Sa goca do blinin një shishe parfum që kushton 5600 lekë të reja çdo muaj? Epo ca goca duhet ta blejnë. Quhet Femara. Eshtë kokrra që pihet çdo ditë, pasi ke kaluar kurën e kancerit të gjirit. 

Kam një fqinje, prej kancerit të gjirit ka dalë në Kemp, nuk ka më aftesitë fizike të punojë pas kurave të forta. Ajo merr 14,000 lekë në muaj, këto janë të ardhurat e saj në total. Ka nevojë të marrë çdo ditë një kokërr femara. Jo për qejf por për të mbijetuar. Dhe ka dy fëmijë. Eshtë aritmetikë e thjeshtë dhe e tmerrshme. 

Lajmi me zhgenjyes: Femara ishte falas deri disa muaj me pare. Tani, une nuk jam qe te mos u shlyen borxhet bizneseve, por ndersa ketej merren qindra miljona euro borxh publik, keto cmime jane njesoj si shkelimi ne fyt per kete shtrese kaq fort te prekur nga shorti i keq. Shume nga keto gra jetojne me pension invaliditeti per shkak te traumes fizike qe vejn si pasoje e semundjes. Duket pa asnje sensibilitet, ndaj eshte shume zhgenjyese, pa permendur fare parimet e Majta dhe kotesira te tjera.

Mamase sime do ia paguaj une, se Zoti na ka bekuar me pune, por vec te imagjinoj raste te tjere, rreqethem.

Ato fjongot roze ne tetor per kancerin e gjirit, duken shume bukur.

45 Komente

aritmetike vrasetare! smiley

Ketu s'di nga t'ia mbash, te kurohesh kushton shtrenjte, te vdesesh kushton edhe me shtrenjte. 

Me nje fjale Ana, edhe te vdesesh smiley nuk te del hesapi, se i thone 1 mije euro smiley

Blendi,

Po suposoj per nje moment se e zhdukem korupsionin dhe se te paftet dhe dembelet ne administrate i zevendesuam me njerez te zote e te dedikuar.  Prape mbeten disa probleme te medha:  1. Shteti shqiptar eshte shume i varfer dhe nuk mund te zgjidhe cdo gje vete qe nga plehrat e rrugeve deri tek mjekimi falas. 2. Shtetet ne pergjithesi nuk jane shume efektive.

Me duket se ka ardhur koha qe te ndryshojme pak kete menyre te menduari.

 

"Femara ishte falas deri disa muaj me pare."

Shyqyr qe hoqem qafe qelbesiren thuaj. Rrnofte rilindja! 

Papunesia ,

korrupsioni

, falimentimi

dhe shoqeri

qe nuk paguan taksa

ben te PAMUNDUR

te kete FONDE nga Ministria e Shendetsise

per raste te tilla

qe edhe pse jan te shtrenjta shteti u ben ulje cmimesh , apo sipas moshes ................psh mosha 65 e lart  ne Kanada kane plan nga ministria per ilacet me ulje cmimesh.(ODP)

generic drug eshte pergjigjia Bledo. Nuk di a funksionon ala profarma e dikurshme? a eshte privatizu apo eshte shtetrore? Brazili ka me shume se 1/5 e medikamenteve si generic drugs. Nqse te ne, tregu i vogel nuk e justifikon kte, pse nuk shofin nji mundsi bashkpunimi me Kosoven fjala vjen? se mesa mbaj mend une, Maqedonise i vijme cik anash per pune medikamentesh pasi shume vijne qe andej

Nuk lejohet prodhimi perpara se te skadoj patenta e kompanise qe e krijojti. Por pothuajse te gjitha kompanite bejne selective pricing, ku e shesin shume me lire ne vende si shqiperia ne krahasim me vende te zhvilluara.

india ka nji pervoje me duket ne ket fushe kur injoroi kto kompanite e mdhaja te farmaceutikes dhe prodhoi disa generic drugs. Brazili po e po, po dhe afrika e jugut per aids nqse nuk gaboj. Plus, dyshoj se ato marrin mundimin qe ta shtrijne patenten per vende te vogla si shqipria

India prodhon shumicen e ilaceve generic pasi skadon patenta. Mbase tani prodhojne dhe pa skaduar patenta por ajo nuk eshte rruga me e duhur ose e drejte. Kur konsideron sesa pak njerez i bie ky shorti i keq, zgjidhja me e mire per mua do qe pagesa nga shteti.
 

Po o Bredho, por keto "generic" ketu qe rimbursohen nga shteti vijne nga Sllovenia, Bosnja, e me sa kam degjuar nuk kane ndonje cilesi te mire, dmth ne fund pacienti preferon ate origjinalin zviceran.
 

ajo pastaj besoj ka te beje me shume me institucionin qe mbikqyr dhe garanton efikasitetin e ilacit. Kam parasysh versionin shqiptar te fda-s amerikane ose ema-s europiane

Varet nga ilaci, jo te gjithe generics punojne. Me sa duket kompanite ca gjera i mbajne sekret, pertej patentes.

Keto lloj barnash kushtojne shume, sidomos kur prodhohen nga Novartis apo kompani te ngjashme. Cuditem se si deri vone ky ilac eshte subvencionuar madje. Shteti yne i varfer, per me teper ne nje sistem kapitlist sja del dot ketyre subvencioneve.

Ka nevoje te marre cdo dite nje kokerr femara. Jo per qejf por per te mbijetuar

Dmth po te kete bere kuren e kancerit te gjirit, pi nje koker ne dite mbas saj e nga kjo mbijeton?

Blend mund te kesh te drejte qe duhen ndihmuar kush e perdor kete Tamaren, por kjo tendenca per te prek telat e miletit pa thene gjera te sakta sikur nuk shko.

Pa justifiku askend per kete vendim une dua te di nese eshte zevendesuar me ndonje analog e ai jepet falas apo jo, apo eshte hequr fare nga protokolli i mjekimit ( trajtimit ) me kete medikament. 

Sepse pastaj vjen Elba e thote qe papunesia e ben te pamundur te kete fonde nga Ministria e Shendetesise.

Femara ishte falas deri disa muaj me pare.

....sepse paret e shqiptareve te varfer tash duhet te paguajne sponsorin e Toni Blerit;

Skandal me “Crown agents”, shpenzon 400 mijë euro për mjete që ndalohen nga BE.

“Crown agents” ka blerë 10 automjete “Land Rover defender”që do të shërbejnë gjatë punës në terren. Por këto makina kanë hyrë në Shqipëri me parametra të ndryshuar dmth ne menyre kontrabande me dokumenta te falsifikuara.

..prisni se nuk keni pare gje akoma o shqiptare te mjere.smiley

 

 

smiley

Blendi, ke bërë shumë mirë që e ke hapur këtë temë. E bëni dot një intervistë telefonike me ministrin përkatës në emisionin e mëngjesit? Po të njëjtën gjë me aktivistët e fjongove? Nëse i bie pas për disa ditë rresht, thua se diçka mund të ndryshohet?

Mendoj se dicka mund te behet, eshte ceshtja te gjesh piken kritike per te kaluar nga ndergjegjesimi ne veprim. Njerezit zemerohen, pastaj pshehretijne. Duhet gjetur nje kanal tjeter. Presion pozitiv, per ceshtje qe ia vlejne. Nuk eshte vetem femara, jane prekur edhe droga te tjera qe s'kane generics. Messed up!

Ti ke tashmë një pozicion të përshtatshëm për të pasur ndikim për këto çështje, edhe falë emisionit, edhe falë njohjes me gazetarë të tjerë, me të cilët mund të koordinosh "presionin". Sugjerova intervistat sepse janë shumë më aktive se një shkrim apo një kronikë, meqë i vënë përpara përgjegjësisë në mënyrë direkte vendimmarrësit, të cilëve ndoshta akoma nuk iu është bërë lëkura shollë, dmth, mendoj se "turpërimi" ka shanset më të mëdha të japë efekt tani për tani, si për ministrinë si për të angazhuarit e mitingjeve me fjongo. Një intervistë është shumë më e sikletshme se një fjalim në parlament apo një deklaratë për shtyp dhe është dorëzim i tmerrshëm i pushtetit të gazetarisë shqiptare që kjo bazohet kryesisht tek materiale të tilla pasive.

Shqipëria është vend i vogël, Tirana akoma më e vogël, Tirana e rëndësishme është e vockël fare. Për rimbursimet kanë interes të madh firmat farmaceutike, mund t'i angazhoni edhe ato, që zakonisht i harxhojnë fuqitë dmth paratë me korruptim vendimmarrësish. 

(Milva për shembull zv. ministre...)

Jam plotesisht dakord. Une do t'ia bej nje ftese ministrit. Jemi pershendetur nje here, duket njeri me bonsens. Me jep pershtypjen se po perpiqet te beje mire, por kjo situate eshte kthyer ne problem shume te madh per shume persona qe nuk i kane mundesite. Me duhet te keshillohem me disa njerez qe merren cdo dite me kete pune.

Sidoqoftë duhet parë më parë çfarë thotë Al bano, meqë lista e rimbursimeve kishte një dorë markash më të lira se Novartisi - një mjeke onkologe, një farmaciste apo një studiuese (ISHP) mund të informojë mbi dallimet mes tyre. Interesante që këtë barnë e prodhon edhe Profarma (e privatizuar), dmth prodhohet në vend, dhe çmimi i Profarmës, më i ulëti, rimbursohet plotësisht. Profarma prodhoka 94 barna të listës.

Po shoh tani tek listat që Profarma e ka ulur çmimin nga 241.4/tabletë në 89.4/tabletë, duke u bërë e rimbursueshme plotësisht. Ulje drastike! Edhe rimbursimi është ulur kësisoj nga 124.1 në 89.4, duke i kursyer shtetit. Interpretimin pulë-vezë këtu nuk e bëj dot, konkurrentët e Profarmës mund të kenë shumë për të thënë.

Femara u pagute para nji muji po tani spaguhet mo. Sa mire qe Bledi ka mundesi tia paguaj mamase dhe sa keq per ato grate e tjera qe skane mundesi ta blejne. Po. Edhe cfare?

Ti Bledo po do me sensibility peshkun per padrejtesite sociale ne Shqiperi? Se ste pashe ta ngrije zonin kur tjetri festote ditelindjen me 600vete nderkohe qe te tjere e ngrysin diten me buke e sheqer.

Apo po do me sensibilitu lexuesit potenciale te PPU qe mund ta rregullojne ket problem dhe ta fusin Tamaren prap te lista imbursimeve - pak a shume si puna e asaj rruges se prishme te pallati.

 

 

Patrioto,  Tamara qe paguhet eshte nje ruse  nga Shen Petersburgu..smiley   ndersa ky ilaci  i shtrenjte e ka emrin Femara..smiley

....nejse idea doli them une. 
 

patjeter!  nderhyrja  ishte miqesore, per shaka!smiley

E turpshme qe ky hap nuk eshte falas, edhe me e turpshme qe kushton aq shtrenjte sidomos kur e mendon qe femrat e prekura duhet t'i nentshtrohen kesaj terapie per pese (besoj) vite me radhe, lere pastaj kontrollet shoqeruese. Nuk e di nese ka alternativa gjenerike te femara-s ne Shqiperi; patjeter duhet te kete por me problematike eshte fakti qe trajtimi i kancerit nuk ofrohet falas per pacientet. Cmenduri e vertete se si nje qeveri soi-disant e majte te ndjeke nje politike farmaceutike aq te padrejte.

Chi fa per se, fa per tre - thote italiani

Nuk ma ha mendja se femara(letrozole) ka qene ndonje here falas 100 per qin, Nga nje kerkim i shpejte rezulton goxha e shtrenjte ne krahasim me letrozolen me te lire qe jepet falas per te semurat me Kancer gjiri.

Mund ta konfirmoj se ka qene falas, te pakten nga 2011 e ketej. Ja cfare me thote nje mik farmacist ne Tirane:

Ceshtja eshte qe disa ilace kompanite ofronin skonto ne menyre qe Farmacite tia jepnin pacienteve pa leke. Mqns tani ka dale lista e ilaceve te rimbursueshme per 2014 si dhe eshte hequr tvsh per ilacet, keto iniciativa jane ne standby.

 

ne listen e vjetshme ka qene afersisht 310 leke te reja kokrra me 120 leke rimbursimi(alternativa e pare).

Serish, nuk ma pret mendja se keto inisjativa ofronin per farmacite skonto prej 70 perqind se perndryshe nuk i pengon nje tvsh 10 perqind me be ulje te tjera. Po ashtu lista e re ofron te njejten diference ne cmim rimbursimi.

Pastaj te gjithe i dun ilacet zviceriane, po ja qe zvicra nuk prodhon per shqiptaret. 

Ps. farmacistet baraz me rob i shqepur ne lek kotnasikoti ne nje vend te varfer.

"zvicra nuk prodhon per shqiptaret"

e pakuptimte permendja e ketij refreni te '90

 pak jashte domethenies se temes, por e mira do ishte te mbylleshin disa nga farmacite private ne Tirane e kudo ( jane hapur si kerpudhat pas shiut)..sidomos presioni mbi cmimet dhe cilesine e ilaceve vjen edhe nga ato...nje rrjet i paane e pafund furnizuesish ( dora e pare, dora e dyte e keshtu me radhe) qe ne te shumten e rasteve eshte e veshtire te kontrollohen
Besoj se edhe masat e mara para ca kohesh nga M.SH per parandalimin e shitjeve te ilaceve pa recete.. ne standby do jene edhe ato

Qeveria (po pati byt*) ta boj si Brazili dhe Argjentina qe nacionalizojne formulen e ilacit, dhe i thon Novartisve te botes qe o ta shesin me cmim te arsyeshem ose do ta prodhojne vet e do ja japin popullit falas.

...po s'ka ca t'boj qeveria se shqiperia eshte treg i mosperfillshem per keto kompani.

Sa me i shtrejte ilaci, aq me i madh fitimi, si per farmacistet edhe per grosistet.

Problemi eshte qe nje pjese e tyre jane perkrahasit financiare te qeverive te sotshme dhe te djeshme.

 Keto lloje "Ilacesh" ne fakt duhet  te jepen i falas nga Shteti. nepermjet spitaleve. Do te ishte nje ndihme humanitare  shume e madhe per keta lloj te semuresh,  lehtesuese per familjaret,  ne qoftese do te ishin falas. Sepse  kanceri i gjirit apo kancere te tjera jane te  mundimshme dhe te tmershme per ata qe i perjetojne! Vetem Spitalet te kontrolluara nga shteti, te rimbursuara nga shteti mund ta bejne kete!

Rilindja sikur ka thene se sherbimet spitalore do te jene falas,

Te pakten te mbajne fjalen ne trajtimin e Kanserit per qytetaret e vet! !

 Keto pila si Femara ne fakt nuk jane kura! Jane thjshte hormone artificiale qe kontrolloje (ndalojne) perhapjen e qelizave kancerose te gjirit ne organe te tjera! Me nje fjale eshte terapi e perkoheshme qe ka edhe efekte ansore!

Shteti shqiptar, duhet te bejn ceshte mundur qe keto "Ilace" ti gjej dhe ti jap falas! Per ti ndihmuar sado pak keto lloj pacientesh! Te pakten tu heqi vuajtjet financiare dhe t`mos jua shtoje me shume vujtjet shpirterore per te perballuare kete semundje te madhe te shekullit! 

 

Artikull shume prekes por nje shqetesim real qe ndeshet shpesh ne familjet tona.Duhet me cdo mundesi qe ilacet per semundjet e pa sherueshme te jepen falas .Eshte mundesia e fundit qe nje shoqeri e ka per detyre te beje per njerezit e saj ne kete faze te jetes .

Si mund te perballohet ,me mire nje rruge me pak dhe nje ndihme me shume per keto njerez qe ne kete rast stresi i perballimit edhe te jeteses con ne  perkeqesimin e parametrave jetesore .Ishalla qeveria e rishikon kete gje dhe merr vendim ne favor te ketyre njeresve fatkeqe.

shoqeria qe vjedh ne cdo ane nuk ka kapacitet per humanizem o ekspert

pse nuk ja jepni muhametalit me e zgjidh

Keto jane politikat e multinacionaleve te ilaceve. Shteti ne keto raste duhet te ndikoje per uljen e cmimit te ketyre ilaceve.

Blendo, te paguash 5600 LEK per 30 kokrra Femara te Novartis eshte parajsa vete. Po qe se gjen Femara me kete cmim ne Shqiperi na thoni ku ta blejme sepse qenka pazar i mire.

Duhet te jesh invalid, te jetosh ne Shqiperi, dhe te kesh kaluar kancer. Po qe ashtu, me thuaj.

Blendo, mos na thuj ne, por thuja pak tos lubonjes, qe medemek jeta e nji shqiptari esht baraz me ate te nji italianeje, ta zejm. 

kohet e fundit edhe un kam patur disa probleme shendetesore qe po me kushtojne si i thone asaj fjale "sa frengu pulen" dhe kjo teme me duket ideale per te bere ate PYETJEN me gjysem zeri SHENDETSIA FALAS ne Shqiperi a eshte vene ne praktike se tani kaloi nje fare kohe dhe besoj se rilindja tashme i ka vene punet ne vije te drejte?!

deshiroj nje pergjigje sa me te sakte dhe pa ironi po pati mundesi

deshiroj nje pergjigje sa me te sakte dhe pa ironi po pati mundesi

 Sherim te shpejte,  por di te them qe kujdesi shendetsor publik  ne Shqiperi eshte ne nivele apsolute zero! Kjo edhe pse ka patur kryeminister apo President,  nje Mjek Kardiolog! 

Ketu ke nje informacion per Shendetsine falas!!

Hapat e parë për shëndetësi falas janë ndërmarrë me ndërhyrjet për kategoritë 'gra shtatzëna' dhe 'pacientët me sëmundje të rënda'. Gradualisht po diskutohet për heqjen e tarifave të tjera të pamerituara për qytetarët tanë". Kjo ka qenë përgjigjja e dhënë nga drejtori i ri i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (ish-ISKSH), Astrit Beci mbi afatet reale të marrjes së shërbimeve shëndetësore falas nga e gjithë popullata. Në intervistën e tij të parë në pozicionin e kreut të një prej institucioneve kryesore të shëndetësisë, Beci sqaron për "GSH" me detaje se si do të reformohet sistemi, si do të ndryshojë mënyra e pagesës së shërbimeve shëndetësore, në favor të kujt do të rishikohet lista e barnave të rimbursuara dhe si do të bëhet furnizimi i spitaleve me ilaçe. Ndërkaq, hapi i parë që do të ndërmerret është heqja e TVSH-së së ilaçeve, çka do të pasojë uljen e çmimit të barnave me 10% që në fillim të vitit 2014. 

http://www.balkanweb.com/intervista/2688...

 

Flm

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).