Përpara se të ideonte dekretin fals të amnistisë së vitit 1956, sundimtari komunist i Shqipërisë kishte menduar dhe fatin e atyre që do të mashtroheshin e do të ktheheshin në Shqipëri. Gjithçka ishte menduar mirë. Gjithçka ishte bërë gati. Pushteti komunist i Enver Hoxhës, i maskuar pas “pushtetit demokratik popullor”, e kishte gati “kasaphanën” kundër atyre të arratisurve anti-komunistë, që do të binin “viktimë” e amnistisë false e cila nuk ishte gjë tjetër, veçse një kurth për t’i ekzekutuar ata, duke bërë një shembull terrori masiv ndaj ish-figurave të qeverisjes dhe politikës anti-komuniste të viteve 1939-1944. Pushteti komunist edhe pse kishte 12 vite që kishte dalë nga lufta, ndjente nevojën për krahë pune fizike. Ishte një shtet dhe pushtet i varfër, sidomos pas shkëputjes me Jugosllavinë e Titos, duke mbetur vetëm me ndihmat sovjetike, të cilat më tepër ishin në aspektin agrar me disa traktorë-tanke lufte dhe me shkollim ushtarakësh. Fuqia më aktive e asaj kohe për të rimëbëkëmbur vendin ishin vullnetarët e ardhur nga fshatrat në parullën “ndërtojmë jetën e re” dhe “ushtria” e të burgosurve e të internuarve politikë, të cilët punonin në punët më të rënda, si ndëshkim prej pushtetit të ashtuquajtur “popullor”. Nëse 220 personat e futur në listën e amnistisë së vitit 1956, do të ishin kthyer në Shqipëri prej ekzilit politikë, do të ishin kontingjente ndëshkimi si të dënuar, me punë të detyruar në kampe pune, ose si të burgosur që do të punonin në miniera e kantiere ndërtimi. Enver Hoxha dhe kupola e tij komuniste që kishte marrë në dorë frenat e Shqipërisë, i kishte bërë gati kampet e internimit, burgjet, litarët dhe togat e pushkatimit për kundërshtarët e vet politikë, veçanërisht për “top listën” e 220 personave që qëllimisht i kishte përfshirë në dekretin e amnistisë false të vitit 1956.

Kampet e punës në vitin 1950, edhe qindra fëmijë

Për nevoja që kishte Ministria e Brendshme, ishte ngritur një kamp me rreth 150 të burgosur, të cilët ishin organizuar në disa reparte si marangoz, rrobaqepës, mekanikë, përkthyes dhe këpucarë. Të ardhurat e realizuara prej tyre llogariteshin ne 1.628.336 lekë brenda vitit 1950. Në janar 1950 në Sukth u ngrit kampi me robërit monarko fashistë grekë. Rreth 400 veta merrnin pjesë në punë çdo ditë për shpyllëzime, prashitje pambuku, vreshtari, korrje, mbledhje domatesh etj. Puna ishte dy orë larg vajtje kthim. Sipas analizave te vitit, llogariten 80.000 ditë punë dhe 1.628.336 lek të ardhura. Gjithsej kampi kishte 616 grek. Kampi i Valiasit ishte ngritur që në vitin 1948. Në këtë kamp bënin pjesë të internuarit, robërit e luftës dhe të burgosur. Në janar 1950, në kamp ndodheshin edhe 200 gjermanë. Pjesa më e madhe e të internuarve ishin gra. Në maj të vitit 1950 ky kamp kishte 733 vetë. Në Vlorë ka qenë ngritur një kamp me 50 veta që quhej “Lufta e Vlorës” dhe në Fier një kamp tjetër. Përveç kampeve të punës me të burgosur, në vitin 1950 ishin ngritur edhe disa kampe internimi. Në Tepelenë, 1352 të internuar, në Valias 733 vetë, në Porto Palermo 9, kampi i gjermaneve me 212 veta dhe kampi i grekëve me 605 veta. Në total llogariten në vitin 1950, të jenë 2993 të internuar, prej të cilëve janë aktivizuar në punë 2500 veta. Në punë janë aktivizuar, përveç të rriturve dhe grave edhe fëmijët. Kampi nr. 2 në Selenicë filloi më 2 maj 1951. Në këtë kamp punuan çdo ditë 788 të burgosur. Gjatë vitit 1951 janë realizuar në këtë kamp 120.259 ditë pune. Kampi i quajtur “Kombinati Stalin” filloi në korrik 1951 dhe çdo ditë janë aktivizuar 299 të burgosur. Në Urën Vajgurore, ishte ngritur kampi për ngritjen e aeroportit dhe kanë punuar 2000 te burgosur.

Statistikë e vitit 1954 me “armiq” që shfrytëzoheshin si skllevër

Gjatë vitit 1954, sipas raportit vjetor të Degës së Kampeve e Burgjeve, 268 janë aktivizuar në punë 4272 të dënuar dhe të arrestuar, por duke i llogaritur forcat për çdo kamp, llogariten rreth 6684 të burgosur. Në kampin nr.1 ishin aktivizuar 1159 vetë, në Kampin nr .2, 2769 të dënur, në Kampin nr. 3, 1252 të dënuar dhe në Kampin nr.4, 394 të dënuar, në punëtorinë e artizanatit, 679 vetë dhe në Kampin e të internuarve, 431 veta, nga të cilët 200 gra dhe fëmije dhe 215 burra. Gjatë vitit 1956, aktivizimi në punë sipas kampeve ishte: Reparti 301, Bulqizë ka aktivizuar 931 të dënuar, nga 1047 që kishte gjithsej. 269 në Rinas, ku ishte dislokuar, kampi nr. 2, ose Reparti 303, ishin aktivizuar 800 të burgosur. Në Zadrimë Lezhë, ndodhej kampi nr.3, ose Reparti 305 me 1284 të burgosur të angazhuar në bonifikimin dhe sistemimin e lumit Gjadër. Në Tiranë, për ndërtim pallatesh, ishin aktivizuar të dënuarit e kampit nr.4, me një efektiv prej 333 forca pune, nga 400 që kishte kampi. Në punëtorinë e artizanatit, që ishte një kamp me shërbime të ndryshme, ishin angazhuar 581 të burgosur. Për tharjen e kënetës së Tërbufit ishte dislokuar kampi nr. 5, ose Reparti 309, me një forcë prej 700 të dënuar. Në gjithë vendin punonte një ushtri e tërë të burgosurish që kapte numrin 5000 veta, por në raportimet zyrtare, thuhej se ishin angazhuar 4044 të burgosur.

220 të arratisurit politikë të vitit 1944

1.    Ahmet Xhemal Zogolli
2.    Abaz Hasan Kupi
3.    Azem Mustafa Shehu
4.    Avdul Emin Kadiu
5.    Alo Muke Luarasi
6.    Asllan Zenel Cenaj
7.    Ali Hajdar Nivica
8.    Ahmet Lahe Kuka
9.    Ajdin Qazim Mato
10.    Avdulla Murat Kaloshi
11.    Ali Kajmak Tubova
12.    Adem Jonuz Shameti
13.    Allaman Ismail Çupi
14.    Ago Sherro Agaj
15.    Aziz Reshit Biçaku
16.    Asim Shefqet Jakova
17.    Ali Xhelal Këlcyra
18.    Abaz Fejzo Ermenji
19.    Bejrush Azem Kosova
20.    Beqir Shaban Maloku
21.    Bejce Xhemal Turani
22.    Bardhok Shkurt Markaj
23.    Bajazit Isa Buletini
24.    Dod Nikoll Gruga
25.    Dod Bardhok Gjini
26.    Dilaver Hasan Kacuqi
27.    Demo Veli Tafani
28.    Dilaver Dine Begu
29.    Dhimitër Miho Maksakuli
30.    Enver Mehrnet Shaska
31.    Enver Selman Dangllia
32.    Emln Ali Gocellri
33.    Emin Dalip Lamçe
34.    Eqrem Hysen Peshkëpia
35.    Enver Halim Risilija
36.    Eqrem Bej Vlora
37.    Eqrem Bej Libohova
38.    Eqrem Mahmut Telhaj
39.    Ernest Shan Koliqi
40.    Frok Ndue Dushi
41.    Ferit Beqir Sino
42.    Fiqiri Dine Begu
43.    Faik Shaqir Quku
44.    Galip Xhemal Sojli
45.    Gani Beg Kryeziu
46.    Gjon Lulash Destanishta
47.    Gjon Mark Jaku
48.    Gjon Marko Cupi
49.    Gjon Gjeto Vokri
50.    Gjon Marko Ndoi
51.    Gjon Marko Gjoni
52.    Hysen Osman Velçani
53.    Hamza Asllon Drini
54.    Hasan Brahim Lepenica
55.    Hazis Sako Hazizaj
56.    Hysni Banush Pipa
57.    Hetem Homi. Xhero
58.    Hasan Shchin Velçani
59.    Haki Shefik Shehu
60.    Halil Selman Alia
61.    62 - Hafuz Selmon Hose
62.    Hiqmet Elmas Meço
63.    Halim Ali Begeja
64.    Hysen Halit Selmani
65.    Hasan Kadri Dosti
66.    Hiqmet Soil Delvina
67.    Haki Rushit Shehu
68.    Ismet Hasan Hoxha
69.    Izet Zenel Vrazhdo
70.    Isan Abdi Toptani
71.    lsuf Belishova
72.    Isuf Maksut Baruti
73.    Islam Sali Dobra
74.    Isak Selman Alia
75.    Imer Sulejrnan Keqi
76.    Ismail Nebi Sefa
77.    Ismail Shefqet Verlaci
78.    lrfan Allamo, Ohn
79.    Iso Hazis Manastirlliu
80.    Irfan Rustem Goskova
81.    Isuf Muhamet Luzi
82.    Jorgji Rafail Ruco
83.    Jonuz Hysen Ndreu
84.    Jahja Selman Mncaku
85.    Jonuz Shaban Çuli
86.    Kujtim Bektash Cakrani
87.    Kadri Hysen Morina
88.    Kol Ndue Frroku
89.    Kol Prend Doda
90.    Kajo Maksut Tresova
91.    Kosta Harallamb Karajani
92.    Kamber Selman Alia
93.    Kalem Ibrahim Xhepaxhiu
94.    Kadri Hajredin Cakrani
95.    Kol Bib Mirakaj
96.    Limos Vehip Runa
97.    Liman Liman Peposhi
98.    Lefter Vasil Guveli
99.    Lutfi Muhamet Spahiu
100.    Llesh Marko Doda
101.    Miftar Zenel Spahiu
102.    Mark Prel Marku
103.    Mustafa Banush Korocka
104.    Meto Feta Kalhri
105.    Mumbareq Murat Toptani
106.    Marko Dod Gjini
107.    Mark Frano Traboini
108.    Mark Pashk Pëllumbaj
109.    Met Hasan Xherahi
110.    Mustafa lsmail Doko
111.    Mark Bib Vokri
112.    Mark Tunxh Myftari
113.    Mark Zef Ndreca
114.    Muhedin Hajdar Nivica
115.    Musa Rexho Hasani
116.    Mehmet Kareman Lutaj
117.    Muhamet Hysen Poli
118.    Mustafa Mehmet Merlika
119.    Muharem Nezir Bajraktari
120.    Mehmet Baki Alltuni
121.    Mehmet Alem Alemi
122.    Mato Murat Miftaraj
123.    Muhedin Osman Haxhiu
124.    Neshat Tefik Kolonja
125.    Ndue Mark Lola
126.    Nikoll Dod Prenga
127.    Ndue Jak Zefi
128.    Ndue Jak Bajraktari
129.    Ndue Marko Bajraktori
130.    Ndue Lush Martini
131.    Ndue Gjon Gega
132.    Ndrec Ndue Tuci
133.    Nexho Dule Beleri
134.    Nik Sokol Çuni
135.    Nikoll Mark Gjon Markaj
136.    Ndue Pjeter Gjon Markaj
137.    Nesti Josif Kopeli
138.    Nuredin Bej Vlora
139.    Nuri Isuf Dino
140.    Osman Ali Velaj
141.    Pandeli Stefan Papalilo
142.    Pal Mark Lola
143.    Pjeter Kot Preci
144.    Prend Ndue Kaziu
145.    Preng Frok Previzi
146.    Pal Bib Mirakaj
147.    Pandelejmon Kristo Kotoko
148.    Qemal Mustafa Sqeca
149.    Qazim Azem Cakerri
150.    Qazim Neki Libohova
151.    Qazim Reshit Mulleti
152.    Qani Emin Lesko
153.    Qazim Sulo Prodani
154.    Reis Shero Agaj
155.    Ramis Faslli Gjilani
156.    Ramis Mehmet Hoxha
157.    Ramadan Ismail Kocaj
158.    Rexhep Muslli Krasniqi
159.    Ruhi Vehip Runa
160.    Rexhep Mahmut Mitrovica
161.    Reshat Dervish Biçaku
162.    Rauf Haredin Fratari
163.    Rexhep Refat Beqiri (dervish rexhepi)
164.    Skënder Muco Metohu
165.    Sul Ramadan Zdrnva
166.    Sulo Banush Pipa
167.    Syrja Shefik Shehu
168.    Safa Bej Vlora
169.    Sabaudin Shefqet Haxhiu
170.    Selman Hysen Kukaleshi
171.    Seit Qazim Demneri
172.    Selaudin Hysen Sula
173.    Selman Banush Zhurka
174.    Sami Ali Caushoj
175.    Stavro Kristo Kokali
176.    Subi Idris Topulli
177.    Seit Beg Kryeziu
178.    Sadik Feçor Premte
179.    Shaban Feta Peshtani
180.    Shaip Skëndo Sadikaj
181.    Shyqyri Dervish Bicaku
182.    Tajar Mehmet Shaska
183.    Tahir Shaban Zajmi
184.    Tahir Hajdar Vata
185.    Turan Vesel Aliko
186.    Teki Isuf Xhindi
187.    Tahir Avdulla Hoxha
188.    Tahir Ali Kolgjini
189.    Theodhor Nikolla Stamati
190.    Theodhor Rofoil Ruco
191.    Thimjo Vasil Loli
192.    Vasil Dhimitër Alarupi
193.    Vehbi Mehdi Frasheri
194.    Veledin Bilbil Çapaj
195.    Vat Mal Pëllumbaj
196.    Veip Xhemal Runa
197.    Xhevat Galip Kallajxhiu
198.    Xhemil Hysen Dino
199.    Xhafer Zenel Meçe
200.    Xhemil Meço Rapaj
201.    Xhelal Sulçe Beg Bushati
202.    Xhem Sadri Byberaj
203.    Xhemal Brahim Asllani
204.    Xhelal Dervish Mitrovica
205.    Xhafer Ibrahim Deva
206.    Xhevdet Hajdar Blloshmi
207.    Xhemal Brahim Aranitasi
208.    Xhelal Hysni Staravecka
209.    Xheladin Rexhep Tresova
210.    Xhelal Xhemal Zogolli
211.    Ymer Jakup Çakallozi
212.    Zef Zog Zogu
213.    Vath Stavri Hila
214.    Zef Marka Gjoka
215.    Zeqir Jashar Hoxhi
216.    Zyber Mahmut Hasanaj
217.    Zef Marka Çupi
218.    Zef Preng Gjoka
219.    Zenel Sali Kallolli
220.    Zef Shuk Sereqi

Ja 20 emrat e figurat e njohura anti-komuniste, që vdiqën jashtë Shqipërisë

1.    Ahmet Xhemal Zogolli
2.    Abaz Hasan Kupi
3.    Ali Xhelal Këlcyra
4.    Abaz Fejzo Ermenji
5.    Eqrem Bej Vlora
6.    Eqrem Bej Libohova
7.    Ernest Shan Koliqi
8.    Gani Beg Kryeziu
9.    Hasan Kadri Dosti
10.    Isan Abdi Toptani
11.    lsuf Belishova
12.    Mustafa Merlika
13.    Muharem Nezir Bajraktari
14.    Qazim Reshit Mulleti
15.    Qazim Sulo Prodani
16.    Rexhep Mahmut Mitrovica
17.    Seit Beg Kryeziu
18.    Sadik Feçor Premte
19.    Xhafer Ibrahim Deva
20.    Xhelal Xhemal Zogolli 

38 Komente

Pse bombardohet publiku shqiptar me keto shkrime mediokre dhe shifra te sajuara ? Nuk reflekton aspak realitetin e parajses tokesore ne anen tjeter te ishullit. Me çudit fakti qe autori e trajton  "shfrytezimin  e armiqve" si skllaveri ne nje kohe qe Komunizmi nuk e njihte; madje ishte kategorikisht kunder saj. Pastaj, a nuk ishte ai sistem pak para kohes sone me "Big Brother culture" ?

Keta individe me siguri e ndjenin veten me fat qe ishin pjese e monizmin te madherishem, e asaj fryme revolucionare qe beri te enderronte qytetare borgjeze te tere. Ajo toke e begate dhe e paçare nga djallezirat e oksidentit nuk kishte si te poshteronte bijte e saj ne çnjerezim.  Artikuj te natyres spekullative jane fyerje e gjithe atyre qe punuan fort per ta bere Shqiperine. Shqiperine!

shifra te sajuara

Per cilat shifra e ke fjalen? Nese thua qe jane te sajuara, atehere te bie ty detyre qe te na tregosh te verteten.

Me çudit fakti qe autori e trajton  "shfrytezimin  e armiqve" si skllaveri ne nje kohe qe Komunizmi nuk e njihte

E drejte. Ishte kavaleshence. Madje paguheshin me rroga me te mira se ata me kategori te 7-te.

 

Te gjitha ne fakt, perfshire dhe numeracionin. 

Kujt po do me i tregu numrat ti mer jahu. Kishte shtet or tie!

Hajde gjeje me ate shtet thuaj...

220 të arratisurit politikë të vitit 1944

1. Ahmet Xhemal Zogolli

smiley

Ahmet Zogu me çontat plot flori nuk ishte i arratisur politik por turist full-time!

smiley

a fantastic sense of humor! 

tregues inteligjence.

por hej, shume e zbutme del gjendja. na ka bo si me qen naj Ceki a Hungari.

i di ato tunelet madheshtore te nenedetseve ti? Me krahe jan bo te gjitha. lujti ne prapanice turku kur i pa: Allah Allah, tha (ca kom kriju me duret e mia, do ket menu, duke harru qe nxensi ia merr presorit).

ps. ket kampin e monarko fashistve ktu e nigjova. s'e kisha dit.

Ja 20 emrat e figurat e njohura anti-komuniste, që vdiqën jashtë Shqipërisë

smiley

Humor englez pasha krishtin! 

E merr vesh ti apo jo? Vujtje modhe me vdek jashte Shqiperise! E thoshte gjyshja ime si mallkimit kulminant: ah ti rrembefsh rezervat e arit dhe vdeksh jashte shqiperie ishalla!!!

kto fjalite qe fillojne me "Ja ...." ose "Ju rrefej/tregoj..." zakonisht dalin perla!

 

 Ja emrat e krereve te PD ne rrethe te cilet nuk do te rizgjidhen me!

1-Aldo Bumçi, kryetar i PD-së Tiranë 
2-Igli Cara, kryetar i PD-së Durrës 
3-Gjergji Papa, kryetar i PD-së Korçë 
4-Ardian Kollozi, kryetar i PD-së Vlorë 
5-Luçiano Boçi, kryetar i PD-së Elbasan 
6-Bedri Hoxha, kryetar i PD-së Burrel 
7-Bexhet Çobani, kryetar i PD-së Gjirokastër 
8-Astrit Bushati, kryetar i PD-së Shkodër 
9-Ibsen Elezi, kryetar i PD-së Kukës 
10-Arenc Berati, kryetar i PD-së Berat 
11-Pashk Ndoca, kryetar i PD-së Lezhë 
12-Admirim Shehu, kryetar i PD-së Fier 
14-Bejdo Çela, kryetar i PD-së së Sarandë 
15-Veledin Zaçe, kryetar i PD-së Tepelenë 
16-Ramazan Okshtuni, kryetar i PD-së Kavajë 
17-Luan Lipe, kryetar i PD-së Pogradec 
18-Roland Keta, kryetar i PD-së Bulqizë 
19.Besnik Dushaj, kryetar i PD-së Tropojë 
20-Naim Gazidede, kryetar i PD-së Dibër 
21-Pashk Ndoci, kryetar i PD-së, Lezhë 

Dmth Veri e paska fal Zogun? Po kot e paskan kamunistet qe dune me i hudh statujen atehere. 

Mos! Tani i corodite fare.

Po cuditemi te gjithe, ne fakt gojet e liga thone qe Verua hate paren e Zogut ne migracion edhe ... po kush i besonte. 

PS. Peshku i paste ne qafe, per ate pune. smiley

nuk ishte para e zogut, po burse nga shteti shqiptar. vetem nje vit ndejti me kete burse (se nuk i kaloi provimet) pastaj e mbajti me para, burri i motres se vet, qe e pushkatuan me pas ne faqe te murit si kolaboracionist.

me para nga zogu, dora vete, jetoi ca vite Noli, para se tu bente prift.

Per ate s'i ve dot faj, se te ngrenat e te pirat tek konaku i burrit te motres e bene me diabet, hakun e vet morri. 

Burri i motres perhere ka qene personazh i urryer per meshkujt Shqiptare - edhe sot e kesaj dite ata thone "me burre motre" (qe une ende s'ja kam gjetur kuptimin e sakte). Keshtu qe dikush duhet te mendohet mire para se te martoje nje vajze, te njohe me mire kunatin.

Tamam tamam, i bie qe kunati potencial te njohe mire vellain e vajzes. Le qe dhe kjo eshte kot se Verin e tregojne rob zoti para se te hypte ne kale. 

Tamam tamam, i bie qe kunati potencial te njohe mire vellain e vajzes.

Ate thashe dhe une.

Gjembush; "burr motre" dmth u "bëfsha burri i motrës"   be e rëndë ndër adoloshentë. "Me"  ndoshta është shtuar nga ata që s'ja dinë kuptimin be-së.  

Faleminderit

Une e dija qe kishte respekt te madh per te. smiley

Vallaj dhe une si prurje Humori e cilesova .Nuk ka sens te tallesh keshtu me njerzit e Denuar .aq me teper Greket e 50 qe nuk pranuan te iknin dhe familja e Perparimit nuk pranoi asnje prej tyre .

Hedh poshte akuzat per NM e tij Afmetja i pare qe thone se nuk ka vuajtur e vdekur per Fe e Atme .Ka deshmi te panumerta se si organizoi te gjithe shoqet e PIGAL e moulin Rouge ne protesta te fuqishme per Lirite e Femrave ne kampet e Punes .

...kampe internimi ne zadrime,ne gjader,ne bulqize,ne valias,ne tirane dy campe,ne sukth,ne keneten e terbufit,ne fier,ne berat,ne maliq,kampi "lufta e vlores" ne vlore,ne selenice,ne memaliaj,ne sarande,ne porto romano...

... eshte e habitshme si nuk i bene nje gjyq shembullor  ketij satrap te popullit te vete...   gjate gjithe historise se tij kombit shqiptare ,asnje pushtues apo ushtri agresori nuk i ka shkaktuar kaq masakra dhe dhimbje sa sundimi 50 vjecar i krimineli komunist Hoxha.Eshte e tmershme kur shikon se cfare i ka bere shqiptareve ky kriinel,praktikisht  pellembe e   kamp perqendrimi ne cdo cep te shqiperise.Prandaj thoshte qelbesira qe e kemi kthyer vendin ne nje kantier te madh pune se punonin si skllever gjysma e shqiptareve pa kyrsyer as femijet.smiley

 

kapo, t'kuptohemi per nji gje se po ngatarrohemi me keq. Ato kampet qe po flet ti, kane qene kampe pushimi dhe edukimi. Ku torturat aty? mos mer kapo se po leni nam dhe po rreni dhe brezin e ri. Ka per t'ju vra zoti o kapo, a kupton? 

Ene shajne cunin e Sheqeres qe osht kriminel, shih ca ka bo Dulla me gjysmen e shqiptareve. Gjynof cuni sheqeres, nuk ja ka njoft meritat ky popull mosmirenjohes.

Djelmnia e Liknorit, gjysma e ketyre ne liste ishin bashkepuntore me fashistet dhe nazistet.

Ku bie kjo Liknori, Arto. 

Rinia Fashiste Pjero, kemishezinjte.

e he, po ne sherbim te atdheut mo smiley

*Liktor

1.    Ahmet Xhemal Zogolli
2.    Abaz Hasan Kupi
3.    Azem Mustafa Shehu

Te arratisur politike keta? O admin ju keni ndonje filter kur i vendosni keto shkrime apo i dini te gjithe si gjembi? 

pse te kesh qene fashist eshte keq, dhe te kesh qene komunist eshte mire, sipas teje?

une them se jane te dy mut muti, por komunistet meqe na masakruan per 50 vite jane me edhe me mut muti.

Edhe budallai qellon nga nje her ne shenje - thote nje fjale e urte..  Edhe ti ashtu si pa dashje e pranon qe Zogu dhe keta te tjeret kane qene fashiste.. Ne Paris i varen fashistet dhe kolaboratoret ( femrat i qethnin publikisht) ndersa ne Milanon tende Musolinin e varen me kokposhte.. Dhe ketu eshte i gjithe thelbi ku vret shpirti..  ende edhe sot poshterimin e fashizmit dhe ndjekesve te tyre vuhet shume dhe mendoni se kapja pas topave te Enverit dhe Rames sot do ju rilind.. Nuk ka #rilindje per fashistet ka rivdekje... smiley

 

 

Wow! Ky komunizmi sa i urryer po aq i deshiruar! (kjo ishte per temen tjeter). Shume komentues te papermbajtur...

Lista eshte Liste e miratuar nga Gjyqi Nurenbergut per kriminelet e Luftes duke i bashkangjitur 'pa dashje mer Jahu " edhe Luftetarin e madh qe dha jeten e shkriu pasurine e florijte Kurbeteve ne Sheshin Pigal e Moulin Rogue alias NM e tij ymer paste njaj Afmetja me prona , pasuri , emer rruge Bust te permjerur qe dha jeten per Fe e per Atme !!

Te tjerat jane llogjet e llogjisteve me ujqer qe jane gati te hane Koqet e dashit .Kane nje jete  te tere duke bredhur 'i rane aty do ti bien ketu " ner kopshtije e fusha te blerta megjithse kopshtija thote  jam femer smileysmiley

Po niku Razor ops qe " te ben gjemen " nje aftesi brisku e tregon me duket smiley

Kampi i grekëve ka qenë në Lushnje, mos gaboj. Gjynah që shumë rrallë dhe shumë vonë flitet me shifra.

Në fakt do ishte shumë interesante të bëheshin ca krahasime me shifra, sa janë internuar psh vetëm në vitin 1954 dhe sa në 1987 psh kur po "liberalizohej sistemi". Seç kam një parandjenjë që shifrat do jenë pak ndryshe nga sa pritet (dua të them raporti mes viteve '50 dhe '80).

Dhe një habi. Mbase nga mungesa e informacionit të detajuar por pa lidhje kjo "kaq gra e fëmijë". Nuk besoj që në dokumentat zyrtare të kohës është folur si në Ungjillin e Mateut, "pa llogaritur gratë dhe fëmijët".

 

 Flet per vitet 1950 pa reference burimesh ! Keta tipa gazetaresh jane kalem-xhi jo gazetare! 

Haxhi Dede Reshat Bardhi (lindi më 4 mars 1935, Lusën të Kukësit - 2 prill 2011, Tiranë), kryeprirës shpirtëror i ritit bektashian në botë,Kryegjysh i Krygjyshatës Botërore Bektashiane.

Gjatë viteve 1958 – 1967 ka qënë i internuar së bashku me Dede Ahmetin në Drizar të Mallakastrës.

Pas vitit 1967 kur regjimi komunist ndaloi lirinë e ushtrimit të besimit Baba Reshat Bardhi u dërgua të punonte si punëtor në Ndërrmarjen Bujqësore "Gjergj Dimitrov", ku atij ia dha lopata dhe gërshërët e krasitjes. Lidhur me këtë ai kujton:
"Rreth 20 vjet me rradhë punova në punët më të rënda fizike, gati gjymtuese dhe nuk pranova që të bashkëpunoja me Sigurimin e Shtetit, duke refuzuar kategorikisht dy herë ofertat që më bënë ata. Në ato kohë tepër të vështira, disa nga miqtë e mij të ngushtë më ndihmuan që të mbaja gjallë besimin tek zoti. Zakonisht unë punoja me orar të zgjatur apo me akord siç thuhej atëhere, dhe natën. në shi e në dëborë, i hipur nëpër spondet e makinave, shkoja dhe takoja dede Ahmetin e kujdesesha për të. Ai më ngrohte shpirtin. Dhe përsëri unë largohesha prej tij, sepse detyrohesha që të hënën të paraqitesha përsëri në punë. Por unë nuk ligështohesha, sepse vuajtjet e fisnikërojnë më shumë njeriun", kujton Baba Reshati
Shtepia e tij ne Tirane u be qender per mbajtjen e frymes bektashiane ,gjate periudhes komuniste

Më 1991, bën peligrinazhin tradicional islamik në qytetin e shenjtë të Mekës dhe fiton titullin Haxhi. Po atë vit,rihap Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Më 20 korrik 1993 organizon dhe drejton Kongresin e Gjashtë bektashian, ku shpallet Kryegjysh Botëror i Bektashinjve. Shtatë vjet më vonë, në shtator të vitit 2000, organizon Kongresin e Shtatë të bektashizmit dhe shtator 2005, Kongresin e tetë bektashian.
Nën kujdesin personal të Dede Reshatit janë hapur e vënë në shërbim të besimtarëve bektashianë rreth 150 objekte kulti, duke realizuar kështu një ringjallje të vërtetë e të fuqishme të besimit bektashian në vendin tonë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).