Ish-anëtarët e bordit dhe stafi në agjencinë shtetërore të krijuar për mbështetjen e shoqërisë civile financoi OJF-të e veta apo ato të drejtuar nga familjarët e tyre, zbulon një hetim gazetaresk i Balkaninsight.

Një hetim gazetaresk nga Balkan Insight zbulon se katër ish anëtarë bordi të Agjencisë së Mbështetjes së Shoqërisë Civile (AMSHC), i dhanë grante pesë organizatave me të cilat kishin lidhje drejtpërsëdrejti apo përmes familjarëve të tyre gjatë kohës që qenë në detyrë. Të pesë organizatat, të cilat morën 19.9 milionë lekë (141 mijë euro) grante nga agjencia mes viteve 2010 dhe 2013, janë Këshilli Rinor Shqiptar, Transparency International Albania, Qendra Akses, Qendra UET dhe Fondacioni për Liri Ekonomike. Një organizatë tjetër e lidhur me stafin e AMSHC, JEF Albania, mori gjithashtu para nga agjencia.

Megjithëse shumat e shpërndara nga AMSHC janë domethënëse, shumë organizata të shoqërisë civile e perceptojnë këtë institucion si aq të korruptuar sa nuk marrin pjesë me aplikime duke patur frikë se grantet e marra prej saj do t’i dëmtojnë reputacionin. Disa nga OFJ-të e financuara nga AMSHC janë praktikisht të padukshme. Ato nuk kanë faqe interneti dhe shumë pak gjëra dihen nga projektet që ato kanë zbatuar.

“Organizatat fituese në të shkuarën qenë të gjitha organizata me lidhje të drejtpërdrejtë apo indirekte me njerëz brenda agjencisë, të cilët përcaktonin fituesit,” thotë Gledis Gjipali, kreu i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, një institucion kërkimor në Tiranë.

“Ky është një konflikt i hapur interesi, i cili më shtyu mua të mos aplikoj atje,” shtoi ai.

Neni 6 i ligjit të miratuar më 2009 për organizimin e AMSHC sanksionon se Agjencia duhet “të garantojë paanshmërinë gjatë procesit të vendimmarrjes dhe të parandalojë konfliktin e interesit”. Të njëjtat parime konsiderohen të detyrueshme të procedurat e financimit për grante në rregullat zyrtare të AMSHC të publikuara në faqen e saj të internetit.

Drejtori i AMSHC Rudi Bobrati pranoi se organzata u drejtua nga anëtarë bordi që përfituan nga grantet e dhëna nga agjencia. Por Bobrati i tha Balkan Insight se, me ligj, prania e tyre në bord nuk i skualifikonte nga e drejta për aplikim për grante. Ai këmbënguli se megjithëse kishte raste të miqve dhe të afërmve të anëtarëve të bordit që aplikonin dhe fitonin grante, marrëdhënia e tyre me bordin nuk ndikonte procesin përzgjedhës.

“Ligji për krijimin dhe funksionimin e agjencisë nuk ndalon anëtarët e bordit për aplikim për fondet shtetërore për organizatat e tyre,” tha Bobrati.

“Kur kjo ndodhte, ata linin dhomën dhe nuk merrnin pjesë në procesin e votimit,” shtoi ai.

Në janar të këtij viti, të gjithë anëtarët e bordit që morën fonde për organizatat e veta u zëvendësuan. Një drejtor i ri për agjencinë do të duhet të emërohet. Anëtarët e rinj të bordit që sakaq janë emëruar vijnë nga media dhe OJF që perceptohen se janë pranë Partisë Socialiste në pushtet, e cila mori qeverinë shtatorin e kaluar pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Gjatë fushatës elektorale, socialistët premtuan se do të reformojnë agjencinë, e cila sipas pretendimit të tyre, qe përdorur nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë për të shpërblyer organizata të shoqërisë civile që mbështesnin politikat e tyre. Disa aktorë të shoqërisë civile tashmë ankohen se nominimet e bordit të ri sakaq kanë qenë shumë larg transparencës së nevojshme dhe se procesi përzgjedhës është sërish i orkestruar politikisht.

Konflikt interesi

Sipas raportit të vitit 2012 të USAID mbi indeksin e qëndrueshmërisë së shoqërisë civile, OJF-të e Shqipërisë mbeten financiarisht të dobëta ndërsa mjedisi ligjor në të cilin operojnë më shumë se 1,600 organizata mbetet i paqartë. Themeluar në dhjetor 2009, AMSHC synonte të rriste financimet për OJF-të vendëse në një kohë kur donatorët ndërkombëtarë po tërhiqeshin nga Shqipëria dhe rajoni. Që kur lëshoi thirrjen e parë për grante në mars 2010, agjencia ka shpërndarë më shumë se 2.1 milionë euro. Bordi mbikëqyrës i AMSHC-së, e cila përzgjidhte aplikimet fituese, përbëhet nga nëntë anëtarë. Pesë merren nga shoqëria civile dhe katër nga institucione qeveritare.

Që kur bordi i vjetër u zëvendësua në janar 2014, përbërja e tij ka ndjekur të njëjtin model me pesë anëtarë nga shoqëria civile dhe katër nga institucione qeveritare. Anëtarët e bordit që përfituan grante nga AMSHC mes viteve 2010 dhe 2013 përfshijnë Lutfi Dervishin, drejtor të Transparency International Albania dhe Henri Çili, themelues i Qendrës UET dhe Fondacionit për Liri Ekonomike.

Dervishi i tha Balkan Insight se konflikti i mundshëm i interesit e ka bërë atë të mendohet dy herë para se të hyjë në bord. Në të njëjtën  kohë, ai argumentoi se ligji shqiptar nuk e ndalonte organizatën e tij nga aplikimi për para. Dervishi mohoi të ketë ndikuar procesin e vendimmarrjes, duke theksuar se TIA mori vetëm një grant nga AMSHC dhe duke shtuar se ai e kishte skualifikuar veten nga votimi kur u analizua aplikimi.

“Ne nuk ishim të pranishëm në procesin e votimit kur një nga organizatat tona aplikonte për një projekt,” tha Dervishi. “TIA fitoi vetëm një projekt, me një sasi minimale parash dhe shumë organizata të tjera fituan më shumë,” shtoi ai.

Të dhënat e AMSHC tregojnë se TIA mori dy grante nga agjencia me total prej 3.79 milionë lekës (27 mijë eurosh).

Çili, publikues i gazetës së përditshme MAPO dhe pronar i Universitetit Europian të Tiranës, me të cilat janë të lidhura të dyja OJF-të e tij, refuzoi të komentojë. Fondacioni për Liri Ekonomike dhe Qendra UET morën 4.2 milionë lekë (30 mijë euro) në total nga AMSHC. Altin Goxhaj, një aktivist i mbrojtjes së konsumatorëve dhe ish anëtar bordi i agjencisë, qe ish drejtor ekzekutiv i Këshillit Rinor Shqiptar, i cili mori 6.79 milionë lekë (48 mijë euro) nga AMSHC në thirrjen e parë në vitin 2010, ndërsa ai qe anëtar bordi. Goxhaj nuk iu përgjigj kërkesave nga Balkan Insight për komente.

Organizata, tashmë e drejtuar nga Argyrina Jubani, punon për të përmirësuar pjesëmarrjen në demokraci mes të rinjve dhe kontribuon drejt zhvillimit të aftësive dhe njohurive të tyre. Qendra Akses, drejtuar nga Marjana Papa, motra e ish anëtares së bordit Helena Papa, mori 6 milionë lekë (42 mijë euro) nga AMSHC. Young European Federalists, JEF Albania, një organizatë e drejtuar më herët nga Endrit Pollo, një specialist finance te AMSHC, mori gjithashtu 3.7 milionë lekë (27 mijë euro) në grante nga agjencia.

Bobrati tha se ka patur edhe raste të tjera miqsh dhe të afërmish të anëtarëve të bordit që aplikonin për grante. Gjithsesi, në secilin rast, vërejti ai, “anëtarët e bordit nuk morën pjesë në procesin e përzgjedhjes.”

Mungesë transparence

Disa nga organizatat e financuara nga AMSHC janë pothuajse të padukshme para publikut shqiptar. Ato ose nuk kanë faqe interneti ose faqe të varfëra, të cilat japin shumë pak informacion. Megjithëse AMSHC ka një listë të të gjitha OJF-ve që janë regjistruar për financim, ajo publikon vetëm personin e kontaktit dhe në shumë raste është e paqartë se kush e drejton organizatën.

Këshilli Rinor Shqiptar, më herët i drejtuar nga anëtari i bordit Altin Goxhaj dhe OJF-ja e dytë më e financuar nga AMSHC, nuk ka faqe interneti. Sipas një buletini të publikuar më 2012, organizata ka zbatuar pothuajse dy dyzina projektesh nga donatorë të ndryshëm që kur është themeluar më 1994. Në internet, organizata ka një faqe interneti për projekt, (projektiqytetar.org), financuar nga Banka Botërore, por nuk ka informacion mbi zbatimin e grantit nga AMSHC.

Qendra Action, një organizatë që përfitoi 5.1 milionë lekë nga AMSHC, nuk ka gjithashtu faqe interneti. E njëjta gjë është për Qendrën për Edukimin dhe Pjesëmarrjen Qytetare, Qendra Europiane për Zhvillimin dhe Arsimin dhe Qendra Aleanca Rinore, të cilat përfituan 5.2 milionë lekë, 5.1 milionë lekë dhe 3.7 milionë lekë respektivisht. Që të gjitha nuk kanë faqe interneti.

Xhemal Mato, drejtor ekzekutiv i Ekolëvizja, një grup përmbledhës i organizatave mjedisore, i përshkroi dhënien e fondeve nga AMSHC si klanore. Ai akuzoi ish anëtarët e bordit se financonin OJF-të e tyre në konflik interesi.

“Kishte mungesë transparence dhe komunikimi dhe në realitet agjencia qe e kontrolluar nga politikanët, pavarësisht pretendimit të tyre se bordi qe përzgjedhur nga shoqëria civile,” tha Mato.

Mato rikujton se kur organizata e tij aplikoi për një fond të vogël prej 10 mijë dollarësh, atij iu dhanë vetëm 2 mijë.

“Ne i kthyem paratë sepse kuptuan se ky qe një proces që shpërndante para vetëm me synimin për t’i ndaluar OJF-të të ankoheshin,” tha ai. “Ne aplikuam me një projekt për të bërë diçka për mjedisin, ne nuk kërkuam bamirësi,” shtoi Mato.

Lutfi Dervishi pranoi ekzistencën e skepticiizmit mbi agjencinë mes shoqërisë civile por këmbënguli se procesi i përzgjedhjes për grantet qe transparent. “Skepticizmi është i ligjshëm për shkak se OJF-të e shikojnë AMSHC-në si një agjenci qeveritare,” tha Dervishi. “Por ne i kemi bërë thirrjet publike dhe çdokush është gjykuar sipas meritës,” përfundoi ai.

Bord i ri, histori e vjetër

Reformimi i AMSHC dhe zëvendësimi i bordit me njerës me “integritet” qe një premtim elektoral i Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, i cili mori postin shtatorin e kaluar. Në janar, Rama emëroi Adrian Thanon, kryeredaktor i gazetës së krahut të majtë DITA, si kreu i bordit mbikëqyrës të agjencisë. Anëtarë të tjerë të bordit përfshijnë prezantuesin televiziv Alban Dudushi dhe Aldo Merkoçin, nga Lëvizja Mjaft. Themeluar nga ministri aktual i Mirëqënies, Erjon Veliaj, Mjaft është akuzuar si mbështetëse e Partisë Socialiste të Ramës; pjesë e ish stafit të saj është bashkuar me qeverinë e re.

Disa aktivistë të shoqërisë civile thonë se përzgjedhja e bordit të ri duket sërish e kompromentuar politikisht. “Pavarësisht premtimeve për t’i ndryshuar gjërat në mënyrë radikale, reforma e AMSHC-së është duke degjeneruar në një proces pushim-punësimesh të anëtarëve të bordit,” thotë Gjergji Vurmo, një drejtor programi në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim. “Kam frikë se ne po arrijmë me shpejtësi në pikën ku qeveria, pavarësisht premtimeve, e kupton rëndësinë e kontrollit të burimit të financimeve të OJF-ve,” shtoi ai.

Mato pranon, duke argumentuar se përzgjedhja e anëtarëve të rinj të bordit nuk ka qenë transparente.

“Tre njerëz nga rrjeti ynë i OJF-ve aplikuan për të hyrë në bord, por procesi përzgjedhës u bë pa intervista dhe nuk u dhanë shpjegime mbi ata që u përzgjodhën,” tha ai.

“Ky është një hap tjetër që tregon se e ardhmja e agjencisë do të jetë pa tranparencë” tha Mato.

117 Komente

ueeee ca skandali, ca legenash

O Ju Q**te kina smiley.

keta jane me hajdute se i.meta ,po te kene gje ne dore.

sorrosi te pakten i jep leket per te bere skenderbeun serb(se tolen e bene kalamajt e fshatit qe e shanin rruges),po kata legenet ua japin leket dashnorevesmiley

Mos ndoshta i kane dashnoret serbe me shqipo i vjeter.

Jane te mira serbet si dashnore shqipo por ti nuk i ke provuar akoma, vecse duan vuxhut jo llafka.

serbski ustaismiley,kam qene para pak vitesh ne beograd dhe i kam provuar sebickat!  bile 2 njeheshsmiley.

me kane ngelur peng ustallaretsmiley,po do tjua gjejme anen,,

 Altin Goxhaj, një aktivist i mbrojtjes së konsumatorëve dhe ish anëtar bordi i agjencisë, qe ish drejtor ekzekutiv i Këshillit Rinor Shqiptar, i cili mori 6.79 milionë lekë (48 mijë euro) nga AMSHC në thirrjen e parë në vitin 2010, ndërsa ai qe anëtar bordi. Goxhaj nuk iu përgjigj kërkesave nga Balkan Insight për komente.

Ky eshte ai qe vret vampira mos gaboj? Shiko 48 mije euro jan e shume pak per punen qe ben! Nuk eshte kollaj te luftosh trup me trup me vampirat e kuq. 

lum ti qe beson cdo rrene qe te japin. me siguri beson edhe te Plaku i Vitit te Ri :-D

Hajt more se kelysh i lsi je edhe ti.

Qenkan ngatëruar dhe djemtë e Ramës njësoj si djemtë e Saliut. Kjo shpjegon shumëcka dhe tek komentet brenda PPU-së.

Elaboroje ca me shume gjene pan Shvejk...

Kjo shpjegon shumëcka dhe tek komentet brenda PPU-së.

Komentet ne PPU janë njësoj si kjo skema e financimit që ka zbuluar Besari dhe Erjona. Shihi pak se si janë akuzat, sa hipën e mëngjëra në pushtet të dëngjërit ngrenë zërin për padrejtësi dhe komentojnë me anektoda kundër sistemit. Kur bie e mëngjëra nga pushteti atëherë komentuesit e mëngjër të PPU-së janë sulmuesit e sistemit njësoj si të parët. Besoj se jam qartësuar apo jo xhibi?

Më falni që po ju futem në mes, po ka 2 gjëra që më ngecin. E para, kjo e fundit që thua për komentuesit nuk sqaron gjë, në mos e interpreton keq të përgjithshmen e vërtetë (për sa kohë ka parti ka edhe partizanë të komentit në gjithë botën, shtypin dhe kafenetë) meqë në PPU të majtët dominojnë, kurse të djathtët vijnë rrotull si klasë e margjinalizuar, sepse komentojnë vetëm më të dedikuarit e më kokëshkretët prej tyre (tatëpjetë e përgjithshme kjo por më e ndjeshme djathtas meqë as numrat fillestarë as tendencën e PPU-së nuk e kanë pasur në favor), gjë që përdoret përsëri si provë se të djathtët janë inferiorë (stil i mirënjëhur në fusha të gjera si racizmi dhe seksizmi).

Sa për përlyerjen e të dyja palëve, je i lutur të bësh një dallim thelbësor: njëra palë e ka ngjyer gishtin, pala tjetër akoma nuk ka vepruar. Është gabim logjik i pafalshëm barazimi i një veprimi të kryer me një veprim të mundshëm, meqë i heq vetë artikullit arsyen e ekzistencës së tij, dmth, evidentimin e vjedhjes në mënyrë që vjedhjet e ardhshme të parandalohen. Kjo nuk dmth se të majtët, apo ramistët, apo quaji ç'të duash, nuk kanë vjedhur, por ajo gjë kërkon një tjetër hetim nga Besari dhe Erjona, ndërkohë që mundësia e vjedhjeve të ardhshme i përket një zhanri që mund të mos e mbulojë nga ana financiare apo mundësojë botimin BIRN-i.

Si edhe, nëse i njeh Besarin dhe Erjonën siç nënkupton përdorimi i emrave, të lutem thuaju që artikullit i mungon informacioni për burimet financiare, madhësinë e buxhetit dhe varësinë institucionale të AMSHC-së, meqë nuk mjafton deduktimi për çështje të këtilla.

pikerisht, kete gje vura re edhe une.. ishte shkruar te behej rremuje sepse flitej ne shifra absolute.. kur ne fakt na intereson edhe raporti me fondin e pergjithshem, dhe sesi eshte ndare torta (2/3 bordi per vete?) jo vetem ne nje vit, por gjate gjithe 4-viteve te bordit

Shvejk, une kujtova se mos e kishe fjalen qe keta agjitpropistat profesioniste 'shperblehen' nga partite nepermjet ojq-ve, ti e paske pasur llafin mengjerit vs dëngjerit, ne te cilen pike shof qe Trop paska bere nje mengjer-ndarje para dhe pas erës se ngjales...prite zot pd-analogjine, para dhe pas erës naltmadhniste, si nje procedure alla-biznes falimentim-per-rilindje te (jo dhe aq) te mafiepartive shqiptare, kaq tipike kjo gje per ne shqipot teksa duam qe rrota e historise te filloje me ne.

p.s. Abedin, shenoje djathte-sinonimin dëngjër tek peshkfjaleformimet, © Shvejk.

@xhibi: Unë nuk i njoh me emër e mbiemër të gjithë komentuesit por ama i deduktoj nga komentet e tyre, të cilën ma ka konfirmuar (indirekt mbase?) edhe tropizma.

@tropizma: unë jam shumë i bindur në dështimin e radhës të AMSHC, nuk e di nëse jeni në dijeni por një nga donatorët kryesor të lëvizjes MJAFT i ka refuzuar një pjesë të mirë donacionet për këtë vit me arsyetimin se MJAFT është bërë palë me qeverinë. Ndoshta ky lajm nuk mund të jetë i saktë edhe unë e kam të gabuar por ama di të them që historia na tregon se djemat e MJAFT janë të inkuadruar në shtyllën kurizore të qeverisë Rilindase (Veliaj, Mete, Fuga, Spiropali, Xhaçka, Mazniku, Kola, Kananaj). Pa folur pastaj për të rinjtë si Merkoçi (që vijnë nga ekipi B i MJAFT) që shumë shpejt do të akomodohen. Tani, që MJAFT-i ka qenë kundër sistemit kjo është shumë e dukshme nëse sheh historinë dhe retorikat e MJAFT para disa viteve por që ai është gllabëruar nga sistemi gjithashtu kjo është shumë e kuptueshme. Ndaj, Tropizma, jam shumë i qartë kur them që skema e mësipërme është një skemë që tregon fare qartësisht se si shumë shpejt Dudushi, Merkoçi and co. do të rikrijojnë një shoqëri civile që ku i dihet mbase i duhet Ramës për ndonjë tentativë për armët kimike. Ah se desh harrova ishin disa peshq njohës të probaliteteve që na bënin shkrime pro armëve kimike....mbase dhe ato mund të jenë indirekt përfitues të OJF-ve (këtu po spekuloj prandaj dhe spo përdor as llagapet e tyre).

p.s Tek PPU gjen më së shumti enveristë të inatosur se sa majtistë, maksimumi që mund të gjesh është ndonjë maoist që mbulohet me pelerinën e Ramës!

Opozitare por partnere (ne shume nivele, po edhe ne ate) smiley

dikur MAPO, para se ta merrte i bekuari Cili shkruante: 

http://infoarkiva.com/lajme/artikull/ide...

 

Por ISB [Instituti i Studimeve Bashkekohore i Genc Rulit dhe Artan Hoxhes] nuk është i vetmi rast OJF që janë të lidhura me ministra apo politikanë. Një rast i kohëve të fundit, i vërtetuar plotësisht nga deklarata format video, është ai i Institutit Shqiptar të Studimeve Sociale dhe Psikologjike, me themelues ish-ministrin, z. Ylli Pango, i cili, i filmuar nga kamerat e “Fiks Fare”, deklaroi se institutin “e drejton mbesa e tij me dokumente”. Prokuroria e Përgjithshme përveç hetimit për skandalin seksual ndaj ish-ministrit të Kulturës, Turizmit Rinisë dhe Sporteve, ka filluar verifikimin edhe në lidhje me drejtimin dhe të ardhurat që siguroheshin nga “Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike”. Fakt ky, bërë i ditur publikisht. Hetuesit dyshojnë se duke shfrytëzuar postin e ministrit, Pango ka përfituar nga ministritë e ndryshme në vend e donatorë të huaj, fonde të larta për projektet që organizata e tij ka përgatitur në konflikt të pastër interesi me detyrën e tij.

Këto OJF nuk përbëjnë rastin e vetëm të marrëdhënieve të errëta shoqëri civile-pushtet politik. Nga arkivat e gjykatës rezulton se çdo ministër drejtësie në vitet e fundit ka pasur një OJF të tijën, para se të merrte postin, siç është rasti i Ilir Rusmalit dhe Enkelejd Alibeajt. Ndërkohë, ministra e deputetë të tjerë rezultojnë themelues OJF, disa prej të cilave aktualisht kanë angazhim aktiv në shoqërinë civile përmes përfitimit të donacioneve e projekteve të ndryshme.

Shumë vite më parë në peshk (zot sa kohë e humbur këtu, me siguri diçka do të ketë pas vdekjes, për të kapur kohën) bëhej nami me diskutime për Mjaftin dhe shoqcivile në përgjithësi. Po të lëmë mënjanë si shpjegim të pjesshëm që në PPU nuk diskutohet më për ndonjë gjë, në të vërtetë, ngelet shpjegimi tjetër i pjesshëm që nga OJQ-të kanë hequr dorë të gjithë, i shohin si e keqe që s'e heqim dot qafe, diçka si LSI-ja.

Hahaha! 

Si tha njoni ketu? 

Do me vinte turp, tha, po te isha minister e ti jepja pare priftnave dhe hoxhallareve! smiley

Kapi i cike keto te Sali Gjumertit! 

P.S.

Ej, ja ca do me thone raportim i balancume dhe i barazlargume. smiley

nga njera ane raportojme per keto qe i japin leket publike vehtes, fisit dhe dashamireve. Nga ana tjeter, oh the horror, keta bllokmenet e rinj i kane bere emerimet ne board pa transparencen e duhur! 

Kupto tashi ti moralin? Politikanet jane njesoj- te korruptuar te gjithe, nuk ka ndonje ndryshim dhe politika eshte kurve! smiley

 

boh, sikur t'i moresh seriozisht, kjo turma tam-tamse ktu do cmendte edhe derrin, mer Mrrok.

thuj sikter seriozitetit kur rhyn te Peshku, ky eshte bere si ajo dera e Ferrës: ndiq shakane tende dhe lashia dir le xhenti.

I merr seriozisht, i merr! I merr kur ta shlon rrfene mizore prej kulmit te kryeministrise! 

Ky gjidi-milet, as eren nuk ja nigjoj dot! smiley

Nga ana tjeter, oh the horror

smiley

po c'të bënç? t'ua qinç nënënëëë (<-figurativisht) sic e meritojnë? s'ua qin dot. (<-figurativisht) kshu që vëri thëmbër bythës (<-për cdo rast) dhe bëj "qereles" (<- ça do me thënë fiks kjo fjalë? se pranej po e boj kët koment smiley ...) 

Me duket se eshte kur ben temena- doren ne gjoks, pastaj ne koke dhe pastaj drejt qiellit! 

Mund ta di edhe gabim smiley

Edhe Goxhaj qe hidhte ne gjyq pikerisht per te tilla gjera? Po me ato fondet qe shkonin nga MJAFT tek vellai i Erjonit c'u be?

 Disa nga OFJ-të e financuara nga AMSHC janë praktikisht të padukshme. Ato nuk kanë faqe interneti

Dmth eshte me detyrim ne Shqiperi qe nje organizate duhet te kete faqe interneti. Edhe pastaj ankoheni qe Shqiperia ka mbetur prapa!

Sidoqofte hajduti im eshte me i mire se i joti. Si tha ai, son of a bitch but our ...

E drejte.

Minimumi ka kulture me te mire, maksimumi, s'behet dot hesap.

Jeni bere shume te keqinj smiley

Joo, ashtu duket, rilindja te shero, po si ai doktori i mire, te jep ilac te hidhur ne fillim per te miren tate. smiley

nqse historia ngjalosese e likes na msoi nji gjo, eshte qe shtylla kurrizore e ktyne peshqve anti-barazlargim, eshte mo elastike se llastiku im i brekve

shonc i mire per kompanite e brekeve

Dakort mer Tironso ,po ku ky hajduti tjeter? Ku e thote? 

Apo " te gjithe nje mut jane er burre" ? 

 

Po ta thote e pra, gjithe bordaxhinjt e kan njy capen, e jane nga te kater nahite. Ca do mo ti, dhe emrat e dashnoreve? smiley

Vallaj, se une jam edhe i cike i sekelldis, jo po Krishti qe ka vdek, jo po koha nuk po ngrofet, dhe nuk po shof gjo, ku thote qe keta te tjeret kane dhone leke ne konflikt ose vehtes? 

Me kopi pejst zahmet po s' pertove! 

 

Se s'i di ti rronjet e robve, s'eshte faji i kopit as pejstit. Pyt icik perqark. 

Ah ok, rrofsh! 

S'paska gjo aty me i llaf, ke raporti invstigativ! 

Ket thashe edhe une. Shyqyr qe syte ne rregull i paskam, se thashe! 

Nejse, e mbylla! 

Te gjithe jane nje mut, politika eshte kurve, ai te vret, po edhe ky do te kishte vrare, ky ka vjedh po mos kujto se keto jane me te mire! 

Hajt me t'mira forevre! smiley

shnet ne ty!smiley

PS. Ka gjo aty. Nje vizite ke okulisti mos e neglizhosmiley

Beluli do thonte "deshen me vu dore ne m'partine tate" smiley

Duke perifrazu, ne partine e bukur te gjithe kane pjese, partia e shemtute is all yours. smiley

Une per vete ne kete raport shoh doren babaxhane te Spartak Brahos. (Ju paralajmeroi se do tja hapte petet lakrorit. LSI vonon, por nuk harron!)

Faleminderit Spartak!

Juve jeni te sigurte qe ky eshte korrupsion?

Qe shoqerite civile duhen mbeshtetur financiarisht, kjo eshte mese e llogjikeshme, por qe edhe keto donacione duhen kontrrolluar se si perdoren, edhe kjo eshte mese e llogjikeshme. Mua me vjen mire qe ka nje analize per kete çeshtje, debate, gje qe me jep shprese se kjo pune, do te futet ne shtratin e vet te disiplinimit dhe zhvillimit te saj. 

Ne Shqiperi ka patur abuzime kaq te theksuara nga OJF-te saqe kombinuar me nivelin e larte te mosbesimit te shoqerise besoj se eshte me mire qe te mbyllet fare AMSHC-ja, dhe ato fonde te mos shkojne dem ne ate far feje. Shoqeria civile duhet te shkundet njehere e mire! Kush do te jete aktiv le te organizohet, parate shume here jane ndotese. Aktivizimi pa mbeshtetje financiare  do te  mund te influenconte ne  rritjen e besimit ne shoqeri,  mbeshtetje me te qarte nga vete shoqeria per aktivizmin pa lek, si dhe  do te rriste integritetin e saj! 

Shkruar nga une te profili i Besar Likmetes ne FB rreth ores 18:00:

Nje apel publik 
Kam 12 ore qe po pres publikisht nga Besar Likmeta dhe kolegia e tij e Karlo Bolinos qe te me bejne nje pyetje "investigative" qe ai pretendon ne nje shkrim qe kane bere ku jam permendur une per llogari te Baba Karlos, ku pretendohet se me ka bere nje pyetje dhe une si qenkerkam pergjigjur!!! 
Aty sic na meson partia kane rrejt per kokrren e qejfit te tyre duke fut emrin tim duke krijuar lidhje te paqena dhe pretendime akoma dhe me absurde per gjoja faqe online qe nuk punojne dhe Besari perkates vazhdon te mos me beje pyetjen por me thote si gazetar "investigativ" qe eshte "me sa di une"! Hajde gazetari hajde!!! 
"Me sa di une"!!! Ku ka ra gazetaria... aq me teper ajo gjoja "investigative"!!! Ku ka sot "me sa di une"! Sot e mot e vetmja fjale qe perdoret eshte "nga verifikimi i te dhenave: (citohet referenca dhe jepen faktet qe e vertetojne"! 
Gjithsesi nese doni me shume ju lutem shkruajini ketij tipit qe ka botuar te gazetat e Qeveriut dhe ne faqe online anglisht qe te dergoj publikisht pyetjet qe ky pretendon se une si qenkerkam pergjigjur! 
Prej 22 vjetesh ska ndodh kurre ansjehere qe une te mos i jem pergjigjur nje gazetari dhe ky ta harroje vetvleresimin qe ka per veten se do jete i vetmi qe me paskerka pyetur dhe une hic snuk :-D

Nuk na intereso shum ku ka shku gazetaria investigative.....na ligeshton ne cfare derexheje ka perfundu shoqeria civile. Altin a ka mundesi te bjere shoqeria civile me poshte se aktualisht apo se kena pa fundin akoma?  Te fala Salukut e shpresoj ti kesh mor leje qe je fut prap tek peshku.

shoqeria civile ka marre fund me kohe dhe kete e kam deklaruar publikisht! Ato qe thote shkrimi i dy investigatoreve te Karlo Bolinos eshte thjesht nje mashtrim se une skam asnje lidhje me KRSH sic e ke te sqaruar edhe me poshte! Sa per lejen te peshku ma ka heq me kohe grupi i amdinistratoreve qe me ka bllokuar emailet e regjitstrimit dhe tani jam futur nga FB!!! Te fala Naltgjatesise se tij

po ndonje pergjegjesi mban qe shoqeria civile ka marre fund? se per kauza, ne cajme daullen si popull, pavaresisht se ja veshim shprehjen minoritetit.

Gaia une kam 11 vjet qe paralajmeroj procesin e shkaterrimit te shoqerise civile dhe kam treguar edhe shkaqet dhe praktikat! Une jo vetem qe skam asnje pergjegjesi por perkundrazi kam 11 vjet qe me duhet edhe te perballoj shantazhin e donatoreve qe them gjera qe su shkojne per shtat rolit te tyre per te kontribuar e shkaterrimin e shoqerise civile. Une kam kaq vjet qe i bej detyrat e shtepise per shoqerine civile dhe edhe si pasoje e kotributit dhe insistimit tim AMSHC ka ndaj mbi 260 projekte si serum per mos vdekjen klinike te shoqerise civile por une nuk jam supermeni!!! Me gjej nje pergjegjesi nese beson ne nje te tille dhe do te isha i gatshem te jap qendrimin tim

pergjegjesine e kisha me shume jo personale po te tere qe beni pjese ke ai grupim dhe keni deshiren ti perkisni shoqerise civile. po them pergjegjesine me te rendesishme qe keni dhe nuk e mbani dot: flirtoni shume me politiken, kur si detyre kryesore keni ta informoni ate qe te marre vendime me te mire per te miren e pergjithshme. me flirtim kam paraysh qe shqeria civile perdoret nga poliitka dhe ju keni ra i cik pre e kesaj.

Une flas per pergjegjesine time. Te gjithe ketu ne Peshk e dine qe une kam 11 vjet qe jam i pozicionuar publikisht dhe mediatikisht kunder Skemes Sorosiane me Ramiun ne krye dhe ska asnje flirt ketu pasi une jam i pozicionuar publikisht perballe kesaj skeme sot ne Qeverisje dhe se kam fshehur asnjehere kete qendrim! Nese shoqeria civile qeka prish se une jam antisoros i bie qe shoqerine civile nuk e ka shkaterru mafia sorosiane e jakave te bardha! Secili zgjedh te besoj ate qe do! Ky eshte qendrimi im!

pak rendesi ka se c'pretendon BIRN - ti qe ke qene fanari ndricues i ndergjegjes civile ne shqiperi e te takon te pergjigjesh per akuzat qe te behen - ja ti bejme ne pyetjet

- Sa perqind te fondeve nga totali ne vit ka perfituar organizata jote duke qene ti ne bordin e AMSHC-s?

-  Sa do te ishte sipas teje nje perqindje e pranueshme? Nese ju jeni 10 anetare dhe i ndani fondet nga 10% secili? Apo nese organizatat tuaja  nuk marrin dy vjete rradhazi? 

- Sa perqind te fondeve ne total u jane shperndare organizatave ku bejne pjese anetaret e bordit te AMSHC per periudhen 4-vjecare? 

- A mendon ti se ka problem etik dhe te konfliktit te interesit nese ju si vendimmarres perfitoni nga fondet? Bobrati thote se nuk eshte shkelur asnje ligj, sepse personat jane shkeputur nga momenti i vendimmarrjes per organizaten e tyre. Ti si mendon? 

 

ne 4 vjet organizata qe ne drejtoj nuk quhet Keshilli Rinor por  ZMK dhe ka perfituar gjithsej 10 mije euro dhe vetem nje projekt ne 4 vjet nderkohe qe jane shperndare rreth 260 projekte!!!!!!!!!!!!! Sa per ate organizate qe permend BIRN une kam dhene doreheqje nga KRSH qe ne 2005 (se kam 9 vjet qe merrem me konsumatoreet) dhe kur kjo organizate eshte rithemeluar ne 2010 une kisha dhene doreheqje kohe para se te ishte dateline i AMSHC dhe per kete ka dhe vendim gjykate qe njeh edhe doreheqjen time dhe lidershipin e ri!!! Une mendoj se ligjin e ka shkruar ne 2009 Drejtoresha e Soros Valdete Sala dhe ajo ka percaktuar qe nuk ka konflikt interesi nese nuk merr pjese ne mbledhje! AMSHC ka ndare rreth 2 milione euro dhe organizata qe une drejtoj ka perfituar 10 mije euro dhe kjo erdhi si kerkese nga Strategjia e Mbrojtjes se Konsumatoreve dhe VKM 797 te 2006 qe kerkonte financimin e qendrave te keshillimit te konsumatoreve nga shteti dhe ky ishte detyrim! Ma trego ku eshte knflikti i interesit kur une zbatoj ligjin dhe nuk marr pjese ne mbledhje???

 

u sqarova, por nuk po pretendoj se ka shkelje te ligjit, por te etikes sepse konflikti i interesit eshte fillimisht nje ceshtje etike e parimore, pastaj ligjore (me raste) - prandaj te kerkova mendimi tend personal (cfare kuptohet do te hapte nje debat parimor dhe jo me terma ligjor, dhe ishte nje pyetje gracke) 

kur nje person ka interes te drejtperdrejte ose te terthorte ne nje vendim, dhe ai ka mundesi te influencoje vendimin nepermjet pjesemarrjes se tij ne vendimmarrje, ky ndodhet ne konflikt interesi.. tani shqiperia e vogel dhe tasat edhe me te vegjel.. por  duhet te zgjedhesh nje pozicion parimor 

une skam marre pjese ne mbledhje qe te mos influencoj!

z Goxhaj, a mund ta di populli se cdmth apo cprejardhje ka mbiemri juaj?

Mos vjen gje nga formula 1 "go, go, go xhaje, go xhaje! go!" --> Go Xhaj!

 

* e kuptoj se eshte jashte teme   por nje perjardhje e tille etimologjike mund te ndihmoje ne sjelljen e F1 ne Shqiperi. Nuk do te ishte keq per konsumatoret, qe jane lodhur duke pare kronikat e lodhura (ma falni perseritjen) te atyre te TCH. flm

Mbiemri im vjen nga lashtesia dhe Mesopotania dhe planeti Nibiru smiley

 

Ndonji gjo sa ca ke bo me ato 48,000 eurot do na tregosh? 

Ka festuar ditelindjen smiley

Une skam asnje lidhje me ate organizate dhe nuk kam se si te perfitoj nga nje organizate qe skam asnje lidhje dhe ajo qe thuhet ne shkrim eshte thjesht nje mashtrim! Une drejtoj ZMK dhe jo KRSHne!!! Ka nje vendim gykate qe thote se une kam dhene doreheqje para dateline te AMSHC ne 2010!!!

pytja osht e thjesht..si i more ti ato 48 mije euro?

pergjigjen e ke me lart! skam asnje lidhje me ate organizate! eshte thjesht nje mashtrim i dy investigatoreve te Karlo Bolinos

Çili, publikues i gazetës së përditshme MAPO dhe pronar i Universitetit Europian të Tiranës, me të cilat janë të lidhura të dyja OJF-të e tij, refuzoi të komentojë. Fondacioni për Liri Ekonomike dhe Qendra UET morën 4.2 milionë lekë (30 mijë euro) në total nga AMSHC. Altin Goxhaj, një aktivist i mbrojtjes së konsumatorëve dhe ish anëtar bordi i agjencisë, qe ish drejtor ekzekutiv i Këshillit Rinor Shqiptar, i cili mori 6.79 milionë lekë (48 mijë euro) nga AMSHC në thirrjen e parë në vitin 2010, ndërsa ai qe anëtar bordi. Goxhaj nuk iu përgjigj kërkesave nga Balkan Insight për komente.

Organizata, tashmë e drejtuar nga Argyrina Jubani, punon për të përmirësuar pjesëmarrjen në demokraci mes të rinjve dhe kontribuon drejt zhvillimit të aftësive dhe njohurive të tyre. Qendra Akses, drejtuar nga Marjana Papa, motra e ish anëtares së bordit Helena Papa, mori 6 milionë lekë (42 mijë euro) nga AMSHC. Young European Federalists, JEF Albania, një organizatë e drejtuar më herët nga Endrit Pollo, një specialist finance te AMSHC, mori gjithashtu 3.7 milionë lekë (27 mijë euro) në grante nga agjencia

Hallall i kane qerratenjte se qenkan creative.smiley

Aha thashe mos MJAFT-i i Vilajet Qyrkut doli me hije ......

Dmth, Cili i ka dhene para vetes se vet per te financuar Fondacionin qe ka kriju vete e cila financon gazeten MAPO qe promovon Gervenin si negociues i marreveshtjes se shitjes se detit?

A ju kujtohet se si Qili, Gerven kompasi dhe ai ambasadori jone ne OKB, u spiegonin studenteve te juridikut te UET se sa e nershme, bile e virgjer sipas konceptit 7 uje nje kos,  ishte ndarja e detit nga qeveria e djalit te Sheqeres?

Po pse kam idene qe mbas fondacionit fshihet nje emer qe ka keshillu Berishen per probleme te medias? Apo ja fus kot si perhere une?

He se mos harroj : ata te Mjaft-it duhet te tregohen me modeste ne veprimtarine e tyre. Ka Mjaft, por ka edhe BollMe.

Dmth edhe shoqeria civile tani udhehiqet nga qeveria. Kulmi injorances ose legenllikut ose I te dyjave bashke.

Edhe keta te OJQ-se "20 mije lek vota" paskan qene krejt te paster si kristali, se qenkan amnistuar. Bravo Spartak Braho & cuna!

Kurse Afrim Krasniqi flet per bemat institucionale alla Putin-eske ne drite te diellit per te cilat as ka nevoje per investigime, as ka shume media-shqetesime. Krasniqi propozon qe Presidenti te zgjidhet me vota:

Zgjedhja direkt nga qytetarët do ta bënte institucionin më të besueshëm, rolin presidencial më funksional, mandatin përfaqësues më moral, përgjegjësitë kushtetuese më të drejtpërdrejta. Vetëm kështu do të fitonin dinjitet e respekt demokracia, qytetarët votues, Presidenti dhe institucionet e tjera politike e kushtetuese, përndryshe, me ligje që bëhen për një individ rrezikojmë të mbetemi në një rreth vicioz interesash që ka pak lidhje me demokracinë, parimet, vlerat, standardet dhe modelin e Shqipërisë Evropiane të premtuar e të votuar nga qytetarët.

Altin Goxhaj, një aktivist i mbrojtjes së konsumatorëve dhe ish anëtar bordi i agjencisë, qe ish drejtor ekzekutiv i Këshillit Rinor Shqiptar, i cili mori 6.79 milionë lekë (48 mijë euro) nga AMSHC në thirrjen e parë në vitin 2010, ndërsa ai qe anëtar bordi. Goxhaj nuk iu përgjigj kërkesave nga Balkan Insight për komente.

Ku e shikon genjeshtren apo mashtrimin ti ketu qurrja e berishes? Ke qene anetare bordi me pergjegjsine te shperndash fonde per shoqerine civile dhe i ke dhene fonde shoqates qe kryesoje vete ne menyre flagrante. Fakti qe nuk je me ne krye te shoqates nuk te perjashton nga pergjegjsite. Ke dhe fytyre dhe shkruan per vdekjen e shoqerise civile ti sharlatan. 

 

 

Ti bq g99e vazhdon te promovosh genjeshtren perkatese sikur une kam pas lidhje me nje organizate ne te cilen kisha pas poste 9 vite me pare. Gjths ti si klysh mjafti e pate momentin e gezimit kur e lexove por smund te zgjaste me shume se koha e leximit se aq genjeshter ishte!

O sharlatan kthe pergjigje dhe leri fjalorin e skuthave te bllokut se nuk me impresionon aq me pak te ofendohem.. Shkruaj a eshte konflikt i paster interesi ajo qe ke bere apo jo? Perse si anetare i bordit ne ate kohe i ke dhene fonde shoqates qe kryesoje vete? Je skuth ne karakter dhe ne pamje. Je personalisht pergjegjes per shkaterrimin e shoqerise civile qe ka arritur deri ne kete pike, saqe edhe per te aplikuar per fonde te ze frika nga horrat qe kerkojne favorizime.

 

Po pra nje liqen sh.. si ty se kupton se e gjitha eshte genjeshter dhe kaq! Une skisha asnje lidhje me organizaten e pretenduar smiley E vetmja pergjegjesi qe kam une per shkaterrimin e shoqerise civile eshte qe nuk kam harxhuar me shume kohe per te diskredituar ne publik ty dhe zhulat e tjere te MJAFTG99 smiley

po ca g99 ky mer, mos ja fusni dajres kot.
Ky nuk di me shkrujt as emrin e vet po nuk ja diktoi dikush. Ato cunat e gocat e g99-s ishin cik te hajrit persa i takon arsimit

Cfare arsimi mer l... Cunkat e g99 si Vilajet Qyrku, Mazniku dhe Fuga u eshte dashur me vite te tera mebo ndonje shkolle dhe kur vjen puna jane cope cope me diplomat smiley Vilajeti ska asnje diplome te konvertuar se nuk i konvertoheshin dot deri tani qe u be minister dhe e konverton vete te veten! Fuga 7 vjet me bo nje bachelor dhe se ka as ate te konvertuar deri ne 2013 qe ta konvertonte vete kur mori pushtet. Mazniku 7 vjet me mor gazetarine! Kurse une kam aq shkolle dhe aq diploma sa keta te tre bashke smiley

Themelet, rrenjet i kerryen ketij shteti kusaret e kryekusarit qe bertet i tmerruar prej shpagimit krimeve.

He mo se i jeni qepur tjetrit per 48 mije euro te qelbeta.ketu po te del ish qatipi i nanos me 2 milione euro pasuri mos te permendim ata me te medhenjte fare.

Kjo pune e korrupsionit u be e merzitshme. sa me shume kohe te kaloje aq me veshtire behet per tu proceduar penalisht.Edhe nese ka vullnet nuk dihet nga t'ia fillosh me pare.Prandaj them une te behet nje amnisti .Kushdo qe vodhi doli i zoti ata qe s'vodhen dolen njerez koti.Te shkuara te harruara po kushdo qe vjedh prej ketej e tutje do ta denojme rende and move on.

puna eshte "se ketej e tutje" do te jene po te njejtet (ata qe e kane dore, prej postit partiak, te administrojne parane shteterore) qe do vjedhin gjithnje.

ne kohe te dulles, grate qe punonin te frigoriferi i mishit e fusnin mishin te breket, qe mos ti kontrollonin kur dilnin prej punes. ndersa shiteset e bulmetit dhe fatorinot u bene milionere. pretendonin prej pushtetit te parase, t'i mernin gocen per krushqni dhe kadarese, hajdute te tilla te ulta.

...pra qeka ...pune sistemi !

eshte me teper çeshtje NJERIU sesa sistemi. lexoje dhe njehere ate postim tim lart se e plotsova.

Nese vazhdojne ta bejne ate marifet te denohen jo vetem per keto por edhe per ato shkuarat plus ca me teper .Po ti hysh me themeli  i bie qe te fusesh gjysmen e shqiperise ne burg e gjysma tjeter te jene gjykates e prokurore te gjykojne pjesen tjeter te popullsise .Ndersa I Meta eshte poster child i korrupsionit te tjeret nuk kane mbetur pas .po beja sehir njenazaj shtepine e atij kryetarit te komunes se farkes qe i rane me antitank.Ai kishte shtepi me te madhe nga yjet e hollywoodit qe marrin miliona $$ per film .E ndertuar me rroge kryetari komune ?!

kush moj t'i denoje ?  ata kane edhe gurin edhe aren.

te kishte njerez aq te pushtetshem sa te denonin ata po me pushtet, nuk do kishin shpikur zotin, gjindja.  ky prandaj dhe i denon ata qe bejne keq, kur keta vdesin. se ne te gjalle u ha nitum dhe ky i plotfuqishmi.

Ti Alba C... vazhdon me teorine se une kam lidhje me ate organizate qe ne mes 260 projektesh ka marre nje projekt nderkohe qe une vazhdoj te them qe skam asnje lidhje... Gjths cfare te te them une ty... ti ashu e ke qejfin :-D

Alba 2265 , je fantastike! Dhe 2000 Altin trimi .... dhe u ik krejt era

Ore kush o ky Goxhaj? Pertoj me e gugellu. Kush ma thote me 2 fjale? lol 

Cun i Metes por qe i ka mbetur ne dere opozites.

Kjo eshte teresisht e vertete

politico mu kujtua qe kur kam lexuar ate faqen e internetit, qe nje nga simptomat ishte edhe qe beheshit te fiksuar ne ca fantazi dhe skishte psikiater me ju bo derman smiley

Po cfare faqe interneti o Tince kur ti ke qene keshilltar bashkiak i PS ne 2003 dhe nga me ekstremistet, i krahut te Metes sigurisht dhe kur ta ndalen rubinetin e parave ata te Sorosit dhe Rama, dole kunder por gjithmone cun i Metes mbete. Edhe sot e ke frike e nuk guxon edhe ketu ne peshk te thuash nje fjale kunder tij.

Ik ore qerrohu nga rruga e opozites. C'taksirat ka opozita te te mbaje ne shpine ty? nje pjelle komuniste qe ke ngrene parate e shoqetise civile dhe je kunder Rames vetem per afera parashe por jo gje tjeter.

politico sinqerisht qe fantazia jote meriton zbavitjen e psikiatrit!!! Une dhe krahu i Metes kemi qene ne mosmareveshje deri ne konflikt qe ne 1997 pas zgjedhjeve dhe kjo vazhdoi deri diten qe u nderru kushtetuta brenda nates ne 2008 qe une u pozicionova publikisht kunder ketij akti dhe kjo beri qe te me shihnin nje here te vetme ne perkrahje te Metes smiley Ti me siguri je nga ata loqet qe po ju shko per lesh puna tani sepse po merret vesh qe skeni asgje per te ofruar dhe sju voto as kusheriri i pare smiley

Po pse more fantazia ime te beri ty nje pjelle komunistesh, qe ke qene keshilltar bashkiak socialist, qe ke bere fushate per Ramen, qe ke ngrene parate e shoqerise civile, qe ke qene dhe je me Meten sa edhe sot nuk guxon te shkruash nje germe kunder tij?

Po keto gjera i dine te gjithe mer burre dhe ti nuk ke ndonje konflikt parimor me Ramen, ti ke konflikt se te flaken si nje lecke te piset jashte kur nuk ju duheshe. Ne vend tend moren Erion Veline dhe te tjere se edhe ata e dinin qe ti nuk vleje per gje.

Une nuk humbas asnje pune, por opoziten, ke te drejte, nuk e voton njeri po vazhdoji qe qofte edhe ne menyre te terthorte te bashkoje kauza me ty.

Politico sa e percaktove dhe vete pozicionin tim si njeri jashte PDse dhe qe eshte PD qe bashkon kauza me mua! Po pra, une sjam ne PD, as ne PS, as ne LSI dhe kam vetem nje kauze: rrezimin e mafies sorosiane nga pushteti dhe dekurajimin dhe sabotimin e instalimit te diktatures se 84 votave ne Shqiperi! Une kam nje CV akoma dhe me te pasur se ajo qe percaktove ti: PJESE E STAFIT TE RD qe ne dhjetor 1990, drejtimi i fushates se Rdivan Peshkepise kunder Gramoz Rucit ne 1992 ne Sarande, pjestar i levizjes se dhjetorit dhe greves se shkurtit 1991, kundervenia ndaj PDse pas zgjedhjeve te majit 1996 dhe deri ne 1997, raporti i shkelqyer me PDne kur isha keshilltar bashkiak ne 2000 - 2003 dhe kjo dukej te terheqja ime live (Vizion Plus) ne 2003 ne nje emision 6 muaj para zgjedhjeve lokale ku deklarova qe sdo te isha me ne Keshill Bashkiak pasi kjo kompromentonte pozicionin tim ne shoqerine civile (ka deshmitar dhe video per ketesmiley, dhe Cv-ja ime vazhdon pa fund me angazhimin tim jashte politikes. Pyetja eshte po CVja jote sa 5 rreshta gjithsej eshte??? :-D

Cfare jashte pd-se, ps-se a lsi mer burre? Ty nuk te pranojne keto parti formalisht se i turperon, jo se nuk do ti. Ti ke qene keshilltar socialist, ektremist bile qe te perzuri PS dhe te prene parate qe ti doje te merrje ne shoqerine civile, pasi keta kishin njerez me adapte per kete pune.

Pd- ja nuk duhet te kete te beje me ty. Ne cdolloj kauze opozitare, ti duhet te perjashtohesh jo te te lene te afrohesh se pd nuk bashkon kauza me ty.

Nuk ja vlen edhe te lehesh, nuk te beson kush dhe je i diskretituar dhe ne fakt ti punon per lsi.

Sa per ato lidhjet e hershme me pd, lere tani se nuk beson njeri ne perrallat e nje pinjolli komunistesh si ti, qe ke gjysher e baballare qe kane marre pjese ne krimet e diktatures, qe paske bere pune me pd. Te kam pare se i permnd edhe here te tjera keto, kur ti ende vazhdon me perrallat e Enverit per lanc dhe ke qene fiks keshilltar bashkiak socialist per kete pune.

Cv-ja ime s'ka si te jete si e jotja se une jam brez i 80 ti u plake dhe ende beqar mbete.

politico ta qaj hallin qe ke mbet jashte loje :-D Une kam 24 vjet o loqe qe i kam te hapura te gjithe dyert e partive majtas dhe djathtas dhe i njoh nga afer gjithe politikanet e Shqypes dhe oferta politike per mua gjithmone ka qene perhere e me e madhe sidomos djathtas por ti si brejtes i vogel qe dyert qe te hapin i ke me te vogla sa dhe vete trupin tat prej miu nuk mund te kuptosh pse si qysh tek se jane jashte kapacitetit tend intelektual dhe profesional per te kuptuar ndonje gje :-D 

Gjths thuaj G.B., dhe J.T qe sme rr... hic per hallin e tyre smiley

Po he se keto nuk i beson as ti. Ty formalisht nuk ka parti qe te pranon se je i demshem. edhe ne lsi aderon ne menyre klandestine. Pd te perdori kur ishte ne pushtet dhe ti e bere me deshire, jo se kishe gje parimore kunder Rames, por se te kishte prere parate e shoqerise civile dhe ndihmoje lsi. Po te kishe gje parimore kunder Rames nuk beje fushate per te ne 2000 dhe 2003. Tani ne opozite nuk i duhesh gje pd- se, je peshe e tepert per te.

Sa per kapacitetin tim inteleltual e profesional, rri or burre se ti ke bere universitetin e Tiranes tek filoqyli, une jam i gjithi i certifikuar nga universitetet e oksidentit.

O politico ti je thjesht nje brejtes i vogel nehallken e fundit te zinxhirit ushqimor te politikes smiley Une jam ne maje fare dhe ti smund te kuptosh asgje aty lart ku jam une smiley Te ishe dikush tjeter me akses lart do te te kisha dhene numrat e telefonave qe ti ti pyesje vete te gjithe kryetaret e partive se cfare ofertash kam pas une keto 20 vjet personalisht nga ata madje edhe nga Rama ne dhjetor 2005, prej 2008 nga Doktori dhe tashme edhe nga Basha dhe madje edhe nga Meta ne 2008 dhe do e mesoje se une skam pike interesi per tu rreshtuar prane asnje partie politike dhe kete e kam thene edhe publikisht smiley Tani mos qaj smiley

ti qenke me rende se c'te dija. Shko te Cani se i kerkon me qiri gjenite si ti qe i kerkojne ngado.

Ti ne maje? Hhahahahaaa... lere pash Zotin! Ti je nje lehes me pagese qe nuk shpreson te marresh as aq sa mori Veliaj.

Genje ndonje truthare, nese ka ngelur ndonje, se ty or lum miku jo qe nuk te fton kush, por ju ben alergji thjesht vetem kur ju permend emrin dhe kete ta them me pergjegjesi se njoh nga ata qe jane ne skalionin e pare te politikes.

Ik vajto tani se uji i gamiles tende po mbaron. Do katandisesh te shkruash parathenie librash per Eleonorat e Tiranes si Artan Fuga.

o loqe po une nuk thashe qe do garoj ne zgjedhje perkundrazi thashe qe sjam i interesuar fare per tu perfshire hahahaha oh cfare loqe hahahaha (ti nese njeh ndonjerin lart kjo do te thote qe nje here te rastisi te uleshe ne karriken e pare te salla dhe ky eshte momenti qe ti kishe afer Kryetarin i cili po mbante fjalim ne skene smiley

o koqe, qaj se ta mori ne kthese edhe Vilajet Qyrku, ky me gjase do trashegoje PS, ndersa ti do kesh fillu lojen e dominove. Per kete pune u prishe edhe me Ramen, por duhet thene qe Rama s'eshte aq budalla sa e kujtojme, diti ne kete rast ke zgjedhi.

Sa per kete postimin e dyte, PD copa mishi donte aty te dilnin sa per thene qe ka nje kundershtim te larmishem, por ne fakt gaboi. Njerezit u moren me shume se cfare ishte ti ne vend qe te merreshin me kauzen qe po protestohej.

p.s. u tall edhe Mero Baze me "opozitarin" Altin Goxhaj.

mendo u tall dhe Mero... si tja bej tani ... hahahahaha

sa loqe qe je smiley Per inat tim (sinqerisht qe se mbaj mend se kur ndodhi qe ti u ndjeve keq vite me pare por te siguroj qe nuk e dija lidhjen tende me ate... smiley ) je gati te behesh me Vilajet Qyrkun smiley O loqe Vilajeti ska konkuru me mu ndonjehere, thjesht nje here qe deshi te konkuronte ne 2009 e hodha nokaut smiley

ca thu mer se nuk te marr vesh? Nejse, muhabet pa bereqet...

smiley

sa qef e paske b.. mer. te gjitha komentet me b..pse nuk shkon ke Ambasada Pink.sevap do besh.

kush ta tha shoku i ngushte E.F. qe shkon rregullisht atje ? smiley

p.s. perderisa eshte muhabet bythe ky ketu, po respektoj standardin e shqipes prkatese smiley

E.F, E.V dhe G99 te kane lene targen ty, jane pozicionuar dhe jane atje ku jane. Kurse ti, me vjen keq ta them, je prodhimi tipik i tranzicionit, intelektuhalja gore pa shtylle kurrizore, mercenar , sa mjatas-djathtas me kauzen: Une leh me mire atje ku me paguajne me shume.smiley Je dhe pak donkishot ne betejen kuder soroizmit.Ne fakt nuk ke asgje principiale ne kete beteje, eshte thjeshte lufte hijnash per ca dollare me shume. Vilajetit cfare i bere me ato akuzat dhe denoncimet-show  ne prokurori, i rruajte topet.

Cfare targe mer badalla, une kur u mora me ta i lashe jashte skene ne 2009 dhe aty isha une perballe tyre tek per tek dhe i mban mend rezultatet smiley Ne 2013 ishin pjese e PS dmth asnje merite personale thjesht vullnet Ramiu ne emer te popullit socialist! Une vete jam aty ku kam dash me qene dhe asnjehere ne jete skam kerku me qene pjese e pushtetit politik por bej ate qe dua prej 24 vjetesh: rri ne pozicionin tim te lirise profesionale dhe intelektuale! Sot jam aktivisti me i rendesishem kritik i ketij Qeveriu sorosian dhe kjo eshte ajo qe kam kerkuar dhe asgje me shume! Secili eshte ne vendin e vet, diten qe u perballem ua tegova vendin: ne koshin elektoral e plehrave te 2009 smiley

Altin , kujton... se duke share kedo ndryshon opinionet? Gabon! Tanime ti njihesh per karakter te dyzuar .Njihesh si njeri qe vihesh ne sherbim per perfitim.Keshtu thone gjith kush te njeh.Tani ti duke share vec shton se nuk heq gje

e a men protesten e furgonave 8+1 pa licenc? aty ishte altini, n'rresht t'par. smiley

 

alke me ngaterrove me plakun tat, une isha te ajo protesta e taxive 8+1 me license smiley

cne gjith ky zell ti kthesh pergjigje gjith nikeve qe komentojn n'ppu?

ps; leni pleqt n'pun t'vet.
 

Ti je ai me gjithe mend? Ok aty me lart bera shaka. Se nuk e kam idene se kush je. Kerko falje tani per ca the. Lol

Meqe bere shaka falur qofsh smiley

Altin perse thua qe nuk ka shoqeri civile? Armet kimike kush i ndaloi?

Shoqeria civile ketu permendet ngushtesisht si sektor i OJFve! Armet kimike nuk i ndaluan OJFte perkundrazi ishin gati te benin lloj lloj pazaresh me to! Armet kimike i ndaloi aktivizmi qytetar pa OJF! 

Nese do te benim nje mareveshje tjeter fjale atehere sdo te permendnim termin shoqeri civile por sektor ojfsh

aha ok u sqarova tani.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).