Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka një aftësi të re për të shtuar në rezumenë e tij: piktor. Këtë Bushi e zbuloi gjatë një emisioni të transmetuar në televizionin NBC.

Portretet e pikturuara nga Bushi përfshijnë liderë botërorë, si: ish-kryeministri britanik Tony Blair, presidenti rus Vladimir Putin, Dalai Lama dhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Portretet e Bushit do të paraqiten në bibliotekën e tij presidenciale në Dallas të shtetit Teksas. Titulli i ekspozitës, “Arti i Udhëheqjes: Diplomacia Personale e Një Presidenti”, do të ketë piktura të figurave botërore me të cilët ai punoi gjatë presidencës së tij nga viti 2001 në vitin 2009.

Ish-presidenti amerikan thotë se deshi t’ia bënte një portret edhe Putinit për të reflektuar atë që ai beson se ka qenë pikëpamja e liderit rus për botën.

“Vladimiri është një person i cili në shumë aspekte e konsideron Amerikën si armik”, thotë Bush. “Mendoj se ai e sheh botën në këtë mënyrë: ose fiton SHBA dhe humb Rusia, ose e kundërta”.

Ndërkaq, portreti i tij më i preferuar është ai i të atit të tij, ish-presidentit George H.W. Bush, për të cilin thotë se e ka admiruar për miqësinë me liderët botërorë.

 

222 Komente

Dy i paska qa ...WJr ..

Baba bushin " kujt do me ja fut tie "

dhe Berluskonin ..." Kërkoj punë cilësore për Kloun "

Paska me shume talent se edi smiley edhe saliu nuk do bente keq te merret me zografisje ne vend qe te telendise dynjane smiley

E paska telendis keq Putinin .

Bushi:

"Putin mu mburr per qenin e vet kur pa Barney-n(qenin e Bush). Qenim im eshte me i madh, i fuqishem dhe i shpejte i kishte thene Putin  smiley

Wow! Fuck me again!

Kujt ja priste mendja qe nje njeri me nje pamje kaq idjote, do te kishte gjithe kete talent?!

Rruget e Zotit jane te pafundme!

Francis Bacon revival.

Personazhet e tij ulerijne karakterin e tyre te vertete.

 

Lol ... Po idjot bushi ... Ti je i mençëm smiley

Interesant! Te gjith luftedashesit deshirojne te behen piktore.Ndaj ka zografisur dhe Bushi

Lol e vertete edhe hitleri ka qene ne shkolle arti mos gaboj. 

Grave, Bushi personalisht, nuk ka qene kurre luftedashes, ishin te tjeret ata qe ia futen ne mendje. E ke tek VQ tek Komentet, se pse u ndermorr aksioni per Irakun e Afganistanin. Kur te vij aty, me pyet per kete gje. 

Pjer, une s'kam patur rastin ende ta lexoj VQ-ne. Keto komentet ku shpjegohet pse u ndermorr aksioni i ke bere ti apo te tjere?

E dashur Gjembi, njeriu qe hodhi idene per kthimin e aksioneve te fjetura te armatimit ne para/investime, ishte Robert Zollick, i cili kemenguli ne idene e tij per fitimin e nje lufte, qe bente te mundur ne gjenerimin/çlirimin e aseteve te "fjetura" te armatimit duke i kthyer ato ne investime/para. Bushi, eksperimentoi, i shtyre edhe nga faktore te tjere ndihmes qe tashme i dime, dhe fitoi. Dhe Robertin ai e beri drejtor te BB, ku ky drejtoi per disa vjet deri sa u hoq per shkak te nje skandali seksual me nje nenpunese te BB. Mos e ngatarro me ate tjetrin te FMN qe ne çdo hotel qe shkonte kishte qejf te t'bonte fiskulture seksi smiley

po ka nja 1 vit a mos me shume ky lajm qe u bo publik. Eshte diskutu dhe me perpara ktu.
Duhet me i ble naj pikture thuj se vec ka per t'ju rrit vlera (duket qe kam nis me lexu VQ)

Me duket se po na genjen qe gjoja ke blere VQ. Sille proven ketu!

po pse do rrej une mi? te ka bo xhibi dyshuse per cdo gje

prova

smiley  E paske vene ne vendin e duhur librin e Kadarese, prane VQ-se

shkrimtaret e medhenj e kane vendin prane nj-tj

Bredh, pse e paske marre kastile ne profil foton qe te duket si Vizione te q*rta ?smiley

sa diabolik qe je! shpresoj te mos e lexoje Pjeri kte qe ke shkrujt

 

Me vrafshin mu per derr ne qofte se i bo vete ky hajdari keto. Bolja nuk ka tru me lidh ushkuret, do bohet artist ! Asnji nuk e ka pa duke pikturu. 

Pyti njehere kosovaret per ate, se mbase nuk u vje per te qesh. 

Po sikur te pyesnim zotin njehere ....

Pyete, s'thotë gjë njeri.

Nje zile larg e ke. 

Wow... George B(raque)

Berlusken e paska zgerdhi fare. smiley

Ka dale dhe ke Jay Leno me pare me pune pikturash. Bile tregoi kush e kishte mesuar te pikturonte.

Duket si budalla por nuk eshte dhe aq. E pyeten njehere per his legacy, do me gjykoje historia, tha, por ka kohe sa te me vije rradha, kur akoma shkrujne biografi per Washingtonin.

Bush approves your message.

Ate episodin tek Leno e kam pare dhe une, ishte komplet jashte kontekstit ajo qe tha Bushi, Leno tip "C'kemi?" dhe Bushi "Jo jo, s'kam faj, ke per ta pare, do me gjykoje arkeologjia...historia desha me thene".

E kam llafin, te thuash "do me gjykoje historia" s'eshte tregues mencurie a softistikimi, eshte thjesht tregues qe Bushi dhe Likja e dine se me cfare merret historia dhe arkeologjia

Presidenti nuk duhet te fitoje ndonje gare mencurie a bukurie. Mjafton te mbaroje pune. Do thush ti cfare pune? Ai eshte muhabet tjeter, i gjate e me pak kurriz te dale. Dmth jo per peshk. smiley

PS1. Gallata ishte  ajo puna e Washingtonit. 

PS2. Si te duket llogorja. mire? smiley 

Kur e pyten pse nuk komenton punet e Obames, nje ish-president nuk duhet te ngaterrohet me cfare ben presidenti, tha.  

Don't speak ill of your predecessors or successors. You didn't walk in their shoes.
- Donald Rumsfeld -

Megjithatë, Obamën do ta gozhdojnë më keq nga sa përpiqen të bëjnë me Bushin*. Tek e fundit Bushin do ta justifikoj historia, dhe mbrojtja e atdheut dhe vlerave amerikane, ndërsa Obama çfarë do thotë?, "jemi shokë me Putinin!"?

Jo po jane budallenj thote Xhibi.

varet si te kap frymezimi ne moshen e trete smiley.. Mr. President  e ka shpalosur frymezimin ne telajo dhe jo ne libra me shume faqe- ne rastin konkret, kjo eshte nje gje shume pozitive...

bukur bukur.... drite, hije  kombinacion ngjyrash..paska dore ky djali,  me pelqen!.smiley

Belul, te tregoj nje anektode qe ka ndodh ne vitet 70-te ne Liceun Artistik Tirane me nje drejtor rishtar qe kish merite se kishte dhene rendimente te larta ne kooperativen e O-Idriz dhe Spiritus.

Ky drejtori i ri qe thu ti, takoi nje nxenese (per te cilen i kishin thene se ishte e talentuar) ne shkallet e shkolles gjate pushimit midis oreve te mesimit, dhe i kerkoi nje favor:

- Mirela, kur do t'i besh nje autoportret djalit tim?

 

Mire mo,djali ka pas qef Mirelen dhe ai i ka kerku qe ajo te bente nje autoprtret dhe t'ia dhuronte djalit. smiley

tiku,  ja te them edhe une nje anekdode qe ka ndodhur aty nga mesvitet 80-te ne Vlore..   ka pas qene nje nendrejtor i parkut te mallrave, po gje me e trashe nuk behej..  mirepo ishte familje deshmori plus vinin nga nje  familje e njohur me origjine nga Terbaci...

nejse,    sec do bente nje ndertim/shtese ne shtepi ky nendrejtori dhe kishte rregulluar   tulla,  pa leke, gjoja jashte cilese, nga fabfrika e tullave Vlore dhe i duhej nje kamion ti transportonte..    i thote njerit   prej  shoferave  te parkut qe kishte  konfidence..  o Beci  do ngarkosh  nje makine me tulla per shtepine time..?     i thote Beci:  me gjith qejf   shef,  po  makina ime eshte bot..    -nendrejtori  i ofenduar: po ti per mua se ben  kete..?       -po e kam bot o shef,  ku ti ngarkoj..      mire mire,  tha nendrejtori, skam per ta harruar kete..smiley

fjala talent qe i bashkangjitet titullit stonon. t'gjithe ata qe kane pare, merren ne menyre amatore ne ditet e sotme me pikture, nje aktivitet artistik. teknollogjia psh na ka bere te gjitheve fotografe amatore sot. 

merren me pikture sepse u duket lehte. se ti bish klarinetes si vudi alen te duket shpejt mediokriteti, nuk habit njeri. 

disa ore kurse pikture dhe çdo njeri e arrin talentin e bushit e bile mund te beje me mire se kaq. te gjithes senioret (pleqte) qe i thone vetes te civilizum shkojne e marrin kurse te tilla. dhe kryesisht me pa modelet nudo (goca te reja qe pozojne) shkojne te behen piktore. 

bushi tregon vetem portretet dhe jo nudot qe ben, se ka frike se e len gruja, si duket.

Te jeté kungull, valle?

Mos na shaj nga ish-presidenti, se do jua shperblejme me te njejten monedhe. smiley

Kungull ne kub. smiley

Te pakten nuk do vuajme per fara kungulli. smiley

Do t'i biem farave te kungullit me top. smiley

Pa lidhje, mu kujtuan dy thenie te W-se. Gjeja e pare qe me erdhi ne mend kur u bera predent ishte se tani nuk duhet te haje me brokoli se jam Presidenti. Dhe kur pyeten si e perjetoi lenien e postit: E kuptova qe s'isha me president kur po mblidhja kakat e qenit ne shetitjen e mengjesit. smiley   

vetem talent qe s'eshte ajo qe shoh aty

ka marre mesime pikture po talent s'ka fare

shikoni se si e ka te pamundur t'i beje syte simetrike

po pse te syte simetrike duket talenti ? po pikaso si i ben syte, simetrike ? apo nuk e njeh kete piktor ?

S'mund te diskutosh brenda temes kur nje injorant krahason portretin e ketij me kubizmin abstrakt te pikasos.

Talent mbase jo, se te ish talent do e kish zbulu me kohe, por ka zbulu hobi te ri. E mire e ka bere. Arti qe ka bere nuk eshte keq jo. Clap clap per Bushin. Me like it. lol

nuk eshte keq ne krahasim me ty. po tjetri eshte ish president, dmth kryetar njerzish ne lemin shoqeror. ne ate artistik duhet te jete po aq ambicioz, ndryshe nuk ja vlen me e paraqit veten me poshte, apo jo ? 

Arti eshte relativ I dashtun, cfare me pelqen mua nuk eshte e thene domosdoshmerisht te pelqej dhe ty. Pastaj nuk eshte krietar shteti anymore. Ska pse me t'impres ty. Gud xhob Bush!  

pranej ka guximin çdo njeri dhe luan artistin, se ka njerez budallenj si ty, qe pelqejne çdo gje.

ne fakt ai ben sikur pikturon dhe ti ben sikur pelqen, se s'ma ha mendja se nje nga ato portretet do e BLEJE. 

per gjerat qe pelqen ma ha mendja se paguan, apo jo ?

Budallai satome. Me bej nje nder- shko shif njehere veten ne pasqir dhe me thuaj cfare pe?!! I bet nje retard! Kur te flasesh me mua mendohu 3 here e shkruaj nje germ. 

po ti nuk je budallaqe, se ti nuk pelqen gje. se ai qe pelqen eshte KLIENT (bleres) dhe jo spektator.

apo lexove komentin tim deri tek fjala budallaqe ? 

I ka per sale Bushi kshu? Ne fakt se besoj, doubt it.. po mire do ishte qe $$$ qe do mblidheshin te shkonin per ndonje shoqate bamiresie qe suporton njerez me issues si puna jote.  Bye now and be good. 

per çfare t'i kete ekspozuar atehere ?

karieres se nje njeriut qe eshte ndodhur ne çatine e botes, çfare mund t'i shtonte ajo e piktorit. si mendon ti ?

pyetje e veshtire kujdes.

Ur 2 smart for me. Nuk debatoj dot me ty. Enciklopedi e gjalle je.  Lum Franca qe te ka. 

ngaqe Arti eshte maja REALE e botes. eshte pergjigja.

dhe vetem qe ka kuptuar kaq gje, qe s'eshte pak, e respektoj kete bushin. qe se majn kot per shqiptar per me teper.

Po portret te ish kryeministrit tone Sali Berisha? smiley

E provova tha, por s'me rrinte modeli, me jepte gjithe kohen men si ta pikturoja, beje vete, i thashe. smiley 

Bushi esh si shpirt.

Hiqi te gjitha menjane keto pikturat e Dumbayas te cilat i perngjajne pikturave te nje femije te klases se 4rt ne fillore...Mua me pelqen ky portreti qe i ka bere qenit te vet, Barney..Duket qe ky protret eshte bere me dashuri te sinqerte.."Mans Best Friend"  smiley

Yeah po shif dritehijet qe u ka dhene fitirave se. Ca klase e 4 thu ti. Pa provoje ti njehere Arto. Ose debato me ate profilin me lart. He's interesting . smiley 

Ate talentin e Bushit e posedojne 90% te femijeve anembane globit smiley dhe 10% e elefanteve Moze smiley

ben mire qe merret me pikture dhe nuk ben prape politike nga facebook-u. sado trap qe mund te jete si individ (mua nuk me duket kurresesi sa dhe si e bejne, xhanem), vete Familja dhe Rrethi perkates, do e benin me vlere, edhe nje cope guri te ishte.

Bushi i ri mbetet ne thelb nje cun capken, ndoshta edhe me garip se Bill Klintoni vete. Me nje common sense te admirueshem. Kurre i zmusuar dhe pa finesen e nje shtetari, por kur je i forte dhe gjithnje shtrohet pyetja nese do i pranosh ti te tjeret dhe jo ata ty, keto jane vogelsira.

Ndersa i ati, nje klas i rralle.

Shpesh ne harrojme qe kur flasim per Bushet, flasim per klane me fuqi planetare per nga rendesia praktike, po aq e mos me teper se Kenedit. 

Thank you! 

Arti eshte terapi Emo, eshte menyra unike e shprehjes individuale smiley Une e pergezoj kete anen "humane" te Dumbayas dhe do ta inkurajoja si artist qe te vazhdonte dhe pikturonte sa me teper. Te gjitha pikturat te kalonin ne neper ankande here pas here dhe leket te venin ne ndonje spital o shkolle andej nga Iraku o Afganistani 

une e gjej si nje menyre tejet galante per t'u hequr menjane, por edhe per te mos u zhdukur. Ne fakt ka disa presidente amerikane qe kane shkelqyer si ish-presidente, dhe jo si presidente, me i madhi nder ta, pa dyshim per mua, Jimmy Carter.

Bushi i ri mbetet ne thelb nje cun capken, ndoshta edhe me garip se Bill Klintoni vete. Me nje common sense te admirueshem.

 smiley
Historia e ka mbyll faqen e Busheve..e bashke me te edhe nostalgjine e cave per 50n e Eisenhower
p.s M.Llastica, nuk e kuptoj, pse po te falenderon?! smiley

Se ka fol dhe per mua. Prandaj, prit se do ri hapet prape ne zgjedhjet e tjera smiley

E ema u tha: mjaft me. na u merzit presidentlliku. mirpo s'di sa e degjojne.

qe ta themi haptaz, koha per nje tjeter Bush po afron. C't'i besh se simpatizoj Hillarine prej burrit thuj (borxhi i Kosoves, you know). Nuk di c'ane do mbaja ne nje gare jeff-hillary. ba ba ba...

jeb a jeff? smiley

whoever? smiley

 

 Nuk di c'ane do mbaja ne nje gare jeff-hillary

Lexo VQ-ne, te seksioni i komenteve, qe te kthjellohesh!

P.s. E more vesh qe Ermonela Jaho pas suksesit qe pati me "Berberi i Seviljes" ka premtuar se do te jap shfaqe dhe "Magazinieri i Antwerpen" 

Jeb, plako, Jeb ( John Ellis Bush ). Osht e keqe uria per pushtet. Ia kalo edhe respektit per opinionin e nenes. Apo nuk kane edhe i tufe me niper e mbesa( gjysma hispanike). Keshtu qe do na duhet cdo qelize e durimit para se te kemi mbaru me klanin B...U...SH... ( bull shit).

smiley ceshtje e komplikuar kjo..parimisht, vota  te zhgenjen nese degjon zerin e zemres smiley

ngaqe i pelqejne tregimet per femije. 

Mungon thellsia,po e rendesishme eshte se karakter ka. smiley

pikturat jane pak  te stilit te Lucian Freud per nga penelatat e ashpra.

well, le te themi qe Bushi nuk do e fitonte konkursin e ILA-se. kam shahit Heretikun smiley

 

nuk e besoj. kur e ka fitu Rama rrebel , pse jo Bushi kaubojs smiley

smiley

pune dreqi se "mik" kane pas te dy.

 

Si nuk I kemi pa Rames ndonje pikturre?!  Se Sala nuk pushon--> piktori kshu, piktori ashtu. Ku pikturat? Lol

do na sjellin me vrap ato illustrimet qe ka bere rama per revisten e ministrise se brendshme "ne sherbim te popullit". ja kte na bere.

kushdo qe e ka ba at pikturim ka qen nje mendje e shqetsuar...
duket gjaku
duket ashpersia e linjave
duket shtrembsia e linjave...
komplet nje mendije dhe psiqik e shqetesuar...

zoti e ndimoft!!! smiley

Ka pas bere nje pikture murale ne ish shtepine e kultures ne Lushnje bashke me Lad Myrtezain ne vitin 90,. Mbaj mend edhe nje pikture qe binte ne sy per STILIN antikonformist ne ekspoziten e vitit 89, ne mos gaboj ne GA.
Ja ku e ke Mimoze http://www.shqiptarja.com/Kulture/2730/m...

interesante shume kjo. smiley

Terranica e Lushnjes  smiley
 

Ta kishte bere njecik me pare do ishte bere koleg veni me Lubonjen.

PS. Rrofsh se pashe lajmin per fitoren e Tirones. 

Emigranti ankohet qe do sjellin vizatimet e hershme te Rames. Dhe i sjell vete ato.

Me qe nga portretet qe ben Bushi kalum tek Portrti Bushit , me lejo Emi te bije dhe une nje percaktim po jo "detyrim percaktim " ose " "e preke gjej venin " smiley

Kujt i kujtohet portretii tij me Gishtin e famshem Amerikan " We  ...."'pas Goditjes se Kullave  

"Dhe  do te pergjigjen " ...

i shkon mendja menjehere tek nje Amerikan i Vertete Kaubojs .i Far Westit smiley me vazhdimin e thenies ne Irak e me tej .! Nje protret me i paster i Tij nukmundte Imagjinohet .Prototip i Trashegimise "Gjalle a Vdekur " 

Gjithashtu ne jeten Normale qendrimi ndaj Goditjes me Kepuce .pasqyraon Nje Amerikan Gentelmen po aq Madheshtor " Cinik dhe Mosperfilles " ne rast rreziku

  "Me duket se qe Nr 10 "

Fjalime ...Mba edhe Profili me Gjembin qe Rreken per te mire te PPU smiley per te cqaruar gjindjen ! 

Si tha gjate vizites ne Tirane, ne muhabet e siper: Kur do ta shpallim pavaresine e Kosoves? 

Tregojne se shoqeruesit e tij shtangen nga habia.smiley 

Ne fakt e pashe njehere mediokritetin e artit te tij, e me the te thashe, por pastaj mendova, eh sa rendesi ka kjo,kur biri i botes u be president i USA, beri cfare i deshi qejfi dhe tani mund te merret fare mire me pikture apo balet klasik. Domethene mendimi im mbi artin e tij, sa relevant do jete per gjithe ato gjera qe ka arritur te bej? Nada. Ndaj e lashe.

" beri cfare i deshi qejfi "
Cfare do te thuash me kete ?

Shume pak njerez ne kete planet behen president te SHBA.

Ok.

Bushi  do kete  ndjekur kurse pikture  nga ky mjeshtri..smiley

Ne nje fare menyre, e trishte! Ish-presidentet e tjere mbajne fjalime, shkojne neper konferenca e think-tanke, ky i shkreti eshte i detyruar te rrije ne shtepi e te ndjeki hobi pensionistash.

Por prap nuk e besoj qe ai troglodit te jete i afte per veprime aq komplekse sa c'eshte ngjyerja e penes me boje. Dua nje "making of' video.

e mire,  po keta ish presidentet e tjere shkojne vertet neper konferenca,  por  per ato 10 minuta qe mbajne fjalim, paguhen rendshem, qe thua ti..    p.sh  neper konferenca ku merr pjese Bill Klinton,  kushton  nga 1000 deri ne 5000 mije dallare hyrja  per pjesmarresit...smiley     pra  Klinton ploteson parate e pensionit me kete rast,  ndersa Bushi ska nevoje  se ka lindur i pasur, kjo eshte diferenca e pensionisteve..smiley

Pikerisht dhe une kete them, ti qajme hallin Bushit.

Belo, sikur Billi na qenka me i pasur se Bushi...Qe te dy nuk paskan problem pensjonin ne fakt. Puna eshte se qe te marresh pjese ne keto konferencat, mbledhje duhet te nje lloj kapaciteti intelektual apo te posedosh artin e oratorise...Dy gjera kryesore qe i mungojne Dumbayas

Te dhenat e fundit thone se demokratet kishin me shume pasuri se republikanet, ne shba.

 Pikturat e Bushit,  duken si karikaturat e Bujar Kaperxhiut! smiley

Kam qellu ne nje fjalim te ketij. Bravo ju qofte ju studenteve te dhjetave (A) tha, po dhe ju pesanjoset (C) kini shprese, se nje nga ju u be president i US-it. smiley 

 "Our enemies are innovative and resourceful, and so are we. They never stop thinking about new ways to harm our country and our people, and neither do we." 

- Take a wild guess who said this !

Republikan, konservator, pro-life, ka pasur disa aventura kur ka qene i ri, gafa te numerta; njeri i urryeshem keshtu ne pergjithesi. Si president dha urdher per te pushtuar Afganistanin, per rruge shkaterroi Irakun, takoi dhe Sali qelbesiren, tani ben piktura. WTF! Perseris, njeri i urryeshem.

Futi Shqiperine ne NATO dhe i dha pavaresine Kosoves. Apo mirenjohja ka dale mode? 

Prit, kur te vij Arber Zaimi ose ai fillozofi i pjerdhur marksist nga Franca dhe te thone qe fajin e ka kapitalizma. smiley

p.s: Mos u merr me kete torollacken, nuk ia vlen. Jane njerez te indoktrinuar.

Per ta mbyll me nje thenie nga Cheja i madh, qe ilustron me se miri konceptin se si "mendojn" qeniet si kjo me siper: "“Youth should learn to think and act as a mass.  It is criminal to think as individuals!”"

 

Pse s'thua, idene e borgeve ia paskan vjedh Chese. 

PS. Ke te drejte, me cfare shkruan kjo me poshte. 

'Pavaresia' e Kosoves dhe anetaresimi ne NATO shkojne pertej pelqimit apo mospelqimit te Bushit besoj. Tani, mirenjohja nderlikohet meqenese pershtypjet e mia jane te influencuara nga izolimi qe ndodhet Kosova sot si dhe emigrimi masiv i qytetareve te saj. Gjithashtu, NATO-ja na ka shpetuar krejt...

Po mer po zgjedhje te lira se ashtu e te thane lajmet? zgjedhje ku shefat e policise vrasin gazeteret e huaj ne mes te dites. Mjaft me kete demagogjine se  bete bajate fare

Opo ju doni Bamen qe eshte soft ne pulitiken e jashtme. Sja ka friken me njeri. 

smiley

 

smiley

Hajt se iher bi daci ne kos. 

Shefat e policice= possibly insurgents dressed up in police uniforms

po ti lexoje i here ate qe sjell se eshte qef

une po them ato qe ka thone Obama, ti do me na dal mo kopetent se Obama qe ka mar cmim Nobel.

Po, çfare zgjedhjesh demokratike o z. Agron?! Afganistani eshte me keq se para nje dekade. 

ke qene ne afganistan?? apo te kane thene shoqet?

vrasjen e kesaj e ka pergatitur dhe i ka rregulluar Sala te gjitha detajet... me mbeshtetjene  Visho A. L.

prandaj edhe Rama donte ta hiqte Vishon... smiley

US u perpoqen ne afganistan po mrekullira nuk mund te priten nga njerez te epokes se gurit qe s'dine tjeter vec te presin gurmazin e njeri tjetrit.

çeshtja eshte se paqja arrihet vetem me lufte dhe nuk mjafton qe te besh luften por duhet edhe ta rruash gjendjen me pas. ky rezultoi edhe deshtimi ne irak.

pa leri ca thone keta bythecet sllavofila...

smiley

i kishte dikur, kur ishte nen influencen Britanike, deri ne 1978, pastaj u kthyen ne origjine deri ne 2002

s'ka te bej influenca them. edhe ne ishim mire deri ne 78, pastaj u dhi puna. nuk ishim gje nen ifluencen britanike. pastaj nuk bazohesh dot ne vetem disa foto qe nuk tregojne popullin e vertete. 

edhe ne afrike ka foto hotelesh llukzose me drita dhe uje, po nuk tregojne gje realitetin e atjeshem. per te mos thene qe foto nuk eshte e afte te kape lumturine e jetes. e ka te pamundur.

dmth tek foto qe tregon nje hotel lluksoz, te jetojne njerez ne depresion dhe me psikologun pas bythes dhe ne nje fshat te rrenuar e te shkrete ne pamje, katunare te lumtur e pa halle.

ti dhe ky arti e beni si ata talebanet qe kur debatojne mbi evolucionin hedhin nje mal me citime... dmth te mbysin ne mender m** dhe dalin nga debati si te fituar... se sa te marrin kohe kundershtaret te lexojne citimet dhe referencat e trapave talebane... ka ik publiku... 

ene ti kshu.. si talebane e mire qe je...

Tani e shoh se paske kompleks heretiku...qesh me citimet e tua smiley 

Une te jap fakte o demagog papagall...Sot keto vende jane shitholes dhe shume here me keq se c'ishin dikur..Edhe vet Zryrtaret e larte ne SHBA sot po i quajne luftera Dokishoteske me mullinjte e eres. Edhe vete Obama perpara se te fitone ne program te vet kishte dy pika te nxehta qe e ndihmuan ne zgjedhje : Terheqjen nga Iraku dhe Afganistani.Tani ti vazhdo demagogji mer jahu, tirr lesh por faktet jane kokeforta

pse fakte i quan ti dy foto qe gjen ne net ?

Fakti eshte qe sot Afganistani,Iraku jane shume here me keq dhe te pasigurte sec ishin perpara pushtimit Amerikan...

para se ta pushtonte amerika, afganet i bene nja dhjet vjet lufte rusit. pastaj pse ne dy vjet pret ti te regullohet gjendja atje. po rregullim çfare quan ? te behet afgani suedi ?

Ne fakt gjedja u perkeqeza kur SHBA filloi te armatoste me arme te renda talebanet asojkohe..I njejti gabim qe po bejne sot serisht me Sirine(vecse sot ne Siria eshte shendrruar ne nje vater mercenaresh te huaj islamike dhe terroristesh). PS.Jane 12-13 vjet dhe jo dy vjet

gabimi fillon kur gjithçka qe thuhet e behet eshte IDEOLLOGJIKE. dmth aksionit i prin ideja, per nje jete me te mire. dhe kujtohet gabimisht qe LEKU eshte i vetmi mjet qe ta rregulloje punen. 

afganistani, iraku, shqiperia e me tej duhen lene te lira, te bejne ç'te duan, e te zhvillohen si te duan populli qe i banon ato zona. qe kur fillon e nderhyhet per permiresim, prishet harmonia a jetes sesa ndreqet kjo. sepse amerikani, apo hitleriani apo kolumbiani, apo komunisti, apo borgjezi apo kushdo tjeter e ka te pamundur ta dije se ne çfare menyre te lumturoje dike tjeter.

sikur ta dinte do te jetonte vete ne harmoni dhe paqe, pa çare koken per te tjeret (vivre caché pour vivre heureux  thone francezet) 

vjen ketu nje jardin ne pyll dhe te jep mend sesi duhet te jetojne femrat e afganistanit kur nuk i ka dhene akoma dum jetes se vet. dmth akoma nuk e ka gjet lumturine per veten e saj.

Sigurisht, une vij ketu per te dhene mend se si jetojne femrat afgane, ndersa ti per jeten time private. 

Says who? Whatta talkin bout?

si ka thone Edi Rama liria dhe demokracia nuk jepen falas.

osh bo si ato policat qe dalin ne pension 50 vjec...rrin kot masnej, bojn ene nai roje per te plotsu pensionin ahahahhaha

Dmth pavaresia e Kosoves e NATO e Albanies u anullokan nga zgjedhjet ne firifistun. Shkoni mer mysni veten ... ne Afganistan. 

moralistja nje jardin sur le pyll, tjetri paraqet piktura ajo flet mbi politiken e tij. pse flet jashte temes moj ti e kadriut ?

Dhe kete e thote nje njeri qe shnderroi temen e tragjedise se Lecco-s ne leksione mbi kurverine dhe maskarallekun. 

...duket se ene historia e piktures se Edi Rames ka nje ngjashmeri me ate te Bushit;

Edi Rama ka bere si punim diplome një tablo të madhe murale në hollin e Institutit të Lartë të Arteve (ndërtesa ku sot është Akademia e Arteve), me temën e librit të Enver Hoxhës “Imperializmi dhe Revolucioni”. Në këtë tablo tregoheshin studentë shqiptarë dhe studentë të huaj revolucionarë (lexo: terroristë të majtë ndërkombëtarë të financuar nga regjimi i Enver Hoxhës), duke studiuar librat e Enver Hoxhës. Me këtë tablo ka një histori që është parodia e novelës të Ismail Kadaresë “Emblema e dikurshme”. Derisa në novelën e Kadaresë Kapuçonët e Zinj shkojnë natën për të prishur një basoreliev, në rastin e tablosë së Edi Ramës, “Kapuçonë të Zinj” shkonin natën për të pikturuar në vend të Edi Ramës, me porosi të Kristaqit. Me dëmtimin e pjesshëm tëkësaj tabloje të Edi Ramës në tetor 1990, nga student guximtarë, nisi në fakt lëvizja kundër diktaturës në Institutin e Lartë të Arteve. Ky ishte akti i dytë i madh disident në Shqipëri, pas atentatit me dinamit ndaj statujës së Stalinit në Shkodër, që kishte si bashkëautor babain e Edi Ramës, Kristaq Ramën. Pikërisht me rastin e dëmtimit të tablosë së Edi Ramës ka shkuar në vjeshtën e vitit 1990 në Institutin e Lartë të Arteve Ministri i Punëve të Brendshme i kohës, Hekuran Isai, me ç’ rast është krijuar legjenda e debatit të Edi Ramës me të.
Nëse Edi Rama do të kishte qenë i sinqertë në “Refleksionet” e tij në 1990-1991, me të cilat mburret aq shumë, ai do t’ i kishte nisur ato, duke marrë një çekiç dhe një daltë për të prishur tablonë e tij. Por Edi Rama nuk e bëri këtë gjë. Tablonë e prishën më vonë studentët të cilët nuk e duronin dot vepër të turpshme të realizmit socialist. Edi Rama nuk e ka përmendur kurrë këtë tablo në librat, artikujt dhe intervistat e tij. Edi Rama edhe sot e kësaj dite ka turp ta shënojë në CV e tij shkollimin e tij, ashtu siç e ka në diplomën universitare, pra “Pikturë monumentale”
 

E kam thene edhe me pare dhe po e them perseri.

Shqiptaret ne pergjithesi jane njerezit me mosmirenjohes ne bote.

Njerez qe hane buken e kaurit dhe bejne duvane e turkut-sic thote fjala e urte popullore.

Jane njerez qe kane pak aleate,se nga njerez te tille nuk pret te kene miq,dhe ata pak aleate qe kane i tallin dhe i pelqeshin sa ju dalin ne shteg.

Serbet i kritikoj ashper cdo dite ne kete forum.Shkoj shpesh ne forumet e tyre dhe diskutoj.

Si nuk kam pare qofte edhe nje komente nga serbet qe te shajne aletatet e tyre qe nga Putini deri tek Mugabe?Asnje per bese.Ishte nje teme kur Mugabe i shprehte mirenjohje Serbise,dhe te gjitha komentet e serbeve e perkrehnin,vetem ne qe nuk ishim serbe shkruanim kunder.

E njehta gje per Putinin dhe rastin e Krimese.

Te kishte bere ndonje gje per serbet,Xhorxh Bushi jo vetem qe nuk do te merrte ironirat qe komenteve te mesiperme,por do ta ftonin ne cdo eveniment te tyren.

Pastaj habiteni perse serbet kane miq dhe ne nuk kemi.

Kush do te pranoje per mik nje njeri me dy fytyra sic jane shumica e komentuesve te PPU-se dhe me thene te drejten shumica e shqiptareve?

Tjetri si ka bere asnje Shqiperise,vec te mirave,dhe ketu trajtohet si te ishte Cubrillovici.

Ptu fare e keqe!Shkoni nderroni fene tani dhe behuni budiste se erdhi koha.

...Republikan, konservator, pro-life, ka pasur disa aventura kur ka qene i ri, gafa te numerta; njeri i urryeshem keshtu ne pergjithesi. Si president dha urdher per te pushtuar Afganistanin, per rruge shkaterroi Irakun, takoi dhe Sali qelbesiren, tani ben piktura. WTF! Perseris, njeri i urryeshem...

@ Un jardin sur le nil,Art dhe funderrina te tjera mosmirenjohese.

Qe te jesh republikane nuk eshte krim,pasi shumica e plejades se ndritur te politikaneve Amerikane qe nga Linkolni e deri tek Reagan dhe Bush Sinjor kane qene republikane.

Qe te jesh pro life perseri nuk eshte ndonje krim,pasi mbron dike qe nuk ka lindur akoma dhe sidomos kur aborti behet pas javes se 12 eshte vertet krim.Gjate kohes se tij u ndalua aborti pas muajit te 6-shte gje qe eshte llogjike.

Dha urdher te pushtonte Afganistanin.

Urdheri u dha pasi ishin provuar te gjitha mjetet per paqe,qe nga bisedimet me talebanet per dorezimin e Bin Ladenit dhe deri ne miratimin nga OKB-ja per rrezimin e talebaneve dhe ne fund nga kongresi amerikan ku nga 535 anetare vetem 1 vote ishte kunder.

Lufta e Irakur ka qene kontraversale dhe e tille do te mbetet per nje kohe te gjate deri sa te dalin faktet dhe te zbardhen dosjet.Megjithate per kete lufte votuan shumica derrmuese e demokrateve ne Kongres.

Qe takoi Saliun...hmmm cfare duhet te bente?Te nderronte KM pastaj te vizitonte Shqiperine?
Me duket se juve te majtet kete keni inat,dhe pastaj e maskoni me gjera te tjera te periudhes se tij kur ka qene president.

Por si shqiptare qe jeni,pra njerez mosmirenjohesa ne pergjithesi,ju shkon kjo gje,pasi keni share kurve edhe Nene Terezen,jo me Xhorxh Bushin.

 

 

Besoj se duhet ndare politika e jashtme amerikane dhe interesat e saj nga George Bushi, ACDC1. Pastaj, kjo puna e miqve dhe armiqve eshte paksa e nderlikuar meqenese jane objekte te zhvillimeve boterore; pra mund te ndryshojne sipas rastit.

Shqiptaret si Nene Tereza per veten time nuk i shaj ; tjere si Saliu, po, edhe i shaj. Cili njeri me dy fije tru do kishte simpati per nje udheheqes me prirje diktatoriale dhe mafioze?

 

Se harrova ACDC1, serbet e kane provuar qe kane pak dinjitet duke  mos u servilosur ndaj fuqive te medhaja ashtu siç bejne shqiptaret. Nuk e di nese te kujtohen skenat groteske te vizites se Bushit ne Shqiperi... Jo çuditerisht shtypi nderkombetar u tall me euforine idioteske te shqiptareve. 

Serbet bejne te njejten gje me ruset,pra ju servilosen ose me thene te drejten u japin edhe grate e tyre per nuse,sic ja dhane edhe sulltanit vajzen e mbretit Llazar, diten e neserme te betejes se Fush-Kosoves..Ajo eshte pune e tyre.Shikoji skenat e vizitave te Putinit dhe reagimet ne zonat serbe si ne Veriun e Kosoves apo edhe ne Beograd dhe nuk ndryshojne shume nga entuziazmi i Fush-Krujes.

Ate qe nuk bejne serbet,eshte te shajne ata qe u kane ndihmuar.

Perse shqiptaret duhej ta prinsin W me gure?

Sa erdhi tha Kosova duhet te jete e pavarur dhe Shqiperia ne NATO?Dhe shtoi qe Tirana duhet te jete qender vendimarrese ne Ballkan sic eshte Beogradi dhe Athina.

Cte keqe po i bente kombit shqiptar kjo?

Serbet ne radhe te pare vleresojne interesat e tyre, siç bene ne kohen e Titos dhe vazhdojne te bejne tani. Shtetit shqiptar i mungon pikerisht kjo vlere e dobishme, jo vetem per te ruajtur interesat e veta, por edhe per te evituar defiçente si Berisha qe te reagonin me shpejt se edhe vete Merkeli kunder aneksimit te Krimese. 

Qender vendimarrese ne endrrat e Berishes me kope...! Koha na ka deshmuar se e vetmja fuqi vendimarrese e Tiranes ne Ballkan eshte trafikimi i droges, armeve dhe qenieve njerezore (perfshire prostitucionin).

Zoteri, asgje e keqe nuk i ka ardhur Shqiperise me anetaresimin ne NATO, besoj se asgje e keqe nuk do t'i vije nese ik prej saj, ajo qe ka rendesi eshte qe te veproje per interesat e qyterareve te vet.

Perderisa te kete nje situate boterore qe shtyn SHBA-ne te mbeshtese nje Kosove te 'pavarur', Kosova do jete e 'pavarur'. Megjithate duhen pare gjerat ashtu siç jane, i dashur, sepse ky vend vazhdon te njihet nga shumica e sheteve te botes si province e Serbise; qytetaret e saj jane gjithashtu me te izoluar se kurre ekonomikisht, kulturalisht dhe gjeografikisht. 

Nadia,

jam kurioz: sipas teje, të presësh me gëzim, padurim apo emocione POTUSin e parë që shkel në truall shqiptar, është "eufori idioteske"?
Epo, mesa duket edhe ata që janë tifoza apo thjeshtë ndjekës të një x apo y skuadre qenkan me "eufori idioteske"... Jo keq, jo keq. smiley

Thjeshtë duhet të kesh pak guxim, dhe këtë përkfizimin e "euforisë ideioteske" t'ia mveshësh çdo fenomeni që karakterizohet nga njëfarë kolektivizimi, qoftë si thelp i fenomenit qoftë si epifenomen i tij, psh, euforia kolektive komuniste, apo (sot) majtiste, le të themi.

Vazhdon me te vjetrat Rinstinkt. Nuk t'u hoqen kurre komunizmi, e majta, Lacan-i dhe Zizek-u nga goja.  

Më njihke mirë. Edhe më mirë nga sa njoh veten... ma paske bërë profilin. smiley

Megjithatë, nuk mund të pritet më shumë nga një njeri si puna jote, veçse përgjigje të tilla gjysmake, për të shmangur thelpin e argumentit tim të shkruar më sipër.

Zur hölle mit dir!

Edhe ti me njihke mire me sa shoh. Nejse, qe i ke sterpermendur, i ke sterpermendur, apo jo? Gjithashtu, nuk kisha deshire te veçante te debatoja, prandaj evitova çdo kunderargument qe do te sillte dhimbje koke me vone.  

Unë të njoh veçse si një tra** që shpif, e që edhe kur "ulet" të debatojë, në një moment të dytë, sidosi, fshin komentet... siç bëri pikërisht surrati yt me debatin tonë të vogël nën atë videon e prof Dawkins-it...

Po si mos ta fshij kur ti perdor nje fjalor rrugaçesh? Apo harron shpejt se ç'ka shkruan? 

Mos ki merak, nuk eshte se te konsideroj lart si njeri.

Rrugaci i satëme, t**pe! smiley

Nejse, kot i them... ti sikundër personi që fshiu një koment timin tek tema e Pipës, jeni thjesht zombie.
Dhe ti, që ta përsëris je një t**pe - që gërthet tutje e tu: "patriarkalizma, kapitalizma, neoliberalizma" - i fshive ato komente dhe atë video, ku bashkë patëm një shkëmbim të shkurtër, sepse nuk i shërbente më propagandës dhe mendimit tënd mediokër dhe të mykur.

Ti je po aq mediokre sa personi që fshiu një (apo dy) koment timin tek tema mbi Pipën, vetëm sepse vija në dukje patetizmin, inkongruencën dhe sharlatanizmin në qëndrimin e disa personave.

Megjithatë, nuk është se më rruhet shumë nëse dikush fshin me apo pa të drejtë ndonjë koment timin. Unë kam krijuar tashmë, prej pak vitesh, një faqe timen, ku shkruaj dhe lexohem nga njerëz të lirë.

Faleminderit për kohën tënde.

P.s: T**pe = trape! smiley

Unë kam krijuar tashmë, prej pak vitesh, një faqe timen, ku shkruaj dhe lexohem nga njerëz të lirë.smiley

Hyri dhe Prilli me Bereqet .hallall te nderuar admin .Ky qeka cop e majme se e paska edhe me Njerez te Lire ...se miraklliu Fridomiut zotrie ...: smiley

vetëm sepse vija në dukje patetizmin, inkongruencën dhe sharlatanizmin...smiley

Qeka  rende ...Havall .Diell ua befte dhe po me nigjut mos e fshini .Eshte i Rralle . Qahej Presidenti Firmes Dy M ...po jo or vlla ky qeka Cilsi e Pare !

Nuk i kuptoj keta shperthimet e vogla, sinqerisht e them.

Te lutem.

Ata qe u tallen sillen vete akoma dhe me euforike ne koncerte te pjerdhura te plakushit Mike Jagger.

 

GW Bush tha:Kosovo ought to be independent.Kur flet presidenti i SHBA zere se ka fol Allahu , ka marr fund ai muhabet.Keto ishin fjalet me te embela qe shqiptaret kishin 100 vjet qe prisnin ti degjonin.vetem per kaq meriton nje statuje pe floriri ne mes te tiranes dhe jo si ajo pe lopcari qe i ngriti sala ke pazari i gjese se gjalle ne fush kruje.nashi shqiptaret i nxjerrin bishta jo po nuk ka mbaru shkollen me dhjeta , jo po nuk o fort i mencem(se shqiperia eshte nje hotbed i burrave te mencem mer vesht) , jo po harxhoi gjithe ato pare ne irak e afganistan(sikur dolen nga xhepi i tyre ato pare)..

"shqiptaret i nxjerrin bishta"

smileyJo shqiptaret, ca kokrra te hutuara "kozmopolite," dmth aguridhe. 

Megjithese e mbajne veten per fatkeqe shqipot jane te lindur me kemishe.nuk ka asnje popull tjeter klasa politike e te cilit te beje ato gafa qe ben ajo shqiptare e prape pavaresine t'ia dhurojne ne sini ergjendi..

Men sa per te lidh ushkurin, pjesen tjeter ma bej fat, tha.  

WASHINGTON (The Borowitz Report)—A new poll released today shows that an overwhelming majority of Americans would support the idea of former Florida Gov. Jeb Bush taking up painting.

According to the poll, which has a margin of error of plus or minus three percentage points, seventy-four per cent of those surveyed “strongly agreed” with the statement: “Jeb Bush painting would be a really good thing for the United States and also for the rest of the world.”

A spokesman for Mr. Bush said that, as of yet, the former governor had made no decision to start painting but would “try to make up his mind by the end of the year” at the latest.

“Gov. Bush wants to serve his country and if he can best do that by painting, so be it,” the spokesman said.

Hi hi hi

... Ne saje te paaftesise se gjuhes angleze ( gje qe duhet vene ne dukje i dedikohet varferise se saj), per te diferencuar midis kuptimeve te foljes to paint , eshte lene ne erresire dhe mungon sqarimi se mos valle Gov. Bush do filloje te lyej shtepira apo do ndjeke gjurmat e paraardhesve dhe do i mbetet besnik tradites se familjes, duke u rreshtuar edhe ai ne plejaden e lavdishme te piktorve te dale nga ajo vater pjellore e artit te bukur.

32 reasons W. was a lousy President :

Took more vacation time than any other President
Invaded Iraq to get rid of WMDs which didn’t exist
Implemented protectionist steel tariffs
Outed a CIA agent for political purposes
Fired prosecutors who refused to abuse their positions for political purposes
Disregarded FISA laws and wiretappd Americans without warrants
Never caught Osama Bin Laden
Failed to plan for Iraq occupation after Saddam’s government fell and thesubsequent occupation has killed 150,000 Iraqi civilians.
Created a vague “enemy combatant” status in order to indefinitely hold foreigners and even US citizens without trying or charging them with a crime.
Used torture to interrogate prisoners despite evidence that says information acquired through unreliable
Prematurely said the mission in Iraq had been accomplished.
Approved budgets that outspent our tax revenue by hundreds of billions of dollars.
Poor leadership on response to Hurrican Katrina
Little or no policy changes on our changing climate
Didn’t veto a single bill for six years and when he finally did it was to shoot down the Stem Cell Research Enhancement Act.
Passed the Military Commissions Act, which removes the right to Habeus Corpus, one of the most fundamental safe guards against tyrannical governments.

Pulled out of the Anti-Ballistic Missle Treaty
Issues illegal “signing statements” when passing bills, saying which portions of the bill he will or won’t enforce.? This essentially allows him to rewrite legislation.
Pushed for elections in Palestine that lead to a Hamas victory, and then tried tooverthrow them.
Allowed Don Rumsfeld to outsource much of the Iraq war to security contractorswhich are not subject to Iraqi or American military laws or standards.
Tried to appoint his personal attorney, Harriet Myers, to the supreme court.
Dangerous diplomatic philosophy that discourages peaceful negotiations with certain nations.
Appointed John Bolton, a man who said “there is no such thing as the United Nations“, as the UN Ambassador.
Consistent intellectual disinterest in his job.
Failed to act on warning signs of the September, 11th attacks.
Was dishonest with the American people about his National Guard service.
Lied about giving up golf in a time of war.
Dissolving the Iraqi army right after the war, putting thousands of trained soldiers into the insurgency.
Believing Paul Wolfowitz that the war and subsequent reconstruction would pay for itself with Iraqi oil revenue.
His policies contributed to a quadrupling of the price of oil.
Lied to the American people that Saddam Hussein was working with Al-Qaeda.                 Turned 5.6 trillion surplus into 11 plus trillion debt.                    

 

Edhe?

Edhe presidenti Willson,ka pasur nje presidence jo fort te bukur,por cna duhej neve?
nese na duhej vetoja e tij dhe e morem.Kaq na duhet.

Merrni shembuj nga serbet .Te thashe nje fjale te keqe nuk e those as per Putinin as per Kastron as per Kim Um sungun etj.
Perse?Sepse i kane miq e aleate.

Shqiptaret riperseritin hartimet e te majtes europiane,qe ne fakt ka qene e rreshtuar ne shumicen e rasteve ne kampin antishqiptar.

Nga ato 32 aresyet qe ti permend ne traktin e mesiperm te Michael Moore apo pleherave te tjera te se majtes,shume pak ,pra 4-5 jane aresye te verteta.

Te tjerat jane propogande.

 

Meqe e ktheve ne sulm personal, alla mAnn Coulter :

Kur fjalimi fillon me : ... E kam thene edhe perpara dhe po e them perseri ... zakonisht do te thote se as at'here as tani nuk ta fishkelle njeri. Dhe nuk osht shume cudi pse. T'i quash bashke debatuesit funderrina dhe plehra nuk do te thote se pozicioni jot eshte me i drejte, perkundrazi ... ai qe e mbron ate pozicion ka mangesi te theksume etikete dhe ekuilibri intelektual. Me lejo te te kujtoj nji pjese te fjales se Andrew Shepherd : 

"... America isn't easy. America is advanced citizenship. You gotta want it bad, 'cause it's gonna put up a fight. It's gonna say "You want free speech? Let's see you acknowledge a man whose words make your blood boil, who's standing center stage and advocating at the top of his lungs that which you would spend a lifetime opposing at the top of yours. You want to claim this land as the land of the free? Then the symbol of your country can't just be a flag; the symbol also has to be one of its citizens exercising his right to burn that flag in protest. Show me that, defend that, celebrate that in your classrooms. Then, you can stand up and sing about the "land of the free..."

Hajd, te majt e jotja.

Po Bama sa e coi debt? 

kjo qe japim mend per gjithe boten, plus me kritika te pameshirshme si side dish, kallamari te fergum, na ka mbet qe nga vepra me fame boterore Imperializmi dhe Revolucioni, qe ishte vazhdim me vija te nderprera i vepres se Leninit "Imperializmi si faza e fundit e kapitalizmit".

e ma men ne kulmin e krizes ne 2008 kur vajti maloku i Vucidolit ne Davos me duket se qe dhe filloi tu dhon men se europa po kalon nje krize morale dhe se i duhet nji Luther i ri. Naaaa syte sa i filxhon Austriaket, Italianet dhe katolikt e tjere.

 

O Rono o Cimo... po akoma me ne allvanozet mereni ? Po ju jeni babai i botes mo burrasmiley

Rono sa larg e ke Davosin?

shume larg

ehh

gzoju ron se ca spo nigjojme

smiley

e kisha harru ket, Rono. Ahahahaha

vec qe erdhi ne tirane dhe jo vetem na begenisi po na dha pavarsine e kosoves ne tepsi dhe naton ne tave, kaq mjafton per ta respektuar. i falem bushit per ate qe beri per popullin shqiptar.smiley

+100

nje Bush tjeter po duket ne horizontin amerikan. dhe gjasat jane qe mund te fitoje pasi votat e ispanikeve i ka ne xhep.

nje ere e re po fryn dhe per shqiperine. ne tepsi a ne tave,  dicka do vi dhe per shqipot.

Per ke e ke fjalen ?

interesante do jete. hajde ishalla na falin edhe nanji ishull ne karaibe kesaj rradhe

Zonja dhe zoterinj kosmopolite,

Nuk jemi vetem ne qe e pritem GWB me entuziazem por gjithe Europa Lindore.

Shikoni vizitat e tij ne Poloni,Sllovaki,Hungari,Bullgari etj.

Hajde diten e mire dhe zoti ja befte mbare zotit Bush Jr!

ja dhe nje te fundit per bush-in qe e futi shqiperine ne nato. po mos ishte shqiperia ne nato, sal mavria do e kish bere shqiperine lemsh pas zgjedhjeve qe humbi. vec frika e natos e gdhendi qe iku me bisht nder shale dhe s'u ndje.

e  moret vesh c'na beri bush-i? jo monument po t'i falemi per dite qe na kurseu ca rremuja te tjera.

S'kisha lexuar ndonje argument me bindes se tendin! smiley

njeriu qe shqiptaret i jane me mirnjohes , rob zoti

shpyrt njeriu!

 

sa gja ky karzai me kete tonin, pa thes ne koke

Ore rilindja do bjeri nei president US-i ne Tirone? Se Obama vec i pusulle coi, edhe ate e majten mcefet. 

...Un jardin sur le nil - 7 Prill 2014 - 18:31 Permalink

përgjigju

....Serbet ne radhe te pare vleresojne interesat e tyre, siç bene ne kohen e Titos dhe vazhdojne te bejne tani. Shtetit shqiptar i mungon pikerisht kjo vlere e dobishme, jo vetem per te ruajtur interesat e veta, por edhe per te evituar defiçente si Berisha qe te reagonin me shpejt se edhe vete Merkeli kunder aneksimit te Krimese....

Serbet jane derra,se ja u njoh politiken se i lexoj cdo dite shtypin e tyre.Ata edhe ata miqte e Titos po i humbin,nga idiotlleku i tyre.
Ama nuk i shajne ata qe ju gjenden ne krah,sic bejne shqiptaret si puna jote.

Sic te thashe bej nje kerkim me google per vizitat e Bush-it ne Bratislave,Sofje,Budapest ,Prage etj dhe shiko mitingjet madheshtore qe jane zhvilluar atje,kur ne France apo Belgjike po beheshin gati ta arrestonin,Rumsfeldin dhe Bushin e prisnin me protesta.

 

...Zoteri, asgje e keqe nuk i ka ardhur Shqiperise me anetaresimin ne NATO, besoj se asgje e keqe nuk do t'i vije nese ik prej saj, ajo qe ka rendesi eshte qe te veproje per interesat e qyterareve te vet...

Nese Shqiperia iken nga NATO askush nuk do te demtohet me shume se vete Shqiperia,por juve kuqalashet nuk shikoni nga ai sy.

 

....Perderisa te kete nje situate boterore qe shtyn SHBA-ne te mbeshtese nje Kosove te 'pavarur', Kosova do jete e 'pavarur'. Megjithate duhen pare gjerat ashtu siç jane, i dashur, sepse ky vend vazhdon te njihet nga shumica e sheteve te botes si province e Serbise; qytetaret e saj jane gjithashtu me te izoluar se kurre ekonomikisht, kulturalisht dhe gjeografikisht.

 

Sic duket do te kesh ngelur ne mathematike,se Kosoven e njohin 106 nga 193 shtete te OKB-se,dmth gati 55% e shteteve ose me shume se gjysma.
Pra shumica relative e njeh Serbine pa Kosoven.

Nga ana tjeter kemi Rusine,qe po promovon Otesine e Jugut me Abkazine,ku ka arritur vetem 3 njohje,as Bjellorusia as Ukraina e Jukanovicit nuk i ka njohur.

u bone 7 muj asnji njohje e re per kosoven, qeveri leshi qe kemi qe sbo dot lobing.

E ke gabim.

Nuk eshte koha tani,por edhe njohjet jane ne rruge.

Sllovakia sa zgjodhi presidentin qe eshte pro pavaresise se Kosoves.

Rumania eshte ne rrugen e njohjes.

Nuk ka faj qeveria,ashtu eshte dinamika.Njehere merr 3 njohje ne dite,njehere 1 njohje ne 6 muaj.

justifikimet nuk pine uje.

E veshtire te diskutoje njeriu me disa sepse fillojne fyerjet pastaj... Nejse, flm per informacionin sepse nuk e dija qe Kosova njihej nga aq shtete, por fakti qendron: Kosova eshte me e izoluar se kurre. Cfare rendesie ka nese nuk jane njohur keta vende? 

 

Presidents Clinton and Bush sitting together at NCAA final.

UCONN looks hot tonight by the way 

E pashe kete serine, priceless...Kjo foto per mua i thote te gjitha smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).