"Dua të tregoj një histori. Që nuk ka ndodhur. Pas 200 vjetësh, pra më 2214, ndoshta Durrësi do e ketë humbur shumicën e bregut të vet. Deti do ketë ardhur shumë thellë, për ta kredhur amfiteatrin antik të Durrësit sërish në errësirë".

Ben Blushi, e nis me këto fjali librin e tij të fundit "Hëna e Shqipërisë", një esse me ide dhe debate, që përçon një frymë pesimiste mbi të ardhmen e zymtë që duket se na pret. Në fund, një ndër pyetjet që ai shtron është: A mund të jetosh në Shqipëri? 

"Do të them se çfarë nuk është ky libër: Nuk është një libër artistik, nuk është një profeci dhe besoj të mos jetë dhe gabim. Jam i sigurtë se këto tre cilësi i ka në mungesë. Kam sjellë këndvështrimin tim për të ardhmen pasi kam lexuar të shkuarën dhe të tashmen", u shpreh vetë ai, dje në një konferencë për mediat. 
Që prej fillimit theksoi se nuk harron që është socialist, porse në këtë rast nuk donte të merrej me politikën aktuale dhe emrat e saj, për ç'arsye i ka shmangur. 

"Sado që mund të keni ngasje për ta lidhur shkrimtarin dhe socialistin nuk kam plan t'ju ndjek fare se nuk është kjo rruga. Unë kur shkruaj nuk harroj se jam socialist. Kam pikëpamje të tjera që nuk lidhen me artin e të shkruarit", u shpreh ai. 

Më pas, Blushi sqaroi tri kolonat në të cilat bazohet esseja e librit të tij. "Qëllimet që Shqipëria ka përpara janë: E para, Bashkimi me Europën, -e dyta Bashkimi me Kosovën dhe e treta- Zbutja e Pabarazisë. Janë tri qëllime që mund të kemi ne në të ardhmen e afërt 20 apo 30 vjetët e ardhshëm. Bashkimi me Europën jam e bindur që do të ndodhë çështja është se me çfarë kostosh do të ndodhë. Sigurisht që unë jam nga ata që votoj pro". 
Vetë botuesi i "UET Press" Henri Çili, në fjalën e tij, vërejti se kur lexonte dorëshkrimin e këtij libri disa ngjarje nuk kishin ndodhur akoma, disa parashikime nuk kishin ndodhur, siç është arrestimi i disa shqiptarëve për veprimtari xhihadiste apo propozimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë për legalizimin e Hashashit. "Kjo, do të thotë se mprehtësia e Blushit për të kapur fenomene të së ardhmes së afërt apo të largët është e jashtëzakonshme", tha ai. Ndërsa më herët, e cilësoi atë politikan të rëndësishëm, gazetar, shkrimtar, eseist, një nga mjeshtrat e penës dhe të mendimit në jetën publike dhe politike shqiptare të pas viteve '90. 

Bashkimi 
Pika më e debatueshme ishte ajo e bashkimit Shqipëri-Kosovë në një shtet, për të cilën politikani e shkrimtari, ka një ide të qartë. 
"Nuk mendoj se e ardhmja e Kosovës rrezikohet si para 10 vjetësh nga serbët ose nga konjukturat ndërkombëtare. Shqiptarët janë popull që kanë marrë koncesionet më të mëdha në këtë shekull sipas meje: Pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin në Nato janë koncesionet më të mëdha që ndërkombëtarët i kanë bërë një vendi që nga Lufta e Dytë Botërore ndoshta", tha ai, për të vijuar me fjalitë: Nëse bashkimi i Shqipërisë me Kosovën që një ditë në kushte të tjera mund të ndodhë të shtyhet apo vonohet nga diçka, kjo do të ndodhë për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë". 

Fetë 
Një vend të rëndësishëm në librin e Blushit zë roli i ardhshëm i feve në Shqipëri. "Unë nuk them se fetë janë të padobishme, por them që nuk mund të jenë busull për të orientuar jetën e shumicës së botës. Dhe në qoftë se kjo ndodh, bien pre shoqëritë që janë më të varfra, varfëria na çon në këtë drejtim besoj", tha ai. Më tej, për ta sqaruar më shumë idenë, vërejti se "Raporti i shtetit me fenë është i qartë, duhet të jetë përcaktuar. Jo në të gjitha rastet është i qartë dhe këtu tek ne. Kam frikë apo dyshoj se në të ardhmen tendenca për të marrë vendime me nuanca të tjera, qoftë edhe politike do jetë më e fortë. Ne habitemi, por Turqia është realitet. Sado e pasur dhe me progres ekonomik, por kjo është relative, ka ardhur në pushtet një parti me theks të fortë fetar e cila sot është ndoshta partia më pak demokratike në këtë zonë të botës ku jetojmë". Për të, në të ardhmen në vendin tonë të ketë parti me baze fetare. Jo detyrimisht islamike. Blushi theksoi se nuk ka recetë, por nëse europianizimi i Shqipërisë vonohet, mund të vijë një ditë që vonohet më shumë se sa duhet për fat të keq do na çojë eventualisht në këtë rrugë; do na japë mundësi të jetojmë në një shoqëri mbi baza të tjera ku fetë kanë rolin e vet, por nuk janë udhëheqëse. 
Në libër Blushi flet për deislamizim të vendit, siç është dekristianizuar Europa. Madje, kritikon edhe vetë kishën për favorizimin ndaj meshkujve, luftën që i shpallte shkencës, e jo vetëm. 

"Profecitë" 
Blushi e sheh Shqipërinë e pas 100 viteve me pothuaj vetëm 1 milionë banorë, me një numër të madh euroskeptikësh, me parti politike fetare të dëmshme ( madje analizon edhe kreun e ri të Komunitetit Mysliman shqiptar), të rrezikuar nga turqizimi(deri tek policia që është trajnuar atje, sjell edhe një portretizim të Fetullah Gylenit, ndi-kimin e synimet të tij), më të varfër, por nga ana tjetër, parasheh edhe një izolim të tretë të vendit (pas periudhës otomane e asaj komuniste) më së shumti për faj të 'nënprefektëve' izolatrikë që të kujtojnë filmin "Koncert në vitin '36", këtyre qeverisësve lokalë që Blushi i përshkruan si burra të majmur, të kënaqur me jetën e vet e të ngopur me autoritet. Për autorin e "Hënës së Shqipërisë", këta "nënprefektë" janë një përzierje mes feudalit oriental e borgjezit kapitalist, shpesh të kthyer në baronë krimi e gjithsesi tejet ndikues në politikë. 
E për të ardhur tek kjo, Blushi del kundër politikanëve biznesmenë, megjithëse parasheh që ata gjithnjë e më shumë do shtohen. 
Kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, do të dalin as më shumë e as më pak se elitat politike të Kosovës. Arsyet pse, ai i ka numëruar në libër, ashtu sikundër pse Shqipëria do ngulmojë më shumë në këtë bashkim. Pabarazia do rritet në këndvështrimin e tij, ndërsa pas kësaj ideje Blushi vëren se Shqipëria përfiton çdo vit 500 milionë euro të ardhura nga cannabis sativa. Pa dashur ta inkurajojë, madje ai del kundër legalizimit, jep vetëm shifra dhe analiza.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

62 Komente

Blushi e sheh Shqipërinë e pas 100 viteve me pothuaj vetëm 1 milionë banorë, me një numër të madh euroskeptikësh,
...

më të varfër, 
...

Pabarazia do rritet në këndvështrimin e tij

 

- Pse 100?
- Po sa ?
- 150
- Pse 150?
- Po sa ?

Delfini i Fatos Nanos ky me demek  smiley

 

 

medemek, e  keni beri lanet  Benin  o Stalker, he..   zaten te gjithe Benat..smiley   se keta  o vlla kane qelluar  tipa me personalitet,  ose  qe kane ndonje mendim ndryshe nga krietari..smiley

ktyre ua pikturoi euroDrama mir e mir hyrjen e ******

dmth, keto qe thote Beni te duket se e bejne ate 'tip me personalitet' ?  smiley

keto qe thote Beni  dhe qe citon ti, jane  nje ''fraksion i vogel'' qe  eshte shkeputur nga teresia e librit e per rrjedhim edhe nga konteksti  qe e shoqeron.    pra  nuk e gjykon dot tamam nese nuk e  ke lexuar te gjithe librin. 

por ky eshte Beni letrar apo artistik..smiley  e do gjykuar ndryshe..    ndersa une e kisha per personalitetin e Benit politikan,  qe me ckam kuptuar une , eshte pak ndryshe nga   shumica absolute e  politikaneve  te tjere  ne Shqiperi,  tip   ''yes man'' ,   te cilet   karriera dhe  gjindja  e tyre ne politike, ne fakt  u  dededikohet kryesisht kryetareve perkates, se nga ata jane zgjedhur  dhe mbeshtetur  dhe skane kurrfare personaliteti, pa kryetarin ne krah, kuptohet..smiley

eshte disident i perjetshem, si lubonja. ngaqe nuk kane bythe te KRYESOJNE, se e ndjejne paaftesine ose thjesht nuk jane bere per kete pune, kerkojne nga "Dalja nga linja" ose "veçantimi", te kene te pakten nje vend te merituar ne shoqeri. 

kjo zgjedhje per me teper i mban gjithnje ne skene, edhe kur liderve te vertete u vjen koha te ikin, keta vazhdojne gjithnje te tymezojne.  vetem me kete menyre mund te hane buke.

Ti do te thuash qe homologu i Benit politik, per shembull nga krahu tjeter, ka qene Ngjela? Ketu jam plotesisht dakort me ty! (Biles ngjashmeria e te dyve eshte sa letraro-artistike, aq edhe politike). Delirantë ua thone emrin smiley

por Beni nuk eshte i vetem!
Ka dhe Mul ne Shqiperi!

Flamur Noka paralajmëron se shumë shpejt, PD-ja dhe opozita do të zhvillojnë protestat më të mëdha që janë parë ndonjëherë në vend
 

Kryeministri Rama nuk e njeh mirë PD-në, ndaj ka nevojë ta mësojë sapo të fillojmë valën e madhe të protestave, të cilat nuk janë parë në Europën Juglindore tash shumë vite.
Do t’a bëjmë të iki nga zyra e tij me vrap! Po përgatitemi!” shprehet Noka.

 

smiley

Kjo, do të thotë se mprehtësia e Blushit për të kapur fenomene të së ardhmes së afërt apo të largët është e jashtëzakonshme"

Deri ktu jam dakort me Henrin dhe Benin. Punet po ecin sipas parashikimeve smiley

 

Nuk e kuptoj pse merret Turqia si pike reference. Ky vend eshte me demokratik ne krahasim me nje dekade me pare kur Partia per Drejtesi dhe Zhvillim nuk ishte ne pushtet. Kjo parti pra u dha te drejten grave parlamentare te perdornin shamine ne koke por edhe pantallonat te cilat ishin te ndaluara me pare. Jo vetem, por edhe ka ndjekur politike te mire ndaj pakicave etnike, perfshire komunitetin shqiptar.

Persa i perket Islamit ne Shqiperi, z.Blushi nuk mund te behej me utopian edhe po te donte. Nuk e di si ka mberritur ne perfundimin qe ne Shqiperi do « te kete parti me baza fetare» ne nje kohe qe shumica e popullsise eshte agnostike dhe nuk ka asnje indeks qe do ndryshoje ne te ardhmen. Sigurisht ka pasur perpjekje per ta reversuar deislamizmin e ndermarre nga diktatura e kaluar, por çdo sforcim zyrtar (ndertimi i tepert i xhamiave (sidomos ne Shkoder)) ka deshtuar ne konvertimin e njerezve ne fetare.

Po ashtu nuk qendron krahasimi i bere me Evropen e dekristianizuar meqenese ritet fetare siç eshte pagezimi i femijes (etj.) vazhdojne akoma te praktikohen masivisht nga shoqeria. Sigurisht, ne Shqiperi ka akoma shenja prapambetje te trasheguara nga perandoria osmane si misogjinia, patriarkaliteti, etj., por ka pasur zhvillim pozitiv persa u perket ketyre aspekteve ne shekullin e fundit deri me sot, jo anasjelltas.

jane rreth 6 parti me baza fetare ne sistemin partiak ne shqiperi, tre prej tyre jane ne koalicion, tre te tjerat ne koalicionin e rradhes.. 

1. Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim (PD)

a. (krishter) Partia Demokristiane e Shqipërisë - Nard Ndoka; Partia Aleanca Demokristiane - Zef Bushati; 

b. (islam) Partia Lëvizja Shqipëria e Re  - Edmond Vlashaj (i lidhur me partine e Mark Frrokut - PKDSH)

2. Aleanca për Shqipërinë Evropiane (PS)

a. (krishtere) Lidhja Demokristiane e Shqipërisë  - Nikollë Lesi;  Partia Kristian-demokrate - Dhimitër Muslia; Partia Kristian Demokrate e Shqiperise - Mark Frroku

b. (islame) Partia Shqiptare “Atdheu” - Kreshnik Osmani

i vetmi dallim qe ka Blushi nga Roni dhe Emigranti, eshte se ky i boton ne libra persiatjet dhe nuk i nenshtrohet diskutimit demokratik te tezave te tij si ne kete forum ... pervec se shpenzon parate e Cilit dhe letren e pyllit

Besoj se Blushi e ka pasur fjalen per parti me perfaqesim te larte parlamentar; prandaj anashkalimi i detajit...

Pertej çudise me emrat e permendur, shumica e shqiptareve ndajne te njejtin qendrim me Blushin, besoj. I gabuar sepse ka nxitim per te ndjekur rrymen e kohes (dmth gjuetise se shtrigave) por jo edhe aq i çuditshem sepse ne fund te fundit jemi njerez dhe ndikohemi nga aktualiteti.

 

shumica e shqiptareve ne kete forumm.. ne shqiperi nuk e rruan njeri.. frroku dhe ndoka i blejne votat.. te tjerat jani parti parazitare te te medhajave

Ky. Ishte qi tha nuk behet tuneli per Elbasan? smiley

..smiley

po mire mire, ky eshte i forte ne parashikimet afatgjata 100 vjet e tutje, ato afatshkurtra  nuk jane specialiteti i tij..smiley

Po u be do marr teseren e PDse tha, po nuk e mbajti fjalen. smiley

Gjigande!!!

Beni po behet gati per karrieren e ardhshme post-politike, qe gjasat jane se do e filloj shume shpejt smiley

ik o Blush ....shkruj ndoi roman me ishull postmotorrist andej nga zyrat ePS..
ta ta futi ene nje analfabet si euroDrama alias djaliKristaqit... dmth ske b***** t'bosh profecira ti...

ik tani... ledhatou me Henrikun e Evropianit t'Tirones

rama eshte me i zgjuar (se artist si profesion), prandaj dhe ja futi.

te ishte dhe ky i zgjut, nuk parashikonte te ardhmen, me seriozitet per me teper.  

Rama i zgjuar?

po pse ia fut kot, o robo?

Rama eshte aty ku eshte fale ndjenjes se kolektivizimit qe kane delet komuniste, dhe devocionit ndaj Partise... jo me kot, keta edhe bar hane, pa psikopati injorant le te behet Kryeminister.

Rama eshte aty ku eshte fale ndjenjes se kolektivizimit qe kane delet komuniste, dhe devocionit ndaj Partise

ndoshta, se nuk i njoh nga afer ata te partise se rames. por nuk shpegove pse nuk bene kete Blushin per kryetar, aq me teper qe paska aftesi parashikuese siç po duket dhe bene Ramen ?

S'e di. Une fola vetem per Ramen.

Rama eshte nje trap delirant. Dhe nuk eshte faji se nuk ka bere shkolle, eshte nga natyra se si eshte formuar; nuk di te arsyetoj.

Tip hipi, si gjysma e ketyre "internacionalistave" qe komentojne ketu.

trap mund te jete, po ka aftesi lideri. ka guxim dhe nuk ka frike nga podiumi. kete e tregoje qe ne 90 -ten. dhe e ritregoi me mospranimin e armeve kimike ne shqiperi. 

Armet nuk i pranoi populli. Edi Rama ishte gati te shiste edhe nene e tij...

po kush do ta ndalonte sikur t'i pranonte ?

ps: MITI them. do ta percaktonin per jete te jeteve si tradhtar. ndersa keshtu siç veproi do t'i lej emer te mire gjithe fisit te vet, qe mund te behet nje familje presidentesh, si ajo e busheve apo e kenedve t'amerikes. megjithese do ta kete te pamundur ne shqiperi, ku trashegimia "djali i djalit te djalit" nuk ecen siç te popujt e tjere te bute te fushes.

Per kete librin e Ben Blushit, lexova dje, po kete punen e futjes se detit ne Durres dhe tkurrjen ne 1 milion te popullates smiley po i has tani. Ne fakt per kete liber kishin folur ter mediat, dhe secila sillte dy-tre shembuj nga libri, gje qe tregon se redaksite nuk kane kopjuar lajmin nga njera-tjetra por secila ka paraqitur versionin e vet te informacionit. Vetem per punen e partive fetare, thuajse shkruanin te tera gazetat. Mendoj qe libri duhet te jete interesant, per vete faktin se ka te beje me parashikimet smiley fushe kjo qe me pelqen dhe qe nuk eshte zanat i kujdo. 

Pjero,  sikur  ke edhe ti nje gasoniere  diku ne bregdetin  e famshem  te  Durresit me duket..?.smiley       thua ta marri deti..smiley    

ehh, si ndryshojne kohet.. dikur thuhej:  e  morri lumi......  mirepo deti na duall me i rrezikshem..smiley

Ne fakt deti aty, ishte terhequr nja 3-4-5 metra smiley gje qe eshte kundra parashikimit te Ben Blushit ne kete rast smiley

kjo ndryshe quhet  ''terheqje taktike''  Pjero, ose: ''qetesi''  perpara stuhise..    tamam sikur do te te hedhi hi syve...   po kjo nuk dmth   qe ti  flesh i qete   i nderuar.   se cti besh, ja qe  i ben te tilla lodra natyra..smiley

Blushit i kishte dhene nje pergjigje duhet thene shkaterruese prifti Gjergj Meta. Blushi e ka pare se karriera e tij politike eshte pothuajse e mbyllur. Rama e ka lene jashte politikes se rreshtit te pare dhe ne zgjedhjet qe vijne, te parakohshme ose ne kohe, Blushi del edhe nga politika e rreshtit te mbrame. Duke pare kete Blushi mundohet te qendroje ne syte e opinionit me pacavure, kur ne fakt, nese do te kete te ardhme ne politike, eshte koha qe te dallohet nga kundershtimi politik qe mund ti beje Rames. Libri eshte nje pacavure e mbledhur aty ketu me artikuj shtypi te bere nga Blushi dhe diletantizma te denja per Blushin qe ka bere liber per nje muaj, me keq se Muc Nanua qe e kishte bere per dy me duket. Blushi kujton se socialistet e Rames nuk do ta sikterisin pse ben pacavure ku deshmohet si anti-islam me perzierje komuniste (trashegimi e familjes).

Po te isha une si prifti do shkruaja ne fund fare, sepse libri dje filloi promovimin.

Se prifti e ka bere lemsh komentin e tij kur thote qe keto ( per dicka aty ne liber ) nuk duhet ti thote Blushi, se ai nuk eshte prift si Fishta. Si keshtu bariu i perendise ?!

Gjeje shkrimin e sille ketu qe ta marrim vesh nje here se sai i vlen lekura priftit Gjergj.

 

Keni ndonje link nga kritika e priftit Gjergj Meta. 

flm per linkun Theo . 

Njerin nga librat Blushi me gjase nuk e ka shkruar vete, ja vodhi gjyshit te tij sic herepashere bente edhe babai i tij, Kicoja, merrte punet e vjehrrit dhe i bente te vetat.

Sa per librat, i kam cfletuar ato te tjeret, nuk shtyheshin. 

Megjithate, mos i qani hallin se i kane mbushur hejbet ne kohen e arte te Nanjes. Tashti eshte si puna e maces se ngopme qe nuk gju dot me minj. 

qenka Ben Blush Junior...sepse e lexova Bushi, thashe c'ne?!smiley

Nuk je ngatru fort .smiley

Bushi piktor me penela ky me Kalem .Te dy krijojne ne leter .

Ja ky eshte "varianti i sotem i "Nenvetedijes " Po doli  ...e ka thone mer Jahu .Po nuk doli  ...qofsha i gabum se une Pordheve ja fus per me shit ndonje titull Origjinal.

Malli qe  e paska kuptuar dhe vete se  E kam kuptu qe Robi ( Blushi) nuk shkru si Politik ,por ashtu ja Dha " !

Alamanaku amerikoneve per 2010 ...Shqiperia 2 miljone teteqindmije Banore .Ne 2020 Tre miljone e 20 mije banore !

nuk e kam lexuar lexuar librin, oidrizo..e kam porositur para ca dtsh..per momentin mund te them vetem se:
Blush Jr e mbante pak shtrenjte librin! (zakonisht, keto librat me "si te kap hena" nuk jane kaq te kushtueshem )  
 

duhet c'fetarizuar blush , c'fetarizuar.

kete mund ta bejne vetem atdhetaret blush.

ju , multi-kultet, euroasocim varitrapizim neimcilizimet,jeni aleatet e tyre. te dyja palet keni armik te perbashket kombetarizmin.   vetem ai ua mbledh poturetrecekshve dhe mjekercjapeve!

megjithate kjo semundja e rritjes qe po kalojme e maskur me se miri me sloganin nardnokist streha e fundit e maskarenjve smiley,eshte shenje se mbas nje 10vjecari kur  kolera e tanishme te kete kaluar, shqiperia te pakten do jete dyfishuar.  kjo sepse numri i atyre qe po zbardhen eshte me i larte se i atyre qe deshirojne te rine te zinj

Nuk kom gjo kunder Librit i nderuar papirus ..Dhe ne teresi kush ka kunder Librit per mua nuk tingellon mire sepse ai eshte i " Pafajshem" Dmth Leter . Gjen Arshiu shkruan , gjen Blushi shkruan .Fryhet Arshiu sikur te kete nje Teori te perpunaur per Nenvetedijen , te pakten per Ballkanin , dhe paraqitet nga Lengezuesit si ...oh main Gosh ...smiley Ashtu ierdhi ashtu ja dha ate shkruajti !

Keshtu ndoshta dhe per Blushin . Keshtu kaq pak sic eshte paraqitur si permbledhje te mbetet vetem te Urosh autorin per "mundin " dhe te themi ndonje Llaf per Ko@elleqet qe na paraqiten 

Ja psh per Fete Blushi nuk eshte se ka ndonje mendim Origjinal .Perkundrazi  fraza te pakuptimta " nuk them se nuk duhet por duhet " smiley .

Ne se do kishte " vertetuar "qe Feja si Produkt Historik i Njerzimit nuk e kryn me Misionin e saj ( ka filluar qe Yhyha ) edukimin me Vlera Morale , ne te kundert Ligjeron Vlera si"Martesa e Gay " si antivlera te saj etj etj .Bekoi Hiton etj .ndoshta edhe mund te kishte Interes Argumenti tij ne Kohe te sotme  e te ardheshme .Por te futesh "fshehurazi Idene e e Perplasjes se Kulturave " e kryesisht Fetare te huazuar nga te tjere ,  pa Ju referuar e dedikuar eshtjelluar,si plotesim apo dhe kundershtim, kjo quhet Plagjiature . E me tej se sterzgjatet dhe dukeqene se eshte vetem nje shkrim ( pavaresisht nga sasia  e Fleteve ) ftojme Stiliste dhe te Lengezuarit per ndonje mejtim te Mendjes jashte autodidaktizmit por jo dhe Fare te Tredhur Mendore qe llomitisin !

Blushi! Jam marre goxha me kete shkrimtar sidomos me dy romanet e tij.per njerin i bera nje faqe gazete kritiken dhe nuk guxoi te me kundervihej, Te mos i hame hakun.Gjeti ne sendukun e gjyshit plot doreshkrime te cilat ai ne moshen e rinis i hidhte ne leter por nuk i botoi kurre.Me kete liber Blushi si ortodoks vllah qe eshte ben insinuata perkunder gjoja nje rreziku fondamentalist islam me synimin qe te shifet si... skifteri properendimor me i spikatur.Pse them keshtu? Sepse sot brezi i ri jo me ketu por edhe ne vendet traditcionale fetare po ecet drejt fese vetvehtes.Blushi e di qe shqiptaret Turqine nuk e shofin si kombin qe i bashkon feja por si kombin qe i rri si shqiponje komshiut tone nepsqar, per jugun.Ose qe armiku i armikut tone ...eshte miku jone.Gje qe Blushit hic nuk i kuvalis.Nje fakt. Romanin e Blushit Otello Arapi Vlores. E botoi ne greqisht Ministria e jashtme greke dhe i beri edhe nje promovim goxha.
Ky spitullaq e firaun shifeni kur te nise te gfuret kunder qeverise tij i entusiazmuar se hodhi nje ide qe medoemos do pelqehet ne perendim.Tellall per kete do kete kryesine greke te BE -se Shenojeni kete dhe keni me pa.

+1M

"per njerin i bera nje faqe gazete kritiken dhe nuk guxoi te me kundervihej"

Kjo per te tregu forcen tate te argumentit, apo?

"Kjo, do të thotë se mprehtësia e Blushit për të kapur fenomene të së ardhmes së afërt apo të largët është e jashtëzakonshme", tha ai.

Sikur i bejne ca te trasha keto furcet keta ..Pavaresisht se na behet zemra mal qe kemi ne mes tene nostradamusin shqiptar  kete punen e parashikimit te se ardhmes burra e gra me te mencem se ai e kane provuar e kane dale eksiq.Mire qe te shkuaren e gjykojne sipas rrethanave te sotme e jo dekorit historik te asaj kohe por edhe te ardhmen e gjykojne ne kete menyre...

Shqiperia duhet detrapizuar!

Si? Keto 'must' et me thirrje mbarepopullore me duken sa te rrezikshme(per percarje) aq edhe idiote! Kujt I drejtohet ky me. Defatarizuar? Puna kunder terrorizmit me cilendo prapashtese qe u volit atyre qe e bejne ne nje shtet normal eshte e sherbimit inteligjent, sigurise kombetare etj. C'do beje benlo@ja do ndaloje miletin te besoje? Nese benlo@ja dhe kompani besojne ne Marks e Lenin dhe materie pse mos te besojne te tjeret ne Zot?

njeri me VQ

Interesante dhe vizionare pikat qe shtron Blushi. Shpresojme qe ta kemi sa me pare si pergjegjes politik per rajonin e Korces. Nga ana ime ka dhe do te kete mbeshtetjen maksimale. 

A e merito te rreshohet anash VQ-se?

e botoka Neim Qili? smiley

çil u kan pas thene kuajve te bardhe qemoti. smiley

eh si ndryshoka gjuha e nje poplli. smiley

Ben Blushi ti vije anes Ben Qimes. Qimja maksimumi nje jete mund te kete marre, Blushi tenton ti marre shpresen e nje gjenerate te tere.

Kur i kerkuan nje deficenti te thote nje fjale "te madhe"; Buall - tha.

Si nuk doli nje Ben i hajrit mer , asnjoni nuk mbush smiley

Harrove me then pervecsmiley

Pse me Beni ecen vete smiley

Shqiperia ka qene e defetarizuar! E para ne bote! 

ne mbajm kampjon gjithanej,te paret ne bot jemi kastruar

Ky Beni mund te kete shume cilesi por ne kte rast origjinalitetin nuk e zoteron.

Nuk me pelqen aspak, fillojme i trajtojme problemet e mundshme kur dikush nga larg zgjat doren dhe heq fetat e sallamit qe kemi ne vend te xhamave per syze.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).