Shqipëria dhe Kina nisin të zbatojnë një marrëveshje për shkëmbimin e monedhave kombëtare për të nxitur tregtinë dhe investimet. Dritëhijet e skemës, si do të funksionojë ajo dhe përfitimet

Ende sot mbahen mend në qytetin e Elbasanit, punëtorët kinezë, të cilët tentuan të përfundonin “çlirimin e dytë” të Shqipërisë, Kombinatin Metalurgjik “Çeliku i partisë”. Kryevepra kineze nuk shkoi kurrë deri në fund, pasi prishja e marrëdhënieve diplomatike në mbyllje të viteve ‘70 i zbrazi edhe lagjet e Elbasanit nga kinezët punëtorë dhe gjimnastika e tyre e veçantë.

Pas viteve ’90, Kina u kthye gradualisht në një vend të preferuar për të blerë mallra të lira. Shqiptarët ndërtuan linjat e tregtisë dhe gradualisht diversifikuan produktet që importonin. Një pjesë e tyre udhëtoi jo pak herë në Kinën e largët me paratë e lidhura në brez, si kusht i nevojshëm për të ngarkuar kontenierët dhe anijet drejt Shqipërisë. Kina zuri vit pas vit një vend të rëndësishëm në shkëmbimet tregtare dhe të dhënat dëshmojnë se vetëm në vitin 2013 në aksin Pekin-Tiranë kanë lëvizur 332 milionë euro. Prej tyre 82 milionë euro ishin eksporte dhe 250 milionë euro importe, duke e ngjitur Kinën në podin e nderit, pas Italisë dhe Greqisë. Gjatë një viti, kemi marrë kryesisht makineri dhe materiale elektrike, por kemi dërguar produkte minerale.

Megjithatë kohët kanë ndryshuar dhe mënyrat e të bërit tregti dhe investime po ashtu. Në mes të shtatorit 2013, pikërisht në ditët kur qeveria “Rama” po plotësonte procedurat për të nisur punën,  bankat qendrore të Shqipërisë dhe Kinës firmosën një marrëveshje të veçantë të quajtur SWAP, për shkëmbimin e monedhave kombëtare reciproke. Dokumenti që mban firmën e Ardian Fullanit dhe Zhou Xiaochuan kërkoi pak më tepër se gjashtë muaj për t’u detajuar dhe tashmë bankat tregtare në Shqipëri kanë në dorë një program të ri financimi me vlerë 250 milionë euro, të shtrirë në tre vite.

Si do të funksionojë

Ndonëse shkëmbimet tregtare shqiptaro-kineze kanë ardhur në rritje, ato e kanë një pikë të dobët. Të dy vendet nuk blejnë mallra në monedhat përkatëse. Pra një tregtar shqiptar, i cili parashikon të udhëtojë drejt Kinës, do t’i duhet më parë që paratë t’i konvertojë në dollarë dhe me to të mbërrijë në Azinë e largët. Atje, në rastin më të mirë, mund të paguajë me dollarë ose do t’i duhet t’i konvertojë ato në juan (renminbi) dhe të kryejë pagesën. Pasi ta sjellë mallin në Shqipëri dhe ta shesë, duhet të bëjë të njëjtën rrugë konvertimi të monedhave përpara se të riniset. Në kahun e kundërt janë të detyruar të veprojnë edhe tregtarët që eksportojnë drejt Kinës produkte “Made in Albania” apo ata, të cilët duan të investojnë këtu.

Instrumenti financiar SWAP, që këtë javë u prezantua para bankave tregtare nga ekspertët e Bankës së Shqipërisë, nënkupton një mundësi shkëmbimi të monedhës sonë kombëtare me monedhën kombëtare kineze (renminbi), në një shumë, që është ekuivalent i vlerës 250 milionë euro. Më saktë, vlera financiare e marrëveshjes mes bankave qendrore është 2 miliardë juan ose 35.8 miliardë lekë. Bankat në Shqipëri do të kenë akses në fondet renminbi, me qëllim të përcaktuar, që është ai i nxitjes së marrëdhënieve tregtare dhe financiare midis dy vendeve. Në këtë mënyrë, tregtarët shqiptarë mund të sigurojnë nga Tirana linja kredie, financimi apo pagese në monedhën kineze, pa qenë e nevojshme të bëjnë xhiron e konvertimit të monedhave. Në të njëjtën kohë, tregtarët apo investitorët kinezë në vendin tonë do të kenë akses në fondet në Lek. Marrëveshja mes bankave qendrore ka një shtrirje 36 mujore, por Fullani dhe homologu i tij kinez janë angazhuar ta shtojnë këtë shumë. 

Ndonëse e bukur dhe efektive në pamje të parë, marrëveshja e ka kleçkën e saj, pasi dallimi mes dy vendeve mbetet sidoqoftë i qartë. Shqiptarët do ta përdorin këtë instrument për të bërë tregti dhe kryesisht import, ndërsa kinezët për të investuar në vendin tonë. Si një superfuqi ekonomike dhe me rritje të shpejtë, aziatikët e pasur duket të kenë një plan “pushtimi” edhe për Shqipërinë e vogël, që dikur e donin aq shumë. Paketa me 250 milionë euro mund të jetë vetëm “kosto” e shtrimit të rrugës. Të paktën Ardian Fullani e konfirmon se shumat do të shtohen. Nëse kjo ndodh, Shqipëria mund të “lulëzojë” nga investimet kineze. 

72 Komente

Kina per ekonomine eshte bere si ai "qypi me flori" qe tha plaku i urte djemve dikur... "mesojeni kinezcen bijte e mi, dhe do ta gjeni!"..smiley

smiley smiley

Kjo eshte nje gje shume e mire., perderisa mund te ndikoje edhe ne rritjen e investimeve kineze ne Shqiperi dhe anasjelltazi. Por qe ky mekanizem te funksionoje sa me mire duhet qe pak a shume vlera e importeve dhe/ose e investimeve ne Kine te barazohet me vleren e eksporteve dhe/ose investimeve kineze ne Shqiperi. 

Une nuk e lexova te teren por si nje i sapongritur nga gjumi , do me na pushtu Kina ?

Importet nga Kina mos gaboj, kane shkuar ne 6%. Nuk e di si maten, por mund te jete, qe te kete ndryshuar vendi nga ku importojme dmth nqs perpara mallrat kineze i importonin me ndermjetes Greqine, Italine, sot i importojme direkt.

Rilindje - smiley  love at first sight...

Ecni, perpara, o gjigandet e tranzicionit! Popullin e keni me vete... smiley

Shqipëria mund të “lulëzojë” nga investimet kineze

Kina ka vene synim eleminimin e dollarit nga xhiroja e vete tregetare dhe po shtyn shume vende drejt Juanit smiley PS: vitet e fundit kinezet kane blere sasi kolosale ari sipas Forbes

Dmth i ka bere lidhjen ky per shtate pale qefe. Kinezet ne Elbasan, Juani ne Tirane, lopet nderzim artificial etj.

Po per ato kompanite qe kishin dhene e marre para e fatura e mall jo e qe kishin marre ato TVSH-te ka per te thene gje Fullani? Dmth ato te dhenat i ka bashke me ato faturat fallco apo dhe me ndonje firo te vogel ?

Megjithate e ka justifikuar rrogen ai qe merret me median ne BSH. Apo eshte ajo ?

Artikull i beri sipas parimit:  Shkruani budallalleqe se asnjeri nuk merr vesh.

Artikulli ose me sakte lajmi per kete marrveshje, eshte i vjeter, se kjo gje u be qysh javen e kaluar, dhe e dha MONITOR-i, revista prestigjioze ekonomike shqiptare, qe jep lajme te fresketa ekonomike. Ne mos gaboj, lajmin qe kish MONITOR-i, mund ta kem sjellur une ketu me link ne ndonje teme. 

Perfitimi eshte i dyanshem ne kete rast. 

revista prestigjioze ekonomike shqiptare, qe jep lajme te fresketa ekonomike.

Sa te paguan Monitori per reklamimin qe i ben?

Sa te paguan Monitori per reklamimin qe i ben?

te njejten amount qe te paguan Ty ilir meta.smiley

Jo te gjithe punojne per honorare i dashur, por ske faj se kjo eshte MO-ja jote ndaj sdi me shume...

Pjer, hidhi nje sy ksaj.

I dashur, po kjo faqe qe ne nje gjuhe barbare, anglisht, si ta kuptoj une kete. 

Zoteri, paske marre nje faqe nga libri i Ronit me duket. E gjithe bota e di qe Pjeri nuk e flet gjuhen angleze. Merr mundimin e futi nji te perkthyme e leri kto provokimet Ron-eske.

leri kto provokimet Ron-eske.

E pruri koken dhe Jago i peshkut, qe nuk la njeri pa fut ne sherr!

A e dini ca i them Edit? Po ja u them edhe juve....
" Njifja borxhin e vjeter Kines.I kemi 2 miliard USD.Kerkoi 10 miliard Usd borxh kredi sh.te bute.Jepja 2 mliardet dhe mba 8. Hidh 4 miliard investim ne bujqesi e te tjerat ne hapje fronte pune me porisira dhe shife ca ben ky vend !
Ndryshe do besh mire ato qe Sakihu i bente keq por Shqiperia ....prape zvarre do eci !
Tani nuk di ca do me thote idhulli im ne ekonomi, Pjeri ! Se po qe per ca te tjere .... Llogje do degjoj!

Po kinezet nuk kan lujt menç o Grave te te japin 10 miliard dollare borxh. Ndoshta ne plan afat gjate edhe mundet. Ata e dine kapacitetin kthyes te borxhit, te Shqiperise. Te te japin 1-2 miliarde edhe mundet, nuk besoj ta kene problem. 

Pjer, more cesht ky visi siper, qe qesh kur di sa nje fije e asaj tates ?

Deioni, i nderuar, di shum sidomos ato zyrtaret (flas per perendimin), ato qe dalin ne shtyp, dhe me pelqen qe eshte i pregatitur, pavarsisht se eshte kundershar politik i se majtes (se djadhte smiley ) , veç une di dhe ato te prapaskenes se ekonomise dhe peco-groseve, ato qe Deioni dhe ti Grave, nuk i dini. Une e respektoj Deionin, i nderuar, pavarsisht ndonje simpatie te tij per te djathten dhe Buall Mavrine, dhe do te te rekomandoja dhe ty qe me mire te respektosh nje kundershtar te hapur se nje mik te kamufluar, si puna e Ronit. 

Avash a " luce " se do me mekesh !

grava eshte aq i mencur sa te arrij te dalloj miellin nga krundet!

Pjero me thuj te drejten, ti si ekonomist, a nuk ja plase nje te qeshure kur lexove propozimin e graves? Ska faj ne fakt, vuan nga sindromi i dulles "E di ti si behet rakia xha Braho?" smiley

e pruri koken Jago per te futur ne sherr Pjerin me graven. Kot e ke o Deion se Pjeri me graven jane miq te vjeter dhe nuk ua prish dot miqesine intrigat e tua diabolike!

Kto diversionet per ti hedh Pjerit hi ne sy persa i perket personit tim jane pa peme. Mund ti referohesh postimit te Pjerit terma per me teper smiley

Rono, ky cuni eshte i i ri .Do piqet dhe ai! Jane ca procese qe nuk u iken dot .Mirepo mua me habit ca guximi ka mor burri dheut! Nderhyn tek kollos ekonomie, semedemek dhe coc di !Pa lexuar as rreshtin e pare te VQ! Pjer ka te drejte te qeshi me naivitetin tim dinjitoz.Por jo guximi kete tjatrin, ta shpjeri.... te qeshi prej ...marrezise!

I dashur Dejon, kur lexova komentin e Graves, me kapi buzeqeshja vertet, (jo se ia plasa te qeshures) , por me kapi dhe nje ndjesi tjeter, biles serioz, por nuk ta them arsyen. Ka te beje thjesht me konceptet dhe VQ. 

Pjer, ato qe debatojme sebashku, per te mesuar une, fshihen prej defterit ku te tjeret kane deshira per Docibao e hasharitje.Ndryshe do di te rezervohem !

I nderuar, ketu nuk e kuptove dhe aq mire komentin tim. Ishte thjesht se i jepja jo plotesisht te drejte Deionit, pjeserisht, 50%  e  50% ty. Lexoje me ment te tjera. 

ja nje miliard per klasen politike, mbeten 7.

aty nga milioni i 990-te dalin ca gabime ne shperndarje. PD-ja ka marre me shume se i takon me ata 5 deputet qe i kane ngelur.

hajde edhe nje here nga e para, thote sala.

shto pak miliarda se as njishi, as dyshi nuk plotpjestohen me 3. OK, beji 3 miliard me klasen politike. nje PSja, nje LSIja, nje PDja. mbeten ato 4 miliard per bujqesine.

aty hy ne loje panariti. tu qepemi maleve me traktora. hopa iken edhe dy miliarde. te ribejme lukoven. kanalin vjose-levan-fier. traktorat duke u ndryshk neper male, shqiptaret duke zaptu toka neper fusha. maqedonia duke na gjujt me domate. dhe molle. korca duke bere komposto fekale me starkinga dhe panxhar. kur tak, na duhen ca fadroma e ca tritol. merrja bujqesise, se mban pellazgu. iken edhe dy miliardet e fundit te panaritit (si e ka emrin ky?). ku ishim. asgjekundi.

e kam llafin, o grava, qe nuk jane mungesa e parave problemi. te siguroj qe edhe 20 miliard $ te vijne, prape rruge idiote, kazino, dhe hotele betoni do behen.

O emigrant, nuk eshte vertet problem puna e parave, siç e thua dhe vet, problem ne Shqiperi (me aq sa kam ven re une) eshte mungesa e projekt-ideve, zbatimi jo i sakte edhe i atyre ekzistuese, shperdorimi i atyre pak fondeve qe mbrrijne aty, etj. Per pare/geld/moni, investime, une kisha plane te qarta, biles pyete dhe Graven se sa ishte shifra qe une ofrova, por e keqja aty eshte se drejtojne "patriotet" si puna e Ronit, dhe Rilindja nuk u bo e gjalle, se ku te bohet e gjalle, ku aty luajne interesa te ngushta dhe meskine, deri armiqesore ndaj Shqiperise. 

nga humbi  ky emigranti kur te duhet, tha,  ti pergjigjet cik argumentave te Pjerit....

 

Per pare/geld/moni, investime, une kisha plane te qarta, biles pyete dhe Graven se sa ishte shifra qe une ofrova

Pjero, si ta kuptojme kete: ''plane te qarta'',  ndofta  si titulli i librit   te ri..?!smiley   duket si nje vazhdim i natyrshem...  nga Vizione te Qarta,  por qe sidoqofte  ishin pak abstrakte,   tashme konkretisht: Plane te Qarta!.smiley

Belulo, siç e thashe dhe ne fund te komentit tim; aty luhen interesa te ngushta dhe meskine, deri armiqesore ndaj Shqiperise. Bej sa te duash plane ti, ide-projekte, ofro sa te duash para ti, persa kohe nuk ka njerez serioz, njerez qe mendojne per Shqiperine, persa kohe ka njerez qe mendojne per xhepin e tyre,  po per kaq kohe ide-projekte ambicioze, plane dhe para nuk do te aplikohen ne Shqiperi. 

Njifja borxhin e vjeter Kines.I kemi 2 miliard USD

Shqiperia socialiste i ka 2 meleard USD borxh Kines?! C'thua grava? Shoket ketu e kane bere shume te qarte qe kemi qene vend pa borxhe, me i lumturi, me i begati ne bote e gjithcka me forcat tona!

Gjembi, sheno ca them dhe bindu se ashtu eshte.Ke no nje menim per thelbin qe te mo na kritikoje Pjeri ? Aty me nalo,pa te tjerat mo i nga !

grava, ti dhe Beluli nuk e keni mire me keto qe thoni per borxhe vendeve te tjera. Beni shpejt autokritike dhe kerkojuni falje shokeve!

smiley

P.S. ja, se te paska ardhur reagimi me poshte.

ore po aty nga 2011 Shqiperia sikur  u ktheu ca borxhe te kohes se monizmit,   ish  JugosllaveveRusise  por edhe Kines me duket...

Belul ...as nje centKines gjer sot sepse Enveri me disa perllogaritje te kohes tij ...i nxirrte borxhllinj kinezet ke neve....! Ai...ja u merrte dhe kerrente ate brylin e mengjer ,qe diku dhe do e kesh vene re

Ai...ja u merrte dhe kerrente ate brylin e mengjer ,qe diku dhe do e kesh vene re

Si i thone zakonisht ketij sporti, grava?

Ke dhe ca .Duro .I pari Gjembac me vlere buze Vjoses , rritet per Kullote ne javen e pare te Mait .Tani jane sythe dhe nuk ka kerric qe ti kullose !

He ze gjuhen! " Azate !" Jo na ato llafe !

Po pse ziheni or të uruar. Po pini ore nga një gotë verë të vjetër apo ndonjë gotë raki orizi dhe shijojeni. 

 

Kavir, e diin si i thone kinezet rakise orizit ? I thone " Mutao" !

Po prandaj e thashë shqip mo, se e di ç'mall janë kinezët. Rakioriz rakiorizi janë! Po kujt t'ja marrim ato 10miliardë? Tajvanit? Fraksionistit? 

Kavir, lexo pake me poshte! Se na i japin ore na i japin kinezet por ...ku te le " i mire" te besh dasem !

Ske faj shoku Kavo, Mutao i kinezit dhe Purthau i rusit ju mbajti frymen gjalle 40 vjet.

Grava kush ta tha qe i kemi Dy Miljard Borxh Kines ! Kot per merak e per qejf se nuk i Shtojme as i Paksojme 

Li Pen ...Turi Qen ! .... Mos e ke per kete Borxh ?

Kete e di nga burim shum i sakte Xake !Ja po te them dhe nje gje tjeter, ( vetem Juve)
Ne Bukuresht para ca muajve Rama u takua me Kryeministrin Kinez. Mes te tjerave ai e pyeti:
" Si e kemi Z.Ngjea ?"
- Z.Ngjela ka vdekur- i tha Rama( duke kujtuar se e pyeste per Kicon, mikun e Cu En Lait)
- Kur paska vdekur , ju e keni avokat....aty ne Tirane ......Beni perpjekje per nje bashkepunim te ngushte me ne, sa eshte akoma brezi yne ne Kine....!
Keshtu more Xake keshtu, por Ju ...andej na kini vene dy kushte kahera.Larg Iranin dhe ....Kinen !

Kujt po do me i tregue borxhet nda Kines ti mer jahue - TM xakja

Kush jane keto burime po munde ! Shoku Enver smiley nuk ka kujtime me te tjere burime kur i ben Llogarite .Biles se tani u kujtova nuk permend as Gjembin ! . Mos e ke nga keta Llogaritaret qe kane fut ne Borxh edhe karburantin qe harxhuan Pilotet smiley

Kina akoma nuk na ka Lare Borxhin e nismes per Pranimin ne OKB . Do thush eshte Pak !!! Po ne per ate Borxh i Falemi me Jete USA per Kosoven smiley Dhe po te mos kishin qene keto Plehrat e PD-hit  me ate Qorsokakun Miop , Serbin e dashakeqsin e Shqiperise qerosin Rajersonin ..... ne na ERDHI Kina kur kishim HALL dhe e Perzume ! E ke jo te sakte dhe shume te Vonuar qe ketej eshte Burimi me i mbajte Larg Kinezet ! Jane barcaleta Shkodrane !

Si i thone Rakise vallaj tani ma mesove po kur kam pire per here te Pare me mbajti era FENDE  si pune OMGJ - je  smiley 

Te mos harrojme edhe BE na ka borxh te madh .po te mos kishte qene skenderbeu ata nuk do ti jetonin dite te lumtur a qe gezojne sot.

 Po ndaj xha Abazit dhe Ballit ? Po Egjyptin Modern qe e formuam ku e le ?  Po Pernadorine Otomane qe e udhehoqem me Vezire ? Po Kostandin qe zbuloi Bababsqapi ? Thellohu Alba per detyrimet Thellohu .Jo kaq ceket .Se keshtu ka per te dale qe ti nuk ke detyrim per Majmunin smiley Dhe pastaj do thuash kam detyrim ndaj Zotiti qe me lindi nga Sqetulla smiley

Jepi Grave mos u tut smiley

Jepi grave mos ki frike, se ke xaken ne Amerike!

Eh c' mu qepe .....ore Tosun Baci !

Jepi grave mos u tut, se xakja do me t'a fut

Uuuuu! U vare me poshte mi !!!?

Kush e kishte menduar qe Shqiperia kishte gjithe ate borxh te pashlyer ndaj Kines?! Gjithe ajo lavdi (proletare)... smiley

Jardin, sapo nisi ne Tirane " plakezimi i Prillit" ! ftohte, shi, ......borxhe !

Ate borxh Albanie e ka njohur me kohe e vakt. 

Tashti sa do hedhi kinezi ne tave, e sa do te jete pjesa e peshkut eshte tjeter hesap. Po une them ta fillojme pazarit ke 50% qe mos biem poshte 30%, kuptohet me 7% e "perendise" brenda. Pastaj si ndahen brenda peshkut e diskutojme me vone  ...

Ku i ka njohur mo? Tjeter " Muco Bej " , ky !

Pyete njehere Meksin, mbase di gje. 

Bile, mesa di une, kinezi, mbasi kishte pa God Father, tha: jo se do ta kerkoj, po mos me bej budalla.

200 milione $$ ndaj kines 35 milione ndaj Rusise.

E c,me kujtove Rrapon o me zamete smiley Hazer Xhevap dhe teper i sigurt

.Kush e zbuloi Planetin me laps e leter 

Wiliam Shekspir smiley ...tha Rrapua pasi pa mesuesin ne Kokordhok te syrit .

Mos vdeksh se ke filluar hyn te keta per .... Diell ua befte te nderuar admin nga i psonisni smiley 

ca pune ke bo ne kohe te kinezve?

Give credit where  credit is due Dulla ndersa beri gafa plot perfitime personale jo.gjithe ato grante qe jane dhene nga BE  sot duke filluar nga bujqesia e deri tek evgjitet jane vjedhur te Tera.

U desh artikulli per Kinen qe te merrej vesh se Pjerit disa miq ne Peshk ja kane me hile.

Pjer, me Deionin dmth ndaheni tek buall mavria por bashkoheni tek vithet aziatike?

Hajde artikull hajde. Asnje informacion me vlere. As terma, as vlera e konvertimit, asgje. Kontrata eshte nenshkruar qe ne vjeshte te vitit te kaluar. Infoja eshte publike por keta palo gazetare duhet te presin konferencen me lajlelule te BoA-s 6 muaj me vone, qe te marrin vesh lajmin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).