Aleksander Meksi ben thirrje qe te zbardhen te vertetat e '97-es. Po nga kush e pret zbardhjen ish-kryeministri i asaj kohe?

Aleksander Meksi ka sjelle serish vemendjen tek trazirat e '97-es (te ashtuquajturat te tilla ishin shume me shume sesa thjesht 'trazira') ne nje interviste per emisionin "Prizem" te gazetarit Aleksander Furxhi: 

Për ish kryeministrin e asaj kohe,  kjo periudhe nuk është treguar me vërtetësi dhe se kur te hapen dosjet do dalin përgjegjësit e vërtetë përfshi këtu te implikuar jo vetëm individë por edhe shtete.

"Pa u sqaruar këto dy episode, piramidat, fajdet, fondacionet, dhe 97 çfarë ndodhi realisht nuk do ketë qetësi në Shqipëri. Nuk bëhet kështu historia e Shqipërisë, por bëhet me fakte, me fakte e me hapjen e arkivave  të atyre shteteve të cilët patën një rol në atë që ndodhi. Sigurisht që do duhen 25-30 vjet për atë që ndodhi."-tha Meksi.  

Thirrja per te zbardhur te vertetat e ngjarjeve te cilat rezultuan ne mijera te vrare dhe dhjetra mijera te rrenuar ekonomikisht eshte per tu pershendetur, por pozicionimi si i jashtem qe zoti Meksi i ben vetes, si dhe pasiviteti qe pason kete thirrje, jane acaruese, njeheresh tipike per shtetaret e tashem dhe te shkuar shqiptare ne lidhje me cdo 'patate te nxehte'. Thirrja (dhe pergjegjsia kesisoj) per transparance dhe drejtesi gjithmone i drejtohet te tjereve, asnjehere vetes.

Nuk mundet te pozicionohet keshtu nje njeri i cili ishte Kryeminister ne ate kohe, gje e cila jo vetem e ngarkon ate me pergjegjsine per tu angazhuar personalisht (pertej thirrjeve ne drejtim te pergjithshem) per zbardhjen e ngjarjeve, por i jep atij dhe avantazhin qe sillte privilegji i pushtetit te tij per te qene ne djeni te ngjarjeve shume me teper se shumica e atyre prej te cileve zoti Meksi pret qe te zbardhen ngjarjet.

Vijon me tej permbledhja e TV Screen per kete interviste:

Një tjetër ngjarje e cila edhe sot e kësaj dite ka dritëhijet e veta, është periudha e  skemave piramidale. Ish kryeministri Meksi, u shpreh se fajdet kanë nisur aktivitetet e tyre herët ne Shqipëri, por ne nuk mundem qe tu deklaronim hapur shqiptareve qe te mos depozitonin të ardhurat ne këto firma.

Nuk e di se si eshte shprehur teksualisht ish-kryeministri ne kete pike, por keshtu si eshte shkruar ne artikull tingellon sikur ai ka inkriminuar veten dhe shtetaret e tjere te asaj kohe ne lidhje me fajdet, shoqeruar me nje mjegulltire tipike shqip-politike; qeveria ishte ne djeni me heret qe kishte te bente me skema piramidale por nuk mundej tia bente te ditur kete gje popullit sepse?

Ne nje permbledhje per skemat piramidale, Christopher Jarvis i FMN-se e 'mbeshtet' kete qendrim te ri te zotit Meksi per djenine e qeverise/shtetareve ne lidhje me fajdet. Ne fakt panorama qe ai pershkruan i paraqet shtetaret e asaj kohe si te perlyer (ne mos te perfshire) me skandalin e piramidave. Thote midis te tjerash zoti Jarvis:

...Pergjate vitit [1996] qeveria ishte ne rolin e spektatorit pasiv ndaj krizes qe po perhapej.

...ne nentor 1996, edhe pse firmat piramidale kishin filluar te marren tatepjeten, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit pranuan/morren dekorata gjate ceremonise te pervjetorit te njeres prej ketyre firmave.

[Origjinali ne anglisht: ...Throughout the year [1996], the government was a passive spectator to the unfolding crisis....in November 1996, even as the pyramid schemes began to crumble, the prime minister and the speaker of the parliament accepted medals in honor of the anniversary of one of the companies.]

Bashkim Kopliku veren dicka te ngjashme ne ditarin e tij per kete periudhe kohore:

-> dt. 26.11.96, Në konf. e FMN, min. financave Bode, kundërshton delegacionin e FMN: "Kur falimentojnë privatët, e mbajnë përgjegjësinë vetë privatë për mosmenaxhimin si duhet të aktivitetit të tyre—shteti dorë jashtë"

Sa i perket kohes se rremujrave qe pasuan falimentimin e piramidave, nje artikull i CNN i dates 11 shkurt 1997 citon zotin Meksi: 

"Ne duam te marrem masa te jashtezakonshme ne menyre qe te parandalojme pershkallezimet ne Vlore," tha Meksi, i cili do qe te dergoje forca ushtarake. Dy kamione me ushtare te armatosur me kalashnikove qendrojne ne gatishmeri tek nje ure rreth 16 km ne veri te qytetit.

[Origjinali ne anglisht: "We want to take extraordinary measures to prevent deterioration in Vlora," said Meksi, who wants to send army troops. Two trucks of soldiers armed with Kalashnikov rifles stood by on a bridge 10 miles north of town.]

Keto 'dokumentat' dolen pas disa kerkimeve te shpejta ne internet; nderkohe qe jam i sigurt se ka shume te tilla, besoj dhe kaq mjafton per te mos justifikuar poziten e tifozit naiv por te apasionuar qe zoti Meksi ka marre kohet e fundit ne lidhje me ato ngjarje.

'97-a eshte nje plage teper e madhe per tu perdorur thjesht si karrote publiciteti, aq me pak nga ish-shtetaret, te cilet kane shume me shume pergjegjesi per ato ngjarje sesa vete firmat piramidale apo protagonistet e tjere te dores se pare, ashtu si pergjegjsine per te ruajtur delet e ka bariu, jo ujku. 

P.S. Referenca te tjera 'me pak zyrtare' te gjendura ne internet do ishin arsye shtese per impenjimin dhe prononcimet konkrete te zotit Meksi, si p.sh. debatet ne Kuvend ne shkurt 1997, sipas nje artikulli te botuar ne vitin 2008 nga Shekulli, apo artikulli i Mero Bazes botuar ne vitin 2004 sipas te cilit zoti Meksi kerkoi ne Kuvend shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme sipas porosise se Sali Berishes. 

26 Komente

Ketu Meksi aludon per implikimin e shteteve te huaja, e mendoj se do ishte me e ndershme te flitej hapur, megjithse populli i di pak a shume shtetet e implikuara dhe segmentet vendase qe organizuan ate maskarade, ku humben leket populli dhe u shkaterrua ekonomia shqiptare (biznesi dhe prodhuesi + tregu). 

meksi qe vjen ktu ne peshk eshte ky more? smiley

Ceshtjen mund ta komplikosh shume, por mund te merresh edhe me thelbin. Nje vit perpara Berisha vodhi zgjedhjet me dhune duke instaluar de facto nje diktature. I ngushelloi shqiptaret me idene se kjo diktatura e tij ama po sillte te mira ekonomike, dhe populli mbylli gojen. Kur mrekullia ekonomike ra ne kolaps populli pa leke e pa te drejta politike ju versul kundra e ai u pergjigj ashtu sic dinte vetem ai. 

Historite e tjera se c'beri Zani me ndihmen e grekeve etj etj, edhe ne qofshin te verteta, jane thjesht detaje e jo thelbi i historise. Thelbi eshte i thjeshte dhe i pandryshueshem ne kohe, po abuzove me popullin heret a vone do te ngrihet kundra. 

+11 

Sa vuajti populli dhe sa vuajti Berisha nga viti 97?

Sa fitoi PS nga viti 97?

Une personalisht e kisha thene ne ambientet e PD-se qe do te jepja shpejt doreheqjen. Shpresoja thjesht te mbyllja sa me shume ceshtjen e fajdeve, sic fillova te beja ne janar-shkurt 97. Kush kishte interes qe ato te mos mbylleshin? Ky eshte thelbi i intervistes sime. Ti e kthen tek Berisha, a thua se tek une ke gjetur fansin kryesor te tij.

a nuk mendoni se kjo po behet qesharake? se ktu ka kontradikta dhe ne ato qe ju vete keni pohuar me pare se nuk ishit marionete ne duart e Berishes po ishit ne komande te qeverise qe drejtonit. Nqse ishte keshtu, eshte shume komode dhe tallese me ata qe ju lexojne, te dilni sot i lare e i shplare nga '97 duke perdor gogolin "berisha". Ajo qe tha Endrity me lart eshte shume e vertete. Ne cdo manipulim e shkelje ligji qe ka bere Berisha, ju jeni po aq bashkfajtor sa ai, ne mos me shume, sepse kishit ligjerisht kontrollin e ekzekutivit

Mos i bi ne qaf kot meksit! Meksit i dhane zotat nje opsion te keq dhe nje opsion shume te keq. 

po he pra! gati po thote qe ka qene ne opozite me berishen gjate kohes qe ka qene km dhe berisha president...pak a shume si sot nishani me ramen
(ose rrezik e ka thene po me ka shpetu mu)

Dhe qershiza mbi torte, keta me duket kane aprovuar nje ligj ne ate kohe qe i fshin gjithe gjynahet. Dmth gjithe muhabeti behet per sport, apo mbase ne kuadrin e lojrave olimpike brenda PDse. 

Mire e thote titulli i artikullit. Nga kush e pret zbardhjen Meksi? Ne ka gje te re per te thene, le ta thote. Perndryshe gjeagjezat mund tu interesojne vetem gazetave per t'i bere titujt interesante. My wild guess, asgje nuk do thuhet e zbulohet, se ashtu u intereson te gjithe aktoreve dhe autoreve te drames. Mjere mileti, ne perfshire qe e hoqem ne kurriz. Mesa duket eshte tipar i popullit tone te lavdishem, qe e kaperdin, sic beri me Ramizin e shoke, e ne vazhdim me rradhe.   

Kjo eshte teme e superkonsumuar ketu tek PPU-ja. Biles mendoj se zoti Meksi nuk ka pse te vije e te diskutoje ketu prape pasi ka folur ketu per kete ceshtje aq shume, sa vetem  do te perseris vehten.

te gjitha komente tona nuk kane fare vlere pertej kerbaçit qe i ka dhene vete xhibi ne ket artikull... nuk i heq asnje presje....., se po filluan perseri kritikat, do vije dv Meksi dhe do na vere damken e komunistit....si antikomunist i terbuar qe eshte...

Thirrja (dhe pergjegjsia kesisoj) per transparance dhe drejtesi gjithmone i drejtohet te tjereve, asnjehere vetes.

Interesante, ballkanasit nje koke kane. Edhe Milloshevici fajin ja vinte Gjemranise, Amerikes, forcave te errta, ama vetes mazallah!

Ne (poplli dmth) jemi bo transaprent si qese plastike mo. Vec Meksit me shoke u bo kaq vjet e s'po i del boja. Ik o Mekso!

Transparenca pra filloka nga kangjellat; Ina Ina hiqi breket u shnderrua ne Ina Ina i hoqa kangjellat:

“Zyra e Shtypit të Presidentit të Republikës shpreh keqardhje për vërejtjet, krejtësisht të pavenda, spekulative dhe të paprincipta, që dy zyrtarë të lartë të Qeverisë të cilët mbajnë respektivisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t dhe Këshilltarit të Kryeministrit, bënë sot në mesditë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit të Republikës. 

 

Presidenti i Republikës, i habitur dhe i lënduar skajshëm me nostalgjizmin sovjetik të kritizerëve, siguron se gjatë këtyre punimeve restauruese, në asnjë rast, në asnjë fragment dhe për asnjë çast, nuk është fjala për asnjë tjetërsim estetik dhe asnjë prekje trashëgimie, dhe shpreh keqardhjen e thellë njerëzore dhe institucionale për këtë sulm politik të radhës.”- thuhet në reagimin e Presidencës

Nga keta (qe po pinpongojne kangjellat kryeministri vs presidence pasi nderruan perdet e zyrave si akt emergjence kombetare) e pret Meksi zbardhjen e te vertetave te '97es?

Fundja Meksi e ngre zerin per '97, ndryshe nga establishmenti, por druaj se kjo vjen vetem ngaqe Meksi s'eshte me sot pjese e tij, ne te kundert do qe duke folur dhe ai per kangjella, ligje furgonash, 20 shkurtra, kaperzime ylberesh ngjalafariste me qellim per te bere me shume, e doremifasolasira te tilla.

Xhibolja do gallate o Mekso ..Edhe ti beso se ka njeri akoma qe pyet Cfare ishte 97 ..

As i gjo me shume se Kapitalizem fajdexhijsh se Prograni ekonomik i Qylanjoseve Injorante e te paafte qe  morren Pushetin dhe u Lidhen me Krimin Nderkombetar per te pastruar parate e tyre ne kembim te Kembeve jete gjatta te Karrikes se Pyshtetit dhe Privilegjeve megahajdute qe u krijoi 

Kujt ja kerko cfare humbem e cfare Fituam?

Ose Ju kini qene Dordolece , qe eshte me e mundshmja per te mosu ndjekur me tej penalisht , , dhe naive pa pike peshe para "dosjeve " qe i kishin dhene Berishes  ose u futi ne kurthin  korrupsionit si Bajraktar Intrigant qe eshte me Themel ,  dhe krijoi Dosje ku askush nuk mund ta luante bishtin .

Lene Popllin ne hall te vet dhe mos i hiq koren plages. Dhe mos u  merr me lengrosh BloQesh i qin here per nji gjo qe mana per Trahana duan dhe Lesh per Derstile !

Xhibi ka hallin e kangjellave Ruse ti thu kush i krijoi Fajdet smiley 

97 ishte nje skenar per te armatosur kosovaret duke krijuar alibine se qeveria shqiptare nuk kishte situaten nen kontroll.funksionoi deri diku megjithese me armet e rrembyera ushtrise shqipot vrane  njeri tjetrin ne mase dhe fare pak serbe.

Muhabeti eshte shume me i thelle. Thuhet se kane dore alienet e keqinj. Populli yne si me i vjetri e luftaraku i planetit behej pengese serioze per planet aliene. Thuaj shyqyr qe ne momentin e fundit nderhyne ca aliene me te mire e vune doren ne zemer (llafi qe bie se s'kane as dore as zemer), e u mbyll puna me Suden. Aq me shume qe shkencetaret albaneze, qe me vone themeluan universitetin prestixhioz Kristal, ishin shume prane zbulimit te Sekretit te universit. The rest is history. 

Ku ma gjetet me e qit ket bombe tymyse nvakt darke me burr. Ku eshte botu ky artikulli? Po sa maka ai popull me? Po pse eshte kaq kar ai popull me se se kuptoj? Ata qe vran e prene per 50 vjet me radhe u qujten viktima dhe bone karriere sa te PD e sa te PS. U vodhen paret e piramidave, ndodhi 97'ta, remujat e kohes Nanes, Gerdeci, 21 Janari. Po asnjoni seshte pergjigj sic duhet me, asnjoni. Vetem tym e peshtyma.... te zbardhet, te bohet, ju refej une.... e derci e verci e derci e verci.

Tani del prap meks pilati dhe thote do dali e verteta kur te hapen dosjet. Po ska faj meksi qe tall koqet, kur Ed jaqifte kina nonen Rama emro pushkatarin e 21 Jnarit drejtor KESHi.
 

gjithe jeten histori te shtrembura o popull , s'e mesove njeher te verteten......ja ,         bejme qyfyre kshu kot me kot

megjithate si thote bibla:this too shall pass.mjere ata qe u vrane te mbijetuarit  e ringriten jeten .djegia e vendit per te perzene berishen nga pushteti pastaj rizgjedhja e tij me vota te lira sikur nuk i ben kompliment inteligjences se shqipove.megjithate AI qe eshte Nje atje lart punon ne menyre misterioze dhe nganjehere i pelqen te talle bythen, duhet thene se i ka ca te hidhura shakate smiley

s'e ka fajin bibla po ata qe e krijuan dhe ajo c'kane brenda

Te gjithe ju komentuesit e mesiperm keni shume te drejte. Ju lutem te me dergoni adresat e emailit me mesazh privat si dhe numer kontakti dhe tjeter here perpara se te jap nje interviste, do te ju kontaktoj per t'u informuar prane jush. Eshte e qarte qe dini shume rreth atyre viteve. Dhe kjo dije s'duhet shkuar dem.

O "Mekso", je ti ai qe po perpiqesh te besh lemsh. 

Ca rendesie ka kush e si fitoi ne ate vit. Ti tregon histori per nje komplot te madh qe i qenka bere Shqiperise ne ato vite, qe me ngjan jo pak me retoriken e diktatoreve te shumte qe keto vite jane perballur me protesta popullore. Nga Mubaraku te Erdogan te Yanukovich te gjithe ankohen per nje komplot te madh nderkombetar kundra vendeve te tyre. 

Nderkohe asnjeri nuk pranon asnjehere se arsyeja pse ky komplot gjen vend per tu perhapur eshte fakti i thjeshte qe populli e sheh qeverine qe ka mbi krye si komplet jolegjitime dhe eshte gati te bej cdo gje per ta rrezuar. Kur ke kete lloj pakenaqesie pak rendesi ka se cfare sherben si shkrepsja qe i ve flaken barutit. Ose ka rendesi per te shkruar libra historie, po jo per te kuptuar ngjarjen. 

Thjesht fare, pas zgjedhjeve te 96 dhe falimentimit te piramidave ne 97, a kishte me ndonje legjitimitet Berisha and co per te qendruar akoma ne krye te shtetit? Ne cilin vend demokratik nuk do shkohej menjehere ne zgjedhje te reja? Ti vazhdon e merresh akoma me Zanin qe erdhi nga Greqia. E kujt i behet edhe nqs erdhi?

Asgjkundi nuk fola per komplot te madh. Lexoni mire intervisten, jo permbledhjen e saj qe le te nenkuptohen gjera te ndryshme. Une kam thene qe duhen hapur dosjet e fajdeve, ato dosje qe ka pasur shteti. Ato dosje qe une nuk pata kohe ne rremujat e janar-shkurtit te shikoja me kujdes. Per shembull cilet qeveritare apo familje te tyre paten leke ne firmat piramidale? Kam pershtypjen qe kjo pyetje nuk shuan vetem kuriozitetin tim. Ia kam kerkuar qeverive te ndryshme qe kane pasuar, ishte edhe detyre e ketyre qeverive, sidomos e asaj te PS-se qe e premtoi kete transparence. Kjo ceshtje nuk ka te beje me fajet e mia, apo meqenese e kerkoj une s'duhen hapur?

Qe pati interesa te huaja kjo eshte e sigurte, por berja e transparences se fajdeve nuk eshte se zgjidh keto dyshime.

Berisha nuk kishte me legjitimitet, une e them edhe me larte qe edhe vete kisha ndermend te jepja doreheqjen. Sic e kisha thene ne PD. Por ky fakt nuk i jep as legjitimitet vrasjes se 5000+ njerezve. Ju beni shume te interesuarit per keto viktima, atehere perse nuk ju intereson qe te behet drite mbi kete ceshtje?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).