Kryetari i Komunës së Lazaratit i është kundërpërgjigjur deklaratave të ambasadës amerikane, e cila e shihte Lazaratin si një vend të pasigurt

Kryetari i Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, ka reaguar në lidhje me njoftimin e ambasadës amerikane, e cila i bënte thirrje qytetarëve të saj që ndodhen në Shqipëri, që të mos shkojnë në Lazarat, pasi rrezikojnë jetën.

Aliko shprehet se në Lazarat nuk ka rrezikshmëri për jetën, pasi media ka hyrë në fshat dhe nuk është rrezikuar. Problemi, sipas Alikos, është se në këtë fshat ka një fenomen të jashtëligjshëm që nuk mund të luftohet vetëm nga ai dhe policia, por përmes politikave sociale. “Në Lazarat nuk ka rrezikshmëri për jetën. Këtu ka një fenomen të jashtëligjshëm që s’mund ta luftoj vetëm unë apo policia. Mediat kanë hyrë në Lazarat dhe nuk ka pasur rrezikshmëri. Lufta ndaj kanabisit mund të arrihet me anë të politikave sociale”, u shpreh Aliko.

 

Ambasada e SHBA-ve ndalon qytetarët të shkojnë në Lazarat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i ka ndaluar të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane që jetojnë në Shqipëri, për të shkuar në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër.  Ambasada amerikan ka informuar qytetarët e saj se është i ndaluar udhëtimi në “fshatin e kanabisit”, për shkak të mospranisë të policisë atje dhe faktit që trafikantët e drogës kontrollojnë rrugët dhe nuk i lejojnë njerëzit të hynë në këtë zonë.

Gjithashtu, ambasada ka përmendur edhe përplasjet me armë të policisë me trafikantët e drogës në një nga rajonet më të mëdha të prodhimit të drogës, siç theksohet në mesazhin e sigurisë të ambasadës drejtuar qytetarëve të saj dhe punonjësve të qeverisë amerikane. “Lazarati njihet si një nga rajonet më të mëdha të prodhimit të marijuanes në Europë.

Në 2004, një polic qëlloi në drejtim të një të dyshuari si trafikant droge, çka çoi në shkëmbim zjarri me banorët, të cilët shkatërruan rajonin e policisë së Lazaratit. U desh ndërhyrja e forcave speciale ushtarake për të vendosur rendin dhe armëpushimin mes qeverisë dhe Lazaratit. Në 2012, policia u mundua të shkatërrojë plantacionet e marijuanës në zonë, por u detyruan të largohen pas përballjes me disa banda të armatosura”, shkruhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, në faqen online zyrtare të saj.

Njoftimi vijon duke u përforcuar me faktin që nga tentativa e vitit 2012 e deri më tani, policia nuk i është afruar më Lazaratit. “Që prej asaj dite, forcat e rendit shqiptare nuk i janë afruar Lazaratit dhe trafikuesit e drogës kontrollojnë rrugët duke mos lejuar të huajt të hyjnë në fshat”, - thuhet në mesazhin e sigurisë për qytetarët amerikanë.

E.L.

 

* Per foton, ketu

41 Komente

Ne prag te sezonit turistik keta nxjerrin lajmerime per qyqetaret amerikane.. Nderkohe qe nuk kam degjuar kurre per ndonje qyqetare amerikan te jete rrezikuar ne Lazarat. 

Duket qarte qe Arvizu dhe Departamenti i Shtetit jane miq te Berishes.

kane ambasade amerikanet jo shaka, e ndjejne rrezikun e paralajmerojne ate, si rrjedhoje asnje qytetar nuk del i lenduar nga nje territor qe nuk kontrollohet nga shteti

tani amerikanet   e kane zakon  qe i ekzagjerojne cik    gjerat,  po edhe ky Dashua  nuk mund ti bindi  amerikanet apo opinionin  me te tilla argumenta...

Aliko shprehet se në Lazarat nuk ka rrezikshmëri për jetën, pasi media ka hyrë në fshat dhe nuk është rrezikuar.

 

Ha, po jo bre Belul, Amerika trazon politikat e brendshme shqiptare ne drejtimin e duhur thjesht duke u justifkuar ne kete rast me njoftimin per nenshtetasit e vet.

Lazarati ka shume vite qe eshte rrumpalle, nuk u be sot rrezik per amerikanet apo te tjeret, ne fakt kohet e fundit ka qene me pak rrezik per 'te jashtmit'.

Koha e lajmit te ambasades amerikane (ku permenden me detaje fiaskot e shtetit shqiptar ne Lazarat, c'ka nuk eshte se i duhet nenshtetasve amerikane) perkon me idiotlliqet e perseritura te Rilindjes qe qit keta te vegjelit per te trajtuar ceshtjen e Uaziristanit te Shqiperise si ceshtje #kulture dhe #sociale.

Traplliku i Rilindjes vazhdon dhe tani, duke lene kryetarin e komunes t'i pergjigjet reagimit te Amerikes, dhe jo duke nxjerre ndonje figure kryesore te shtetit per prononcim, ironikisht duke ilustruar keshtu argumentin e Amerikes qe Lazarati eshte jashte kontrollit te shtetit, persa shteti as guxon te prononcohet.

P.S. Ja ca lajme nga Investigim.al te per Lazaratin dhe shif e shkruaj:

- Pritë me mitraloz shefit të antidrogës Sarandë

- “Lutjet” e policisë në Lazarat: “Mos kultivoni hashash”

7 lazaratas tortuaruan dy vëllezër për hashashin e vjedhur

Agjenti i SHISH, trafik droge me Kadillak

- Lazarat, aty ku hashishi "mbrohet" me gjak

 

Ja dhe nja dy te pergjithshme te diteve te fundit:

Terrorizoi lagjen me armë, gjykata e liron për mungesë provash

- “Superhajdutët” që sfidojnë drejtësinë

e kuptoj xhib, e kuptoj.. pastaj kryekomunari Dasho qe thote: "ne Lazarat ska rrezikshmeri per jeten", ne takimin bindes dhe edukativsmiley. me gjinazistet e fshatit para nje jave, nder te tjera u tha:
"Në fjalën e tij, kreu i Komunës u përpoq të tërhiqte vëmendjen edhe për këtë. “Policia nuk do të sulmojë natën Lazaratin, mjaft me breshëritë e armëve sa herë dëgjohet një thashethem i tillë”, perifrazohet të ketë thënë ai."

kupton ti tashi... atje vuuuuu kallashi, ky thote ska rrezikshmeri per jeten..smiley

Pergjigjia e kryetarit te komunes se Lazaratit, me pelqeu smiley Ne fund te fundit, ai ka te drejten e fjales, ti kunder-pergjigjet kujdo dipllomati, politikani, ministri, kryeministri, presidenti, te shfaqi argumentat e tija, dhe ketu me duket se ka fituar pike, tek argumentat. 

" ....Lufta ndaj kanabisit mund të arrihet me anë të politikave sociale”, u shpreh Aliko..." 

Ne lazarat jane te gjithe te lumtur. Ngjyrat jane me te ndezura. Para ka boll, por dhe po s'pati ke me cfare t'i heqesh trishtimet.

Lufta kunder kanabis mund te arrihet nepermjet dhunes legjitime. 

Politikat sociale te pretenduara, si mjet per te nderprere kultivimin e hashashit, jane bllof. Te ardhurat nga bujqesia jane 1/1000 e te ardhurave nga hashashi. 

pse ca jane politikat sociale keshtu, tabela shumezim pjestimi? Politikat sociale kane per qellim te godasin ne zemer te problemit.

Nuk funksionojne. E kane provuar ne Afganistan, Kolumbi. Ncuk. Arsyeja e thjeshte. Leverdia ekonomike. Nese parcela hashashit te sjell 10milion te ardhura dhe parcela e domateve te sjell 1milion te ardhura, fshatari nuk ka asnje stimul te heq dore. Do te duhej te kompensohej per humbjen e pritur nga hashashi. Po si do te kompensohej? Me "politike sociale" dmth me para publike. Pra parate e taksave te mia, 9 milion leke, do te shkojne per fshatarin e Lazaratit, per ta bindur te mos prodhoje hashash. Naaa. Ben me shume pune dhe ka me pak kosto, nje politike represive. Po ka kosto politike, qe politikanet shqiptar dhjaksa (dhe te korruptuar) nuk e kane.

o hunter.. po ca stimuli  e politika sociale   po thoni per Lazaratin o vlla?   sikur jane ne  pik te hallit ata..smiley   Lazarati, kaq vjet me kete pune, eshte fshati, provinca, qyteti, rrethi e ku dine, me i pasur ne Shqiperi  dhe ne Ballkan!

bile ate 1 miljoshin e pare (euro me duket)  ua kane bere hallall, tha...   puna eshte qe ata te merren me ndonje gje tjeter tani..  jo me  patate e domate  afermendsh, por  supozohet qe me parate e fituara te investojne  ne biznese, tregeti, industri etj..

Njeriu më i rrezikshëm i Lazaratit është ky kryetari (barkderr natyrisht, se s'mund të bëjë ndryshim nga kryekomunarët e tjerë të dhjamosur), i lidhur me krimin, Aliko. Ai pasohet në krim e rrezikshmëri shoqërore të lartë nga farefisi, miqtë e shokët e tij që janë plantatorë të drogës me emrin Kanabis sativa. Përpos helmit që i shesin të rinjve dhe vdekjen dhuratë, banda e tyre fut për çdo vit në burg pak a shumë 400 shqiptarë, blerës të mallit, njerëz në shumicë të varfër që aspirojnë një fitim të shpejtë. Një pjesë prej tyre e spiunojnë vetë lazot, sapo dalin nga fshati. Për ushqimin, qelitë, administratën, rojet, policët, veshmbathjen, energjinë elektrike në burg, shteti Shqiptar shpenzon edhe nja 60 milion euro të tjera në vit.

Qytetarë Amerikanë, ruajuni nga hordhia kriminale e kultivatorëve të drogës në Lazarat!

Qytetarë Shqiptarë...natën e mirë e gjumë të ëmbël!

 

Zoti Petro, na thoni shkurt: jeni pro apo kunder legalizimit? Nese jeni kunder, cfare do beni ju nese Eriona  Veliu dhe shoqet e saj kerkojne legalizim, jo vetem te Satives por edhe te prostitucionit?

Flm, paraprakisht per pergjigjen.

Eshte e habitshme si mundet te jesh me shkolle dhe njekohesisht kaq cinik ti qe si i zgjut shume mashkullin na e ben gjini femrore ! Dhe psstaj si b...e zgjut ben te kulturuarin me ..." faleminderit per pergjigjen " !! Paske ndenj ne breket e Erionit dhe i ke pare ...te gjitha..! Turp qe i thoni vehtes i shkolluar!
Na kepute ne kryqe me humorin e holle : " Erion Velia dhe ..shoqet e saj" ! Karagjoz ! Ke ti fytyre te flasish ... me Petro !

Po nga e gjete, o Grava, qe ky palla eshte me shkolle.

Si qenka ky muhabet? Ambasada amerikane ju jep nje njftim qytetareve te saj dhe ky zoteria nuk eshte dakord? Rrofsh o gazetar.

Ore, a osht amerikoni kryetar komune i Lazaratit apo osht ky? Edhe kte nuk e kuptoni ju? smiley

Lufta ndaj kanabisit mund të arrihet me anë të politikave sociale

Pikerisht. Ose te legalizohet perfundimisht.

Me erdhi shume keq per Dortmundin smiley

Ahh...qenka tema....Amerikanet te mos shkojne me helikopterr ne Lazarat por ne kembe.

Hahahah ca argumenti, kane ardhe mediat kshu qe nuk ka rrezik ...mediat kane qene edhe ne afganistan per te mar ne interviste bin ladenin kur ishte gjalle.

Shteti domthene kaput nderkohe Kumandari i Kartelit thote qe krisma nuk ka patur.  Drejtesia dhe Republika e Lazaratit janedy pucrra te qelbezuara ne fyren e qeverise se radhes e cila premtoi riperteritje imazhi, ndryshimin dhe rilindjen

Duhet durim derisa lazaratasve t'iu teket te mos rrisin me hashash.ligji qe ndalon rritjen e hashashit eshte thjesht nje sugjerim qe duhet zbatuar vetem nese lazaratasve iu do bycka.

Po, po, kur t'iu teket... Harrohet qe me ane te kultivimit te kanabisit ushqejne femijet e tyre. 

Ti ushqejne femijet si pjesa tjeter e Shqiperise

Duke e pasur parasysh qe shumica e atyre qe punojne ne Lazarat (por jo vetem aty) jetojne ne rrethana te mjerueshme, qe shume prej tyre jane rome, nuk besoj se mund t'i ushqejne femijet si pjesa tjeter e Shqiperise. 

Ska rrezikshmeri hahahahhah e mani men skecin me policin trim guximtar ramadanin qe e priten me brohorima ngaqe hyri dhe DOLI nga fshati lazarat .pastaj I thuren kengen "ramadan ramadan ne me ty clirojm kalan"

Mire e ka,c'rrezikzeza!atje te gjithe ne ekstaze

Sa me shume ta dush Lazaratin, aq me shume te do! Lazarati e ka zemren e modhe!!!!

Legalizoni marien dhe ndaloni me ligj pirjen e dahonit!!!

Para ca vjtesh erdhen serbet dhe i mashtrun njerezit qe te mbillnin shalqinj se doi blinin ata medemek. U dhane dhe ca para gjasme per shpenzimet e mbjelljes. Nuk ngeli cep toke pa u bjell me imonik.

Kur erdh sezoni i shitjes nga 1 euro kg, kilja perfundoi 0.05 euro. smiley Ja u lane prodimin stok...

Pastaj historia rrodhi: patate, kastrave, damatje,qepe, rrush, etj etj i blinim nga Maqedonia. Edhe grurin e blinim nga Serbia bile tamam tamam nga depot e ushtrise serbe ne Bosnje, qe nuk perdoreshin me per buke por vetem si ushqim per kafshet. Ai deputeti republikan i Shijakut i di mire keto pune.

Edhe kjo puna e liberalizimit te hashashit keshtu do ishte: mjaftonte te shiste 100 kg me 100 euro kg e te mos mbillej asnje cope toke me gje tjeter. Kjo do ishte me e rrezikshme se ajo puna e Sudes qe fut 100 e merr 200 qe zbatoi ai bastardi i Viqidolit.

Kush prodhon hashash e kapet te kalbet mrena e per ushqim ose caj ti japin hashashin qe ka prodhu vete me hime misri deri sa ti dalin syte si koqe dashi perjasht.

 

Ke te drejte ti, se une kur flas, flas per kushtet e nje shteti funksional. Harroj dmth... smiley Modeli eshte ai i mbjelljes se kufizuar e te regjistruar, per konsum te brendshem mjeksor e qefi, e per eksport te kontrolluar per konsum mjeksor.

I gjo ama, per sa kohe Evropi te kete konsumatore, (pra per sa kohe te kete kerkese) mos te na caje trapin ne lidhje me prodhimin.

Ne lidhje me perdorimin bujqsor te tokes pastaj... smiley Prap shteti e zgjidh or ti shoq, ai funksionali dmth, ai qe te thote, toka qe nuk punohet e qe nuk prodho, nuk o toke bujqsore, dhe e ka gjoben kaq e aq.

Po pra, po nuk nigjo gjib ADN-ja, pa mire e ke ti. smiley

Modeli eshte ai i mbjelljes se kufizuar e te regjistruar, per konsum te brendshem mjeksor e qefi, e per eksport te kontrolluar per konsum mjeksor.

So... pretty much everything. Ku kufizimi?

I gjo ama, per sa kohe Evropi te kete konsumatore, (pra per sa kohe te kete kerkese) mos te na caje trapin ne lidhje me prodhimin.

+1

Propozoj Dash Pezen dhe Edi Ramen si Shpetimtare te Lazaratit smiley 

Tahiri po s'pati bythe ta beje te hiqet menjane e  t'ia lere vendin atyre qe jane per ate pune(nese ka mbetur ndonje  ne ate vend).si tha ai kapoja i komunisteve "nuk behet shteti me bythepambuke".Lazaratasit po sfidojne ligjin , duhen vene para pergjegjesise dhe pike.fukaralleku nuk eshte justifikim.

zotit dasho i ka ngel hatri kot se ambasada nuk ka vetem lazaratin. ambasada amerikane e ka fjalen per nje zone me perimeter 5km rreth lazaratit, do me thene aq sa e ka rrezen mitralozi 12.7 

Dy jan fshatrat shqiptare qe i kane bere karshillek Amerikes.Me i pari ishte Dukati qe i dergoi " Ultimatum" aleances perendimore kunder nazifashizmit.Keto dite ...po behet gati.... Lazarati.Kur nuk e marrin kete dashlazaratin per ..b e ta fusin " ne te Tralos !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).