Inspektorati Qendror Teknik publikoi dje emrat e 45 kompanive që kanë abuzuar me cilësinë e shitjes së naftës me përqindje squfuri qindra herë më të lartë se standardi 10 %. Burimet zyrtare të IQT njoftuan dje se kontrollet janë bërë gjatë këtij viti dhe Inspektorati ka vendosur gjoba ndaj subjekteve, të cilat nuk kanë respektuar treguesit e standardit, duke qenë jashtë normave të lejuara nga rregulloret dhe ligji përkatës. Masa e gjobës së vendosur në këto raste varion nga 300.000 deri në 1.000.000 lekë. Gjatë inspektimeve është konstatuar se një pjesë e subjekteve kishin mungesë të dokumentacionit të duhur tekniko-ligjor për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Një tjetër kategori subjektesh rezultoi se kishin probleme me standardin e pikës së flakërimit, përqindjen e squfurit, jashtë normës ligjore. Inspektorati Qendror Teknik deklaron se mbetet i vendosur për të zbatuar me rigorozitet kërkesat ligjore në monitorimin e tregut për zbatimin e standardeve, duke mbajtur të informuar në vijimësi publikun dhe median. Kontrollet e IQT-së kanë gjetur abuzime në fakt në disa pika periferike të vendit, ndërkohë që kryeqyteti, i cili është edhe konsumatori më i madh i karburanteve, nuk përfshihet në listën e abuzimeve. Abuzimi me cilësinë dhe volumin në shitje të karburanteve ka qenë një kosto shtesë mbi koston e përgjithshme të karburanteve që qarkullojnë në tregun shqiptar. 

25 Komente

Abuzimi me cilësinë dhe volumin në shitje të karburanteve ka qenë një kosto shtesë mbi koston e përgjithshme të karburanteve që qarkullojnë në tregun shqiptar. 

Po gazetar i MAPO-s eshte . Nuk eshte se kam pritshmeri me te madhe.

45 kompanive që kanë abuzuar me cilësinë e shitjes së naftës me përqindje squfuri qindra herë më të lartë se standardi 10 %.

Me ndihmo pak: si i bie te jete disa qindra here me shume se 10%? Ja mos marrim disa por vetem njeqind here x 10% = 1000%. Pra perqindja e squfurit ne nje njesi nafte eshte 1000% e me shume? Dhe une kujtoja qe maksimumi mund te shkoje deri ne 100% squfur. smiley 

Eshte 10ppm ajo qe ky palla e ka bo 10%. qindra here me shume i bie te jete 1000ppm. Diesel D2 psh eshte 3000 ppm. Kshu qe thene me fjale te tjera, keto jane 45 kompani qe kane shitur D2 per Euro Diesel 10ppm. 

Pra 10 miligram squfur per cdo liter nafte apo jo? Nese eshte keshtu, atehere i bie qe 100 here mbi standartin te jete tek 10 miligram x 100 here = 1000 miligram ose 1 gram squfer. Ndoshta ky/kjo gazetarja e lexon PPU-ne dhe meson dicka, kuptohet nese di pak arithmetike se perndryshe nuk kupton gje. 

O Admina a ka mundesi ti beni "bllokazh" gazetes Mapo? Po eshte gazete skandale dhe turperon edhe PPU-ne qe ja percjell budallalleqet.

Ta zeme se une kam nje dyqan ushqimor dhe me vjen kontrolli ku nder te tjera konstaton se qumeshti me karton ka permbajtje tej normave te lejuara me alfatoksine apo me elemente toksite. Pervec bllokimit te ketij malli per shitje duhet te me veje gjobe mua apo firmes prodhuese apo importuese nese ka ardhur nga jashte? 

E njejta gje eshte dhe me karburantet. Nga ta di pika e shitjes se karburantit me pakice sesa eshte niveli i squfurit tek nafta qe tregeton dhe qe  ka blere nga nje furnitor tjeter?

E ka rregullu ligji kete muhabet shoku. Ato qe jane pika te bardha, pra qe nuk marrin gjithnje nga grosiste te caktuar, mbajne pergjegjesi vete per cilesine e karburantit qe shesin. Kurse pikat qe marrin gjithnje te i njejti grosist, nese identifikohen me logon e tij, nuk mbajne pergjegjesi per cilesine, por e mban grosisti qe i furnizon vazhdimisht.   

Dmth pike karburanti nga para, e laborator nga prapa. smiley

Ca te thote vllai jot. Hap syte ku blen me shumice nese do te shesesh me pakice  smiley   

pa breke ne bithe jemi, tjeter nuk kemi te themi...

Kuazo, po keto pikat e karburantit, nuk kane mjete matese kur vjen furnitori. Nuk thua shyqyr qe ka filluar kontrrolli, per çdo gje. Pa kontrroll keto vendet perendimore -qe kane me miliona emigrante- do ishin katandisur si Shqiperia dhe Afrika. Mund qe gjoba, ne fillim te jete e bute, si paralajmerim, por me mrapa, e ke vete fajin nese nuk merr masat. 

Pjerro po mire grosisti/furnitori qe ka furnizu shume pika karburantesh nuk paska faj? Kjo eshte qesharake sepse nuk po diskutohet qe nafta ka uje (sepse ne kete rast mund ti kete hudh uje edhe vete shitesi i pakices), por qe nafta ka squfur tejet normave te lejuara dhe ne kete rast duhet penalizuar burimi dhe jo cezma. Kesaj i thone menyre per te mbrojtur mafiozet.

Kuazo, sa do fikja kompjutrin, nuk eshte se nuk ke te drejte, eshte e vertete qe duhet gjobitur burimi/furnitori apo prodhuesi i pandergjegjeshem, por une u shpreha per kontrrollet qe shyqyr qe u zgjua shteti, se, po te krahasojme vendet kendej me Albanien dhe Afriken, veme re qe, kendej ka me shume kontrrolle se ne Albalie dhe Afrike. Naten i dashur smiley dhe le te shpresojme per me shume kontrrolle. 

Rendesi ka qe ALPET nuk eshte .

Kur kam jetu me Al, kjo firme tregtonte fuel me te mire. 

Pse, si, qysh, Brado, per ç'arsye. 

Sepse aty mbush makinen Pjero.

Ee hee, dmth, qe kjo firme e paska naften/dizelin te sakte, siç me the athere per nje firme smiley por qe une nuk ia vura veshin. 

Nuk e di per Naften por ka Benzine 100 Oktan dhe nuk kam pasur ndonjehere probleme.

45 kompanitë e karburanteve që abuzojnë me cilësinë

 abuzimi eshte ne gen te shqiptareve, ky nuk eshte lajm!

Inspektoriati te gjej ne Shqiperi jo 2,  po 1  kompani qe nuk abuzon me cilesine! smiley  

 

Hajde tabele hajde. A eshte perqindje apo ndoshta PPM? Nejse sido qe te jene numrat prap mut jane. Me keq se ato LHL qe desh me pru amerikoni, po njihere.

Po cilesine e djathit me niseshte si e keni?  

ai Kosta Shpk ne peqin nuk shiska nafte, por squfur dhe helm, qenka per me e vra per bese, apo nuk i kap kanuni keta te naftes?

nr 40. Gazi Oil.smiley. (Gazmendi paska emer te pershtatshem per kete biznes.).smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).