Kolegë, miq, qytetarë të thjeshtë dhe të afërmit do i japin ditën e sotme lamtumirën e fundit artistes së madhe Vaçe Zela e cila ndërroi jetë dy ditë më parë.

Homazhet në nderim të këngëtares do të fillojnë në orën 10:00 në Teatrin e Operas dhe Baletit. Trupi i këngetares mbërriti ne Tiranë ditën e djeshme rreth orës 17:00 për të çuar deri në fund amanetin e saj për t'u prehur në Atdhe.


Pranë këngëtares në çastet e fundme kanë qenë i shoqi, Pjetri dhe e bija, Irma. Prej vitesh ajo jetonte në Bazel të Zvicrës, ku prej pasionit që pat për lulet, fqinjët e thërrisnin, "zonja me gishtat jeshile".

44 Komente

Uroj qe partite politike te mos ndahen ne kete kortezi. 

Zonje e Madhe qe me egzistencen tane ke permirsu egzistencen tone.

U prehesh ne paqe!

20 views dhe vec 1 like. Dhe ankohemi per te tjerat pastaj.

si eshte  puna e talentit....  kur ngjitej Vaçja ne skene, gjate interpretimit,  nuk kishte nevoje  te hapte  duart, apo te bente gjeste  e pantonima..  thjesht  kendonte dhe pushtonte gjithçka me zërin e saj!

 

Nepermjret homazhit per te madhen dhe te magjishmen Vaçe Zela, edhe nje homazh per festivalin e 11. Nuk e di por mbase eshte i njejti Leonard qe e kemi dhe ketu anetar te ketij oazi... Sidoqofte, i takon nje falenderim i madh autorit te ketij kolazhi....

sa pak kemi si Vacja, qe mund te bashkoje te gjithe, pa asnje dyshim

Kur do bejne nje album te kengeve te Vaces? 

Apo eshte bere dhe s'e dime?

Nuk e pashe funeralin e saj, por lexova qe kishin vene kenge te Uitni Hjustonit. S'e kuptoj, sinqerisht. Shpresoj te mos kete qene e vertete.

As m'u s'me korespondon,por kur e menon,nje artste e madhe qe po iken,s'ka te keq te percillet me nje artiste te njellojte qe s'asht. smiley

Pashe nje kronike ne lajme.  Ne TKOB gjate homazheve ishin kenget e Vaces.  Kur po e nxirrnin nga godina ishte kenga e Whitney Houston "I will always love you."  Me thene te drejten s'i kushtova dhe aq rendesi.  Me shume pershtypje me beri, te pakten nga pamjet ne kronike, numri jo aq i madh i njerezve.  Mendoja se do kishte me shume. 

Sot pata ca kohe dhe po degjoja kenget e saj.  Shume veshtire te mbash lotet.  S'do i themi dot kurre "Faleminderit" mjaftueshem. 

Prej vaces  nuk mbaron kurre "Lumturia " qe te jepte zeri Hyjnor i saj .

Kur kendonte ka pas qene nje menyre per te kthyer artistin ne skene me "Bissss " e shoqeruar edhe me duartrokitje .E ndiera nuk ka bere vaki ndonjehere qe te shpetonte nga Bisssss . Por organizatoret gjenin ndonje marifet dhe amortizonin spektatoret e elektrizuar prej interpetimit te saj . Me kete rast largonin dhe kengetaren nga lodhja .

Ne se do te mos nderpritej  " Biss "...ajo akoma do te ishte ne Skene  ashtu sic eshte Biss sa here qe futesh ne faqen e kengeve te saj ..dhe keshtu do te Mbetet ! Biss i perjetshem !

Vace Zela ti jeho

Ne te bukurin atdhe.....

Na rrenqethi mishin.

U prehte ne paqe zonja e nderuar
 

Kam qen larg kaq vjet dhe nuk e di a i eshte bere ndonje vleresim gjate kohes se demokracise ne Shqiperi kesaj gruaje artiste legjende nga shteti ?

U prehsh ne paqe e nderuara  Vace Zela. Ti do te mbetesh e embel ne memorjen tone ashtu sikurse zeri yt i pavdekshem.

Ndersa zbriste per here te fundit shkallet e skenes ku kendoi me zerin e saj te mrekullueshem, te gjith ne kuptuam se bashke me vacen po largohej prej nesh dhe nje copez jete. sot te gjith ne kuptuam, se ashtu ne heshtje, ajo paskesh qene nje pjese jete e sejcilit prej nesh. te gjithe ne , geget , tosket, leberit , maloket, lalucet , tironcit, gollot , jevgjit , hajdutet , kriminelet, hamenjte , hipokritet, socialistet, demokratet , komunistet , fashistet , ballistet e zogistet , te gjithe pa perjashtim, por edhe ndonje parti vampiresh a zombish a ndonje parti guresh po te kish pasur, te gjth , te gjith pa perjashtim do te shndroheshin ne nje cast te vetem ne njerez per te pasur mundesi te lotonin vertete si njerez....lamtumire vace!

(Nga nje miku im)

Rihapja e kishës dhe e xhamisë së parë në Shkodër, në nëntor të vitit 1990, pas ndalimit të gjatë gati një çerek shekulli, qenë shprehje e harmonisë dhe e vëllazërimit ndërfetar përballë regjimit komunist që ende ishte në fuqi. Bashkëpunuan djemtë e rinj katolikë e myslimanë në kishën e varrezave katolike. Dikush tha se po vinin forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe do t’i arrestonin të rinjtë që po punonin. Një nga djemtë katolikë u tha shokëve myslimanë: “Largohuni! Ju të paktën shpëtoni. Ne jemi të vendosur me dekë këtu nën strehën e kësaj kishe”. “Në qoftë puna për me ba dekën, do të vdesim bashkë”, - u përgjigjën djelmoshat myslimanë. Na nuk luajmë vendit pa na marrë shpirtin”.

Megjithëse atëherë isha shumë i ri, akoma i kam të freskëta kujtimet e atyre ditëve, ku shumë vullnetarë katolikë punuan bashkë me vëllezërit myslimanë, për të përgatitur Xhaminë e Plumbit.

Kush mund të thotë se qenë më shumë katolikë se myslimanë në atë grumbullim të pafund njerëzish që mori pjesë në meshën e parë që drejtoi Dom Simon Jubani?

(Genti Kruja Sociolog)

kshu patrioto, ka gjona qe i bashkojne njerzit, e kjo eshte baza e cdo shprese, kur e mendon.

Une Vacen (u prehte ne paqe) nuk e kam pas kushedi se c'idhull, me thene te drejten, biles kam pat mendimin qe ajo kulmin e vet e ka pas paaak para se te behej e famshme, e pastaj nga ajo lartesi everestiane filloi renien graduale, mirepo respektoj pa fund aftesine perbashkuese qe ajo kish nder njerez, dhe kesi personalitetesh, qe kane kete aftesi, jane asete te pakundershtueshme te njerezimit. Do ish e nje vlere te pamendueshme nje Vace ne politike, per shembull.

ps. nga kohet qe nuk vijne me, kam pas degjuar shprehjen e trinise se shenjte: Vace, Gim Fag, Panajot. 

Nën ritmet e këngës se Whitney Houston,“I will always love you", trupi i saj mori rrugën drejt banesës së fundit

smiley

 Pra i bie qe, kengatarja qe nuk pranoi te jepte qofte edhe nje autograf gjate gjithe jetes se saj, u percoll nen tingujt e nje tjeter kengetareje, simbol i star-system par excellence. Ironia e fatit ! (te gjenijve).
Po ta dinte kete Vaçja, me siguri do kish buzeqeshur ashtu siç duhet te kete buzeqeshur kur i kerkuan nje autograf, do ngrinte supet e do shtonte : "nuk jam mesuar me te tilla gjera".
Full circle : Vaçja ka prekur (si pakkush!) pavdekesine (jo ne sensin figurativ te fjales) ; prova eshte kjo qe them me lart.

Dhe tani, vini kufjet e ngrini zerin : Mirmengjes !

smiley

 

 Pra i bie qe, kengatarja qe nuk pranoi te jepte qofte edhe nje autograf gjate gjithe jetes se saj

 

deklarat e guximshme kjo Stalker, ku e di ti qe Vaçja  nuk ka dhene as edhe nje autograf..?smiley

Kur anonimi shkoi t'ja kerkoje nje te tille ne menyre spontane, ajo tha jo ! Kaq majfton !!

(imagjino sikur te kish thene po : ç'banalitet !!!)

se prapthi i bejne punet keta meluner ,pse duhej percjelle vacja me kenget e dikujt tjeter?

E paharruar ne zemrat tona ! smiley

Vaces i ndrite shpirti atje ku ka shkuar.

Mua ma peshtirosen surreterit e Bashes, BErishes, Topit, Moisiut etj qe smund te rrinin pa llapur dhe ne kte rast.

A smund te mbjane pak zi ne heshtje kto legena

ca organizatore legena bejne kto lloj programesh per funeralin e nje njeriu shume te dashur per popullin.  PSe se lejne popullin ta qaje rehat.

bah...

Vaçja dhe tabani..  

 

sec ka kenduar edhe nje kenge myzeqare me Hysni Zelen,  por spo e gjej dot

A ekziston ndonje antologji muzikore me regjistrimet e Vaces? Nese jo, sic dyshoj te jete, do te ishte interesante te dihej pse.

U prehte ne paqe!

kamunistet ia kishin bere bene Vaces , trillonin historira per jeten e saj te shthurrur , pasi e permendi per mire AI ne nje fjalim e lane te qete.

Vdiq Vaçia.Por pas la një emer të madh si këngëtare.Por la dhe një përvoj,që ja ngre vlerat më shumë si njeri,që nuk ndoth vare këtu tek ne.Vjen një dite dhe del në pension.E la këngën ,kur e la po themi, zëri.Ndroi sistemi,ndroi dhe mënyra e të kënduarit,gjith çka ndryshoj.Mbreteresha shkoi larg në Zvicer.dhe bëri jetën e saj pa u qarë e pa u ankuar.As bëri mëndje madhen,as.bëri interesanten.Se mund te thoshte "bera kete" "une keshtu"e "une ashtu",ose "ku dini ju me".As nje nga keto.Beri jeten e saj me vajzen pa u ngateruar fare.ne problemet e kohes.Nje mesim i mire per politikanet e sotem.dhe sidomos per Salen.Zotnia ka 20 vjet ne politike.I dha te gjitha,i provoj te gjitha.U be president,mire.E hoqen me dhune nga presidentlleku.E nxori kujnin ne 98"Po themi prap mire se hlbete u prek ne seder.E hoqen me dru,dhe nuk kishte lezet.Erdhi dhe u be k.minister.8 vjet bere cfar deshe prishe shkaterove vodhe bere dhe ndonje rruge.U munde me vote te lire,tani shko ne shtepi dhe meru me kujtime.Jo per gje por kur te vdesesh te ndezin njerezia nje qiri te varri.

U prehte ne paqe,Me ne fund vendin e saj prej nga kish ardhur.Ne korin e engjejve....Nje klass e pazakonshem ne terrorin e zi ku ajo kendoi...

Aktori Astrit Çerma shkroi sot ne FB disa kujtime të vetat për këngëtaren legjendë Vaçe Zela: “Më kujtohet në ato vite kur u vendosën televizorë nëpër ndërmarrje e institucione, ne në institutin e Arteve ndiqnim pothuajse çdo natë RAI-n. Një natë, i madhi i asaj kohe Mike Bongiorno, në një nga programet që drejtonte dhe, që në mos gabohem, quhej "Pyetje për të gjitha", bëri 3 pyetje që çuditërisht kishin lidhje me Shqipërinë. - Cila është ajo krahinë në një vend europian, nga e cila une kam "vjedhur" mbiemrin...? U thanë shumë e shumë përgjigje por të tëra të gabuara. Ne fund Mike Bongiorno dha përgjigjen e saktë: - Eshte krahina "Mirdita" në Shqipëri. - Kush është përkthyesi me i madh i Shekspirit për kombin e vet? U tha për një gjerman, për një anglez nga anglishtia e vjetër, për një... Mike Bongiorno: - Jo, jo...Është shqiptari Fan Noli... Dhe përmendi si shembull monologun e famshëm të Hamletit si dhe vargjet: "Thuaj yjet s'janë zjarr.. Thuaj bota u shua.. Thuaj jeta eshte varr.. por mos thuaj qe s'te dua"... Ai shtoi: - Ky nuk është përkthim, është krijim i Fan Noli. Vete Shekspiri do ta kishte zili.. Pyetja e trete kishte të bënte me këngetaren e madhe të asaj kohe Caterina Caselli dhe me këngën hit të saj "Xhovane, xhovane".. - Cila nga këngetaret në botë do ta këndonte këngen "Xhovane" me bukur se Caterina Caselli ...? Përgjigjet ishin rreth një niveli këngëtarësh që trondisnin skenat e botës, por Mike Bongiorno vazhdimisht i hodhi poshtë deri sa shpërtheu: - Këngetarja që do ta këndonte më bukur këtë kënge është shqiptarja Vaçe Zela! Salla mbeti... Nje qetesi e çuditshme.. Mike Bongiorno në atë qetësi shtypi butonin e magnetofonit dhe ne sallë shpertheu "Esperanca"... .. Ajo qetësi e çuditshme në të gjithë auditorin, për të gjithë te ftuarit dhe më tej e më tej deri tek ne që e ndiqnim nga ekrani u kthye ne qetësi... ëngjëllore. Këndonte Vaçe Zela...”

Flm qe e solle ketu.

Edhe Nexmije Hoxha paska thene , qe ngasherehej kur kendonte kenget e Vace Zeles, ne burgun ku e denoi Saliu. Ngasheruese apo jo?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).