NJOFTIM PËR SHTYP nga ILDKP: Dhurata mbi 100 000 euro për kokë për dy inspektorë të tatimeve

Kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Artian Adil dhe Arjan Qafa

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit deklarues me funksion Inspektor Artian Adil pranë institucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. 

Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private të subjektit Artian Adil dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit të plotë, u konstatuan problemet si më poshtë vijon: 

1. Fshehje e depozitës në Raiffeisen Bank në emër të bashkëshortes në shumën 1.200.000 lekë në vitin 2007 dhe mbylljen e saj në vitin 2008.

2. Fshehje e depozitës në Intesa SanPaolo Bank në emër të bashkëshortes në shumën 3.000.000 leke(subjekti deklaron derdhje dhe gjendje në shumën 1.700.000 lekë).

3. Fshehje e depozitës në Societe General Bank në emër të bashkëshortes në shumën 500.000 lekë.

4. Fshehje e shtesës së depozites në Societe General Bank në shumën 650.000 lekë  dhe gjendjen e saj në dt.31.12.2008 në shumën 1.206.800 lekë, në emër të bashkëshortes.

5. Në deklaratën e interesave private Periodike /Vjetore të 2008 nuk ka deklaruar në emër të bashkëshortes depozitën në shumën 1,206,800 lekë si dhe llogarinë në shumën 556.804 lekë ( në këtë vit subjekti ka deklaruar vetëm llogari në shumën 500.000 lekë në emër të bashkëshortes).

6. Fshehje e llogarisë mbështetëse ne Societe General Bank në shumën 556.804 lekë në dt.31.12.2007 dhe ne dt.31.12.2008, si dhe pakësimin e saj në vitin 2009.

7. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimeve financiare ligjore për të ardhurat e deklaruara si dhurata në shumat 12.000 $, 10.000 $ dhe 80.000 $.

Për sa më sipër subjekti Artian Adil ka konsumuar elementët e veprës penale të “Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive te personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.  

________

 

Kallëzim penal ndaj subjektit deklarues Arjan Qafa  

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Arjan Qafa, me funksion inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.  

Në përfundim të verifikimeve të kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit Arjan Qafa, u konstatuan problemet si më poshtë vijon;  

1. Fshehje e depozitës në shumën 1.000.000 lekë në Raiffesien Bank.  

2. Fshehje të llogarisë rrjedhëse në shumën 2.400 Euro në Raiffeisen Bank.  

3. Deklarim të rremë për dhuratat në vlerën 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar cash dhe më pas kanë shërbyer si burim për blerje apartamenti.  

4. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor financiar të vlerës prej 70.000 euro të deklaruar nga bashkëshortja si gjendje cash në deklarimin e interesave private të vitit 2008.  

5. Deklarim i rremë për gjendjet cash të deklaruara nga bashkëshortja, në shumën prej 5.000.000 lekë e cila është përdorur si huadhënie duke përfituar; 900.000 lekë në vitin 2009; 900.000 lekë në vitin 2010; 1.200.000 lekë në vitin 2011,duke shtuar likujditetet cash për tre vitet në vazhdim me 3.000.000 lekë  vetëm nga interesat.  

6.Lidhur me kontratën e sipërmarjes për prenotimin e apartamentit me vlerën 40.000 Euro, subjekti ka paraqitur të dhëna kontradiktore në sqarimet e bëra në ILDKPKI, dhe rrjedhimisht deklarimet e tij janë të rreme.  

Për sa më sipër subjekti Arjan Qafa ka konsumuar elementët e veprës penale të “ Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.   

8 Komente

E shikon sa bukur eshte te jesh inspektor. Kane filluar kalamajte te thone se kur te rriten do te behen inspektore tatimesh apo gjykates, iku shoferi, mjeku apo ndonje sherbyes tjeter.. vetem atje po perplasen kokat e medha qe fitojne mbi 150 000 euro ne dy vjete !!!! zgjohuni njerez e ti kapim tagrambledhesit me hunj e sepata  - reforme agrare serish per be! se kur perqendrohet shume pasuria, duhet qe gjerat te shkartisen edhe njehere - per te miren e pergjithshme dhe belane e disave.. 

Bulkthi, po pse ore i ofendon mjeket ti mbase ne 2 vjet si kapin 150 000 euro ama ne tre vjet i thajne nese punojne fort. Ste prekin me dore ata po ske mesuar te kercesh Napolonin.

Shume bukur ILDKP!

Sa me fat keta keta te tatimeve dhe Gjyqtaret.  Kushurinjte u bejne dhurata deri ne 100 000 usd. smiley

Duhet me u bo gjykates mbase u hapet xhepi ketyre kushurinjeve te mi, se si tha edhe jovan bregu " Bar miu me pikatore" te japin smiley

Kam nje shokun tim nga Vlora ketu qe ka vellain ne doganen e Vlores (ne kohen e PD ky muhabet), bo vaki tani mund ta kene hequr, dhe me tregonte se si do ndahej toka e babait te tyre ne mes vellezerve. Te gjithe kishin nxjerre pretendimet e tyre, ndersa ky i doganes nuk bezonte fare smiley nuk kish asnje pretendim, kish bo vile menjane, biles iu afronte ndihme financiare dhe konsulence ketyre te varferve qe ziheshin per token e babait. 

Se ku lexova diku sot qe 'AKU' kishte kapur 200kg djathe te perzier me niseshte' ! 

Ca krimi monstruoz smiley

Prandaj me kercet neper dhembe ai djathi 400-450 leksh mua. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).