Instituti i Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit ka bërë publike disa foto të panjohura për publikun, të cilat lidhen me vitin e largët 1945, më Gjyqin ndaj deputetëve të opozitës por edhe të intelektualëve, i cili ishte pikënisja e tmerrit dhe krimeve të komunizmit që do të pasonin 50 vitet e ardhshme. Në foto tregohen të pandehurit, të quajtur armiq të popullit, të cilët ishin elita e SHqipërisë së atyre viteve, duke filluar me arsimtarë, klerikë, intelektualë, mjekë e të tjerë. Mes tyre, edhe durrsakët Shefqet Beja, Beqir Çela, Enver Zazani, Ing.Fejzi Alizoti.

Po kështu, pamjet rrënqethëse tregojnë edhe trupin gjykues, dëshmitarët e rremë apo edhe publik e zgjdhur për të ndjekur seancat vdekjeprurëse.

Fotografitë janë shoqëruar me emrat përkatës të të dënuarve dhe prokurorëve të tyre nga drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa.

Me anë të një gjyqi të posaçëm Koçi Xoxe, Hysni Kapo, Bilbil Klosi, Beqir Balluku, Medar Shtylla etj., dënuan “krimet e luftës dhe kriminelët që bashkëpunuan me okupatorin”, duke nisur kështu spastrimet e para të kundërshtarëve të komunizmit, një ngjarje në të cilën u dënuan 17 deputetë dhe përkrahësit e tyre, si edhe 28 pedagogë të pushkatuar gjatë viteve të para të çlirimit. Sipas të dhënave, numri i intelektualëve që janë burgosur në fillimet e sistemit komunist, është 65, një histori e mbushur me tmerr e padrejtësi e cila zgjati 50 vjet.

 

Gazeta e Durresit

541 Komente

...Albania unfortunately is not among the former Communist nations engaged in a long-awaited reckoning.  There have been no public forms of closure—no trials, no imprisonment of the torturers, no truth commissions—only amnesty for the perpetrators.  Opening up the Communist archives is essential to revealing to the world what happened under the Hoxha regime and to bringing long overdue closure for the victims—not to mention laying the groundwork for giving them national recognition and reparations for their suffering.

As the renowned literary figure Ismail Kadare has written in his introduction to Bedri Blloshmi’s 2010 account of the murder of his brother Vilson and Genc Leka by the Hoxha regime:

“Communism has fallen in Albania, but not its dust and stench.  The snake eggs are still everywhere.  They continue to spawn deception, psychological violence, and particularly hatred.  They are spread out in the left and right parties, in the small and big ones.  They remain vigilant to ensure the historic protection of the fallen dictatorship.  They instigate a superficial critique, often at the level of poems and artists, to turn attention away from that which constituted the essence of the system:  genuine crime.”

mos u mer me keto bloge sepse jane jashteqitje te majta dhe te djathta bashke qe kane vetem nje qllim te fitojne leke per vete ! nuk kane sa nder as komb as familje por vetem ftimim e lekve !!!

"...What is known is that the failure to confront the cruelty, the fanaticism, and the instruments of terror perpetuated during the Communist era has denied the survivors the healing and the justice that they deserve.  It has also left deep scars on the psyche of the Albanian people and preventedAlbania from joining a democratic Europe.  The time has come for Albania to make sure that the denial of memory does not succeed, to grapple with the unfinished business of the past so that it does not continue to distort the present, and to begin to construct a new and viable future."

A mund te ma shpjegosh/komentosh pak kete pasazh, te lutem, p.sh. kur thote 'the failure to confront...has denied the survivors...', si edhe, 'has left deep scars...prevented Albania to joining democratic Europe'?

Mua me duket se duke filluar nga viti 1991 e ketej krimet e komunizmit jane denoncuar publikisht neper media e institucione, ish-te perndjekurit jane trajtuar nga shteti me ligje dhe ndihma te posacme, shqiptaret, perfshi ish-te perndjekurit gezojne liri te plota per tu mbledhur ne shoqata dhe parti permes te cilave te cojne perpara kauzat e tyre, cilatdo qofshin, shoqatat mundet fare lirisht dhe relativisht shume lehte te pajisen me media te shtypura apo elektronike permes te cilave te bejne me dije opinionin publik per fakte apo opinione qe kane per to rendesi, e keshtu me rradhe.

Ne kete kontekst, ku qendron 'deshtimi per tu perballur me krimet e diktatures', apo 'mohimi te mbijetuarve i drejtesise qe meritojne'?

Cfare problemesh ka, konkretisht, ne kete drejtim (duke lene menjane opinionet e nostalgjikeve te rregjimit)?

Flm

Hapja e arkivave nuk eshte se zbulon ndonje gje te madhe. Dmth pergjithesisht te perndjekurit e dine shume mire kush i ka spiunuar, kush i ka deshmuar ne gjyq (gjyq i thencin). Po ashtu edhe shoqeria shqiptare i di kush jane fuksat e spiunet.

Nejse, sa per komunizmen, ca te shtosh me shume, nje aksident historik. Komunizmin ne Itali psh e udhehiqte Antonio Gramshi, ndersa tek ne rob qe kishin ngelur ne universitet, teneqexhi, furraxhi, llumi i pellgut. Qelloi lufta e dyte boterore, e neve na ra lapsi i kuq kur te medhenjte e ndane boten ne Yalta, pa per komunistet shqiptare, morracake pa rendesi do te kishin mbetur gjithmone.

Shume dakord per ate punen e arkivave. Tek ne nuk ka mbetur gje pa hapur, keshtu qe ma do mendja se kush ka patur per te zbuluar gje e ka bere me kohe. Ne kete pike shtrohet pyetja, jo retorike: cfare i kerkojne tjeter ish-te perndjekurit shoqerise se sotme shqiptare?

Per pjesen tjeter kam nje pyetje per ty: nese komunistet shqiptare ishin me te vertete "llum i pellgut", athere si ka mundesi qe e fituan ata luften e brendshme ne Shqiperi dhe jo, fjala bie, "ajka e kombit", qe luftonte ne anen tjeter? Jo per gje po Jalta, ne rastin tone, thjesht konformoi pozicionet e forces ne terren...

Flm

A ka shoqata, organizata, institute e me the e te thashe, kjo kategori njerezish, apo jo!?

Po eksponente publike me emer, ndikim dhe akses ne media, a ka apo nuk ka!?

Une them PO, me te madhe, dhe ne kete kontekst, nese nuk i nxjerrin keta vete emrat, krimet, maskaralleqet, e me rradhe, si edhe kerkesat, projekt-ligjet, etj., etj., kush jua ka fajin!?!?

 

 

Kerkojne me te drejte, njohje morale dhe juridike per padrejtesine qe i eshte bere, demshperblim per vitet e burgut, dhe qe xhelatet e tyre te mos marrin poste publike. Por te kjo e fundit pastaj komplikohen punet, se psh nje ish-komunist qe ka perndjekur ballistet psh, e pastaj ra nga fiku dhe perfundoi ne burg is poliagjent, lind pyetja, a mund te marr poste publike? Burg politik ka bere, por ato qe ka perndjekur sa ishte ne detyre, mund te thone me shume te drejte, - ky eshte xhelati qe na perndoqi.

Per punen e marrjes se pushtetit, mos ma merr per ters, po pertoj te zgjatem, por e perseris, ne na ra lapsi. Komuniste dhe rezistence partizane me te forte ka pas ne Greqi, e mgjthate nuk u be vend komunist, se (me sa kemi lexuar) nderhyne anglezet, ndersa ne nuk ishim te rendesishem. Ishim nen influencen jugosllave. Stalini i kishte thene Titos, pse nuk e kullufitni Shqiperine duke bere gjestin e kullufitjes me duar ne goje.
 

Njohjen morale e kane marre katerciperisht! Nuk besoj se ka shqiptar te ekulibruar menderisht sot qe te mos u njohe ish-te perndjekurve padrejtesine morale qe ju eshte bere. 

Njohjen juridike po ashtu, qe kur kane dale nga burgu (po te mos e kishin marre do ishin akoma ne burg).

Demshperblime, ne forma nga me te ndryshmet, kane marre sa te duash, qe nga fillimet e viteve '90-te, para te thata, apartamente, vende pune, viza per te shkuar jashte shtetit, leje ndertimi, licensa, kurse formimi profesional falas, perhere dhe te gjitha prej statusit si ish-te perndjekur, etj.,etj., me rradhe dhe keto jane vetem ato qe di une personalisht.

Tani, ne kushtet e nje vendi te keputur si Shqiperia, une mendoj se ka edhe plot e plot te tjere qe meritojne nje dore nga drejtesia sociale, apo jo!?

Per ish-funksionaret e sigurimit te shtetit me duket se egziston nje ligj qe ndalon punesimin ne shtet, po ketu edhe mund te gabohem, duhet te me sqarosh. Personalisht jam shume dakord qe kush ka kryer krime, dmth mizori apo tortura, qe shkojne pertej kryerjes se detyres, jo vetem te ndalohet nga funksionet publike, por edhe te gjykohet, me dyer te hapura, per krimet e kryera.

Te thena keto, me gjithe respektin e jashtezakonshem njerezor per ish-te perndjekurit, une mendoj se anti-komunizmi strumental eshte bere sot nje strehe horrash e papare qe pengon zhvillimin normal te vendit.

 

Jardin e nderuar ..ti nuk je perck - përckë ....Pëkundrazi .Je një Lule që duhesh Vaditë shpesh se mos po na thahesh ndër këtë kopshtie smiley

E kam për Jozefina Qobën si simbol i Trashësisë ( nga trutë )  femërore  smiley

Mos u shtrëngo në " gjuhë të huaja " të lutem .Hajde Lirisht në shqip !

 Megjithse nuk ka kuptim ndërhyrja Juaj , po ta pranojmë urtësisht del se është konkluzion Hungërrimë me Derr përpara !

Tashti jashtëqitja është një funksion biologjik dhe e kundërta " kapsllëku " mjekohet . Lum kush jashtëqitet rregullisht !

Po kur je kaps nga Trutë ke më shumë probleme me veten

Mund të kalohej si një " kapsllëk "i zakonshëm ndër Dera , por kur lexon dhe ndërhyrjen më sipër del se nuk të durohet pa të lavdëruar që vuan nga kapsllëku mendor . Mbase nuk ka nevojë të bësh ortak individë që nuk ua njeh këtë Proces të jashtëqitjes !

Blogu të ka bërë nder edhe ashtu KAPS siç je edhe si Derr që të komentosh !

oooo admino! 
po mos ja qesni fotot ktyre armiqve te popllit o vlla!
Ala i kemi ne kurriz vujtjet si pasoje e krimeve te ktyne. Shyqyr qe shoku enver e kishte organizu drejtsine mire se kishim per t'u bo kapitalizem dhe do kishim mor fund. Skllever te imperializmit amerikan do ishim bo.

Si tha ai "jo ore, po sikur ta mundim ne Ameriken? E ku mbahet dot me buke tere ajo Amerike?"

Qe thua ti Gjembo "Ai" nuk ishte dosido, ishte luftetar nga Vlora, biles xhibi duhet te jete nga i njejti fis. 

Faleminderit luftetari nga Vlora!

Avaz i njohur .Gjëmbaç Zhvillo ndonjë stil të ri  se Poshtë Lart e kemi të njohur .Gjej e propogando ndonjë mënyrë të re që nuk ka të bëjë me të Tredhur Mendor !

Ja se ja shpjegoj une Xhardinit.

xhardin e dashur, 1945-a e gjeti Shqiperine nje vend feudal. (ktu fokusohu!) 

1945-a nuk perfaqeson vetem fitoren e komunisteve, por dhe mbarimin e nje rendi socio-ekonomik.

Tashti egziston nje ligj i pashkruar historik se cdo shoqeri qe ben kapercime rendesh socio-ekonomik e ben me lumej gjaku.  Psh, gardhezimi percaktohet si kapitulli i fundit i rendit feudal ne Angli. Kapitull i cili u mbyll me vdekjen nga uria e miliona fshatareve. Ne France qe Revolucioni, ne Amerike qe Lufta Civile, etj, etj. Asnje vend nuk eshte ndare nga Feudalizmi me paqe!

Shqiperia nuk kish se si te bente perjashtim nga rregulli. Do thush ti, ky gjykim nuk ka piken e vleres per viktimat e komunizmit dhe familjaret e tyre. E vertete! Por perpara se te gjykojme duhet te kuptojme!

good luck!

Teme shume e rende kjo Ron dhe me merziti me te thene te drejten. Nuk e kuptoj pse me permend gjendjen pothuajse mesjetare para 45-s. Askush nuk dyshon arritjet e medhaja te atij sistemi. Gjithashtu nuk kuptoj pse me permend Revolucionin Francez. Sigurisht qe Njerezimi ka pasur gjakderdhje ne historine e tij. Megjithate, behet fjale per shekullin XXI, nje demokraci pluraliste, dhe nje shtet relativisht te ri i cili duhet te mbaje nje qendrim moral ndaj viktimave te diktatures. Kjo konsiston ne kthimin e pronave, ne kompensim te plote, dhe ne hapjen e perkujtimoreve dinjitoze. Nuk besoj se shteti zyrtar ka qene korrekt tek te lartpermendurat; perkundrazi ka pasur instrumentalizim politik te kesaj çeshtje (dhe çdo gje tjeter sigurisht). A nuk u denua shteti shqiptar disa miliona eurosh ne fund te shkurtit? Nejse, lexo pak kete sitin se eshte interesant persa i perket pronave (tokave etj.) te pakompensuara.

 

P.S. Ne vende si Rumania psh. jane rikthyer tokat por jane shoqeruar me ligje agrare ku pronari taksohet fort neqoftese nuk e kultivon token... Sot neper qyetete shqiptare, tokat jane zaptuar me 'leje' dhe pa leje nga gjithfare njerezish. Shume pak pronare te dikurshem kane fituar. Pra, deshtim i shtetit shqiptar nga ana morale, nga ana ligjore, nga te gjitha anet ne fakt.

 

Megjithate, behet fjale per shekullin XXI, nje demokraci pluraliste, dhe nje shtet relativisht te ri i cili duhet te mbaje nje qendrim moral ndaj viktimave te diktatures. Kjo konsiston ne kthimin e pronave, ne kompensim te plote, dhe ne hapjen e perkujtimoreve dinjitoze.

Konfuze! Ngaterron portokallet me frutat e detit.Kthimi dhe kompesimi pronave (ish pronare jane ish komuniste e ish balliste) eshte pjese e drejtesise historike dhe ligjore por  eshte tjeter gje nga procesi lustracionit dhe vleresimi viktimave te komunizmit.  Qendrimi moral, njohja e krimeve te komunizmit, denoncimi dhe dokumentimi i tyre,  rehabilitimi dhe integrimi i ish te perndjekurve politike, perkujtimi viktimave si pjese e memories se shoqerise jane nje gje tjeter dhe jane pike se pari-ngulite mire ne koke-detyre e SHTETIT, e institucioneve shteterore dhe jo e llogjeve dhe  blogjeve ku nuk mungojne nostalgjike, hakerrimat revanshiste "do tu hedhim ne koshin e plehrave" dhe pozat sentimentale me  vajtimet ngasheryese  oi oi.

Eshte shteti , qeverite e djathta por dhe te majta qe jane tallur institucionalisht dhe kauzen e viktimave te komunizmit  e kane instrumentalizuar per betejat e tyre per pushtet dhe plackitjen  e pasurive { "arritjet e medhaja te atij sistemi"} (mos u tall, pse ka arritje ai SISTEM??).

Ndarja dinjitoze me te kaluaren dhe respektimi viktimave te diktatures komuniste nuk mund te behet pa referenca te qarta, kur kuisliget dhe kolaboracionistet behen heronj e shenjterohen, kur LNC shpallet totalisht si lufte vellavrasese , kur Shqiperia kishte "Mandelat" e burgjeve komuniste dhe flamurin e dekomunistizimit e moren ish komunistet karieriste. Ashtu sikurse edhe sot te gjithe damkosen hajdut dhe asnje hajdut nuk denohet, edhe zhdukja e cdo reference historike synon mbajtjen gjalle te konfliktit per qellime politike. Nje shoqeri pa referenca te qarta historike dhe  morale, nuk mund te beje drejtesi historike dhe vleresim  moral per heronjte apo viktimat .

Qendrimi moral eshte mbajtur dhe po mbahet, pse i akuzoni kot shqiptaret si te pamoralshem ne kete drejtim, une nuk po e kuptoj!?

Si artikulohet qendrimi moral i shtetit zyrtar, a ka mundesi te ma tregosh!?

Problemin e pronave e ka thuajse cdo shqiptar, jo vetem ish-te perndjekurit, mos i ngaterrojme gjerat.

Kurse demshperblime vallaj, kam shume interes te di sesa te tilla u jane dhene deri me sot qytetareve shqiptare, per arsye te statusit te ish-te perndjekurve. Pa u bere kjo transparence eshte e kote qe flasim.

Mbi perkujtimoren, une propozoj qe Shqiperia te kete nje muze te posacem, qe te sherbeje si institucion i memories, por edhe edukues, kushtuar formave te represionit te rregjimeve. 

 

@Si artikulohet qendrimi moral i shtetit zyrtar, a ka mundesi te ma tregosh!?

Obi, per ke eshte pyetja?

Nuk e kuptoj pse me permend gjendjen pothuajse mesjetare para 45-s.

Engjell qe mu qase prane

i madh zot

pse me rrefen qorbelane

te derdh lot

Ah kjo teme... po me dhemb koka tani.

 

Spiritus,

Konfuzioni eshte plotesisht aftesia e lexuesit per te sajuar hipoteza por qe nuk bazohen tek qartesia e fjaleve te mia.

Pra, ish-pronaret qenkan ish komuniste dhe ish balliste? Absurde, le qe kam te aferm te mi qe nuk benin pjese ne asnjeren e ketyre dy kategorive. Njoh raste qe u eshte dhene kompensim por shume te dobet. Behet fjale per njerez qe vazhdojne te jetojne ne varferi te plote.

Tre paragrafe te tera kane perseritur ne thelb ato qe kam thene mbi talljen dhe politizimin e çeshtjes. Eshte krejtesisht e panevojshme te shtoj me shume. Tani, si qenka kjo puna e blogjeve se nuk po kuptoj une?

Persa i perket sistemit, nuk e them as me tallje as me mendjelehtesi qe ka pasur arritje te rendesishme siç e vertetuan emancipimi i gruas, alfabetizmi i shoqerise, barazia socio-ekonomike, implementimi i sistemeve infrastruktore, energjitike, teknologjike dhe me radhe. Historikisht asnje nga keta fakte nuk mohohen nga studiuesit e komunizmit, ashtu siç nuk mohohen krimet, mungesa e lirise dhe izolimi.

Shkruan se respektimi i viktimave nuk mund te behet pa referenca te qarta. Ne fakt referencat e duhura ekzistojne por injorohen dhe siç thua vete jane kuisliget dhe kolaboracionistet qe ne me te shumten e rasteve kane perfituar. Kete kam thene pak a shume.

 

Obi,

Per qendrim te moralshem flas per shtetin, jo per qytetaret dhe kuptoj te meposhtmet:

Ngritjen e perkujtimoreve te denja (muze dhe galeri ne qytete te ndryshme, ne ish-burgjet, ne ish-kampet e internimit etj.)

Kompensimin e ish-te perndjekurve dhe kthimin e pronave te tyre. Ketu nuk behet fjale per pjesen tjeter te popullsise dhe nuk e kuptoj pse permendet.

Krijimin e nje institucioni te pavarur qe shqyrton çeshtje per çeshtje larg manipulimit politik.

Normalisht qe flasim kot... Ndjej keqardhje qe shqiptaret nuk kane akoma nje shtet qe t'i perfaqesoje me dinjitet. Natyrisht qe Shqiperia ka probleme me iminente siç jane varferia, sistemi shendetesor, ekonomia, dhe korrupsioni.

 

Ron,

Kush qenka ky engjell? Ka vetem nje qe u beson ketyre krijesave hyjnore... smiley  

Kush qenka ky engjell? Ka vetem nje qe u beson ketyre krijesave hyjnore...   

Me ty e ka heretik, me ty! Mos bej sikur skupton!

Thone se dhe skllaveria po shihet me sy tjeter nga historianet. Pa te nuk do te ishin te mundura piramidat e Egjyptit. 

Kurse Shefqet Beja mire e paska pesuar, paska dasht me bashkpunu me feudalizmin Amerikan. Edhe Verit i paska shpetu kjo akuze. Duhet bo peshku me pare vallai. 

Roni kushdo mund të zhvillojë teori .Është në të drejtën e tij .Por këtu është një Prurje KONKRETE me Adresim Konkret si rrjedhojë e Vendimeve për NDËSHKIM Botëror e theksoj Botëror të kriminelëve të Luftës së Dytë Botëore .

Çfarë ka këu për feudalizmin ? ... që e gjej të arsyeshme edhe siç e ke  zhvilluar Por jo këtu megjithse edhe këtu !  .Është një aneks i parëndësishëm !

Këtu është mjaft e qartë se si Përmbysen VLERAT e një Populli duke bërër përpjekje nëpërmjet Spekulimit me  dhëmbjen ( e DREJTË e Pamohueshme e çdo familjeje ) njerzore ndaj një vendimi Ekstrem Botëror , për ta paraqitur Vendin

si Pjesë kriminale e Boshtit Fitimtar !

Këto raste as që duhen përmendur në Blok përveçse janë një Kohë që nuk ka të bëjë fare me Komunizmin e Antikomunizmin ! Përkundrazi .Këto Gjyqe i kanë ndjekur dhe Miratuar edhe Amerikanët e Anglezët , prezentë në Shqipërinë e asaj Kohe që nuk janë NDIER në asnjë Rresht apo protestë zyrtare ! Përkundrazi janë Inspiruesit Miratuesit dhe Pjeamarësit në Gjyqet e Nurenbergut shumë aktivë në Vitet e para 45 - 46 !

Më pas ...Hajde ..Kush e mbajti ? Jo kush e pse Spekulloi !

Flm

PF, ja ca me doli parasysh, edhe mu kujtu ai muabeti i djeshem:

Kapiteni J. Hibberdine - Ditari Personal, Shënimi: 23. shkurt 1943

“Sa i lumtur do të isha nëse do të rikthehesha përsëri në botën e civilizuar. Të kisha mundësi që të bëja një banjë me ujë të ngrohtë si dhe të lahesha kur të doja, të isha midis njerëzve të cilët ti ju ke besën, të ulesha në karrige dhe jo përtokë, të haja ushqim të gatuar për sëmbari dhe të shërbyer në mënyrë të kulturuar dhe jo të rrethohem nga pisllëku, qelbësirat dhe njerëzit pa edukatë. Dy muaj në këtë vend, janë sa për dy vjet në shërbim jashtë vendit.
Nuk është se po bëjmë diçka të dobishme apo nëse kemi mundësi të bëjmë. Ka kaq shumë pak mirënjohje në këtë vend, saqë këta njerëz e kanë të vështirë të besojnë se dikush mund të vijë që nga ana e anës për t’i ndihmuar dhe meqenëse nuk gjejnë asnjë motiv për prezencën tonë këtu, janë shumë dyshues për ne. Duke mos pasur asnjë besë tek njëri-tjetri, janë të paaftë për të luftuar pasi kanë dyshime se sapo të fillojë beteja, secili do ja mbathë duke e lënë tjetrin në baltë. Janë mendjemëdhenj dhe mburravecë, duke mos pasur asnjë arsye të jenë të tillë.Nuk kanë kurajë, këmbëngulje, vazhdimësi dhe ju mungon sensi i nderit.Janë si fëmijë, dhe si të tillë zihen me njëri-tjetrin. Qeshin vetëm me fatkeqësitë e të tjerëve dhe me siguri që do të vdisnin së qeshuri nëse ndonjëri nga ne do të rrëzohej në greminë. Është një fatkeqësi e madhe që një vend kaq i bukur nuk banohet nga një racë më e civilizuar”.

smiley

 

Duke mos pasur asnjë besë tek njëri-tjetri, janë të paaftë për të luftuar pasi kanë dyshime se sapo të fillojë beteja, secili do ja mbathë duke e lënë tjetrin në baltë.

Carja e rrethimit te Operacionit te Dimrit nga Mehmet Shehu eshte zhvillim! (tm genc ruli)

Ca do presesh nga rreziku anglo-amerikan mer burre?

NAshi te besojme kete Abedinin, apo Durhamin &co..... Nuk ja vlen kjo per ilustrim.... qe kemi qene te pazhvilluar po, po hajde e mate civilizimin m'ato kohera....

Kur do publikoje Tufa foton e masakruar te Xhevdet Mustafes?

Sapo ta heqin nga muzeu i Sigurimit.

Di qe ka qene ne ate muze por Sigurimi nuk eshte me qe ta pengoje. Jo per gje por erdhi me mison te eleminonte Enver Hoxhen dhe duhet shpallur martir i demokracise.Kjo heshtje ndaj tij nuk eshte e moralshme.

Gjëmbi e kaloi Maturën ...Sapo ta heqin nga muzeu i Sigurimit ....smiley Me një rrezik të lehtë se mos e akuzojnë të Tredhurit si Tradhëti idealesh antikomuniste !!!!

Po ç,ke pastaj që meresh me majë Gjëri e kullota të Tredhurish Mendorë , kur i ke të qarta

sendet ,  fenomente dhe dukuritë , merr-jepet e këmbimet .....që ndodhin midis njëri - jatrit   smiley

Shum famoze kto fotot.

Famozëri ...është si rrymë letrare !

Për të qenë të sinqertë çdo dënim, (me fjalë e shkrime..) ndaj dhunës së "Historisë së Kuqe" është hipokrizi. Si shoqëri flas, jo si individë.

Kundërshtarët e atij regjimi në  vitet e para ishin ose bashkëpunëtorë të nazizmit tip Xh. Deva, ose luftonin për "Shqypnin e vjetër", me Kanun, bajraktar e kapidan. Ose ishin ca intelektualë pa pikë lidhjeje me realitetin shqiptar (tip Musine Kokalari). 

Përjashto këta të fundit, që ishin si peshku në zall, gjithë të tjerët ndaj dhunës kishin të njëjtën qasje: o të vrava o më vrave.

Prandaj nuk mund të dënojë dhunën e komunizmit një popull që e ka dhunën Fetish,. E ka dhunën Totem! 

Këtu e ka gjithë burimin adhurimi ndaj Enverit. Të gjitha ato hekurudha, këneta, malarje e anti-analfabetizem janë justifikime. E mprehte mirë shpatën kundër armiqve. Kjo i çon në ekstazë shoqërinë tonë.

Pse të shkojmë në vitet e LIIB kur shumica e popullsisë kishin lindur në kohë të turkut? Vijmë sot. Hiqni Ambasadën Amerikane që e ka me detyrim përcaktim që pushteti ndërrohet çdo 8 vjet. Lërini të bëhen zgjedhjet alla-shqiptarçe. Dhe po nuk mbeti Sala në pushtet deri sa të vdesë më qafë time. Dhe asnjë s'ka për të bërë gëk, ashtu siç nuk bëri njeri gëk në '96 kur u shpall fituesi pa u hapur fushata elektorale. Ashtu siç nuk bëri njeri gëk në 22 janar.

Pse? Jo nga frika. Kurrsesi jo. Por sepse dhuna shihet si zotësi. Mos më thoni që nuk ka ngelur shqiptar që nuk ka thënë "...ama Berisha është trim, jo si këta langaraqët e tjerë".

Militantët e PDsë janë fiks si militantët Nënës Parti njëherë moti: "Po tani që vdiq Komandanti kush do na mbrojë neve? Na mori lumi".

Dhe pastaj, na vjen dhe Gjembi dhe me një sy qan për viktimat fashiste të terrorit komunist, dhe me një sy na qan për talljet që i bëjnë nostalgjikët provokatorë me viktimat e pafajçme nacionalgjermaniste. Si i duron shpirti, e nuk i pëlcet nga barku, ajo e di. Unë do kisha bërë paf nja 5 herë deri tani.

Me keto merreni ne ministrine e Lumturise? Zaten te beni gje tjeter nuk dini pervec se te shani Berishen dhe njerezit qe nuk mendojne si ju. Cfare pritet tjeter nga femije sigurimsash, te pagezuar ne kisha si te konvertuar per arsye paraje dhe qe sot ndodhen ne zyrat e shtetit?

Komunizmit nuk ja shpiku dhunen populli shqiptar, komunizmi e ka gjenuine dhunen sic thote edhe Kadareja.

Komunizmi eshte dhune dhe terror.

Komunizmi as nuk njeh pluralizem dhe disent.

Keto populli shqiptar mund ti kete shtuar ose pakesuar sipas rastit, por ja se ja ngjiti apo shpiku komunizmit.

Kundershtare te komunizmit ka pasur edhe atehere kur lideri juaj shpirteror Enver Hoxha as nuk dinte c'eshte politika.

Lexo Hafiz Ali Korcen se si flet "per bolshevizmen qe eshte ckaterim per popujt" qe ne vitet '20.

Komunizmi ishte mish i huaj nder shqiptare, kishte oponence nga te gjithe. Kleri, aristokracia dhe vegjelia per ate pune ishte kunder komunizmit, aq e vertete eshte kjo sa komunistet fshiheshin pas frontit ne fillim, pasi trembeshin te dilnin ne popull si komuniste pasi nuk kishin perkrahje.

Edi Rama ja ka keputur koken enverit si qasje ndaj pushtetit.

Ne nje shkarje goje ne parlament nxori fytyren e vertete ne lidhje me pushtetin. Shqiperia ka zot, tha, tani. Enveri ne fakt nuk fliste keshtu, keto fjale ja u vendosnin ne goje ne filmat e realizmit socialist kundershtareve te Enverit, por ky i juaji tani, nuk eshte aq me eksperience sa Enveri dhe nuk ka mbi veten ate kontroll si ai.

Hafiz Ali Korça

" Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa
Ndër këmbë' u muar e shenjta besa,
Xhami e kish s'lan' i rrënuan,
E kësi punësh djajt i shënuan,
Priftërinjt e hoxhët si kec i grinë,
Inteligjentët në dhet i shtrinë. "

"Bolshevizma çkatërimi i njerëzimit" , 1925

smiley smiley smiley

Bukur shume respekte personale smiley Kominternit Kapi Rilindas me carcafe te kuqe ne fytyre dhe vrima jo tek syte por tek goja per te thithur ate qe disa te tjere jashteqisin ! smiley

Sipas motos Kapo Xoxiste "Ne ne gojen e ujkut hedhim valle ..." vegjetojne shume elementa blogist peshkjane ne nje vend shume te ndritur ...por ne vend qe te lexojne dicka te hajrit me siguri e kalojne kohen duke mesuar ndonje dialekt afrikan smiley

nejse dhe kjo eshte nje stermundim shume i pavetedishem per kominternin smiley 

Te pakten kur tju pyesin thoni qe nuk jemi shqiptare por Kominternista ! smiley

smiley smiley smiley

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).