Kryeministri Edi Rama po zhvillon një sërë takimesh intensive në kryeqytetin e Gjermanise, edhe ne kuadrin e përpjekjeve për marrjen e statusit të vendit kanditat në muajin qershor. Rama u takua me Kancelaren gjermane Angela Merkel, me shefin e Grupit parlamentar të CDU/CSU, Volker Kauder, si dhe me Presidentin e Bundestagut, Norbert Lammert.

"Jemi të mendimit se perspektiva evropiane është e nevojshme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Shqipërinë. Kryeministri na informoi mbi projektet e mëdha të vendit dhe na njohu me përparimin e tyre. I uroj suksese kryeministrit në punën e tij të vështirë, sepse unë e di që nuk është e lehtë të realizohen këto projekte", mësohet të ketë thënë Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Më shumë këtu

 

145 Komente

...sepse une di qe nuk eshtee lehte terealizohen keto Projekte ...smiley Flm dhe Perulje !

Kjo eshte BOTA Reale e atyre qe na duan .Dhe ne besoj se e kemi Bindur Boten Perparimtare perr ugen qe ka nisur Rilindja Shqilptare !

Prova me e madhe u dha me Heqjen e Preshit nga Suma te Shqiptareve si "Qendra e Botes " dhe e "E bukura e Dheut " . Me kete rast Ulerimsin , Kryemashtruesin dhe Kryehajdutin e nje Kombi  te tere , Babasqap Sali Vucidol Sheqere Berisha , uzurpatorin e endrres Europiane te Shqiptareve e kane ul ne Stolat e Lagjes ku leh tere diten kunder Fshesaxhijve qe bejne pluhur kur fshijne smiley

Rruga eshte e Hapur !

 

"...sepse une di qe nuk eshtee lehte terealizohen keto Projekte "

zonja Merkel, ne e dime me mire se ju... E dime se sado u perpoqem, mundem te zinim vetem vendin e dyte, pas jush...

0-0 ndeshja deri tani. Si nuk u interesua njeri???

Ju Muhamet me Ali dhe ca te pakte si ti, sikur te therin syte kur ka lajme te tilla dhe kerkon ta corientosh vemendjen e opinionisteve normale tek topi.Hiqi nja dy nga ato pikpyetjet e shumta dhe mesoje se njerzit gezohen jo pse eshte Rama ( per ate eshte merite e paduskutushme qe ktheu normalitetin ne publik)
qe u prit se ajo eshte me e pakta, por se Gjermania ka vemendje per nje vend te lene karakatine nga nje i marre qe thoshte se gjoja, vinim fill pas Gjermanise.Keshtu more i dashur fotbollxhi !

Mos shko ne Potsdam o qyq, se do te te mbajne per pallosh!

çeshtja e aeroporteve alternative, lokale,  di gjo njeri, a u diskutua, se ne tregun politik te brendeshem u diskutua, sipas revistes prestigjioze MONITOR. 

Holy shit...

E treta kete?

P.S. per sallaksat (TM Bredhi): shaka, s'kam asgje kundra Rames ne kete rast.

E bukur ngjyra e kravates.

edhe zoti. Merkel shume kostum te bukur ka!  sidomos xhaketa  teritalsmiley  grixho e erret, qe duket sikur eshte nja 2 numra  me e madhe..

Mos valle ia ka dhuruar Rama teritalin (Made in Albania, lesh 100% organik) dhe ajo e ka bere kostum per rastin?

po. teritali i prodhuar nga duart e arta te tekstilisteve nga Berati (se kshtu e desh fati)  te cilat  me pare leshin organik e kishin lare dhe shperlare ne lumin Osum.

Edhe lesh edhe terital nuk shkon belo! smiley

Pak rendesi ka se cfare thoni juve.

Ky ishte nje takim ne te mire te vendit tone.

Urime KM Rama dhe shpresoj te vazhdoje te mbaje premtimet.

ACDC1 une vazhdoj te mbetem mirenjohesi per sa komentoni ! Per horizontin qe keni dhe qendrimin qe mbani ! Ju falenderoj!
Rama eshte i perkohshem kryeminister.Miqesa dhe rruga poer tu afruar me kombe te tilla i sherben te ardhmes se larget ..

eh mer Ed Rama, si te rri ushtari gjermon, ngri gatitu.

Me germa florini po se po, por edhe korniza e emrit me diamante top kapi!

na ke neru t'gjithve.

dy vargje ama nuk ja kushtove qe nuk ja kushtove

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat, por ajo nuk saktësoi nëse kjo gjë do të jetë e mundur në qershor. “Çdo gjë varet nga raporti që do të marrim nga Komisioni Europian për punën e bërë në Shqipëri”, tha ajo.

“Shqipëria po bën negociata për statusin e kandidatit. Ne i trajtojmë vendet në bazë të raporteve të Komisionit Europian. Në qershor ne do të marrim një raport të ri, ku KE do të ketë regjistruar punën e bërë nga Shqipëria. Çështja e statusit është çështje kohe, sepse Shqipëria sigurisht do ta marrë atë. Çdo gjë varet nga raporti që do të marrim nga Komisioni Europian”, tha Merkel.

...mirpo puna e bere nga qeveria  dihet tashme; vazhdimi i spastrimeve në administratë, çka ka çuar deri më tani në largimin e paligjshëm të më shumë se 7 mijë nëpunësve nga puna dhe mosrespektimi i vendimeve të gjykatave, lufta kunder presidentit,vecanerisht i injorimin nga qeveria të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Nëpunësit Civil, apo për tejkalimin e kompetencave të INUK per shkaterimine prones private  te qytetareve.

 

Kryeministrit tone te Koalicionit te Madh 

Sa krenari e ligjshme sot, shoke, qe me ka ardhe

kur pash truprojen me beret jeshile e dorashk te bardhe

nji popull te uron me nji refren kantate:

te pacim ne krye, Edi, 5 a 6 mandate!

smiley

 

 

+ 1,000,000!

Emigrant, mos rreshqit i dashur. Ne do demokraci te forte, duhet te mos lesh nje kryeminister a president, me shume se dy mandate, siç e kane vendet e zhvilluara. 

e bejme me kompromis: ti thua 1-2, une 5-6. e mesmja i bie 3-4. Si thu?

I nderuar, ti nuk di të bësh kompromise. Me këto kompromise që bën ti do na prishësh avenirin do na prishësh.

Pjeri ka të drejtë. Jo më shumë se dy mandate, ndryshe kalojmë në degradim moral, politik dhe ekonomik.

Dy mandate Edi, dy mandate Iliri, dy mandate Monika!

 

degradim moral,

Kot meqe na ra syri, si do degradohemi moralisht? Zakonisht me shume se 2 mandate sjellin nje sistem totalitar, por te lare moralisht.smiley

p.s. harrove dhe cunin e Ilirit, se ka shprehur deshiren te behet kryeminister si babi. tete mandate mnjf.

po pse o kavir, edhe Merkeli, per here te trete e ka. Dhe me siguri e ka ne xhep dhe te katertin (mandat, bien sur !)

degjove Pjer ?

Eehhh, sikur te varej nga ne te dy smiley 

Gutenberg' te qofsha fale

Ed Rama gjithe ky djale

Qeverine na perfaqson

'art e media 'si gjithmone!

 

shife shife horizontin

shife shife me lezet

a di gje si behen ligjet

Punon robi, e jo Maliqet !

 

ti Madame, Madame e shquar

ketu jam per te kerkuar

jo per vete, asnje grosh

per Shqiperine qe kemi bosh smiley

 

Me vjen keq or djale i mbare

Se kjo pune eshte me zarar

Ne gjermanet punojme shume

ne nuk pijme e nuk flejme gjume smiley

 

 

 

 

 

 

Kto gjermonet, din cer kryeministri shqiptar me zgjedh!

Shkon Rama ne Gjermani, ters gjermonve, nje palo Manchester te pjerdhur se rrafi dot Bajerni.

dhe ja thash Agronit sot une kete te kjo tema, po sme besoi..smiley

nejse, humbja me e madhe ishte Shvajni  me te kuqe sot,  pa barazimi 1-1 eshte Ok.  per Bajernin.

Tesh qe u kariku , ca tesh i ban neser Rama Moore , o nene o nene... smiley

Foto e dyte. 

Kemi gjet belane me ate ndertesen aty. Eshte pa leje. 

S'ka problem, te coj neser me te mirin. 

Nuk degjon mire nga ai vesh smiley

" Shqiperia ne rruge te mbare drejt Evropes "
Vetem kaq tha ? se kete e ka thene gjithmone.

mora vesh qe ne rrethe te ngushta kancelares, nje zonje  kishte thene: "nuk eshte ceshtja a do e pranojme ne shqiperine ne BE, po a do na pranoje zoti Rama ne", duke shkelur syrin ne fund ne nje menyre shume kuptimplote. reagimi i zonjave te tjera ka qene kukurisja miratuese...

Foto 2 :  Amerika eshte si shpirt. smiley

Mbaheni ne Gjermani nqs u pelqen. smiley

Te foto # 1 c'ka po I thote ajo?!! Ca fytyre e ndyre ai. A pa pa pa fake it till u make it o Rame. lol 

Foto e dyte:

- Shikoje Berlinin, Rama, shikoje

- Qenka i bukur

- Ehhh more bir...

Pa le t'i jap une nje dore boje. 

Foto e trete: reagim pasi Merkel ka thene "nuk dua pallat me shigjeta"

Me pelqeka komenti i Mires tek ai shkrimi.

me duket se tipat qe perzihen nga kufiri, shoqerohen me police deri ne zbritje ne vendin e origjines. pastaj te te percjelle policia deri ne avion e te mos te te gjeje, briskun apo thiken qe e mban ne xhep apo çante.

i paska rene NIVELI dhe gjermanise. 

ne hotel Budapest, nqse verteton me nje dokument cfaredo qe je shqiptar (pra i te njejtes shtetsie me zotin Rama), per cdo dite qe bujt (falas, gjithcka e perfshire), te paguajne nje shperblim miqesor prej 450 eurosh.

te dy keta i kane fotot e tyre nudo ne net. duhet te jene te vetmit udheheqes vendesh. kjo them se i afron.

Foto 1: Shit pordh shit, se s'ke Meten ti qe te jep ngjalen. 

Foto e dyte: Endri, si po te dukem? mire deri tani?

Foto 3: Mos, kush i paska thene kesaj per festen e Lalzit. Ah Sali, Sali!

Korigjim: doja te thoja foto e 3-te

O Cimo a te kujtohen ca qe thoshin kurre nuk ke per tu bo kryeminister o Ed Rama, kaq ta bosh dhomin?

kushedi si ndihen sot?

Marrja e statusit me duket vite drite larg!

Ca kujton ky kryeministri se merret statusi me kete gjendje mjerane ne te cilen ndodhet Shqiperia? Apo me kete klase politike qe kemi?

 

per cilin status e ke fjalen ti? se ne fakt behet fjale per statusin e vendit "kandidat" per te hyre ne BE.. pra duhet te futemi ne dhomen e pritjes ne fillim. ai statusi tjeter pastaj, anetar i BE, ehuuuu...... eshte tjeter mesele.

Per statusin e vendit kandidat e kisha edhe une.
 

Po cfare i duhet klases politike statusi aman?

Nqs psh dikush te fton ne dhomen e pritjes, nuk ke sesi te manovrosh me ngrenje' ngjalash dhe as te shkon mendja te pish vere franceze si ta doje qejfi ty. Thjeshte nuk eshte gje e zgjuar per klasen tone politike te jene te interesuar per statusin si 'mik me preferenca' smiley

tirane

Nuk ka kushte apo ndonje lloj standarti per te qene kandidat e kupton ti kaq gje? Ceshtja e te qenit kandidat eshte thjeshte nje ceshtje racizmi dhe e nje vullneti politik. Ne rastin e Shqiperise psh ka patur racizem te jashtezakonshem.... Shqiperia tashme duhej te ishte anetare me te drejta te plota ne BE. 

Shqiperia tashme duhej te ishte anetare me te drejta te plota ne BE.

E di, qe po rrezikoj shume, po hajt mo, po e provoj edhe njehere fatin, duke te bere kete pyetje:

Perse Shqiperia tashme duhej te ishte anetare me te drejta te plota ne BE?

Sepse ne cdo nivel llogjik qe ta arsyetosh nje vend si Shqiperia duhej te ishte ne nje organizem si BE-ja. Ja disa nivele baze per ta arsyetuar.

Historik, politik, gjeopolitik, kulturor, etj. 

Une e kuptoj shume mire tashme kete ngut te Merkelit per te takuar Ramen, por qeveria shqiptare te mos ngazellehet nga lajkat tashme dhe te mbaj qendrime serioze, gje qe nuk e shoh nga politika e Tiranes, dhe as nuk pres ta shoh, keta jan merre me leng.

Ja tek po  rrezikoj perseri:

Po te arsyetosh ne cdo nivel llogjik, nje vend si Shqiperia nuk e ka mundesine me te vogel per te qene anetare e nje organizimi si BE.

1 - Llogjika historike nuk pi uje fare.

2 - Llogjika politike te thote te kunderten e asaj qe ti pretendon: Shqiperia akoma nuk ka nje baze kulture e te berit politike, qe te mund te afrohet sado pak tek dera e BE. Akoma jo.

3 - Gjeopolitika eshte kale i kaleruar deri ne ngordhje. Vlera gjeopolitike e Shqiperise i afrohet zeros.

4 - Llogjika e Kultures .... hem.....me mire mos e hapim fare kete muhabet, sic thote byrazeri yne i hershem dhe i kudogjindur.
 

Pra e mbledhur ne pak fjale: No soup for you!!!!!!!! Come back one year!!!!!!!

Epo ajo eshte llogjika jote sepse ti je ignoramus. Prandaj une spo rrezikoj te caj drrasa me ty.

Hahahahahahahaha........si ishte ajo fjala mer......ignoramus?...........hahahahahahahahaha

statusin "kandidat" ua dhane te gjitheve thuaj, te lare e te palare, ex Jugot (Maqedonia, Serbia, Mali i zi) po edhe Turqia.. pse nuk na e japin edhe ne kete status, 3 here rrjesht tashme, se marre vesh....

nejse, ora.. kape cik kete foton... vallja shqiptare, veshja popullore gjithashtu shqiptare... keta thone eshte folk Yugosllav..smileyhttps://fbcdn-photos-e-a.akamaihd.net/hp...

Belul nuk ka kushte per te qene kandidat e perseris... kush permend kushte e te tjera budalleqe per kete ceshtje i permend sepse eshte faking ignoramus!! Kur u fut ne BE Rumania dhe Bullgaria qe ishin ku therret qameti... Shqiperia te mos marre ende nje status kandidat? Perse? Akoma sot nuk kan thene perse nuk e ka marr gjith keto vite Shqiperia statusin kandidat? Perse?????????? Edhe dje genjeu Merkel si derri.. jo po raporti i komisionit, c'lidhje ka raporti i komisionit me ceshtjen e statusit per vend kandidat? Ahhh harrova do futen kasapet e serbise njehere pastaj shohim e bejme. Tani qe po therret llogjika, arsyeja dhe gjeopolitika po na ftohet Rama si zotni ne Berlin he? Jo more, edhe qeveria shqiptare nashti ta ngre njecik steken se s'u be qameti.

Kur u fut ne BE Rumania dhe Bullgaria qe ishin ku therret qameti...

Ja po e provoj edhe njehere me ty:

Zotrote, sa e njeh Rumanine?

Ke qene ndonjehere ne Rumani?

E ke pare me syte e tu  nivelin e shtetorganizimit te Rumanise?

Ashtu sic ty te djeg per Rumanine mu me djeg per Shqiperine smiley Gjynah qe spati fatin ti kishte Ramen, Lamen, Lubonjen e te gjith shpurren e tyre ndonje shtet tjeter europian...Ketyre po u shkon jeta duke sharre e duke cfryre kunder vendit dhe popullit ku kan lere dhe jetojne. Shkoni mor vlla andej nga Rumania a Bullgaria beni qejf, lek keni bere ne Shqiperi plot, shkoni jetoni andej, c'pune keni jetoni ne kete vend a kete popull kaq te keq. Faking ignoramus!

Po c´te djeg ty per Shqiperine mer aman? Ti vete je maje thanes e nuk di cfare te besh tani, vetem te flasesh. He pra kthehu ne Shqiperi dhe mjaft u qyrravite neper internet. Apo aty ku je ti edhe xholja te gjuan po edhe zari te luan, dhe tani te ka marre malli te gjesh tradhetaret?

Mua or ti lum miku as me djeg dhe as me ftof per Rumanine, po e kam pak zet ate lloj rrace injorantesh interneti qe pa levizur bythen nga vendi te japin mend e te tregojne se kush eshte Rumania dhe kush eshte Bullgaria. Me vjen edhe pak ndoht nga ata kokeboshe interneti qe nuk e di se nga i vjen gjithe kjo lloj supremacie racore perkarshi te tjereve. Vete i zhytur deri cipen e siperme te buzes se poshtme ne mut dhe tani kerkon te tallesh me dy pika vere te kuqe qe i kane rreshqitur dikujt ne kollare.

ehh? Po ti vete u grice, une kam te drejte te jap mendimin tim, pastaj ti sapo vertetove qe je nje Ignoramus! Une kam lidhje emocionale me Shqiperine se jam shqiptar! Dhe nuk me kellcet kari fare se ca thote ndonje cop loqe qe ska pune tjeter po te merret me njerez qe s'i njeh neper internet. Une jap mendimin tim, ti tendin, pa fyer njeri, si thua ti? 

Me duket se do ja beje bam prape PM Edi Rama and He is going to prove all wrong....(Ata qe nuk besojne tek ai sigurisht).

He just proved wrong Dr Berisha..... Nje dite pas akuzave se Saliut ne parlament qe sipas doktorit, Edit  nuk i ngrihet as me viagra, lajmi doli te nesermen qe Edi Rama do behet baba... Horeeyyy  smiley

Dhe tani pas takimit me Merkel sec kam nje good feeling se Ed djali do na fusi ne Europe..... smileyray:

Things are about to change (for worse or for good.... we will see)!!!

 

 

Do na e fus ne europe apo do na fus ne europe?

Isn't it the same thing.... ?? smiley

Me fal edhe nje here, do na e fus ne europe apo do na e fus europa? Thats right the same thing smiley

Rendesi ka te na fusi aty ku Dr Berisha nuk mundi dot. smiley

Dr Berishovici ka 25 vjet qe na e fut sa krahu por sic duket nuk e di mire ti... apo meqe ka 25 vjet qe na ka fut krahun doktori te na ngacmoj dhe piktori njecik me gisht se sbehet nami. Mir e ke.

Po ne kur kemi ngrene tere ate krah e nuk jemi ndier le te hame dhe gishtin se nuk u be qameti.

At least is not the same thing.

Ke te drejte si drapri.smiley

Pjeter pse tani statusi? Perse nuk eshte dhene vite me pare? 

ca po thu, qe duhet t'kish gjet dhe ky naj qark fieri? masanej kshu u tha dhe vjet n'tetor a kur qe, qe barazimin e kemi n'xhep. Nji here kemi per ta mor dhe ne statusin, dreqi ta haje.

Po pra, po ky asht robi ma i pa sincerte ne qarkullim.Qarkun e fierit e gjeti ai,po i qendroi deri n'fun.Ky asht langaraq fare dhe ket menim e kam pas me kohe (noshta edhe pse jam i majte problematik smiley) Ky, bash ky dora vete,ka hartu strategji sabotazhi per bashkine e TR,qe sot na ankohet per armiqsi te pushtetit qendrore, (shemja e zogut te zi,bllokimi i anijes se tullave te bulevardit "deshmoret e kombit" me pretebndimin se jane te kuqe dhe nuk i pershtateshin identetit),ky.qe hiqet si nje prurje ndryshe e politikes,pranoj nje mandat te turpshem,te vjdh skandalozce,ky si minister ka njollat me te medhaj te nje administratori te pushtetit;vjedheje te rruga e kombit dhe vrasje te 21 janari,ky surrat i bukur asht bash dreqi i mallkum me brine! smiley

Lulzim Basha eshte politikani me i formuar dhe me me bagazh ne skenen politike. Ka nje shkollim dhe CV, qe asnje nga politikanet e tjere nuk e ka. Krahasoje, njeri kardiolog, tjetri piktor, tjetri shtangist. Per te permendur emrat kryesore, se pastaj vjen radha e politikaneve- biznesmen, ish prokurore e ish fuksa dege. Per mua mjafton qe nuk i perket brezit te formuar perpara '90, pastaj arsimimi dhe eksperiencat e punes perpara se te hynte ne politike jane bonus.

Ca shkollimi paska?! Ka shkollim jurdik,qe pothujse gjitmone s'ka qan i zoti me pas i argument per te qane ne fushen e vet.Ai shtangisti ,qe une me qef e zhduk nga faqja e dheut te politikes,ka maru per ekonomik dhe e ka politiken gjithe pervojen e jetes vet.

Lulzim Basha was born in Tirana on 12 June 1974. After attending the Sami Frashëri High School, he studied law at Utrecht University in the Netherlands and worked for the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (1998–1999).

He later worked for the Department of Justice of the UN administration of Kosovo,[a] UNMIK (2000–2005), before entering Albanian politics.[3] (http://en.wikipedia.org/wiki/Lulzim_Basha)

 

Mqs versioni anglisht, nuk eshte e plote, per eksperiencent juridike dmth ... (gjeta versionin shqip)

 

Lulzim Basha mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare “Skënder Çaçi”, si dhe shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Në vitin 1993, Basha nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Holandë, ku mori titullin Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën europiane dhe ndërkombëtare publike.

Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999, Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ai ushtroi detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë së Administratës së Kombeve të Bashkuara UNMIK në Kosovë.

Nga tetori i vitit 2001 deri në nëntor 2002 punoi si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut. Nga nëntori i vitit 2002 deri në Janar 2005 punoi si Këshilltar Special për Tranzicionin në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, Prishtinë, Kosovë. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës.

 

Kjo e perbuzjes dhe mohimit te meritave te atyre, qe nuk na pelqejne ka shpjegim psikologjik, seleksionim dhe interpretim i shtremberuar per te konfirmuar bindjen tone.

Ndersa ajo qe ti e quan "shkolla e jetes", eshte shkolla e kulisave dhe klientelizmit. Nuk ka lidhje me aftesite politike, nuk eshte politike.

Dhe axhustimi i meritave te atyre qe adhurojme, do ket nje shpjegim psikologjik ma merr menja. smiley. Une jam nje vezhgus i jo i pakujdesshem i politikes dhe po te them ,se sa here ka pat nje argument juridik,s'ka qene ne gjendje te binde njeri.Pike.

Pika 1. Gjatë periudhës Maj 1998 – Korrik 1999, Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.

Pika 2. Gjatë periudhës Korrik 2000 – Tetor 2001 ai ushtroi detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë së Administratës së Kombeve të Bashkuara UNMIK në Kosovë.

Pika 3. Nga tetori i vitit 2001 deri në nëntor 2002 punoi si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut.

Pika 4. Nga nëntori i vitit 2002 deri në Janar 2005 punoi si Këshilltar Special për Tranzicionin në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, Prishtinë, Kosovë. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës.

Mendimi, pika qe ve ti, me vjen keq, por eshte mendim personal. Keto me siper nuk jane mendime, por fakte. Peshojne me shume. smiley

Te ka shku muni dam.Gjithe ky parashtrim i karieres se zotnise, qe mund te jet boll sinjifikative,nuk me impresionon aspak.Fare.Ban mire qe dhe ti t'mos impresionohesh kaq shume. smiley

Nuk jane impresione. Jane fakte. Prandaj them krahaso arsimimin, CV te Lulzim Bashes me secilin nga politikanet shqiptare (kardiolog, shtangist, piktor, biznesmen, gazetare, fuksa).

p.s. e keqja e tij, biles me fal dy te keqiat e tij, jane:

- i ben hije paraardhesi, Sali Berisha (do ti bente kujtdo ne fakt)

- nuk me jep pershtypjen e nje personi qe ka guxim.

Pjeter, te ka errsu militantizmi syte, Pjeteeeer....smiley. Basha ishte ministri i jashtem qe diti te bej "detyrat e shtepise" kur na duhej antaresimi ne NATO apo arritja me e madhe per shqiptaret, levizja pa viza ne BE.. them keshtu se levizja pa viza prek tamam qytetarin shqiptar sesa futja ne NATO apo statusi kandidat ne BE.
nderkoh, edhe kundershtari politik e di shume mire kete... p.sh Rama, megjithse e dinte shume mire qe pas nje viti kishte zgjedhje kombetare dhe gjasat te behej kryeminister ishin te medha, prape kandidoi veten per kryetar bashkie perballe Bashes... po pse eo thuash ti?? po sepse ska asnje tjeter ne ate parti qe te kete kualitetet e Bashes.smiley. PS pervec Rames, nuk ka asnje personalitet tjeter... ata qe ishin, Ben Malaj e ndonje tjeter i ndoqi Ai..smiley

kur shkoj ne restorant, nuk pyes a ka dale me dhjeta kuzhinieri. une ha ushqim, nuk ha nota.

Avokat Spartak Ngjela 

a ba ba ba, ca je ti ni pdist i kamuflum! smiley ca detyrash bani me?vizat na i dhane kur s'mante uje ma pilafi (i gjithe rajoni i kishte marre para nesh) njelloj sic do na japin dhe  statusin.Ne NATO na futi "Baba Bushi" se ashtu ishte i pune. smiley

nuk eshte pd-ist jo.

eshte i zgjuar. kerkon te haje ne te dy krahet.

smiley

jo jo.. "une vec buken time ha".smiley. dhe gjithmone jashte Shqiperise , prandaj jam dhe integer..smiley

po Pjetri qe na beri punen e vizave kaq te kollajte... po mire mer Pjeter, i gjithe rajoni e ka kohe qe ka marre statusin kandidat per BE, pse nuk na i japin edhe ne..?
dhe jam dakord qe Amerika na futi ne NATO me mik, po edhe mikut duhet ti dish ti gjesh anan, ama..smiley. p.sh Maqedonia nuk diti, megjithse ashtu ishte nje pune..smiley

belul,si minister i jashtem ,basha ka edhe nje merite tjeter,nenshkrimin e marreveshjes detare me greqine.

ndersa fetishizimi i shkolles eshte nje dukuri e theksuar ne shqiperi.  ne pergjithesi njertezit e medhenj,te ndryshimit,nuk kane qene''cuna mamaje me 10-ta''.  ky eshte nje tip qe stonon ne partine kacake te saliut.   bile po e detyrojne te dale jashte vetes duke e keshilluar te bertase! mund te ishte nje minister i rames dhe nuk do i bente kujt pershtypje!  bile,nese iken saliu,mund te bejne qeveri te perbashket ,sepse ne thelb nuk kane asnje ndryshim.

Pika me interesante eshte pika qe ti nuk e rendite... Ai ka mbaruar me rezultate te shkelqyera shkollen 8 vjeçare.... Kjo po qe eshte qershia mbi torte... se te tjerat nuk kane fare vlere... dhe tjetra qe eshte po aq e rendesishme, eshte po ai qe ka "spiunuar" per shtepine e verdhe, e eshte po ky juristi i mbaruar qe ka shpene ne Hage, "kriminelet" drejtues te UÇK.... aferim i qofte...

cilin drejtues te UCK  ka shpene Luli ne Hage o alidemso,  Ramushin  qe e shpalli Bashen ''Qytetar nderi i Deçanit'' ,  para  ndonje jave...?!  

Basha eshte nga te paktet politikane shqiptare qe pritet me  nder  dhe respekt te vecante  sa here shkon ne Kosove.
 

ehuhaa! keq po t'thosh jo, keq tani qe thote po...
S'ka ftyre thu ti qe po mbeshtet statusin. Tani kto e kane mbeshtet statusin. E kunderta nuk ka kuptim. Deri dje nxjerr arsye qesharake per t'mos e marre, sot je n'pozitat e atij qe e kerkon. T'kujtoj pak Arta Daden kur tha me siguri absolute se nuk futemi ne Nato, vetem 2 ore para deklarates dhe pastaj t'kujtoj komentet e vaketa ktu ne ppu qe varionin nga "ne nuk ka duhej Nato", te "merite per kete nuk ka vetem pd-ja".
T'kujtoj pastaj te njejten histori me vizat. M'kujtohen shkrimet ktu ne ppu se "pse ne gezojme nderkohe qe ne Bosnje nuk gezohen". Ose variantin tjeter se "kujt po i hyjne ne pune vizat kur s'kemi pare per te dale jashte". Pa kalu te varianti i Ditmir Bushatit se "nqse evropi i heq vizat, do kete dyndje shqiptaresh".

Kjo e Bashes qe ke kap ti m'duket shume mikroskopike krahasu me kto me lart. Mgjte, t'gjithe i shofim gjonat me syte tane

varianti i ditmir bushatit... hahaha

ka variante te bukura palluqja

E sigurova kancelaren se Qeveria jonë është plotësisht e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit të reformave që do të garantojnë një luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqipëria kërkon të ecë më shpejt drejt Evropës, por duke konsideruar gjithmonë Europën destinacionin brenda nesh dhe integrimin europian një proces të patjetërsueshëm për modernizimin e vendit tonë." - theksoi Rama
 

modernizimit te reformave .......atehere kur fjala reforme, me vete nuk pi me uje

Amon mer, pse kaloi ne vend te dyte kjo tema. A s'mundeni ta lini nja nje muaj a dy ne balle te faqes? Kjo eshte ilac per syte, mer. Eh, Shqipni, sa perpara ke ecur! Dikur te quanin "shprehje gjeografike", sot po thon qe shikojm "fortshrite", perparime me i fjal... Merkel, nji popull i tere ju dashuron pa fund! Po aq sa presidentin Klinton, Bush dhe Obama!

Falemnderit, Gjermani! Se bashku me USA-ne!

"Merkel, nji popull i tere ju dashuron pa fund! Po aq sa presidentin Klinton, Bush dhe Obama!"

Skeptik jane kur degjojne te tilla gjona, por akoma nuk e kane kuptu se jena popull me zemer te madhe!!!!

Deklarata e Merkel në takimin me Berishën

Zonja dhe zotërinj,

Jam shumë e lumtur që Kryeministri i Shqipërisë, z. Berisha ndodhet sot për vizitë, si mik në Gjermani, ju uroj përzemërsisht mirëseardhjen!

Ne jemi takuar shumë herë në kuadër të takimeve ndërkombëtare, por sot kishim mundësinë për takim e bisedime dypalëshe. Jam shumë e lumtur për këtë takim të parë zyrtar, ku ne kemi shkëmbyer pikëpamjet tona mbi zhvillimet në Shqipëri.
Ne biseduam shumë mbi marrëdhëniet bilaterale. Në radhë të parë, ato janë të shkëlqyera e miqësore dhe në aspektin politik nuk kemi asnjë çështje të pazgjidhur. Ekzistojnë hapësira për të zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik. Për shembull, në këtë moment po zhvillohet në Shqipëri java e kulturës gjermane, çka do të thotë që fusha e kulturës përbën një spektër tjetër për zgjerimin e marrëdhënieve.
Kemi një bashkëpunim politik të konsoliduar dhe unë mund të them se Gjermania, nga ana e saj, mund të japë kontribut të mëtejshëm dhe mbështetjen e saj për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë.
Ne i urojme Shqipërisë sukses të plotë dhe konstatojmë se reformat kanë dhënë frytet e tyre. Kryeministri Berisha ndjek një kurs reformash me një kurajë të jashtëzakonshme edhe në luftën kundër korrupsionit dhe për zhvillimin e suksesshëm ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Gjermania, përherë, aty ku ka mundësi, do ta mbështesë Shqipërinë.

 

Deklarata e Merkel në takimin me Ramën

Kancelarja Merkel: Gëzohem që Kryeministri Rama ka ardhur tek ne për vizitë, për vizitën e tij të parë. Marrëdhëniet bilaterale, vitet e fundit janë zhvilluar shumë mirë. Edhe marrëdhëniet ekonomike janë zhvilluar shumë mirë. Gjermania është prej vitesh partnere e Shqipërisë. Ne duam që Shqipëria të marrë një zhvillim të mbarë.
Ne kemi folur në mënyrë shumë të hapur dhe në mënyrë intensive për zhvillimet që kemi para vetes. Ne jemi të mendimit se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektiva europiane është e nevojshme për një zhvillim të mbarë të të gjithë rajonit, edhe për Shqipërinë. Për këtë është i nevojshëm një proces i thellë edhe në Shqipëri. Kryeministri na informoi se cilat projekte të mëdha janë përpara vendit, por edhe për angazhimin dhe entuziazmin me të cilat ndiqen këto procese dhe këtu bën pjesë, natyrisht, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndërtimi i një sistemi juridik dhe pavarësia e drejtësisë. Ne e dimë gjithashtu se, përmes perspektivës europiane, Komisioni Europian i ndjek me shumë vëmendje këto procese dhe në qershor do të paraqesë një raport për këtë çështje.

..sorry nuk mund tivisha te dyja deklaratat ne nje vend

 

“Pyetja klasike eshte se ne cilen ane jane SHBA-të? Nga partia e Kryeministrit Rama, partia e kryebashkiakut Basha, partia e kryeparlamentarit Meta? Ketu kemi nje qendrim diplomatik. Ne nuk mbajme ane. Por me lejoni te jem i qarte. Ne fakt, ne e kemi marre nje ane, ne jemi ne krahun e Shqiperise, ne anen e shqiptareve. Ne duam te shohim konsensus, ne duam te shohim qe puna pozitive, e cila ju solli ne NATO 5 vjet me pare, te kryhet nga te gjithe dhe vetem keshtu do te shkoni ne Bashkimin Europian”, tha Moore. 

Kryetari i opozites, Lulzim Basha, i cili ishte minister i Jashtem gjate kohes se anetarësimit te Shqiperise ne NATO, foli perpara zyrtarit amerikan dhe u tregua qe ne fillim shume i hapur per dialog. Por hapin kryesor sipas tij, duhet ta hedhe Qeveria, perderisa Partia Demokratike ne opozite ka deklaruar zero kushte per çeshtjet e integrimit. 

I paska djeg Lulit

 

ca zhgenjimi , thashe do i kalonte 500 postime se u mor me aq vrull smiley

elementi opozitar rezultoi sporadik, cen...

lene mer opoziten se e ka shtru jeten din ca ka me ba per 8 vjetet e ardhshme , po pozita ca ban se ky postim duhej realizu te pakten 105.9%  , apo se rrun ma per ppu ?

Cen , ca thote Kristaqi, do e kish pallu Linden po te kish qene gjalle?

ahahahahaha, me lot ! smiley  do me kujtohet gjaaaate kjo komentuso !!! ma ke borxh !

po nuk bohen 500 komente vetem me duartrokitje o burr; duhet icik polemike per shije... Ja, erdhe ti hudhe i grusht kryp; vje Goni e shlo noi gjethe dafine... piperi masanej dihet qe jo gjithkush mun ta perballoj, pranej duhen edhe ata me direktiva...

Per shembull:

EU mbeshtet stabilizimin politik te Shqiperise ("Die EU unterstützt die politische Stabilisierung Albaniens").

Le ta konspektojme me laps ne dore postulatin. Fjala kyc eshte "stabilizimi". Qe do te thote qe me perpara, ne kohet e erreta, pra kur Koalicioni i Madh nuk ishte ne fuqi, Shqiperia ishte e destabilizuar. Perfundimet nxirrini vete, se kush e destabilizonte - detyre shtepie kjo. Bonus points po qe se pergjegjesive u vini edhe emra. 

e nigjova videon gjermanisht (megjithse gjermanishten nuk e kuptoj). "Natyrish.....natyrish," e mora me mend se cpo thoshte zonja Merkel: Natyrisht qe Shqiperia sot ka nje kryeminister dhe qeveri kryekeput europiane dhe natyrisht qe kjo do t'ja shpejtoj hapin drejt BE-se. 

P.s. e pe cfare foto kishin zgjedh per lajmin?

Po pra: RELAX. me Benedictus te Karl Jenkins ne sfond.

Dy titane qe po shlodhen para puneve te reja, te medha, te mbara per kombet perkates.

mu me duket se me teper se shplodhje ajo foto shpreh kenaqesi. Brryli i Merkelit mbi parmak me duket sikur i thote Rames, go on, go on, please, dont stop

sinqerisht, kur i shoh ashtu si dy pellumba te paqes, me kap nje si ngasherime nga ajo e mira. permbytje ne gjoks. Ku s'me shkon mendja. Me fal qe ta them, se krahasimi nuk shkon, por kujtoj Geraldinen qe ishte nga Hungaria. ehhh... Frau Merkel, Sie sind beautiful!

Vetem se gjynah qe ne vitin 2014 flasim ende per stabilizim politik.

Ceno u msove keq tina, me koncert festiv cdo dite. Tashti vertet rilindas po icik shplodhje e dune. 

Ore ky vend ka marre fund! Akoma flisni per partite dhe figurat e tyre?
 

cdo gje ka per t'u rregullu si me shkop magjik sapo president te behet burri i skraparit qe i ka dale zot vatanit

nuk ka rendesi rritja e pages, por fuqia blerese.

mire (TM ??)

TM Tau Balla

o Stalker..  po ajo kthesa,  timoni djathtas 90 grade,   e president socialist Hollande  para ndonje muaji  mo, si tu duk..?smiley

si puna e NEP-it smiley

me fal per mosdijen, por cfare eshte NEP-i..?smiley    

ndersa une te pyeta konkretisht..  socialisti Hollande ,  dic me shume se 1 muaj me pare ne fjalimin drejtuar pupullit,  nder te tjera,  foli per    domosdoshmerine   qe biznesi, firmat, kompanite etj, duheshin cliruar  rregullat  e shumta..  me pak shtet ne punet e tyre, tha..  dhe  kjo eshte politike   e djathte liberale, apo jo..smiley

Dikur thoni Rama sbehej kurre kryeminister. Seshte per ate pune. Pastaj thonin si kap 6 muaj, i here bi daci ne kos. Tani thone skap vitin. Neser do thone skap nje mandat. Pas nje viti thone ja maksimumi dy mandate. Pas mandatit te dyte do thone nuk e zgjedhin Ramen ne si zevendes-president te BE-se se kshu si e ka nisur vallaj ate rruge ka marre. Merkeli u be, tani e ka radhen Obama.

Edhe kujt i plasi trapi!?

Merkeli takon Ramen apo kryeministrin shqiptar!? Se ka ndryshim te madh.

Sikur te kishim zgjedhur kryeminister jo Edi Ramen, po, fjala vjen, Rame Edin, Merkeli do ta kishte takuar po njelloj, sepse ben pjese ne takimet rutine te planifikuara nga kancelarite.

Keshtu qe mos na prallisni brockulla ketu!

P.S. - Kurse sa per Obamen, takimi mes tyre ka ndodhur duke i shpetuar syrit tend vigjilent! Obama ishte ne nje darke bamiresie ne Kaliforni dhe kur po shkonte drejt nevojtores, Rama, qe i kishte zene pusi bashke me fotografin e vet, e ndaloi dhe i shkeputi nje foto fluturimthi me sukses!

..  me pak shtet ne punet e tyre,......dhe  kjo eshte politike   e djathte liberale smiley

ne Programin e Partive Komuniste Shkencore smiley shkruhet se
ne do te shkojme drejt Dobesimit te Shtetit ne pjesmarrjen e Puneve  dhe Ekonomise duke e shndruar ATE nga Drejtues ne Administrator  ....deri ne zhdukjen e Plote te tij dhe venien ne vendin e Relikeve , atje ku i takon ...

Ku e djathit Liberal  ? na jem neoliberal zotrie ..ndoshta smiley

Puna eshte me i njoh principet se  dhe me vone vijne " percaktimet "

Te Djathit apo te Mjaltit smiley

Kancelarite e Europes jane mese te vetedijshme per faktin se qeveria aktuale e Shqiperise eshte ndertuar me mballomat e asaj te meparshmes, qe shquhej per mungese totale vullneti per te luftuar krimin e organizuar, korrupsionin galopant, reformimin e drejtesise dhe ato te tjerat.

Ne kete kontekst, cdo pritshmeri per ndonje "ngrohje" eventuale te marrdhenieve eshte e pajustifikuar.

Rama do te kishte patur ndonje shans me shume per tu paraqitur ne menyre dinjitoze ne Berlin nese:

- do ti kishte fituar zgjedhjet pa "ndihmen" e LSI-se, simbol i korrupsionit; 

- do te kishte thyer traditen e keqe te spastrimit te jashteligjshem te administrates publike;

- do te kishte ndertuar nje kabinet ministrash te afte dhe dinjitoz (vini re se cilin kishte ne krah te djathte gjate takimeve ne Berlin!);

- do te ndermerrte dhe prezantonte reforma te besueshme ne fusha qe perbejne shqetesim kryesor, si lufta ndaj krimit te organizuar (trafiqe; prodhim kanabisi; etj.) dhe ajo ndaj korrupsionit;

- do te kishte nje platforme ekonomike te qarte dhe ambicioze.

Ne kushtet kur te gjitha sa me lart mungojne, vizitat si kjo jane takime rutine, qe nuk ndryshojne asgje ne ecurine e vendit dhe te shtetit drejt progresit dhe asaj qe quajme prospektive europjane. 

Po te mos kishte Luftu edhe kunder Furgonave 8+1 dhe te mos kishte ate Foton me makarona ...ndoshta do ishte shumehere me i suksesshem smiley

Se perse e ka PrIt Merkel e di Merkel dhe nuk o bo cdo germelidhes me dhone Opinione .

Fakti qe Gjermania na konsideron si Pjestare te GRUPIT eshte shume domethenes .te tjerat lenia Kohes ! Personale imja ne vend te Merkelit do ishte se

Ne se me referohej nje Afinitet i tille jashte Protokollit zyrtar me BERISHEN apo Topallin do ta kisha Kundershtuar .Kjo pritje me foto qe tergojne Konfidencialitet me shume se protokolli , sqarojne se ajo eshte parapregatitur me shprehjen :

Prite se eshte Qytetar pervec K/Minister !

Nuk e di si do isha sjelle po te kishin thene per Nanon por sidoqofte nuk do ti kisha duruar te  mencurite e tij " me "shif ke ka ne krahun e djathte "

Edhe xholja te gjuan, edhe zari te luan! smiley

Hehehe, ymer ymer casaubon! 

Do ti isha mirnjohes Rames vetem per Portretin e Shqiptarit qe po paraqet pa STRES gjate takimit me personalitete te Tilla jashte vendit .Kur kujtoj ate sahanlepirsin e shtirur Berisha qe te neveriste me ate sjellje Fshataresh tipike SERVILE  ose kapadai Kot se Koti ..duke u shtirur te vjente shkruash me te Madhe .

Keta Jemi Europe jo fytyra e Berishes per 25 Vjet !

Sikur Lulash Dash Kurbani Bashkise  ta shikoje me vemendje nuk ben Keq ....edhe sikur mos te hedhe aq shume xhel ke Floket smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).