TIRANE - Shtatë plazhe të Shqipërisë, Velipoja, Durrësi, Golemi, Orikumi, Vlora, Saranda dhe Dhërmiu, sivjet do të kenë kulla vrojtimi. Jo vetëm kaq: kullat do të jenë edhe një formë arti që i shkon përshtat zonës. Lajmi u bë i ditur dje nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i cili sqaroi se institucioni që ai drejton ka shpallur një konkurs për përzgjedhjen e modeleve më të mira të kullave.

"Gjëja kryesore që ne duam të bëjmë këtë sezon është adresimi i çështjes së sigurisë përgjatë bregut detar. Për këtë arsye, mbasi kemi parë me kujdes se çfarë nuk ka funksionuar deri tani edhe pse ka pasur një kuadër të mirë ligjor, ka qenë mossiguria në det. Vendosëm që para këtij sezoni, të bëhet përzgjedhja e shtatë plazheve-pilot, nga veriu në jug, ku të mundohemi të vendosim standardet 'blue flag' për mbarëvajtjen e shërbimeve në plazhe", - u shpreh drejtori i AKB-së për mediat.

Sipas Tares, prej këtij viti do fillojë raportimi për publikun i cilësisë së ujit, rërës, shërbimit, por gjëja kryesore mbetet vendosja e kullave të vrojtimit dhe krijimi i rojeve bregdetare. Ai vëren se kjo është hera e parë që nisma merr jetë në rajonin tonë, duke e avancuar konceptin e kullave, jo thjesht si kulla vrojtimi, por edhe si forma arti. Plazhet e përzgjedhura dhe ato që do të përzgjidhen më vonë të identifikohen me këtë lloj kulle ose kullat të identifikohen me plazhin, duke marrë parasysh kulturën, traditën, ambientin etj.

"Menduam ta hapnim këtë koncept me ndihmën e studentëve të Arkitekturës në Shqipëri e Kosovë, pasi kontaktuam fakultetet. Rreth 80 studentë kanë punuar në grupe të ndryshme për mbi 3 javë për të sjellë sot 30 modele kullash që vijnë si forma arti. Studentëve iu kërkuam që kullat të mos shihen vetëm si mjet pune, por edhe si vepra arti", - tha Tare para mediave. Juria përbëhet nga Gjon Radovani, Mark Muhler, Iris Sala, Alban Muja dhe Gjergj Poçi. Nga faza e parë e konkurrimit të këtyre projekteve do të zgjidhen 14 të tilla, që do të kalojnë në fazën e dytë, ndërsa në të tretën do zgjidhen 7 projektet-kulla fituese. Skuadra fituese do e ndërtojë vetë veprën që e ka projektuar.

"Gjatë këtij procesi studentët janë shfaqur të interesuar për t'u angazhuar në çështjet e bregdetit. Ndaj menduam që me këta të krijojmë një lloj klubi studentësh të Arkitekturës që do të angazhohen më tej në projekte të ndryshme dhe të krijohet bashkëpunim me ta", - thotë Tare. Sipas tij, do të trajtohen në Mal të Zi 35 roje bregdetare, që më tej certifikohen me "ILSE" e që do punojnë për Agjencinë Kombëtare të Bregdetit në muajt maj-shtator.

Për këtë çështje, dje ka folur në Durrës edhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni. Ajo deklaroi se "me urdhër të kryeministrit është ngritur Task-Forca e Menaxhimit Turistik Veror, e cila do të jetë përgjegjëse për ndjekjen dhe zbatimin e masave që do të garantojnë standarde, siguri dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve".

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

81 Komente

po ne himare pse nuk beni nje kulle me foton e sales duke thyer rekordesmiley dhe ne divjake nje kulle- avion me gjethe hashashismiley

Ja dhe nje premtim tjeter i mbajtur i Rilindjes.

Me vjen mire qe Auroni ka filluar nje aksion qe i sherben ter shoqerise dhe turistave. Te mos harrojme se plazhi -nga veriu ne jug- ka çdo dite rreth 1 milion plazhiste, te cilet vene ne levizje nje pjese te ekonomise per 3-4 muaj. Plazhiste qe duhet tu kushtosh edhe vemendje, jo vetem ne det, por edhe ne rere, ne shetitjen e mbremjes, apo dhe gjate nates, ku levrijne hajdutet. Pikerisht ketu, qeveria duhet ti kushtoje vemendje, sepse renia e turisteve kosovare, ka ardhur kryesisht edhe nga ky problem akut. 

Cilat jane arsyet e tjera qe ka rene turizmi kosovar? 

Papastertia, dhe mbi te gjitha mungesa e respektit qe tregojne disa lokale, durrsak, qytetar te rretheve te tjera  ndaj kosovarve. 

Shi si perhap percarje ndermjet shqiptareve te kosoves dhe atyre te shqiperise! 

Plus mundohet te demtoje turizmin shqiptare duke i trembur kosovaret qe mos te shkojne ne shqiperi per turizem.

me nje gure vret 2 zogj: edhe percarje krijon edhe turizmin shqipetare e demton!

Toço, te erdhen direktivat nga qendra, qe ta interpretosh sipas oreksit te tyre. Pse nuk e interpreton ndryshe, si nje kritike ndihmese, si nje terheqje veshi, si nje thirrje per te ndrequr gjerat. 

Sa per dijeni toço, une flas dhe pyes shum kosovare apo te huaj qe vijne ne Shqiperi se si ndihen, si e kalojne, si ju duket, çfar gjejne te mire tek ne dhe çfar gjej te keqe tek ne. 

Pjer , ju beni ate per te cilen disa behen celoze !

nuk e dija qe kosovaret diskriminohen ne shqiperi. po me ben vertet pershtypje. kur kam kaluar ne plazh te durresit, mu duk shume ne dispozicion te klienteles, lokale te ngritura vetem per shijet e turisteve kosovare, aq sa durresi mesdhetar, ashtu sic e kam une ne kujtime, kishte marre nje fytyre te re dhe i ishte pershtatur turistit, duke transformuar veten. kjo eshte dileme ndermjet ekonomise se tregut dhe identitetit. ndoshta ketu mund te jete burimi i nervozizmit durrsak. 

Gaia, nuk thashe qe diskreminohen, por ka raste te veçanta, nga disa kokrra, apo me sakte nje fryme e shfaqur nga disa qe infektojne atmosferen e mikpritjes. Ajo qe ke pare ti, ndoshta ka qene vjet, ku nga mungesa e turisteve kosovare, shume lokale e kishin ndryshuar menyren  sjelljes, ishin bere me te sjellsem. 

bravo, nisem  shume e mire!   megjithse kete lajm e lexova   para ca ditesh  ne fakt  te prestigjozja Monitor.

 

ah po, mos harroni qe ne plazhe te vini  edhe tabela praktike:  ndalohet kallashi!

Bile dhe futmja ne det do behet me birbilsmiley

smiley
Ca me kujtove smiley Ne nje plazh te Frances me not isha larguar pak nga bregu , kur kthej koken shikoj njerin nga keta te kulles qe ma bente me dore me dale jashte dhe i binte bilbilit si i cmendur , booooo thashe une peshkaqeni , not deri sa nuk kisha takat , dal jashte nga deti gati duke vdek dhe me vjen ky robi duke me thene : tani e kane rradhen Serfistet smiley

Kurse ti me peshkaqenin me kujtove nje plazh kendej. Pyes te hoteli, a ka gje peshkaqene ketu, jooo tha, shume ralle, javen e kalume kafshoi njonen ne breg. U bote mo plazh aty smiley 

Ku ka me Albanien, shko deri ke vaporret dhe vec nei kandil po te doli. 

Auroni eshte me sh fantazi dhe do sjelli progres.Por kjo eshte mas normale qe i sherben sigurise jetes ne ate mase qe mund tja-arrije.Dmth ka filkuar te mendohet per njerzit ...ne det !

aurontare eshte nji gdhe.

Ja ke fut kot plako...Auroni, ne te vertete  osht alamet çuni..... tamom qyterar, i edukum dhe me plot kulture....

 

ore vertet,  cfare do  arrijne keta me keto ''kullat artistike te vrojtimit''..?!smiley   kam qene ne shume plazhe  te Evropes..   kryesisht  France, Itali,  por edhe Greqi, Kroaci etj...   ne pjesen me te madhe, atje ku kishte kulla te tilla,  jane ca ngrehina  prej druri  nja 3-4 metra te larta  qe sherbejne per te vrojtuar, kaq!  

tashi nisma eshte e mire per  te ndertuar kulla vrojtimi   ne plazhet  shqiptare   sepse eshte ne te mire te rritjes  se sigurise  qytetarev/ plazhiste..  por  te besh  kulle artistike  vrojtimi..?   pse me kulla vrojtimi do ta bejme kulturen e madhe ne..?   mendoj   pra qe te bejne kulla te thjeshta, sic i ka gjithe dynjaja   dhe leket e teperta  ti hedhin per te pastruar plazhet  por edhe per  rregulluar  infrastrukturen perreth, sidomos  ne zonat bregdetare qe ka  kala mesjetare... ja keshtu mund te shijojne  pushuesit, edhe plazhin por edhe kulturen!

n'fakt dhe une kete e pyta Pjerin. Se sa mendon ai qe do ndikoje kjo ne rritjen e numrit te turistave dhe se a do sugjeronte Pjeri me fort miqve te tij peco grose qe te vizitonin shqiprine nisur nga kjo.
Po admini ma ka fshi pytjen e sinqerte. Mbase kerkon qe ta perfshij te intervista e shekullit po nuk me duket pytje e pershtatshme per ate eveniment. Nejse, admini i di me mire punet e blogut

Natyrisht Bredharako, turistat shkojne me shume atje ku ka siguri, atje ku shohin roje deti, atje ku shohin njerez me shirit ne krah ndonse me rroba banjo, atje ku ndihet prania e nje kujdesi intitucional ndaj njerzeve. Psh, ne kohen e veres, policia e shum qyteteve bregdetare, zhvendos aktivitetin e saj edhe ne plazh, biles duke instaluar nje kabine portative, ku eshte i pranishem gjithmon 1-2-3 persona qe lidhen edhe me strukturat e tjera te plazhit nepermjet radios apo telefonit. 

flm per pergjigjen, Pjer!

po me cudit me kete pegjigje Pjero, se une nga  shkrime dhe komente te tua  per turizmin  bregdetar  kam kuptuar qe turistet ne radhe te pare preferojne vendet me cmime te ulta  ku nuk mungojne gjerat baze si uji, dritat, pastertia... por lluksi i tepert  e terci verci  nuk eshte fare i nevojshem.   cmimi  konkurues   ben diferencen  ke thene ti si specialist i cmimeve...    pra  diku ne plazhin e Vlores ----->>> 10 qofte + 5 birra + 2 buke = 10000 leke (te vjetra)   dhe  mbeten te gjithe te kenaqur, tha...   ja ky o turizmi!.smiley

po flisnim per turizmin elitar, Belul.
Ajo qe thua ti vlen per turistat ne pergjithsi (kosovaret, maqedonsit, etj.)

 

...duke marre parasysh  dhe 3 metra plazh qe ka Shqiperia( pa llogaritur, se ne  buze te detit era, trazuar me reren, te gryen me gjithe lecka )
.............
nisme e mire..punesohen 10-20 te rinj ne rang bregdeti & sezoni, ne kete menyre smiley

Shume mire.

Nje nga pese kushtet e BE-se po plotesohet dmth. Shume mire.

Pse ia ha hakun, mer Fiqo? Thote shtate projekte, dmth jo vetem jane plotesu kushtet po i ka dhone dhe dy bakshish BE-se.  

"Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare"

E paska gjet 1 pun qyli Tarja. Mas disa vjetsh maje men kur te bohet Drejtor Nderkombtar i Agjensise se Detit.

T'pakten tashi do na kurseje ka ato germimet hetimore-shkencore neper arkivat e Mbretnise, se nuk la sekret pa zbulu kodoshi.

Keto kullat e artit jane si bojrat e gabeleve qe hodhi Rama dikur ne pallatet e Tiranes dhe riberi Tiranen nje favelle ne Ballkan.

Keto pacavure qe duan te shiten si art, si bojrat e Rames de, nuk jane asgje me shume se gabel-lleqe dhe perfitim korruptiv i Tares.

Plazhet e Shqiperise nuk kane nevoje per bojra favellash, por per siguri reale, me njerez te pergatitur dhe motoskafe per te shpetuar jetet e atyre njerezve qe mund te rrezikojne te mbyten ne det. Sa shpenzohen keto para per lajle lule mund te bliheshin shume mire motoskafe per shpetim ne plazhet e Shqiperise.

Dhe keta qe patrullojne plazhet nuk quhen roje bregdetare, por ne anglisht ju thone lifeguard dhe ne shqip mund te pershtatet disi. Rojet Bregdetare jane sherbim i njerezve me uniforme dhe arme dhe s'kane lidhje me patrullimin e plazheve, por Tareja kaq di.

Plazhet shqiptare kane nevoje per kanalizime se po lahen robt ne m...

I rrit imunitetin

Ne fakt mund te perdoret si reklame turizmi, gjersa ka banjo ne balte, qumesht, etj., pse jo ne ....,kjo do ishte e vecante, goxha kuriozitet do kishte. 

me siguri, Tare duhet te kete " shpirt Artisti"..pra, e projekton realitetin fizik bazuar jo vetem mbi te murrmen ( a te kafenjten, sic po thua ti smiley), por mbi metafora dhe endrra shumengjyreshe...e ke parasysh eshte nje kenge " 1000 endrrat " ( e kendojne ato  motrat Libohova )..te pershendes, meqe ta llafi tek endrrat dhe ngjyrat e jetes smiley ( eshte kenge e bukur, ne fakt http://m.youtube.com/watch?v=WlMGYs05g7w

 

Ja u sqarua dhe misteri pse programi rilindas ishte fiks 1000 faqe.smiley

Kenge e bukur, thanks.  

Per c'kulla vrojtimi behet fjale? Si te Baywatch smiley apo lighthouse- pike orientimi. Lol

Bay watch, por me pelqen shume idea e lighthouses. 

i thone fanar, o zogu i vogel. Nuk ke pse e shpjegon se ca dmth

Bredharako, te shkruajta tek posta ketu, para 3-4 oresh, nuk e di a e ke marre mesazhin. 

Pjero, ti nuk duhet t'i nxjerresh keto gjera sekrete ne publik. ti e di qe njeri vec pak do qe te krijoje historite e konspiracionit.

 me mire shkruaji Bredharakut  te emaili Pjero, se  ketu mesazhet private nuk jane dhe aq te sigurta..smiley

Jo more, s'ka munci. Peshkun e dinim kasaforte. Une, ti e gjithe dynjanja, tha.smiley

PS. Me thene te drejten per aq sa paguajme s'duhet te qahemi. S'po i run dot ceveria sekretet.  

Belul, c'dmth tamam- tamam ' nuk jane dhe aq te sigurta' ? smileysmiley ..smiley

papyrus,   thashethemexhinjte  thone qe posta private pergjohet... por une nuk eshte se kam ndonje prove vet.. 

sidoqofte, e thashe me  shume per Pjerin se ai  shkruan vertet gjera te rendesishme...  dhe sic ka thene vete ai,  si disident  i vjeter,  ka qene dhe eshte nen survejim te qarqeve te caktuara...

po ti cpate, pse u sikletose..?smiley
 

smiley

mo po mua sikleti  nuk me ngjit fare, per ate pune smiley..  por,  'parimisht' , nuk me duket ndonje gje e mire nese kjo qe po thua mund te ndodhi ( a ka ndodhur ) ne te vertete...
........
eshte e cuditshme cfare ka ndodhur gjithmone me termat 'disident', 'disidence', apo dhe vete disidentet... enigma qe tundojne!!! smiley ( shembulli me i mire ilustrues qe me vjen nder mend tani eshte ajo novela e pare qe Nabokovi ka shkruar ne anglisht, 'The Real life of Sebastian Knight' ...prafrazoj nje pjesez nga vepra ( angl -percillet me mire forca shprehese e origjinalit )
"I am Sebastian , or Sebastian is I, or perhaps we both are someone whom either of us knows."...smiley

t'u pergjigja Pjero sa e lexova. 
Belul, jo te gjithe e kemi lluksin te bisedojme koke me koke me Pjerin si ty

Pjeri ta ka dhene ftesen te hapur cdo kohe. Ti (nga flamuri) dukesh qe bredh ne Shqiperi cdo 6 muaj por nuk denjove te ndalosh ne Antwerpen. Perse, bredharaku? Kishe frike se do harxhoheshe per 2 birra e 4 qofte?

Rrofsh sa malet e amerikes o zogu I madh. M'kish dal nga mendja fare fjala-fanar. Ta paca borxh smiley

Baywatch do sjellin Pamela Anderson ti inauguroje smiley

persembari!!
 Heretik kishe  bere  nje koment ti para ca kohesh, atje tek pancesura ..'me takat si çaponj etj etj'..pse ta kishin fshire?? (  pjesa e 'takava si çaponj" ishte  pershkrim fantastik ! me ka mbet ne mendje perdorimi i fjales "çaponj"..sinqerisht, nganjehere gjen thesare, ne vende nga me te cuditshmet! 

Sepse heqja e komenteve eshte nje art me i madh se komenti vete. Un nuk arrij dot kete nivel, qe te shpjegoj pse-ne.

 

z Heretik, mos e vrini mendjen. Do kene hallet e tyre. smiley

rilindja po jep frytet e saj, Pjer. Nuk i mohohet dot kjo. 

Por jo fale Palloshit, se sa te tjerve. Rilindja eshte akoma shum mbrapa me punet, sidomos ne drejtim te ekonomise dhe punesimit. 

(Bredharako, hidhu nje here andej nga linja tjeter.) 

Pjer, duke lexuar mospelqimin qe ke per Palloshin dhe Rilindjen, si dhe komunikimet sekrete private me Bredhin, po me krijohet pershtypja qe po krijon qeveri paralele ne emigracion.

Kot e ka. Nuk zbarkon inglizi. smiley

Nuk e kuptoj pse e nenvlereson z. Pjer dhe miqte e tije peco-groso.

Nuk eshte se e nenvleresoj, po eshte ceveri e forte, Toni Blair+Merkel+vlla Taipi, etj, etj., vec po e ndihmofte Putini.

Tirona, keta qe permende, me gjith respektin qe kam, jane pluhur para meje. 

Pjero, ta zeme* ... se ceveria eshte e gateshme per nei kompromis me ty. Sa** do kerkoje ti?

*dmth e mohushme ne rruge legale

**pa fut ne hesap 10% tim 

Te jete per ate pune, duhet shtuar dhe i yni. Por ti s'paske mesuar asgje nga ato qe ka thene Pjeri, qe boten e qeverisin duar te padukshme peco-grose. Kot nuk thone qe nuk ka rendesi sa shume lexon, por a arrin te kuptosh gje. Prandaj dhe Pjeri thote perhere qe VQ-ja duhet te lexohet 2-3-4-5-6-7-8-10 here qe te arrihet te kuptohet.

qe VQ-ja duhet te lexohet 2-3-4-5-6-7-8-10 here qe te arrihet te kuptohet.

Qenka me mendime te fella postmoderniste... smiley

E moj kripa e ketij blogu! Kam fillu te dal " nje xhiro" ne blog ......qe te lexoj juve !Jo me kot ke " gjemb" si thumb blete qe e enjt por ....i heq artrite...!

......qe te lexoj juve !

Mos Grava se do te hidhen gjuhetaret e blogut per kukesmiley Meqe ra fjala si u be me ato korrektonjesit letrare ?jane nomenklature e PS apo LSI?Apo meqe jane poste pa pare ia kane ngecur ndo nje partie te vogel sa per thene se i bene pjese e kualicionitsmiley

Alba 2265, gjer ne qershor asnje marrje ne pune.Besoj e di se perse ?
Por Auron Tare eshte intekektuali me i kompletuar e me vizionin e duhur per zonen turistike bregdetare.Zgjidhja me e goditur! Jam me se i sigurte qe do beje pune shum te mire !

Meqe droga ka plase sheshit ne Shqiperi, une propozoj qe rilindasit sipas mesimeve te eterve te tyre, ne flamurin kombetar te shtojne jo yllin me, por bimen e hashashit.

Arti ne keto kulla kete te pasqyroje dhe jemi edhe zyrtarisht republike favellash.

ore,po c'behet me aeroportin e divjakes,5 here ne dite linja me lazaratin thonesmiley

shoqeria ajrore hashash air po ben namin!

Allopranet vene e vine

punon lushnja me zadrime

lazarati me janine

vlora me italine smiley

Ti per vete si kalon andej nga greqia.ta kemi merakun se je ne goje te ujkut smiley

..." Ne goje te ujkut kemi pas hedhur ..valle moj ..! "
Ore te kishte " plas sheshit " si ne kohen e kryekusarit, hajde de ! Por vec balloba fluturojne per ...ne " Kardhiq te Sarandes" thone nga PD-ja As ku bi Kardhiqi nuk dinte ai " gazetari i madh i DP? ...qe ju kercenua jeta ...me nje sms !

Intelektuali i kompletuar Auron Tare! O tempora o mores! Kapterri Zall Herrit intelektual i kompletuar!

Prandaj shkojne kaq mire punet me rilindjen se i ka te gjithe intelektuale te kompletuar si Tare.

Ore kur do heqesh dorë nga këto Huazimet InteliDjente të shprehjeve që përdorte Enver Hoxha ! Tashti njihet adhurimi i etërve fizikë e shpirtërorë në çdo skaj të botës , po deri edhe në shprehje as enveristët më të guximshëm nuk e kishin bërë !

O tempora o Mores smiley

Commi, qe ti je budalla e di gjithe lagjia, po jo kaq i fandaksur se nuk ta kemi borxh. Shprehjen o tempora o mores e ka thene Ciceroi (nuk eshte nga kapterret e zall herrit ky) para se te lindte Krishti.

Po pse o commi, edhe shprehjen e Ciceroit e privatizoi sh. enver?

Jo nuk e ka thënë  sh Enver ! Por ka meritën që fëmijët e tij si Politico , i ushtëqeu me shprehje nga vëndet e Huaja. I duheshin InteliDjentë se do vinte Demokracia ...prandaj e la pshatin pa ditur ç'ka thënë Ciceroni .

A gjytyrym a gjytyrum ...mos e personalizo po është e një shprehje nga O ti i Kshillit  ndaj përgjegjësit të vatrës së Kulturës që përdorte shprehje të " huaja " duke thënë " kështu NUK ka thënë sh.Enver "smiley

Siç dhe e ke lexuar , i kam  shkruar lefTKopesë që për lloin tënd nuk ka sigël smiley

Meqi jemi ke kullat e vrojtimit, e ka pa njeri Ruzhdijen me?

Ku je Fiqo ku je. Je bo si ai gjermoni, David Hasslehoff tu kerku me dylbi Ruzhdien qi del ka deti me mini bikini!

 

Deshta me e pyt a dul gjo ka paketa e biznesit fason smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).