Në 24 mars 1999, NATO nisi fushatën e bombardimeve kundër ushtrisë serbe. Ishte akti i fundit i tragjedisë, luftrave dhe genocidit serb kundër popujve që kishin qenë nën Jugosllavi. Hakmarrja serbe nuk vonoi të binte mbi popullsinë civile shqiptare në Kosovë. Kishte nisur shpërngulja më e madhe civile në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Qindra mijëra njerëz u dëbuan apo braktisën shtëpitë, duke iu drejtuar pikave të kalimit kufitar me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Pika kufitare e Morinit ishte porta nga ku qindra mijëra njerëz hynë në Shqipëri. Njerëz të dëshpëruar e të raskapitur, me karroca, në këmbë, me traktorë dhe ç’të mundin braktisën qytetet dhe fshatrat për t’i shpëtuar krimit barbar, duke lënë pas të afërm të vrarë dhe të humbur. Shtëpi të djegura e pasuri të shkatërruara. 

Qyteti dhe rrethinat e Kukësit u bënë një kamp gjigand për strehimin e tyre. Shumë prej tyre u transferuan brenda territorit të Shqipërisë, duke u strehuar nëpër qendra pritjeje dhe në mijëra shtëpi shqiptarësh, të cilët me një solidaritet të pashoq pritën dhe mbajtën në shtëpitë e tyre vëllezërit kosovarë. 

Diktatorët në Serbi përbetoheshin se nuk do ta jepnin Kosovën, por historia kishte nisur të vinte në vend drejtësinë për shqiptarët. 15 vjet më pas shqiptarët, të ndarë ende nga një postë kufitare, e kujtojnë këtë ditë si një ditë që shënoi fillimin e bashikmit të tyre. 

Por më shumë se kaq, si një ditë e cila është pjesë e kujtesës së historisë së shqiptarëve, historisë së Ballkanit dhe vetë Europës moderne, e cila për më shumë se 15 vjet kishte qëndruar spekatore në arenën ballkanike, ku luhej tragjedia më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore në kontinentin e vjetër.

“Nga eksodi te bashkëpunimi”

Ashtu si 15  vjet më parë kur kufiri me Shqipërinë u shndërrua në rrugën e vetme të shpëtimit nga genocidi serb për mijëra shqiptarë të Kosovës, në mënyrë simbolike është ripërsëritur kjo ngjarje në këtë ditë të përkujtimit. 

Rreth 100 të moshuar nga Kosova kanë udhëtuar në këmbë drejt Kukësit ku janë pritur nga qeveritë Rama dhe Thaçi. Dy kabinetet shqiptare në këtë mbledhje të përbashkët në qytetin verior të Shqipërisë i kanë rikthyer mirënjohjen për pritjen dhe hapjen e dyerve për qytetarët e Kosovës në ditët e represionit serb, duke e bërë sot Kukësin kryeqyetin e të gjithë shqiptarëve. 

Pamje të transmetuara përmes një dokumentari kanë rikthyer në vëmendje ato ditë lufte, kur askush nuk mund të dinte kur dhe kush ishte fundi, derisa vetëm pak vite më vonë, lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe NATO do të mundësonin shtetin më të ri të Europës. 

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në fjalën e të cilit dominonte falenderimi për SHBA, NATO-n, BE-në dhe të gjithë miqtë që iu gjenden Kosovës në ato ditë të vështira.  Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen e thellë dhe vlerësimin e lartë për luftëtarët e Kosovës, gjakun dhe sakrificën, mikpritjen e shqiptarëve dhe të gjithë kontribuesve të paqes në Ballkan, por edhe për pavarësinë e Kosovës. 

Pjesëmarrës në aktivitet, përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, Maqedonia, Mali i zi e Presheva përshëndetën rritjen e bashkëpunimit mes dy qeverive shqiptare. Ajo që u vu re në aktivitetet e organizuar në Kukës ishte mungesa e Presidentit të Republikës, kryetarit të Partisë Demokratike dhe deputetëve të tjerë të opozitës, megjithëse ftesat për ta nuk kishin munguar. 

141 Komente

Mirenjohje Amerikes dhe Presidentit Klinton.smiley

+1
Po mos harro Angline dhe Tony Blair.
Te mos ishte per NATO, ne rastin me te mire do te replikohej ndarja ne enklava si ne Bosnje Hercegovine dhe ne rastin me te keq si refugjatet palestinez qe jane akoma neper kampe refugjatesh neper vendet e Lindjes se Mesme.

Ca kacatorre niseshin prej Amerike per te bombardu. Edhe per t'i thone aleateve qe jeni figurante. Dmth NATja dhe Toni Blair. 

Gjithashtu do falenderu dhe traplliku i Milloshevicit. 

Gjithashtu dhe Albright, Clark (qe ishte pro sulmit) dhe lobbying i komunitetit Shqiptar ne Amerike. Si dhe Boshnjaket qe u vrane ne Bosnje qe i bene me turp NATjen e s'donin te perseritej e njejta gje.

Them mos hapemi tek kushurinjt e dyte. smiley

Një nga eksodet më të pakuptimta të kohëve moderne, ku 800 mijë shqiptarë detyrohen të lënë shtëpitë e tyre, në trojet e tyre historike, sepse kjo ishte karta e fundit që mund të luante Serbia në sllavizimin e Kosovës. Kartat e tjera ishin djegur me kohë.

atehere pse  thua qe ishte ''eksod i pakuptimte'',   kur me  poshte vet  e spjegon kuptimin..?!

ky pra ishte  nje plan  djallezor i Serbise  dhe  per ta  ky eksod  ishte kuptimplote!

Sepse duhet ta kishte kuptuar vet që ishte diçka e paralizueshme. Nuk mund të përzësh njërëz nga shtëpitë e tyre, vendi i tyre, në mënyrë kaq flagrante, si me qenë bagëti. 

po ata  e realizuan  dhe i perzune ne fakt..smiley    tjeter pune  pastaj se dikush tjeter nderhyri dhe u prishi planin..  sepse ai ''dikushi''  edhe mund te mos nderhynte  fare...

Aty është muhabeti, se s'të lënë e s'mundesh me e mbajt gjatë. Serbët janë pak fodullë në këtë drejtim. S'u mjaftuan mësimet që nxorrën nga shpërbërja e Jugosllavisë, as nga ngjarjet në Bosnje. Me dhunë nuk arrihet asgjë, përvese disa raprezaljeve të panevojshme.

Dikushi do nderhynte.  Nese jo kur nderhyri, do te nderhynte kur Shqiperia te perfshihej ne lufte.

shiko tashi, se historia eshte e mbushur me  luftera te padrejta, eksode etj...  p.sh pse nuk nderhyri ''dikush''  kur u be eksodi i armeneve.. por kur greket perzune   shqiptaret (çamet) nga shtepite e tyre..?   

pse nuk nderhyri  ''dikush''   kur Gjerogjise amerikanofile  i morren Osetine...  pse nuk nderhyn kerkush per ti kthyer Ukraines properendimore Krimene, etj etj..     po nuk tha kot ai.. eshte tafti-bafti kjo pune.. vetem se cave u bia tafti,  cave u bie bafti..smiley

Po tani njehere ne histori do ti buzeqeshte fati shqiptareve o belul. smiley

shiko tani dhe ti smiley kur i dërgonte ashtu, copa-copa, me nga 20000-25000, i mbyllte sytë bota, por me 800000, edhe qorrit s'i kishin shpëtuar këto kundravajtje.

As 4 vjet s'kishte Amerika që ia kish tërhequr veshët në Dejton, merr vesh serbi, thuaj

Pershendes familjen Thaci nga krahina e Malisheves, kontaktet me ta i kemi humbur ketu e 13 vjet .. Shendet e mbaresi ne shpite e tyre!!!

Fatkeqesi qe kosovaret kane njerez si Thaçi qe prononcohen ne emer te tyre per luften. 

po Thaçi sikur ka luftuar vet, apo cqt....  po nuk u prononcua Thaçi, si luftetar,  per luften,  kujt i bie te prononcohet....., Marika..?smiley

Thaci ka qene tip komisar, s'ka luftuar. Haradinaj po, ka qene "ne terren".

Kosovaret meritojne nje njeri te paimplikuar ne trafiqe dhe qelbesirelleqe qe te prononcohet per to, te kete qene luftetar(e) apo jo. Thaçi i tille nuk eshte.

S'do e harroj asihere kete periudhe kaq te trishte te atyre qindra kosovareve, syte e femijeve, lotet e te moshuarve dhe ankthin e grave per burrat dhe femijet e tyre qe kishin mbetur pas. Te ngulitur para televizorit dhe me friken se mos degjonin per njerzit e tyre qe mund te ishin vrare ne lufte. Si tani me vijne para syve fragmente te njerezve te cilet kam patur fatin t'ju qendroj prane e ti ndihmoj gjate asaj kohe, por dhimbja e tyre dhe shokimi eshte i papershkrueshem. Nje mirenjohje i takon edhe familjeve shqiptare te cilet hapen shtepite e tyre ne kete kohe te veshtire ekonomike dhe i'u bene ndihme vellezerve dhe motrave kosovare.
 

Falenderimi i dyte pas Amerikes i takon gomarllikut te Miloshevicit qe sic thote ene populli yne trim e pacedashes ;kur i vjen vdjekja qenit shkon e bo shooren ne deren e kishes e xhamise smiley
 

Ha ha , kur i ha bytha dhise, ha buken e bariut

Isha para disa ditesh te muzeumi i holokaustit ne DC. Genocidi kunder shqiptareve ne Kosove ish i miredokumentuar dhe i ish dhene hapsire e rendesishme ne nje pavijon per genocidet ne bote. Ne Kosove nuk ka as edhe nje muze per genocidin.

Ti quash shqiptaret popull (ne kuptimin modern te fjales) eshte e tepert.   

Edhe qe thu ti shoq, ne Gjakove u gjendem perpara atyre pllakave te drunit qe ishin vendos ne mur anash rrekese, per te perkujtu te renet. Gjysma kishin rene ne toke, e gjysma tjeter ishin kalb nga shiu.

Kur vazhdum me tej, per ne destinacion, mes ca fshatrave, gjetem ca nishane me te kompletuara qe kishin ngritur vet fshataret per bijte e tyre te rene me arme ne dore.

gjakova u shkaterrua, se e kishin menduar te humbur (ideja e ndarjes se kosoves pothuaj me dysh, ku gjakova do i shkonte shqiperise) ; prishtina psh, jo !

Po jari pse kishte morr mundimin te mungonte? edhe kanakari kishte pas pune te tjera me te rendesishme se bashkimi mes shqipetareve. Te dy jane kelysha te serbit dhe qe ndjekin nga mbrapa kelyshin e madh, kriminel saliun.

u falenderuan te gjithe,vetem uck-ja qe ishte faktori kryesor qe solli largimin e miqve te saliut ,nuk u falenderua!

apo terrorrista hesapi thuajsmiley  sidoqofte gjysma e punes u be. tani duhet nje uck e re per te arritur bashkimin.  sepse per momontin shqiptaret ne te dyja anet e kufirit drejtohen nga kelyshet e serbeve.

ne keto momente ,plani serb eshte qe shqiptaret te mos bashkohen. te rrine ne principata tip krimeje,derisa situata nderkombetare te kthehet ne favor te tyre.  nderkohe do mundohen te mbjellin helmin midis shqiptareve,duke stimuluar krahinarizmin dhe fetarizmin.

Qofsha gabim, por mua nuk ma heq njeri nga mendja, qe "serbi"(Milosheviçi), e bente gjithshka ne "koke te vet", pa pasur bekimin e heshtur, te atyre qe me pas na "çliruan", per te na futur me pas nen "pushtimin" e varferise, qe eshte pushtuesi me i madh dhe me shkombetarizuesi i njohur. Edhe USA, qe vertete tregoi shume me teper angazhim kunder serbeve, e beri kete pas lobimit te fuqishem te shqiptareve atje, sepse ne fillim i therriste elementet e rezistences shqiptare si terroriste. Pa folur pastaj per Francen qe me qellim lejoi te krijohet e ashtequajtura "Kosova e Veriut", e kontrolluar plotesisht nga serbet. Une mendoj se supershteti i madh i Krishtere: Europe, tentoi eliminimin fizik te MYSLIMANVE shqiptare te Kosoves, por deshtoi qekurse donte ta bente kete pa rene ne sy,pikesepari, per arsyen qe e vuri re vendosmerine e shqiptareve per mos ti leshuar tokat e tyre.

Thuj te fala Shefqet Krasniqit nga une!

Sa per ate qe thua ti,ja ku po ti jap argumentet une.

U krijua UCK me bekimin e SHBA-ve dhe per te kenaqur Rugoven dhe se ashtu e donte puna ne fillim u quajten terrorise.

Me pas kur Milloshi nuk hante pyke,tu jepte shqiptareve autonomine e vitit 1989,qe edhe Rusia ja karkonte,filluan veprimet luftarake me te forta,se deri ne ate moment po vriteshin spiunet qe bashkepunonin me serbin.

Milloshevici kish 10 vjet kohe,dhe BE dhe SHBA me Rusine kishin 10 vjet qe i thoshin ktheu autonomine shqiptareve.

Kur Milloshi vazhdonte me te tijen,se serbet jane derra jo njerez,pastaj UCK-ja filloi te vepronte me fort dhe Milloshi  nisi veprimet luftarake,ndonese Bushi Sr e kish paralajmeruar qe veprimet luftarake ne Kosove jane vije e kuqe.

Pastaj ne 1998 pati nje amepushim gjate dimrit,me ndihmen e Richard Holbrooke,qe negocioi sume here me Milloshin po ky hic vazhdonte me te tijen.

Pati edhe nje takim te fundit qe zgjati 9 ore me Milloshin ku i tha :ju keni dy zgjidhje BE dhe Kosoven,po zgjodhet Kosoven i humbni te dyja.

Milloshi vazhdoi me te tijen.

Ne pranvere serbet filluan prape ofensiven qe rezultoi me vrasje,perdhunime etj pastaj NATo u fut ke Kosove dhe ndodhen ato qe ndodhen.

Tu freskua kujtesa tani?
Hajde ike merr namazin ne xhami!
Vazhdo beso perralla me Europe dhe myslimane,nderkohe qe vet myslimanet hezitojne ta njohin Kosoven ose jane te tere me serbin.

 

ACDC, mos kerce ne konkluzione per mua, une nuk kam ndonje simpati te madhe per te gjitha fete e lindjes, sidomos ato semitike.

Sa per temen, fushata e bombardimit, ushtarakisht, qe nje deshtim i plote. Politikisht, nuk kish se si te mos ish shtrenguese.

Fushata e bombardimit nese nuk shoqerohet me trupat e kembesorise ne cdo vend te botes,eshte deshtim.

Nga sa kujtoj une,bombardimet ishin per presion dhe trupat po beheshin gati te hynin nese Milloshi do te vazhdonte edhe nja 2 jave te kundeshtonte.

Vete fushata e bombardimit, ishte me shume nje fushate paralajmeruese ne vetvete, sesa nje bombardim ndeshkues i vertete. Per te fshehur kete, NATO u be qesharake, duke u ankuar 95 % te kohes, per kushtet e veshtira te  motit, pa folur per ato raste, kur godisnin zetoret e ngarkuar me refugjate shqiptare, te ndjekur me force nen syte e gjithe Botes ne shek. e 20 -e.

Po mire je qe je duke nxjerre bishta ,shtoji edhe bombardimin e ministrise se brendhsme serbe dhe ambasades kineze.

Cilen Ministri? Ate qe me pare e lajmeruan vete perendimoret, qe te largonte personelin dhe paisjet?

Bombardimi i NATO-s ishin nje turp per nga demi, qe i shkaktoi ushtarakisht serbeve. Lexo artikullin e meposhtem prej: The Independent, te asaj kohe.

 

NATO KILLED far more Serb civilians than soldiers during its 11-week bombardment of the country and most of the Yugoslav Third Army emerged unscathed from the massive air attacks on its forces in Kosovo, according to evidence emerging in Yugoslavia. Nato officers have been astonished that thousands of Yugoslav tanks, missile launchers, artillery batteries, personnel carriers and trucks have been withdrawn from the province with barely a scratch on them. At least 60,000 Yugoslav troops - rather than the 40,000 estimated - were waiting to fight the Western armies in Kosovo.

Yugoslav military sources said that more than half the 600 or so soldiers who died in Serbia were killed in guerrilla fighting with the Kosovo Liberation Army (KLA) rather than by Nato bombing. They added that preparations for war began a year ago when military intelligence in Belgrade learned that the United States was building a secret satellite targeting navigation station in Bulgaria.

Wartime statistics are notoriously unreliable, but investigations by Western correspondents and humanitarian agencies of Nato bombing incidents appear to confirm the official civilian casualty toll of around 1,500. At least 450 of these died in Nato's repeated "mistakes", when alliance aircraft bombed a train at Grdelica, a bridge at Varvarin, housing estates at Surdulica, Aleksinac and Cuprija, a bus at Luzane, an Albanian refugee convoy in Kosovo and made other attacks on civilians. Many others died in what Nato referred to as "collateral damage" in attacks around Belgrade, Kraljevo, Kragujevac, Nis and Novi Sad.

According to figures given to The Independent by a Yugoslav military source, only 132 members of the armed forces were killed in Nato attacks. General Nebojsa Pavkovic, the commander of the Yugoslav Third Army, has given a different figure: 169 soldiers killed in Kosovo under Nato assault and 299 wounded. Yugoslavia's President, Slobodan Milosevic, says that 462 members of the Yugoslav army and 112 police (including the MUP, the interior ministry forces) were killed.

e ke gabim, po nejse...

Jo Bama nuk e ka gabim!E ka mire prr sa i perkiste gjith atij genocidi Serbia duhej ndeshkuar shum shum rende.Seose i vuri zjarrin here te trete Ballkanit.Por moralisht ishte giditje derrmuese!Vetem moralisht, si mesim per nje mbreteri sllave !

Grave,
Si kau peles ketu.

Jam plotesisht dakort me ju Bama.

Gjeini bishta o shqiptare. Pa Ameriken Kosova do ishte nen Serbi, dhe Shqiperia do kishte shku per lesh me 1 milion refugjate. 

Kjo eshte e vertete ne menyre relative. Skenari me i mundshem, do te ishte lufte Ballakanike ose me gjere, qe nuk i interesonte as vete Amerikes.

Perse lufte Ballkanike?

Kush do te hynte te luftonte ne krahun tone?

Shqiparia vete nuk kish kellqe te luftonte.

Shqiperia vertete ishte e dobet, por perfshirja e saj ne lufte, mund te fillonte nje "zjarr", qe mund te perhapej gjitheandej. Pastaj mos i nenvleftesoni aq shume mundesite luftarake te nje kombi si shqiptaret, sepse nuk jemi ne kushtet kur Shqiperia ishte nje province e Turqise dhe shqiptaret, jo shume te qarte per identitetin dhe mundesite e tyre, qe nuk i kaperxenin dot ato te Bajrakut.

Cfare Shqiperia aman te keqen .Shqiptaret ne ate vaft ishin te zene duke vrare njeri tjerin.njerzit qe organizuan grusht shteti per te permbys qeverine e tiranes kur kukesi ishte mbushur me refugjate kosovare tani levdohen si shpetimtare te kombit.

Kush do ta bente luften Ballkanike? Ushtria shqiptare qe i rane breket me 97ten? Sic i lane shqiptaret ne meshire te sllavit per 100 vjet mund t'i linin edhe per 100 te tjera.

tironco, mes vrasjes se popullit dhe hapjes se depove, ke do te zgjidhje ti, meqe po na ben patriotin tashti...??? E kush ti la shqiptaret ty ne meshire te sllavit per 100 vjet... cila ushtri...???

harrova patriotin e ke zone ti. Nuk ka rendesi si e qysh, ketu po flasim sa takat do kishte ushtria jone heroike per kete punen e Kosoves. Ato qe ndajne boten i lane. 

 

Mbase edhe e kam zene e jo me llafe por me pushke e me gjak, i nderuar.... Ti qe po flet ketu si dhe shume te tjere, flisni vetem me te nigjume... tip... me ka thone baba mue (TM)... me ka thone i shok... apo kom lexu i gazete.... dhe duke mos qene vete te perfshire personalisht beni telefonin e prishur... ndaj ju lutem shume, nese nuk keni njohuri apo info te sakta, mos perdhosni as ate lufte e as  pjesemarresit ne te, ndonese siç thua edhe ti ........me breke neperkembe... dhane nje kontribut te jashtezakonshem, duke e treguar veten se cilet jane.... 

Sa per tu sqaru, dmth ti po thu qe kontributi i jashzakonshem shqiptar cliroi Kosoven, dhe kjo do ndodhte dhe pa Ameriken?

PS E nga e di ti a e kam apo jo te prish telefonin une apo si i di keto pune? Nuk i di te gjitha partia. 

tashti mos boj interesantin dhe ti... lexo komentet e pastaj bej koment mbi komentet... Nuk tha njeri keshtu siç po e trajton ti problemin... por zanafilla e debatit tone eshte gjetke... lexoi edhe i here e pastaj komentoji ...

Me duket se ti komentove komentin tim. Nejse se dhe kaq shume e zgjata. 

ke te drejte, une komentova komentin tend, e vertete eshte, por lexoji edhe nje here vazhden e komenteve dhe pastaj dil ne konkluzion per nje koment perfundimtar...

 

Me breke pa breke, ushtria jone e filloi, per fat nuk iu desh ta mabaroje vete luften. vetem UCK arriti deri ne 20-30 mije vullnetar, tani e imagjinon dot sa beheshin po te hynte ne lufte edhe Shqipria?

Do kishim kap Mosken. E duke qene pa breke, boj hesap orgjine e papame.

jo mosken jo se kush i mban gjith ato muzhike me buk pastaj smiley , une po them qe ushtria jone sulmoi disa njesi serbe qe kaluan ne anen tone, per provokim apo gabuan rrugen ato nuk e di. Gjithashtu ne betejen e Koshares ushtria jone, sipas deshmive te veteraneve te UCK, ka bombarduar brenda territorit te Jugosllavise. Dmth po qe se zgjaste lufta e kosoves, Shqipria do futej ne valle, donte apo sdonte.

Tani serbia mund te na pushtonte, por ajo spo ja dilte me luften guerrile ne Kosove, imgjinoje pastaj ne Shqipri si do shkonin punet. Plus qe ne nuk do na linin kurr vetem, Europa dhe Amerika, sepse barbaria serbe ishte pare ne bosnje.

Dmth prap ke Amerika dole.smiley 

Amerika eshte si shpirt smiley po eshte si ajo shprehja, ndihmo veten te te ndimoje Zoti, kshu pa luften e UCK Amerika sdo kishte nderhy kurre. Po kjo pune vajti, pula vezen apo veza pulen smiley

Pa ja boj hesap sa te tjere kane luftu e kane arrit nje m... te madh. 

E kisha harruar “bekimin,” ate fjale sa fisnike po aq ordinere ne leksiken e alfabetdashesve shqiptare. Nuk ka eksperience me te bukur se te lexosh nje narrative historike qe fillon me bekim dhe perfundon paster dhe shkurt me perralla mbi myslimanizmin. Mision didaktik per lexuesin e paditur!  

I'm Lovin' It!

Justin Timberlake. ( slogan i kopjuar nga McDonald's)

Varferia dhe trushplarja/fanatizmi fetar, jane pushtuesit e rinj, un jardin. Asnjeri nuk po mbron fete e Lindjes.

Mbrojtja do te ishte me e largta e imagjinueshme.

Sot, gjithkush mu d te beje vrejtjet e veta qe ne te shumtat e hereve qendrojne.Por...
Kini parasysh se goditja mbi Serbi, mbi nje mbreter evropiane, mbi miken e preferuar te disa mbreterive evropiane ishte nje termet ne krejt mentalitetin perendimor e botror.Edhe ne ate shkallen gati simbolike por ishin bomba jo lule.Beogradi u trondit dhe Moska heshti thuajse!Shqiptaret paguan nje harac shume te rende per mevehtesine qe nuk do ta kishin kurre ate, pa " ndihmen bujare " te Milloshevicit! Evehtesine e kemi prej Milloshevicit.Ndryshe do ishim vetem autonomi !Ka plot per te fole, sidomos per mangesite tona.Nuk jemi kooperues per objejtiva te medha strategjike....

Per mua misteri me i madh i fushates se NATO-s mbetet terheqja e Milloshevicit pas 78 ditesh. Nuk ka mundesi qe Milloshevici mos ti ket ditur implikimet qe do ti sillte per Klintonin kalimi i 90 diteshit te "War Powers Resolution". Me at kongres republikanesh dhe me at opinion publik qe nje pjese jo e vogel e shihte nderhyrjen ne Kosove si nje orvatje e Klintonit per te shmangur vemendjen nga skandalin Lewinski, nuk do te ish aspak cudi qe kongresdi mos ta miratonte vazhdimin e fushates. Dmth, eshte pak e cuditshme qe Milloshevici duroi 78 dite bombardime dhe nuk duroi dot dhe 12 ditet qe i kishin mbetur. 

si e shtron ti Rono ceshtjen, sikur  ishte ne dore te Milloshevicit..smiley   12 dite te duken pak ty?   pastaj  Milloshevici, sa me shume kalonin  ditet,  aq me shume ishte nen  presion te brendshem qe sa vinte dhe rritej..  disa dite apo 1 jave para se ai te terhiqej perfundimisht, u shenuan protestat e para  ne disa zona te Serbise..  dhe  jo nga opozita inegzistente, por  nga populli,  kryesisht nga te aferm  te ushtareve serb te vrare nga bombardimet te cilet hodhen edhe parullat e para.. '' Millo..dergo tet bir, Markon ne lufte'' etj...   po edhe nje ndihme e shume pritur nga Russia  nuk erdhi...   atehere cfare do bente Milloshevici..?   ate qe bejne te gjithe diktatoret.   u terhoq   per te ruajtur  pushtetin e vet ne Serbi  te pakten.. ndryshe, me gjasa  do ta kishin rrezuar..

Mire o Belul, po kur duroi 78 dite...

po ku e dinte ai se cfare do ndodhte diten tjeter.. apo diten me pas...?   u demoralizuan serbet pra, aq e keishin takatin   nuk mund ta perballonin dot me luften!    aq me teper  qe skishin  aleate qe ti ndihmonte..   fqinjet e Serbise ishin  vende proamerikane,  apo anetare te NATO-s.. skishte nga tja mbante Milloshevici!

Po edhe 12 dite qene te shkretat o Belul. Megjithate ajo qe thua ti mbetet shjegimi zyrtare se pse Milloshevici u terhoq atehere kur u terhoq. Dmth ne 4 ditet e fundit bombardimet u intensifikuan ne menyre te frikshme. Nato filloi te bombardonte dhe objekte civile sic qe rrjeti shperndares i energjise elektrike ne Beograd. Ne 4 ditet e fundit bombat u perqendruan ne Beograd dhe jo me anembane Serbise. Sipas shume analisteve nese bombardimet do kishin zgjatur (ne ate frekunce) edhe 10 dite te tjera, Serbia do te kish vajtur ne epoken e gurit me infrastrukture civile te shkateruar komplet. 

voila!    u bombardua rafineria e naftes ne Kragujevac (mos gaboj)  etj etj...

Hollbruku tregon nje episod ne librin e tij kur eshte takuar me Milloshevicin (ne takim merte pjese per here te pare dhe gjenerali Klark). Para se te hynin ne takim Hollbruku i thote Klarkut ki kujdes me Milloshevicin se eshte manipulator i kalsit te larte dhe mund te te bej presion psikollogjik. Futen te zyra Milloshit dhe Milloshi kur i jep doren Klarkut i thote, ju jeni gjenerali qe do te na bombardoje! Ajo varet nga ju, i thote Klarku. Ne i thote Milloshi po ju presim ju. Ne at rast i thote Klarku ju premtoj se nuk do tju le qe te prisni gjate! 

 

Ron, duke filluar nga mesi i 78 diteshit (te themi andej nga dita e 50) Miloshevicit filluan te mos i dilnin më llogarite (Serbia po humbte ME SHUME se ç'mund te fitonte* duke mos humbur Kosoven). Andej nga mesi (te themi pas nja nje muaji bombardimesh) Joschka Ficher (ish minister i jashtem gjerman) hodhi idene qe NATO "te bente çik pushim" (bombardimet), ide qe per fat te mire nuk pati pasues (ki parasysh se 800 mije kosovare e kishin kaluar tashme kufirin). Po te kishin ndalur bombardimet andej nga fundi i mujait te pare (pas nja 30 ditesh), Milloshi do aplikonte planin e tij : ndarjen e Kosoves (deri dhe lagjet e Prishtines jane zbrazur me plan: ca po, ca jo; pyet prishtinalijt). Do mbante per vete nja 50-60% te saj, me nja 900 mije shqiptare e 300 mije serbe. Perfect! (per te, sigurisht)

Pasi kaloi dita e 50 e tutje e bombardimeve, e pa qe definitivisht me shume po humbte se po fitonte*. Ne diten e 78 degoi gjeneralet ne Kumanove te firmosnin. Game over.

Hipoteza e fundit, por e fundit fare fare, mund te kete qene nje marreveshje (e heshtur ?? e fshehte ??) : "me bombardoni ca kohe, une po rezistoj ca kohe, pastaj pranoj e ulemi ne tavoline" (mos harro se ai eshte nenshkruesi i marreveshjes se Daytonit - Bosnja). Por, nese eshte keshtu, pse nuk e plasi kete gje ne Hage ???!

 

* fitim:  me fitim e kam fjalen sa ne planin ekonomik, edhe ne ate te integritetit territorial, pra shteteror, historik, etj etj etj te Serbise

E la rusi ne balte ....Ron
Qe te gjithe strateget e Natos gabuan ne parashikimet e tyre per thyerjen e Miloshit dhe te Serbise!Parashikuan disa dite por u bene ca .... 77 ! Sepse edhe brenda Natos pati rrjedhjen e gjith sa flitej e vendosej...

Po lene mer Grave, se ku dine gjo keta se si u zhvilluan ngjarjet... e sidomos ata qe kane qene jashte ne ate kohe... as qe ja kane haberin fare... flasin vetem me ç'kane lexuar ne gazeta...

Ku dine ata se per kete ceshtje duhet te te degjojne ty ... pa shummendshitje!
Do kisha dashur qe ajo ngjarje te kishte ndodhur, ne kohen e ushtrise te Enver Hoxhes ! Do ti kishin provuar mire serbet si perziheshin e perdhunoheshin grare e vajzat shqiptare edhe buz kufirit kombetar! Por nje trategji djallezore antishqiptare na e beri pluhur ushtrine dhe skrap gjith aramatimin....E ci bene ketij populli ... , ..," E marr Shqiperine me gjahtare.... ! " thoshte kurva
serbe

Po edhe ato veprime qe u ndermoren nga oficeret dhe me armatimin e Enverit u zhvilluan, edhe po me hartat e Ennverit u planizuan.....ndaj them une se nuk dijne gje keta qe lllomotisin pa dogane ketu....

ne fakt kjo eshte e vertete, sepse fundja Veli Llakaj shkoi ne Kosove (bashke me hartat) dhe Veliu, ish shefi i shtabit te pergjithshem te Enverit ishte, duam s'duam ne smiley

Do kisha dashur qe ajo ngjarje te kishte ndodhur, ne kohen e ushtrise te Enver Hoxhes !

Pse a ka qene e pavarur kosova atehere?

Nuk mjaftoi idealizmi i Kudusiut me burrat malesore ! Duhej ajo, ajo qe kishim ore !

Me kujtohet qe ne si shkolle pergatitem dika pako te vogla me stilolapsa e gjera te tjera, dhe qe nje profesori im dhuroi pallton e vetme qe kishte... Mirenjohje per ata qe na ndihmuan per fundin e luftes dhe kenaqesi per takimin simbolik be kukes.

Milloja e kishte mbushur kupen sidom pas deshtimit te turpshem te perendimin per frenimin e maskrave dhe genocidit ne Bosnje. 

Rendesi ka te mos harrohet ngjarja... pa fjalet e shumta jane fukarallek.

Ne rend kronologjik:

Faleminderit president Bush senior per vijen e kuqe qe i tregove Milloshevicit per Kosoven.

Flm. President Rugova per organizimin e rezistences paqesore aktive dhe institucioneve paralele.

Flm. perseri president Rugova per nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves.

Flm. president Berisha qe gjate periudhes 92-97 nuk le kancelari perendimore pa e ngritur ceshtjen e Kosoves.

Flm. perseri president Berisha per mbeshtetjen qe ju dhe perfaqesuesve te Kosoves ne kete kohe, ndihmes diplomatike dhe qe dole me qendrimin nje komb nje qendrim.

Flm. Jo Dioguardi dhe gjithe lobit shqiptaro-amerikan.

Flm. komandantit Adem Jashari qe organizoi UCK-ne dhe ra per te mos dorezuar pragun e shtepise.

Flm. Zahair Pajazitit dhe Sali Cekut qe jane nga themeluesit dhe organizatoret e grupeve te para te armatosura qe u shnderruan ne UCK.

Flm. djemve dhe vajzave te UCK qe ndezen luften ne permsa te gjere duke bere qe faktoret me peshe nderkombetare mos te mund ta kalonin lehte ceshtjen e Kosoves qe rrezikonte te ndizte gjithe ballkanin.

Flm. km. Blair qe ka qene nder te paret qe ka kerkuar nderhyrje ushtarake ndaj Serbise.

Flm. President Klinton qe ja tregove vendin kasapit te Ballkanit.

Rrofsh e qosh oj Kosove dhe se shpejti se bashku.

As edhe nje falenderim per qeverine socialiste! smiley Qeveri e cila u perball me krizen humanitare me te madhe ne europe qe prej WW2. 

politico.. ka te drejte Roni.. jepi falenderime edhe  PS , sidomos Pandeli Majkos,  sepse bene gjithcka kishin ne dore per menaxhimin e krizes....

S'di gje ti o Belul!

cilen qeveri te falenderoj, ate te Nanos qe u taku me Milloshevicin ne Krete dhe qe kur filluan te vinin kosovaret e pare i mbante mbyllur vetem ne qarkun e Kukesit, jo te shperndaheshin ne gjithe Shqiperine, apo qeverite e tjera qe po te mos ishin organizatat nderkombetare, qe i mbajten me buke dhe ndihma mjekesore rreth 800 mije njerez qe vershuan Kukesin dhe Shqiperine, por te pakten 500 mije do kene qene ne Kukes, qeveria e socialisteve do ti kishte lene te vdisnin se ishte dorezuar.

Pandeli Majkon mund te vleresoj si person, ishte shume perpara dhe me patriot se gjithe te tjeret ne PS, por jo me shume.

jo, nuk fola per Nanon apo qeveri te tjera...  por e kisha vecanerisht per qeverine  ne kohen qe filloi lufta me kryeminster Majkon.   nuk kishin shume mundesi, por ama ben cmund te benin.. plus qe organizatave nderkombetareve  qe sollen ndihma,  nuk u krijuan kurre pengesa e veshtiresi..  ja kaq, ne ate gjendje sic ishte Shqiperia aso kohe, skishin cte benin me shume.

Flm.perseri president Berisha qe me naften qe u dhe serbeve per te ngrohur kosovaret ne ato dite te ftohta dimri u ndez zjarri i luftes per liri. o polikoqe,keshillkar,a si e ke nofken ti,po harrove te falenderosh edhe Milloshevicin krahas Berishes dhe Rugoves.Te jesh e sigurt qe pa keta te tre skishte Kosove te lire sot,pa leri Blerat e Klintonat

Grava ate llafin e ka thene ish Kryetari Shoqates se Ushtarakeve te Liruar ..."Shqiperine e pushtojme me shoqaten e Gjyetareve "  ne kohen qe Kom. i Pergj   alias President , ishte "miku " i tyre i "permjeri ' nga Z.Caushi , vete dora e trimave te papapre z. Sali Berisha smiley

Ishte i njejti Individ qe kercenoi Miloshevicin "te hedhim hekurat "  per Sllovenine ."Asnje centese e pike gjaku nuk duhet te shkoje dem pa demshperblyer Sllovenia  . Lufte " Dhe filluan topat ...smiley Pastaj Italia etj ..!

Gjithsesi respekte te jashtezkoneshme Vllezerve Shqiptare qe u dhane Jatak Kosovareve ..dhe ne rradhe te pare Populli i Kuksit . Nje perkujtimore e perbashket e Vllezerve qe ndane dhimbjen !

Me ndihmen e shqiptareve ata munden te perbllojn nje nga Dhimbjet e Genocidet me te medha ne Histoine e tyre !

Se cfare Ushtrie trashegoi Regjimi Barbareve Bajraktareve Injorante te  Berishes dhe cfare beri me te , jane te shkuara qe i mbeten Historise .Por bytheve te zgjuara qe pretendojne se "mundeshim " dhe ne , po u kujtojme se Sot vleresohet si terrorizem Nderkombetar .

M.Sheu me gojen e tij ka pohuar se :

" Ne dispozicion te popullit vella Kosovar kemi Tre vjet Buke , Breke e Fisheke " smiley Korce 74 !

Nuk qendron shumica e falenderimeve te tua! Sidomos per Berishen dhe Rugoven! Ketyre u duhet shtuar edhe Milloshevici , gjithenje sipas meje !

Xake , eshte fjala e Milloshit , ne Kuvendin e Serbise kur deklaroi se " Kemi shenzuar 17 milion usd pervdestabilizimin e Shqiperise...."

Faleminderi Prof Doc Sali Berisha qe kontribove ne clirimin e Kosoves .

Faleminderit Bradovic qe nuk e harro Prof Doc Sali Berishen

Nje nder ngjarjet me makabre te ketyre viteve. Nje re e zeze qe do rri mbi koken e te gjitheve qe kane ndare apo kane pare ato pamje te lemeritshme te njerzve te pafajshem te dhunuar , perdhunuar e te vrare.

Ka ardhur koha qe qeveria serve te kerkoj falje per krimet e kryera ne Balkan. Dhimbja e atyre njerezve s'ka per te fashitur kurre, por te pakten kjo do ishte dicka.

Nderkohe mendoj se eshte e rendesishme qe te krijohet Instituti i krimeve ne Kosove qe te merret me faktimin e te gjithave krimeve te ndodhura gjate asaj periudhe.

Sot duket se dhe qielli kerkon paqe duke sjell boren ne prillin e Kosoves!

Si shpjegohet qe nuk ka as nji qender perkujtimore ose museum  ne tirane qe ti kushtohet gjenocidid qe eshte ushtru mbi shqiptaret kto 100 vitet e fundit?  Shqiptaret ne kosove kane qene pre e debimeve dhe dhunes serbe disa here qe kur kosova i kaloi serbise jo vetem ne 99 -en. Po ashtu gjenocidi grek ndaj shqiptareve ne çameri edhe ne jugun e shqiperise. Te ai fshati ne permet qe u varrosen plakat shqiptare per ushtar grek ishte nje lapidar si perkujtimore per 100 burra te atij fshati te vrare nga " forcat shofiniste greke"qe ishte lene komplet mbas dore edhe ishte mbulu nga ferrat..... As 100 metra me tutje ishin varrezat e ushtareve greke flak te reja me barin e prere ......sa popull kot qe jemi smiley popull pa gjak smiley rrini zihuni jo sala po edi po ilir kok lopa.....

Grave, kur them une qe keta nnuk dijne gje, por kane ngrene nje tufe gazeta, nuk me beson mua... ja shikoi... ata qe falenderojne dhe SAliun, i cili si gjate kohes kur ishte ne pushtet  e po ashtu edhe ne opozite vetem shkopinj ne rrota i vuri çeshtjes se Kosoves, po nejse....kur ne kemi 15 vjet nga mbarimi i luftes dhe shtermberojme faktet, e si do ja dalim nga lartesia e 75 vjeteve te rindertojme historine e Luftes NaCl...??? vl i thone kesaj pune

Ky gjasme "Eskod tragjik" eshte vetem fillimi i fundit te sigurte per antishqiptaret qofshin keta te fundit dhe shqipfoles smiley

 

..ku ishte Rama dhe ku ishin fakiret kosovare 15 vite me  pare 
 

Secili eshte ne gjendje te gjykoje per vete, por ajo qe konsiderohet gabim qe i perket vetem dikujt nuk mund te krahasohet kurresesi me demet e vazhdueshme te nje ose disa tjereve. Te me falni, thjeshte po konstatoj, kaq.  

Rama ishte ne nje pllaazh duke ecur lakuriq pa gjthe fiku ashtu sic e kishte bere nena.

O Idiot, ne ate kohe Rama ishte Kryetar i Bashkise se Tiranes, dhe po ta mbash mend ishte nder te vetmit qe doli ne mediat italiane dhe mbrojti çeshtjen kosovare, kur ai Salibandi yt, akoma i binte fyellit tek terrorizmi kosovar, por ju jeni trapa fare more te mjere.... ju vetem tju rroje kryekari se edhe antishqiptare beheni....

O kap ca pyetje te bej, a nuk i cilesoi Beisha UCKne si organizate terroriste? A nuk i arrestoi dhe i burgos dikur Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin doktori?

Në radhë të parë këtë ditë falenderimet tona i takojnë Gandit të Ballkanit:

Profesor Doktor Ibrahim Rugova që mbrojti Kosovën me thonj e me dhëmbë kundër terroristave të UÇK-së që nga vila e tij ku mbahej në ruajtje nga guardianët serbë.

Falenderimi i dytë: 

Gandit të Ballkanit që siguroi paqen e Kosovës në zyrën e Millosheviçit kundër qëllimeve shoviniste të imperializmit amerikan dhe agresorëve anglezë.

Falenderimi i tretë:

Gjigandit të Ballkanit, Profesor Doktor Sali Berisha, Lideri Historik i Shqiptarëve që për stabilizimin e Kosovës ka dhënë kontribute të shumëanëshme që nga shkërdhimi i Ushtrisë deri tek arrestimi i terroristave të UÇKsë. 

Falenderimi i katërt: Europës së djeshme, e cila me politikën e saj pacifiste, humane dhe të sinqertë ishte kategorikisht kundër luftërave shoviniste të Amerikës kundër Gandëve dhe Gjigandëve të Ballkanit në Serbi dhe Shqipëri.

Falenderimi i pestë:

Guardianëve serbë që i shpëtuan jetën Gandit të Ballkanit nga terroristat e UÇK.

 

Bravo, bravo qeveria!!!!!!!!!!! smiley

siguroi paqen e Kosovës në zyrën e Millosheviçit

e pa me qa inat, sa sllobos i shkuan shtate nga frika.

dhe aq qe; the rest is history. 

 vila e tij ku mbahej në ruajtje nga guardianët serbë

think of it: ata guardiane mund te ishin ne terren duke vrare njerez ne Kosovo.  

Në terren mbase nuk vrisnin por bukën kot nuk e hanin. Ata vrasësit që dërgonte UÇKja i vrisnin ama.

Natën! (Ta kesh kur të vijë nata andej).
p.s. Mos i zër besë thashethemeve për varfërinë këtu siç u ka zënë besë Pjeri. Janë shpifje ato.

Ballafaqimi i Milloshevicit me Rugoven ne Hage eshte nje kryeveper. Po nuk ishe ti i thote Milloshi Rugoves qe me more ne tel ne filan date e filan ore e me the qe fut ushtrine se mua me ka dale situata nga kontrolli? Jo i thote Rugova! Me shif ne sy i thote Milloshi dhe me thuj qe po rrej. Ti i thote Rugova me more peng. Une i thote Milloshi te shpetova jeten. Pasi erdhe ne Beograd deshe te niseshe per Maqedoni por une te ndalova te thase mosh shko ne Maqedoni se atje nuk te mbroj dot nga UCK, merr avionin dhe nisu per Itali me mire. Ma degjove fjalen dhe sot je gjalle! 

Nuk harrojmë (me përbuzjen më të madhe):

1. Terroristat e UÇK që kanë lyer duar me gjakun e pafajshëm të serbëve dhe pacifistave shqiptarë. 

2. Ish presidentët Bill Kasap Klinton dhe Xhorxh Maskara Bush si dhe kryeministri Toni Horri Bleri. 

3. Xhandarin e Botës: NATO-n.

4. CIAn amerikane që organizoi Komplotin Komunist kundër Liderit Historik, Gjigandit Profesor Doktor Sali Berisha.

 

 

Kaviro smiley ta lejme historine menjane, me ekonomine si jeni, nuk pyes per te tenden, se e di qe ke vene ca para menjane smiley por per ate te popullit, si duket ekonomia e popullit se sikur kam ndigjuar qe varferia eshte ulur kembe-kryq aty, megjithse do vij vete ta shoh. 

Po edhe unë popull jam o Pjer. Pastaj që varfëria është ulur këmbëkryq. Ta linim në këmbë thua ti? 

Rr.P.S. Natën i nderuar, se unë po e fik kompjutrin.

smiley po pse mo me pulat fle ti smiley 

kisha harru se dhe vete paskem 15 vjet qe paskem ik , gjithnji se 14 smiley

Kosova sot 2014

Kosova shete sovran

Kosova me flamure kombtare

Kosova me pasaporta te veta

Kosova me ushtri multietnike moderne

Kosova me korupcion te ulet

Kosova me ekonomi te zhvilluare

Kosova me tre gjuhe zytrtare

Kosova me te drejta me te medha ne bote per pakicat

Kosova me partnere nderkombare

Kosova partner strategjik me USA dhe Shqiprine

 

 

Po keto ku i gjete?

Kosova me ushtri multietnike moderne

Kosova me korupcion te ulet

Kosova me ekonomi te zhvilluare

Kosova ka rogat me te mdhaja ne rajon. Ne fakt jemi shume afer Greqis dhe Kroacis. Ke parasysh veq 6 vjet shtet dale nga nje lufte shkatruese duke filluare nga 0.

Pra kjo eshte zhvillim qe as Gjermania nuk ka ariture per nje kohe te shkurte.

Kosova ka rogat me te medhaja ne rajon. Ne fakt jemi shume afer Greqis dhe Kroacis.

smiley Ku i lexon keto perrallat mer jahu ..Sa keni mesuar nga kys Sula yne(i dyti pas gjermaneve)

 

  • Kroacia    $13,290
  • Bosnja     $4,650
  • Shqiperia  $4,090
  • Kosova     $3,640
  • Greqia      $23,260
  • Serbia      $5,280

 (Te dhena nga BB) Kosova ka te ardhurat me te uleta per fryme ne Evrope pas Moldavise

  • Kosova shtet sovran - Ende plotesisht, kjo eshte e debatueshme...Nuk eshte njohur ende ne OKB, akoma FIFA nuk e ka pranuar plotesisht, as ne BB nuk mund te marre pjese

 

  • Kosova me flamur kombetar - tani flamur kombetare kane dhe ato qytetet e Ukraniese pro Ruse si Donetsk apo Krimea. Per mua flamuri Kosovar eshte nje bastardizim i atij Evropjan qe ju imponua dikur dhe Bosnjes dhe ska asnje lidhje apo simbolizim me Kosoven

 

  • Kosova me ekonomi te zhvilluar

smiley Nuk ka nevoj ta komentoj kete shakane pa kripe

 

  • Kosova me korrupcjon te ulet

smiley Po i fus ptrape nje te qeshme

 

  • Kosova partner strategjik me USA dhe Shqiperine

Tani une dos shkoja derí tek partner ne lidhje me me SHBAte se e dime fare mire qe Kosova nuk ka ndonje rendesi strategjike per SHBAte(wishful thinking), ky eshte realiteti..Nq se duam te fluturojme me presh ne by..e kjo eshte pune tjeter. Sa per Shqiperine ajo eshte pune tjeter

 

Kosova me tre gjuhe zytrtare

kete e quan arritje ti aga?

Eshte pak romantike si ide kur e mendon, apo jo?

romantizem i madhsmiley zhardi c'ke ci thua!  prite kur ato 2 gjuhet e tjera te shpallin ''krimene'' tyre!

rrofte populli multietniksmiley

Ne fakt me vjen keq per skllaverine mendore te disa njerezve qe harrojne shpejt se çfare jane. Tre gjuhet zyrtare te permendura jane shembujt me te mire e mentalitetit te ndikuar nga xhelati i vjeter.

 

Po eshte arritje madhe se kemi deshmu perpara opinionit botror se kemi demokraci te zhvilluare sa ma shume gjuhe zyrtare aq me demokrat jemi.

Nuk ka asgje te keqe ketu

Asgje te keqe teorikisht. Problemi eshte tek prioritetet e gabuara, tek mungesa e dinjitetit dhe veturrejtja siç verehet me perçmimin qe keni per kulturen dhe gjuhen qe ju kane mesuar ne nje ambient shqiptar. Pra, para se te shqetesoheni per izolimin e shumeanshem qe vuajne kosovaret sot, ju prefereroni te fokusoheni tek respektimi i te drejtave gjuhesore te disa pakicave qe ne fund te fundit nuk do ta pranojne kurre shqipen si gjuhe zyrtare. 

 

ne Kosovaret jemi populli me tolerant ne Evrope.

Pakicat nuk jane te obliguare te mesojne gjuhen shqipe.

Kjo eshte demokraci ku ata mund te perdorin gjuhen e tyre ne institucione shtetrore dhe gjithe vendin.

Kjo eshte e mira e demokracis. Pra ne jemi nje hap me kohen jemi me perpara se shume shtete ne kete aspekt.

Izolimi i Kosovarve eshte ceshtje politike. Ke parasysh jemi 6 vjet shtet. Mendoje shume shpejt do te behet udhtimi pa viza. Me rendesi eshte qe ecim perpara me zhvillim ekonomik dhe demokraci te larte.

 

 

 

Pakicat nuk jane te obliguare te mesojne gjuhen shqipe. smiley smiley

Z. Age, toleranca duhet te jete ne plan te fundit. Keni harruar qe ju kane spastruar etnikisht me duket; gje qe shpjegon irracionalitetin ne komentet tuaj. Te me falni per kritiken por sinqerisht me vjen keq te shoh qe tjetri ka dinjitet (kombetar) aq te dobet. 

Si nuk qenkan te obliguara te mesojne gjuhen shqipe ? Ju kujtoj qe ne vendet multietnike, gjuha zyrtare dominuese duhet mesuar patjeter nese deshirohet shkembimi kulturor mes krahinave, si dhe integrim ne shoqeri. Po ju jap shembullin e Frances dhe rajonit ku jetoj ne te cilin flitet alzasianshja. Konsiderohet si gjuhe zyrtare por banoret jane absolutisht te detyruar te flasin dhe te shkruajne ne frengjisht. E vertete, ka disa opsione ne shkolla fillore, te mesme dhe universitare qe jepet mesim ne te, por zyrtarizmi i saj mbaron me kaq. Jo se keshtu e percakton ligji, por se aq mjafton per te permbushur nevojat gjuhesore te alzasianve. Nuk e kuptoj pse mendoni se jeni me perpara duke qene se eshte e natyrshme te kete nje gjuhe dominuese. Keshtu funksionon njerezimi, i dashur...

Izolimi i Kosovareve eshte çeshtje politike por paksa ironike kur e mendon qe pikerisht ju flisni per te drejtat e minoritareve serbe ndersa Serbia e perjashton vazhdimisht pavaresine e Kosoves, per te mos harruar pastaj moslejimin e gjuhes shqipe ne Presheve. Perseris, me vjen keq per mendimet qe keni.

 

Po eshte arritje madhe se kemi deshmu perpara opinionit botror se kemi demokraci te zhvilluare sa ma shume gjuhe zyrtare aq me demokrat jemi.

smiley

Rrofte Ushtria Multietnike e Kosoves!!

Ushtria multietnike ka me shume efikasitet sepse njeh armikun me mire

"Ushtria multietnike ka me shume efikasitet sepse njeh armikun me mire"

(aga aga ne bashkpunim me Nard Ndoka)..smiley

Armikun mbaje afer, eh?

Kam nje pyetje:
Mos valle hapja e depove ne 97-en u be qellimisht per te furnizuar kosoven me arme?

Kosova me flamure kombtare

Ylli i evgjitëve

meditim me rastin e ngjizjes së një flamuri

Shansi ynë i kahershëm për korrektesë politike, provë e gjallë e tharmit tonë diplomatik, e modernizmit tonë, europianizmit, erudicionit tonë gjithpërfshirës: fat që u kemi në mes tënë, evgjitër! Ç’do bënim pa ju, si do ish fëminia, si do mësonim paudhësitë e hershme, hilet e vogla pa ju, rugaçët virtuozë të mëhallës! Kush do na kujtonte për aheng në kohërat e errëta, me qasjen e pavdekshme “shyqyr që na boni Zoti jevgj, me bo i çik qejf!” Ortakë në lojra, brazilianë të topit pesëdhjetësh, të futbollit zbath me porta hungareze, Pelè gjunjëvrarë e Raxh Kapurë me gërnetë - shpirti i dasmave, të vetmit shoubiznes në socializëm! 

Balsam për egot e hutuara nën diktaturë: e si të mos ndiheshe trim kur dëgjoje “mçifu mas gaxhoit”? Si të mos ndiheshe i urtë, i përmbajtur, madje i mençur, kur i thoshe tjetrit “mos merr kot si pushkë e jevgut”? Sa lezet ka superioriteti! Fisnikëria relative. Gjaku blu venoz, citë me dioksid karboni. Dhe gazra të tjerë.

Shpirti i komunales, i rrugëve të natës që i eksfolionit me mshesa shqope, duke kositur ritmikisht pluhurin gaxhi, kësh… kësh, me ritëm ëndërues. Liberalët e vërtetë që s’kish Plenum IV apo Kongres XIV t'u bënte gjë.

Ju kujtohet diktatori? Që ju donte, siç thoshte. Mburrej se një evgjitkë e kish mëkuar si foshnjë. Prekëse kjo! Shumë. Tamam si filmi “Burri me pantallona të shkurtra” apo “Hoselito”. Apo dhe më prekëse. Ju kujtohet kur treguat etnikisht pjekuri, kapje të situatës, kur thatë rroftë Partia, rroftë Enveri, se Mehmeti desh na theri? Me një mprehtësi politike e largpamësi të paparë, viiiite dritë para tablosë sinoptike të poliagjentit. Dhe kush! Ju që s’u morët kurrë me politikë! Si shpjegohet? Enigëm e pazgjidhur.

Të izoluar. Ne dhe ju. Delir gaxhi. Ju, i vetmi komplement etnik nga gjithë ç’ofronte bota e madhe, raca tjetër, e ndryshme, bluz, Çikago dhe Misisipi delta përkthyer keq, masë amorfe pa Martin Luter King, por me gjithfarë profetësh të vegjël, eremitë, karrocierë plehrash me kuaj trok-zvarrë amà estetikë, Bedrana dhe Manjola. Kërcënimi i prindërve tanë konservativë, rrezik real anglo-amerikano-evgjit, pjekie e parakohshme hormonale, herezi për dàire dhe orkestër.

(vijon)

Nuk të mbaj mëri jevgu me emrin Enver, shkurt Veri. Ma hodhe paq kur lozëm me zara dhe arra. Fitova. Mora arrat e tua, shkova në shtëpi, i çava. Ti u kishe marrë thelbin më parë. Kishe futur baltë brenda dhe ngjitur lëvozhgën me mastiç. Si Balouni. Leksion i vërtetë jete. Ne ishim të barabartë si pulishtë. Më vonë do bëheshim gomerë të ndryshëm. Ca buzëbardhë, ca buzëzinj. Siç dhe u bëmë. Vive la difference!

Jevg, magjyp, xax. Foljet që përdoren shumë bëhen të parregullta. Subjektet e përdorur shumë kanë mori sinonimesh. Pac, kuluf, gabel. Parregullsia jonë e shpërdoruar. Prap patëm nevojë për ju. Tamam për atë avazin e vjetër. Korrektesën politike. Na u desh ylli juaj, jevgj jo të dashur, por të dobishëm! Natyrisht, jo t'ua vendosnim në Walk of Fame; s’e kemi atë takat. Por diku gjetkë ua qëndisëm. Ju natyrisht as që e vrisni hiç për punë simbolike e më the e të thashë. Se punë gaxhinjsh ato. Me korrektesë politike evgjitore!

Shyqyr që boni Zoti jevgj!

Shkurt, 2008

 STALKER - 16 Prill 2014 - 20:31

gjakova u shkaterrua, se e kishin menduar te humbur (ideja e ndarjes se kosoves pothuaj me dysh, ku gjakova do i shkonte shqiperise) ; prishtina psh, jo !

 

Serbet kane filluar te rishkruajne historine:

 

“Baba” i kombit serb: Kosova ka shkuar!
 

Dobrica Çosiq i njohur edhe si ‘baba’ i kombit serb, në një intervistë për të përjavshmen serbe “Nedeljnik” ka thënë se çështja e Kosovës është zgjidhur
 

“Kjo do të thotë se më nuk ekziston krahina jugore e Serbisë. Gjeneratën tuaj e këshilloj që mos të shpenzojnë energji rreth çështjes së Kosovës, sepse këtë e ka zgjidhur historia pa na pyetur neve”, ka thënë ish presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë.
 

Ai ka shtuar se i pari kishte dalë në publik me idenë që të ndahet Kosova. “Unë këtë e bëra qysh në vitet e 60-ta, por asokohe askush nuk me dëgjoi”, ka thënë Çosiq, i cili njihet edhe për idetë e tij nacionaliste për shfarosjen e shqiptarëve nga Kosova

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).