumbullim tjetër. Në vërtet sot mund të jemi të ndarë ndër parti apo bindje politike, porse Shqipëria jo. Edhe sikur të duam ne kjo është e pamundur. Përndryshe i bie që edhe qiellin ta ndajmë më dysh a më tresh.

Kjo sa u takon njerëzve të opozitës. Po, po ashtu na takon të pyesim edhe për militantët e vetë PS. Ku ishin ata të shtunën teksa ushtria e komanduar nga Kodheli pastronte rrëmujën e pistë në të cilën edhe ata kishin kontribuar po aq sa edhe të tjerët? Apo edhe këtë herë nuk i la Saliu që të hidhnin ndonjë lopatë në krah e t’u ndihnin ushtarëve? Nëse nuk ua kanë thënë ende dikush, duhet të kujtohet e t’ua thotë se ndër vende normale demokratike të marrësh pjesë në një parti nuk do të thotë vetëm të bësh militantin me fytyrë të ndërsyer me shpresën se pas zgjedhjeve do gjesh ndonjë vend të mirë pune. Të militosh në një parti do të thotë para së gjithash të përkrahësh idetë që ti vetë i mendon si më progresivet e më të dobishmet për vendin, për ty vetë, për fëmijët e tu.

Dje pamë edhe një gjë tjetër. Rinia dhe ushtria jetë e mot janë nga forcat më aktive të vendit. Për shumë arsye, për shkak të energjive, për shkak të ideve të reja, për shkak të mospajtimit me realitetin, për shkak… të tilla janë shumë. Dje ushtarë e të rinj i pamë të çonin dy jetë të ndara. Pamë ushtarë me lopatë e me mëngë të përveshura t’u pastronin vendin të vetëm bashkëmoshatarëve të tyre, të cilët ndërkohë silleshin vërdallë ndër bilardo apo Internet-Caffe, apo thjesht duke përtypur fara kungulli. Asnjë shkollë, asnjë grupim rinor, asnjë ndër anëtarët e rinj që – kështu thonë të paktën – po vërshojnë të mbushin radhët e partive – nuk u gjend në krah të njerëzve të Kodhelit.

Këtë të shtunë munguan në aksion edhe dhjetëra apo qindra shoqata ambientaliste, të cilat herë të tjera i kemi parë shumë aktive. Si është puna? Të jesh shoqatë e pavarur nuk do të thotë të mos shfrytëzosh, apo thjesht të mos u bashkohesh të gjitha nismave të mundshme, qofshin këto edhe nga qeveria, që i shërbejnë qëllimit tënd. Në këtë rast mbrojtjes së mjedisit. Të jesh shoqatë nuk do të thotë të jesh vetëm dhe vetëm altoparlant protestues, do të thotë në radhë të parë të përveshësh mëngët vetë. Kjo gjë nuk ndodhi dhe kjo e kalon një pjesë të mirë të trishtimit të zonjës Kodheli edhe gjetkë.

Pikërisht në kohën kur ushtarët pastronin me durim rrugë të Shqipërisë, para piramidës zhvillonte protestën e radhës “Shoqata për Mbrojtjen e Radikës”. Bënte mirë, bënte shumë mirë. Politika duhet të dëgjojë zërin e njerëzve përndryshe bën zullume të pariparueshme jetë e mot. Vetëm se ndonjë pyetje edhe mund të bëhet. Këtu le t’i hapim ca udhë fantazisë. A nuk do të ishte më mirë, më bukur, më domethënëse, më frytdhënëse, nëse protesta të bëhej menjëherë sapo vullnetarët e Radikës të ktheheshin nga puna ku kishin punuar së bashku për pastrimin e vendit? Ndonjë prej tyre mbase është ca jo në moshë të përshtatshme për lopatë, por sidoqoftë një shenjë e vogël solidariteti me nismën e ushtrisë e nuk do ta forconte edhe më bindjen se ata e kanë fort seriozisht atë punën e shpëtimit të lumit? Por mbase kjo është fantazi ca e tepruar, qoftë edhe në një të diel të ngrohtë.

Në të njëjtën ditë bashkë me trishtimin e zonjës Kodheli u raportua edhe lajmi i grabitjes së dy varrezave. Një në Plan të Pukës dhe një tjetër në Patos, me një fjalë në një gjeografi gati gjithëpërfshirëse Veri-Jug. Pyetje mbas pyetjesh mund të arrijmë edhe në këtë: A kanë vërtet kuptim termat idealistë “vullnetarizëm”, “solidaritet”, “bashkëpunim”, “ndihmë reciproke” brenda një populli që plaçkit vetë vdekjen e tij? Pyetje e sikletshme, vërtet e sikletshme.

87 Komente

E shtuna e trishtë e zonjës Kodheli na kujtoi edhe një tjetër gjë: Stine e merzitshme ne Olimp..

Pse te trishtohet zonja Kodheli ? Se mos ka pune tjeter .

Dhe te mendosh qe kta jane ushtare te NATOs qe shnderrohen ne pastrues ordinere rrugesh. Turp!!

po pse more turp? c'bene ushtaret shumekombesh te vitit 1998, kur sala i vuri flaken vendit? pastruan rruge e perdoren mjetet e tyre te renda ku te mundeshin, se kot qe kot po rrinin, kurse per tanet qenka turp?

Jane ushtare profesioniste me kontrate o rob. Pastrimet e rrugeve neper bote i bejne te denuarit per krime ordinere. Do kishte kuptim nqs do te ishte iniciative vullnetare, por jo kshu me urdher. Edhe ate pak dinjitet qe i ka ngel ushtrise ja shkulin per lojera te ndyra politike. E gjitha kjo ishte per te nxjerre pushtetin lokal si te paafte per te kryer funksionet e veta, dhe si rrjedhoje si nje alibi shtese per reformen territoriale. 

po te tille ushtare pra ta pastruan shqiperine qe po digjte sala ne vitin 1998

ushtria gjithnje angazhohet ne situata te jashtezakonshme, dhe e tille eshte dhe kjo

Ku ke pa ushtri te pastroje plenat me urdher mer tyç, e kane pastru ne '98 thote. Ik ere futja murit me koke anej.

po mor katunar, pastroi nato ne 1997-1998

Pse nuk cojne te burgosurit ordinere?

dhe ti ruajne me po te njejtet ushtare ? me mire i bie te dergosh ushtaret vetem per ate pune.

 

Po pse jo polica? smiley

se nuk dalin si numer policet. pastaj policet jane me te korruptuar.

Po pse jo polica?

Policet e kane nje detyre, jane diku me turne. S'mund t'i heqesh qe aty. 

aksioni per t'u lavderu po dreqi ta haje, po kto kafshet qe hedhin plehra ku te munden, kur kane per t'u eduku najher?! se nuk mund te jete kjo zgjidhja e perhershme e problemit, ju beni pis, qeveria pastron

ku ta hudhin qesen popullsia ? ti si ja ben atje ku jeton, kur te ngel ndonje ambalazh ne dore, ku e hudh kete ?

po rri o burr, ca po flet? shifja komshien time qe hidhte qesen me plena prej ballkonit nderkohe qe kazani ishte 20 m larg hyrjes se pallatit. Mos t'flasim kot tani! ti i flak plerat prej makine kur je ne rruge me justifikimin se nuk i mban dot brenda?

te kap policia ketej po te flakesh qesen prej makines. te spiunon tjetri mbrapa teje direkt se qesja tende mund ti zeje xhamin e makines se tija. kur je ne autobuz nuk te le shoferi, kur zbret nga autobuzi, per pushim, jane vende te posaçme me kosha plerash e ku duhet te hash e çlodhesh.

pra çdo gje eshte e menduar holle. 

por mua as kjo nuk me pelqen, se i heq robit personalitetin duke e kthyer ne automat.

une si enveri, do ndaloja makinat dhe qeset nga perdorimi ne shqiperi. s'do imitoja asgje te botes kapitaliste. se ne shqiptaret nuk jemi bere per te.

me gamor le te shkonte katunari nga fshati ne qytet.  

po rri o keshilltar, u ben me qese katunaret, me trajse jane ambientalistet ne berlin e new york, katunari yne i do groshet e sheqerin ne plasmas - ne maqedoni ta shesin qesken, e te shohesh fshataret qe mbushin xhepat e cizmet, ndonjeri edhe kapelen 

po Baxhaku vet mori pjese ne pastrim?smiley     apo  Baxhaku  e ndoqi  gjendjen  nga  siper, dmth pozicioni i kronikanit  qe pasi observoi  me kujdes   kush  ishte  e kush nuk  ishte  ne aksion,  beri dhe reportazhin e rastit..smiley

Nderkoh Italia po kerkon justifikim te na pushtoje andej nga tema tjeter smiley

smiley E ka policia ne dore...me i riu..

Nuk do me ja dit njeri, ka hup publikja

prandaj duhet sa me pak nga kjo.

mire e ke ti vllajo, do me rikthy rendin skllavopronarsmiley

ne france rruget (autostradat dhe tunelet) jane private (prandaj s'ka letra). shteti borgjez qe po ndertojme privatizimin ka ne berthame te tij. s'ka njeri plehra ne shtepi te tij, i hedh keto atje ku nuk ka zot. 

prandaj duhet vene nga nje zot kudo. pastaj s'ke ku hudh me asgje.

 Kjo e shtunë na bëri edhe një herë me dije se terma të tilla si “së bashku”, “solidaritet”, “vullnetarizëm”, “respekt reciprok” e të tjera si këto janë një gjë që ne, nëse i njohim, në rastin më të mirë i lidhim me kohën e komunizmit kur këto përdoreshin të sforcuara, të imponuara dhe vend e pa vend deri në neveri.

edhe pyet ku jane njerzit pastaj...!!me duket se autori nuk ka kuptuar asgje, aty behet fjale per nje kerkese mbeshtetje qe u eshte drejtuar komunave e bashkive..c'hyjne njerzit ketu? apo mendon se ne evrope njerzit kur shohin dike qe pastron shkojne e i marrin fshesen nga dora?

Te nxjerrin mesueset gjate veres meqe rrine kot. Llogjike idiotesh!!

.

Une ndalova dhe ju dhash nje lidhje me uje. Me erdhi shm keq, per keqperdorimin qe i behet ushtarakeve, vetem e vetem qe te bejne lajm ustallaret e "top qenit".

.

Po ai paska qene art o Ruzhe!! smiley
Ti kishe bo i resme.

mire ka bere se mos ta hane supen kot si derrat, por duhet ven ushtaret ti kalbin ne dru ata qe hedhin plerat rruges, se qytetari hidh plera e ministria pastro ,nuk i dilet keshtu

Dmth pune me duk? Te nderuar!!! Nuk eshte turp qe ushtaret/ushtaraket kane ndyer duart ne kohe paqeje. E mira do ish ti kishin ndyer te gjithe. 

A ka pas nje koordinim me pushtetin lokal? Mbase pri-mediatizimi i sipermarrjes dhe kerkesa per ndihme e popullates do bente ndonje lek... Mbase eshte eshte bere, nuk e di..

2 jane mundesite per adresimin e ceshtjeve emergjente si kjo e plerave. O akordo fonde per tendera ( qe do cojne ne rrjepje te astarit te brendshem te taksapaguesit), o mobilizo te madh e te vogel...

o mobilizo te madh e te vogel...

Kush ka pare te keqe nga mobilizimi?

Heren e fundit qe u mobilizuam krijuam Shqiperine Socialiste.

Ushtria, gjithmone, prin!!!

Bame e lexove memon per 20 shkurtin?

akoma jo; sinapsin te lutem. 

Titulli i memos ishte:

"February 20: Will PD Commit Suicide?"

Kom vesin e keq qe te lexoj fjaline e pare dhe te funit te cdo paragrafi.  Nje nga te funit thosh "Dead men walking"

Perfitoj nga rasti qe personalisht ta falenderoj znj. Kodheli per kete nisem sa fisnike aq dhe qytetare.

Faleminderit zonja Kodheli

I yti Roni. smiley

Faleminderit Forcat e Armatosura! smiley
(©Roni)

Kishin shurruar ne maje te piramides, vinte era oh zot. dhe miza perqark.smiley

...shife ku e katandisen ushtrine e natos komunistat shife,dune me vu ushtrine per te pastru piramiden e putanit. 
 

...shife ku e katandisen ushtrine e natos komunistat shife,dune me vu ushtrine per te pastru piramiden e putanit. 

piramida eshte ndertuar me parate tona jo te Atij.

Te trajtosh njerin prej problemeve nga me shqetesuesit, te shoqerise se sotme, sic po jepen opinionet, me e pakta gje eshte mjerim intelektual.Baxhaku englediset me fraza jashte kontekstit, ndersa ne blog... u bien brimave te tjera ne kavall.Cili eshte problemi?
Nje Shqiperi qe mbulohet kudo nga mbeturina, nga plehra.Nje shoqeri qe ndyn ambjentin.Nje kulture shoqerore e papergjegjeshme.Nje trishtim qe duhet te na perfshije te gjitheve ...e jo vetem ate qe paska pare burxhaku.Nuk e keni pare tere vijen bregdetare.Mbuluar e tera me qese, shishe dhe plehra.
Jo vetem ushtrine ...." gjasme e Natos" por edhe gjithe c'mund te mblidhet per te hequr sa te mundet nga kjo toke e ndyre ....per 23 vite !
Jepni dot mendje si mund te behet? Jo! Ahere flisni per ....diktaturen !

Ca te boje dhe ky fakiri.E habit vehtja me arritjen dhe shperdoron fjalorin pertej objektivit.Sekush i ka thene qe te folurit fort e ben grigjen ...te te doje fort!

Gjithe diten dhe gjite naten, tha! Te lodh me detaje te teprume!

Me siguri Kodhelit ja kane dhene kete ide "miqte" albanezi korifillaqis !!!!

Një mënyrë mjaft e mirë për pastrimin e akseve ësht organizimi i të papunve që marrin asistencë duke i kushtëzuar pjesmarrjen (ata që kanë mundësi fizike) me 500 a1000 lek për 6-7orë pastrim dhe mungesën  në kte punë me zbritjen e kësaj shume nga asistenca.

Deri sa të përcaktojnë forcat njerzore të domosdoshme për ruajtjen e pastërtisë në të gjithë territorin dhe krijimin e ndërrmarrjeve në bazë rrethi për pastrim e lidhur kjo dhe me masa shtërnguese për ndotsit e kapur me presh në dorë por edhe sipas dëshmive dhe provave të gjendura në plehrat e hedhura (zarfa me adres etj).

Nuk ësht detyr e ushtrisë pastrimi vullnetar i territorit.Gabim i rëndë i zonjës Kodheli pamvarsisht dëshirës së mirë,   pasi moralisht nuk ësht e drejtë e dyta i heq mundësinë të punsohen një her në javë të papunët duke rritur sado pak të ardhurat e tyre, e treta heq mundësinë e krijimit të vendeve të punës për një proçes të vazhdueshëm siç ësht pastrimi.

Ushtria të stërvitet për ushtri Zonja Kodheli  dhe për ndihma në rast katastrofash natyrore  ose njerzore ejo për pastrim territoresh që s'janë në pronësi a përdorim të saj. 

Mentalitet totalisht "komunist" ne sensin diktatorial te fjales! Ushtaraket jane njerez te punesuar si gjithe ne. Nuk ka asnje rresht ne kontraten e tyre qe te justifikoje qe t'i kthesh ne pastrues rrugesh. Po Kodheli jam i bind qe e ka honger kot kete njolle. Nuk mund te jete kurresesi ide e saj kjo idiotesi. Me siguri ai gomari do kete pa nga makina rruges dhe do i kene vra syte plehrat si te gjithe neve. Me stilin e tij jep urdher pastaj (nje here jo nje here ndoshta) mendohu, ka dhene urdher te nxjerrin ushtrine. Se jam i bindur qe nuk e ka fare idene se cialt jane detyrat e ushtrise (si te asnje gjeje ne shtet ne fakt).

Problemi tjeter qe ka kjo nisme eshte se nuk zgjidh asgje. Plehrat ne rruget tona nuk jane te natyres afatgjate. Pra nuk flasim per plehra te ngeluara prej kohesh qe duhen hequr nje here dhe u kry. Plehrat tona jane te "fresketa". Ndaj kerkohet ndergjegjesim i njerzve dhe jo nje show i turpshem nje-hersh. Ndergjegjesimi arrihet ose nepermjet nismave vullnetare, sepse ai qe del e pastron jo vetem nuk ben me pis por edhe nuk lejon te tjeret ta bejne, ose me ndeshkim (kjo per zonat urbane kuptohet). 

Ama kur behen nisma te tilla si "ta pastrojme Shqiperine ne nje dite" qeverite ose e sabotojne (si ne kohen e Berishes nga inati i Tania Fajon) ose i injorojne sic bene keta para ca muajsh.

Ama kur behen nisma te tilla si "ta pastrojme Shqiperine ne nje dite" qeverite ose e sabotojne (si ne kohen e Berishes nga inati i Tania Fajon) ose i injorojne sic bene keta para ca muajsh.

Pak si qesim pjesa e fundit e fjalise.  Ngaqe gjate asaj dite qeveria por edhe bashkite u perfshine ne nje forme ose tjetren, m'u deshen 10 e kusur komente per te sqaruar Bradin qe nisma eshte ne fakt e shoqerise civile. 

Ushtaraket duhen per te ngarkuar arme per demontime ne Gerdec. Kishte lezet ushtria atehere. 

Dini gje cu be ai shefi i shtabit te pergjithshem qe eshte denuar me 6 vjet burg ne Shqiperi sepse bashkepunoi me Mihal Delijorgjin ne masakren e Gerdecit?                                                                                                    

Dhe kur e mendon se kush ishte llogjika e atyre qe drejtonin shtetin e asaj kohe: kujdes me letrat !

Akoma nuk ka fillu lukunia me Kodheli ka dashnor dhe Rama ka rraf 4 gra, bile njeren e ka hedh nga shkallet?

trishtimmi nuk eshte vetem i Kodhelit  por i çdo shqiptari me dy fije mend ne koke. plehrat po e mbysin Shqiperine dhe ska ushtri qe e zgjidh ket problem

Shqetesim eshte pislliku jo ushtria qe po e pastron,si popull jemi ku therret qameti,pastrojme vetem brenda mureve te shtepise,pastrimet e siperfaqeve te medha duan organizim nga shteti me tendera,taksa etj
 

Per shembull analog, ne US, Garda Kombetare, Rezervat Ushtarake, te cilat jane pjese e ushtrise, luajne rol aktiv ne zona ku ndodhin fatkeqesi natyrore (natural disasters), duke perfshire pastrimin dhe sistemimin e territorit. 

Situata e plehrave ne rruget kombetare, ne grykederdhjet e lumenjeve, ne kufijte eshte pak ta cilesosh fatkeqesi.  Nuk eshte cudi qe ushtria ndermerr nje aksion civil ne nje situate te tille.  Eshte fatkeqesi qe civilet nuk jane te perfshire. 

Ne projektin "Let's do it Estonia 2008", projekt i cili eshte shperndare tashme ne shume vende te botes (perfshi Shqiperine qe u be vjet) ushtria ishte pjese e ketij aksioni, jo vetem me logjistiken, por edhe me pastrimin.   Per Nato merakcinjte, Estonia u be anetare e Natos ne 2004. 

Fatkeqesite natyrore SHPALLEN nga autoritetet perkatese, vetem atehere ndodh edhe nderhyrja e ushtrise. Eshte shpall fatkeqesi natyrore? JO! Se si eshte gjendja pastaj ne grykderdhje, autostrada e derci verci ka pak rendesi. (Jo per gje por te pashe shume te shqetesuar per proceduren dhe rregullat te tema e hekrave te presidences)

Sa i perket ksaj Let's do it Estonia 2008, me sa pash ne internet ushtria ishte ne suport te nismes, jo ne ball te saj. Pra ju ofroi VULLNETAREVE ndihme logjistike me mjete te renda e me the te thashe. 

Sa per "fatkeqesine" e mosperfshirjes se pushtetit lokal apo individeve te thjeshte ky eshte deshtim i Kumandares Mimi, e cila nuk beri sensibilizimin dhe informimin e duhur paraprakisht. Nje pyetje e thjeshte, ka degjuar njeri per kte nisme me perpara? JO!! 

 Se si eshte gjendja pastaj ne grykderdhje, autostrada e derci verci ka pak rendesi. 

Monda, mos ja vej re Deionit se eshte konstitucionalist ne shpirt. Nuk i pranon dot vendimet arbitrare. Eshte ceshtje principi.  

Dakort mer Ron, shpall fatkeqesi natyrore edhe oburra. Po kjo e boni per loje politike ne sherbim te reformes territoriale.

nji mazhorance me 85 deputete nuk ka nevoje me bo lojna politike. Lind pytja, lojna politike kunder kujt? Opozites? smiley

Mos u tall me te vdekmit o Deion se nuk eshte mire!

Pse hajn mut pra dum konsensus this and that. Kaloje mer ligjin nqs i ke kartonat edhe hajt shnet.

shi si bo sikur nuk kupto! Reforma kalohet qysh neser, por muhabeti osht qi opozita pervec se antiamerikane te shfaqi dhe fytyren e saj te vertete si opozite dekonstruktive. 

antiamerikane

 

smiley ahh asi nen menge... smiley

Pas protestave Deion eshte Amerika. Po i tregon kufirin Rames, ndryshe protestuesit bejne punen e tyre si ne Ukraine.

Pas dushit te ftohte te Moore per Ramen dhe pas vizites se Nishanit ne shba, opozita ka bekimin e US.

Nuk e kalojne dot sepse PD nuk hyn ne zgjedhjet Vendore te 2015 - es .

Nuk e kalojne dot se nuk kane as numrat (duhen 92-93 vota) por as forcen. Kane popullin perballe. Nese arroganca e hajduteve Rama dhe Meta do ta kaloje me vota deputetesh te blere reformen populli merr ne dore parlamentin.

E dine mire se cfare ndodhi ne Ukraine. Protestuesit bllokojne shtetin dhe Rama me Meten e dine mire.

20 Shkurti 2014 shenon fillimin e fundit te Rames. Rama iken. Me 20 shkurt populli i nxjerr kartonin e kuq Rames, nese ky leviz perseri populli kapercen sistemin.

Shikoje te Enjten Opoziten smiley

Pse hajn mut pra dum konsensus this and that. Kaloje mer ligjin nqs i ke kartonat edhe hajt shnet.

smiley

Ket pytje bejne edhe shkenctaret ne lidhje me lojen makabre te Orkave me fokat e vrara. Pse pasi i vrasin fokat, orkat lujne dhe tallen me to? Kur i vrasin fokat pse nuk i hajne dhe hajt shnet?  

e pame kush ishte foka ne 21 janar Rono smiley

me 21 janare vrane njerez ne "stationary position". Ishte shume e thjeshte per tu qujt arritje. 

jo me jo meqe permene foka e orka...pranej

analogji me mire se "foka e orka" per 21 janarin, mu me duket kjo me drere

 

 

Per pjesen qe dikush ka ose ka patur  detyra funksionale , askush nuk ka nevoje ketu mendoj .As shkallen me te larte te Analeve per Ushtrine . Si ne cdo rast edhe veprimtarine e Ushtrise apo Institucioneve te tjera i shpallin  ..Autoritete Perkatese smiley ( e thash i llaf te modh ) ne se eshte Ligjeshme apo e Kunderligjeshme .Ca me teper llafolloge qe as ja kane IDENE se cfare eshte nje Ushtri dhe per Cfare perdoret ( edhe nji llaf i modh ).  Ushtria zbaton urdhera dhe ne kete rast perdorimi i saj eshte Konform Moralit te nje Vendi e Shoqerie te emacipuar

Ne se vazhdon ky konceptim per kete strukture ashtu sic mund te egzistoje nje "shkundje"  e personelit mjaksor per Higjene e Pasterti brenda institucioneve , fundja dhe ne cdo Institucion per raste e fushat qe mbulojne , mbete ti themi Europes

hape deren se po trokasin njerez te Qyteteruar .Bajraktarizmin edhe bajraktaret dhe ver veret i shtyme ne zgafella dhe i vume nje GUR ne hyrje !

Dhe them per aq sa kene te drejte ver - versit le te drejtojne gishtin nga kryeHajduti Injorant Berisha me Pyetjen

E dini qe kur nderton nje Dicka eshte shume e lehte ? Por per ta mirembajtur eshte KRYESORJA ? Ashtu sic dhjeve sherbimin shendetsor nuk le gje me padhier ne kete vend .Llapaqeneri !*

Pas kesaj le te hapin kasafortat me parate e vjedhura dhe le te paguajne per mirmbajtjen , pa thone ate llafin e MODH para klubeve te PD-it "Mu do me m'tregu frojdin tie " smiley

Bravo Kodheli !

Eshte pikerisht nje nga Detyrat e Ushtrise ne mos me Kryesorja ne kohe Paqeje te jete e Gateshme per te ndihmuar Popullin . Kjo tregon se ky ekip jeton me strukturat qe perbejne nje Shtete Organizuar pa alucinantet e Luftes kunder Alieneve t Ministrit te Staratagjemave alias Imam Bajlldia dhe kryekomandantit smiley Berisha ...oj nene oj nene . Njehere e perdori per Lufte Civile  ne 97 , njehere per te Vrare po popullin ne 21 janar dhe njehere me shume sukses per te hedhur ne Ere nje fshat te tere .

Bravo Metes qe e persori ne vakt per rrugen e Bogoves dhe zgjerimin e rruges Vlore -Himare .

Fatkeqesi qe ne krye patem kryehajdute e kryeinjorante te ekipit Berisha te ushteqyer me idiotizma " antikomuniste " dhe i bene leket e popullir Rrush e kumbulla neper rruge per te mbuluar e fshehur Vjedhjet e Bashes

Ushtria e 'ndenjur " ne kohe Paqe eshte ushtri paradash dhe shtrim Qylymash per Presidente e Bajraktare te felliqur si sqapi i Kopese Berisha me gjith Injorantet qe kane dijeni per "kujt do me i tregu ushtrine ti mer jahu .e ke lexu kushtetuten "

A do shqetesohet Grande Kaka  Mos u merzit Njente kapo ..ty do te lene kapule si produkt cilesor , monument kulture i ruajtur nga shteti .Nuk te pastrojne me c'kam marre vesh smiley

Pas renies se murit te berlinit ne Amerik u ngrit vetiu pyetja po me ushtrine cdo bejme? Shume specialiste ishin te mendimit qe ushtria ta fillonte punen me zgjerimin e shtratit te lumit Misisipi. Por Sadami sulmoi Kuvajtin dhe me pas e dime se si shkoi puna.

 ..shqiperia hyni ne  NATO me profesionalizem e dinjitet  duke dhene kontributin e saj modeste per shume vite ne fushen e betejes kunder terorismin nderkombetar  ne Irak e  Afganistan,  por me ardhjen ne pushtet te  komunistave filloj degjenerimi dhe  poshterimi i ushtrise duke e vene te mbledhe letrat ligjenike te magaziniers Mimi smiley

 

Bravo ushtrise, kete punen e bejne vit per vit te shkretet ne fakt, po sa mbaron vera duken prap plehrat sheshit smiley 

Ky artikull pervecse na kujton protesten e lumit Radika dhe vetvetiu na ben te shtrojme edhe njehere pyetjen se cu be me lumin Radika, nuk jep asnje lloj informacioni per kete aksion te ushtrise, psh, cilat ishin keto 80 kilometra rruge qe u piketuan per pastrim, dhe pas ketij aksioni a u pastruan komplet keto 80 kilometra, nese jo atehere sa kilometra mbeten per tu pastruar, nese po atehere edhe sa kilometra te tjere jane ne total per tu pastruar dhe a do te vazhdoje ky askion dhe kur?

 

cilat ishin keto 80 kilometra rruge qe u piketuan per pastrim, dhe pas ketij aksioni a u pastruan komplet keto 80 kilometra, nese jo atehere sa kilometra mbeten per tu pastruar, nese po atehere edhe sa kilometra te tjere jane ne total per tu pastruar dhe a do te vazhdoje ky askion dhe kur?

smiley

 cilat ishin keto 80 kilometra rruge qe u piketuan per pastrim

..kjo puna e pastrimit te rrugeve nga ushtria eshte bo si ajo meseleja e hapjes se tokave te reja ne kohe e merhumit qe e kalum ene siperfaqen e Europes smiley  

 

Pse se perdorin ushtrine edhe per te pre lidhjet e paligjshme te dritave per te ule humbjet e CEZ

Trishtim duhet te na sjelli perdorimi i ushtrise dhe i forcave xheniere ne Gerdec. Nuk do kish qene turp qe kesaj iniciative te i ish bashkuar edhe ndonje person qe e ndjen veten qytetar.

Sa here nigjoj per Ushtrine Shqiptare me kujtohet Shefi i Shtabit qe as nuk ndenji per gjyqin e vet nga Atdheu i vet qe ishte betu qe do e mbronte me jete. 

Ushtria Shqiptare sikur mut te pastroje per dhjete vjet nga gropat e gjithe katundeve te Shqiperise, nuk e shlyen dot ate turp. 

Keshtu qe asnje trishtim nuk ka ketu qe Ushtria Shqiptare u la vetem. 

Gjithe korpusi i oficereve tane duhet shkarkuar me ceremoni duke ja shkly spaletat. 

Pastaj lopata e mutit ne dore. 

 

po se ca bojn kto gjith diten....mbrojne atdheun? ahahaha

te pakten kshu qisin i cik djerse per rrogen qe i pagu poplli

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).