Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, përveçse të kishim përplasje të ethshme në këtë raund të kompeticionit më të lakmuar në Europë për klubet. Dhe goglat e tërhequra nga Luis Figo kanë përballur para finales dy skuadra gjigante, Bajernin e Mynihut me Realin e Madridit. 

Bavarezët janë në kërkim të mbrojtjes së kurorës, ndërsa madrilenët në kërkim të “decima”-s. Surpriza, nëse mund ta quajmë kështu, por që eliminoi në cerekfinale Barcelonën e Lionel Mesit, Atletiko Madrid, do të ketë punë me londinezët e Celsit. Diego Simeone do të ketë një tjetër shans për ta dëshmuar veten një strateg i zoti, kësaj here duke sfiduar “Special One”, Hoze Mourinjon. 

20 Komente

Pashe ndeshjen man-bajern, asnje ekip su duk ne lartesine e duhur. Finalja them del real-atletiko

eh çna gjeti me kete adminin qe administron futbollin...   sa here qe ne i konsumojme  disa ore perpara  komentet   te tema  ''aktuale''   per CL,   tak  del admini   me nje teme te re...  po je shume vone o derman...

Oh Bajerni Modh kush te ka rone ty, e bukura dheut. O sa xhentil do jesh ti, o ca te qerasme do i bosh smiley

Bajerni i Modh, sa i Modh qi je ti, e zgërlaq Realin.

 

Milani n'hale! Atletico ne finale! Bayern (dhe Jermani) kampion sivjet...

Ky eshte viti i Atletikos,,skuader e fresket ,pa demtime,agresive,mbrojtje forte,Jam kurioz sesi do ti gjeje shtigjet Mou,per ta eliminuar...kurse Guardiola do haje thonjte  perballe Ancelotit qe konsiderohet si "babai" i championsitsmiley

Borusia Dortmund vjet dhe Atletiko Madrid kete vit,   thyen  ''status quo''  dhe  monotonine e  te  ''forteve''   te perhershem   duke e bere me terheqese  CL-ne..

nashi,  me  2 ndeshje vajtje-ardhje,  nuk mendoj se do kete shume problem Bajerni kunder ketij  Reali i  te cilin ne kete sezon  e kemi pare si nje ekip jostabil..   po te ishte 1 ndeshje, p.sh finalja,  dakord.. tjeter pune.  me pak fjale: ky Real   kaq  i brishtesmiley,  nuk e rrezikon dot Bajernin  ne 180minuta loje, e paperballueshme per Realin!

ndersa per Atletiko kam thene me kohe qe do te arrij ne finale dhe  eshte kandidati kryesor per te fituar kete CL .. kushdoqofte kundershtari.smiley

Vetem mos u genje nga performanca e fundit e Realit me Bvb,sps e njejta gje ndodhi edhe me Bayernin vitin e kaluar me Arsenalin.dhe ne fund fitoi,..Shume i shikojne gjermanet finaliste te sigurte por me ate shpejtesi sulmuese qe ka Reali shkon ne hene perball atyre 2 qendrorve difensiv te Bayernit.

Jo,  gjykimi im eshte me i gjere  se sa performanca e fundit e Realit  me Borusia..  Reali  akoma nuk ka nje ekip  qe  luan futboll si team,  por eshte i varur nga  performanca  individuale  e disa lojtareve..    kualiteti i vetem i Realit eshte ai kundersulmi i shpejte qe the ti.. por atij i behet dermani  qe thelle ne mesfushe, pa arritur fare te dy mbrojtesit qendrore....

nderkohe Bajerni eshte e kunderta.. Bajerni luan futboll si team...  pervese ka nje filozofi  te qarte mbrojtese dhe sulmuese...  mesfushoret e Bajernit  jane gjysemsulmuesa  dhe kjo ben  qe  te kete shume zgjidhje taktike ne lojen sulmuese..   nuk ka shanc Reali kunder  ketij Bajerni!

Sja paske haberin futbollit. Ska shanc reali? Spo flet per lacin po per realin, ekip qe te rras nga 3-4 per ndeshje. Sic do ja rrasi dhe bajernit.

Normal qe Bayerni eshte me skuader,,por eshte sh e guximshme te thuash qe Reali ska shance,,Ti e di qe CHL,eshte kompeticion qe vendoset nga episodet.. jo me kot bavarezet mbajne vendin e 1,,si skuadra e finaleve te humbura,.smiley,Kjo eshte finale e parakohshme.

zakonisht  ndeshja  finale  e CL,  meqense  ka nje ngarkese krejt   tjeter  psikologjike,  vendoset  nga episodet i nderuar...  por  Bajern-Real  nuk eshte  nje ndeshje,  por dy... dhe  ne dy ndeshje, eshte thuajse e garantuar qe triumfon  futbolli i ekipit solid  dhe racional!  eshte loje ekipore futbolli, kete po perpiqem te te  spjegoje  une ty..smiley

 

p.s.. do ti ndaj  shancet per kete ndeshje..?  Ok. Bajerni ka 80%,   ndersa Reali 20%  shance  per te shkuar ne finale.smiley

 

 

sot per bundesligen  po thua ti Brado..?   -po Bajerni ka nja 2-3 jave  qe eshte shpallur kampion,  ska asnje lloj motivacioni.. pastaj pse do thyejne kembet kot  para ndeshjeve te rendesishme te CL..smiley      le qe  e kane mendjen te   prishin   ato bastet maskarenjte..smiley

Belulo ne Gjermani kjo lloj ndeshje nuk shikohet keshtu , dmth se ka marre Kampionatin dhe tani te rrihet direkt nga rivalja e saj , e tha mire njeri nga komentatoret sot : Dakort qe kampionatin e ka marre , po 80 mije tifozet qe mbushin stadiumin ?

sic i theu dje Diego i Atletico Madrid kur u perplas me shtyllen

qellove mu ne shenje me kete koment Belulo, se ne fakt desh iu vra edhe Neuer-i Bajernit, amon se me zor i kemi keto mesfushoret.

e zgjidhi Bale me ngolin qe beri,  inkursion nga mezi  fushes  deri ne porte,   ndeshjen sot  mesa duket.. Barca- Real 1-2.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).