Mbërrijnë në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ kampioni i Europës në peshëngritje Erkand Qerimaj dhe nënkampioni Daniel Godelli. Ata u pritën në aeroport nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Linidta Nikolla si dhe deputeti Fidel Ylli. Në pritje nuk munguan as tifozët kuqezi. Gjatë prononcimit Qerimaj falenderoi shqiptarët për mbështetjen duke u shprehur se medaljet u takojnë atyre. 

Cilat ishin përshtypjet dhe emocionet e para pas mbërritjes në Shqipëri? 

Erkand Qerimaj: Në radhë të parë dua të falenderoj ministren dhe të gjithë njerëzit që organizuan këtë pritje në aeroport. Jam shumë i emocionuar për rezultatin. 24 orë më parë bëmë që Izraeli të fliste shqip, pasi ishte vendi i parë dhe i dytë, i cili u arrit nga peshëngritësit shqiptarë. 

Patët një ngërç në karrierën tuaj. Mund të themi që me këtë medalje e keni larë atë? 
 
Erkand Qerimaj: Mora pjesë edhe në Botëror. Siç e dinë të gjithë ajo ishte një ngatërresë, nga mungesa e doktorit. Por mendoj që të shijojmë suksesin e momentit. 

Cili është synimi juaj pas këtij titulli të fituar? 

Erkand Qerimaj: Sigurisht që tani synimi është Botërori i ardhshëm. Besoj që arritja në 3 të parët do të ishte diçka e madhe, por duhen edhe disa gjera plus që të arrihet. 

 

26 Komente

smileysmileysmileysmiley

URRA!

bravo djema!smiley        

por nuk mund te gezoj para kohe pa ardhur definitivisht  testi antidoping,  sidomos per Erkand Qerimaj..smiley
 

Shpresoj qe e ka mesu leksionin Belul. 

Une Erkandin e kam taku disa here vete, bente palester me ca miqte e mi. Komplet budallik ajo puna e dopingut se ai eshte aq talent natyral sa nuk ka nevoje per te tjera. 

ne fakt, ajo puna e dopingut nuk eshte dhe aq budallallek , Endrito....  qe kur  u futen ca trajnere bullgare atje, e 10-ne ate sport   ku  Shqiperia  kishte shume pervoje  dhe talente..  keta bullgaret  futen dopingun  sepse keta dhe ua siguronin...  dmth  kishin perfitime financiare  nga kjo pune..

megjithate,   do te ishte idotiziem me brire nese Qerimaj prape kapet me doping sepse kesaj radhe  nuk eshte thjesht medalja e kampionit Evropian,  por do te denohej pergjithmone si perserites.

Dopingun nuk na e sollen  por e gjeten midis nesh.qe ne kohe te monizmit shtangistet jane perjashtuar per droge.

jo jo, mos e pergjithso!   vetem nje sportist  shqiptar eshte perjashtuar ne kohen e monizmit per doping.. Mirjan Hakani peshe e rende.. edhe ky si duket ka rene ne kontakt me ndonje nga doktorat e ekipeve te lindjes  ne ndonje turne sepse ekipi kombetar i peshngritjes, ngaqe kishte rezultate te larta,  dilte shpesh jashte..  ndofta 2 , bile edhe 3 here ne vit.. ne varesi te aktiviteteve nderkombetare.   ne  Shqiperi  nuk kishte   ''ilace'' doping.

Analizat e dopingut ja kane bere? Po kjo ministrja ca ka qe del ne aeroport e ben teater kot? 

ka rilind sporti
se ke mor vesht tina?
smiley

Inshallah kane perdorur doping qe s'e kapin analizat.

nuk jan aq t'zhvillum n' shqipni... smiley

Pertoj te bej skeptiken sot.  Ose, skepticizmin e sotem, e le per neser.

Urime dhe faleminderit cunave smiley

Ky sport nuk eshte fare I popullarizuar ne bot. Nuk ka arsye per gezim te madh. Keta djema ti gezojn leket se kan bere pun te madhe.

Sport me ngrit hekura. Ok. Me ne fund diku ku shkelqejme. Yeah! 

Dy filma vizatimore ka pas ne kohe te dulles, Tomi e Xherri dhe Bracodiferra.
 

Ky I fundit mos ka qene me njonin qe hante spinaq? smiley

Gono, po  Maxinga-Zeta, film vizatimor me robota  e jepte  Rai ne behar, e mban mend?smiley

Bracio di ferra,  Olivia..smiley

Mazinga Zeten, film me kartona japonez patjeter e jepte rai2 pas lajmeve te pasdites. rain ne ate kohe e kapje po te kishe antene me kanoce.

Mazinga-zeta  ishte  pararendes i filmave  me robota  ''transformer''  te  fillimviteve 90-te..smiley 

tashi e mbani mend ju,  cila ishte arma me e forte e  Mazinga-zeta  dhe cfare batute  thoshte para se te perdorte kete arme..?smiley

kush e ka koken me te madhe nga keta te dy?

.....

sa kokderra me medalje ne peshngritje ka 'zerbaxhani....prap hale vend eshte

Urime dhe shpresoj ti permbahen djetes; "kolesterolin" zerro ket rradhe inshallah!!!

Gjynah qe e la sportin Ilir Meta dhe u fut politikes! smiley

Ama ka lezet kur shef tabelen:

Rezults Clean & Jerk, dy shqiptare te paret. Hallall.

Po sikur ta fusim ne program mesimor peshengritjen ne shkollat 9 vjeqare? Mezi po pres ndonje deklarate te Fidel Yllit per kete qeshtje.

Me duket se kemi dhe nje kampione gjudoje nga vendi i agait. Po sikur ta veme provim shteti gjudon? Ministrja Tereza a Tamara Nikolli si e ka emrin duhet te kete ndonje ide per kete pune gjersa asht mundu me dal ne aeroport me prit kete njeriun ci u shpall kampion se ishte 20 gram me i lehte ne peshe se ai tjetri.

Se kane xhetur dhe disa terma te rinj : ta fusim ne kurikulat e shkollave publike.

kjo ministrja, pune e pare duhet me i dhon ato leke qe i detyrohet me ligj, pastaj te flasim per shperblime morale si krenaria e kombit e blablabla, se keshtu thoshin ene ata qeveritare qe iken por te gjith ata kampione qe sollen medalje i kena pa tu qa ne tv se nuk kishin mor as leket e trajtimit ushqimore 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).