Në provat gjenerale, asnjë ndryshim nga premiera, këngëtarja Ermonela Jaho ka treguar sfilitjen e dramës së saj, gruas që zhgënjehet nga dashuria dhe sakrifikon jetën, deri në vetëflijim – një pasazh gjendje, në homazh të gruas shqiptare, asaj çfarë ndodh në kronikat tona të zeza

 

Ermonela duhet të mbajë si në shtizë gjithë kohën trupin, për të pasur një prezencë të Madam Buterfly japoneze. Deri në fund kur lëshon djalin nga duart dhe vendos fatalitetin e jetës së saj, vetëvrasjen, Madam Buterfly shndërrohet në një homazh për sakrificat dhe gruan shqiptare, për sopranon që ka namin e madh nga skenat e botës, e që në skenën e Teatrit të Operas në Tiranë është kthyer pas shtatë vitesh.

Për Ermonelën, një rol sfidues, i vështirë, mjaft dramatik gati sfilitës. E dukshme e gjithë kjo gjendje derisa u mbyll perdja. Për një moment u duk sikur sopranoja ishte e mbytur nga lodhja, rraskapitja që i jep roli… duke menduar se deri tani ky produksion është vënë tetë herë në skenë. Sfidë! Sigurisht nuk e ka përjashtuar Tiranën, Ermonela duke shfaqur anën “inatçore” të karakterit të saj, deri në realizimin e rikthimit.

“Hera e parë kur kam interpretuar Madam Buterfly ishte para gjashtë vitesh. E kam shtyrë pak në axhendë, pasi doja që të ishte dhuratë prindërve të mi. Nuk qe e mundur atëherë, sepse vështirësitë ishin të mëdha. Është një rol tepër impenjativ, qoftë nga ana vokale, kërkon pjekuri, ashtu dhe nga ana dramatike. Por, për mua këndimi është një ushqim shpirtëror, është një lloj katarsi ku gjej paqe. Dua të jem vetvetja që në momentin është mënyra e vetme, më se e vërtetë, ku unë shpreh shpirtin tim. Ndoshta gjeta disa gjëra të përbashkëta që më ka ndihmuar në këtë rol kaq të vështirë. Sa edhe sot e kësaj dite përpiqem ta përmirësoj sa më tepër. Nga Madam Baturfly që kam vënë deri sot, ajo e djeshme është si e dhënë, sepse kthehesh në vendin tënd, gjë që është shumë emocionante, pasi nuk e kam provuar në asnjë vend tjetër ku kam debutuar. Kemi qënë të gjithë në të njëjtin nivel shpirtëror, në të njëjtën gjuhë, të gjithë së bashku dhe ai emocioni kur e këndon me artistë që flasin gjuhën tënde të jep fuqi tjetër”.

Siç shihet, janë sentimentale arsyet e Ermonelës pse zgjodhi t’i propozojë Teatrit shqiptar, operan e Madam Buterfly, me kompozim të Puçinit. E vënë në tetë produksione duket sikur nuk e ngop këngëtaren dramatikja e kësaj vepre, duke gjetur rezonancën me natyrën shqiptare, duke i dhënë asaj “ADN”-në e nevojshme për t’u përmbushur në këtë rol të vështirë në skenë. “Besoj se ne shqiptarët jemi po kaq dramatikë, kaq emocionalë. Në art është një kartë shumë e fortë. Kur flitet me gjuhën e zemrës, mendoj se përmes kësaj opere rezonon me emocionet shqiptare, me atë mentalitet, pasioni që kemi ne ballkanasit me këto opera”.

Bujar Llapaj, i konsideruar si “burri i madh, i vogël” dirigjenti i njohur, rikthyer në opera (kujtojmë pushuar nga puna në vitin 2000, që pasoi me grevën unike të artistëve të Operas), prej më shumë se dhjetë vitesh emigruar jashtë vendit, ka treguar: “Gjithmonë jam kthyer me dëshirë në vendin tim, pa bërë asnjë pazar. Në këtë rast për mua dhe të gjithë artistët shqiptarë që janë këtu, ishte një ngjarje që nuk mund ta humbisja, sepse të bësh opera me Ermonela Jahon që këndon në skenat më të mira botërore, është për të paguar të vish për ta dëgjuar. Në karrierën time është një nga pikat kulmore realizimi i kësaj opere. Ishte një komunikim që nuk ka fjalë. Do ishte mirë që të vinin këngëtarë botërore deri këtu, dhe të mos organizohet një akademi artesh, qoftë dhe privatisht, një master class apo bisedim, është një gjë që ne e kemi vështirë ta pranojmë. Edhe pse jemi ndryshe kemi çfarë mësojmë nga njëri-tjetri. Edhe pse jemi të gjithë të mëdhenj, kemi sërish ç’mësojmë, se ka male dhe maja. Është kënaqësi ajo çfarë kemi ndjerë me këtë shfaqje. Ka qenë një impenjim maksimal për këtë opera”.

E pyetur nga gazetarët se çfarë shikonte të ndryshuar në opera, Ermonelës i duhet të kalojë në një komunikim personal dhe pse për pak shmanget për të “shfryrë” në instinkt “mosmarrëveshjen” që e bllokoi të ishte në Opera kur drejtohej nga Zhani Ciko.

“Unë kam dashur shumë të vijë më përpara, por në momentin e fundit asgjë nuk ka funksionuar. Në momentin që ne nuk respektojmë gjërat minimale midis njëri tjetrit…”, – është ndërprerë fjala e saj këtu, nga drejtori Ilir Kerni, duke kërkuar nga mediat që të fokusoheshin tek shfaqja. Këngëtarja nuk e “keqkuptoi” median në këtë rast, ashtu siç ndodhi me Kernin, me reagimin e tij “nervoz” se për çfarë nuk duhej të pyesnim. Megjithatë, Ermonela e çliruar nga çdo mentaliteti, dhe ky shqiptar, i shkoi në fund se “artisti nuk i përket politikës”, duke treguar se gjeti në këtë bashkëpunim anën njerëzore, ku funksionoi disiplina; se artisti i foli artistit e jo biznesmenit, apo politikanit. “Ka qenë një lloj disipline, korrektësie si parim kryesor për respektin mes njëri tjetrit. Kemi shkëmbyer mendime, dhe s’ka pasur unë jam i madh, apo ti je i vogël, ata që vijë nga larg… Kemi qenë të hapur të dyja palët. Ja kjo gjë ka ndryshuar për mua. Ndoshta mund të duket e vogël, por kjo për mua është një hap i parë, i madh por është diçka që po shkon përpara. Për ta kthyer Teatrin në një shtëpi me krahë gjigandë që mbledh të gjithë artistët, i kthen brenda saj. Kjo është çfarë shoh unë mjaft pozitive”. Edhe regjisori, Nikolin Gurakuqi ka qenë të njëjtën frymë, ndoshta më i befasuar nga bashkëpunimi me sopranon duke thënë se ka qenë një punë e jashtëzakonshme, dhe një modesti e admirueshme nga Ermonela. “Kam ndier ndër rastet e rralla se si njeriu punon me mendje të hapur, me korrektësi e dashamirësi”, – tha Gurakuqi.

Dhe përpjekjet e Ermonelës për të qenë sa më autentike me veprën, ajo japonezja që e ther dashuria, e zhgënjen, e sakrifikon deri në flijim e bën të shprehet se “kemi bashkëpunuar për ta bërë sa më të vërtetë këtë dramë”.

Ndërsa ka ekzistuar dhe një ndjeshmëri sociale ku këngëtarja ka reflektuar në kontekstin e femrës shqiptare, çfarë ndodh në kronikat tona të zeza: “Zgjedhja e këtij personazhi është një homazh i virtyteve të shpirtit të gruas shqiptare. Ajo është shpresoj si një fëmijë, kur çdo është e zezë, dashurohet si një adoleshente totale, sa vendos të sakrifikohet si një profete, është një rezonim që e kam parë në të gjitha nënat dhe gratë shqiptare, dhe në një farë mënyrë jam ndier, pasi janë disa gjëra që i kam jetuar në jetën e grave e nënave shqiptare. Reagimi i djeshëm dhanë atë copë jete të grave shqiptare, jo të vrasin veten, por sakrifica e saj, ndjeshmëria”. S’është keq për një artiste të ketë përshtypjen jashtë gjendjes së saj, ashtu siç reflektojnë pa droje jo pak këngëtarë në botë! Ndoshta, Ermonela për këtë s’ka mundur të shprehet në tjetër vend.

59 Komente

Pas Demir Zykos dhe Ilir Metes, kjo eshte perfaqesuesja boterore e Skraparit...

Prandaj dhe na e sillka si teme, Emigranti ktu sa here. Sa lokaliste qe paskeni qene,megjithese me nje zonje te tille,krenaria eshte me se e ligjshme. smiley

Pjeter, ja cfare jane kombinuar per te dhene Ermonelen:

nga nena: Kanina e Vlores dhe Luzati i Tepelenes + nga babai: Verzhezha e Madherishme nen Tomorin Desaret. 

Pra edhe nje here receta per sukses te garantum (me fakte, 24 grade!!!):

Skrapar + Vlore + Tepelene.

 

Skrapar + Vlore + Tepelene.

Coc paska dit dhe shoku Enver. 

e mire, mire! virtuoz tjetri.

smiley

Une s'e njof zonen perkatese me gjithe "ingredientet" qe po m'thua,kam ndjekur gjithe intervistat e Ermoneles sa kam pat mundesi,shoqeruar edhe me perfrmancat e saj dhe pa pretenduar se kam shije te sofistikuara artistike,ajo qe me ka bere per vete,eshte njerzia e saj-sa e thjeshte aq dhe e fisme.

ata qe na shajne e bejne ose se nuk na njohin, ose nga dashakeqesia, Pjeter.

N'dac me e dit, mu me mungon ingredienti Kanine e Vlores, se ato dy te tjerat i kam smiley

Skrapar + Vlore + Tepelene=partishmeri e larte smiley

 

Si tha Demiri kur e e dekoruan:falenderoj partine qe me beri Astrit te Popullit smiley

...gjynof ....vetem qe nuk qonka ene aq e bukur kjo Madama smiley
 

Nuk ish miss Albania. Mos u ngaterro, mos u nxito, mos u zhgenje!

do kisha qejf ta shihja nje mis ne moshen e kesaj. them se do dukej me e shemtuar. 

misat i ben "te bukra" vetem mosha e njome. vetem zgjuarsia te ben te dukesh i bukur gjithnje.

Sa bukur ke fol. 

Kujdes ujku!smiley

PS Sorry

Kujt I kerkon falje ti? Profilit? Don't be sorry smiley

Ashtu i bie. Shkela kodin e ... prandajsmiley

Nuk e kuptoj se cfare quan ti te bukur, Por per mua eshte shume e bukur dhe shume fisnike, me nje finese e shije te holle te persosur. Madje, cuditerisht ngjan Pak me Callasin. Sec ka nje modesti ajo grua qe e ben te vecante. Ne arien me suzukin, (Vikena kendoi shume mire) pa mbaruar akti, shpertheu nje duartrokitje dhe ajo shkoi e u perqafua me Vikenen. Dukej si pjese e rolit, Por e shtrengoi aq fort Vikenen, si te ishte e mallengjyer nga duartrokitja, dukej sikur ishte e lumtur qe i kish rrembyer zemren publikut. E pashe se isha shume afer, ne radhen e dyte, e me beri shume pershtypje.

Sikur nje gje te tille emocionuese ta kesh nje Here ne gjashte muaj, te zbukurohet jeta. S'e kam fjalen vetem per operan, por aktivitete te tjera ne nivele kaq te mira.

Paske mik te forte qe gjeke ato bileta te mira.smiley 

Jo me ca miku, i preva biletat qe diten e pare qe u hap sporteli. Dikur, kur punoja ne nje vend qe s'ponsorizonte Tobin, po. Merrja ftesa per gjithe shoqerine e i kam pare thuajse te gjitha shfaqjet. smiley

Po dhe miku s'eshte me shfaqje e huaj. smiley

Shiko, eshte gjynah te mos paguash 1000 leke per shfaqje opere apo 300-500 leke per teatrin. Po ketu kushton me teper koncerti i ndonje halabaku se sa nje shfaqje e tille.

Aq lire? Me gjithe mend gjynah mos shkosh. Cdo shfaqje pavarsisht zhanrit te artit eshte nje eksperience me vete qe mbart emocione te ndryshme, e duhen shfrytezuar, sidomos kur te serviren me cmime teper te arsyeshme.

"Miku" qe kisha une ne mendje te gjen bileten e mire, por jo pa pare. S'diskutohet qe keto qenkan lire.  

Shume dakort me Ana H!! smiley

P.S. Ana H, radha e dyteee... me llogarit dhe mu per bileta next time smiley

vetem qe nuk qonka ene aq e bukur kjo Madama

dhe ajo e gjora ka ardh  nga ana e anes te argetoje shqiptaret...

"Punch under the belt kapo"...Psh: sikur Ermonela te takohej me kumandarin tend ty ajo do te dukej me e bukur se Eliza Dushku apo Erla e Partise smiley 

Tani bukuria eshte perceptim individual, psh suedezet si race e bukur por shikojne bukurine ke tailandezet apo filipinset. Mona ka ze te bukur dhe kjo ka rendesi per tu theksuar

..njerez jemi  dhe nuk e rezistojme dot opinioneve edhe ketu o Art smiley
 

Hej bela! Duhet me i pelqy ene Kapos tani smiley

kta qe bejn naze zakonisht jan te shemtut per vete.

e more vesh gjemen qe i ka rene te djathtes?

Nuk e ka inatin me ate dhe ti, e ka me Ramen qe e kish listen e komplimentave dhe fjaleve te Mira per ate shume te gjate. Me duket sikur I dha dhe nje tip cmimi. Right Kapo? lol 

Mendoj qe kapoja duhet mbajt afer, t'ia hollojme shijet, te mesohet te shijoje artin pertej partise. Gjynah te humbase shpirtin robi ne kete menyre. Dikush andej nga ju ta marre ne patronazh e me durim ta ktheje drejt se bukures. T'i shpetoje shpirtin. smiley

te kishte shije do e kish braktis kanadane. jetohet atje ? 

Ndodhi cudia: per Here te pare jam dakord me ty.

je dakort ngaqe kjo qe sapo thash ishte me shume e hidhet sesa e zgjut.

Jam dakord se une s'jetoj dot ne mes te te ftohtit e bores, sic eshte kanadaja, pastaj interpretimet e tua mund te jene me qindra. E cudia kaq e pat.

mund te jete shkencetar bore tjetri dhe atje i ka kushtet me te mira te punes se ne asnje vend tjeter te botes (se ka bore me kualitet). bile nga izolimi qe i ben bora, duhet te kete dhe shije mbi te bukuren femerore (bjonde me cica dhe virthe te kercyera), pak a shume si ushtaret apo marinaret qe jetojne po ashtu te izoluar nga bota. 

ps: me ate komentin lart desha ne fakt te thoja qe sikur ai ti kishte shijet mbi te bukuren, prioritare, nuk do te duhej te jetonte ne ate vend te izoluar e verior. dhe meqenese nuk i ka prioritet te jetes shijet qe lidhen me te bukuren, duhet dhe t'i evitoje komentet qe lidhen me kete pike ne maksimum po deshi te duket si njeri qe vlen diçka.

pershndetjet e mia me te sinqerta per ty, yll te peshkut.

....te mesohet te shijoje artin pertej partise.

.... kenaqsia me e modhe deri tash ka qen java kur erdhi Inva Mula me Traviaten ne maj te 2008  smiley   

 

Kot ske dhe ate llagap ti- Kapo. Nuk flitet me ty. Ti qenke high class. Sa me fat qe qenke.  Ne Carnegie Hall ke qene? Ke shiju dhe atje ? smiley 

Roje apo u hapje deren myshterinjve smiley
Po c'dreqin ke qe merresh me partira majtas- djathtas, ti o i uruar! smiley

...lexoje shperdaje dhe armikut mos ja dorezo smiley

 

Pse e ndryshove postin ore?  O inxhinjer smiley

Metoda komunistesh, kapo. Aha, zakoni del me shpirtin, me duket. smiley

ndonje performance te Marina Abramovic ke pare mo kapo?

me vjen keq qe spata mundsi me e pa live. ermonela dhe trupa e tkob  do kthehen ne pike referimi edhe per t'ardhmen.

p.s; t'kam zili Ana H se ti ishe atysmiley

E pashe dje ne emisionin "Duartrokitje" e Adi Krastes Ermonelen. Ishte vertet nje zonje e madhe qe te bente per vete me zgjuarsine dhe thjeshtesine e saj. I love her! smiley

E pyetur nga gazetarët se çfarë shikonte të ndryshuar në opera, Ermonelës i duhet të kalojë në një komunikim personal dhe pse për pak shmanget për të “shfryrë” në instinkt “mosmarrëveshjen” që e bllokoi të ishte në Opera kur drejtohej nga Zhani Ciko.

Ashtuuu eee ... ncu ncu ncu ... not good. smiley

Megjithatë, Ermonela e çliruar nga çdo mentaliteti, dhe ky shqiptar, i shkoi në fund se “artisti nuk i përket politikës”, duke treguar se gjeti në këtë bashkëpunim anën njerëzore, ku funksionoi disiplina; se artisti i foli artistit e jo biznesmenit, apo politikanit.

Ahh ok..... fewww what a releif smiley

“Zgjedhja e këtij personazhi është një homazh i virtyteve të shpirtit të gruas shqiptare. Ajo është shpresoj si një fëmijë, kur çdo është e zezë, dashurohet si një adoleshente totale, sa vendos të sakrifikohet si një profete, është një rezonim që e kam parë në të gjitha nënat dhe gratë shqiptare, dhe në një farë mënyrë jam ndier, pasi janë disa gjëra që i kam jetuar në jetën e grave e nënave shqiptare

Bravo Ermonela ..... We can now call ourselves Madame Butterfly smiley

 

 

zhani ciko, e shikon ti? na ngrinte dhe zerin pse e hoqen si drejtor.

Cudi, vjen njeriu ne mengjes pas tre ditesh te shohesh keto palo komente nga keto palo karagjoze per nje gjigande te kultures shqiptare.

Nuk u deshen as kater komente te permendej merhumi. Pastaj skuthat e vrimave komentojne per bukurine e zonjes.

Nqse opera eshte forma me larte e artit performant, "Madame Butterfly" eshte nga rrolet me te veshtira ne kete art. Dmth kemi te bejme me majat absolute te artit.

Di ndonje te na tregoje pak se si e luan Ermonela kete rol?

Sidoqofte urime dhe suksese 1 milion here.

Nuk e ke hallin te "Madame Butterfly" ti jo.

Ti e ka hallin te "Skrapar + Vlore + Tepelene"

Vetem ne PPU nje artikull mbi zonjen Ermonela Jaho. me gjithe respektin per te, mund te kete 60 komente qe ne fakt nuk kane te bejne me artikullin dhe personazhin ne fjale.

Nje rrefim shume i ndjere dhe inteligjente. Bravo, karakteri permbushka talentin e saj. Suksese te metejshme , duke shpresuar qe ne te ardhmen te eklipsoj Callas!

Emo se tani mu kujtua, ka ndonje regjistrim z. Jaho? Duhet patjeter te bej me shume regjistrime sidomos ne kete moshe te zerit te saj.

Danke schön. Po mendoja dicka me pjese solo te saj, por besoj this will do. Paska luajtur Angeliken.

Ose kjo e la scalas.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).