Humor & Melankoli

Mustaqe të zeza, kapelja, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha - karakteristika të Charlie Chaplin këto që nuk i harron askush. Ashtu si edhe në filmin e tij të parë, me të cilin korri sukses të madh „Fëmija“ (1921) „endacaku“ ndërthurte në figurën e tij, humorin e shakanë me dëshpërimin e melankolinë.

Fillimisht i varfër dhe më vonë një yll botëror

Lindur në vitin 1989 (përafërsisht) në Londër, ai ndërroi jetë në Zvicër në vitin 1977 - gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale. Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër dhe arriti të fitojë miliona në Hollywood. Filmi i tij “Etja për ar”(1925) tematizon pikërisht këtë kontradiktë: realiteti i trishtuar dhe ëndrra për ar e pasuri.

Mes heshtjes dhe toneve

Shumica e veprave të Chaplin u krijuan në kohën e filmit pa zë. Për „Dritat e qytetit“ ai punoi në fazën e kalimit nga filmi pa zë në atë me zë. Por Chaplin nuk i preferonte filmat me zë. Ai e përdorte zërin me kursim dhe në mënyrë eksperimentuese. Filmat e tij dëshmojnë, se ai ka pasur të drejtë: Mimika, pantomimat, gjestet dhe shprehja – të gjitha funksionojnë edhe sot tek filmat e Chaplin.

Shumë gra dhe disa martesa…

Charlie Chaplin ishte i dhënë pas grave dhe është martuar gjithsej katër herë. Në fotografi gruaja e dytë e tij Lita Grey Chaplin dhe dy fëmijët në vitin 1913. Yllin e ri të kinematografisë e tërhiqnin gjithmonë vajzat e reja. Kjo shpesh herë i ka krijuar telashe. Në SHBA dhe në atdheun e tij në Angli, apostujt e moralit e kanë kritikuar ashpër atë.

Kritika ndaj padrejtësisë sociale

Vetëm në filmat e tij të vjetër Chaplin luante karaktere të pakëndshëm. Shumë shpejt ai iu përkushtua roleve, që karakterizuan më pas filmat e tij: ky ishte njeriu i thjeshtë, që mbrohet ndaj padrejtësive të jetës. Në veprat e më vonshme si „Kohët moderne“ (1936) ai ushtron edhe një kritikë të thellë shoqërore – njeriu në ingranazhet e industrializimit.

Kryengritje kundër Hitlerit

Një vepër mjeshtërore e Chaplin është filmi "Diktatori i madh" (1940). Përpjekjes, që konsiderohej thuajse e pamundur për të satirizuar Hitlerin dhe nazistët - Chaplin ia doli me sukses. Më vonë Chaplin është shprehur, se po të kishte pasur dijeninë për kampet e përqendrimit ai nuk do ta kishte xhiruar filmin. E pavarësisht kësaj "Diktatori i madh" edhe sot është një film që ia vlen të shihet.

Reflektim mbi rolin e vet

Në veprën e mëvonshme "Projektorët" Chaplin ka përpunuar edhe shumë prej përjetimeve të tij. Në të tematizohen ulje - ngjitjet e artistit. Premiera e filmit u shfaq në vitin 1952, në një kohë, kur Chaplin përçmohej në SHBA. Atë e akuzonin atje, se ishte i afërt me komunizmin. Chaplin, i cili ishte atë kohë në Angli, nuk u lejua të kthehej në SHBA.

Vepra e fundit pa sukses

Pas dhjetë vjetëve ndërprerjeje, Charlie Chaplin rivuri në skenë në Europë në 1967 filmin: "Kontesha e Hong-Kongut". Ndonëse filmi me dy yjet e kinematografisë Sophia Loren dhe Marlon Brando pati aktorë të nivelit të lartë, ai nuk solli asnjë sukses komercial. Vitet e fundit të jetës Chaplin i kaloi në Zvicër. Vetëm një herë ai u kthye shkurt në SHBA.

Edhe sot i pranishëm kudo

As sot e kësaj dite nuk ka figurë tjetër në historinë e kinematografisë, që të jetë kaq e pranishme sa Charlie Chaplin. Qoftë në reklama, në qendra tregtare, në pllakata, në fotografi apo në internet – figura e endacakut me tiparet tipike të aktorit Charlie Chaplin haset kudo dhe në çdo kohë. Chaplin u ka mbijetuar kohërave – ndonëse periudha e tij si regjisor i përket një të shkuare të largët.

Një figurë kult në jubileun e 125 vjetorit

Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin endacakun. "Ai nuk ishte një yll Hollywood-i", thotë ekspertja amerikane e Chaplin-it, Lisa Stein Haven, "sepse kur ai ishte një yll, Hollywood-i nuk ekzsitonte." Edhe sot mund të thuash që: Charlie Chaplin është shumë më tepër se sa një aktor. Ai është një legjendë.

22 Komente

Ai ishte asgje me shume se sa nje interesaxhi i vogel qe gjithmone dhe kurdohere pa interesin e pasurimit te xhepit te tij, si atehere kur luante te pasurin edhe atehere kur luante te varfrin.
Te tjerat jane propagande bajate.

ueee edhe Charlie Chaplin i re me çekan, ti usta..po si te beri dora???

Chaplin si çdo njeri tjeter ne rruzullin tokesor ishte i motivuar nga mbijetesa dhe pasurimi i xhepit. Me i vlefshem per t'u konsideruar eshte fakti qe ishte nje nga figurat me te rendesishme te kultures popullore (nje zhvillim kulturor i asaj kohe) dhe i rezistoi thirrjeve nga rrethi tij i ngushte per t'iu pershtatur shijeve te shtreses se larte. Ne kete aspekt dhe pertej pelqimeve personale, ishte per t'u admiruar.

...Lindur në vitin 1989 (përafërsisht) në Londër, ai ndërroi jetë në Zvicër në vitin 1977... 

Ajo (perafersisht) dmth plus-minus 100 vjet a si o muhabeti ?

Çarli ishte i dhënë pas grave! smiley Këta të DW janë numër. 

E para duhet thënë ishte i dhënë pas "prindit nr 2" se ndryshe është diskriminim seksual. smiley E dyta Çarli ishte i dhënë pas çupave, jo grave. smiley

E treta: Jezu Krishti ka lindur më 25 Dhjetor, Çarli ka vdekur më 25 dhjetor! Koiçidencë? Jo, me lindjen e Krishtit lindi një Epokë.Me Ikjen e Çarlit Vdiq  një Epokë!

 

Tani e pashë që vërejtje nr.2 nuk qëndron. E paskan theksuar "vajzat e reja". Të tjerave nuk u luaj as presjen. 

 

Carli ishte artist shume i madh.

Pastaj duhet te ndajme ta gjykojme si artist apo si njeri.

Ne ketu po e gjykojme si artist dhe si i tille eshte me i madhi qe ka dale deri tani.

Se po te gjykojme si njeri kemi Woody Allen pedofilin,por qe si artist nuk ka te share.

çarli me ka pelqyer si artist. 

In this world there is room for everyone, and the good earth is rich and can provide for everyone. The way of life can be free and beautiful, but we have lost the way. Greed has poisoned men's souls, has barricaded the world with hate, has goose-stepped us into misery and bloodshed. We have developed speed, but we have shut ourselves in. Machinery that gives abundance has left us in want. Our knowledge has made us cynical; our cleverness, hard and unkind. We think too much and feel too little. More than machinery, we need humanity. More than cleverness, we need kindness and gentleness. Without these qualities, life will be violent and all will be lost...The clouds are lifting! The sun is breaking through! We are coming out of the darkness into the light! We are coming into a new world; a kindlier world, where men will rise above their hate, their greed, and brutality. Look up, Hannah! The soul of man has been given wings and at last he is beginning to fly. He is flying into the rainbow! Into the light of hope, into the future! The glorious future, that belongs to you, to me and to all of us. Look up, Hannah. Look up!

Diktatori.

  Diktatori :

Greed has poisoned men's souls, has barricaded the world with hate,

What is wrong with that? Kjo eshte vertete! Ne kapitalizem nuk ka shpirt! smiley

Under Capitalism (some) people have more fun. smiley

.

I paarritshem

Kush i ngjet me shume ne Peshk (si karakter) Caplinit, pervec Heretikut?

P.S. Did you know qi qy ja morri dashnoren JD Salinger? Caplini behet llafi, se Heretiku s'merret me gjera banale si dashnoret.

Them se si dashnore keto jane me te pershtatshme per biznesmenin e zene.

Per mua gjenialiteti i ketij njeriu eshte vulosur me Diktatorin e Madh. Kur Amerika ishte ende e paqarte per Hitlerin dhe nazistet, Chaplin e dinte, e ndiente. Vetem nje gjeni mund te parashikonte cdo gje me kaq perpikmeri. 

Si ikin vitet , pa u ndier fare .

He pra, e ma men kur ishim te vegjel dhe lujshim me çaliçaplina? smiley

Charlie Chaplin ka prejardhje Shqiptare.

Gjyshi ti ka lindure ne Preveze pra jane me origjine Came.

Emri i gjyshit ishte Efendi Mesut Kolosi

Eshte histori e gjate prejardhja shqiptare

Te gjithe shqipot vuajne nga deliri i madheshtise apo nga inferioriteti i theksuar?

Ate qe ka bere Çarli pa ze, s'e bejne dot mijera te tjere me ze, me figure dhe efekte speciale.

Pershendes kolopucat me The kid. smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).