Sipas një vendimi në mbledhjen e djeshme, qeveria ka miratuar uljen e pagës minimale në Shqipëri, duke e çuar atë nga 22 mijë lekë në 19 mijë lekë. Kjo sipas vendimit “për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”. Efekti i vendimit nis në 1 janar 2014. 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.1114, datë 30.7.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1.    Në titull dhe kudo në përmbajtjen e tij, fjalët “… të ligjit nr.7870, datë 13.10.1993, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, …” zëvendësohen me “… të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, …” dhe emërtimi “Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta” zëvendësohet me “Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”.
2.    Në shkronjat “f” dhe “g”, të pikës 1, të kreut I, “Mbrojtja dhe sigurimi i detyrueshëm”, pas fjalëve “… vetëm për degën e pensioneve …” shtohen “… dhe për sigurim shëndetësor ...”.

3.    Pika 2, e kreut II, “Paga bruto dhe paga minimale”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 19 026 (nëntëmbëdhjetë mijë e njëzet e gjashtë) lekë. Paga maksimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, të jetë 95 130 (nëntëdhjetë e pesë mijë e njëqind e tridhjetë) lekë. Paga maksimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shëndetësore, nga data 1.1.2014, të jetë paga bruto, sipas përcaktimeve në pikën 1, të kreut II, “Paga bruto dhe paga minimale”.

Për të punësuarit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen me ligjin nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, paga minimale mujore për llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 111, të ligjit të sipërpërmendur, e cila nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale, e përcaktuar në paragrafin e parë, të kësaj pike.”.

 

Për më shumë: Vendime të Këshillit të Ministrave, miratuar në mbledhjen e datës 12 shkurt 2014

81 Komente

Ku jane te majtet? Ketu duhet te flasin vetem te majtet. E shikoni se cfare ben qeveria qe votuat apo jo?

Po ca te benim o keshilltar? Hajde fole njeher

Edhe ti besoj qe vlen! Bashkohu me marshin qytetar kunder qeverise se MASHTRIMIT. Nuk eshte e thene fizikisht, por shpirterisht. Me 20 shkurt 2014 protestohet edhe per ty.

m'rregull ja u rrezua ... pastaj? 

Pastaj te ike mashtruesi dhe eshte nje hap pozitiv.

po qysh te iki? prandaj ja dhan pushtetin qe te iki? nonono nuk dorzonet kollaj pushteti

cili ekzaktesisht? Rama? Tjeter njeri te iki apo vetem ai? 

ne koalicion vetem njeri eshte i pazevendesueshem.

gjithe te tjeret (rama perfshi) jane te negociushem. 

ps. na duhet nje opozite e lumtur...

Djali Vatanit, biri i vegjelise, njeriu i puneve te mira etj etj

Garancia. Siguria. Mendja e fjetur e popullit.

sigh .... gjynah ... sd'i c'te them 

Per nje opozite te kenaqur, Koalicioni eshte gati te beje shume me teper se kaq. Vetem te hapin gojen (pa gerthit).

eee jo pa gerthit s'ka! 

smiley

Koalicioni i ka veshet pipez. smiley

 

How about this: me ja len edhe pozit edhe opozit, mbase dicka ecen

Rilindja eshte e zene me fugonat...

shume jane lodh me e sqaru me pika terriverr. Troc, do jetosh mo keq lale.

Nuk kane ulur pagen minimale por thjesht shifren qe merret per baze kur llogaritet perqindja e sigurimeve qe paguan punedhenesi.

S'di.Kjo s'duhet te jete normale. Ideja eshte qe te ulnin taksat per te reflektuar rritje rrogash. Po keta thjeshte po pastrojne shifrat qe njerzit e shkrete te mos kene mundesi as ti duket vetja sikur marrin pak me shume, sec marrin realisht. Shume keq me vjen!

ulet paga minimale......

 

-akoma..?!    po kjo ishte minimale..smiley   sa do ta tkurrin me shume..?!

..smiley

E mo se nuk është me vërte, është për efekt.

Dmth ti pret qe disa nga keta qe komentojne ketu  te mendojne ?                               

 Nje qeveri socialiste, e cila fryn buxhetin e saj me leket e te varferve? E padegjuar me pare!

Kta jan facista mer facista

po ashtu eshte, thurrin reforma per te mbrojtur bisneset e tyre

tkurrje per efekt smiley Ecet rruges me xhepat plot ?

Rilindasit, mir qe e ndigjuan zerin e FMN qe po ngulmonte per uljen e pages minimale, por zerin e eksperteve vendas dhe te emigracionit, kur do e ndigjojne. 

Ndoshta pasi injorantet vendas dhe te amigracionit te heqin dore nga shitja e pordheve.

Ustaaaa, 1) kush eshte me pordhac, ai qe nuk ndigjon dhe mban hunden perpjet duke kujtuar se i di te gjitha, apo ai qe flet, qe jep mendim.

2)Kush eshte me pordhac, ai qe eshte menefrego dhe shpreh nenvlersim per çdo mendim, duke e kamufluar kete qendrim me nje forme te shkelqyer por fallco, apo ai qe ngulmon tek mendimi i tij , ndonse edhe pa takt, per shkak se nuk di te perdori forma te shkelqyera fallco.

3) Dhe çfar sheh ti tek nje mendim, qendrim, njeri ; Formen apo Permbajtjen. 

kaq hapesire ka shteti shqiptar, kaq ben. Uroj pas kesaj mase te marre te rriten pensionet

bulktho, meqe permende Italine ti,  neser jep doreheqjen kryeminstri Letta, thone lajmet e fundit..

teme lapidar. bookmarkable.

Eh !....sa halle ka makroekonomia!

Ndryshime për kontributet shëndetësore: Paguhen mbi pagën bruto   MONITOR 

Qeveria miratoi disa ndryshime në VKM nr 1114 për kontributet e sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Në lidhje me këtë Ministria e Financave sqaron se ndryshimet nuk prekin nivelin e pagës minimale për efekt kontributesh, e cila ishte dhe vijon të jetë 19,024 lekë/muaj. “Ky nivel page nuk ka lidhje me pagën minimale në shkallë vendi që është 22, 000 lekë në muaj dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë.
Financat sqarojnë më tej se bëhet fjalë për ndryshime teknike dhe pasqyrojnë në ato të miratuara në dhjetor 2013 (paketa fiskale) për sigurimet shëndetësore, e cila heq tavanin e pagës (5-fishi i pagës minimale) për llogaritjen e kontributit shëndetësor me shkallë tatimore (ishte dhe mbetet) 3.4%.
Me ligjin e ri, kontributetet shendetësore paguhen mbi pagën bruto (e cila mund të jetë 110.500 lekë/muaj, apo 123.000 lekë/ muaj) me shkallë tatimore 3.4% (1.7% e paguan pronari dhe 1.7% punëtori).
Me ligjin e vjetër që ishte në fuqi deri me 31 dhjetor 2013, kontributet shëndetësore paguheshin për pagat në nivelin jo më shumë se 5-fishi i pagës minimale (19,024 lekë) që shkonte rreth 95 mijë lekë/muaj. Pra, edhe nëse personi e kishte pagën 120.250 lekë në muaj, paguante kontribute për pagë jo më shumë se rreth 95 mijë lekë në muaj” bën të ditur Ministria e Financës. 

 

respektivisht 1.7% mbi pagen bruto, rrit detyrimin e punonjesit por ul kontributin e punedhenesit. 3.4% (ishte dhe mbetet). Sa e kane pagen mbi  95 mije leke ne muaj atje? Ngado qe ta kthesh, nuk ka kuptim

Nqs doni te jetoni te jetoni si ne Finlande ulni koken dhe degjoni qeverine. Ne vend qe t'ju ngrihen vetem taksat qeveria mendon nuk bohet nej dem i madh qe te ulet edhe rroga. Duke u rrit taksat dhe duke u ul rrogat qeveria do kete me shume leke ne dore qe ti investoje ne shkolla, spitale etj. dhe ju do keni me pak shanse te hallakateni neper dyqane per me ble gjona koti. Aq leke sa do ju ngelin mund te hani qofte dhe nej birre per gjithe mujin. Apo jo Pjer?!

Ne vend qe te blejne 5 qofte Dajosho, te blejne 4 smiley e ka thon dhe shkenca, se mishi te ben dem, duhet te hajne zarzavate dhe perime. Nuk ia dijshim socializmit ne, qe na e mbushi barkun me perime dhe zarzavate smiley asnje me kolesterol. 

He mer shyqyr se na ishin mesu veshet gjithe keto vite vetem rritje page.

 Cfare mund te bej me 19 mijë lekë nje i rritur makar edhe 22 mije leke pagese ne muaj! ? Ndoshta prandaj shqiptaret merren me droge dhe krime te tjera, per te mbijetuar! Si Sinani nga Vlora, vrases me pagese! Asnje mundesi tjeter per te rinjte dhe te ardhmen e tyre! Dakort me 100 e ca dite ne pushtet te Rilindsave nuk mund tu kekohet llogari, por kjo eshte gjendja e keqe qe shoqeria shqiptare ka trashguar nga aveturieret gangstere te politikes qe po plaken ne politike dhe asgje nuk bene per te luftuar varferine ne Shqiperi! 

Kete mendoi dhe qeveria kur uLi pagen minimale , c'boni 19 mije ne muaj c'boni 22 mije ne muaj , po i muhabet eshte tha smiley

jo, ke te drjete ti,  keni rast te rrezoni qeverine me 20 shkurt, berisha kishte 10 mijra dite ta ngrinte rrogat dhe e ngriti deri aty tek 22 mijshja, ky e uli tek 19 mijshja, per 101 dite !

Pytja osht a ja vlen te ngrihesh ne proteste byth me byth me berishen per 3 mij leke?!! smiley

Jo byth me bythe por edhe ne distance 100 metra larg tije je bere automatikisht milioner smiley

e ashtu ka thone ai, "me ne fitojne te gjithe" smiley por vetem 10% se! 

Po besa,milionere, dhe te mendosh qe pjesa me e mire e tyne kane qene barinj n'tropoje.

Njanit prej knej, qe pat shku n't'irane para 90, i paten karratu kto rreshtat

le e rrit bari n'Fane

la brekushat n'stacion t'trenit

e u ba garip n'tirane  smiley

Ri ti pjetro rri ne anen e gabuar , keta mire qe ste japin gje por te ulin dhe rrogen smiley

partine ta kemi te forte smiley

Gjo e mire kjo. Me kujtohet qe edhe xhaxhi Enver na i ulte here pas here rrogat. Ngaqe kane rone cmimet, na thoshte.

xhaxhi enver i kishte fix rrogat, 1 me 2 

1 kos 2 uje smiley

mosha mesatare  e jetegjatesise ishte 65 vjec, ushqimi ishte organik  smiley ajri i paster, dilje ne pension 55 vjec intelektuali dhe 60 vjec puntori smiley  shendetsia falas ect ect 

E vertete. Nganjehere bile rri e menoj: cfare dreqin deshem ne atehere ne 90 qe u ngrejtem kunder qeverise se Ramiz Alise. Kot ere kot, po kaq dishim!

per t'u cudit me gjith men. T'gjitha vendet qe na rrethonin e kishin ajrin sketerre, pejsazhi si shkretetire kudo qe t'shkelje, Itali, Greqi, Jugosllavi...vec te ne gjelbronte jeshili dhe t'mbusheshin mushkrite. Se dihet boterisht qe ajri i nji vendi nuk mund t'shkartiset me ate te vendeve te tjera se e ndalon ligji

e ma mend ilirjan, as Cernobili nuk na preku, per t'u cudit. Nuk u pa e arsyshme me u hedh drithi e perimet, le pastaj me u asgjesu bagtia

qytetet e shqiperise kane ajrin me te ndotur sot, pejsazhet me te shemtuara te qyteteve urbane qe mund te kete patur ndonjehere shqiperia leri te tjerat. a po,  ka lirine e fjales, njesoj me ate te pordhes! dhe ku ne Kuvendin e Burave! 

po ci qr te drejtes se fjales mer! kush e futi n'hesap iher? une po ta perforcoja mendimin qe ne ishim te vetmit qe kishim ajer t'paster sepse ajrit armik nuk ja mbante suma me kalu kufirin dhe me u shkartis me ajrin tone

Booo, me ke kujtu kur kam dale per here te pare ne 91 me makine ne Maqedoni. Knej nga ana jone kodrat e zhveshura me dhe te kuq, tek tuk vetem ndonje shkemb ( i kuq dhe ai) dhe noi zhapik qe kalonte rrugen. Sa kalojme kufirin maqedonas bar, jeshilllik, zogj qe knojshin neper peme. Ndaloi makinen shoferi me nji hije dhe dalim te dy nga makina duke hudh syte rretherrotull me nje ftyre "ik se tallesh!". Ne sikur na kishte denu edhe Zoti mer jau! Le Shkupi pastaj qe na dukej si Los Anxhelos.

vecse zhapiku jon i kuq ka qene bio kurse ato zogjte anej te rrit me hormone. Kte po themi une dhe ilirjani

cmimet kane rone me verte, ne koke ihere per ihere.

Ka dicka qe nuk shkon ketu. S'e ka perdorur asnje deputet dhe asnje media kete lajm per kunder PS. 

...ca ankthi duhet te jete

sepse eshte bere per biznesin, ku hane te dyja partite, sala e beri per te fituar vota, tani nuk i rruhet

Shiko, se po te dush ta shofesh ceshtjen me optimizem, kjo ulje rrogash i jep nje mundesi te madhe qeverise socialiste qe ne pak muaj, tia ngreje rrogat prape popullit ne nivelin ku kane qene.

Po kot nuk thote ajo shprehja popullore qe po nuk ule nuk ngre.

Tamam. Edhe po nuk hoqe, nuk ve.

Po nuk vodhe nuk dhuron
Po nuk shave nuk lëvdon
Po nuk dhjeve nuk shurron

Cfare efekti do kete kjo per xhepat tona, se une s'kuptova hic gje, pasi kete muaj e mora me rritje rrogen ?

Paul Krugman nder te tjere ka analizu idene e uljes se pages minimum me qellim rritjen e punsimit. Sepse kjo zakonisht ka qene dhe ideja e atyne qe kerkojne ket gje (pritshmeria e kundert kur kerkohet rritja e nivelit te pages minimum -> ka per t'u shoqeru me rritje te papunsise). Shkurt fare, Krugman e rrezon idene e uljes se pages minimum qe ka synimin te rritja e punsimit dhe argumenton se pse kjo nuk ka shume mundsi te ngjase biles, e kunderta ka gjasa te ndodhe

Deputetit demokrat, Florion Mima, i ka rënë të fikët në parlament.

Ai shfaqi probleme edhe kur mbajti fjalimin e tij në mbyllje të seancës maratonë.

Një autoambulancë ka mbërritur tek Kuvendi.

Nuk dihen ende arsyet se përse Mima nuk është ndier mirë gjatë seancës, por kryetari i Kuvendit, Meta caktoi disa minuta pushim. Burime nga PD thanë se tensioni i ulët dhe uria kanë shkaktuar dobësi në shëndetin e Mimës. Të njëjtat burime bënë me dije se Mima ka ndjekur seancën prej disa orësh në Kuvend pa ndërprerje dhe pa pushim. Si duket kjo është reflektuar në orët e mbrëmjes në shëndetin e tij.

smiley  smiley

as me honger nuk po i le Berisha!

Aty Atyyyyyy

Te me ndjesh, po mua s'me duket ndonje lajm per te qeshe ky. 

Gjynah!

Sa i dhuroi Rames bluzen e Juves, e paskan heq Letten ne Itali. smiley

Juvja rrezikoka dhe kampionatin atehere smiley

keq i ka punet smiley

Tu thafte goja! Po atij Lettes mire ti bohet kus shko e bo pis bluzen e Juves.

Ej po pse keni marre kot keshtu smiley. Po faji eshte i admin qe poston akte ligjore apo nenligjore pa interpretimin e nje juristi.

"Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 19 026 (nëntëmbëdhjetë mijë e njëzet e gjashtë) lekë."

NUK ESHTE ULUR PAGA MINIMALE MUJORE. Kjo qe lexoni quhet page minimale vetem per te treguar bazen mbi te cilen llogariten kontributet. Nuk ka te beje fare me pagen minimale te vertete. Eshte thjesht hipotetike per efekt te llogaritjes se kontributeve.

permendja e pages min eshte hipotetike, por raporti  kontribues-perfitues i kesaj skeme eshte i sforcuar pak.. duke marre parasysh shume faktore ekon

Nga artikull duket qarte qe keto kane dasht me e ngrejt minimumin e pages, po si duket nga pakujdesia e kane ulur. Ai qe ka fut formulen do e kete kopju gabim. 

He mo çkeni?

 jo më pak se 19 026 (nëntëmbëdhjetë mijë e njëzet e gjashtë) lekë

 se mund te ishte edhe me pak prandaj merreni me optimizem. smiley.

 

kur do bohet mbledhja e kabineteve, e ministrave shqiptare me ato te turqise?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).