Shqipëria kërkon ndihmën e Britanisë së Madhe për të çrrënjosur korrupsionin në sistemin e drejtësisë.

Shenim: Artikulli i Joshua Rozenberg ne anglisht/origjinal u botua tek britanikja "The Law Society Gazette". Eshte pershtatur ne shqip nga F. Mejdini per gazeten "Shqip"...plus disa editime te miat para botimit ketu.

Gjyqtarët në Shqipëri janë të paprekshëm. Si dhe, do nevojitet ndihma britanike për të luftuar korrupsionin. Këto janë mesazhet që mora me vete pas një vizite dyditore në Tiranë në fund të muajit të shkuar. 

Unë vajta në Shqipëri si pjesë e fondacionit “Slynn”, i cili është themeluar në vitin 1998 për të mbështetur juristët e rinjtë nga Europa Qendrore dhe Lindore. Ky fondacion është krijuar në ndër të Gordon Slynn, i cili ishte gjyqtar nga Luksemburgu, përpara se të shërbente për 10 vite si gjyqtar apeli. Fondacioni u themelua nga George Dobry, tashmë 95 vjeç, i cili është një jurist i shquar, ish-gjyqtar i lindur në Poloni.

Pjesën më të madhe të udhëtimit tim e kalova duke vëzhguar Sir Henry Brooke, një ish-gjyqtar apeli dhe zëvendëskryetar i fondacionit. Ai u thoshte juristëve, gjyqtarëve, zyrtarëve dhe politikanëve se çfarë mangësish kishte në sistemin e tyre të drejtësisë dhe si ata mund t’i rregullonin ato. 

Shqiptarët e respektonin gjykimin e Brooke, si rezultat i reputacionit të fituar nga 12 vizitat e mëparshme të tij në Shqipëri, dhe e ngusnin atë për asistencë në nivelet më të larta. Puna e tij ishte e financuar nga FCO (departament në Ministrinë e Jashtme të Anglisë) , ashtu si dhe vizita ime.

Pavarësisht se është europiane nga gjeografia – Shqipërinë e ndan deti Adriatik nga Italia, teksa ndan kufi tokësor me Kosovën, Maqedoninë dhe Greqinë – vendi ish-komunist ka ende shumë rrugë për të bërë para se t’i bashkohet Bashkimit Europian. Nicholas Cannon, ambasadori i Anglisë në Tiranë, më shpjegoi arsyen. “Ka një percepsion te publiku, e mendoj se kjo pranohet dhe nga gjyqësori, se ka pasur gjithmonë probleme kronike të korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, thotë ai. 

Por pse është në interes të taksapaguesve britanikë forcimi i rendit ligjor në Shqipëri? “Përputhet me objektivat tanë strategjikë çuarja e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian”, më tha Cannon. “Por ka dhe një interes ‘egoist’. Dobësia e shtetit të së drejtës në Shqipëri – në sektorë si policia, gjyqësori dhe investigimi i krimeve – ka ndikim të drejtpërdrejtë tek Britanina e Madhe. Shpresojmë se forcimi i institucioneve të ligjit në Shqipëri do të reduktojë trafikantët e drogës dhe qenieve njerëzore, të cilet shkaktojnë probleme (dhe) në Britani”. 

Një personalitet politik në Tiranë tregoi një rast kur i kishte kërkuar ndihmë një roje parkingu, i cili kishte dëshmuar të shtëna me armë përgjatë një sherri mes dy bandave: "Ai mori në telefon policinë, policia i kërkoi të shkonte të identifikonte personat që kishte parë dhe ai identifikoi kapot e bandave. Ata u gjykuan dhe në fund të gjyqit, vetëm një person u gjet i fajshëm: roja i parkingut, i cili u dënua se kishte dhënë dëshmi të rreme. E gjobitën mijëra dollarë." 

"I thashë se do ta ndihmoja po të apelonte vendimin”, vijoi personaliteti politik. “Por nuk deshte. Ai tha se nëse do të shpallej i pafajshëm, kjo do t’i bënte ata fajtorë, e ata thjesht do t’i jepnin ryshfet dikujt tjetër. Roja i parkingut thjesht donte ndihmën time për t’u siguruar se gjoba nuk do të ishte më e madhe se të ardhurat që ai merrte në dy muaj”.

Pengesa më e madhe për reformën duket se është Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), i cili është përgjegjës për punësimin, trajnimin, promovimin, disiplinimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve. Ndër anëtarët e këtij këshilli janë Presidenti i Republikës, ministri i Drejtësisë, kryetari i Gjykatës se Lartë, tre juristë jo praktikantë të zgjedhur nga Kuvendi dhe nëntë gjyqtarë të zgjedhur nga gjyqësori.

Ndryshe nga çështjet e tjera, këtu problemi nuk janë politikanët. Një burim në rangje të larta thotë se gjyqtarët kontrollojnë KLD-në dhe se korrupsioni në drejtësi vazhdon të jetë i gjithëpërhapur. Ai sugjeron që Britania të dërgojë një prokuror të posaçëm së bashku me një grup hetuesish, të cilët do të bënin të mundur vënien e gjyqtarëve të korruptuar përpara drejtësisë. 

Ia komunikova këtë sugjerim Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ai nuk ju përgjigj në mënyrë direkte pyetjes sime. “Besoj fort që njerëzit nuk mund të korruptojnë një sistem të mirë. Një sistem i keq ama mund t’i korruptojë njerëzit. Kështu që ne duhet të ndërtojmë sistemin dhe më pas njerëzit do të akomodohen me të. Në të kundërt, nëse e lëmë sistemin kështu siç është, sistemi do t’i akomodojë njerëzit në vendet e gabuara”. 

Rama e pranon se korrupsioni është një problem madhor. Sistemi gjyqësor vepron si një korporatë, duke mbrojtur interesat e posaçme të tij. Por, pavarësisht shumicës së madhe parlamentare, Kryeministri pranon se ai nuk mund t'i reformojë gjykatesit pa mbështetje ndërkombëtare. “Vija midis një reforme që i jep gjyqësorit më shumë hapësirë për integritet me një që i merr atij pavarësinë është shumë e hollë”, më tha Rama.
 
“Për të ruajtur këtë vijë të hollë, ne kemi nevojë për një koalicion te madh forcash, ne të cilin Bashkimi Europian dhe partnerët ndërkombëtarë janë thelbësorë”. 

Me sa duket, Brooke dhe ndihmësit e tij juristë do të bëjnë një sërë udhëtimesh të tjera në Tiranë. 

__________

Antaret e KLD, sipas faqes zyrtare

Bujar NISHANI
KRYETAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 26.07.2012.     

Elvis ÇEFA
ZËVENDËSKRYETAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar i KLD-së: 12.04.2012. Data e zgjedhjes si Zëvendëskryetar i KLD-së: 07.08.2012.   

Nasip NAÇO
ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. MINISTËR I DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 15.09.2013.

Xhezair ZAGANJORI
ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 24.04.2013. 

Artan BROCI
ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 14.12.2012. 

Astrit HAXHIALUSHI
ANËTAR I KËSHILLT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 14.12.2012.  

Lulzim LELÇAJ
ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 25.04.2013.

Dritan CAKA
ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 08.04.2011.

Dritan HALLUNAJ
ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 15.11.2010. 

Flamur KAPLLANI
ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 15.11.2010.   

Hysen SALIKO
ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 08.04.2011. 

Ilir MUSTAFAJ
ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 15.11.2010.

Tritan HAMITAJ
ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 15.11.2010. 

Sokol ÇOMO
ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 10.10.2013. 

Gjin GJONI
ANËTAR I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË. Data e zgjedhjes si anëtar: 04.06.2013. 

29 Komente

"Sistemi gjyqësor vepron si një korporatë, duke mbrojtur interesat e posaçme të tij. 
..........
Ndryshe nga çështjet e tjera, këtu problemi nuk janë politikanët."

Kur i shoh ato kokat ne foto, them do duhet kohe, shume kohe.
Prurje e mire.

Si quhej ai anetari i gjykates se larte, emigrant ne Kanada, qe ne deklarimin e pasurise, kishte deklaruar dhurate nga e motra emigrante ne Kanada, shifren afersisht 200 mije dollare kanadez?

"Ai mori në telefon policinë, policia i kërkoi të shkonte të identifikonte personat që kishte parë dhe ai identifikoi kapot e bandave. Ata u gjykuan dhe në fund të gjyqit, vetëm një person u gjet i fajshëm: roja i parkingut, i cili u dënua se kishte dhënë dëshmi të rreme. E gjobitën mijëra dollarë."

...po kjo duket si ndonje pralle  per kalamoj o derdimen ,pse nuk u mundove te shkoje deri ne gjykate e te vertetoje ato qe te tha Tahiri  apo ste dolen paret e sherbimit  smiley

 

Ce o, Perez de Kuellari do na mesoje neve, o ... ?

- shoku Rita Marko. ( what in the world did you do to your parents ... ?)

Me ne fund nje lajm qe e kam enderru me kohe

Ne kosh plerash drejtesia shqiptare, me flani, per hajduterine shqiptare

Zonja Elba a ma sqaron pak mua te lutem se kush eshte lajmi qe ke pritur?

FIER – Lirohet nga burgu 25-vjeçari nga Fieri, Rudjan Driza, i cili këtë javë ka ditën e dasmës. Lirimi i 25-vjeçarit vjen pas apelit të bërë nga i ati i Rudjan Drizës në News24: “Martohet të dielën”. 25-vjeçari është dënuar me 10 ditë burg nga policia pasi udhëtonte pa kaskë me motorin e tij, duke bërë që edhe ditën e dasmës ta kalojë në qeli.

 

Në përpjekje për të mos shtyrë dasmën e të birit, Agim Driza u bëri apel autoriteteve që të lirojnë nga burgu djalin e tij, vetëm në fundjavë, duke garantuar se të hënën do ta rikthejë atë në qeli për të përfunduar dënimin. “I lutem prokurorisë dhe gjykatës ta lirojë sa të martohet. Kam marrë para borxh për të bërë dasmën e djalit. Të hënën garantoj se do ta çoj vetë në burg.”- u shpreh babai i 25-vjeçarit.

Shtet oree, shtet i se drejtes.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/fier...

Hunter se je dhe me i shkolluari nder malesore, nuk denon policia me burg.

Po s'ishte per te share policine apo tahirin aspak kjo, se denimin e jep gjykata (copy paste i link, gabim i ballkanweb) po fjala qe per nje kaske mangut ose nje gote vere me shume, te fusin ne burg. Apo per nje cigare hashash, marrin ne qafe jeten e njerezve. 

Ose: 

nje kaske mangut ... ne qafe jeten e njerezve.

Se ajo kronike mund te ishte shkruar dhe ndryshe.  "Aksidentohet para dasmes ..." larg qofte.  Ta kuptoj shqetesimin ne princip, qe peshorja e drejtesise nga animet e padrejtesise eshte thyer fare dhe nuk mban.  Por ne kete rast, e ne pergjithesi per pasigurine rrugore, ne nje menyre ose ne tjetren duhet vendosur rregull.  

NENI 169
PERDORIMI I KASKES MBROJTESE PER
PERDORUESIT E MJETEVE ME DY
RROTA.

1. Eshtë e detyrueshme që gjatë lëvizjes të vi
het në kokë një kaskë mbrojtëse sipas tipit të
homologuar, në përputhje me normativat
e përcaktuara nga ministria që mbulon
veprimtarinë përkatëse për:
a) drejtuesit e ciklomotorëve dhe motorëve me dy rrota;
b) drejtuesit e motorëve të çfarëdo cilindrate,
edhe po të jenë të pajisur me kosh, si dhe
për pasagjerët edhe po të jenë në moshë jo madhore.
2. Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndë
shkohet me masë administrative me gjobë
nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë
. Kur shkeljen e kryen një pasagjer në
moshë jo madhore, përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit.
3. Kur shkelja kryhet nga një drejtues mjeti në moshë jo madhore, në vend të masës
administrative me gjobë, zbatohet bllokimi
administrativ i mjetit për 30 ditë.
4. Cilido që importon ose prodhon për tregti në
territorin e Republikës ose tregton kaska
mbrojtëse për ciklomotorë, motorë e motorë me kosh të tipave të pahomologuar,
ndëshkohet me masë administrative me gjobë ng
a dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
Kur kaskat nuk janë përdorur
ende, janë subj
ekt konfiskimi.
 

Per te rregulluar sistemin e drejtesise ne Albanie, duhen jo nje Rozenberg e Brooke, por qindra juriste te tille nga e gjithe Europa. 

Agim Driza. Ku eshte ai Beluli? smiley

ky eshte emer per nje personazh qe gabon ne fillim, por ndreqet me vone nga kolektivi. 

Agim Shkembi ose Agim Guri eshte 100% pozitiv.

Zyber Driza eshte negativ, me gjase agjent ne ndermarrjen Shqiponja (se Fitorja eshte e zene).

Gjyqtaret te paprekshem ne Albanie? Ki miku as nuk e paska marre mundimin te çoje menderen e vet deri ne Albania (shpresoj te mos e fshije komentin ose te protestoje shoqata e mendere-dashesve). Ne Vlore, qytet ne jugun e Albanies, gykatesin e hodhen ne ere ky tregon perralla diten me diell.

Nga presioni  nderkombetareve, meqe po afron dhe data e statusit, 'te medhenjte' kane filluar te tregojne se po bejne perpjekje per te luftuar korrupsionin.

Per te thene qe Kola eshte plotesisht ne pune, Nasip Naco ja pasoi topin KLD-se duke i kerkuar masa disiplinore per disa gjyqtareve pizevenge. Naco eshte vete antar i KLD-se, por kete ja kerkoi nga posti i ministrit te drejtesise. KLD-ja ja kthu pasen duke i thene kot na i thua se ne jemi duke e bere kete pune [Zeri i Amerikes].

Dhe, ngaqe vetem Rama + Tahiri + Kodheli nuk mjaftojne per te edukuar Presidentin per punen qe duhet te beje, se fundmi po asiston dhe sheiku i Skraparit [Mapo].

A e ka zafmet nonjoni me meduku mu per kto kadit. Nqs nonjonin nga kta e kapin tu mor pare a tu vjedh nonji bickilete, a ka te drejte polici me e arrestu dhe prokurori masanej me e fut ne burg?
 

Neni 252
Gjendja e flagrancës
1. Është në gjendje flagrance ai që është kapur në kryerje e sipër
të veprës penale ose ai që menjëherë pas kryerjes së veprës ndiqet nga
policia gjyqësore, nga personi i dëmtuar ose nga persona të tjerë ose që
është kapur me sende dhe prova e materiale, nga të cilat duket se ka
kryer veprën penale.
Neni 253
Ndalimi i të dyshuarit për një krim
1. Kur ka shkaqe të bazuara për të menduar se ka rrezik ikjeje,
prokurori urdhëron ndalimin e personit që dyshohet për një krim, për
të cilin ligji cakton dënimin me burgim jo më të ulët në maksimum se
dy vjet

Po pra po duket sikur ky neni si kapka qjyqtaret. Nji e nxorri fiksi para ca vjetesh, njoni boni denoncim direkt me emer e mbiemer per nji gjyqtar qe kishte more paret e si kishte qit cunin nga burgu, nji rast tjeter ishte anej nga Bureli me duket..... kaq di une se pale sesa raste te tjera ka.
 

mos ke merak, ja do ngrihet nje komision tjeter hajdutesh qe t'a kapin hajdutin

"Ndryshe nga çështjet e tjera, këtu problemi nuk janë politikanët"

Me kte thenjen e 10u muhabetin fare dhe e shumezoi veten me ZERO...ska thene kot krye-rilindesi qe fajin e ka sistemi, pasi edhe nje gjerman do te shqiptarizohej...i bie qe eshte shqiptarizu anglezi...varja!!!

Po anglezi s'e ka shkruar qe te fitoje pike tek Peshku mer pushke jevgu (na falni jevgjit) lol

Megjithate, po, ka pakez ambiguitet ne shqip kjo fjali, ngaqe ajo shprehja ne anglisht "for once" ne kete kontekst eshte pak e veshtire te perkthehet tamam ne shqip me dy llafe. Nuk besoj se autori do te thote qe politikanet s'kane pergjegjsi per korrupsionin ne drejtesi, por qe ne kete rast jane gjyqtaret ata qe jane objektivi (target) i kritikave, jo politikanet. 

Thote Mentor Kikia per akuzat e kryetarit te apelit Alaudin Malaj ndaj te shumeperfolurit Gjin Gjoni:

Tashmë bomba me siguresë të hequr i është lënë në derë KLD-së, jo më si një alarm publik dhënë nga media, para të cilit ky organ duhet të reagojë me iniciativën e tij, por si një ankesë zyrtare adresuar atij nga një prej zyrtarëve të rangut më të lartë të sistemit të drejtësisë. [G.SH.]

Per me shume rreth Gjin-akuzave, lexo shkrimin e djeshem tek Shqip, si dhe artikullin e vjetshem nga peshk-investigativi Bulkthi.

rrofsh! nuk e kisha bere lidhjen me shkrimin e dikurshem te bulkthit !

plus disa editime te miat para botimit ketu smiley..... Me thonë të drejtën puna që ke bërë është e cilësisë së parë .Po pse nuk heq dorë nga këto " @oqellëqe " një Xhibole e di .

Aq më tepër kur menjëherë e " lëshon brezin " (  me të drejtë ) për hunj që kanë nigju " O hap i faqe për Llogje .Përkthen dhe Xhibi " smiley

Po anglezi s'e ka shkruar qe te fitoje pike tek Peshku mer pushke jevgu smiley

Rasti Parë dhe i Vetëm cilësisht Inteligjent në gjith këto Vjet ! Urime ! Së pari për cilësinë e Prurjes së dyti për përgjigjen !

Nje anglezi me nivelin e zoterise me siper, i duhen vetem dy dite kalimthi, per te pare nivelin 23 vjecar te drejtesise se mbire, hijes se plepave ....durrsake !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).