Fëmija i mikes sime është gati nëntë vjeç. Është në klasë të tretë në një nga shkollat në  qendër të Tiranës. Fytyra e tij është e habitur dhe kërkon ndihmë për të kuptuar një vjershë që e ka për mësim. Nuk arrin dot të lidhë gomat e biçikletës, qenin e komshiut dhe shoqen e bankës që ka ikur në një qytet tjetër. I duhet shumë kohë ta shohë gjuhësisht, sepse mendja tani i vrapon diku tjetër. Edhe për mamanë, që është goxha e lexuar, poezia shkakton një shtangie.  Pa dyshim që mendimi i parë është se djali ka bërë ndonjë shaka, duke u marrë me ndonjë tekst kuturu, e cila në rastin më të mirë është një shaka 20- vjeçarësh që një shok i bën shoqes së bankës. Mirëpo faqet e librit e rrëzojnë dyshimin se i biri t’i ketë punuar ndonjë rreng. Lexon me zë të lartë vjershën. Titulli është: “Për shoqen që ndërroi qytet” 

Gomat e biçikletës kanë rënë përtokë,
qielli është gri dhe plot me re,
çdo gjë që bëj tani më duket kot,
që kur ti ike dhe më le.

Lulet nuk mbajnë më erë të mirë,
dhe bari më ngjan si kashtë,
qeni i komshiut më duket egërsirë,
që kur nuk jemi bashkë.

Tani asgjë nuk më bën për të qeshur,
dhe asnjë lodër s’më tërheq,
gjithë shoqet e tjera i kam braktisur,
prandaj të lutem kthehu se jam keq.

E duket sikur për t’u ndier se është vërtet përballë një realiteti e jo një iluzioni, mamaja e bashkëndan poezinë me ne, miqtë e saj, të cilët thuajse të gjithë nisim të ndiejmë bashkëfajësinë se nuk kemi mundur të parandalojmë diçka të tillë në një libër të klasës së tretë. Afërmendsh që çaste të tilla sjellin një lumë pyetjesh: Çfarë lexojnë sot fëmijët tanë në shkolla? Çfarë u sugjerohet atyre? A është e rëndësishme të monitorojmë tekstet letrare në librat e tyre shkollorë, apo qoftë edhe edukativë e në çdo fushë shoqërore?  Personalisht, edhe pse jam i fushës së studimit të letërsisë, nuk do të mund të gjeja dot fjalë për t’u dhënë një shpjegim vargjeve. Si për ironi, bashkëbisedimi për këtë tekst bëhej pikërisht dy ditë më parë, në Ditën Botërore të Letërsisë për Fëmijë. Por përveç Wake UP, te Eno, askush tjetër nuk hapi debat. Madje në diskutim ishte pikërisht një nga autorët që shitet nëpër shkolla më shpesh se sa simitet.

Pa dyshim që jemi në një botë të lirë ku kushdo mund të shkruajë, të botojë e të pretendojë që të lexohet. Por kjo nuk nënkupton se çdokush e ka privilegjin të jetë i sugjeruar për studim apo lexim, e aq më shumë pjesë e detyruar në atë moshë kur nis edhe edukimi etik dhe estetik. Ndaj, ata që paguhen për të sugjeruar e që lejojnë të tilla tekste që studiohen, meritojnë një diskreditim publik. Sidomos sot, kur edhe prindër të shkolluar nuk gjejnë gjithë kohën e duhur për t’u marrë me fëmijët e tyre, për shkak të punëve apo ngarkesave të ndryshme, përgjegjësia e institucioneve që përzgjedh tekste është e një rëndësie të jashtëzakonshme, pasi përndryshe mund t’u japim fëmijëve idenë se letërsia është humbje kohe. Aq më shumë duhet ky përkujdes po të kemi parasysh se jo të gjithë prindërit mund të jenë lehtësisht komentues për fëmijët e ty re. Por ama gjithkush prej tyre paguan taksa, nga ku më pas paguhen disa komisione që hartojnë dhe sugjerojnë tekste. Pikërisht mbi ta duhet medoemos të kërkohet një vëmendje tjetër, një përgjegjësi tjetër, sepse pjesë të tilla letrare mund të dëmtojnë fëmijët më shumë se sa një shok i keq.  Ndaj, nëse shumica jonë është shqetësuar se me çfarë ndjenje i edukojmë fëmijët tanë, duhet medoemos që një pjesë të këtij shqetësimi duhet ta zërë letërsia që lexojnë. Ata që merren me hartime duhet të kalojnë përmes një aprovimi profesional, duke përfshirë edhe standardet psikologjike të moshës. 

Si fillim, le t’u themi fëmijëve që ndaj miqve që na mungojnë mund të shkruajmë letër ku shprehim rëndësinë e madhe që kanë në jetën tonë çastet që kalojmë me ta…

55 Komente

dmth,   keta vazhdojne  traditen e vjershave te dikurshme per femije.. mjafton te rimoje, pa çqt, femije jane,smarrin vesh...

dikur: 
 

jemi ulur ne lendine,
i mbledhim lulet me dore,
nenta-dhjeta  ne mesime,
e kam babin minatore...  
       (vjersha titullohet Kufitari).smiley

 

sot:

Gomat e biçikletës kanë rënë përtokë,
qielli është gri dhe plot me re,
çdo gjë që bëj tani më duket kot,
që kur ti ike dhe më le.

.smiley

nuk qendron krahasimi. po fare!

obobo...po rritet ene i brez tjeter trap

trap mbi trap u be kjo pune

C'fare shkolle eshte kjo publike apo jopublike (meqenese nuk lejohet ose ndalohet te thuhet shkolle private)?

Pastaj vjershen nuk ja ka bere shoku - shoqes, por ja ka bere shoqja - shoqes qe i ka ikur ne nje qytet tjeter. Ajo e thote vete "...gjithe shoqet e tjera i kam braktisur...''

eshte serbska shkolla

Хвала вам

kjo vjershe eshte me e ndyre se sa nje me fjale te pista.

e them me sinqeritet: Mjere Shqiperia dhe shqiptaret!

Mua mu duk si tekst I nje prej kengeve qe kendohen duke perdredhur zerin me autor Mandin,Molin, Jetin. Nje prej ketyre dmth

kush esht ky handikapat qe ka shkruar  vjershen??pse se nxjerrin emrin?

Ja ketu qeka tamam per Derstile .ketu te vijne te Reken robt pa pushim neper rrekera fantazish .Une vetem nje po provoj tip heretiku .

Bickleta ka te beje me fryrjen e gomave qe Poeti e shpjegon me pjergullat e rrushit perla rritur ne vreshtat e Afrikes .  Kulture Franceze apo Italiane , ky eshte problemi ! Ne sallonin e signora bertinit mundet metafora e Bixcikletes shpjegon Shpejtesine ne seks "

Vjersha ulerimë. Gomat e rame.. Lulet pa erë dhe bari si kashtë.. Yll.

 

Nese do kisha naj sygjerim te vockel do kishte qene rreshti i fundit. Mbase, me lejen e autorit, mund te behej:

" edhe ty vizën përfare ta kam heq."

 

Plus, fjala "lodër" ndoshta zv. me "film".

 

Qeni i komshiut me duket egërsirë smiley. Komshiu thuj, komshiu më duket si egërsirë.

 

Nejse, good job. Keep it rolling.

 

 

 

Sikur u be si rutine kjo puna e ankesave per letersine, matematiken para ca kohesh, etc se cfare lexojne dhe cfare u serviret femijve neper shkolla, tekstet, librat etc. 

Mblidhuni te gjithe si prinder e shkoni protestoni para ministrise se arsimit, derisa t'u degjojne. Meanwhile, merreni pak me sportivitet, kete vjershen qe ben rime dhe qenka per te qesh, femijve tregojini qe eshte per lenden e humorit, si tip limodade, pas studimit te matematikes. Librat tamam se cfare te lexojne femijet tuaj, blijuani vete. Ka plot ne net dhe ne librari. Mos prisni t'ua mesojne femijet me gjithe mend ato ne shkolle. Edhe e dini ca niveli arsimi keni. 

Kjo qenka priceless!

qeni i komshiut më duket egërsirë,
që kur nuk jemi bashkë.  

 

 

qeni i komshiut më duket egërsirë,
që kur nuk jemi bashkë.  

smiley

e ke arrit kete ti Jardin 

per nje m qe ti se ve

fjala mik 

behet ik

c'ben keshtu more Besnik?

a i thuhet mikut ik?!

per nje d qe ti se ve

fjala dere behet ere

dhe shtepia ngel pa dere. smiley

Per aq sa do ta trajtosh " thjesht " biles dhe me Humor , nuk eshte vecse nje Huazim i vjershave sovjetike qe i kishim ne per Rusisht  ne ato mosha .Thjesht nje bisede femijesh te nje Pallati..si psh

A u vas ? ..Po tek Ju ...

tek ne Furgoni solli drute dhe ndihmuam ti ngjiste lat

po tek Ju .

tek ne u shajten Dritat

po tek Ju

tk ne macja lindi ca kotele qe kane filluar te hane ne pjate .

Tolja kendonte , Borisi heshti Nukollaj tund[te këmbët !

Tani shkputja e Brezave , mund ta sjellë edhe  mjeshtra të "përshtatjes " dhe e pranushme nëse nuk do na rrokaniste kokën Gjëmbi me  Gjibin me " tru shpëlarë " dhe

"se real soci zotrie"smiley

Cfare lexojne femijet tane...

Shembuj te shkeputur nga  "Fjalori i ilustruar i gjuhes shqipe per klasen e pare" ,  Shtepia botuese "Vellezerit Tafa":
Baba- Njeri nga prinderit.
Biciklete- Mjet qarkullimi me rrota.
Dardhe- Frut ne forme te zgjatur.
Delfin- Nje nga krijesat me te bukura te detit ne formen e nje peshku te madh.
Dreke- Ngrenia e mesit te dites.
Njerke- Gruaja e babait ne ato raste kur mamaja nuk jeton. Personazhi neverites i perrallave qe simbolizon shpirtligesine dhe te keqen
Gjuhe-... Mieti i komunikimit me shkrim dhe me goje.
" Ne sjellim vetem vlera..." shkruhet ne kopertinen permbyllese  te  ketij botimi.
Disa nga 'vlerat' e shtypura ne kete botim duhen rishikuar: Mesi i dites nuk hahet; Gjuha eshte mjet dhe jo miet; Femijet u besojne perrallave; Bicikleta ka dy rrota; Delfinin e mbron ligji..ashtu sikurse ligji mbron edhe gjinine e babait smiley; Dardha ka simotra gjatoshe etj etj.....

femijet kane libra te leximit jashte klase, sikur ai fjalori i mesiperm, nuk jane pjese e programit, por e librave artistike.. dhe ndoshta mesuesja e ka dhene pikerisht per te kritikuar vjershen.. autori nuk thote gjekundi se ne cilin liber eshte, lexim jashte klase apo ne librin e lendes etj.. dmth. vazhdon tjerrja dhe shqetesimet prane dritares poshte pallatit.. i vetmi ndryshim eshte se disa kane akses te brockullisin stilin e forumeve edhe neper gazeta .. 

"dhe ndoshta mesuesja e ka dhene pikerisht per te kritikuar vjershen.."

Ky mund te jete traplliku me i madh qe kam lexuar tere javen, dhe mbase do rezultojne ne top-list edhe per javet ne vijim.

Si thu ti tiku?

 

mos shko kaq larg, se ne fakt "tjerrje prane dritarres poshte pallatit" nuk jane shqetesimet e sinqerta prinderore, por  aktivitetet e pakuptimta te bashkepunimit organizuar nga Min.e Arsimit ( sidomos ato frankofonike )..C' lidhje ka shqiptaria me frankofonin dhe pse u bejne kaq shume reklame ( kushedi sa harxhojne)  aktiviteve te tilla..e kam pak te veshtire t'ju jap pergjigje tani, por do mendohem smiley

 

 

 

Vjersha ishte e shkelqyer per nxenesit me aftesi te kufizuara smiley

ky koment te nxjerr pak diskriminues Pjero..smiley

jo vetem kaq, komenti me nota diskriminuese i zoterise ve ne pikepyetje edhe indetitetin e nje brezi te tere capkenesh/faqekuqsh te vegjel e te shendetshem smiley qe kendonin tere qejf kengen: 
oromena, doromena
kali pordhi,
bubureci ngordhi...dicka e tille smiley

oromena doromena, 
tre iro sadiko,
poqe fare rango, tango...

 

pak a shume, kshu e mbaj mend une..smiley
 

 

smileysmiley 

vetem 'poqe fare rango, tango' shoqerohej  me  melodi smiley 
ndersa kjo tjetra me buburecin ishte kenge e mirefillte:
bubureci i malit,
piu   kali,
kali ngordhi,
buburreci ...e plot, e plot te tjera

 

 ....ne pergjithesi  pak me shume  cfare ka lexu babai dhe mamaja... ps nqs babai  kur ishte koha me lexu ka lexu citatet e shokut Mao dhe veprat pas vdekjes se Kur*..t kuptohet se  femijet do mjaftoheshin vetem me leximin e  gazetes Zerit te Popullit dhe degjimin e radio Tiranes ne kohen e lire.Kurse ata te tjeret qe nuk lexonin veprat e marksizem-leninizmit  mund te boshin ene disa km rruge ne kembe per te mar hua e lexuar brenda nates libra si Doni i Qete apo Viti 93 dhe degjimin fshehurazi te zanit te Amerikes.smiley 
 

apo Viti 93

paske lexuar literature te ndaluar o kapo

..ene shqiponjat fluturojne larte o spiro ...i detyrum sepse nuk mund te bojsha dot detyrat e leximit letrar smiley
 

shqiponja zog kombtar eshte o kapo, pse mos ta lexoje. biles te ben mire ta lexosh dhe tani.apo ke frike nga lartesite lol

..nga librat e detyrum ne gjimnaz mbaj mend qe vetem "Lumi i Vdekur"  e meriton te harxhosh kohen e ti  kthehesh me e lexu perseri smiley 
 

Ti si mund te mbash mend me shume se nje Lumi i Vdekur?!! Ti ka hedhur trute e gomarit Berisha, megjithse prej zones ku jetonin, athere, Shteti  u ishte krijuar nje dritare, ku te lexonin, te mesonin, dhe te shkonin ne Universitet, (qe se kishin pare as ne ender, sepse ishin kothere, ku hante pula gur) pa paguar as edhe nje Lek sepse i paguante Shteti nga fondet e buxhetit te tij per edukimin dhe arsimimin e popullsise! Njesoj si ne Kanada ku jeton zotrote! smiley

(qe se kishin pare as ne ender, sepse ishin kothere, ku hante pula gur)

...ene ne 42' pula gur hante ne shqiperi por pipinot i dergonin cdo behar nga 200 femije nga gjithe shqipnia per pushime ne Itali (muzeume,cirk,kinema e tje)smiley
 

ne doppolavoro hante qeni petulla, o Kapo. Ushqim e pije per te tere. Si per ata qe kishin e dinin shkrim e kendim, edhe per ata qe s'kishin. Xhenet, or xhenet! Po ku dine gje keta. Kur u shpjegoi agitpropi komunist se si do ishte komunizmi fshatareve, nje grua u hodh e tha: uu, si ne kohe te Italise te keqen nena. smiley

a si i kan pas ato pasta ashutat. Nam, or nam!

Po balilat ishin fashistet e ardhshem, njesoj si pioneret e Enverit. Apo thuaj Duces i falet. smiley

E ke pa ate librin e Vespes? Ai dobic Duce s'pashka qene fare fashist i ndershem. Berluska ne vend. smiley

Klareta Petaci ishte E dashura E ligjerume. Te tjera qe linin koken pas tij kishte plot. Ama Klara la koken me tere kuptimin E fjales, nga Dashuria. Berluska s'ka fatin te behet héro. smiley

E ke cfletuar Vespen apo jo? Kishte nje orar cdo dite kur priste "dashamireset" e partise. smiley

Burre biramel eshte Vespa, s'ka c'ben tjeter. smiley

Po mungon brezi i arsimtareve te arsimuar bre, qe  te dini se cfare lexojne femijet tuaj! Eshte zhdukur brezi i arsimtareve te viteve para 90tes! Nuk vjen me ai brez! Ky brezi i sotem eshte si ai i Hoxhallareve ! Fatkeqsi e modhe te hedhesh posht nje brez te tille, te harruar! Ka humb pasioni per edukimin e brezit te ri! Mjerim i madh! 

Ku, ku, qameti i zi po vjen! 

Kur u beme ne me, xhaxhi Enver e ke gojen me sheqer, keta do behen Nobelista. 

PS. Rrofsh Fiqo per komentin, se thash mos jam nga ata te Pjerit.  

Abetarja e kishte kete me gojen me sheqer? Lol

Nuk besoj, edhe une me te nigjume e kam.smiley

Bej vec hesap qe keta kane guglin gatitu.

Si ka mundesi qe jane gdhe, edhe me gugulin? smiley 

Aty mbahu ti. Keta te japin uje pa luge fare. Mos degjo keta qe duhet te bejne normen neper gazeta. smiley

Nuk kane praktike, ju mungon praktika, i bojne petullat me uje. Nuk lajne nje pjat! smiley 

Pse te lajne, kur ua lajne te tjeret. smiley

angry birds

Mua kjo vjersha sepse me kujtoi ate:

U gabova, u gabova/qe ty prostitute te cova.

 

Per mendimin tim, nxenesit e fillores duhet ta fillojne recitimin ashtu sic i fillonte Moli kenget: Hajt, per hajer i qofte te zotit te shpise!

 

I mesojne femijet me dashuricka  per shoqen e klases qe 9 vjec.....  For f... sake smiley

Pse nuk u mesojne si keto me mire. I pershtatet dhe kohes.... smiley

Babi im eshte minator
pistoleten mban ne dore
veshur kominoshe
ngjyra kalteroshe

 

 

I ndjeri Ardian Klosi ankohej ne nje interviste se nje dite vajza e tij kishte lexuar ne tekstin e historise se Shqiperise , program shkollor, se Ardian Klosi ishte anti shqiptar a dicka e tille, meqe kishte perkthyer nje liber te Shmidit.

O njerez, femijet, tani burra e gra,  kane pare 1997 e lodra kane patur kallashe ne vend te librave. A jo kane patur dhe nje liber ne dore se harrova : Berisha mes kasandrave te Fahri Qenefit

Po cfare prisnit ju nga mileti kur politika ferkoi duart e nxiti turmat te digjnin shkollat, librarite e bibliotekat me 1991 e 1997 ? Nje here i dogji se i quajti trashegimi te Enverit e nje here nxorri inatin e Sudes.

He se mbase ju ndihmoj : gjeni nje recitim te Aishes te estrades se Durresit per pleshtin. Qe te jete aktuale zevendesoni pleshtin me morrin dhe gjithshka perfundon sipas festes.

P.S. Femijet tani duhet te lexojne gazeten "Panorama"  dhe gazeten "Mapo" e duhet ti rikthehen leximit te gazetes 55.

'97 e kendej, ne qytetin ku vlonte kallashi me fort se kudo, tregojne se bibloteka e ketij qyteti eshte vjedhur 3 here a me shume..'97 eshte nje periudhe shume kontraversiale (e diskutueshme),  komentues
...nuk e di me siguri, por kam pershtypjen  se edhe keta poetet anonime ( link me poshte ) do kene lulezuar, pikerisht ne kete periudhe...

http://youtu.be/fzKa74SlG9M

Shume libra apo filma vizatimore qe kemi pas pare a lexuar ne femijeri ( kohen e Enverit) jane shume te ngjashme me pak fare ndryshim ne karaktere psh por thelbin, moralin e kane njelloj me ca libra qe ndeshem tani per femije. Dje psh po lexoja nje liber identik me nje film vizatimor qe kam pas pare dikur ( punojeni token bijte e mi se kam mbjellur qypat me Flori u tha plaku cunave te tij dembele) vetem ne librin qe po lexoja ishte me pigs. Lol. Jo po thoni kemi qene te padale, te rrethum, te vecum. Librat, historite vinin dhe te ne smiley 

mua nga ky filmi vizatimor me kujtohet  momenti kur plaku u thote kete batuten  3 djemve dembele: punojeni  aren bijte e mie se aty kam fshehur  1 qyp me florinj...   reagimi i djemve: heuuuu... breeee.smiley     

smiley Moza, Belul historite ndjekin njera-ttjetren 

mua kjo 'heuuu..breee' me kujtoi kete tjetren...ueee po ky qenka Loli

http://youtu.be/FupRxO-67oA smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).