Në takimin me Ramën, gruaja më e fuqishme e Europës kërkon reformë të thellë në drejtësi. Ndërsa Uashingtoni bën apel që luftën kundër korrupsionit ta bëjë drejtësia dhe jo politika. Rrethi vicioz i një reforme të domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë.

Tre muaj nga provimi i vështirë para Europës, mazhoranca është hedhur në sulm. Java ndërkombëtare e Shqipërisë [karikatura moore]  filloi me takimin më të rëndësishëm të kryeministrit Rama që prej marrjes së detyrës; atë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel. Gruaja më e fuqishme sot për sot në botë refuzoi t’i japë dritën jeshile Shqipërisë në dhjetor të vitit të kaluar. Së bashku me 4 vende të tjera të BE-së, Gjermania kërkoi më shumë prova në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në takimin e 1 prillit me Ramën, Merkel sërish nuk e tha fjalën e fundit. “Do ta shohim me pozitivitet integrimin e Shqipërisë, por do të jenë raportet ato që do ta bëjnë këtë të mundur”,- tha liderja e ashpër e Bashkimit Europian në konferencën e shtypit. Grimca nga takimi i mbyllur iu komunikuan publikut nga vetë Rama; kryefjala ishte drejtësia. “Ka një rezervë që po bëhet gjithnjë e më insistuese, që është drejtësia. Me këtë drejtësi ne nuk do bëhemi dot anëtarë të BE-së. Ne mund të marrim statusin, por kurrë nuk do të bëhemi anëtarë pa përmbysur këtë sistem të korruptuar, korporativ dhe të marrë fund drejtësie”,-tha kryeministri  në “Opinion”. Sistemi i drejtësisë dhe mungesa e shtetit ligjor është një vragë e hapur mbi imazhin e vendit. Lufta e pandalshme politike është një tjetër pengesë në zhvillimin tonë të brendshëm e rrugëtimin drejt BE-së. Kancelarja Merkel me apelin e saj vë gishtin në plagë, teksa kërkon një kurë për këto sëmundje kronike të Shqipërisë së tranzicionit.

Mesazhi amerikan në shtëpi

E ndërsa Rama dhe kreu i Kuvendit, Meta po lobonin paralelisht tek vendet skeptike për statusin, një mysafir familjar, por i rëndësishëm vizitoi Tiranën. Jonathan Moore, zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit mbërriti po më 1 prill, i ftuar nga zv.ministrja e qeverisë “Berisha”, Edit Harxhi. Arsyeja ishte një konferencë e mbajtur për 5-vjetorin e NATO-s, ku për shkak të organizimit, Jonathan Moore u shfaq më dendur në publik përkrah funksionarëve të Partisë Demokratike. Mesazhi më i rëndësishëm i SHBA-së në Tiranë u dha megjithatë në zyrën e presidentit Nishani. Sërish mbi drejtësinë shqiptare. “Lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi dhe ajo territoriale janë sfida shumë të rëndësishme, që duhen fituar”, – tha Moore. Por kujdes?! “Lufta kundër korrupsionit duhet të kalojë përmes sistemit të drejtësisë, dhe jo nga partitë politike”…Nuk është rastësi që ky mesazh jepet në zyrën e Presidentit, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Vetë Nishani e ka thënë me zë të lartë, më shumë se 1 herë vizionin e tij për drejtësinë, edhe në gjendjen që është sot. Për Presidentin, pavarësia vjen përpara nevojës për reformimin. Në prag të provimit të qershorit, Shqipëria është përballë një dileme të vështirë: të reformojë sistemin e drejtësisë, por nga t’ia nisë?

Sërish për reformën

Drejtësia shqiptare, “de facto” është larg të qenit e pavarur. Këshilli i Lartë i Drejtësisë drejtohet sot nga një ish-funksionar i qeverisë së mëparshme, ndërsa cikli i emërimeve është mbyllur përgjatë dy viteve të fundit. Qeveria e majtë po përballet në vitin 2013 me të njëjtën situatë që mazhoranca e Berishës gjeti në vitin 2005, kur shumica e gjyqtarëve ishin emëruar nga paraardhësit. Tensioni mes drejtësisë dhe politikës është sot më i dukshëm  në KLD dhe në Gjykatën Kushtetuese, ku nismat e qeverisë rrëzohen me shumicën e kartonëve, ndërsa publiku mbetet si gjithmonë konfuz nëse vërtetë ka shkelje ligji e Kushtetute apo “shpërblimi” për emërimet nga politika, prevalon mbi to. E mbi këtë paqartësi ngrihen më pas të metat e tjera. Korrupsioni mbi të gjitha! Vetë gjyqtarët, me sistemin e krijuar në vite mbeten të pakontrollueshëm e pandëshkueshëm. Më të mbrojtur se edhe vetë politikanët që i kanë emëruar në postet që mbajnë. Mbi shpatullat e këtij sistemi të kritikuar dendur bie barra kryesore për reformim dhe vetëpastrim. Politika më anën tjetër, që premton vendosjen e shtetit ligjor, është po kaq përgjegjëse për këtë “xhungël” që dikton ligjin. Mbi këtë situatë ngrihet kontradikta e këshillës që vjen nga Berlini dhe e asaj që vjen nga Uashingtoni. Në të njëjtën javë, Merkel i kërkoi Ramës një reformë të thellë të këtij sistemi. Ndërsa i dërguari i DASH në Tiranë i mëshon pavarësisë dhe beson se vendosja e shtetit ligjor duhet të kalojë përmes këtij sistemi.

Një shtet brenda shtetit

Të metat e drejtësisë shqiptare janë të panumërta. I konsoliduar tashmë si një sistem që shtyp të dobëtin dhe mbyll sytë para zullumeve të njerëzve me pushtet politik dhe kriminal, drejtësia shqiptare ka ngelur dy herë në klasë. Përballë qytetarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarëve. Nuk ka raport ndërkombëtar që të mos vërë theksin tek emergjenca për të ndërtuar një shtet ligjor të fortë dhe të pavarur nga politika. Nga ana tjetër, politikanët shqiptarë e kanë luajtur kartën e reformës në drejtësi në çdo fushatë elektorale e janë votuar më së shumti për të. Rama gjithashtu! Por 6 muaj pas ngjitjes në pushtet, kryeministri nuk ka ofruar ende asnjë nismë serioze në këtë drejtim.  Jehona e ndryshimit të qeverisë duket se ka prekur më pak se këdo, vetë sistemin e drejtësisë. Me një KLD të kontrolluar nga presidenti Nishani dhe rezistencë mes vetë gjyqtarëve, qeveria e re është sot në disavantazh si në Gjykatën Kushtetuese, edhe në të Lartën. Qeveria “Rama” e testoi sistemin me një duzinë kallëzimesh për korrupsion, por dosjet kanë mbetur tashmë në ingranazhin burokratik të hetimit, pa ofruar asnjë rezultat të qartë për qytetarët. Një paketë ndryshimesh për reformën në drejtësi mbetet sfida më e madhe e qeverisë së tij. Por kundërshtitë pritet të jenë gjithashtu të mëdha. Në takimin me kancelaren Merkel, u tha qartë se Shqipëria europiane duhet të ketë për kartëvizitë një drejtësi funksionale. Shtetet e Bashkuara nga ana tjetër i kujtojnë kryeministrit se pavarësia e drejtësisë nga politika është po kaq e rëndësishme. Ky rrugëtim mes Shilës dhe Karibdës do të duhet të ndërmerret një ditë me vendosmëri. Sinjalet nga jashtë tregojnë megjithatë se koha ka kaluar!

34 Komente

".....Dosjet kane mbetur ne ingranazhin burokratik te hetimit..." ! Mos! Nuk eshte keshtu hic! Nuk funksionon sistemi fare.Funksionon sistemi perfekt i korrupsionit ne cdo hallke.Blihet grupi i mbledhjes provave shkencore dhe provave materiale.Baza e nje gjykimi te drejte.Hetimi zgjat qellimisht qe fajtoret te paguajne sa me shume.Si paguhet , dosja shkon per gjykim me mangesi te hatashme, gje qe i jep " arresye" arbitrit te perfitoje pjesen qe i takon.Dhe krimi nuk ndeshkohet.Sepse per mua Mungon kontrolli mbi hetimin.Kjo sa u perket penaleve dhe nuk do t e zgjidhet lehte pa kontroll dhe ndeshkim te fazave te hetimit ... korruptiv.
Per civilet nuk ka asnje zgjidhje pa nje revolucion te plote te sistemit.Ka nje zgjidhje e cila do te vije ........sapo te jene vrare 5 gjyqtare,5 avokate 3 inspektore te K.L te drejtesise !Ndryshe me lloje reformash, rritje rrogash etj te mund te ndryshoje kete sistem perfekt hajdutesh nuk do te jete e mundur kurre! Me jepni paret dhe fitoj cilindo gjyq ....ku e drejta reale te jete kunder!1000 per qind kjo qe them!

.. dhe te ekzekutohen publikisht te gjithe sekseret rreth e rrotull kafeve neper gjykatat.. nuk e kishte keq ai qe i hoqi avokatet e mbrotjes.. por tani po i heq edhe ai qe vrau kater policie te nderhyrjes se shpejte (5 vjete duke u talluar e lodruar gjyqeve - i ka bere deri tani 10 vjete e kusur burg me rregull, dhe per nja dy vjete e del fare i palare, e behet diku jurist ne zyren e CEZ-it).. 

"Blihet grupi i mbledhjes provave shkencore dhe provave materiale.Baza e nje gjykimi te drejte."

Llahtar! Kaq thelle i organizuar ky nuk eshte nje dukuri, eshte nje sistem. Ne nje nga tre shtyllat e shtetit. Ku qeveria ku ne shpresojme, duhet te punoje si funksion i tyre.

U shtua nje gjibe zyrtarisht.

Ka nje zgjidhje: tritoli te filloje te punoje edhe per gjyqtaret apo prokuroret. Kur ai te filloje e te shpertheje, shikoni sesi ka per tu regulluar drejtesia.

Nuk rregullohet kjo pune Grave dhe Kuazo me vrasje dhe tritol, por me seriozitet, ndershmeri dhe paanshmeri. Natyrisht edhe duke luftuar Varferine, kete armik te vendit tone. Persa kohe qeveria, nuk lufton Varferine, nuk puneson njerzit, nuk krijon siguri per te ardhmen tek njerzit, gjendja keshtu do te vazhdoje. 

Fare e thjeshte eshte, mjafton te heqesh dhe denosh te gjithe te korruptuarit duke filluar qe nga Gjin Gjoni deri te gruaja e Azemit. Mjafton te besh nje verifikim pasurie, apartamentet ku jetojne dhe makinat me te cilat levizinsa here dalin jashte gjate vitit dhe e kupton shume lehte sa te pasur jane. Problemi eshte se dhe vete politekes se kalbur shqiptare i nevojitet vet ai sistem i kalbur per mos tu denuar. Ama po te kesh vullnet mjafton te shohesh thjeshte cafre vendimesh skandaloze kane marr vetem keto 2 muajt e fundit per te hequr gjysmen e tyre.

Rama fillon reformen e drejtesise duke promovuar Ermal Beqirin si drejtor i IT-se te Zyres Kombetare te Regjistrimit te Pasurive, nderkohe qe hetimet per fiaskon e serverit te tatimeve s'kane perfunduar akoma (dhe pasi Kushtetuesja e qiti ngjale-qendrimin kundravajtje).

Urime per promovimin zoti Beqiri. Bravo cuna (Rama & Meta).

Effkey, e lexon apo jo lajmin? Beqiri, specialisti Shqiptar qe ja kalon dhe specialisteve te FBI-se dhe e nxorri videon e famshme te Metes si te montuar. #rilindje! #EraShtet

Moj, mos tall.... Degjove !

Asnjehere, grava. Sidomos me keta kompjuteristet. Te vjen gjema prej ketyre - ose shpetimi, varet nese emri yt eshte Ilir Floriri.

Lere se edhe emrin kur i degjoj me therin veshet ..!

Po ate ekspertin e famshem te balistikes Ndre Ndue Dod Pjeter Llesh Pal Gjini qe nxorri ekspertizen  e FBI eksiq cfare e kane graduar?

Nuk e di - por une kam besim qe #rilindja do ja gjeje vendin e duhur. #EraShtet

Nga rilindja po vijne perdite habere gjithnje e me te mira.Pas kryeministrit edhe minstrija e integrimit konfirmoi se pret femije.Motoja e famshme "make love not war "po vihet ne zbatim nga rilindasit.vendi po i kthehet normalitetit .Faleminderit Rilindje smiley

Alba 2265, si i kendonte cobani ?

" .....Te gjitha, pjelle me kane
Syska, bejka dhe e llaja jane ..." prryyyy .... Ja bente i ziu

smiley Cfare ishte ndryshimi midis syska dhe bejka ?

Nuk e ditke Alba ? Syskat jane te bardha ne krejt trupin por rreth syve, kane nga nje rreth te zi.Bejkat jane krejt te bardha...

Po ato korrektonjesit letrare filluan nga puna apo jane nomenklature e LSI?

Ehhe...aty eshte duke i plas Merkelit tek reforma jone e drejtesise , ja ka thone nje nga keshilltaret dhe ajo e tha , po ti kishte thone per reformen ne ujesjelles Merkeli ate do i kishte thone .

Brado si e perjetune gjermonet e thjeshte viziten e Rames?

Shume mire e priten , ju u be qejfi shume qe i vizitoi Kryeministri Shqiptar por u cuditen pak sepse e dinin qe Kryeminstri jone eshte Ibrahim Rugova.

Interesant

Hera e pare qe shpreh habi/çudi ti Rono, se ne pergjithesi ti hiqesh si kompententi per çdo gje. 

...sa gjermane , qe qekan gjermanet o Roni

Po ne kete drejtesi kemi pasur nga hera, mire e ka merkeli po keta barkderrat tane nuk jane ngopur akoma! Kam vene re qe ne shqiperi cdo gje ndryshon per inerci, sepse ta do koha dhe europa, dhe jo per vullnetin tone. Papjekuri!!

Grini grini Ju . Info per ...

 N.Ma i Dhimi Vocrrak me Leka qe njihet edhe "Princ" me urdher te Min Jashtem z.Lulash Dash Kurban te Bashkise Tiranes ,  dhe qe ka nje Dy ose Leka II permbrapa . "Pa dashje " ja paska qeth e rrujt Bankave te Babasqapit si nja 510 mije Evro smiley aty nga viti 2009 , dhe thote "me kane ngatrru vitet dhe e qujta sikur ishte Viti 1929 kur Gjyshi i merrte me Lopate Florijte ,per Fe e per Atme "

Ymer paste NMa i dhimi Afmet Zogja i Pare qe beri Shtet e la Drejtesi , biles la dhe Pashaporta qe kush te donte t'ja mbathte kur ti Vinte NEVOJA duke dhene shembullin i Pari .

Ps . Nevoja ka kuptimin e dhe te Kakes ne shqip por ne kete Rast , nuk duhet ngaterruar nga Gjembi dhe Gjibi sikur NMadhenise i shpetoi kaka ! Te gjitha perqasjet me Kaken jane dashakeqese per Kuroren Mbreterore te trasheguar nga Princ Leka me Dy Mbrapa ose Leka II 

Z.Pjer duhet ti vleje  si  Info te paren ne rradhe nga llojet e  cudive smiley

Flij Grava smiley

Lere Alben se ka oren e Fjalimeve per xha Abazin tani .Megjithse dhe xha Abazi si shok i Enverit ,  ishte kunder NMa te Dhimit dhe Reformes ne Blegtori smiley 

Naten !

Gjermania kërkoi më shumë prova në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në takimin e 1 prillit me Ramën, Merkel sërish nuk e tha fjalën e fundit. “Do ta shohim me pozitivitet integrimin e Shqipërisë, por do të jenë raportet ato që do ta bëjnë këtë të mundur”,- tha liderja e ashpër e Bashkimit Europian në konferencën e shtypit.

..po cfare prove mor ama...kjo qeveria ka shkel kushtetetuten live ne TV ne mes te dites duke i vene dinamitin pronave dhe duke masakruar  qytetareve te vete qe  perpiqen te mbrohen nga shteti bandit i ushtareve te zani caushit. 
 

Sinqerisht, vertet mendon se korrupsioni dhe krimi i organizuar mbine gjate ketyre 6 muajve te fundit?

20% te rasteve po, apo mos e ngaterroj une... se cka qene i gjo me 20%

Te betohem Grande e vura njehere pastaj e fshiva qe "me kakak nuk duhet ngaterua as Niku i Njente Kapos smiley Thashe lere se do e digjoje Zan Caushi dhe do kerkoje ca dite leje per sjellje te mira , se ka nigju qe o bo Trim me Tritole Sali Berisha smiley

E pse i duhet Kapos te mendoje ????????? Kur eshte Ora e Fjalimeve ku mbaheni JU smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).