Një i vdekur rihap çështje gjyqësore - Nuk është historia nekrofilike e Doruntinës, e as ndonjë histori nga Edgar Allan Poe, por e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Në fshatin Picar, pranë autostradës Tiranë-Durrës, ndodhet një pronë rreth 1.4 hektarë. Për këtë pronë shtetasja Xhemile Muça kishte fituar pronësinë, e kishte hipotekuar, madje e kishte shitur dhe blerësi, sot që flasim e ka certifikatën e pronësisë në xhep. Por diku nga viti 2004, një person nga Durrësi, i quajtur Sali.D, nis një gjyq dhe pretendon se prona ishte e tija. Gjyqi në fjalë, përfundoi në vitin 2008 në Gjykatën e Lartë dhe kjo gjykatë  e gjeti shtetasin Sali.D përgjegjës për falsifikimin e të gjitha dokumenteve të tij, njësoj siç e kishte gjetur përgjegjës dhe Gjykata e Apelit.

Por një vit më vonë, diçka krejt anormale rezulton se ka ndodhur në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Duke qenë se shtetasi Sali.D i kishte ezauruar të gjitha shkallët gjyqësore dhe pasi ishte gjetur fajtor për falsifikime, kërkon të vërë në lëvizje sërish gjyqësorin. Kjo nuk mund të bëhej nga asnjë trashëgimtar i tij për sa kohë që vetë ai ishte gjallë. Ndaj dhe të bijtë e tij, nisën procedurën nga e para, duke i bërë letrat sikur Sali D. ishte i vdekur. Por siç rezulton dhe në dosje, në seancën e parë të gjyqit në Apel, Sali. D është paraqitur në gjyq bashkë me të birin madje gjatë seancës ka kërkuar ndërrimin e trupit gjykues, kërkesa e tij është pranuar dhe trupi i ri gjykues është përbërë më pas nga Dalip Bushi, Flutra Skënderi dhe Gjin Gjoni. Ajo që e bën të pabesueshme këtë dosje, është fakti se ky trup i ri gjykues, në arsyetimin e vendimit të tij përfundimtar në vitin 2009, shkruante se kërkesa e të birit të Sali.D për hapjen e gjyqit ishte e justifikuar, pasi ai ishte trashëgimtari i Sali.D që kishte vdekur. Por në të njëjtën dosje, gjendet dhe procesverbali, ku vetë Sali.D në seancën e parë në Apel ka kërkuar ndërrimin e trupit gjykues. Një verifikim në gjendjen civile ka treguar se shtetasi Sali. D ka ndërruar jetë në vitin 2012, pra 3 vite pas dhënies së këtij vendimi.

Ky vendim i treshes së Apelit Gjoni-Bushi-Skënderi i dha të drejtën familjes së Sali D. të merrte pronën që kërkonte, ndonëse Gjykata e Lartë një vit më parë e kishte gjetur fajtor Sali.D për falsifikim dokumentesh.

Por vendimi  i treshes së Apelit : Dalip Bushi-Flutra Skënderi-Gjin Gjoni që shpallte të vdekur një person që në të vërtetë kishte imponuar me kërkesë hyrjen e tyre në trupin gjykues, vazhdoi odisenë e vetë dhe në Gjykatën e Lartë dhe më pas në atë Kushtetuese. Këto dy gjykata nuk e futën fare në shqyrtim këtë dosje, nuk kanë dhënë asnjëherë arsye përse nuk kanë reaguar ndaj një rasti kaq flagrant.

19 Komente

duket qarte:  ne kete  çeshtje gjithe  fajin e ka Saliu!.smiley

kjo tregon qarte qe Saliu ngriti shtet!!

o Belulo...s'e kam marr vesh kurre se c'te lidh ty me Saline kaq fort? Te ka bere ndonje nder ty a fisit tend?

noshke, e kam fjalen per Sali.D  une.  ky maskarai kerkon, padrejtesisht,  ti zhvase dikujt pronen.. apo se lexove fare temen ti....

Po si ta kesh emrin sali o Belul, cfare pret tjeter? Vecse krime dhe maskaralleqe. 

Po si ti besh gjyqtaret me kurset e plepave dhe ca me teper ti promovosh, nuk ta ka fajin tjeter njeri.

nuk mendoj se kane fajin plepat per kete rast, alidemso...  se ne Amerike e gjetiu e jep drejtesine nje   ''juri''   e perbere nga njerez   te profesioneve te ndryshme qe skane te bejne fare me studime juridike..    

pra ti mund te jesh gjykates e te kesh mbaruar shkelqyeshem ne universitetin juridik me te mire te botes,  por puna eshte:  o je i korruptuar dhe jep vendime abuzive,  o sje!

Gjin Gjoni mund te jete i plepave, por dy te tjeret jane me Diplome te para vite ve '90-te madje Dalip Bushi me nje pervoje te gjate si gjyqtar ne Fier ne vitet 80-te.

Po Gjoni ka nje problem specifik: ai eshte anetar i KLD-se dhe merr pjese ne vendime per gjyqtaret e tjere.

Ne Shqiperi nje gjyqtar qe ka qene ne burg per hajni behet Kryetar i Komisionit te Zgjedhjeve. Po ku ka bere vaki ne bote kjo? Mund te jete hajn ( si shumica e gjyqtareve )  e te behet Kryetar Komisioni, por jo te kete qene ne burg per hajni e te behet kryetar komisioni.

Vendosja e gjyqtareve te plepave eshte krim jashtezakonisht i madh dhe po ja shohm hajrin ne gjithe keto 20 vjet. Cdo mjellesh do korresh.

Po nuk eshte problemi Gjin Gjoni si emer. Keta jane te gjtihe Gjin Gjona nga i pari tek i fundit. Te vjen frike te thuash per ndonje emr qe eshet burre esnaf se ta plas tjetri me ndonej fakt surratit qe mos dish nga te vesh.

P.S. Jane hajna , si Gjozefina e fisit hajn te Qobajve qe i ka faturu makines se vet kur ishte Kryetare kuvendi, plot 6000 ( gjashtemije ) usd karburant ne muaj. smiley

E kupto vete ti qe pse shkruaj edhe me numra edhe me germa ate shifren, se vjen pastaj 2gj-ja dhe kupton gabim. smiley

 

Po të vdesi dhe Xhemilja e të kërkojë pronën. Cila fantazmë do dali më e fortë, le të fitojë.

PS: të 10-sha m'u në drejtësi që kemi ne.

sistemi i sotem gjyqesor eshte me kriminal se sistemi i kaluar.  te pakten atehere gjykatesit ishin me korrekte.  ishte sistemi ai qe vendoste ligje te ashpra dhe jo demokratike,por kur thuhej 25 vjet per agji-prop aq te denonte gjyqtari,apo 3 vjet per vjedhje ,perseri aq denoheshe.

tani qe ndryshoi sistemi dhe ligjet jane demokratike,abuzuesit jane gjyqtaret, dhe ne teresi sistemi politik kacako-hajdut qe llustren ideologjike e ka sa per te mashtruar .

drejtesia ne shqiperi eshte nje pazar ku fiton pruresi me i pare

Ky eshte nje rast i mire qe Prokuroria dhe Taks-Force te ushtrojne nje kontrroll te ndershem, te paanshem dhe te shohin se kush e ka shkel ligjin. 

..mire or mire  po...A kanë moral të kritikojnë drejtësinë djemtë e Artës? ..do pyeste populli demokracidashes smiley

Ky Gin Gjoni akuzohet per shume skandale (falsifikime) edhe per nje aksident me makine ku eshte i perfshire ai dhe gruaja e vet.

Shqiptarja 

Nuk besoj se ka njeri me hajdut dhe te korruptuar se sa ky , edhe Likes i vjen anash smiley

 Gjin Gjoni, sipas Malajt, ka fituar miliona euro nëpërmjet presioneve të bëra gjyqtarëve. 

Shekulli 

smileyshteti lixhor

Shredingeri i shkrete nje mace mezi  beri fantazem vec me llafe, ky paska paska zhduk Saliun, dhe me letra. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).