Para dy vjetësh, gazetarja Aida Tuci publikonte në gazetën “Mapo” një artikull me titull: “Një amerikan në kërkim të muzikës së vjeter shqiptare”, i cili fliste për përpjekjen e një shteasi amerikan, Christopher King, i njohur për punë e tij në përmbledhjen e muzikës bluz, në gjetjen dhe përmbledhjen e këndëve të vjetra të muzikës shqiptare. Me këtë rast, King, publikoi edhe një disk me këtë muzikë, pasi, siç shkruan Tuci “gërmoi në arkivat amerikane dhe gjeti 78 incizime të rralla nga vendet e Ballkanit”. Arsyeja e risjelljes së këtij shkrimi, që flet për një punë e cila padyshim është një ngjerje për historinë kulturës shqiptare, lidhet më tepër me publikimin në Youtube të dy këngëve nga gjetjet e King. Bëhet fjalë për këngëtarin Riza Bylbyli nga Berati dhe këngët “Korba o Çeço” dhe “Ja thoshte bylbyli”, një version të së cilës e ka kënduar edhe Vaskë Curri. Videot janë hedhur në Youtube nga L.S që shkruan paraprakisht se materiali është në të drejtën e autorit që i ka mbledhur, pra King, por publikimi i tyre bëhet me motiv njohjen e këtij zëri të muzikës së vjetër shqiptare. Me këtë rast do nënvizuar se ndoshta ka ardhur koha që edhe institucionet të bëjnë diçka në këtë drejtim, meqenëse edhe puna e një njeriu të vetëm si King, ka rezultuar shumë produktive.

19 Komente

smiley shume mire! smiley

Ç’ja thoshte bilibili

Oh ftua më ftua

Bukuri!

 

oh sec me zuri gjumi

mbi cicat e tua

Mrekulli!! smiley

hahah e lashe pashkruar por s'ja pertove smiley

Bukuri!!

...he ...i / e ..paudhe ! I vrare ne koke, ... nga ai lloj gjumi !

Arti s'njeh paudhesi, o zoteri..nuk e di kush ju ka genjyer per te kunderten!!smiley

perse u dashkemi te skuqemi para ketyre vargjeve??..gjithsesi, Grava, eshte nje pikture e Sheferit ( ne mos gaboj) ku hijet e Françeska de Riminit dhe Paolo Malatestes i fanepsen Dantes dhe Virgjilit..agoni e mrekullueshme ( Ajo mbeshtetur ne gjirin e Atij)!! S'kam mundesi te sjell nje link te kesaj pikture ne keto momente, por po ta gugelosh me siguri e gjen

 

po si t'ja pertoj???..nuk gjen kerkund dicka tjeter me te paqme se sa kjo skene!! smiley

Populli yne me mahnit ndonjehere. Dukemi te serte ne aparence por jemi aq te dashur nga brenda dhe dime t'i kendojme te bukures dhe e pikturojme ate me fjale nga me te emblat e me te brishtat. smiley
 

Serenadat korçare... smiley Megjithese kam degjuar shume pak nga to.

Kjo eshte nje prurje shume interesante e cila me ndihmen e adminit u be nje postim me vete...Flm admini i turrnit. Desha te shtoj ketu se gurra jone popullore eshte ne te vertete e paçmuar me thesare te tilla, vetem se duhet te kerkosh dhe ti zbulosh. Ja kete perle e ka zbuluar nje amerikan studjues e kurioz, po keta muzikologet tane ç'bejne...??? Ate qe kane bere dhe bejne tere ajo mase e madhe studiuesish tane te cilet per mungese fondesh dredhin zinxhirin... dhe gjerbin kafete neper baret e Tiranes. Nje nga arkivat me kryesore te thesareve tona kulturore eshte Italia. Sikur vetem ketu te eksploronin keta studiuesit tane, xhevahire te rralla kishin per te zbuluar. E  perse nuk behet ??? Per nje dore parash... nga ato para qe shkojne edhe per zullume e per ojqira boshe e per sa e sa aktivitete qesharake ......

Ku eshte PF'ja?
 

Kam bindjen se muzika e vjeter shqiptare ka nisur prej zerit , vershellimes, pipzes, currles, fyellit dhe ciftelise ! Titulli ben fjale per muziken , ndersa brendia per kengen.Duhet lexuar nje figure e madhe jona , kosovari Ramadan Sokoli, kur bejm fjale per muziken.Por te gjitheve na shkon mendja ke kenga.Pse? Sepse ke ne muzika ka qene funksion i kenges dhe jo qellim si shkence e kultures ne ecje

Grave tamom si Nard Ndoka ke fol. lol

Mrekulli mos paca njeri ,megjithese kengetari duket sikur bertet me teper se sa kendon per shkak te regjistrimit te keq.Kjo prurje do ta frimezoje kadarene junior te kerreje "autobiografine e popullit ne vargje 2.0".smiley

hahahahahahahha, ene mrekulli ene cjerrje sikur nuk shkon. Per mu qendron me shume e dyta. Mbasi e degjova sec me la nje shije te keqe sepse e krahasoja me melodine e bylbylit te vertete.

pse e ka dhjere fare ai qe flet aty ne mes

Dikush duhet të më shpjegojë se si e fitoi ky kingu të drejtën e autorit mbi këto këngë shqiptare. Ja e zëmë se unë nesër gërmoj një blues të vjetër amerikan në vinyl, domethënë që bëhet i imi? Hajde mendje hajde!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).