Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, në një intervistë për disa pyetje politike, si dhe për darkën e ditëlindjes së tij...

Roland Qafoku – Të dashur teleshikues, mirëmbrëma! Nisim emisionin “Debati në Channel One”. Unë kam ftuar sot zotin Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit. Mirëmbrëma dhe mirë se erdhët, zoti Meta!

         Ilir Meta – Mirëmbrëma, zoti Qafoku!

         Roland Qafoku – Për hyrje e kam bërë edhe me të tjerë, por ju bënë shumë përshtypje ambientet e “Channel One”. Ishit mësuar vetëm me “Ora News-in” me zotin Ndroqi?

         Ilir Meta – Në mos gabohem, ishte herë e parë që vija këtu dhe nuk e dallova dot që ishte një ambient tjetër.

         Roland Qafoku – Faleminderit! Zoti Meta, rastësisht sot ju jeni prezent në datën 7 prill këtu në emisionin tim “Debati në Channel One” dhe 75 vjet më parë Shqipëria është pushtuar nga Italia fashiste dhe ju, si personazh politik dhe forca politike që ju përfaqësoni dhe drejtoni, e keni gati si një nga kauzat tuaja atë të veçimit të vlerave që tregoi Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore. Cili është komenti juaj sot pikërisht në këtë datë që një parti e quante edhe ditë zie, edhe krenarie?

         Ilir Meta – Natyrisht, 7 prilli është një ditë e hidhur në kalendarin tonë, sepse është dita e pushtimit të vendit nga fashizmi, por, në fund të fundit, është edhe dita e fillimit të asaj rezistence, e cila do të pasohej nga Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe nga 29 nëntori i vitit 1944, dita e Çlirimit të vendit dhe e rikthimit të pavarësisë dhe lirisë. Prandaj sot padyshim që është dita për të bërë një homazh për Mujo Ulqinakun dhe për të gjithë ata patriotë...

         Roland Qafoku – Edhe për Abaz Kupin?

         Ilir Meta – Mendova se u shpreha shumë qartë: edhe për të gjithë ata patriotë që rrezikuan çdo gjë dhe jetën e tyre pikërisht për të treguar se rruga e pushtimit nuk do të ishte e pafundme dhe se populli shqiptar do ta fitonte lirinë përsëri.

         Roland Qafoku – Sot ka ndodhur një ngjarje, një incident. I është hedhur një kavo, një litar monumentit të Ahmet Zogut gati afër qendrës së Tiranës, diku afër ish-stacionit të Trenit. Cili është komenti juaj për këtë?

         Ilir Meta – Nuk e kam parë. E dëgjova pak më parë që ka ndodhur një ngjarje e tillë. Mendoj se është një ngjarje që meriton ndonjë koment të veçantë. Historia jonë është një histori me mjaft kthesa, me mjaft trauma, me një polarizim të skajshëm politik dhe ideologjik, por natyrisht veprime të tilla, për mendimin tim, janë eksesive dhe të panevojshme.

         Roland Qafoku – A jeni dakord me deklaratën e zotit Majko se nuk ishte tradhti ajo që Ahmet Zogu u largua më 7 prill?

         Ilir Meta – Unë besoj se Ahmet Zogut i takonte të qëndronte në Shqipëri dhe të luftonte malet e Shqipërisë, por, natyrisht, do ta kishte të pamundur të luftonte në fushat e Durrësit dhe të Tiranës. Këtë mendim ua kam shprehur edhe drejtuesve të Partisë së Legalitetit, madje edhe kryetarit të ri të saj, zotit Sulejman Gjana, me të cilin pata një bisedë shoqërore pak ditë më parë. Unë mendoj se Ahmet Zogu ka disa vlera, ka disa kontribute, sidomos që nga Kongresi i Lushnjës dhe në vijimësi, por absolutisht largimi i tij ishte jo vetëm shprehje e dobësisë së shtetit që kishte krijuar, por edhe e dobësive të tij njerëzore.

         Roland Qafoku – Megjithatë, zoti Meta, ju dhe bashkëshortja juaj keni qenë nga ata politikanë që e keni pritur familjen mbretërore dhe keni bërë deklarata goxha pozitive në vitin 2002 pikërisht për këto që ju thatë.

         Ilir Meta – Është një çështje tjetër. Janë gjëra të ndryshme, tjetër gjë është vlerësimi politik, është diçka tjetër një raport njerëzor, por duhet të kemi parasysh që në çdo rast, pavarësisht nga kundërshtitë dhe nga qëndrimet që janë mbajtur ndaj Zogut, i cili ka pasur ithtarët e tij, por edhe kundërshtarët e tij të ashpër, madje edhe në ditët e sotme, përsëri një gjë nuk duhet ta harrojmë që, lidhur me Mbretëreshën Geraldinë, ka një konsensus të përgjithshëm që ka qenë një figurë e paqme dhe e nderuar.

         Roland Qafoku – Nuk i ra në qafë fare Enver Hoxha.

         Ilir Meta – As Enver Hoxha dhe askush tjetër nuk i ka rënë më qafë, sepse vërtet ka qenë një hungareze që e ka dashur Shqipërinë edhe më shumë se shqiptarët, që erdhi dhe vitet e fundit të jetës i kaloi këtu, por jo vetëm kaq. Kjo lidhje është një gjë shumë e mirë edhe në raportin me këtë vend, sepse nuk është një lidhje e parëndësishme.

         Roland Qafoku – Për ta mbyllur këtë që e nisëm, për koincidencë, pak ditë më parë me vendim të qeverisë, të Kryeministrit zotit Rama janë kthyer në atdhe pas 50 vjetësh nga vdekja eshtrat e Eqrem Bej Vlorës.

         Ka pasur shumë komente, zoti Meta, madje edhe këshilltari i zotit Rama, zoti Shkreli ka thënë: “Po të isha në Luftën e Dytë Botërore edhe unë mund të isha ministër kuisling.” A keni qenë dakord ju me kthimin e eshtrave dhe me një ceremoni shtetërore zyrtare?

         Ilir Meta – Për sa i takon kthimit të eshtrave të çdo shqiptari që ka lindur dhe i takon kësaj toke nuk besoj se nuk do të arrinim të kishim konsensus që eshtrat e cilitdo duhet të prehen në vendin e tij. Për sa u takon vlerësimit dhe nderimeve, kjo gjithnjë mbetet relative, sepse mbetet edhe në vlerësimin e  këndvështrimit të cilitdo.

Roland Qafoku - Ju kishit ndonjë vizë të kuqe?  Rama kaloi vizën e kuqe, në këtë rast?

Ilir Meta - Jo, nuk kam thënë ndonjë gjë të tillë.

Roland Qafoku - Unë po ju pyes.

Ilir Meta - Unë dhashë një përgjigje në parim.

Roland Qafoku - Ok.  Zoti Meta, unë kam përgatitur një insert me 50 fakte dhe foto që është e përhershme në emisionin tim, mbi karrierën tuaj nga vitit 1990 dhe deri më sot politikan. Nuk e keni menduar ndonjëherë, sepse ju politikanët shikoni se çfarë bëni gjatë ditës besoj dhe aq më tepër ju që nuk e shikoni fare të shkuarën, kam përshtypjen. T’i ndjekim dhe pastaj i komentojmë në studio.

( 50 fakte dhe foto që nuk i dini për Ilir Metën.)

Kthehemi përsëri në studio. Zoti  Meta, kur e shikoni të kaluarën dhe karrierën si ju duket, sepse dy-tri herë buzëqeshët, në dy momente u habitët.

Ilir Meta – Buzëqesha, sepse nuk e di se ku e kishit gjetur atë foton me Namikun. Më jepni edhe mua ta kem një, sepse unë nuk e kam.

Roland Qafoku – Patjetër,  ka edhe gjëra të tjera që ju nuk i keni.

Ilir Meta- Prandaj duhet të bëjmë ndonjë check- in.

Roland Qafoku - Si ju duket karriera juaj? Jeni i kënaqur me këtë që keni arritur në politikë?

Ilir Meta – Karriera nuk ka qenë dhe nuk mbetet qëllim në vetvete. Është një angazhim i nisur si spontanisht por gjithmonë më duhet të kujtoj,  parimin e njohur të filozofisë: “Domosdoshmëria çan rrugën përmes rastësisë”

         Roland Qafoku – Zoti Meta, njerëzit kanë një interes shumë të madh të marrin vesh për ditëlindjen tuaj. E para, gëzuar datëlindjen! Edhe një qind!

         Ilir Meta – Faleminderit!

         Roland Qafoku – Pse kanë kaq interes të madh që ju të tregoni për ditëlindje? Pse është kjo? Çdo njeri e feston ditëlindjen. Pse në këtë rast, sepse kemi detaje, disa kritika, disa akuza?

         Ilir Meta – Nuk e di që një ditëlindje duhet bërë një objekt debati. Megjithatë, më vjen mirë kur politikanë të shquar dhe të pasionuar pas nekrofilisë, tani kanë filluar të merren me ditëlindjet. Në fund të fundit, është përparim. Është diçka më pozitive dhe është e drejta e tyre të merren me ditëlindjen time. Për mua nuk ka asnjë shqetësim.

         Roland Qafoku – Kjo quhet shpërfillje, zoti Meta, se jemi në një moment serioz tani. 650 të ftuar, 2 tonë verë, qindra karkaleca...

         Ilir Meta – Si shpjegohet që janë pirë 2 tonë verë dhe nuk është bërë asnjë aksident?

         Roland Qafoku – Ato palmat atje... Shumatorja e të gjithave: një ishull i ngritur vetëm për ditëlindje?

         Ilir Meta – Natyrisht, kur dëgjon këto... Ju nuk keni qenë vetë, apo jo?

         Roland Qafoku – Nuk më ftuat.

         Ilir Meta – Pra, i keni të dëgjuara edhe ju, ose më saktë të lexuara.

         Roland Qafoku – Unë nuk thashë çfarë mendoj, por të gjithë njerëzit thonë kështu.

         Ilir Meta – Të gjithë njerëzit?! Cilët njerëz?

         Roland Qafoku – Ata që janë shprehur edhe publikisht. Kam përgatitur një...

         Ilir Meta – Për shembull?

         Roland Qafoku – Të lutem, regjia, zonjën Topalli sinkron. Ta ndjekim dhe...

         Ilir Meta – Patjetër! Me kënaqësi!

         (Insert.)

         Roland Qafoku – Faleminderit! Qindra mijëra dollarë! Sa ka kushtuar ditëlindja juaj, zoti Meta?

         Ilir Meta – Shiko, unë nuk jam këtu që të merrem me politikanë dhe me politikane që vuajnë nga sindroma e Otellos. Kjo është një çështje tjetër.

         Roland Qafoku – T’jua shpjegojmë shqiptarëve çfarë bëri Otello.

         Ilir Meta – Sindromën e Otellos e keni të qartë në wikipedia se çfarë është.

         Roland Qafoku – Unë e kam të qartë, por ta përshtatim te zonja Topalli.

         Ilir Meta – Nuk ka nevojë. Është e qartë për qytetarët shqiptarë.

         Roland Qafoku – Se viktima ishte Desdemona.

         Ilir Meta – E rëndësishme është që në politikë të ruhen disa standarde të karakterit njerëzor, sepse sigurisht që gjëja më e lehtë është të shpifësh, por në momentin kur e tepron, edhe në shpifje, pa dyshim që ai të cilin përpiqesh të manipulosh, reagon ndryshe nga sa ti shpreson. Besoj se kjo nuk është hera që u ndodh edhe zëdhënësve të këtyre shpifjeve. Për rastin konkret, meqenëse ju e kishit kaq për zemër, dëgjuam që atje ishin mbjellë palma dhe pemë. Kjo është një gjë fare qesharake.

         Roland Qafoku – Pse?

         Ilir Meta – Do t’jua shpjegoj shumë thjesht juve dhe teleshikuesve. Ata thjesht, prandaj them se vuajnë nga sindroma e Otellos, ku një nga problemet kryesore ishte edhe ai i xhelozisë dhe i krijimit të një bote paralele e kështu më radhë; nga Vora në Lalëz sa kilometra është? Më pak se 20 kilometra, ta them unë.

         Roland Qafoku – Nuk duhen më shumë se 20 minuta.

         Ilir Meta – Dy kamionë me palma, me vazo dhe me lule, vajtje-ardhje sa karburant mund  të harxhojnë?

         Roland Qafoku – Deri këtu do të shkojmë, të llogarisim?

         Ilir Meta – Po, këtu duhet të shkojmë për t’u dhënë njerëzve mesazhin që kemi të bëjmë me sindromën e Otellos. Thelbi i së cilës është xhelozia, bota paralele, dyshimet, pasiguritë dhe marrëzitë, të cilat ai vetë, në fund të fundit, i përjeton dhe i vuan. Nuk kemi të bëjmë me shpenzime marramendëse, sepse jua thashë edhe një herë, për të marrë nga një kompani, që i ka këto palma dhe lule me vazo,  për t’i çuar në Lalëz, dy kamionë dhe për t’i kthyer, ngarkim-shkarkim nuk bën më shumë se 60 mijë lekë të rinj.

         Roland Qafoku – Tani 60 mijë lekë palmat e mora vesh, po këto 50 tualetet, zoti Meta?

         Ilir Meta – Kjo është një fantazi tjetër dhe natyrisht që, kur dëgjohen shifra të tilla, të cilat janë tërësisht larg së vërtetës, duhen pjesëtuar disa herë, pa dyshim që çdo qytetar shqiptar duhet të ulë galixhantin. Kërkoj ndjesë që po e them këtë, por ky ishte niveli, për fat të keq, i “Rilindjes demokratike” për katër–pesë ditë me radhë, lidhur me këtë ditëlindje, ku dihet që aty ishin të ftuar të gjithë: përfaqësues mediesh, opozitarë e kështu me radhë. Pra, nuk kishte asgjë për të fshehur. 

         Roland Qafoku – Pse nuk e ftuat zotin Basha?

         Ilir Meta – 500 kilogram karkaleca! Unë që isha i zoti i asaj feste kisha vetëm tre karkaleca në pjatën time. Nëse kolegët tuaj, që kanë qenë atje, kanë pasur nga një kilogram karkaleca, kjo është histori tjetër. Mijëra shishe verë! Marrëzi! Madje, nxjerrin edhe shishe në gazetën e partisë. Shishe gjoja 300 euroshe, të marra në Francë. Ndërkohë që aty nuk është shërbyer me shishe. Së dyti, unë mund t’ju them se...

         Roland Qafoku – Çfarë vere ishte?

         Ilir Meta – Ishte e llojeve të ndryshme. Nuk ka pasur vetëm një verë. Është shërbyer me enë të veçanta. Unë nuk ka parë në jetën time shishe vere 300 euro. Nuk e kam provuar as për vete, jo më ta bëja këtë gjë për miqtë e mi shumë të nderuar që ishin aty. Po ta ishte kaq shumë verë, do të kishte ndodhur edhe ndonjë aksident, sepse kanë qenë edhe shi atë natë. E gjithë kjo është një përpjekje e dëshpëruar e disa mendjeve mjaft të lodhura që nuk prodhojnë dot politikë dhe kërkojnë të prodhojnë baltë. Është e drejta e tyre. Nuk kam gjë për të fshehur. Përkundrazi, meqë edhe ju e paskeni me kaq merak.

         Roland Qafoku – Zonja Topalli e kishte më merak sesa unë.

         Ilir Meta – Nuk e shohim dot sindromën e Otellos për ata që e vuajnë, por për qytetarët, edhe për ju...

         Roland Qafoku – E keni edhe për zonjën Topalli?

         Ilir Meta – ...mund të jap këto sqarime. Shpenzimi për një person nuk ka qenë më shumë se 3,5 mijë lekë të reja. Që do të thotë, dy ose tri herë më pak, nëse do të ishte bërë te “Rogneri”, ose te “Sheratoni”. Për sa u takon palmave që janë vendosur atje, jua thashë se sa vete i gjithë shpenzimi. Ngarkim-shkarkim dhe 150 litra karburant nga Vora në Lalëz dhe kthim, me vazo sikurse erdhën. Gjithçka ishte thjesht një ide. Tenda gjigante, që ishte prodhuar gjoja vetëm për këtë ditëlindje, ishte vetëm një mashtrim.

Roland Qafoku – Pse?

Ilir Meta – Sepse, e para, ditëlindja është vendosur pak ditë përpara për t’u bërë dhe për t’u bërë në atë vend, për arsye edhe të numrit të njerëzve që u shtuan.

Roland Qafoku – Pak nuk ishin.

Ilir Meta – Unë do të doja të ishin 6 mijë, por nuk kisha mundësi. Pra, edhe në këtë rast, është thjesht një abuzim, sepse çadra të tilla bëhen këtu, janë kompani shqiptare që i kanë të gatshme, me elemente të parafabrikuara për të kompozuar gjëra të tilla. Kështu që...

Roland Qafoku – Kur mbaron, i heqin?

Ilir Meta – Patjetër. Çadra është vendosur për dyzet e tetë orë. Tani e merr dikush tjetër: bën aktivitet, dasmë, ditëlindje etj. Edhe qiraja e çadrës shkon më pak sesa të marrësh hotel “Sheratonin”.

Roland Qafoku – Më pak?

Ilir Meta – Më pak. Patjetër.

Roland Qafoku – Po dhuratat si ishin, zoti Meta? Për këtë jam kurioz më shumë.

Ilir Meta – Shumë normale. Ato që duhen deklaruar, do të deklarohen.  

Roland Qafoku – Kishte ndonjë dhuratë që ju bëri më shumë përshtypje?

Ilir Meta – Ajo e pikturave të zotit Rama. Ishte shumë interesante, sepse ishte shtrirë mbi të.

Roland Qafoku – Megjithatë, zoti Meta, unë po këmbëngul për faktin se edhe në rrjetet interesi ka qenë shumë i madh. Pse ndodhi kjo, sipas jush? Mirë kjo që po thoni në mënyrë të përgjithshme, megjithëse zonja Topalli ka emër e mbiemër dhe ka folur pesë metër para jush në Kuvend...

Ilir Meta – Sigurisht që ka folur dhe flet vazhdimisht...

Roland Qafoku – Edhe zoti Ngjela, po ashtu.

Ilir Meta – Flet vazhdimisht gjëra të tilla dhe unë nuk para preferoj t’i përgjigjem në Kuvend, sepse mendoj se vlerësimin për secilin prej nesh e japin qytetarët dhe ata nuk nisen nga ajo se çfarë themi ne, por nga ajo se çfarë bëjmë ne. Për zonjën në fjalë, mendoj se ato që ka bërë në vetëmenaxhimin e Kuvendit, nuk e nderojnë edhe në aspektin e respektimit të ndjeshmërisë të qytetarëve për shpenzimet e politikanëve. Mund t’ju them se unë kam një përqasje tjetër prej saj në këtë drejtim, duke kufizuar në maksimum shpenzimet e lëvizjeve të Kryetarit të Kuvendit. Jo vetëm kaq, por edhe për transparencën e menaxhimit të fondeve të buxhetit të Kuvendit. Por nuk dua të hyj në këtë çështje.

          Roland Qafoku – E lidhni këtë me atë që ka thënë zoti Braçe për të bërë padi në prokurori për shpenzimet gjatë kohës...

         Ilir Meta – Nuk dua të merrem me këto gjëra. Dua të them se është për të ardhur keq kur dëgjon politikanë të tillë të cilët shpifin jashtë çdo standardi. U morën me ngjalat dy vjet, ia panë hajrin. Tani merren me karkalecat.

         Roland Qafoku – A kishit ngjala, apo vetëm karkaleca?

         Ilir Meta – Vetëm tre karkaleca kisha unë për vete. Nuk e di kush ka pasur kaq shumë.

         Roland Qafoku – Pse nuk e keni ftuar zotin Basha? Nuk keni ftuar edhe shumë të tjerë, por le të ndalemi te zoti Basha.

         Ilir Meta – E kemi ftuar për reformën administrative territoriale: kjo është më e rëndësishme.

         Roland Qafoku – Po s’është ditëlindje ajo, zoti Meta!

         Ilir Meta – Nuk jemi këtu për “qoka”, por për të zgjidhur ca gjëra më të mëdha. Reforma administrative territoriale është më e rëndësishme, dhe ai po i largohet asaj ftese. Kjo i intereson qytetarëve. Kostoja administrative kursen 80 milionë dollarë. Nuk është pak, apo jo, dhe rikthehemi sërisht.

         (Publicitet.)

         Faleminderit!

         Rikthehemi sërish në studio.

         Zoti Meta, shumë minuta na mori ditëlindja, megjithatë...

         Ilir Meta – Ju i kërkuat vetë minutat për ditëlindje.

         Roland Qafoku – Zoti Meta, sapo jeni kthyer nga një vizitë në Kosovë. E ndoqa dhe ishte shumë intensive. Më bëri përshtypje vizita juaj në Manastirin Ortodoks në Deçan. Çfarë simbolike kishte kjo? Tashmë opinioni e di të gjithë historinë, debatet, përplasjet, por edhe investimet aty. Çfarë simbolike kishte kjo për ju?

         Ilir Meta – Natyrisht që kjo nuk ishte vizita e vetme, por ishte një aspekt domethënës i gjithë kësaj vizite në Kosovë. Sigurisht, vetë ky manastir dhe ekzistenca e tij për më shumë se 700 vjet deri në ditët e sotme, është edhe një tregues i bashkëjetesës dhe i bashkekzistencës së feve dhe komuniteteve të ndryshme, sepse, në fund të fundit, një rol të rëndësishëm për ruajtjen e manastirit kanë luajtur vetë shqiptarët e Deçanit. Natyrisht që përfaqëson një simbol të kësaj bashkëjetese edhe në kohët e reja dhe është një shfaqje e shkëlqyer e tolerancës së shqiptarëve të Kosovës. Prandaj edhe kujdesi për të mendoj se është kuptimplotë dhe u shërben atyre mesazheve të së ardhmes për një Kosovë demokratike, për një Kosovë Europiane, për një Kosovë që bazohet tek toleranca fetare dhe te pajtimi etnik. Për më tepër, ai ishte vërtet një manastir shumë i bukur dhe shumë interesant (unë nuk kisha qenë asnjëherë), dhe do të jetë një nxitës i fuqishëm edhe për turizmin në të ardhmen në atë zonë.

         Roland Qafoku – Zoti Meta, vijmë te politika, tek ajo që ju bëni çdo ditë. Në datën 15 mbushen 7 muaj nga qeverisja e koalicionit PS-LSI. Si do ta bëni një analizë të shkurtër të këtyre shtatë muajve? Natyrisht, 7 muaj nuk janë shumë, por edhe pak fare nuk janë, ka tendenca.

         Ilir Meta – Mendoj se janë 7 muaj që flasin për një maxhorancë që ka sjellë një frymë të re. Ka një qasje shumë konstruktive në të gjitha planet: me qytetarin, në radhë të parë, me institucionet dhe me opozitën. Absolutisht është një maxhorancë dhe një qeveri, e cila po ecën drejt realizimit të programit të saj, i cili në fazën e parë kishte, natyrisht, procesin e stabilizimit, sidomos atë financiar, sepse ka qenë një situatë mjaft e vështirë, aq sa ka qenë mjaft e vështirë për të identifikuar situatën reale financiare, borxhet e shtetit dhe borxhet ndaj kompanive private. Por, aktualisht, qeveria po ecën drejt fazës së dytë, asaj të realizimit të programit të saj dhe përqendrimit te rritja e punësimit, që është sfida më e rëndësishme që u intereson qytetarëve tanë.

         Roland Qafoku – Megjithatë, zoti Meta, kritikët, sidomos opozita, kanë një sërë rezervash për qeverisjen 7-mujore të koalicionit PS-LSI. Situata  kriminale, situata ekonomike, por edhe papunësia janë tri shtyllat, në të cilat opozita e ka përqendruar të gjithë bërjen e pozicionit të saj ndaj qeverisjes. Si e komentoni ju këtë?

         Ilir Meta – Problemi është se opozita është ende larg të ambientuarit me pozitën e re, ku e ka vendosur vota e qytetarëve shqiptarë, që është pikërisht të bërit opozitë dhe, njëkohësisht, nuk ka ende një reflektim për përgjegjësitë që ka për sa i takon situatës financiare të vendit, asaj ekonomike, problemeve të punësimit, apo edhe kriminalitetit, sepse këto nuk janë probleme të krijuara tani. Kemi dëgjuar vazhdimisht të flasin edhe për punën e Lazaratit, për kanabisin, ndërkohë që harrojnë se në momentin kur ishte mbjellë kanabisi në pushtet ishte PD-ja.

         Roland Qafoku – Ishit edhe ju me PD-në.

         Ilir Meta – Patjetër.

Ndoshta kjo mungesë aftësie për të reflektuar për të qenë të vërtetë, e bën shumë të pabesueshme dhe jo premtuese bërjen e opozitës nga ana e tyre.

         Për sa i takon qeverisë, unë mund të them se ka një dinamikë, një ritëm të qartë dhe një vullnet për t’u ndeshur me problemet dhe rezultatet po vijnë. Rritja e të ardhurave në tatime nga doganat është tashmë e qëndrueshme, është një trend i qëndrueshëm dhe në rritje të pandërprerë.

         Roland Qafoku – Si po funksionon koalicioni LSI-PS? Cili është ndryshimi me koalicionin që kishit me PD-në?

         Ilir Meta – Koalicioni po funksionon në mënyrë shumë konstruktive dhe bashkëpunuese, sikurse edhe ju e shikoni dhe e ndiqni.

         Roland Qafoku – Ne e shikojmë, zoti Meta, por kur e thoni ju është e rëndësishme.

         Ilir Meta – Patjetër që funksionon shumë mirë.

         Roland Qafoku – Cili është ndryshimi i koalicionit të partisë që ju drejtoni me një kohë tjetër?

         Ilir Meta – Sigurisht që ky është një koalicion i natyrshëm. Koalicioni me PD-në ishte një koalicion i imponuar nga rrethanat.

         Roland Qafoku – Dhe raporti juaj  personal në këtë koalicion me zotin Rama dhe me zotin Berisha. Me kë po qeverisni më mirë, me zotin Rama, apo me zotin Berisha?

Ilir Meta – Unë jam gjithmonë bashkëpunues dhe konstruktiv, dhe jemi duke bashkëpunuar shumë mirë me Kryeministrin Rama.

Roland Qafoku – Keni deklaruar se me zotin Berisha kishte raste kur kalohej viza e kuqe dhe e keni përmendur këtë. Me zotin Rama ka ndodhur të kalohet vija e kuqe?

Ilir Meta – Jo.

Roland Qafoku – Deri tani jo, apo do e thoni kur të mbarojë mandati?

Ilir Meta – Jo. Për shembull, një vijë e kuqe në kohën kur qeverinë e drejtonte zoti Berisha ishte çështja e ndryshimit të ligjit “Për SHISH-in”, sepse ishin ndryshime të pakonsultuara me NATO-n, ndërkohë që Shqipëria pas anëtarësimit në NATO kishte detyrim që për një periudhë 3-vjeçare për çdo ndryshim në legjislacionin që kishte të bënte me sigurinë kombëtare duhej të konsultohej me NATO-n, dhe NATO-ja na kishte paralajmëruar që do të kishte sanksione për Shqipërinë. Kështu që, natyrisht  ajo ishte një vijë e kuqe dhe ne këtë gjë e kemi treguar me qëndrimin tonë në Parlament ku dhe kemi parandaluar miratimin e një ligji që do të krijonte problem me NATO-n.

Roland Qafoku – Mund të bëjmë paralelizëm në këto momente që maxhoranca kërkon të largojë kreun e SHISH-it?

Ilir Meta – Nuk e kam dëgjuar këtë opsion. Mund të ketë mendime apo vlerësime të ndryshme nga deputetë të caktuar, por në fund të fundit, në emër të maxhorancës, aq më tepër për një rast të tillë, i takon të shprehet Kryeministri dhe ai nuk është shprehur për këtë gjë që thoni ju.

Roland Qafoku – Po ju, çfarë mendimi personal keni për këtë çështje?

Ilir Meta – Nuk kam ndonjë mendim për këtë çështje. Nuk kam ndonjë mendim, sepse nuk më takon mua të bëj vleresim, sepse nuk është një institucion...

Roland Qafoku – Megjithatë, qëndrimi juaj është i rëndësishëm.

Ilir Meta – Natyrisht që është i rëndësishëm, por është qëndrim më i rëndësishëm ai i Kryeministrit, sepse, në fund të fundit, Kryeministri ka përgjegjësi kryesore për sigurinë kombëtare dhe ky është një institucion që varet prej tij dhe duhet të varet prej Kryeministrit.

Roland Qafoku – Sa ndikoni ju te zoti Rama në mendimet e tij?

Ilir Meta – Ndikimi im ka të bëjë me programin e qeverisë, me objektivat e saj. Për sa i takon vendimeve të zotit Rama, ato janë vendime të tij.

Roland Qafoku – Zoti Meta, natyrisht që një nga pikat më të rëndësishme të qeverisjes është punësimi dhe ju disa herë jeni  kthyer vetë në drejtues të disa politikave për punësim, por zoti Meta, ne duhet ta themi që shqiptarët më shumë kanë dëshirë të punësohen në shtet sesa tek ajo politika që ju e keni proklamuar disa herë me fasonët, me ngritjen e fabrikave etj. Si  zgjidhet kjo? Si e zgjidh qeveria këtë dhe si e zgjidhni ju si drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Ilir Meta – Sigurisht që mundësia për t’i punësuar njerëzit në shtet po bëhet gjithnjë e më e paktë, dhe jo vetëm kaq, por edhe nuk është shumë produktive. Ne e dimë që një nga problemet më të mëdha që kishte dhe vetë Greqia ishte fryrja e administratës publike për arsye politike. Prandaj, në këto kushte prioritet merr gjallërimi  dhe xhirimi i sektorit privat dhe dhënia prioritet atyre bizneseve, të cilat në një kohë të shkurtër punësojnë më shumë qytetarë. Kjo ka qenë dhe arsyeja që biznesi fason apo i manifakturës në përgjithësi ka pasur një vëmendje të veçantë nga ana jonë për një kohë të vazhdueshme dhe përsëri vazhdojmë të jemi të fukusuar në këtë drejtim, ashtu sikurse bujqësia, agropërpunimi janë sektorë të tjerë, të cilët mund të rrisin shumë numrin e të punësuarve në një kohë të shkurtër.

Kështu që qeveria në këtë drejtim shumë shpejt do të aprovojë edhe një paketë, e cila do të krijojë shumë lehtësira për këto lloj aktivitetesh dhe investimesh me qëllim stimulimin dhe nxitjen edhe të sipërmarrësve për të rritur numrin e të punësuarve.

Roland Qafoku – Zoti Meta, kjo është edhe një lloj surprize, por jo nga ato surprizat që ju si politikanë i quani pozitive/negative. Ky është një shkrim juaji, zoti Meta, ju lutem regjia të më ndihmojë, që nuk e keni botuar, e keni shkruar gati dhjetë vjet më parë, por lidhur me këtë të punësimit mua gjithmonë më ka mbetur në mendje, sepse ju keni shkruar diçka  për një njeri shumë të dashur në jetën tuaj, ka qenë kryetari i grupit të shoqërimit tuaj, Kastriot Koçi, i cili nuk jeton më, por më ka bërë shumë përshtypje një pasazh që ju keni përdorur këtu: “Më kujtohet kur u bëra Kryeministër, e ftova Kastriotin për një kafe dhe i thashë se ai i kishte të gjitha cilësitë për të qenë drejtues ku të dëshironte. Pse, nuk je i kënaqur me mua, m’u drejtua Kaçi. Jo, i thashë me sinqeritet, por mendoj se ti ke goxha shkollë dhe përvojë  dhe mund të vazhdosh karrierën tënde, dhe sipas meje mund të rrijë kushdo me mua. Por, thotë ai, unë nuk e kam këtu, shef, për t’u bërë drejtor dhe për të bërë karrierë, por dua të rri me ju deri sa të mërziteni ju me mua”.

Ilir Meta – Këtë unë e kam shkruar, por cila është pyetja?

Roland Qafoku – Pyetja ime është: a ka njerëz të tillë që nuk duan të punojnë në shtet, nuk duan të punojnë drejtorë, nuk duan të bëhen dikushi në shtet dhe t’i kërkojnë këtë...

Ilir Meta – Absolutisht që ka shumë njerëz, të cilët punojnë në aktivitete private, të cilët kanë ndërtuar jetën e tyre, madje unë vazhdimisht edhe kur diskutoj me bashkëpunëtorët e mi në Lëvizjen Sociale për Integrim u kërkoj që t’i japim një prioritet shumë më të madh edhe në forcën tonë politike atyre njerëzve, të cilët kanë vlerat e tyre, kanë ndërtuar jetën e tyre dhe nuk vijnë në një forcë politike as për t’u bërë drejtorë, as për t’u bërë tatimorë apo doganierë e ku di unë, por vijnë sepse ndihen mirë dhe vijnë si qenie sociale, shoqërore për të thënë fjalën e tyre, për t’u dëgjuar, për t’u respektuar, dhe të tillë ka plot, janë pedagogë, janë sipërmarrës, nuk kanë nevojë si të thuash për shtetin, për ekzistencën e tyre, për personalitetin e tyre, por që natyrisht, si qenie sociale kërkojnë që kjo shoqëri, e cila po bën progres dhe natyrisht që do të bëjë progres, duke pasur edhe një politikë progresiste.

Roland Qafoku – Të ndjekim pjesën e dytë të insertit me pesëdhjetë fakte, pastaj kthehemi në studio.

Zoti Meta, tani i kemi të gjitha pyetjet e kësaj pjese për Kuvendin. Ata që ju njohin habiten me ju se sa tolerant, sa i qetë dhe atë Sali Berishën sa e toleron. Tani një çikë të drejtë kanë socialistët tani. Edhe aq kështu... E keni tepruar.

Ilir Meta– Jo, nuk  e besoj se ka ndonjë teprim nga ana ime si kryetar i Kuvendit. Teprimet, si gjithmonë, janë nga ana e doktorit.

  Roland Qafoku – Po Rregullorja?

  Ilir Meta – Rregullorja, në radhë të parë është bërë për të garantuar të drejtat e opozitës, sepse kuptohet se një shumicë e cila do ta bënte Rregulloren sipas interesave të saj, do të ishte një kërcënim për opozitën, për liritë e saj, për të drejtën e saj për t’u shprehur dhe për të qenë e përfshirë. Kështu që unë insistoj se është më mirë të akuzohem për tolerancë, se sa të akuzohem për arrogant, që do të thotë se Rregullorja është e rëndësishme dhe natyrisht që ajo na orienton të gjithëve, por edhe fleksibiliteti, mendoj,  në këtë rastin që ju përmendni, nuk është në dëm të parlamentarizmit. Ajo që e dëmton parlamentarizmin, shpesh është jo vetëm teprimi i Berishës, por edhe fjalori i tij i papërshtatshëm për atë përvojë, për atë eksperiencë që ai përfaqëson.

Roland Qafoku – Megjithatë, zoti Meta...   

 Ilir Meta – Dhe kjo është arsyeja që shpesh edhe deputetë të caktuar të maxhorancës, apo edhe një pjesë e opinionit mund të bëhen nervozë me mua.

Roland Qafoku – A keni merak se një ditë do ta humbisni atë qetësinë tuaj dhe mund të reagoni?

Ilir Meta – Jo, nuk ka për të ndodhur humbja e qetësisë, por kjo nuk do të thotë se rregulli dhe qetësia do të vendoset gjithmonë.

Roland Qafoku– Në këtë kontekst, Fatos Nano, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Sabri Godo, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi janë të gjithë politikanët që kanë dominuar politikën shqiptare nga viti 1990 dhe deri para, po themi, një ose dy legjislaturave. Dhe tani kemi një brez të ri, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha, Bujar Nishani, por edhe të tjerë. Pse, zoti Meta, ky brezi i ri që ka më shumë se 20 vjet diferencë është zëvendësuar me një brez politikanësh, por politika është përsëri grindavece me cic-mice, me të njëjtat zakone si edhe të vjetrit?

Ilir Meta– Unë kam pasur mundësinë që t’i takoj edhe brezit të parë, pavarësisht se kam qenë në një moshë shumë të re, por i takoj dhe brezit aktual. Ndoshta  dhe unë vetë jam i ndarë në dy breza, një brez pak më i rrëmbyer.

Roland Qafoku – Vendimmarrja juaj ka qenë...

 Ilir Meta – Në të kaluarën del një brez më i qetë, më konstruktiv, më bashkëpunues. Rruga e bashkëpunimit dhe e ndarjes së përgjegjësive është e vetmja rrugë që do ta fusë Shqipërinë në normalitet dhe unë mendoj se kjo maxhorancë po  tregon vullnetin për normalizim të jetës politike, të jetës institucionale. Ka një fjalor tjetër në raport me opozitën. Nuk do të thosha vetëm në Kuvend, por ju mund të shikoni edhe mbledhjet e qeverisë në të kaluarën. Në fakt ishte diçka jo e pranueshme dhe jo etike që në një mbledhje qeverie dhe në  mënyrë të vazhdueshme të gjesh mundësinë të jesh për të bërë politikë të karakterit partiak, kur dihet që mbledhjet e qeverisë kanë atë rigorozitetin e tyre, diskutohet për projektligjin, për projektvendimin. Këto janë gjëra shumë konkrete. Ndërsa sot shohim diçka tjetër. Shikonim sulme vend e pa vend ndaj opozitës, që nuk ishin të nevojshme në çdo aktivitet publik. Pra, ka një frymë tjetër, ka një përpjekje tjetër për ta normalizuar jetën politike, për ta respektuar opozitën dhe për t’u përqendruar te problemet që kanë qytetarët, sikurse është rasti më i fundit dhe përqendrimi te përshpejtimi i procesit të legalizimit, që ka qenë një problem i madh, një dramë e madhe për qindra e mijëra qytetarë shqiptarë.

Roland Qafoku– Megjithatë, zoti Meta, ju me zotin Basha, po flas maxhoranca me zotin Basha, nuk është se ka marrëdhënie shumë të mira mazhorancë-opozitë. Në disa raste debati ka arritur deri aty sa nuk bëhet fjalë për konsensus, nuk bëhet fjalë për bashkëpunim. Dhe ajo që ju thatë për reformën territoriale, që të paktën ata që e kuptojnë të gjithë janë dakord që ajo duhet të ishte kryer, duhet të kishte përfunduar ai proces, duket sikur nuk ka dritë në fund të tunelit. Si do të shkojë kjo?

Ilir Meta – Pa dyshim që dritë në fund të tunelit do të ketë, sepse reforma do të bëhet. Ne kemi treguar vullnet maksimal për ta bërë së bashku me opozitën. Nuk ka ndodhur asnjëherë që opozitës t’i jepet numri i barabartë në anëtarët e komisionit, pra 8 opozita, 8 maxhoranca, mundësia e bashkëkryetarit. Nuk e di nëse mund të ketë konsensus më të madh sesa kaq, kur raportet e numrave në parlament kanë një diferencë të theksuar. Ndërkohë që partnerët ndërkombëtar është i angazhuar për këtë reformë të asistojë, po financojnë dhe janë aty. Dhe për fat të keq zoti Basha në vend që të vijë në këtë takim, ku është ftuar dhe të japë idetë e tij, propozimet e tij,  nxjerr 100 pretekste dhe sebepe për t’iu larguar këtij takimi, kësaj reforme, të cilën në fakt e kërkojnë qytetarët, nuk është një reformë që thjesht e kërkon kjo maxhorancë. Kështu që ne do të vazhdojmë të jemi të qetë me opozitën, të jemi konstruktivë, të jemi të duruar, por pa dyshim që do të ecim dhe përpara në mënyrë transparente, në mënyrë të qëndrueshme, duke bashkëpunuar me qytetarët pa asnjë diskutim, me grupet e interesit, me mediat, me partnerët ndërkombëtarë, me të gjitha forcat e tjera opozitare në parlament dhe jashtë tij, të cilat janë të interesuara që vendi të ecë përpara.

Roland Qafoku – Absolutisht po. Unë e thashë dhe pak më lart që ata që kuptojnë se çfarë është reforma territoriale janë  të gjithë dakord që kjo duhet bërë, por në qoftë se opozita nuk merr pjesë, do ta bëni vetë ju si maxhorancë reformën territoriale, sepse zgjedhjet nuk kanë ardhur?

Ilir Meta – Pa dyshim që kjo reformë do të bëhet dhe zgjedhjet e ardhshme do të bëhen me ndarje të re administrative-territoriale.

Roland Qafoku – Domethënë ju jeni duke deklaruar se çfarëdo që të ndodhë...

Ilir Meta – Shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë 80 milionë dollarë për tekat e njërit dhe të tjetrit, ndërkohë që ato duhet të kthehen në investime dhe shërbime për ta.

Roland Qafoku – A keni pasur kontakt këtu me zotin Basha ju personalisht, zoti Meta? Të paktën zoti Rama ka pasur formalisht me letra.

Ilir Meta – Jo, kam pasur ndonjë kontakt, ndonjë aktivitet ceremonial ose ndonjë mbledhje, siç ishte takimi i fundit te Presidenti i Republikës, ku thjesht jemi përshëndetur.

Roland Qafoku – Për hir të së  vërtetës, zoti Basha është zgjedhur si kryetar i bashkisë me votat e partisë që ju drejtoni, pa të cilat fitorja nuk bëhej e mundur. Jeni penduar për këtë gjë?

Ilir Meta – Unë gjithmonë shikoj përpara.

Roland Qafoku – Ndonjëherë bën edhe histori me 50 faqe  me zotin Meta.

Ilir Meta – Ne për historinë kemi respekt.

Roland Qafoku – Zoti Meta, në Kuvend tashmë LSI-ja nuk është më një parti me 3-4 deputetë, që edhe me një telefonatë mund t’i mblidhje në çdo moment, në çdo orë, nga një qytet në qytetin tjetër. Si funksionon grupi parlamentar i LSI-së,  se nuk është grup i vogël tani?

Ilir Meta – Ju e keni fjalën për vështirësitë e rritjes?

Roland Qafoku – Jo, kam një pyetje tjetër unë.

Ilir Meta – Natyrisht që ky ishte një grup mjaft përfaqësues. Mendoj se funksionon shumë mirë. Me ata grupi ka një frymë shoqërore dhe solidare të shkëlqyer. Janë mjaft aktivë jo vetëm në parlament, por edhe jashtë tij, në aktivitete të ndryshme publike e sociale. Është  një grup që unë edhe kur i shikoj nga lart në karrigen e Kryetarit të Kuvendit, ndonjëherë bëhem xheloz pse nuk jam edhe unë atje i ulur bashkë me ta.

Roland Qafoku – Eh, sa do të donin ata të ishin atje te ju!

Unë e bëra këtë pyetje për t’i paraprirë një tjetre, se ju gjithmonë keni deklaruar: “Ne do të rritemi më shumë, do të dyshohemi, do të  jemi më shumë se kaq”. Kështu i bie të bëheni forcë e dytë e forcë e parë. E synoni këtë?

Ilir Meta – Nuk është e rëndësishme se çfarë rezultati arrijmë, se çfarë përqindje marrim, se jemi të tretët, të dytët, të parët. E rëndësishme është gjithmonë të jemi një forcë që ndihmon vendin të ecë më shpejt në rrugën e normalizimit, në rrugën e zhvillimit, në rrugën e emancipimit të politikës shqiptare.

Pak më parë harxhuam kohë për disa gjëra fare absurde dhe qesharake për mua, por që tregojnë që ende ka një nivel të papranueshëm primitiviteti politika jonë, një standard shumë të ulët politik, etik dhe moral, kështu që për ne është e rëndësishme kjo. LSI-ja gjithmonë ka sjellë risi, guxim, novacion dhe do të vazhdojë. Për më tepër që mbështetjen tonë kryesore e kemi te të rinjtë.

Roland Qafoku – Ju kërkoj ndjesë për një ndërprerje publicitare.

Zoti Meta, sot gazeta “Panorama” dhe mediat e tjera kishin një lajm sipas të cilit është një draft që po shkon në Kuvend, ku i hiqen kompetencat Presidentit të Republikës në lidhje me gjeneralët dhe disa çështje të tjera të ushtrisë dhe i kalojnë Kryeministrit.

Cili është komenti juaj këtë?

Ilir Meta – E kam lexuar si titull, por nuk kam pasur kohë të hyj në brendësi, por është gjë që do të diskutohet në parlament, ka procesin e saj. Konkretisht nuk mund të flas, sepse nuk e kam parë se për çfarë kompetencash bëhet fjalë.

Roland Qafoku – Për emërimin e gjeneralëve, dhënien e gradave.

Ilir Meta – Nuk e kam parasysh, por nuk besoj në çdo rast të jenë kompetenca kushtetuese.

Roland Qafoku – Bëhet fjalë për kompetenca kushtetuese.

Ilir Meta – Nuk ka se si t’i hiqen kompetencat kushtetuese. Kam përshtypjen që do të  jenë kompetenca që janë edhe me ligj dhe përsëri ndoshta me ndryshimin e ligjit mund të hiqen.

Roland Qafoku – Zoti Meta, në shpalljen e koalicionit me Partinë Socialiste në Shkodër, më kujtohet një detaj, ku ju dhe zoti Rama keni thënë që për tetë vjet do të punoni që Shqipërinë ta bëni anëtare të Bashkimit Europian. I mbeteni edhe sot kësaj deklarate apo premtimi që  brenda tetë vjetve Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së?

Ilir Meta – Natyrisht që ky nuk është një premtim ose nuk është një angazhim, i cili është i mjaftueshëm vetëm me angazhimin e njërës palë. Ky është një proces, i cili ka të bëjë edhe me palën tjetër, me Bashkimin Europian, por asaj që unë i mbetem dhe besoj ne i mbetemi, është pikërisht ndryshimi i Shqipërisë dhe realizimi i një Shqipërie të standardeve europiane brenda këtyre tetë vjetve.

Roland Qafoku – Dhe në qershor si e shikoni, do ta marrim statusin, se statusin kur e mendonim se mund ta merrnim, nuk e morëm?

Ilir Meta – Ishte një padrejtësi e madhe mosdhënia e statusit në dhjetor, që nuk duhet kuptuar si diçka që ka të bëjë me Shqipërinë, por si një pamundësi për të marrë një vendim të caktuar për shkak edhe të vetë mënyrës sesi funksionon Bashkimi Europian. Ne kemi parasysh veton holandeze, e cila solli një situatë bllokuese, por nuk kishte asnjë arsye përse Shqipëria të mos e merrte statusin në dhjetor dhe nuk ka asnjë arsye pse të mos e marr edhe në qershor. Megjithatë, kjo nuk është çështja jonë më e rëndësishme. Çështja më e rëndësishme është të vazhdojmë me reformat dhe njëkohësisht të përqendrohemi te ekonomia dhe punësimi.

Roland Qafoku – Drejtuesve dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian ju ua shprehni këto gjëra kështu, zoti Meta, sepse kam parasysh ditën që Serbia mori statusin e vendit kandidat, në faqen zyrtare të Serbisë ishte: Rusia, aleati ynë strategjik? Këto janë dy standarde krejt të ndryshme.

Ilir Meta – Çështja e Serbisë natyrisht që ka të bëjë me problemin e Kosovës, njëkohësisht. Pra, ishte një mbështetje dhe një inkurajim edhe për shkak të progresit të dialogut Serbi-Kosovë dhe prandaj e thashë edhe më përpara që nuk ishte një vendim i drejtë dhe këtë gjë unë personalisht ua kam shprehur edhe partnerëve tanë, sepse në fund të fundit vërtet ishin disa vende që nuk ishin mbështetëse, por ne e dimë shumë mirë që shumë vende të  tjera dolën hapur në mbështetje, ashtu sikurse edhe vetë Komisioni Europian bëri rekomandimin pozitiv dhe, në fund të fundit, komisioni është institucioni që bën vlerësimin  nëse u plotësuan ose jo kriteret. Shtetet natyrisht mbajnë qëndrime politike. Një shtet ka një arsye të brendshme dhe për shkak të saj është i detyruar  të mbajë një qëndrim që nuk është në përputhje me vlerësimin apo me rekomandimin e komisionit. Ne këtë gjë nuk e kemi në dorë. Ne kemi në dorë të bëjmë detyrat tona dhe ne do t’i bëjmë maksimalisht ato.

Roland Qafoku – Dhe në qoftë se do të themi, e pamendueshme, se në qershor nuk do të na jepet statusi?

Ilir Meta – Ne do të vazhdojmë me reformat.

Roland Qafoku – Po kjo do të ishte shumë e rëndë, zoti Meta.

Ilir Meta – Natyrisht që nuk do të ishte aspak një moment i këndshëm, përkundrazi, por, në fund të fundit, duhet të kemi parasysh që ne do të bëjmë gjithçka që varet nga ne.

Roland Qafoku – A ka gjëra që nuk i ndani bashkë të njëjtin mendim me Kryeministrin Rama, zoti Meta?

Ilir Meta – Natyrisht që edhe mund të ketë, por nuk e kam parasysh se për çfarë e keni fjalën.

Roland Qafoku – Mund të na e thoni.

Ilir Meta – Për sa i takon çështjes së këtij raporti, që duhet të kemi me opozitën,  me institucione të prioriteteve kryesore të programit të qeverisë, ndajmë qëndrime të përbashkëta.

Roland Qafoku – Zoti Meta, ka disa zëra që mendojnë se duhet të ketë ndryshime në qeveri për t’i dhënë një impuls. Ju vetë në të gjithë karrierën tuaj 24- vjeçare (unë e kam ndjekur me shumë vëmendje, madje edhe nga faktet që më dilnin), keni qenë gjithmonë për rinovime, për ndryshime, ndryshime të stafeve, por edhe të ministrave. A është ky momenti që duhet të ketë ndryshime në qeveri?

Ilir Meta – Mendoj se kjo është një iniciativë që i takon Kryeministrit, sepse ai ka përgjegjësinë kryesore dhe mund të bëjë vlerësimin më të mirë të funksionimit të ekipit, sepse, në fund të fundit, ka marrë edhe përgjegjësinë kryesore.

 Nevoja për ndryshime gjithmonë lind që ditën e parë, pasi është krijuar një qeveri, sepse gjithmonë shkohet me mendimin sikur të ishte bërë kështu, sikur të ishte bërë ashtu.  Kjo është një qeveri, e cila duhet mbështetur, e cila ka prodhuar një dinamikë të mirë qeverisje ambicioze, e cila duhet motivuar akoma më tepër për të dhënë rezultatet që priten.

Roland Qafoku – Megjithatë, unë e kisha fjalën për ministrat e LSI-së. Cili është mendimi juaj? A ka nevojë të ndryshohen, të zëvendësohen?

Ilir Meta – Unë jam shumë i kënaqur me angazhimin e tyre. Megjithatë e thashë edhe më parë, që gjithmonë është prioritet iniciativa e Kryeministrit për të bërë ndryshime në  qeveri.

Roland Qafoku – Qartë. Zoti Meta, është e vërtetë që ju po organizoni një vizitë të mundshme bashkë me bashkëpunëtorët tuaj dhe me zotin Rama, të presidentit amerikan Barak Obama në Shqipëri?

Ilir Meta – Nuk e marr dot këtë meritë përsipër. Është hera e parë që dëgjoj që unë po organizoj diçka të tillë.

Roland Qafoku – Vetëm kur të dilni dhe të jepni deklaratë për shtyp.

Ilir Meta – Del përtej...

Ilir Qafoku – Sepse ftesat janë bërë, zoti Meta.

Ilir Meta – Nuk e di, por del përtej fuqive të mia kjo gjë.

Roland Qafoku – Zoti Meta, ju keni deklaruar disa herë, edhe në disa mesazhe që më vijnë këtu, për riorganizime të strukturave të LSI-së. Çfarë do të thotë kjo, pas fitores dhe koalicionit me Partinë Socialiste? Çfarë presupozon kjo?

Ilir Meta – Çdo forcë politike, në këtë rast edhe LSI-ja, ka normat e saj organizative. Ka nevojë vazhdimisht për t’u ripërtërirë, për t’u riorganizuar, për të forcuar pikat e forta, për të përmirësuar pikat e dobëta, sepse natyrisht është një mekanizëm i cili ka problematikat e veta dhe në këtë kuadër gjithmonë lind nevoja për përmirësime, për riorganizime, për ndryshime. Janë pjesë e një procesi normal.

Roland Qafoku – E kisha fjalën sepse ne jemi përpara zgjedhjeve lokale. A kanë filluar përgatitjet, po themi ideore, me ide, se çfarë do të ndodhë dhe se çfarë do të bëhet?

Ilir Meta – Nuk do të ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Do të ndodhë një konfirmim i rezultateve të 23 qershorit edhe në zgjedhjet vendore dhe natyrisht për këtë ka nevojë për përgatitje të mëtejshme.

Roland Qafoku – E kisha fjalën më shumë për atë që ne gazetarët e quajmë “betejën e Stalingradit”, për Tiranën.

Ilir Meta – Çështja e Tiranës nuk mendoj se ka shumë komente, pikëpyetje, sepse dihet që diferenca midis dy koalicioneve është të paktën 50 mijë vota.

Roland Qafoku – Si do të jetë kandidati, pavarësisht se është herët, do të jetë i PS-së apo mund të jetë edhe i LSI-së?

Ilir Meta – Është shumë herët për të diskutuar për çështjet e kandidatëve dhe për çështjet e zgjedhjeve vendore, por zgjedhjet vendore në tërësinë e tyre do të konfirmojnë në mënyrë bindëse maxhorancën aktuale.

Roland Qafoku – Jeni i bindur për këtë?

Ilir Meta – Më shumë se i bindur.

Roland Qafoku – Zoti Meta, në mënyrën si funksionon Kuvendi, jo vetëm seanca parlamentare, si e mendoni, mund të funksiononte më mirë Kuvendi apo ka gjëra që ju i vlerësoni dhe i pëlqeni, sepse po e nis nga fundi, nga etika, lë shumë për të dëshiruar dhe ju e përmendët në disa raste, me të vërtetë shumë qytetarë mbyllin televizorin.

Ilir Meta – Ose ulin zërin kur flet ndonjëri. Etika lë shumë për të dëshiruar, jo vetëm etika, por edhe vetë efektiviteti, sepse parlamenti është e rëndësishme të fokusohet edhe në cilësinë e legjislacionit të ligjeve që prodhon. Jo vetëm kaq, por edhe të ndjekë edhe zbatimin e tyre në mënyrë që procesi ligjvënës të jetë një proces që të sjellë gjurmë reale në shoqëri, të mos jetë një proces fiktiv.

Pra, parlamenti ka mundësi të bëjë shumë më tepër sesa bën, por për fat të keq,  përpjekja  e opozitës për të krijuar një debat ose për të agravuar një debat artificial vazhdimisht, me qëllim që pas këtij debati të dalin e të thonë se sa shumë po persekutohet nga maxhoranca aktuale, natyrisht që ia bjerr të gjithë energjitë pozitive parlamentit dhe deputetëve dhe sigurisht të gjitha këto energji shpërdorohen në atë përplasje të pakuptimtë që ndodh vazhdimisht për çështje të cilat nuk janë thelbësore dhe të cilat nuk e ndihmojnë as opozitën  të rritet, dhe që të rritet ajo ka nevojë për kauza të rëndësishme dhe të besueshme, por edhe për të përçuar mesazhe pozitive, mesazhe për të ardhmen. Nuk mund të rritesh duke thënë se tani është keq, se nuk jam unë në pushtet. Është një mesazh që nuk shkon, nuk pranohet nga qytetari, aq më tepër kur jemi ende në fillimet e një qeverie të një maxhorance, të cilës i duhet dhënë kohë për të provuar aftësitë dhe kapacitetet e saj, ndërkohë që këtë kohë opozita do ta fitojë për t’u rishpikur në kuptimin e mirë të kësaj fjale, pra për të marrë përgjegjësi të reja dhe jo thjesht duke u qarë për atë që iku.

Roland Qafoku – Megjithatë, sipas jush, a ndikohet kjo edhe nga fakti që kryetari i opozitës nuk është në Kuvend? Pra, nuk është pjesë e grupit parlamentar?

Ilir Meta – Kjo nuk do të thotë se opozita është pa lider në Kuvend.

Roland Qafoku – Më kujtuat atë që zoti Berisha shpeshherë ju drejtohet me fjalët: “bashkëkryetar”. Si ndjeheni në ato momente? Ju, në fakt, e keni thënë përgjigjen.

Ilir Meta – Unë nuk mërzitem çfarëdo që të thotë Doktori, është e drejta e tij dhe, natyrisht, është e drejta e tij dhe e Partisë Demokratike të bëjnë politikën e tyre në Kuvend dhe jashtë tij. Për mua është e rëndësishme që opozita të mos provokohet në Kuvend. Jo vetëm kaq, se kjo nuk mjafton, por e thashë sepse në të kaluarën opozita provokohej vazhdimisht në Kuvend, gjë që është e papranueshme për mua si Kryetar i Kuvendit.

E dyta, opozita të përfshihet sa më shumë në Kuvend, të japë kontributin e saj. Nuk është se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka kualitetet, nuk ka njerëz me përvojë, nuk ka njerëz me të cilët kur flasin nuk ke se çfarë dëgjon e se çfarë mëson, por është shumë e rëndësishme që këtyre njerëzve t’u lihet mundësia që të tregojnë vlerat e tyre dhe të mos futen thjesht në rresht për të mbajtur qëndrime bllokuese pa asnjë kuptim.

Roland Qafoku – Megjithatë, kjo është punë e opozitës, sepse opozitë keni bërë edhe ju, zoti Meta, madje keni bërë opozitë të fortë deri në grevë urie me sakrifica të mëdha. Opozitë e urtë nuk është një gjë e mirë.

Ilir Meta – Askush nuk po i mohon të drejtat kësaj opozite, përkundrazi. Pra, nuk ka asnjë arsye për t’u sjellë në këtë mënyrë.

Roland Qafoku – Zoti Meta, kam një pyetje teknike që nuk e di ndoshta mund ta jepni ju përgjigjen, por ka një koicidencë që në vitin 2017 zgjedhjet e përgjithshme koicidojnë edhe me zgjedhjen e Presidentit, që është shumë e rrallë. Kush do ta zgjedhë Presidentin, Kuvendi aktual apo i riu?

Ilir Meta – Nuk e kam menduar kur qëllon kjo koicidencë, por jemi shumë herët për të menduar për këtë çështje.

Roland Qafoku – Jo, ajo është si është ligji.

Ilir Meta – Nuk e di tamam këtë çështje se nuk më ka shkuar në mendje. Ju e paskeni menduar më shumë. Nuk ka asnjë rëndësi nëse do ta zgjedhë ky Kuvend apo do ta zgjedhë Kuvendi i ri.

Roland Qafoku – Rëndësi ka sepse mund të ndryshojë maxhoranca, zoti Meta.

Ilir Meta – Nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim maxhoranca.

Roland Qafoku – Zoti Meta, përsëri te qeverisja. Ka disa akuza që bëhen nga maxhoranca, nga ministra të posaçëm që drejtojnë dikastere për kohën kur ishte në koalicion Lëvizja Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike. “Kështu e kanë bërë ata, kështu e kanë bërë ata”, por keni qenë edhe ju në qeverisje. Çdo të thotë kjo? Ka përplasje në këtë drejtim, fjala vjen, në Ministrinë e Jashtme-thotë ministri i Jashtëm, mund të jenë bërë këto e këto, fryrje të ambasadave, gjë që dihet se ajo kalon në komision, kalon edhe në parlament, apo iks ministri tjetër ka këto probleme. pse dalin në këtë formë këto probleme, zoti Meta?

Ilir Meta – Unë mendoj se përgjegjësia është individuale. Ne nuk u kemi ikur asnjëherë përgjegjësive edhe në të kaluarën, nuk do t’u ikim as sot apo në të ardhmen. Një nga arsyet që ne as nuk kemi kërkuar, as nuk kemi insistuar për të marrë drejtimin me koalicionin e ri me Partinë Socialiste të ministrive, të cilat LSI ka drejtuar në koalicion me Partinë Demokratike ka qenë pikërisht në respekt edhe të transparencës me të kaluarën dhe gjithçka tjetër më duket e panevojshme për t’u komentuar.

Roland Qafoku – Si është cilësia e diplomatëve shqiptarë, zoti Meta. Ju keni qenë edhe ministër i Jashtëm. Kohët e fundit ka debate edhe në komisionet parlamentare, por edhe në Kuvend për emërime, largime të ambasadorëve. Si është cilësia reale e ambasadorëve shqiptarë në botë?

Ilir Meta – Shqipëria ka një bërthamë ambasadorësh, të cilët do t’i kishte zili çdo vend i fuqishëm i botës që t’i kishte si ambasador të tij për sa i takon kualitetit, profesionalizmit. Nuk do të doja të përmendja emra, por një pjesë e mirë e tyre kanë shërbyer me të gjitha llojet e qeverive, që nga mesi i viteve ’90 e deri në ditët e sotme e që janë ende të rinj e aktivë, pra janë të standardeve më të larta ndërkombëtare. Ndërkohë që është për të ardhur keq që mbështetja për Ministrinë e Jashtme dhe diplomacinë në tërësi është mjaft e kufizuar, aq më tepër kur më duhet të flas për buxhetin, që është një buxhet tepër minimal për kushtet, për pagat e tyre që janë vërtet tepër dekurajuese. Një diplomat i mirë me ato cilësi që kërkon diplomacia, absolutisht që është shumë e vështirë të motivohet me këto standarde që ne ofrojmë, ndërkohë që në tregun privat për ato aftësi që ka mund të paguhet shumë më mirë. Ndaj është momenti për të qëndruar e për t’i dhënë një mbështetje më të madhe diplomacisë.

Natyrisht, duke bërë ristrukturim, duke rritur kualitetin jo thjesht te një bërthamë tashmë e konsoliduar ambasadorësh ose diplomatësh të nivelit të lartë, por në tërësi në gjithë këtë shërbim karriere, i cili ka nevojë për mbështetje shumë më të madhe buxhetore dhe financiare.

         Roland Qafoku – Po thoni se po përgatitet një paketë e re ligjore, fjala vjen për mbështetje financiare?

         Ilir Meta – Nuk e kam informacionin për këtë gjë, por unë do ta mbështesja me bindje të plotë një gjë të tillë.

         Roland Qafoku – Zoti Meta, a vlen shkurtimi i disa ambasadave?

         Ilir Meta – Nuk mendoj se shkurtimi do të na ndihmojë shumë në këtë drejtim, sepse është e vështirë të bësh edhe hap mbrapa, pra pasi hap ambasadë në një vend, të kthehesh mbrapsht dhe ta mbyllësh atë. Por unë mendoj se ekziston e gjithë mundësia që me një kuptim më të drejtë të rolit dhe të peshës më të madhe që mund të ketë diplomacia në zhvillimin ekonomik të vendit, një rritje e konsiderueshme e buxhetit për diplomacinë do të ishte asgjë në raport me rezultatin që ajo do të sillte pas.

         Roland Qafoku – Ju kërkoj ndjesë për një ndërprerje publicitare!

         Ndjekim publicitetin për t’u kthyer në pjesën e fundit të emisionit.

         (Futet publiciteti.)

         Faleminderit!

         Rikthehemi sërish në studio.

         Zoti Meta, një nga problemet më të rëndësishme të ditëve të fundit që diskutohet është situata e kriminalitetit. Unë e përmenda edhe pak më lart, por besoj se duhet të jetë edhe shqetësim juaji.

Pa bërë pyetjen e përgjithshme se si mendoni ju se do të luftohet, mos vallë ndryshimi thelbësor është ai ligjor që prokuroria të ketë atë vartësi si në modelin amerikan, në varësi të qeverisë dhe të mos kemi më atë debatin e famshëm që ka filluar, në qoftë se e keni vënë re, që “Policia i kap, prokuroria i liron, gjykata i liron”, ku edhe vetë ministri Tahiri ka qenë aktiv këto ditë duke i dërguar letër Presidentit në cilësinë e kryetarit të KLD-së që gjykata ka bërë këtë, gjykata ka bërë atë?

         Ilir Meta – Natyrisht, kriminaliteti është një sfidë, aq më tepër po të kemi në konsideratë që edhe situata ekonomike e sociale nuk është ajo që do të donim ne sot dhe ka impaktin e saj negativ. Por unë besoj shumë se ka përmirësime të ndjeshme dhe do të vazhdohet në këtë drejtim. Është e domosdoshme të ketë një bashkëpunim sa më të ngushtë midis policisë, Shërbimit Informativ dhe prokurorisë. Natyrisht të ndiqen të gjitha çështjet për të ndjekur pastaj çështjen e gjykatave. Por duhet të kemi parasysh që gjykata do të vendosë në bazë të një dosjeje të caktuar, mbi bazën e përmbajtjes së dosjes dhe procedurave sesi ajo dosje është realizuar.   

Kështu që  ky bashkëpunim duhet që në fillesën e  vet, që në momentin e parë që  fillon hetimi i një çështje dhe deri në fund të ndiqet me rigorozitet. Nuk  është një çështje e  thjeshtë, e lehtë, sepse  mendoj se nuk ka të bëjë thjeshtë me  mungesën  e vullnetit të bashkëpunimit dhe kështu me radhë, pasi të gjitha institucionet janë nën trysni të vazhdueshme, janë në ballafaqime të vazhdueshme, por  që  absolutisht është koha për të nisur reformën në fushën e drejtësisë. Besoj se shumë shpejt do të ecim në këtë drejtim për të  institucionalizuar nisjen e  kësaj reforme. Ky debat do të jetë i gjerë, gjithëpërfshirës, ku do të përfshihen edhe partnerët ndërkombëtarë dhe juristët më të mirë të vendit. Ky debat do të sjellë  edhe konkluzionet e tij për ndërhyrjet që duhen  bërë në sistemin e drejtësisë dhe për vendin që zë dhe duhet të zërë  çdo institucion i caktuar.

Roland Qafoku -  Jeni dakord që prokuroria të jetë nën varësinë e ekzekutivit?

Ilir Meta – Kjo nuk është thelbësore, por e rëndësishme është që prokuroria të bëjë punën me përkushtim dhe me profesionalizëm maksimal.

Roland Qafoku –Keni ndonjë vlerësim për punën e  prokurorisë dhe të  Prokurorit të Përgjithshëm aktual?

Ilir Meta - Nuk mund të bëj dot ndonjë vlerësim të veçantë, sepse ndoshta do të isha subjektiv, por ajo që mund të vlerësoj është se duket  që ka një frymë bashkëpunimi  me institucionet e tjera.

Roland Qafoku - Zoti Meta, ju jeni shprehur edhe  herë të tjera për reformën në drejtësi,  ajo që diskutohet më shumë sot është lufta ndaj korrupsionit, por në momentin që qeveria  çon disa dosje në prokurori akuzat e opozitës janë ndaj qeverisë, dhe në këto 24 vjet, këtë e kemi parë   gjithmonë në startin  e çdo qeverisjeje.

Zoti Meta, si do të shkojë kjo gjë?

Ilir Meta - Unë mendoj se kjo çështje duhet të ecë përpara. Qeveria ka miratuar një paketë antikorrupsion një nismë më të fundit, të cilat u kaluan edhe në Kuvend, që synojnë  në një goditje më të përqendruar, më profesionale ndaj këtij fenomeni, sikurse është gjykimi i këtyre çështjeve nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe njëkohësisht edhe konfiskimi i pasurive të të gjithë  personave që rezultojnë të korruptuar. Janë disa hapa të rinj që tregojnë vendosmërinë e  kësaj maxhorance, të kësaj qeverie, nuk janë të vetëm, do të ketë hapa të tjera dhe patjetër që kjo çështje do të ecë.

Roland Qafoku - Një nga këshillat e përfaqësuesve të BE-së ka qenë se korrupsioni luftohet më shumë te vetja, te qeverisja, që je duke bërë dhe jo tek ajo e kaluara më saktë nuk po shohim as tek e kaluara, as te kjo e tanishmja, zoti Meta.

         Ilir Meta – Unë mendoj se kjo është një çështje që do të ecë përpara me vështirësitë e saj, sepse vetë sistemi është i ndërtuar në këtë mënyrë. Vetëm, në një sistem diktatorial ka zgjidhje me arrestime brenda natës, dënime brenda javës e kështu me radhë. Pra, është vetë sistemi, i cili, ndoshta, nuk lëviz me atë shpejtësi që pritet ose që do të dëshirojmë, por absolutisht që do të lëvizë, sepse çdo ndryshim, për sa i takon sistemit të drejtësisë, nuk mund të bëhet në mënyrë të rrufeshme sado i drejtë të jetë, sado i domosdoshëm të jetë. Pra, kërkon kohën e tij, në mënyrë që të jetë i qëndrueshëm dhe i besueshëm.

         Roland Qafoku – E qartë. E kthehemi edhe një herë asaj çështjes që ju e keni pasur merak si LSI: 70-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe asaj nismës suaj për të bërë një organizim më zyrtar dhe më aktiv. A ka ndonjë gjë konkrete, zoti Meta, te kjo?

         Ilir Meta – Mendoj se duhet të ketë gjëra edhe më konkrete, sepse përpara kemi aktivitete të rëndësishme: kemi Kongresin e Përmetit, është 70-vjetori më 24 maj.

         Roland Qafoku – Dhe ajo godina atje, zoti Meta... Unë isha para dy ditësh...

         Ilir Meta – Ishit në Përmet?

         Roland Qafoku – Ajo godina e Kongresit të Përmetit ishte një magazinë e flakur, zoti Meta.

         Ilir Meta – Prandaj duhet një vëmendje më e madhe, sepse për një kohë të gjatë janë neglizhuar shumë vende të tilla, ku ka ndodhur historia e re e Shqipërisë, ku janë marrë vendime të rëndësishme dhe të mëdha, të cilat sollën edhe çlirimin e vendit më 29 nëntor. Njëkohësisht, duhet të kemi një bashkëpunim të shumë aktorëve dhe jo vetëm të qeverisë, në mënyrë që këto festa jo thjesht të përkujtohen, por të japin edhe një mesazh sa më të gjerë edhe të brezi më i ri jo vetëm në drejtim të respektit për veteranët, për familjet e tyre e kështu me radhë.

         Roland Qafoku – A është kjo, zoti Meta, një nismë e juaja dhe një mbështetje që ju jepni vetëm për votë, kur dihet që ajo luftë ka pjesën e krenarisë? Ne do ta themi këtë gjë, sepse jemi renditur në krah të aleatëve më të rëndësishëm,  atyre që jo thjesht fituan luftën, por atyre që ishin dhe kishin të drejtë, kishte edhe elemente të luftës civile.

         Ilir Meta – Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë fare me votat në këtë rast, por ka të bëjë me domosdoshmërinë e rivlerësimit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, sepse ka pasur përpjeke për ta denigruar këtë luftë, për të cenuar arritjet e saj më madhore, që ishin: çlirimi i Shqipërisë, rreshtimi i Shqipërisë me koalicionin fitues, shpëtimi i Shqipërisë nga një ndarje nga fqinjët. Një Shqipëri që nëse do të dilte humbëse, pa dyshim nuk do të ishte më Shqipëria që është sot. Ne e dimë shumë mirë se populli ynë bëri gjithë atë luftë dhe përsëri pati përpjekje të mëdha për ta vendosur Shqipërinë në palën e vendeve humbëse, duke shfrytëzuar faktin se Italia sulmoi Greqinë nëpërmjet territorit tonë. Nuk ka qenë një betejë e lehtë. Kështu që, lufta e partizanëve dhe partizaneve shqiptare është në themelet e kësaj Shqipërie që është sot, por edhe në themelet e një Shqipërie më të mirë që do të vijë nesër. Kjo Shqipëri më e mirë nesër do të bëhet duke nderuar kujtimin e tyre, por edhe duke u frymëzuar nga idealet e tyre.

         Roland Qafoku – Datat 28-29 dhe debati që është bërë ka qenë aq...

         Ilir Meta – Ai është një debat që e kanë zgjidhur veteranët dhe vetë gjermanët, që kanë thënë vetë se kanë ikur në datën 29. Ky është një debat i provokuar kot së koti nga politika këtu.

         Roland Qafoku – Zoti Meta, si e parashikoni pjesën tjetër të mandatit, kur ju keni marrë dhe keni dhënë shumë premtime si maxhorancë, edhe PS-ja, edhe ju si LSI? Qeverisja më e mirë nuk është ajo që i bën të gjitha punët mirë, por që bën pak gabime.

         Ilir Meta – Jam i bindur se ne do të arrijmë t’i mbajmë premtimet tona dhe në fund të këtij mandati do të kemi një Shqipëri shumë më të begatë se sa është sot.

         Roland Qafoku – Një premtim i përgjithshëm ky, sidomos pjesa...

         Ilir Meta – Nëse do të ishit më konkret, më pas do të flisja me gjëra ma konkrete.

         Roland Qafoku – Sidomos për pjesën ekonomike e kisha fjalën.

         Ilir Meta – Kur themi e begatë këtë kemi parasysh, pjesën ekonomike, punësimin, uljen e varfërisë.

         Roland Qafoku – Zoti Meta, kënaqësi që ju kisha në emisionin tim! Ndamë disa gjëra bashkë, që besoj se janë me interes për publikun.

         Ilir Meta – Edhe për mua ishte kënaqësi që më në fund mbërrita në studion tuaj!

         Faleminderit!

         Roland Qafoku – Faleminderit juve!

79 Komente

U morën me ngjalat dy vjet, ia panë hajrin. Tani merren me karkalecat.

smiley

deri ktu vajta, me vone e lexoj me nge.

looool 

Palmat i kthyem ne destinacion me kamjona, pas festes.

Kurse karkalecat u larguan me kembet e veta drejt detit, qe eshte vetem dy hapa larg.

Po pse te mos e talli me nder prapanicen Meta me ket' popull, xhanem!?!? 

Ky popull kete meriton!

postoi: admin

Ymer o admin, ymer!

smiley

Po pse me la mendja mua te lexoj gjithe ate shkrim kokebosh? Mesiguri qe eshte ndonje shaka me kripe e adminave kjo prurje, ndoshta per te peshkuar se kush budalla do e lexoje. hahahahahahahahahahahahhahah 

smiley

smiley

Po lexo, mer Kuaz, gjera me vlere, nga njerez te suksesshem, qe kontribuojne per memedhene, se horizontin zgjeron, largon nga neuronet gjera pa rendesi, i zevendeson me DIJE dhe NJOHJE.

Pershendes Prijesin e Diumviratit te Koalicionit Kunder se Keqes me nje performance te spikatme te Stivi Niksit.

         Roland Qafoku – Z Meta si ia menaxhuat qe ne vend te ishit ne hapsane sot u bete kryetar kuvendi?

Ilir meta-Kjo eshte si te pyesesh Pavarotin me meso te kendoj?smiley

 Ilir Meta – Do t’jua shpjegoj shumë thjesht juve dhe teleshikuesve. Ata thjesht, prandaj them se vuajnë nga sindroma e Otellos, ku një nga problemet kryesore ishte edhe ai i xhelozisë dhe i krijimit të një bote paralele e kështu më radhë

Ti haje mutin Frojdi, Ilirit tone!

edhe ai lakani, se me ate osht inoti me i modh!

Lakani-Lakani, Lakani-Lakani, po kshu eshte shqiptari, te huajin e ve ne maje te kokes te vetin e shkel me kembe. Po i ke te gjitha te kjo interviste mer Cimo. A do filozofi politike? A do psikoanalize? A do histori arti? Hape mer gojen, hape! 

Si shpjegohet që janë pirë 2 tonë verë dhe nuk është bërë asnjë aksident?

rhetorike ekselente! oratori e lindur. permbajtje shembullore! nuk di, jam pa fjale. 

Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë fare me votat në këtë rast, por ka të bëjë me domosdoshmërinë e rivlerësimit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, sepse ka pasur përpjeke për ta denigruar këtë luftë, për të cenuar arritjet e saj më madhore, që ishin: çlirimi i Shqipërisë, rreshtimi i Shqipërisë me koalicionin fitues, shpëtimi i Shqipërisë nga një ndarje nga fqinjët. Një Shqipëri që nëse do të dilte humbëse, pa dyshim nuk do të ishte më Shqipëria që është sot. Ne e dimë shumë mirë se populli ynë bëri gjithë atë luftë dhe përsëri pati përpjekje të mëdha për ta vendosur Shqipërinë në palën e vendeve humbëse, duke shfrytëzuar faktin se Italia sulmoi Greqinë nëpërmjet territorit tonë. Nuk ka qenë një betejë e lehtë. Kështu që, lufta e partizanëve dhe partizaneve shqiptare është në themelet e kësaj Shqipërie që është sot, por edhe në themelet e një Shqipërie më të mirë që do të vijë nesër. Kjo Shqipëri më e mirë nesër do të bëhet duke nderuar kujtimin e tyre, por edhe duke u frymëzuar nga idealet e tyre.

Meta 

Ne pijme vere dhe hame karkaleca, nen hijen e embel te cadrave, buze detit nanurites - u thote Meta veteraneve. Kurse juve ju keshillojme te ngroheni nen qiellin e ndotur nga smogu i SUV-eve tona, duke mbllacitur buke me gjize, si dikur, dhe duke kujtuar kohet e lavdishme te LANC-it... .

Kesaj i them tallje profesionale mendereje une! Perpara kesaj performance, Berisha duket amator fare!

Shiko, merre ket me poshte, beje copy-paste ne google translate dhe lexoje anglisht. 100% retorike engleze. Kujdes! Thashe engleze dhe jo britanike! 

Roland Qafoku – Kjo quhet shpërfillje, zoti Meta, se jemi në një moment serioz tani. 650 të ftuar, 2 tonë verë, qindra karkaleca...

         Ilir Meta – Si shpjegohet që janë pirë 2 tonë verë dhe nuk është bërë asnjë aksident?

         Roland Qafoku – Ato palmat atje... Shumatorja e të gjithave: një ishull i ngritur vetëm për ditëlindje?

         Ilir Meta – Natyrisht, kur dëgjon këto... Ju nuk keni qenë vetë, apo jo?

         Roland Qafoku – Nuk më ftuat.

         Ilir Meta – Pra, i keni të dëgjuara edhe ju, ose më saktë të lexuara.

         Roland Qafoku – Unë nuk thashë çfarë mendoj, por të gjithë njerëzit thonë kështu.

         Ilir Meta – Të gjithë njerëzit?! Cilët njerëz?

         Roland Qafoku – Ata që janë shprehur edhe publikisht. Kam përgatitur një...

         Ilir Meta – Për shembull?

         Roland Qafoku – Të lutem, regjia, zonjën Topalli sinkron. Ta ndjekim dhe...

         Ilir Meta – Patjetër! Me kënaqësi!

text book example! pa tallje. pikat kyc ne conversation: Natyrisht dhe pastaj, nje cike me vone, Cilët njerëz?

Tek "natyrisht" ka nje terheqje taktike qe me mire se gjithcka prodhon qetesi dhe zoterim te situates ne menyre te padyshimte, edhe pse subtile. Ndersa "cilet njerez?" eshte ofensive, permban pak tallje prej siperani, dhe jam i sigurte qe eshte thene ne menyren me te qete te mundshme. Ne nje fjale art carmatoses komunikimi. kto gjona nuk mesohen Ron, kto jon te lindme.

nejse mo, kush do me msu, mson.

Roland Qafoku – Nuk më ftuat.

Iliri e kupton qe Landi eshte "hurt" 

 

A ta kish marr mendja o Cimo se do vinte dita qe do kishim nje lider te tille?

Noli do te thoshte:

C'eshte ky sheqer kismet

hallvaxhine e pame mbret smiley

ika Rono. erdh ky robi i mihal gramenos. have fun. smiley

 

Po hiki dhe une "te pi nje birre" 

te premtoj qe eshte hera e fundit qe ua nderpres kilikosjensmiley

 Ilir Meta – Do t’jua shpjegoj shumë thjesht juve dhe teleshikuesve. Ata thjesht, prandaj them se vuajnë nga sindroma e Otellos, ku një nga problemet kryesore ishte edhe ai i xhelozisë dhe i krijimit të një bote paralele e kështu më radhë..

Kjo e permban dhe pergjigjen per Alben .Po sikur Alba me zamete shume eshte e Bardhe jo si Otellua .smiley Plus qe nje nga dhembkat  e saj eshte  Skarapalie ...Xha Abazi smiley

Naten florijt e PPU Emigrant dhe Roni ..... Ilac per heqje Stressi smiley Te vetmit qe shihni Perpara , jashte myqyryfwve te Fanatizuar 

 

Ti o qyq ato qe ata kane vjedh nuk i ndajne me ty, edhe sikur ti ndanin ti nuk do ti pranoje se eshte mall i vjedhur apo jo?smiley Keshtu qe pse u ben tifo kot.shume shume roje spitali do te te benin ne shenje veneracioni per socialistet e vjeter .

 Po c'ke moj tu keqen .Si tha Araniti ...Une jam i vjeter o Skenderbe .As Ka..in nuk e mbaj dot me dore smiley Plus qe na te dy kemi te njejtet Historiane me buke , si pike referimi smiley

Prandaj te them ata e mbajne vete kalin e tyre s'kane nevoje t'ua rruash ti smiley

Avashni mer cuna se ju zu orgazma kolektive. smiley

Fol o ilir kokelopa fol se shqiptari ha bar qe mos zihesh ti me tos camcakezin.

ai e popull i meriton lideret qe ka. Ne fund te fundit edhe shitja e shpirtit tek djalli per 2000 leke eshte njerezore...

O Like, ma jep njicik numrin e Tur labit me se e paska ndru prap.
 

po te Tan leprit e do..?.smiley

Meta rrëfen ditëlindjen në Lalëz: Më kushtoi 3.500 lekë për person

Ky na merr te gjitheve per idiota apo si ?

Si nuk i vjen zor njehere. Nicolas Sarkozy e nxine mediat ne France dhe i kujtuan 5 vite rresht se ne 2007 ne darken e fitores se Presidences shkoi e hengri darke ne nje restorant luksoz me nja 30-40 miq artiste e biznesmen..ketu tek ne ky maloku ben Garden Party me 600 rob e disave i duket normale... PTUUUU

RILINDJE E KUSAREVE

Left, Meta po ben lojen e Lulit  edhe vetdemaskohet duke bere darka dreka, pra demton rilindjen, edhe sulmon Qosefinen qe po don me e telendis Lulin.

Duhet ta duartrokisni jo ta shani.

Tani meqe je i bredshem, ca kjo sindroma Otello qi thote Meta per Tupallin,ndonje sindrome si ajo sindroma Pashuku?

Shume te poshter dolen keta te Lulit o Left ! Gjasme me still botojne lajme qe dhendri i Qosefines nuk ka pagu dritat dhe qerane kur ka qene me pune per qeshtje te kultures ne France e faturat i kane shku Ministrise se Jashtme. smiley

Duhet me e demasku Gjozin per pune konsumi benzine ne muaj perpara se ta beje prokuroria se e kupton vete ti : Llalla sebep do sepse Qosi ka votu kuner tij ne parlament me demek se ai a pa shkolle e i paditun. smiley Keshtu PD-ja fiton pike se del parti e paster per qeshtje te vjedhmesh, se me thene te drejten edh 6000 usd benzine ne muaj jane shume ne fakt.

3 Karkaleca per njeri,,,,, mire qe kishim mar konserva dhe sallam me vete se do kishin vderkur urie te ftuarit.smileysmiley

 

dhe permbledhur si gjithnje profesjonallisht nga xhibua smiley

sa ankoheni, o rober te Allahut! shkruaj o njeri komentin tend, tendin, te kaplloqes tende, jo koment per komentet i cili u pasua (siq e sheh) nga nje koment mbi komentin e komenteve....

ankesat per mungesen e bordit shkencor te peshkut pa uje serioz e akademik them se duhet te vijne nga rob qe nuk para i qas njeri ne borde akademike te verteta (ndaj dhe etja per korresponduesen virtuale).

ndajeni mendjen, situatave bizarre, personave bizarre, u shkojne vetem diskutime e komente bizarre, groteske, sarkastike. ndryshe eshte t'u japesh derrave berthama te lemuara midhjesh.

mbetem me shprese se do nokni sadopak. cheers.

nigjoni or burra,ni gja du me ju thane - Ilir Meta asht shemulli i gjalle,pse q'kjo Shqipni nuk bahet,e as s'ka me u ba !

ku e gjete kte? smiley

Jam pozitiv per ate ca kam thene. Iliri, perfaqson gjithcka qe eshte kunder principeve te funksionimit te nje shteti demokratik.Absolutisht.

Kjo vendosja e vetes ne pozitat e atij qe s'u prekin sterkalat e "baltes" te komenteve te te tjereve qe jane kunder jush,s'ju ben kurrfare sueriore,perkundrazi,sidomos kur nuk u  jepni respektin e duhur kundershtarit te denje,ju beheni te padenje ne perballjen me ta.Xhibi per mu,eshte nder cunat e mire te kesaj nahije dhe qe s'eshte nga ata qe mund ta fitosh davane,me sforcime llafesh denigruese kunder tij dhe kur ai i meriton.

mund ta fitosh davane

Pjeter kam nji lajm per ty.

Ka shume veta, qe ne peshk nuk vine me fitu.

faleminers per lajmin! smiley
 

ne momentin qe tendencioziteti i komentit si pergjegje, mbrrin ne pziten e denigrimit te tjetrit,lufta eshte shpallur dhe ambicja per te "fituar davane" eshte evidente. smiley

O Pjeter, se kshu ngatarrohesh ti najher (te kujtohet qe je ngatarru me mu, u bone gati me caktu venin e duelit, dy dur per nji koke the) - shikoje edhe nje here ket muhabet, kush i ka fol tjetrit i pari, kush vjen ne fund e u bo rreshtoren komenteve, ti kaq e ai aq, si komisari memo qe shperndau kripen, ene masanej kalo prap ne mesymje,po deshe smiley   Po te perdor terminologji zbori sepse dic me thote qe e ke ate njohje smiley 

ktu vim per muhabet shqip, o burre, dhe nuk dum te na e boj apelin asnji, as xhib, as lesh. dmth kujt s'i pelqejn komentet, t'mos lexoje komentus te caktum, ene jepi drejtim per vete.  per sa kohe nuk ka asnji koment personal e s'te del emri gjekund. nuk di a me kupto. secili te veten, or bab.

Eshte blog publik bre, s'eshte oxhaku elitar i yti ku e fton here pas here Ronin per konjak pas darke per te diskutuar ca gjera qe vetem ti i kupton, qe tani te vish dhe ankohesh se si ka mundesi qe komentet e tua edhe mund te komentohen, aq me teper nga ata qe s'kane komentuar para komenteve te tua.

Me nje llaf, shiko se mos je ftohur, se qe dimer i gjate ky lol

e qeshme me zor, xhibo. kjo po qe s'osht shenj e mire.

por seriozisht, mos me permend emrin neper konspektet e tuja, te lutem. nuk po te kerkoj shume.

Ore te ta permeni emrin ku ta gjesh, po kur shko e gerrmo komente te 2009-tes now thats fucking strange! 

ajo eshte semundje pastaj. s'po folim per at nivel. po i them thjesht vrej punen tate.

I can imagine how exuberant he must feel when after all that laborious work he finds the coment that you made in 2009 that contradicts what you're saying in 2014! smiley

 

Ti po ben si ato gocat e shendosha qe ankohen se po i gjuajne shume cunat capkene. smiley

A thua se une vdiqa te te jap apo marr muhabet ty; po kjo s'do thote qe eshte e ndaluar per te vene ne dukje traplleqet ne nje blog publik, ne emer te pronesise private te tyre. 

Get over yourself dude...or not, se duhet dhe gallata n'blog.

se duhet dhe gallata.

smiley

dhe kete po e thu ti? qe pak me para u ankove?

xhib, kemi qen shum mire secili per ara te veta. c'pate mer daje? bashke s'kemi asgje me komuniku. boll per ket pike - t'pakten nga ana ime.

 

Gallate ne pergjithesi ? Po Gallate je vet moj xhan , se po te mos ishe nuk ma Fshije mua  qe beja Gallate me Gallatat e tua smiley ! Dhe sa per me te  cqarue , se mos te duhet per Derstile ,

Gallataxhijt e Derstiles me Gallate shperblehen ...Ka thene G.Kruja smiley

heeeeuk ...c'eshte kjo breee???!!! smiley kemi moshe per xhevap-carcaf????

emo,ate "dhe kur ai e meriton" ne fun te komentit ,e kam shtu psacerisht per ate pjese qe t'ka ataku ty me te padrejte(sipas meje)

ps

sa  mire e make men or burre ate debatin me ty, qe dhe sot kur me kujtohet,skuqem deri m'dy veshet,jo per gja po kam qan xurxull dhe, megjithese xurxull, aty per aty, jam vetekzekutu  me shprehjen, "qenkam tregu k* komplet" per vehten time. smiley

ja psh, kte te fundit nuk e makam mend smiley

smiley

 

jam vetekzekutu

smiley

ja momente te tilla i japin peshkut vlere.

vetem respekte ke prej meje o pjetermustakuqi!

" ....por është qëndrim më i rëndësishëm ai i Kryeministrit, sepse, në fund të fundit, Kryeministri ka përgjegjësi kryesore për sigurinë kombëtare dhe ky është një institucion (SHISH) që varet prej tij dhe duhet të varet prej Kryeministrit..." 

  Nderkoh qe ne te gjithe ketu, dhe forca te tjera perparimtare ne Shqiperi, e kritikonim kete varesi te SHISH ndaj Kryeministrit te djeshem (Buall Mavrise), ketu nen kete Rilindje po betonizohet kjo varesi ndaj Kryeministrit. Si ta kuptojme kete gje.  Ne gjith boten demokratike, SHISH-et, (sherbimet e fshehta apo sherbimet e informacionit) varen nga komisioni (dhoma) e Sigurise Kombetare, ketu ne Shqiperi duan ta bejne ndryshe. Se pse keta te Rilindjes po vazhdojn ne rrugen e Buall Mavrise, ne rrugen e kundershtarit te tyre, kete gje ata duhet ta dine. Po s'duhet te harrojne se njerzit nuk jane budallenj. Mund te vazhdosh reformat e nje qeverie paraardhese, e nje qeverie kundershtare politike e jotja, nuk ka asgje te keqe te vazhdosh reformat demokratike, qe i sherbejne demokracise dhe shoqerise, por te vazhdosh dhe te thellosh nje reforme antidemokratike, nje reforme qe e ke kritikuar vete kur ishe ne opozite, kesaj une i them perversitet politik. 

 

" .... Roland Qafoku – Qartë. Zoti Meta, është e vërtetë që ju po organizoni një vizitë të mundshme bashkë me bashkëpunëtorët tuaj dhe me zotin Rama, të presidentit amerikan Barak Obama në Shqipëri?

Ilir Meta – Nuk e marr dot këtë meritë përsipër. Është hera e parë që dëgjoj që unë po organizoj diçka të tillë.

Roland Qafoku – Vetëm kur të dilni dhe të jepni deklaratë për shtyp.

Ilir Meta – Del përtej...

Ilir Qafoku – Sepse ftesat janë bërë, zoti Meta.

Ilir Meta – Nuk e di, por del përtej fuqive të mia kjo gjë..."  

  Nga ky debat ketu, edhe nga pergjigje te tjera, kuptojme se numri dy i shtetit shqiptar, nuk di shum gjera qe siç duket i organizojne te tjeret. Kush te tjere. Nuk kam gabuar kur kam folur (VQ) edhe per drejtuesit e prapaskenes shqiptare, pikerisht ata qe levizin guret. 

 Intervista nuk qe e keqe, sillte nje pasqyre te Ilir Metes, me te mirat dhe te metat e tij. 

 

nuk do ishte cudi qe levizjet e skenes politke ne Shqiperi akoma te drejtoheshin nga S.B.

shume veprime te cojne te mendosh se ai i ka akoma celsat e pushtetit ne dore dhe ka nje vazhdimesi te udheheqjes se tij

psh, seriali Fazllicit vazhdon akoma, shqiperia 1 euro tani ka hyre ne serine e dyte te filmit, projekti ullinjve nga komedi reale po behet realitet komik, rritja e borxhit vazhdon pa teklif sipas stilit te vjeter me jep te te jap kur ti marrim nga ata qe skane, marveshjet me greqine per detin erdhen prap si pilafi ne tryeze, thellimi i bashkpunimit me Erdoganin packa se ai nuk e ha sallamin, sheiku i skraparit si asi nen menge, lidhjet me Merkelin qe eshte e djathte etj, etj.

"Si po funksionon koalicioni LSI-PS?"

Pyt socialistet, ti presesh gjak s'u del.smiley

Cimo, je merzit kot them une. 

Ja shif xaken ti, i merr me liber shtepie te gjithe tere kohes. Ty edhe te pelqejne ndonjehere komentet. Ke pare ti ta veri ujin ne zjarr kush? Hic mer fare. Lere se xhibi eshte xheloz qe nuk ka shok sic ke ti Ronin ketu ne peshk smiley

p.s Po ca budallai dhe ky qe e pyet Meten kot per cmimet, ku ja ka haberin Meta sa kushtojne gjerat, a thua se blen vete ai. Meta ka gjak presidencial, si ky ketu http://www.nytimes.com/1992/02/05/us/bus...

Psh zotroten cfare e ha meraku qe do te dije  per Cmimet ...A po  te shqetesojne gazetret qe nuk dine  te Pejesen smiley

S'te keshnjem lexuar kur Jozefpercka nderhynte  "A je i marre? Po a flitet per gabime per kryesusksesorin Berisha qe ti can permes , me cmime te Ulta" smiley .

Te keshet bere dhe Ju ndonje hengerje mendje ose brerje mendjeje te pakten Per Cmimet e Berishes . Po per te heq merakun Largimi nga Skena i atij te Marri qe Ju ka mbush mendjen se beni Analiza per Ballkanin Rajonin Boten e me Gjere ...

Eshte gjeja me Vlere ne keto 25 Vjet ....Dhe kush eshte Normal e kupton qe i kane bere Sherbesen me te Madhe ketij Vendi e atij Populli !

Pas tij do shikosh si do bier Cmimi  i Gureve te Dominose smiley Dhe mo te mbetet Hatri . Do ti LUTESH Xhiboles te te mbaje  ne  Derstile ,Dhe mund te ndodhe ne se ajo e shndron Derstilen ne dyqan vjeresirash  me cmim pothuaj Falas ! 

Bravo gazetar, qe ne te gjithe kete interviste, u ceken 4 tema. LANC, ditelindja, zgjedhja e presidentit (pas 3 vitesh), edhe lehte ceshtja e drejtesise. Po ndonje gje per ekonomine, rendin, punesimin, borxhin publik, pushimet masive te administrates, emerimet e reja, rritjen e paralajmeruar te energjise elektrike, pensionet, transportin? 

 

Nuk kuptoj pse i permend. Duket qe nuk je informuar.

Per ato ska nevoje te pyetet se fajin e ka Saliu.

Te mbarosh Gjeologji Miniera dhe te perfundodh ne gazetar, keto tema do te ceken, sidomos kur je nga Skrapari! Dhe themi ne qe ka faj Ilir Meta " Jemi ne (Qafoku) pa eshte Ilir Meta!" 

skraparlli dhe gjeolog nuk shkon. oficer, mer Qafok, te ishe bo, edhe ua myllshe gojen gjith vlonjatve e tepelensve... 

Beks ka qene, kete e di mire, edhe kamerier, para se te behej gazetar! po Rrofte Ilir Meta thuaj, miku! Nuk eshte djali keq jo, por si te gjithe shqiptaret do haj nje cap buk! Do gjej noi byth ven, dhe e gjeti! 90 -2000 kohe arte! H-amerik! Kush desh, dhe kush kesh noi mik, u be! Po gazetaria, dhe politika jane zanate ne Shqiperi jo profesione, se do pak inteligjence prej verteti se merr njerzit me qaf! 

Rolandin e kam njohur personalisht dhe e them me bindje se eshte nje erudit perfekt. Gazetar shume i mire...

Po ndonje gje per ekonomine, rendin, punesimin, borxhin publik, pushimet masive te administrates, emerimet e reja, rritjen e paralajmeruar te energjise elektrike, pensionet, transportin? 

Po pse ore edhe me keto gjera do merret qeveria?smiley

Harrove qe u permend dhe Lazarati.

Laji komet Sali Berishes se po te mos ishte ai tani do ishe ne burg.

Brad , mo e luj me tutje !

Ka qene mardhenie simboitike jo parazitare, se pa Ilirin nuk kishte as pushtet ne 2009 

e ka dash si cunin e vet. te bo per vete Iliri.

 Për zonjën në fjalë, mendoj se ato që ka bërë në vetëmenaxhimin e Kuvendit, nuk e nderojnë edhe në aspektin e respektimit të ndjeshmërisë të qytetarëve për shpenzimet e politikanëve. Mund t’ju them se unë kam një përqasje tjetër prej saj në këtë drejtim, duke kufizuar në maksimum shpenzimet e lëvizjeve të Kryetarit të Kuvendit. Jo vetëm kaq, por edhe për transparencën e menaxhimit të fondeve të buxhetit të Kuvendit. Por nuk dua të hyj në këtë çështje.

Po, po. 

Yyyy sa e gjattt....vetem 7 perqind te intervistes lexova un...ja vlen me e lexu 100 perqin??

Bani reciprocitet zotnij te postimeve . Fshesaxhijte jane me me Nivel se JU . Asht ndie dhe njaj i presidences qe thirret presdient .Jo Interviste , por " kishte bere nje Material " smiley me t'shkapet toke gjith Europin per Demokracine . Dhe them se ajo qe na Intereson , shume gjithdijesh sidomos nga fusha e llogarise , mund te ngrejne Mjaft ptobleme qe shqetesojne Popullin Sot !

   

Ha, ku i vete mendja Kapos, jo ty dmth po Kapexhiut.

3500 per cope ishin vetem filtrat lejla te dritave, sipas Avokatit, i cili premton se do ti'a rrembeje cifligun e Ngjales. Patjeter do behet pishman kur ta vere se se sa shume i ngjan Ismail Qemalit sheiku i Skraparit, qe tani pa lene mjekren.

3500 leka te reja do te thote $35 x600=$20000.hic PO habili.

Jo Grande Kaka .Nuk hini jue tek llogaritarët .Ju hini tek Bathoristët e Mitingjeve me shpalos Fjamurët e 55  dhe Rëngëdënges .Sado që përpiqesh të përfaqësohesh hipur  mbi atë kafshë të nderuar , po ta them unë tye ....

"Po po .Do vi unë dhe atye .Nuk e doni Lalzin Jue se asht kapitalist "smiley

Albës i lejohet se xha Abazi dhe sh... smiley i kanë  demaskuar  me kohë Borgjezinë !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).